Përgjaken rrugët e Bejrutit mbi 4 mijë të plagosur, kush është përgjegjës për shpërthimin e sinjalizuesve?

BEJRUT- Sytë e ndërkombëtare janë kthyer në sulmin vdekjerpurës që ndodhi në Liban. Edhe pse ende nuk ka nëj shifër zyrtare deri më tani raportohet se 18 persona kanë humbur jetën dhe 4 mijë të tjerë janë plagosur. Sipas mjekëve 170 janë në gjëndje të rëndë, 600 prej tyre kanë humbur shikim dhe shumë njerëz kanë humbur gishtërinjtë. Sipas banorëve të Bejrutit, rrugët ishin të përgjakura dhe panë shumë trupa të shtrirë në rrugë. Ata e përshkruan skemën si një “qytet zombi”.
"Ne dolëm në rrugë dhe gjetëm periferinë sikur të ishte një qytet zombie. Ka pasur gjak kudo në rrugë dhe shumë njerëz po transportoheshin me ambulanca në spital. Nuk e kuptonim çfarë po ndodhte", tha një banor për CNN.
Edhe pse ende Izraeli nuk e ka pranuar se ka lidhje me këtë shpërthim, sipas Reuters, sulmi është orkestruar nga Mossad. Reuters bazohet nga gazeta izraelite Haaretz, e cila tha se inteligjenca e Izraelit, Mossad, instaloi eksplozivë në pagerët e shpërthyer përpara se ato t'i dorëzoheshin organizatës Hezbollah. Po ashtu edhe Sky News Arabia shkroi se inteligjenca izraelite vendosi një sasi Petn (një material shumë shpërthyes) midis baterive të pajisjeve radio dhe i shpërtheu duke rritur temperaturën e baterive nga larg. Wall Street Journal raportoi se disa anëtarë të Hezbollahut ndjenë se pajierët e tyre po mbinxeheshin dhe i hodhën ata më parë se të ndodhte shpërthimi. Gjithashtu edhe, Al Jazeera tha se pesha e eksplozivit të vendosur në secilën pajisje ishte më pak se 20 gramë dhe se pagerët e hedhur në erë ishin importuar pesë muaj më parë.
Po ashtu edhe kryeministri libanez Najib Mikati gjithashtu fajësoi Izraelin për shpërthimet, duke thënë se ato përfaqësonin një "shkelje serioze të sovranitetit libanez dhe një krim sipas të gjitha standardeve". Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi tha se i tha homologut të tij libanez se ai "dënon fuqishëm terrorizmin izraelit". SHBA, aleati më i ngushtë i Izraelit, mohoi çdo përfshirje dhe i kërkoi Iranit të mos rriste tensionet. /ZËRI
Si shpërthyen mijëra sinjalizues njëkohësisht? Misteret që rrethojnë sulmin vdekjeprurës në Bejrut

BEJRUT- Sulmi ndaj militantëve të Hezbollahut në Liban dhe Siri me shpërthimin e njëkohshëm të mijëra pagerëve ose siç njihen ndryshe, sinjalizues po ngjall disa pikëpyetje dhe dyshime. A është vërtet Izraeli pas gjithçkaje? Hezbollahu akuzoi shtetin hebre për shpërthimet që shkaktuan të paktën 18 të vdekur dhe 4,000 të plagosur. Tel Avivi nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin, por tensioni mbetet i lartë dhe frika e një lufte të re në Lindjen e Mesme është aty. Autoritetet janë duke kryer hetimet e nevojshme për të zbuluar origjinën e sinjalizuesve që shpërthyen njëkohësisht. Ndonëse nuk ka një vendim zyrtar shumë teori po qarkullojnë në mediat ndërkombëtare.
Sipas Gold Apollo, e cila është një nga furnizuesit më të mëdhenj të pagers në botë, ato janë krijuar në Budapest, Hungari. Sipas tyre, kompania quhet Bac Consulting KFT dhe sipas një marrëveshje të lidhur mes dy firmave, ato lejohen të shesin sinjalizues në disa rajonë të caktuara. Por Gold Apollo hodhi poshtë të gjithë pretendimet se janë prodhuar prej saj dhe tha se kjo është përgjegjësi e Bac.
