Parfum 'Tom Ford' dhe kuti kremi, si u futën tymueset në Kuvend

TIRANË-Flakadanat nuk munguan as në këtë seancë, por të gjithë janë kureshtarë të dinë si arritën deputetët të fusin tymueset në Kuvend me kontrollin e Gardës. Tymueset që u ndezën brenda sallës plenare u futën nga gratë deputete, të cilat nuk janë kontrolluar nga garda. Deputetet me produktet e tyre kozmeti kanë mundur ti shpëtojnë kontrollit.
Konkretisht u përdorën parfume ‘Tom ford’ 275 euro secili në çantat e kolegeve deputete, të fusnin në sallë të paktën 7 tymuese. Përveç parfumit kutia e kremit anti-rrudhë 'Apitiva Queen Bee' e cila kushton 90 euro, u përdor si mjet për të futur lëndën tymuese. Albana Vokshi dhe Sorina Koti ishin dy deputetet që futën ndërmjet produkteve kozmetike, konkretisht parfumit dhe kremit anti-rrudhë, tymueset.
Seanca u zhvillua mes tymueseve, karrigeve të mbledhura në Foltoren e Kuvendit. edion Nallbati ka qenë ai që i ka vënë flakën duke ndëzur zjarrin. Gjithsesi PS miratoi projektligjin më të rëndësishëm atë të pr/buxhetit 2024. Seanca ka zgjatur më pak se 5 minuta për shkak të skenarit të kaosit që deputetët e opozitës edhe kësaj here ishin të vendosur për të mos lejuar zhvillimin normal./Zëri.ai
Seanca u mbyll për 5', Rama për opozitën: Do shkërrmoqen, po i merr me vete Berisha

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një koment në rrjetet e tij sociale lidhur me kaosin e sotëm në Kuvendin e Shqipërisë, të shkaktuar nga opozita dhe deputetët e Partisë Demokratike.
Në postimin e tij, kryeministri Edi Rama shkruan se opozita tashmë ka prekur fundin, ndërsa shton se drejtohen nga kreu i PD-së, Sali Berisha, edhe pse këtë të fundit nuk e ka përmendur me emër.
"I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur hunbje, humbje, humbje… Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur,"-shkruan Edi Rama në postimin e tij në Tëitter.
Sot, mes tymueseve, karrigeve të mbledhura në Foltoren e Kuvendit, PS miratoi projektligjin më të rëndësishëm atë të pr/buxhetit 2024. Seanca ka zgjatur më pak se 5 minuta për shkak të skenarit të kaosit që deputetët e opozitës edhe kësaj here ishin të vendosur për të mos lejuar zhvillimin normal./Zëri.ai
'Hajt se e Lulit ishte'/ Zjarri në Kuvend ra në tavolinën e Bashës

TIRANË- Në seancën e ditës së sotme në Kuvend, edhe pse kishin kaluar në një kontroll të imtësishëm nga ana e gardës, deputetët e opozitës ia dolën që të fusnin tymuese në sallë. Në pamjet e Kuvendit, u shfaq deputeti Flamur Noka i cili nxori tymueset nga çantat e kolegeve të tij deputete, ndërkohë që situata mund të përcipitonte, pasi në një moment u përhap një vatër zjarri, në karrigen ku duhet të qëndronte Lulzim Basha. Ky i fundit edhe në seanxën e sotme nuk ishte i pranishëm në seancën në Kuvend, siç ka bërë në të gjithë seancat ku deputetët e opozitës kanë radikalizuar aksionin e tyre parlamentar.
BISEDA:
Gazmend Bardhi: Kartën e Lul Bashës prishën?! (Qesh)
(Albana Vokshi qesh në sfond), deputetja: E Bashës është? Leje...
Gazmend Bardhi: Hajde se e Lulit është, s'ka gjë...
Edi Paloka: Lul Bashën dogjët?
Deputeti që dyshohet se ndezi zjarrin në tavolinën dhe ulësen e Lulzim Bashës ka qenë pikërisht Bledion Nallbati, i cili ka një proces të hapur në SPAK pas përplasjes me kolegun e tij Vullnet Sinaj.
Pas zjarrit, garda dhe deputetët e PD të pranishëm nxituan që të shuanin flakët./Zëri.ai
Zjarr në Kuvend, Rama se duron dot, largohet nga salla

