Dhunimi i 3-vjeçares/ Saimir Kodra: U pagua që skandali me vajzën mos të zbulohej

TIRANË- Të dhëna të reja dalin në dritë në lidhje me dhunimin e 3-vjeçares në çerdhën “Stinët” në kryeqytet. Sipas gazetarit Saimir Kodra, madje janë ofruar dhe para. Deklaratën e bëri i ftuar në emisionin “Opinion”, ku u shpreh se i ka ardhur një mesazh nga një person i brendshëm se për të mbyllur rastin janë marrë dhe para.
Sipas Kodrës, të gjithë historinë e deformoi shefi i Krimeve, Ylli Çako, për të cilin thotë se mund të bënte arrestimin në flagrancë të edukatores, gjë që nuk e bëri.
Saimir Kodra: Nuk e ke idenë sa shumë raste kanë denoncuar pas transmetimit të rastit. 1 orë e 47 minuta, të gjithë fëmijët kanë dëgjuar se si nuk i jepet ndihma. Si mund ta lësh në një krevat që nuk i shtrin dot këmbët që është shumë më i gjatë se krevati? Ato nuk janë më shumë se 1 metër e pak. Më habit fakti se si prindër që janë në këtë kopsht nuk tregojë rastet e tjera. Janë paguar para për të gjithë këtë histori. Dikush aty brenda më ka bërë mesazh ulëritës “a mund të hahen lekët për një frakturë të një fëmijë 3 vjeçar?”, domethënë që është brenda kësaj skene dhe kësaj historie. Me shumë vonesë, por më mirë vonë se sa kurrë. Të gjithë historinë e deformoi Ilir Çako, shefi i Krimeve, i cili nuk e arrestoi në flagrancë edukatoren, por nuk e bëri.
Qytetarët e Tiranës kanë protestuar këtë të enjte në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur më datë 1 nëntor. Fillimisht qytetarët e Tiranës, bashkë me fëmijët protestuan përballë Ministrisë së Arsimit, ndërsa marshuan më tej drejt Ministrisë së Brendshme me thirrjet për të vendosur drejtësi.
Drejtuesja e kopshtit, i cili vepronte pa licensë dhe në ilegalitet të plotë, ka tentuar ta fshehë ngjarjen, duke iu thënë prindërve të së miturës, se këmba i ishte ënjtur si pasojë e një pickimi. Por pamjet e transmetuara në emisionin ‘’Stop’’ vërtetuan të kundërtën, ku shihej edukatorja që dhunonte të miturën, teksa fëmijët ishin duke fjetur gjumin e drekës. Për 2 orë 3-vjeçarja u mbajt duke qarë në kopsht, dhe më pas u bë njoftimi i prindërve të saj, të cilët u përballën dhe me sjelljen arrogante dhe aspak profesionale të punonjësve të policisë, 2 prej të cilëve janë nën hetim. Kjo ngjarje ka ngjallur reagime të shumta, duke sjellë edhe nisjen e një aksioni nga Ministria e Arsimit për të kontrolluar të gjitha kopshtet dhe çerdhet. Edukatorja Majlinda Dehima është arrestuar, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin për 2 efektivët, të cilët neglizhuan çështjen./Zëri.ai
Tirana proteston për dhunimin e të miturës/ E reja për Zëri.ai: Na ka shkuar në palcë! Të bëhet drejtësi

TIRANË- Qindra qytetarë të Tiranës janë ngritur këtë të enjte në protestë pas rastit tronditës të dhunimit të një vajze 3-vjeçare në kopshtin privat “Stinët” në kryeqytet. Elena Velaj, nëna e një vajze 3 vjeçe teksa fliste për Zëri.ai u shpreh se ndihet e traumatizuar nga ngjarja dhe u bëri thirrje gjithë prindërve të ngrihen për të ardhmen e fëmijëve.
Pyetje: Ju keni fëmijë në çerdhe ose në kopësht?
Elena Velaj: Po kam gocën, bën 3 vjeçe. Është pothuajse mosha e gocës që ka pësuar dhunën. Jam traumatizuar që mund të kishte qenë goca ime.
Pyetje: Përpara se të regjistrionit fëmijët jeni u interesuar për çerdhën?
