Masa e sigurisë për Ilir Beqjan, Klosi: PS nuk do kundërshtojë vendimet

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi ka folur për dhënien e masës nga SPAK ndaj ish-ministrint të Shëndetësisë, Ilir Beqja. I ftuar në emsionin “Kjo Javë” në News24 Klosi tha se partia e tij nuk ka për të kundërshtuar vendimet e drejtësisë së re, por thekson se figura e Beqjat do të pastrohet. Më tej ai tha se SPAK dhe organet e drejtësisë po bëjnë punën e tyre, teksa bëri me dije se në kongresin e dhjetorit do të shpalosin një reformë të re.
"E dëgjova lajmin dhe ndoqa prononcimin e kolegut Beqaj. Prirem t’i besoj asaj çfarë thotë kolegu. Ne si PS kemi bërë shumë gjëra, ke mi sjellë një standard të ri. Nëse procesi ka problematika rasti po hetohet. Ne kemi thënë që PS nuk ka për të kundërshtuar vendimet e drejtësisë së re. Unë prirem të besoj se gjërat do shkojnë në rrugën e drejtë. Siç e theksova besoj se figura e Beqajt do të pastrohet. SPAK po bën detyrë dhe ne e kemi pranuar publikisht. Në kongresin e dhjetorit duam të shpalosim një reformë të re. Ne me bindje e kemi ndërtuar këtë rrugëtim të organeve të drejtësisë. Kjo drejtësi e re po punon, por ama ne ia dolëm të krijonim një sistem të atillë që të gjithë besojnë në paanshmërinë. I ka dhënë mundësinë me dhjetëra, qindra përfaqësueseve të saj për të qenë pjesë e strukturave administrative. Por në një numër kaq të madh njerëzish, një numër shumë minimal është tashmë nën gjykim.
Është një proces që tani ka emrin e madh të SPAK, por prokuroria është institucion i paanshëm. Kjo çështje nuk është s ena bën të ndihemi mirë, por ajo që kemi premtuar po bëhet e vërtetë. S’ka askush që të jetë pa qenë në të njëjtën distancë me drejtësinë, dhe kjo është një nga arritjet tona, si PS. Beqaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij administrative. Vetë në prononcimi ne tij ai e thotë se si e mësoi lajmin, ai u dorë hoq jo se është në faj. Tani është i zhveshur nga detyra dhe nga opinioni që mund të krijohet. Kur e djathta ka qenë në pushtet, prokuroria kërkonte gjykim, jo vetëm që nuk hetohej, por hiqej dhe prokurori. Një rast është dhe ngjarja e 21 janarit,”- tha Klosi.
Ditën e sotme Prokuroria e Posaçe njoftoi masën detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit për Ilir Beqajn. Gjithashtu ish-ministri urdhërohet si person nën hetim që të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15.30./Zëri.ai
Sterilizimi/ GJKKO cakton seancën për marrjen në pyetje të Ilir Beqajt

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ditën e hënë të javës së ardhshme seancën për marrjen në pyetje të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt. Ish-ministri dyshohet për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim, lidhur me koncesionin e sterilizimit.
Njoftimi:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 18.11.2023 ka paraqitur përpara Gjykatës kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje të personin hetim I.B. Bazuar në nenin 248 të K.Pr.Penale seanca gjyqësore për zhvillimin e seancës gjyqësore për verifikimin e kushteve të zbatimit të masës dhe marrjen në pyetje të personit nën hetim I.B do të zhvillohet më datë 20.11.2023 ora 12:00.
Ditën e sotme Prokuroria e Posaçe njoftoi masën detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit për Ilir Beqajn. Gjithashtu ish-ministri urdhërohet si person nën hetim që të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15.30.