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk e ka duruar dot tymin në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Zëri.ai, kryeministri Edi Rama është çuar në këmbë dhe i rrethuar nga Garda e Republikës është larguar nga salla.
Sot, mes tymueseve, karrigeve të mbledhura në Foltoren e Kuvendit, PS miratoi projektligjin më të rëndësishëm atë të pr/buxhetit 2024. Seanca ka zgjatur më pak se 5 minuta për shkak të skenarit të kaosit që deputetët e opozitës edhe kësaj here ishin të vendosur për të mos lejuar zhvillimin normal./Zëri.ai
Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO, pranon ‘fatin e tij’, çfarë thotë dosja e SPAK

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur mesditën e kësaj të hëne në ambientet e Gjykatës së Posaçme ku do të njihet me masën e sigurisë së dhënë ndaj tij, detyrim paraqitje, dhe ndalim për të dalë jashtë vendit. Beqaj ka hyrë në GJKKO së bashku me avokatin e tij Ermal Yzeiri, ndërsa seanca do të drejtohet nga gjyqtari Erjon Bani. Ish-ministri i shëndetësisë është paraqitur 30 minuta para seancës.
Ilir Beqaj akuzohet për 3 vepra penale, atë të “shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrëve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë” në lidhje me koncensionin e sterilizimit, hetimet për të cilin kanë nisur pas një denoncimi nga Nisma Thurje.
Në dosjen e SPAK ka disa episode ku Beqaj bëhet përgjegjës për akuzat e mësipërme.
Fillimisht procedura e hapur me negocim për dhënien e tenderit, ka qenë në shkelje me ligjin. Sipas prokurorisë së posaçme, ligji parashikonte që për koncensioni të ndiqej një procedurë e hapur, dhe jo me negocim, në mënyrë që në garë të kishin shanse që të përfshiheshin dhe kompani të tjera. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Beqaj në cilësinë e Ministrit të Shëndetësisë, duket ta kishte konstatuar shkeljen e bërë në procedurën e tenderit, që favorizonte një kompani të vetme.
Po ashtu sipas SPAK, Beqaj duhet të ishte në dijeni të konfliktit të interesit që kishte mes biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij Klodian Rrepaj. Një tjetër shkelje sipas organit të akuzës është edhe fakti që në cilësinë e titullarit Ilir Beqaj duhet të kishte konstatuar se nga procedurat koncesionare janë fryrë kostot nga ana e Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë që mori përsipër të bënte sterilizimin e seteve kirurgjikale.
Në bazë të hetimeve të kryera dhe analizës së dokumenteve, SPAK ka dyshime se kompania që fitoi koncesionin është favorizuar nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe kjo gjë është lejuar edhe nga ish-ministri Beqaj, i cili fillimisht nuk u vu nën masë sigurie nga ana e SPAK. Ishte Gjykata e Posaçme përmes gjyqtarit Erjon Bani, ajo që i kërkoi SPAK vijimin e hetimit për Beqajn, që tashmë është nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim për daljen jashtë vendit”.
Bani vlerësoi se hetimet ishin të paplota dhe e orientoi Prokurorinë drejt hetimit të çështjes edhe për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Pas vendimit të gjykatës, SPAK deklaroi se hetimet për Beqjen ishin në proces.
Në dosjen e parë për koncesionin e sterilizimit të seteve kirurgjikale, SPAK ka konstatuar edhe lidhjen mes Beqaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj. Ata kanë udhëtuar disa herë së bashku në drejtim të Italisë dhe Vienës. Po ashtu ka pasur edhe shkëmbime mesazhesh në e-mail midis tyre, çka tregon se ish-kreu i shëndetësisë nuk ka qenë pa faj në koncensionin që është mbrojtur me forcë dhe nga vetë kryeministri Edi Rama.
Beqaj do të paraqitet gjatë ditës së nesërme në ambientet e GJKKO, në orën 12:00 ku do të njihet dhe me masën e sigurisë, e cila i është komunikuar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit sapo ka mbërritur në Shqipëri nga jashtë vendit.
Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e parë të kryeministrit Edi Rama dhe gjatë drejtimit të tij në vitet 2013-2017, u firmosën tre kontrata koncesionare prej dhjetra milionë eurosh për shërbime të sistemit shëndetësor. Prej vitit 2021, Beqaj drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës dhe në tetor të këtij viti, ai u bë pjesë e grupit negociator për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Agjensi nga e cila dha dorëheqjen menjëherë pas njohjes me masën e sigurisë nga SPAK.
/Zëri.ai
Momenti kur Gaz Bardhi u turret gardistëve në Kuvend