Elena Velaj: Po kam pyetur në lagje, kush kishte fëmijët rreth e rrotull, por dhe kam hyrë kam parë vendimin e QKB-së.
Pyetje: Cili është mesazhi juaj për të gjithë prindërit?
Elena Velaj: Të ngrihen në kmëbë për fëmijët e tyre.
Pyetje: Po për institiucionet e drejtësisë?
Elena Velaj: Të marrin masa sa më shpejt, se ka shkuar thika deri në palcë. Tek fëmijët nuk durohet.
Qytetarët e nisën fillimisht protestën përballë Ministrisë së Arsimit, ndërsa marshuan më tej drejt Ministrisë së Brendshme me thirrjet për të vendosur drejtësi. Dhunimi i 3-vjeçares në kopshtin ‘’Stinët’’ ndodhi në datën 1 Nëntor. Drejtuesja e kopshtit, i cili vepronte pa licensë dhe në ilegalitet të plotë, ka tentuar ta fshehë ngjarjen, duke iu thënë prindërve të së miturës, se këmba i ishte ënjtur si pasojë e një pickimi. Por pamjet e transmetuara në emisionin ‘’Stop’’ vërtetuan të kundërtën, ku shihej edukatorja që dhunonte të miturën, teksa fëmijët ishin duke fjetur gjumin e drekës. Për 2 orë 3-vjeçarja u mbajt duke qarë në kopsht, dhe më pas u bë njoftimi i prindërve të saj, të cilët u përballën dhe me sjelljen arrogante dhe aspak profesionale të punonjësve të policisë, 2 prej të cilëve janë nën hetim. Kjo ngjarje ka ngjallur reagime të shumta, duke sjellë edhe nisjen e një aksioni nga Ministria e Arsimit për të kontrolluar të gjitha kopshtet dhe çerdhet. Edukatorja Majlinda Dehima është arrestuar, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin për 2 efektivët, të cilët neglizhuan çështjen./Zëri.ai
Halla e 3-vjeçares së dhunuar në protestë: Manastirliu nuk na u përgjigj, tha jam në aktivitet

TIRANË-Në protestën e mbajtur para Ministrisë së Arsimit për të dënuar dhunën ndaj 3-vjeçares, së cilës edhe iu thyea këmba nga edukatorja tashmë e arrestuar, ka qenë edhe halla e saj. Halla është shprehur se prindërit dhe vajza janë në traumë nga e gjithë kjo ngjarje. Sa i përket arrestimit të edukatores Majlinda Dehima, halla e vogëlushes u shpreh se nuk mjaftohen vetëmme këtë veprim, por kërkoi arrestimin e gjithë personave të përfshirë në rast.
Po ashtu halla e 3-vjeçares denoncoi institucionet, përfshirë Ministren e Arsimit, e cila kur u njoftua, sipas saj ka neglizhuar rastin, duke u shprehur se ishte në një aktivitet të rëndësishëm.
“Jam këtu për të bërë vetëm një thirrje të fundit për prokuroren zonja Silvana Lule. Mora vesh që është arrestuar prokurorja, por unë dhe familja ime nuk do të ndalemi me kaq deri sa të çojmë prapa hekurave zonjën Entela Danushi dhe të gjithë personat që janë të përfshirë në mbulimin e këtij krimi. Vajza ndodhet në spital. Mendoj se ka përmirësim, nga dita e parë e deri sot. Presim që këmba e vajzës të shkojë në vendin e duhur dhe të mos ketë probleme në të ardhmen. Vajza dhe prindërit janë në traumë psikologjike. Deri në 72 orë kemi parë heshtje të frikshme nga institucionet, përfshirë edhe Ministren e Arsimit, e cila kur e njoftuan tha nuk mundem tani sepse jam në një aktivitet,”-u shpreh halla e 3-vjeçares.
