A mbështet aksionin Berisha-Bardhi? Tabaku: Secili ka mënyrën e tij

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në mbyllje të seancës së sotme që zgjati 20 minuta, tha se mazhoranca ka rrëzuar çdo iniciativë ligjore të opozitës, qofshin dhe ato shumë të mira, referuar rekomandimeve të BE-së. Tabaku tha se një propozim i saj për komisionet hetimore ka një vit që ‘fle’ në korridoret e Kuvendit. E pyetur nga gazetarët nëse i mbështet veprimet e dhunshme të opozitës, Tabaku tha se secili ka mënyrën e vetë të të shprehurit.
Tabaku: Besoj se i ndoqët fjalimet patetike të kolegëve të PS, thanë që propozimet e mia ishin shumë të mira, por i rrëzuan. Është rrëzuar një punë njëvjeçare, jemi në limitet e jetës parlamentare, hapësira që ka sot opozita për të kërkuar llogari nuk ekziston. Ka një vit që qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë asnjë reform.
Në 8 dhjetor të vitit të kaluar unë kam propozuar edhe ligjin për komisionet hetimore. Ka një vit që fle atje në sirtar por nuk kanë marrë asnjë masë për ta miratuar. Projektligji është shumë i mirë, por puna për të ngritur komisionet hetimore nuk duhet bllokuar.
Unë besoj se progres raporti ne na dha të drejtë se shqetësimet për komisionet hetimore janë e drejtë kushtetuese e opozitës. Pastaj secili ka mënyrën e tij sesi e shpreh revoltën.
Seanca e sotme në Kuvend u mbyll në më pak se 20 minuta, ku shumica e projektligjeve u rrëzuan për shkak se ishin propozuar nga deputetët e opozitës. Sipas mazhorancës vetë ata nuk ishin të interesuar që t’i prezantonin projektligjet e tyre përpara qytetarëve që i kanë zgjedhur si përfaqësues në Kuvend. /Zëri.ai
A i bashkohet PL aksionit të demokratëve? Vasili: Jam këtu!

TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili u shpreh se Parlamenti është marrë peng nga mazhoranca. Në një deklaratë jashtë Kuvendit, Vasili u pyet nga gazetari i Zwri.ai, Edon Kuqi edhe lidhur me mungeswn e PL nw aksionin opozitar, por tha se ishin pranw tyre.
PJESË NGA PRONONCIMI PËR SHTYP:
Petrit Vasili: Ky parlament ka rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese. Duhet të kuptoni që ky është një parlament i rrëmbyer, i marrë peng nga një grup mafioz që punon vetëm për të vjedhur. Përballja me të vërtetat është shumë e hidhur për ta dhe i nxjerr gjithmonë me faqe të zezë.
A është tërhequr Partia e Lirisë nga aksioni opozitar?
Petrit Vasili: Unë jam këtu ballë për ballë me ju ti më flet për tërheqje.
Berisha: Parlamenti si në diktaturë, betejën do ta vazhdojmë!

TIRANË- Çdo skenar është menduar! Kështu është shprehur edhe sot kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha para mediave pas përfundimit të seancës plenare për sot. Në fjalën e tij, Berisha tha se parlamenti është kthyer në diktaturë. Ndërsa i pyetur lidhur me aksionin opozitar, Berisha tha se i kanë gati të gjithë skenarët, por ende nuk ka ardhur momenti që të kërkojnë t'u bashkohen edhe qytetarët.
"Nëse këto i quani seanca normale, atëherë mbani këtë standard. Ne nuk ikim nga parlamenti, do të luftojmë, nuk ka bojkot parlamenti. Derisa Edi Rama të paraqitet...dale-dale se ka Kushtetutë para ligjeve. Kur të respektohet Kushtetuta, shqiptarët do të shohin me radhë. Këto duam ne, ne duam që të bëjmë transparencë në emër të atyre që na kanë sjellë në Parlament. Kushtetuta është taksative. Nuk mund të bllokohet. Çdo gjë është në axhendë. Komisionet online janë të paligjshme. Ju jeni për të informuar publikun. Rregullorja e parashikon se mbledhja zhvillohet online vetëm në gjendje të jashtazakonshme, edhe në pandemi. Është shumë e qartë në rregullore. Këto janë si drita e diellit. Nëse quan miratim monizimin, ajo është tjetër punë. Shqiptarët e shohin se ata e kanë një kauzë të drejtë. Do e merrni të parat vesh kur do i thërrasim qytetarët të na mbështesin,"-tha Berisha në fjalën e tij.
Vetëm 20 minuta zgjati! PS rrëzon projektligjet e propozuara nga opozita