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka qenë i pari brenda sallës së Kuvendit të Shqipërisë. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë së Kuvendit. Në pamje duket momenti kur Bardhi shkon me vrap për tek dera, por para i dalin dy gardistë, me të cilët përplaset. Megjithatë "gjakrat" shuhen shpejt.
Sot, mes tymueseve, karrigeve të mbledhura në Foltoren e Kuvendit, PS miratoi projektligjin më të rëndësishëm atë të pr/buxhetit 2024. Seanca ka zgjatur më pak se 5 minuta për shkak të skenarit të kaosit që deputetët e opozitës edhe kësaj here ishin të vendosur për të mos lejuar zhvillimin normal./Zëri.ai
Çuçi "shpjegon" standartin e PS me Ahmetajn: S'është prezent, Tahiri ishte dhe u përjashtua

Pyetje përgjigjet me gazetarët:
A e keni përjashtur Arben Ahmetajn nga grupi parlamentar?
Çuçi: Jo
Keni ndërmend ta bëni? Cila është arsyeja
Çuçi: Nuk kemi marrë një vendim, çfarë arsye ka? Ai ka punë me drejtësinë
Saimir Tahiri u përjashtua pa u dënuar
Çuçi: Saimir Tahiri ka qenë prezent, ky është në mungesë
Ju nuk mund ta përjashtoni në mungesë?
Çuçi nuk zgjedh të përgjigjet më tej...
Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar që në datën 24 Korrik, pas kontrolleve brenda vendit, ku ish-zëvendëskryeministri nuk u gjet. Ahmetajt, gjykata e posaçme i ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë”, pasi akuzohet për 3 vepra penale për çështjen e inceneratorëve, përfshirë korrupsionin, shpërdorimin e detyrës dhe pastrimin e parave. Megjithë këtë për socialistët, ai është ende pjesë e grupit parlamentar, edhe pse prej muajsh nuk ka shkelur në sallën e Kuvendit. /Zëri.ai
Bledi Çuçi: Kuvendi nuk ka krizë, nuk e lëmë Shqipërinë pa buxhet

TIRANË- Për socialistët nuk ka asnjë shqetësim dhe krizë parlamentare, edhe pse seanca e sotme zgjati më pak se 5 minuta, dhe projektbuxheti i vitit të ardhshëm u votua pa diskutime në sallë. Kreu i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi tha se opozita po iu mohon shqiptarëve, që të mësojnë për buxhetin më të madh që është kaluar në historinë e Shqipërisë, 7 miliardë euro.
“E pamë edhe sot e njëjta skemë, i njëjti peisazh, nuk kishte asgjë të re sa i takon sjelljes s tyre, Shqiptarët duhet të kenë parasysh që sot kaloi Buxheti më i madh në historinë e këtij vendi, dyfishi i buxhetit që ne kemi gjetur në vitin 2013. Sot duhet të flisnim me alternativa dhe jo me tymuese. Pamë të njëjtin skenar që shqiptarët nuk donin që ta shihnin. Janë 400 milionë euro plus për rritjen e pagave, janë tregues të jashtëzakonshëm për mirëqënien e shqiptarëve. Opozita nuk ka çuar asnjë kërkesë për informacion mbi udhëtimet e kryeministrit Edi Rama. Garda ka punën e vetë, duhet të garantojë një seancë normale, nuk e di si i ndan punët Garda, detyra jonë është që tiu japim shqiptarëve buxhetin historik, mbi 7 miliardë euro. Ne e kemi diskutuar në çdo komision, me të gjithë aktorët e interesit dhe institucionet e pavarura. Kështu do të vazhdojmë dhe nen për nen, nëse do vazhdojnë me tymuese, ne nuk do e lëmë Shqipërinë pa buxhet,”- u shpreh Çuçi.
Seanca e sotme në Kuvend zgjati më pak se 5 minuta, ku socialistët miratuan me shumicë votash të gjitha projektligjet e parashikuara, përfshirë edhe Buxhetin e vitit të ardhshëm./Zëri.ai
Do përballen në gjyq? Balla paralajmëron Berishën, kreu i PD: Çfarë kallëzimi ti mor...