Për koncesionin 100 milionë dollarësh të Sterilizimit, i arrestuar është ish-zv. Ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj, biznesmeni i sterilizimeve spitalore nën akuzat “mashtrim”, “falsifikim” dhe “shpërdorim detyre në bashkëpunim”. Dosja e sterilizimit u kallëzua gjatë vitit 2019 nga Nisma Thurje dhe Partia Demokratike. Denoncuesit pretendonin se kontratat e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale firmosur mes ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja dhe kompanisë koncensionare “Sani Service” po i shkaktonte shtetit dëm ekonomik. Një auditim i KLSH nxori se pajisjet me vlerë gati 107 milionë lekë të blera nga qeveria shqiptare iu dhuruan koncesionarit pa pagesë dhe pa asnjë parashikim në kontratë. Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, i kërkoi prokurorisë të shtrinte hetimet edhe tek ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani në lidhje me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale./Zëri.ai
Nën hetim nga SPAK, Beqaj: Kam rezerva për vendimin
TIRANË-Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar lidhur me masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’ dhe ndalim të udhëtimit jashtë në kuadër të hetimeve për shpërdorim detyre për koncesionin e sterilizimit. Ish-ministri përmes një postimi në Facebook thotë se ka rezerva serioze për hetimin.
Beqja deklaron se nuk do të ankimojë masën e sigurisë, duke theksuar se procesi i sterilizimit për të cilin akuzohet ka qenë i domosdoshëm për shëndetësinë dhe shton se në fund të procesit emri i tij do të pastrohet nga akuzat e pabazuara. Gjithashtu ai deklaron se do të vendoset në dispozicion të drejtësisë për zbardhjen sa më parë të së vërtetës.
Beqaj: Mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas kthimit tim nga një udhëtim pune jashtë vendit, jam kontaktuar nga oficerë të SPAK/BKH, të cilët kërkuan paraqitjen time në mjediset e tyre, për të më komunikuar dhe dorëzuar një kopje të vendimit të datës 16.11.2023, të gjyqtarit të posaçëm, z. Erjon Bani, dhënë në bazë të kërkesës së bërë nga vetë organi i Prokurorisë, nëpërmjet të cilit ishte vendosur që për nevoja të procedimit penal nr. 13, të vitit 2020, që lidhet me çështjen e quajtur te sterilizimit, ndaj meje të merrej masa e sigurimit “detyrim për paraqitje në Policinë Gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.
Edhe pse kam rezerva serioze lidhur me disa aspekte të vendimit në fjalë dhe avokatët e mi, në identifikim të një sërë shkeljeve procedurale dhe materiale që në këtë fazë të procesit më kanë sugjeruar ankimimin e këtij vendimi, unë kam vendosur të mos e ankimoj këtë vendim dhe ti nënshtrohem me vullnet të plotë kërkesave dhe garancive që ky proces hetimor kërkon për zhvillimin e tij normal dhe të rregullt. Disponibiliteti im karshi zbardhjes sa më parë të së vërtetës së kësaj çështje shkon përtej kufizimeve të lirive të mia vetjake dhe madje përtej një afati normal kohor, tashmë disa vjeçar.
Përpos kësaj, për të garantuar integritetin e procesit hetimor dhe për të shmangur çdo keqinterpretim të mundshëm të ndikimit tim si zyrtar në këtë proces, kam vlerësuar gjithashtu që të ndërpres angazhimin tim aktual si drejtues i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.
Unë shpresoj që kjo çështje të zgjidhet shpejt dhe në mënyrë të plotë, duke vënë drejtësinë dhe të vërtetën mbi çdo paragjykim dhe sulm politik. Besoj fort që ajo çka kemi arritur me sterilizimin ka qenë një domosdoshmëri dhe më e mira e mundshme që ne mund të bënim në realizimin e një objektivi të tillë ambicioz si kujdesi per shendetin e shqiptareve. Besoj fort që në fund të këtij procesi emri im do të pastrohet përfundimisht nga çdo akuzë e pabazuar.
Ditën e sotme Prokuroria e Posaçe njoftoi masën detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit për Ilir Beqajn. Gjithashtu ish-ministri urdhërohet si person nën hetim që të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15.30. Beqaj do të hetohet për 'shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim' në procedurat e koncesionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale./Zëri.ai
Iu caktua masa e sigurisë, Beqaj jep dorëheqjen si Drejtor i SASPAC

TIRANË- Ilir Beqaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit për Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Dorëheqja e Beqaj vjen, pasi GJKKO vendosi për të masën detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit.