Qytetarët e nisën fillimisht protestën përballë Ministrisë së Arsimit, ndërsa marshuan më tej drejt Ministrisë së Brendshme me thirrjet për të vendosur drejtësi. Dhunimi i 3-vjeçares në kopshtin ‘’Stinët’’ ndodhi në datën 1 Nëntor. Drejtuesja e kopshtit, i cili vepronte pa licensë dhe në ilegalitet të plotë, ka tentuar ta fshehë ngjarjen, duke iu thënë prindërve të së miturës, se këmba i ishte ënjtur si pasojë e një pickimi. Por pamjet e transmetuara në emisionin ‘’Stop’’ vërtetuan të kundërtën, ku shihej edukatorja që dhunonte të miturën, teksa fëmijët ishin duke fjetur gjumin e drekës. Për 2 orë 3-vjeçarja u mbajt duke qarë në kopsht, dhe më pas u bë njoftimi i prindërve të saj, të cilët u përballën dhe me sjelljen arrogante dhe aspak profesionale të punonjësve të policisë, 2 prej të cilëve janë nën hetim. Kjo ngjarje ka ngjallur reagime të shumta, duke sjellë edhe nisjen e një aksioni nga Ministria e Arsimit për të kontrolluar të gjitha kopshtet dhe çerdhet. Edukatorja Majlinda Dehima është arrestuar, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin për 2 efektivët, të cilët neglizhuan çështjen./Zëri.ai
Dhunimi i 3-vjeçares, Florjan Binaj në protestë: Moment për t’i dhënë zë prindërve

TIRANË- I pranishëm në protestën për dhunën e ushtruar ndaj vajzës 3-vjeçare në kopshtin “Stinët” në kryeqytet, ishte edhe aktori i njohur, Florjan Binaj. Binaj tha se ky është një moment shumë i mirë për t’i dhënë zë më shumë prindërve që detyrohen t’i çojnë fëmijët e tyre në kopsht. Gjatë fjalës së tij aktori është shprehur se nëse edhe ky rast do të ngelet thjesht në kuadrin e protestës pa asnjë veprim tjetër, do të zbehet si ngjarje deri në skandalin e radhës.
Florjan Binaj:Thjesht duhet të vijnë më shumë prindër. Ishtë një gjë shumë e shëmtuar kur ne po rrinim aty dhe kishte prindër që thonin “të kaloj pak?”. Ndoshta nuk mjafton vetëm kjo protestë, duhet përshkallëzuar dhe më tej. Po e lamë thjesht tek protestimi, do të zbehet, do të zbehet dhe do të nxjerrin një tjetër skandal, do të gjejnë mënyra si ta shpërbëjnë, por është një moment shumë i mirë për t’i dhënë zë të fortë prindërve që detyrohen ta çojnë në kopsht, qoftë dhe pa licencë, si e si t’i çojnë fëmijët në kopsht. Atë detyrë që nuk po e bën shteti, po e bëjnë prindërit. Kjo ka ndodhur sepse në të gjitha hallkat të çdo sistemi nuk futen njerëz që janë profesionistë, por futen ata që shërbejnë atij që e ka futur në punë dhe prandaj jemi këtu ku jemi.
Qytetarët e nisën fillimisht protestën përballë Ministrisë së Arsimit, ndërsa marshuan më tej drejt Ministrisë së Brendshme me thirrjet për të vendosur drejtësi. Dhunimi i 3-vjeçares në kopshtin ‘’Stinët’’ ndodhi në datën 1 Nëntor. Drejtuesja e kopshtit, i cili vepronte pa licensë dhe në ilegalitet të plotë, ka tentuar ta fshehë ngjarjen, duke iu thënë prindërve të së miturës, se këmba i ishte ënjtur si pasojë e një pickimi. Por pamjet e transmetuara në emisionin ‘’Stop’’ vërtetuan të kundërtën, ku shihej edukatorja që dhunonte të miturën, teksa fëmijët ishin duke fjetur gjumin e drekës. Për 2 orë 3-vjeçarja u mbajt duke qarë në kopsht, dhe më pas u bë njoftimi i prindërve të saj, të cilët u përballën dhe me sjelljen arrogante dhe aspak profesionale të punonjësve të policisë, 2 prej të cilëve janë nën hetim. Kjo ngjarje ka ngjallur reagime të shumta, duke sjellë edhe nisjen e një aksioni nga Ministria e Arsimit për të kontrolluar të gjitha kopshtet dhe çerdhet. Edukatorja Majlinda Dehima është arrestuar, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin për 2 efektivët, të cilët neglizhuan çështjen./Zëri.ai
VD- Protestuesit drejt Ministrisë së Brendshme: Duam drejtësi

TIRANË- Qyetetarër pas Ministrisë së Arsimit vijuan protestën para Ministrisë së Brendhsme. Marshimi u shoqërua me thirrjet: Mos ma prek fëmijën.Duam drejtësi.Ata shprehen të indinjuara ndaj edukatores, ndërsa theksuan se institucionet përkatëse të mbajnë përgjegjësi. Prindërit kërkuan drejtësi për rastin e rëndë, në mënyrë që ngjarje si kjo mos përsëriten.