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha sërish ka përsëritur të njëjtat akuza për ministrin e Brendshëm, Taulant Balla. Teksa Berisha po i përsëriste lidhjet për të cilat e akuzon prej disa kohësh, megjithatë sot ka marrë një përgjigje nga kundërshtari i tij politik. Teksa Berisha fliste, Balla i kthente përgjigje, e mesa u la të kuptohej nga përgjigja e kryedemokratit, e paralajmëroi për një kallëzim penal.
"Shko dhe merr Taulant Begon dhe sille këtu. Nxirre urdhërin. Sill Prokurorin dhe regjistrimet që faktonin që je vrasës. Porosit vrasje. Çfarë kallëzimi ti mor...Shkon dhe shkarkon drejtorët e Policisë për Enchrochatin kur ti kishe 3 të tillë,"-tha Berisha.
Sot, mes tymueseve, karrigeve të mbledhura në Foltoren e Kuvendit, PS miratoi projektligjin më të rëndësishëm atë të pr/buxhetit 2024. Seanca ka zgjatur më pak se 5 minuta për shkak të skenarit të kaosit që deputetët e opozitës edhe kësaj here ishin të vendosur për të mos lejuar zhvillimin normal./Zëri.ai
A ishte zjarri në Kuvend kulmi i aksionit të opozitës? Flasin Berisha e Bardhi

TIRANË- Sali Berisha dhe Gazment Bardhi kanë deklaruar se aksioni i opozitës për bllokimin e seancave do të vijojë, edhe pse socialistët në më pak se 5 minuta votuan të gjitha ligjet e parashikuara në axhendën e Kuvendit. I pyetur nga gazetarët nëse ky është kulmi i skenarit që paralajmëroi Berisha, ish-kryeministri tha se opozita po provon para qytetarëve paligjshëmrinë e Kuvendit.
“Ju e patë vetë skenën më të shëmtuar në historinë 32-vjeçare të parlamentit. Ju e patë vetë se si banorët e fermës së Edi Ramës, lexo Xhorxh Oruellit, kaluan brenda 5 minutash, aktin themelor të vitit, buxhetin e shtetit.
E kaluan në mënyrë antikushtetuese, antiligjore, sepse ky buxhet erdhi këtu jo mbi bazën e procedurave që përcakton Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit, por erdhi si një proces klandestin, i zhvilluar në mejhane me ahengje dhe në mënyrë të paparë. Kështu siç nisi, ne erdhëm këtu për të bllokuar procesin, në mënyrë që buxheti, akt themelor i vitit në parlament, të merrte të gjithë dimensionet që i takonin, por ata e kaluan atë brenda 7 minutash, në frikë dhe tmerr. E votuan, por nuk votoi askush, nuk ka asnjë evidencë për votimin, as për ndonjë gjë tjetër, përveç cicërimit si papagall të shërbëtores së Edi Ramës, Lindita Nikollës.
Kjo dëshmon drejtësinë e betejës pa kthim të opozitës, e cila edhe sot korri një fitore në betejën e saj pa kthim, pasi u bëri të pamundur hajdutëve të mbrojnë vjedhjen e tyre të mashtrojnë shqiptarët me vjedhjen e tyre. I bëri të pamundur Edi Ramës të ligjërojë për buxhetin e vjedhjes më të madhe në histori, buxhetin e gjobës më të madhe ndaj shqiptarëve. Beteja pa kthim e opozitës vazhdon”, tha Berisha, ndërkohë që të njëjtin qëndrim mbajti dhe kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi.
“Pse po dështojmë, a të duket seancë normale ty kjo? 4 minuta e 20 sekonda seancë plenare do të thotë se Kuvendi është futur në paligjshmëri. Ne nuk kemi thënë që socialistët nuk kanë forcën e kartonit, beteja jonë është ti tregojmë çdo qytetari që ky nuk është Kuvendi që i përfaqëson ata. Vota jonë nuk ka fuqi që ti japë forcë ligjeve”, u shpreh Bardhi.
Në seancën e sotme në Kuvend, punonjësit e Gardës janë bërë mburojë para deputetëve të opozitës në mënyrë, që të shmangnin konfliktin fizik. Për herë të parë pas një muaji në sallën e Kuvendit ishte i pranishëm dhe vetë kryeministri Edi Rama, makina e të cilit u pa në oborr rreth orës 09:00 të mëngjesit.
Rama nuk mbajti asnjë fjalim në Kuvend, për shkak të kohës së shkurtër që zgjati seanca. Ishte drejtuesja e Kuvendit Lindita Nikolla ajo që i komunikoi përjashtimin nga seanca deputetit Flamur Noka, pas ndezjes së tymuesve në sallë.
Ndërkohë që zjarrin në një prej tavolinave të deputetëve të opozitës, mësohet se e ka vendosur deputeti Bledion Nallbati, i cili ka një process të hapur në SPAK, pas përplasjes në një prej seancave me deputetin socialist Vullnet Sinaj./Zëri.ai
Zjarr e tym në Kuvend! Opozitarët të lumtur me "arritjen", s'e kursejnë buzëqeshjen

TIRANË- Tymi dhe flaka që ndezën brenda sallës së Kuvendit të Shqipërisë i ka lumturuar deputetët e Partisë Demokratike. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga "Zëri.ai", Fatmir Mediu duket se ka mbledhur bashkë kolegët e tij, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Albana Vokshi dhe u tregon diçka në telefonin e tij. Nuk dihet se çfarë por pamja në telefon, u ka shkaktuar të gjithëve buzëqeshje.