TIRANË- Vetëm 20 minuta ka zgjatur seanca e sotme plenare në Kuvend. Mes tymit të flakadanëve dhe karrigeve të mbledhura para Foltores, maxhoranca rrëzoli disa projektligje me 78 vota, të gjitha të propozuara nga Partia Demokratike. Sot, kaloi vetëm projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes se huas, ndërmjet Republikës se Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit "Aftësia ripërtëritëse e pare dhe zhvillimi i gjelbër- hua për politikat e zhvillimit"".
Projektligjet e propozuara nga opozita, PS i rrëzoi
1-Projektligj "Për një shtese ne ligjin nr. 9975, date 28.7.2002, "Për taksat kombëtare", te ndryshuar".
2-Projektligj "Për disa shtesa ne ligjin nr. 125/2013 "Për koncesionet dhe partneritetin publik privat", i ndryshuar".
3-Projektligj "Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 162/2020 "Për Prokurimin Publik"".
4-Projektligj "Për një ndryshim ne ligjin nr. 7895, date 27.01 .1995, Kodi Penal Republikës se Shqipërisë, te ndryshuar" .
5-Projektligj "Për një ndryshim dhe shtese ne ligjin nr. 7895, date 27.1.1995 "Kodi Penal i Republikës se Shqipërisë", i ndryshuar"".
6-Projektligj "Për disa shtesa ne ligjin nr. 7895, date 27.1.1995 "Kodi Penal i Republikës se Shqipërisë", i ndryshuar".
E quajti kriminel, Balla i përgjigjet Berishës: Ike Mere Fizi, ike! (Debati i plotë)

TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla e ka quajtur një vepër të rëndë penale ndezjen e tymuesve nga deputetët në sallën e Kuvendit. Në fjalën e tij, Balla tha se deputetët e opozitës janë duke u keqpërdorur nga Sali Berisha, dhe kanë harruar funksionet për të cilat janë zgjedhur nga ana e qytetarëve.
Ndërkohë që paralelisht me Ballën, Berisha mbajti fjalën e tij në Kuvend, e transmetuar në rrjetet sociale, ku akuzoi ministrin e brendshëm se është i lidhur me bandat.
Megjithatë edhe Balla iu përgjigj nga vendi por për shkak se transmetimi në faqen zyrtare të Kuvendit nuk ka nisur, nuk dëgjohet qartë replika e Ballës. Përveç një fraze nga filmi "Njeriu me top", ku i tha: Ike Mere Fizi ike, me tespi e Tosun Baç.
Berisha: Të dashur qytetarë, e shihni atë kriminelin aty, ai është më kriminel se banditët e Elbasanit, se banditët e Bajrëve, se Rrajat, se gjithë të tjerët. Se ai është shërbëtor i shpifur i tyre. Është një fundërrinë njerëzore, që nuk njeh asnjë lloj kufiri dhe morali. Ai që mban sot mandatin e ministrit të Brendshëm, është një njeri që duhet të jetë prej vitesh në burg. Ai është i akuzuar për vrasje dhe mercenarët e tij që ka sjellë në SKAP i kanë vjedhur shiritat. Ai është i akuzuar për shoqërim- me fakte- në 54 raste në udhëtimet e tij jashtë shtetit, të Edmond Begos, ish-zëvendësit të Aldo Bares, të dënuar në Itali me 15 vite burg.
Ai është i akuzuar, i faktuar, për udhëtimet e tij me Kolombo Gjokën, famozin e Metamorfozës. Ai është i akuzuar se ka liruar kriminelë nga komisariatet e policisë. Kur të flas, unë pusho ti. Pusho të thashë! Pra, ky është Taulant Begoja, i cili shkarkon oficerë policie se kishin IMSI Catcher epo Encrochat. Ky është hajduti, ky është krimineli që vodhi të dhënat e TIMS-it. Prandaj nuk lejohet komisioni hetimor parlamentar për TIMS-in. Por ne këtu jemi. I bindur të jesh ti se vrimë miu nuk do gjesh, komisioni do ndërtohet.
Balla: Të nderuar deputetë sot është një seancë e veçantë, se shumica e propozimeve vijnë nga vetë deputetët e opozitës, do të ishte e udhës ti dëgjonim pse i kanë propozuar. Kjo pamje tregon se këtë punë nuk e keni marrë kurrë seriozisht, secili orej jush ka detyrën të ushtrojë detyrën që i ka besuar populli me devotshmëri. Mos u keqpërdorni për hallet personale të një njeriu të vetëm, që ka marrë peng PD.
Pse nuk mblidhni 28 firma dhe të çoni ankesën për Komisonet Hetimore në Gjykatën Kushtetuese. Është e rëndë që deputetët e opozitës janë pjesë e këtyre pamjeve, ju doni që të shëmtoni imazhin e Kuvendit të Shqipërisë. Shqipëria mbylli Tetorin me 9 milionë turistë, ai njeriu ka 33 vite që dëmton imazhin e Shqipërisë, ta harroni ju se Shqipëria do të kthehet mbrapa.
Dua t'iu kujtoj deputetëve që vendosja e flakadanëve në ambientet e mbyllura është një vepër penale. Mos fol ti që duhet të jesh në bankën e të akuzuarve, që përdoreshe që tiu bëje presion ushrtarakëve (I drejtohet Xhemal Gjunkshit). Deputetë mos u përdorni mish për top për hallin e një personi të vetëm.
Seanca e sotme në Kuvend u mbyll në më pak se 20 minuta, ku shumica e projektligjeve u rrëzuan për shkak se ishin propozuar nga deputetët e opozitës. Sipas mazhorancës vetë ata nuk ishin të interesuar që t’i prezantonin projektligjet e tyre përpara qytetarëve që i kanë zgjedhur si përfaqësues në Kuvend. /Zëri.ai
Saimir Korreshi ndez flakadan në Kuvend, Nikolla e përjashton

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka ndezur flakadan në seancën e sotme të Kuvendit të Shqipërisë duke shkaktuar trazira. Nga transmetimi "live" në rrjetet sociale të kryedemokratit Sali Berisha, duket Korreshi që ndez flakadanin, që kësaj herë është në ngjyrë të bardhë, ndryshe nga bluja e kolegut të tij, Ervin Salianji në seancën e fundit.
Menjëherë pasi Korreshi ka ndezur flakadanin, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka lajmëruar përjashtimin e tij nga seanca e sotme, lajm që deputeti demokrat e ka pritur me të qeshura. Madje Nikolla ka kërkuar edhe ndihmën e Gardës së Republikës për ta nxjerrë jashtë deputetin. Megjithatë deri më tani nuk kanë ndërhyrë./Zëri.ai
Tensionet/ Opozita u mori karriget, socialistët gjejnë zgjidhje!