Presidenti dhe themeluesi i kompanisë tajvaneze Hsu Ching-kuang tha në një konferencë për media se kompania e tij ka pasur një marrëveshje licencimi të markës tregtare me kompaninë hungareze për tre vjet. "Kjo kompani ka bashkëpunuar me ne dhe përfaqëson shumë nga produktet tona. Ata gjithashtu donin të bënin pager dhe pyetën nëse mund të përdornin markën e kompanisë sonë", tha Hsu.
Sipas Reuters, sulmi është orkestruar nga Mossad. Reuters bazohet nga gazeta izraelite Haaretz, e cila tha se inteligjenca e Izraelit, Mossad, instaloi eksplozivë në pagerët e shpërthyer përpara se ato t'i dorëzoheshin organizatës Hezbollah. Po ashtu edhe Sky News Arabia shkroi se inteligjenca izraelite vendosi një sasi Petn (një material shumë shpërthyes) midis baterive të pajisjeve radio dhe i shpërtheu duke rritur temperaturën e baterive nga larg. Wall Street Journal raportoi se disa anëtarë të Hezbollahut ndjenë se pajierët e tyre po mbinxeheshin dhe i hodhën ata më parë se të ndodhte shpërthimi. Gjithashtu edhe, Al Jazeera tha se pesha e eksplozivit të vendosur në secilën pajisje ishte më pak se 20 gramë dhe se pagerët e hedhur në erë ishin importuar pesë muaj më parë.
Çfarë ndodhi në të vërtetë me sinjalizuesit?
Sipas Paolo Dal Checco, konsulent mjeko-ligjor kompjuterik, tha për Corriere della Sera, se ekzistojnë dy skenarë, njëra është se ato ishin pajisur me pajisje vetëshkatërruese nëse grabiteshin dhe tjetra është se ata ishin pajisur me lëndë shpërthyese vetëm që kishin si objektiv disa persona të veçantë.
"Një hipotezë është se pagerët ishin të pajisur me një ngarkesë shpërthyese në mënyrë që ata mund të vetëshkatërroheshin në rast humbjeje ose vjedhjeje, duke dëmtuar gjithashtu potencialin për vjedhje. Përdoruesit ishin të vetëdijshëm për këtë. Një tjetër është se përdoruesit nuk ishin plotësisht të vetëdijshëm për të dhe se "kjo veçori ishte krijuar për të synuar përdorues të veçantë në një mënyrë të synuar". Eksperti kujton rastin e vitit 1996 në të cilin Shin Bet, një agjenci izraelite e inteligjencës, vrau "inxhinierin" Yahya Ayyash, përgjegjës për bombat vetëvrasëse, duke futur një mikrokarikim në telefonin e tij celular”, tha Dal Checco.
A mund të shpërthejnë telefonat celularë nga distanca? Dal Checco tha se kjo nuk është e mundur.
"Bateritë e litiumit të telefonave celularë, por edhe ato të pajisjeve shtëpiake, si dhe skuterët dhe makinat elektrike, janë vërtet objekt zjarresh, por nuk ka gjasa të shpërthejnë në një mënyrë komanduese”. Prandaj, mundësia që telefonat tanë celularë të mund të shpërthejnë nga distanca është e pamundur, nëse nuk është futur një ngarkesë shpërthyese", tha ai. /ZËRI
Shpërthimi “i sinjalizuesve” në Liban/ Hezbollahu kërkon hakmarrje ndaj Izraelit, SHBA thirrje Iranit të mos përshkallëzojë situatën

BEJRUT- Pas shpërthimit të pagerëve që vranë 18 persona, përfshirë një fëmijë dhe plagosën 4 mijë njerëz të tjerë, Libani dhe Irani u betuan për hakmarrje ndaj Izraelit. Disa orë para shpërthimeve, kabineti i sigurisë i Izraelit tha se ndalimi i sulmeve të Hezbollahut në veri të vendit për të lejuar kthimin e sigurt të banorëve të zhvendosur ishte një qëllim zyrtar i luftës.