Beqja u vendos në krye të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) në 26 tetor të këtij viti, duke zëvendësuar Romina Kukon, e cila ishte pjesë e përbërjes së grupit negociator për negociatat e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ditën e sotme Prokuroria e Posaçe njoftoi masën detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit për Ilir Beqajn. Gjithashtu ish-ministri urdhërohet si person nën hetim që të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15.30. Beqaj do të hetohet për 'shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim' në procedurat e koncesionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale./Zëri.ai
Si nisi hetimi për 'Sterilizimin'?

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar këtë të shtunë masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i udhëtimit jashtë vendit për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj për koncensionin e ‘Sterilizimit”. Më herët në burg për këtë koncension kanë shkuar biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zëvendësi i Beqajt, Klodian Rrjepaj.
Miqësia e “fshehtë” mes Ilir Beqajt, Klodian Rrjepajt dhe Ilir Rrapajt
Prokuroria e Posaçme shprehet se Ilir Beqja, Klodian Rjepaj dhe Ilir Rrapaj kishin miqësi me njeri-tjetrin por këtë e kishin fshehur. Ndërsa fituesi i koncensionit 10-vjeçar të “Sterilizimit” ishin paracaktuar. Sipas SPAK, ish-zv.ministri i Shëndetësisë nuk ka treguar se kishte një njohje të vjetër me biznesmenin që do të fitonte dhe koncensionin plot 100 milionë euro. Ata kishin qenë shokë fakulteti, ndërsa pjesë e miqësisë ishte dhe ish-ministri.
Ilir Rrapaj, sipas SPAK kishte kontakte të vazhdueshme me ish-ministrin Beqja ndërsa dilte me makinën e Ministrisë së Shëndetësisë jashtë vendit.
U paracaktua fituesi i koncensionit
Për shkak të miqësisë mes “treshes”, sipas organit të akuzës, koncensioni tashmë i paracaktuar dhe “Sterilizimi” do të binte në dorën e biznesmenit Ilir Rrapaj. Ky i fundit kishte udhëtuar disa herë me Klodjan Rrjepajn ndërsa 2 muaj para se të hapej gara për koncensionin, Ilir Rapaj kishte nisur punën me mbledhjen e dokumentacionit që fituese të dilte kompania e tij, Investital LLC.
Si u frynë kostot e koncesionit në studimin e fizibilitetit
Zyrtarët e përfshirë në hartimin e dokumentacionit dhe negocimin e kontratës, frynë në mënyrë fiktive, kostot e koncesionit në studimin e fizibilitetit. SPAK shprehet se ata kanë futur medikamente dhe artikuj që nuk kanë qenë të nevojshëm për këtë procedurë.
Ndërkohë një auditim i KLSH nxori se pajisjet me vlerë gati 107 milionë lekë të blera nga qeveria shqiptare iu dhuruan koncesionarit pa pagesë dhe pa asnjë parashikim në kontratë.
Udhëtimet e ish-ministrit me zëvendësin dhe biznesmenin
Në duart e prokurorëve ka prova që faktojnë udhëtimet e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja dhe biznesmenin që dhe fitoi koncnensionin, Ilir Rrapaj. Ilir Beqja dhe Klodian Rjepaj, kanë hyrë në Shqipëri në pikën e kalimit kufitar Rinas, me linjë ajrore Alitalia- Romë, në datë 15 qershor 2014.
Nga kqyrja e të dhënave në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, rezulton se kjo periudhë përkon me veprimet përgatitore të Koncesionit.
Po ashtu kompania e Ilir Rrapaj ishte themeluar vetëm pak muaj para se dhe Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Beqja të merrte në duar çelësat e dikasterit.
llir Rrapaj dhe Klodian Rjepaj kanë dalje nga Shqipëria në pikën e kalimit kufitar Rinas, me linjë ajrore Alitalia- Romë, më datë 26 mars 2015.
Kjo periudhë përkon me shpalljen e rinjoftimit të tenderit brenda afatit të dorëzimit të ofertave. Për këtë udhëtim Klodian Rjepaj, ka marrë ‘Autorizim për shërbimin jashtë vendit’.