Ndoshta kanë parë raportimin në media të aksionit të tyre opozitar.

Sot, mes tymueseve, karrigeve të mbledhura në Foltoren e Kuvendit, PS miratoi projektligjin më të rëndësishëm atë të pr/buxhetit 2024. Seanca ka zgjatur më pak se 5 minuta për shkak të skenarit të kaosit që deputetët e opozitës edhe kësaj here ishin të vendosur për të mos lejuar zhvillimin normal./Zëri.ai
FOTO/ Berisha: Rama po më ndjek live te Facebook-u im, struku struku

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama është duke e ndjekur live në faqen e tij në Facebook. Deklarata e Berishës u bë gjatë seancës së sotme, ku situata u tensionua dhe maxhoranca i përmbylli punimet në vetëm 5 minuta.
“Rama ndjek Facebook-un tim Struku struku por stë mbrojnë dot këta ty, je i pari që ia mbath, Po e ndjek seancën nga dhoma tjetër”, tha Berisha./Zëri.ai
Mes tymit dhe zjarrit, miratohet Pr.Buxheti 2024. Mbyllet pas 5 minutash seanca
TIRANË- Është mbyllur për 5 minuta seanca e sotme në Kuvend, ku socialistët kaluan me shumicë kartonash, të gjithë projektligjet, përfshirë edhe projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Pavarësisht se opozita ndezi tymuese, e madje edhe zjarr në sallën e Kuvendit, socialistët me shumicën e kartonave kaluan me shpejtësi të gjitha projektligjet që ishin në axhendën e seancës së sotme.
Në seancën e sotme në Kuvend, punonjësit e Gardës janë bërë mburojë para deputetëve të opozitës në mënyrë, që të shmangnin konfliktin fizik. Për herë të parë pas një muaji në sallën e Kuvendit ishte i pranishëm dhe vetë kryeministri Edi Rama, makina e të cilit u pa në oborr rreth orës 09:00 të mëngjesit.
Rama nuk mbajti asnjë fjalim në Kuvend, për shkak të kohës së shkurtër që zgjati seanca. Ishte drejtuesja e Kuvendit Lindita Nikolla ajo që i komunikoi përjashtimin nga seanca deputetit Flamur Noka, pas ndezjes së tymuesve në sallë.
Ndërkohë që zjarrin në një prej tavolinave të deputetëve të opozitës, mësohet se e ka vendosur deputeti Bledion Nallbati, i cili ka një process të hapur në SPAK, pas përplasjes në një prej seancave me deputetin socialist Vullnet Sinaj./Zëri.ai
Përshkallëzohet situata/ Zjarr në Kuvend, ndërhyn me urgjencë Garda

TIRANË- Përshkallëzohet situata në Kuvend. Një prej flakadanëve që opozita ndezi brenda sallës shkaktoi zjarr në një prej ulëseve të Kuvendit të Shqipërisë. Menjëherë në sallë u përhap panik deri në momentin që flaka e sapondezur u shua nga efektivët e Gardës së Shqipërisë. Me mjetet që mundën të siguronin rrotull tyre menjëherë shuan flakët duke frenuar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Ndërkohë që situata me zjarrin, e pandodhur deri më tani kurrë më parë në historinë e parlamentit, shkaktoi reagime nga maxhoranca. Kamera e Kuvendit ka kapur ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin teksa reagonte e habitur ndaj asaj që po ndodhte në Kuvend. Megjithatë askush nuk e humbi qetësinë dhe situata u stabilizua shumë shpejt./Zëri.ai
Nis seanca plenare, i pranishëm dhe Rama, opozita e pret me flakadanë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. Edhe pse priten përplasje në ambientet e Kuvendit, sërish kreu i qeverisë ka shkuar për të votuar projektligjin e buxhetit për vitin 2024. Por menjëherë me mbërritjen e tij, opozita, më konkretisht Flamur Noka kanë nisur me ndezjen e flakadanëve në sallë. Për t'u ndjekur më pas edhe nga kolegët e tij. Të gjithë, vetëm pak më herët, kishin kthyer përmbys karriget duke e bllokuar ambientin e Foltores së Kuvendit.
Kjo ishte paraqitja e parë e Ramës në Kuvend që pas seancës së 12 tetorit, ku pati një interpelancë me opozitën lidhur me qëndrimin e mbajtur për sulmin e ndodhur në Veri të Kosovës, ku edhe u vra një polic shqiptar në Banjskë.
Ndërsa sot, mes tymueseve, karrigeve të mbledhura në Foltoren e Kuvendit, PS miratoi projektligjin më të rëndësishëm atë të pr/buxhetit 2024. Seanca ka zgjatur më pak se 5 minuta për shkak të skenarit të kaosit që deputetët e opozitës edhe kësaj here ishin të vendosur për të mos lejuar zhvillimin normal./Zëri.ai
FOTO/ Kë e ka marrë nepsi në Kuvend, mbërrijnë disa tepsitë me ëmbëlsira