Në këtë sulm u plagos gjithashtu ambasadori i Iranit në Liban dhe gruaja e tij. Shpërthimi i pagerave, të cilat përdoren si pajisje komunikimi kanë shokuar libanezët, të cilët ende nuk e kanë marrë veten nga kjo ngjarje. Por ky sulm ka shokuar gjithashtu edhe diplomacinë amerikane në Lindjen e Mesme, pasi ngjarja ndodhi në një kohë jo të favorshme për SHBA-në.
Sipas ekspertëve, kjo mund të nxisë një përshkallëzim që SHBA kishte kërkuar me ngulm që ta shmangte. Një ditë përpara shpërthimit, Amos Hochstein këshilltar i lartë i Joe Biden, ishte në Izrael duke i kërkuar Benjamin Netanyahut dhe zyrtarëve të tjerë të lartë izraelitë ulje të tensioneve në Liban.
Në një video të postuar nga BBC, shihet momenti kur ndodh shpërthimi në një supermarket.
Disa orë pas sulmit, Libani tha se spitalet janë mbushur plot dhe se askush nuk lejohet të hyj brenda, pasi skenat janë të tmerrshme dhe traumatike.
“Shumica e plagëve janë shkaktuar në pjesën e belit, fytyrës, syve dhe duarve, shumë njerëz kanë humbur gushtërinjtë”, thanë mjekët. Edhe pse nuk ka një shifër ende zyrtare, raportohet se 600 persona kanë humbur shikimin dhe 170 janë në gjëndje të rëndë për jetën.
14 persona u plagosën gjithashtu nga shpërthimi i pagesave në Sirinë fqinje, ku Hezbollahu po lufton përkrah forcave qeveritare në luftën civile të vendit, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Mbretërinë e Bashkuar.
Ndërsa, një grup hetimor ka shkuar në kompaninë “Gold Apollo” në Tajvan, e cila është prodhuesja më e madhe e pagerave. Kompania ka mohuar akuzat se pajisjet janë krijuar prej saj dhe se nuk ka shituar në Lindjen e Mesme asnjë pager. “Gold Apollo” tha se marrëveshjet tregtare i ka në Evropë dhe SHBA dhe nuk vepron në shumë vende të Azisë.
“Kompania jonë ka marrëveshje tregtare në SHBA dhe Evropë. Ne nuk operojmë në Lindjen e Mesme. Gjithashtu pagerat tonë nuk shpërthejnë, ndryshe nga se raportohet në media”, tha zëdhënesi i Gold Apollo.
Autoritetet janë ende duke kryer hetimet e nevojshme për të kuptuar se nga cila kompani u prodhuan pagerat. Ndërsa, Hezbollahu fajëson Izraelin për shpërthimin e sinjalizuesve.
“Ne mbajmë përgjegjës Izraelin për këtë agresion kriminal. Ky armik tradhtar dhe kriminel sigurisht që do të marrë ndëshkimin e tij për këtë sulm makabër nga ku ka rëndësi dhe nga ku nuk ka rëndësi”, tha Hezbollahu.
Kryeministri libanez Najib Mikati gjithashtu fajësoi Izraelin për shpërthimet, duke thënë se ato përfaqësonin një "shkelje serioze të sovranitetit libanez dhe një krim sipas të gjitha standardeve". Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi tha se i tha homologut të tij libanez se ai "dënon fuqishëm terrorizmin izraelit". SHBA, aleati më i ngushtë i Izraelit, mohoi çdo përfshirje dhe i kërkoi Iranit të mos rriste tensionet. /ZËRI
Çfarë janë pagerët dhe pse i përdor Hezbollahu?

BEJRUT- Pas sulmit me sa duket të koordinuar në Liban, ku shpërthyen pagerët që u përkisnin anëtarëve të milicisë terroriste Hezbollah, kjo organizatë akuzoi Izraelin se ka depërtuar në sistemin e saj të komunikimit. Pagerët janë pajisje të vogla komunikimi dhe ishin pararendës të telefonave celularë. Nëse dikush dëshiron të flasë me dikë, ai i dërgon personit tjetër një zile ose mesazh të shkurtër në pager. Pagerët përdoreshin gjerësisht, sidomos në vitet 1980. Por zhvillimi i telefonëve celularë i bëri ata në masë të gjërë të panevojshëm.