Ilir Rrapaj, Umbro Staccini dhe Klodian Rjepaj kanë dalje nga Shqipëria në pikën e kalimit kufitar Rinas, me linjë ajrore Blu Panorama-Peruxhia, më datë 13 Prill 2016.
llir Rrapaj dhe Klodian Rjepaj kanë dalje nga Shqipëria në pikën e kalimit kufitar Rinas, me linjë ajrore Blu Panorama-Peruxhia, më datë 24 nëntor 2016.
GJKKO vuri në lëvizje SPAK për hetimet ndaj Beqjas
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në gusht të këtij viti i kërkoi SPAK-ut që të thellonte hetimet dhe të ndiqte lidhjen e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja me biznesmenin që fitoi koncensionin Ilir Rrapaj.
Sipas GJKKO, të dhënat e dosjes ishin të mjaftueshme që ndaj Beqjas të niste hetimi ndaj i kërkoi SPAK që ta ‘’skanonte”. Po ashtu GJKKO kërkoi që hetimet të shtrihen dhe në rolin që ka pasur ish-ministri i Financave Shkëqim Cani në këtë çështje.
Deri më tani ish-ministri Ilir Beqja i ka mohuar akuzat ndaj tij ndërsa ka mbrojtur kontratën koncensionare të firmosur prej tij.
Ndërkohë që prej vitit 2019 Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kishte nisur hetimiet për koncensionin e "Sterilizmit", Ilir Beqjes në 26 tetor të këtij viti, iu besua drejtimi i Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe te Koordinimit të Ndihmës së Huaj. Detyrë që ende e mban./Zëri.ai
Koncesioni i sterilizimit/ SPAK cakton masë sigurie për ish-ministrin Ilir Beqaj

TIRANË- SPAK ka caktuar masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' dhe 'ndalim për të dalë jashtë vendit' për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj. Ish-ministri dyshohet për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim, lidhur me koncesionin e sterilizimit. Gjithashtu sipas vendimit Beqaj duhet të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditën e premte, ora 15.30. Vendimi për caktimin e masës së sigurimit personal është firmosur më 16 nëntor nga GJKKO ndërsa është ekzekutuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit një ditë më parë.
NJOFTIMI:
Në datë 13.01.2020, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal nr.13 të vitit 2020 që bën fjalë për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrëve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, në lidhje me procedurën e dhënies me koncension “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë, furnizimin me material mjeksor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, nga Ministria e Shëndetësisë. Në vazhdim të hetimeve për këtë procedim penal, me kërkesën të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.119 akti datë 16.11.2023 ka vendosur si më poshtë vijon:
-Caktimin ndaj personit nën hetim I.B. me detyrë ish-Ministër i Shëndetësisë, të masës së sigurimit “Detyrim për paraqitje në Policisë gjyqësore” dhe “Ndalim i i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga nenet 234 dhe 233 të K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
-Urdhërohet personin nën hetim I. B. që të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15.30.
-Urdhërohet personin nën hetim I.B. të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës.
Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe mjeteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim I.B..
-Vendimi për caktimin e masës së sigurimit personal është ekzekutuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (në datën 17.11.2023).
Hetimet vazhdojnë në drejtim të evidentimit të përgjegjësisë penale të personave të tjerë të cilët gjatë kësaj procedure kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës.
Për koncesionin 100 milionë dollarësh të Sterilizimit, i arrestuar është ish-zv. Ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj, biznesmeni i sterilizimeve spitalore nën akuzat “mashtrim”, “falsifikim” dhe “shpërdorim detyre në bashkëpunim”. Dosja e sterilizimit u kallëzua gjatë vitit 2019 nga Nisma Thurje dhe Partia Demokratike. Denoncuesit pretendonin se kontratat e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale firmosur mes ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe kompanisë koncensionare “Sani Service” po i shkaktonte shtetit dëm ekonomik. Një auditim i KLSH nxori se pajisjet me vlerë gati 107 milionë lekë të blera nga qeveria shqiptare iu dhuruan koncesionarit pa pagesë dhe pa asnjë parashikim në kontratë. Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, i kërkoi prokurorisë të shtrinte hetimet edhe tek ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani në lidhje me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale./Zëri.ai/