TIRANE- Disa foto të siguruara nga Zëri tregojnë një person që është duke hyrë në sallën e Kuvendit me disa tepsi me ëmbëlsira. Nuk dihet kush është porositësi, por nuk përjashtohet mundësia që të jenë pjesë e aksionit të opozitës për seancën e sotme plenare. /Zëri.ai
Berisha ‘live’ në ‘Facebook’: Linda Rama solli pallat në pajë, Garda të vetëpërmbahet

TIRANË- Shumë minuta para nisjes së seancës plenare, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një fjalim në rrjetet e tij sociale, ku ka akuzuar Edi Ramën dhe bashkëshorten e tij për korrupsion. Berisha tha se Linda Rama, solli “pallat në pajë”, që sipas Berishës është ndërtuar me vjedhje dhe korrupsion.
“Zonja Rama, solli pallat në pajë, për atë pallat nuk ekziston asnjë faturë. Ajo u shpreh në media thjesht që është ndërtuar me para gjaku. E vërteta është që ajo është ndërtuar me vjedhje dhe korrupsion. Për të shpëtuar nga krimi, janë të gatshëm të paraqesin çdolloj preteksi”, tha Berisha.
Ai ka shtuar se parlamenti është shndërruar në një repart ushtarak për shkak të numrit të lartë të gardistëve dhe kontrolleve të ushtruara ndaj deputetëve të opozitës.
“Ja si e shndërruan parlamentin në një repart ushtarak. Vetë është strukur dhe ka ardhur herët nga frika të mos i bllokohet dera”, shtoi ish-kryeministri, ndërkohë që pati dhe një këshillë për punonjësit e Gardës.
“Ju këshilloj që të vetëpërmbaheni dhe të mos zbatoni asnjë urdhër që është në një proces hetimor ndërkombëtar”.
Në seancën e sotme në Kuvend, punonjësit e Gardës janë bërë mburojë para deputetëve të opozitës në mënyrë, që të shmangen konfliktin fizik. Për herë të parë pas një muaji në sallën e Kuvendit pritet që të jetë i pranishëm dhe vetë kryeministri Edi Rama, makina e të cilit u pa në oborr rreth orës 09:00 të mëngjesit.
Gjatë ditës së sotme në axhendën e seancës plenare të Kuvendit, që nis në orën 10:00 parashikohet diskutimi dhe votimi në parim i projektbuxhetit të vitit të ardhshëm. Një seancë që do të ishte maratonë, në rast se opozita nuk ia del me skenarin e saj për bllokimin e foltores së Kuvendit. Prej disa ditësh opozita ka paralajmëruar se do të shkaktojë kaos në sallë, pavarësisht masave të shtuara që sipas tyre do të ndërmerren nga Garda e Republikës./Zëri.ai
‘Na hoqën dhe rripat e pantallonave’, tensione mes deputetëve dhe Gardës, Bardhi: Ku është ajo mashtruesja?
TIRANË- Një orë para nisjes së seancës plenare kanë nisur tensionet në Kuvend. Garda ka kontrolluar të gjithë deputetët e PD për të shmangur futjen e sendeve të paligjshme. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkon që të lëvizë në sallë, punonjësit e Gardës nuk e lejojnë. Ndërkohë Bardhi ka shpërthyer ndaj kryeparlamentares Lindita Nikolla, duke e quajtur mashtruese.
“Ja e shikoni si kontrollohen deputetët e opozitës, na kanë hequr edhe rripat e pantallonave”, shprehet në një video që ka postuar në rrjetet sociale deputeti Asllan Dogjani.
Në seancën e sotme në Kuvend, punonjësit e Gardës janë bërë mburojë para deputetëve të opozitës në mënyrë, që të shmangen konfliktin fizik. Për herë të parë pas një muaji në sallën e Kuvendit pritet që të jetë i pranishëm dhe vetë kryeministri Edi Rama, makina e të cilit u pa në oborr rreth orës 09:00 të mëngjesit.
Gjatë ditës së sotme në axhendën e seancës plenare të Kuvendit, që nis në orën 10:00 parashikohet diskutimi dhe votimi në parim i projektbuxhetit të vitit të ardhshëm. Një seancë që do të ishte maratonë, në rast se opozita nuk ia del me skenarin e saj për bllokimin e foltores së Kuvendit. Prej disa ditësh opozita ka paralajmëruar se do të shkaktojë kaos në sallë, pavarësisht masave të shtuara që sipas tyre do të ndërmerren nga Garda e Republikës.
Ishte kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ai që publikoi gjatë ditës së shtunë një foto, ku sipas tij punonjësit e Gardës po merrnin udhëzime për të bllokuar deputetët e opozitës. Fotoja u përgënjeshtrua në disa media, nga Kuvendi, edhe pse jo zyrtarisht, ku u tha se Lindita Nikolla nuk kishte dhënë asnjë urdhër për shtimin e masave. Të njëjtën qëndrim mbajti gjatë ditës së diel dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se Rama i ka kërkuar madje dhe RENEA-s që të ndërhyjë për të shtypur deputetët e opozitës.
/Zëri.ai
'Buxheti 2024' kalon për 5 minuta/ Nallbati ndez zjarr, Rama: Prekën fundin
Garda kontrollon imtësisht deputetët para seancës, Berisha paralajmëron Ramën