Pse i përdor Hezbollahu pagerët?
Arsyeja pse milicia Hezbollah i përdor pager-ët në një shkallë të gjerë është e thjeshtë: ndryshe nga telefonat celularë apo telefonat inteligjentë, vendndodhja e pager-ëve nuk mund të përcaktohet. Sepse një pager i zakonshëm është thjesht marrës sinjali, i cili nuk është i regjistruar në ndojnë rrjet. Ndërkohë që nga ana tjetër aktivizimi i të gjithë pager-ëve në të njëjtën kohë në një zonë të një zonë të caktuar nuk është problem.
Që nga fillimi i luftës në Gazë udhëheqja e Hezbollahut u ka kërkuar anëtarëve të vet të mos i përdorin telefonat celularë, por pajisjet pager për ta bërë komunikimin më të sigurt. Tre punonjës që punojnë në organe sigurie i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se pagerët u përkisnin modeleve më të fundit dhe që Hezbollahu i kishte futur ato në përdorim muajt e fundit.
SHBA nuk është e përfshirë në incidentin e shpërthimeve
SHBA njoftoi se po mbledh informacione lidhur me shpërthimet e pagerëve në Liban. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Matthew Miller, tha në një konferencë shtypi se Shtetet e Bashkuara nuk ishin të përfshira në incident dhe se nuk e dinte se kush ishte përgjegjës. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara janë gjithmonë të shqetësuara për çdo incident që rrit tensionet në Lindjen e Mesme dhe i bëri thirrje Iranit që të mos e shfrytëzojë incidentin për të krijuar destabilitet. Uashingtoni bëri gjithashtu përsëri thirrje për një zgjidhje diplomatike të tensioneve midis Izraelit dhe Libanit. /DW
VIDEO- Izraeli hedh në erë 'sinjalizuesit' e Hezbollahut, 8 të vdekur, 2800 të plagosur

BEJRUT- Të paktën 8 persona humbën jetën dhe mijëra të tjerë u plagosën sot në Bejrut dhe pjesë të tjera të Libanit për shkak shpërthimit të menjëhershëm të qindra sinjalizuesve të përdorur nga Hezbollah. Lajmin për të vdekurit dhe të plagosurit e dha Ministria e Shëndetësisë libaneze. Mes viktimave janë dy luftëtarë të lëvizjes pro-iraniane dhe një vajzë 8-vjeçare.

Në përditësimin më të ri, Ministria e Shëndetësisë e Libanit flet për 2800 të plagosur, 200 prej të cilëve janë në gjendje kritike.
Shikoni në videot e mëposhtme momentin e shpërthimit:
Mediat libaneze dhe Sky Neës Arabia raportojnë se Izraeli arriti të hakonte pajisjet elektronike dhe të shkaktonte shpërthimin e tyre, ndërkohë, sipas burimeve nga Irani, mes të plagosurve është edhe ambasadori i Teheranit në Liban.
Një zyrtar i Hezbollahut, i cili foli në kushte anonimiteti tha se ngjarja e ndodhur ishte shkelja më e madhe e sigurisë që organizata ka pësuar në luftën e saj gati njëvjeçare me Izraelin. Hezbollahu u kishte kërkuar anëtarëve që të ndalonin përdorimin e telefonave celularë për të shmangur hakerimet izraelite. Kështu që kishin implementuar përdorimin e një sistemi sinjalizuesish përmes të cilit anëtarët e tij ftoheshin për të raportuar në njësitë e tyre. Pikërisht këto sinjalizues janë hedhur në erë dhe kanë shkaktuar viktima.
Në një deklaratë pas sulmit, lëvizja libaneze deklaroi se: Izraeli do të marrë një dënim të drejtë pas këtij sulmi kriminal.
Deri më tani, lidhur me ngjarjen nuk ka asnjë koment nga Izraeli që ende nuk e ka marrë përsipër sulmin./ZËRI