‘Jemi për të kërkuar drejtësi për të funksionuar institucionet si duhet. Nuk do të heshtim kurrë për fëmijët tanë. Do të ngremë zërin dhe do të protestojmë për fëmijët tonë.’- tha një qytetar.
Qytetarët e nisën fillimisht protestën përballë Ministrisë së Arsimit, ndërsa marshuan më tej drejt Ministrisë së Brendshme me thirrjet për të vendosur drejtësi. Dhunimi i 3-vjeçares në kopshtin ‘’Stinët’’ ndodhi në datën 1 Nëntor. Drejtuesja e kopshtit, i cili vepronte pa licensë dhe në ilegalitet të plotë, ka tentuar ta fshehë ngjarjen, duke iu thënë prindërve të së miturës, se këmba i ishte ënjtur si pasojë e një pickimi. Por pamjet e transmetuara në emisionin ‘’Stop’’ vërtetuan të kundërtën, ku shihej edukatorja që dhunonte të miturën, teksa fëmijët ishin duke fjetur gjumin e drekës. Për 2 orë 3-vjeçarja u mbajt duke qarë në kopsht, dhe më pas u bë njoftimi i prindërve të saj, të cilët u përballën dhe me sjelljen arrogante dhe aspak profesionale të punonjësve të policisë, 2 prej të cilëve janë nën hetim. Kjo ngjarje ka ngjallur reagime të shumta, duke sjellë edhe nisjen e një aksioni nga Ministria e Arsimit për të kontrolluar të gjitha kopshtet dhe çerdhet. Edukatorja Majlinda Dehima është arrestuar, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin për 2 efektivët, të cilët neglizhuan çështjen./Zëri.ai
Dhunimi i 3-vjeçares/ Qytetarët në protestë: Mos punësoni "diploma" por njerëz

TIRANË- Prindër, fëmijë, dhe qytetarë të ndyshëm kanë dalë sërish sot në protestë për rastin e dhunës së vogëlushes 3-vjeçare në kopshtin privat "Stinët', në Tiranë. Qyetetarët u shprehën të indinjuar duke thënë se edukatorja duhet të shkojë në burg, ndërsa institucionet përkatëse të mbajnë përgjegjësi. Pjesë e protestës ështe edhe halla e vajzës 3-vjeçare të dhunuar, e cila ka komentuar edhe arrestimin e edukatores Majlina Dehima.
“Insitucionet duhet të jenë përgjegjëse. Duhet të ketë teste për të gjitha edukatoret që merren në punë. Ishte një mjedis shumë i vogël. Opinioni publik duhet të ushtrojë presion ndaj institucioneve arsimore”- u shprehën ata.
"Mos punësoni diploma por njerëz", Unë jam fëmijë nuk dua të më gjuajnë, unë dua të kërcej, dua të bëj festë, dua të mësoj jo të kem frikë", "0 tolerancë dhunës ndaj fëmijëve", -shkruhet në disa prej pankartave që mbajnë në duar fëmijë dhe prindër.