TIRANË- Deputetët e PD dhe PS kanë mbërritue në sallën e Kuvendit një orë para nisjes së seancës, e cila pritet që të shoqërohet me tensione, ndërkohë që në rendin e ditës parashikohet diskutimi dhe votimi në parim i projektbuxhetit për vitin e ardhshëm. Për herë të parë pas një muaji, Kryeministri Rama i është drejtuar godinës së Kuvendit, ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar trazira.
“Zbatojnë urdhra të Ramës, marrin pushtetin parlamentit. Rama nuk njeh ligj dhe as moral”, u shpreh Berisha, duke iu referuar punonjësve të gardës që po kontrollon deputetët e opozitës.
Do ia thoni në sy Ramës që qëndron pas vendosjes së masës së arrestit ndaj jush?
“Nëse nuk ia mbath, do ia them”, u përgjigj ai.
Gjatë ditës së sotme në axhendën e seancës plenare të Kuvendit, që nis në orën 10:00 parashikohet diskutimi dhe votimi në parim i projektbuxhetit të vitit të ardhshëm. Një seancë që do të ishte maratonë, në rast se opozita nuk ia del me skenarin e saj për bllokimin e foltores së Kuvendit. Prej disa ditësh opozita ka paralajmëruar se do të shkaktojë kaos në sallë, pavarësisht masave të shtuara që sipas tyre do të ndërmerren nga Garda e Republikës.
Ishte kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ai që publikoi gjatë ditës së shtunë një foto, ku sipas tij punonjësit e Gardës po merrnin udhëzime për të bllokuar deputetët e opozitës. Fotoja u përgënjeshtrua në disa media, nga Kuvendi, edhe pse jo zyrtarisht, ku u tha se Lindita Nikolla nuk kishte dhënë asnjë urdhër për shtimin e masave. Të njëjtën qëndrim mbajti gjatë ditës së diel dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se Rama i ka kërkuar madje dhe RENEA-s që të ndërhyjë për të shtypur deputetët e opozitës.
/Zëri.ai
Rama mbërrin në Kuvend një orë para nisjes së seancës, Berisha: Do ikë si Kim Jong Un