TIRANË- Opozita u ka marrë të gjitha ulëset duke i mbledhur në Foltoren e Kuvendit. Por edhe maxhoranca ka gjetur një "zgjidhje". Teksa qëndronin në këmbë, nisin që të merrnin karriget nga llozhat e sallës dhe të uleshin tek to. Megjithatë teksa ndodhte i gjithë procesi, nuk munguan edhe batutat mes tyre, sidomos mes socialistit Erion Braçe dhe deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa.
BISEDA MES DEPUTETËVE NË SALLË:
Berisha: Ina filmoje pak filmoje, filmoje se do i telefonojë Ramës me Enchrochat. Filmoi pak...
Ina Zhupa: Nuk rrinë dot pa karrige. Transport karrigesh. Erioni bën punën e përgjuesit tim. Është deputeti fake-opozitë. PS transport karrigesh. O Erion të dal edhe unë tek videoja jote.
Braçe: Po dole pra 3 herë./Zëri.ai
Sërish tensione në Kuvend! Grumbullohen karriget tek Foltorja, Berisha LIVE

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është futur sërish në Facebook për të transmetuar se çfarë po ndodh brenda sallës së Kuvendit të Shqipërisë. Para karrigeve është vendosur kryedemokrati Berisha që ka nisur edhe mbajtjen e një fjale.
LIVE NGA KUVENDI:
Trazira në Kuvend? Berisha: Rama iku në Paris me avion privat

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, foli për mediat teksa mbërriti në sallën plenare të Kuvendit, ku gjatë ditës së sotme opozita pritet që të ketë sërish një skenar për bllokimin e seancës. Berisha iu drejtua Kuvendit më shumë se 30 minuta para nisjes zyrtare të seancës, ndërkohë që denoncoi kryeministrin Edi Rama se ka ikur në Francë me avion privat. Berisha tha se asgjë nuk do ta ndalojë opozitën në aksionin e saj për të rikthyer parlamentarizmin në vend.
“Edi Rama iku njëherë në Paris, kësaj here në Marsejë. Kësaj here hajduti shkon me avion privat personal. Megjithatë, parlamenti do jetë institucioni qendror ku ai do marrë atë që meriton.
Asgjë nuk zbulohet paraprakisht. Nuk ka më gjë normale, gjëja më e përgjegjshme, më e shenjtë që mund të bëjë një deputet është të mbrojë të drejtën kushtetuese. Ata që betohen në Kushtetutë, duhet ta mbrojnë atë me çdo çmim. Deputetët prej një muaji nuk po bëjnë asgjë tjetër veçse po mbrojnë Kushtetutën.
Mendoj se ky është vendimi më i përgjegjshëm. Alternativa e këtij vendimi do të ishte bojkoti, por bojkoti do të ishte një dëshirë dhe kënaqësi e Edi Ramës, të cilën nuk do ia plotësojmë.
Ne do vazhdojmë betejën. Ai ka një muaj që nuk hyn në parlament, nuk respekton interpelanca, nuk respekton pyetje, nuk respekton asgjë, çka shkel Kushtetutën, kurse ne mbrojmë Kushtetutën.
Ne vlerësojmë progres-raportin dhe konstatimin e tij se në këtë parlament, Kushtetuta shkelet me dy këmbët. Por natyrisht janë shqiptarët që duhet t’i japin përgjigjen e merituar këtyre akteve të pashembullta.
Dje, Edi Rama bëri sikur do paraqitet në interpelancë dhe tani sikur i doli papritmas i doli ky problem. Po edhe sikur në Hënë të niset, do zbresë prapë dhe do marrë atë që meriton.
Ky është një aksion pa kthim. Një aksion që do kalojë në të gjithë stadet e veta deri në rivendosjen e Kushtetutës në parlament dhe në vend,” tha Berisha.
Me ftesë të Macron, Rama dhe Kurti udhëtojnë sot drejt Francës

TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes që do të organizohet në kryeqytetin francez, Paris. Rama nuk do të jetë pjesë e seancës që do të mbahet sot në Kuvend, dhe as në prezantimin e Raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë 2023. Mësohet se në Francë, në të njëjtin aktivitet do të jetë i pranishëm dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Pjesë e diskutimeve në forum do të jetë edhe lufta në Lindjen e Mesme, ku do të flitet mbi mënyrat për rivendosjen e paqes.
Forumi i Gjashtë i Paqes në Paris ku do të marrin pjesë edhe Rama e Kurti do të mbahet në Paris më 10 dhe 11 Nëntor 2023. Ai do të bashkojë të gjithë aktorët e qeverisjes globale, të cilët kanë ecur edhe një herë përpara për të rënë dakord për zgjidhje efektive kolektive për sfidat e shekullit të 21-të.
Vizita e Ramës në Paris vjen vetëm pak javë pas vizitës historike që presidenti Macron pati në Shqipëri, i pari president francez që ka vizituar ndonjëherë vendin tonë.
Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Macron premtoi mbështetje ekonomike në disa projekte të rëndësishme për vendin tonë, por nuk dha një datë se kur Shqipëria mund të jetë gati për anëtarësimin në BE./Zëri.ai
Opozita paralajmëron sërish tensione në Kuvend, 3 deputetë të përjashtuar nga seanca e kaluar

TIRANË- Në orën 10:00 të paradites së sotme në Kuvend do të zhvillohet seanca e radhës, ku në rendin e ditës parashikohet votimi i një sërë marrëveshjesh dhe projektligjesh por edhe diskutime jashtë rendit të ditës. Duke marrë shkas nga aksioni i opozitës që ka nisur prej disa javësh, edhe në seancën e sotme janë të pritshme trazirat. Një javë më parë deputetët e opozitës bllokuan me karrige foltoren e Kuvendit, dhe ndezën flakadanë në sallë, ndërkohë që edhe sot pritet që të ketë skenarë të ngjashëm. 3 deputetë të PD-së u përjashtuan me 10 ditë për tensionet e javës së kaluar. Ata janë Ervin Salianji, Edmond Spaho dhe Petrit Doda.
Pavarësisht bllokimit që është përpjekur t’i bëjë opozita jetës parlamentare, mazhoranca kaloi javën e kaluar të gjitha ligjet që ishin parashikuar në rendin e ditës, në një seancë që zgjati vetëm pak minuta. Edhe komisionet parlamentare e kanë zhvendosur aktivitetin e tyre online, edhe pse një gjë e tillë në ligj parashikohet vetëm në kushtet e emergjencës.
Prej mesit të muajit Tetor, opozita që përfaqësohet nga Sali Berisha dhe Gazment Bardhi, ka njoftuar radikalizimin e qëndrimit të tyre, për të kthyer në vend parlamentarizmin. Ata kërkojnë që të pranohen kërkesat e tyre për ngritjen e disa komisioneve parlamentare, që do të kontrollonin mënyrën se si menaxhohen paratë publike, emërimin e Oerd Bylykbashit si bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore, dhe mos ndërhyrjen e mazhorancës në punët e brendshme të grupit parlamentar në PD.
RENDI I DITËS:
Në mbështetje të urdhrit nr. 62, datë 7.11.2023 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 12.10.2023 dhe 2.11.2023.
(Neni 44, pika 2 e Rregullores)
Njoftime.
(Neni 44, pika 3 e Rregullores)
Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Aftësia ripërtëritëse e parë dhe zhvillimi i gjelbër – hua për politikat e zhvillimit””.
(Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi Komisioni për Politikën e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
Projektligj “Për një shtesë në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
Projektligj “Për disa shtesa në ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, i ndryshuar”. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1 të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik””. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1 të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 7895, datë 27.01 .1995, Kodi Penal i Republikes së Shqipërisë, të ndryshuar”. (Në mbështetje të nenit 81, pika 1 dhe nenit 81, pika 2 të Kushtetutës si dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi Komisioni për Sigurinë Kombëtare
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
Projektligj “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar””. (Në mbështetje të nenit 81, pika 1 dhe nenit 81, pika 2 të Kushtetutës si dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
Projektligj “Për disa shtesa në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”. (Në mbështetje të nenit 81, pika 1 dhe nenit 81, pika 2 të Kushtetutës si dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
10.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
(Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta)
/Zëri.ai