Qytetarët e nisën fillimisht protestën përballë Ministrisë së Arsimit, ndërsa marshuan më tej drejt Ministrisë së Brendshme me thirrjet për të vendosur drejtësi. Dhunimi i 3-vjeçares në kopshtin ‘’Stinët’’ ndodhi në datën 1 Nëntor. Drejtuesja e kopshtit, i cili vepronte pa licensë dhe në ilegalitet të plotë, ka tentuar ta fshehë ngjarjen, duke iu thënë prindërve të së miturës, se këmba i ishte ënjtur si pasojë e një pickimi. Por pamjet e transmetuara në emisionin ‘’Stop’’ vërtetuan të kundërtën, ku shihej edukatorja që dhunonte të miturën, teksa fëmijët ishin duke fjetur gjumin e drekës. Për 2 orë 3-vjeçarja u mbajt duke qarë në kopsht, dhe më pas u bë njoftimi i prindërve të saj, të cilët u përballën dhe me sjelljen arrogante dhe aspak profesionale të punonjësve të policisë, 2 prej të cilëve janë nën hetim. Kjo ngjarje ka ngjallur reagime të shumta, duke sjellë edhe nisjen e një aksioni nga Ministria e Arsimit për të kontrolluar të gjitha kopshtet dhe çerdhet. Edukatorja Majlinda Dehima është arrestuar, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin për 2 efektivët, të cilët neglizhuan çështjen./Zëri.ai
Dhunoi 3-vjeçaren/ Arrestohet edukatorja! AMP nis hetimin për 2 efektivë: Neglizhuan çështjen!

TIRANË- U deshën 8 ditë, por sot Policia e Shtetit më në fund ka vendosur në pranga edukatoren që dhunoi dhe dyshohet se i theu këmbën 3-vjeçares. Ishte Prokuroria e Tiranës ajo që vuri në lëvizje efektivët e Komisariatit nr.1 për të vendosur në pranga edukatoren Majlinda Dehima, mbi të cilën rëndojnë disa vepra penale. Nga 'procedim në gjendje të lirë', edukatorja do të duhet të përballet me drejtësinë teksa mbi supe ka veprat penale për "keqtrajtim të të miturit". Kjo vepër penale mund ta dërgojë në burg nga 3 muaj gjer në 2 vjet.
"Kjo masë u kërkua menjëherë pas marrjes në dorëzim ditën e sotme, më dt. 09.11.2023, të procesverbalit për kqyrjen e pamjeve filmike (usb), i cili është mbajtur më dt. 08.11.2023. Me shkresën nr. 9538/1 prot., dt. 08.11.2023, protokolluar në Prokurori me nr. 10983 prot., dt. 09.11.2023, Instituti i Mjekësisë Ligjore, ka përcjellë aktin e ekspertimit mjeko-ligjor. Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, po kryen veprimet e tjera procedurale për dokumentimin e faktit, në kuadër të procedimit penal nr. 7527, i regjistruar pas kallëzimit mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, Komisariati i Policisë nr.1, për Veprën Penale “Keqtrajtimi i të miturit”, parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal,"-bën me dije Prokuroria e Tiranës.
Ndërkohë zyrtarë dhe punonjës të Komisariatit nr.1 në Policinë e Tiranës, pranuan se kanë neglizhuar hetimet për dhunën ndaj vajzës 3-vjeçare të cilës iu thye këmba në kopshtin privat. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka marrë në pyetje Ylli Çakon, shef seksioni i krimeve, Ergys Brahimajn, specialist seksioni i krimeve, Rustem Dervishin, shef i krimeve dhe Bledar Rushitin, SPZ i zonës. Ata pranuan se kanë neglizhuar çështjen e skandalit të thyerjes së këmbës së 3-vjeçares në ambientet e kopshtit “Stinët”.
Dhunimi i 3-vjeçares në kopshtin Stinët ndodhi në datën 1 Nëntor. Drejtuesja e kopshtit, i cili vepronte pa licensë dhe në ilegalitet të plotë, ka tentuar ta fshehë ngjarjen, duke iu thënë prindërve të së miturës, se këmba i ishte ënjtur si pasojë e një pickimi. Por pamjet e transmetuara në emisionin Stop vërtetuan të kundërtën, ku shihej edukatorja që dhunonte të miturën, teksa fëmijët ishin duke fjetur gjumin e drekës. Për 2 orë 3-vjeçarja u mbajt duke qarë në kopsht, dhe më pas u bë njoftimi i prindërve të saj, të cilët u përballën dhe me sjelljen arrogante dhe aspak profesionale të punonjësve të policisë, 2 prej të cilëve janë nën hetim. Kjo ngjarje ka ngjallur reagime të shumta, duke sjellë edhe nisjen e një aksioni nga Ministria e Arsimit për të kontrolluar të gjitha kopshtet dhe çerdhet./Zëri.ai