TIRANË- PD dhe PS janë gati për të zbatuar skenaret që kanë parashikuar për seancën e sotme në Kuvend, ku deputetët janë parë që ti drejtohen sallës së parlamentit rreth një orë para orarit zyrtar.
Zëri.ai ka siguruar dhe një video nga mbërritja e kryeministrit Edi Rama në Kuvend, për herë të parë pas më shumë se një muaji, që kur opozita ka nisur aksionin për bllokimin e seancave.
Gjatë kohës së Rama ishte duke mbërritur me një eskortë sigurie në Kuvend, Berisha duke folur për gazetarët është shprehur: Njësoj siç erdhi edhe do ikë, si Kim Jong Un!
Gjatë ditës së sotme në axhendën e seancës plenare të Kuvendit, që nis në orën 10:00 parashikohet diskutimi dhe votimi në parim i projektbuxhetit të vitit të ardhshëm. Një seancë që do të ishte maratonë, në rast se opozita nuk ia del me skenarin e saj për bllokimin e foltores së Kuvendit. Prej disa ditësh opozita ka paralajmëruar se do të shkaktojë kaos në sallë, pavarësisht masave të shtuara që sipas tyre do të ndërmerren nga Garda e Republikës.
Ishte kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ai që publikoi gjatë ditës së shtunë një foto, ku sipas tij punonjësit e Gardës po merrnin udhëzime për të bllokuar deputetët e opozitës. Fotoja u përgënjeshtrua në disa media, nga Kuvendi, edhe pse jo zyrtarisht, ku u tha se Lindita Nikolla nuk kishte dhënë asnjë urdhër për shtimin e masave. Të njëjtën qëndrim mbajti gjatë ditës së diel dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se Rama i ka kërkuar madje dhe RENEA-s që të ndërhyjë për të shtypur deputetët e opozitës.
/Zëri.ai
Projektbuxheti, opozita paralajmëron kaos në Kuvend: Rama ka kërkuar ndërhyrjen e RENEA-s

TIRANË- Gjatë ditës së sotme në axhendën e seancës plenare të Kuvendit, që nis në orën 10:00 parashikohet diskutimi dhe votimi në parim i projektbuxhetit të vitit të ardhshëm. Një seancë që do të ishte maratonë, në rast se opozita nuk ia del me skenarin e saj për bllokimin e foltores së Kuvendit. Prej disa ditësh opozita ka paralajmëruar se do të shkaktojë kaos në sallë, pavarësisht masave të shtuara që sipas tyre do të ndërmerren nga Garda e Republikës.
Ishte kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ai që publikoi gjatë ditës së shtunë një foto, ku sipas tij punonjësit e Gardës po merrnin udhëzime për të bllokuar deputetët e opozitës. Fotoja u përgënjeshtrua në disa media, nga Kuvendi, edhe pse jo zyrtarisht, ku u tha se Lindita Nikolla nuk kishte dhënë asnjë urdhër për shtimin e masave. Të njëjtën qëndrim mbajti gjatë ditës së diel dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se Rama i ka kërkuar madje dhe RENEA-s që të ndërhyjë për të shtypur deputetët e opozitës.
“Edi Rama është i tmerruar nga mosbindja civile e deputetëve të opozitës. Ai ka urdhërua forcat speciale të gardës, policisë, Renean që të shtypin ditën e hënë revoltën e deputetëve të opozitës që protestojnë për të drejtat kushtetuese të popullit opozitar dhe përfaqësuesve të tij në parlament”, shkruante dje Berisha në një postim në rrjetet sociale.
Projektbuxheti është një prej ligjeve më të rëndësishme që kalon në Kuvend, dhe mbetet për t’u parë nëse votimi i tij gjatë ditës së sotme do të ketë të njëjtën fat si diskutimet nëpër komisione, të cilat u mbajtën online, pa debat dhe pa praninë e deputetëve të opozitës. Bardhi dhe Berisha nuk kanë dhënë detaje se si do të jetë aksioni i tyre, mirëpo në seancat e fundit i kemi parë deputetët e PD të ndezin tymuese në sallën e Kuvendit, duke e pamundësuar zhvillimin normal të diskutimeve.
Prej seancës së datës 19 Tetor, opozita ka radikalizuar aksionin e saj parlamentar, me pretendimin se do të rikthejnë parlamentarizmit, pas refuzimit që i ka bërë PS disa prej kërkesave të tyre, që është ngritja e komisioneve hetimore, si dhe zgjedhja e bashkëkryetarit të komisionit për Reformën Zgjedhore. Në seancën e datës 19 Tetor, opozita u ngujua në sallë për disa orë, ku mungonte energjia elektike, pasi fillimisht kishin zaptuar karriget e ministrave.
Ndërkohë që në seancën e datës 30 Tetor, pati dhe përplasje fizike mes palëve, ku Bledion Nallbati tentoi të godiste me grusht deputetin Vullnet Sinaj, çështja mes të cilëve është marrë nën hetim nga SPAK. Aksioni i opozitës në Kuvend, nisi vetëm 2 ditë përpara se Sali Berisha të merrej nën hetim nga SPAK për korrupsion, ndërkohë që u vu në pranga dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Maxhoranca nga ana e saj ka kaluar ligjet në Kuvend, mes tymit dhe tensioneve, ndërkohë që vetë kryeministri Edi Rama nuk ka qenë i pranishëm në asnjë prej seancave që janë zhvilluar./Zëri.ai