Si u fshehën pronat? SPAK: Jamarbër Malltezi transferta qindra-mijëra euro drejt Europës për blerje apartamentesh

TIRANË-Në dosjen prej 500 faqesh lidhur me privatizimin e kompleksit të klubit "Partizani", SPAK të gjitha episodet ku Jamarbër Malltezi, dhëndri ish-kryeminstrit Sali Berisha përpos pronave në Shqipëri, rezulton të ketë blerë apartamente dhe në Europë. Prona të cilat janë mbajtur të fshehura duke mos u pasqyruar në deklaratat e pasurive të Argita Malltezit.
Shpenzime të tjera evidentohen të jenë bërë edhe jashtë shtetit për të cilat nuk gjenden gjurmë në deklaratat e pasurive, thuhet në dosjen e SPAK të siguruar nga ZËRI, ku konkretisht janë transferta të kryera nga llogaria personale e Jamrbër Malltezit për parusi të paluajtshme. Blerjet janë kryer nga viti 2018 deri në 2021 ka blerë prona në Budapest të Hungarisë me vlerë 155 mijë euro, pronë në Mynih, banesë me vlerë 395 mijë euro në Belgjikë dhe vajzës i ka blerë apartament në Rotermad të Holandës me çmim 360 mijë euro.
Transferta e parë: 21.12.2018 në shumën prej 15.530 euro me përshkrim "int outg mt nga llogaria Doën Payment For Pre Sale And Purchase Contract Dt 20.12.2018 Red Pro Kft 1061 Andrassy 456 Budapest". Pra, paradhënie për kontratën e shitblerjes dt. 20.12.2018. Pra, paradhënie për kontratën e shitblerjes dt. 20.12.2018.
Transferta e dytë: 21.12.2018 në shumën 15. 530 euro me përshkrim "int outg mt nga llogaria Doën Payment For Pre Sale And Purchase Contract Dt 20.12.2018 Red Pro Kft 1061 Andrassy 456 Budapest". Pra, paradhënie për kontratën e shitblerjes dt. 20.12.2018. Në ddokumentacion justifikues të administruar për këtë transfertë dalëse pranë Union Bank është vendosur në dispozicion sëifti. Transferta është bërë drejt Budapest-it, Hungari.
Në vitin 2019 është kryer transferta e tretë datë 20.02.2019 me shumën 124.240 euro, pjesë e mbetur për kontratën e blerjes datë 20.12.2018.
Nga analizimi i të dhënave bankare, nga llogaria bankare e Jamarbër Malltezi në U... Bank sh.a., me numër 11.......... në monedhën euro, janë kryer transferta dalëse në total 137,000 euro drejt llogarisë së Jamarbër Malltezit (me adresë Schelling Str 24, 80799 Munchen, DE) në bankën Deutsche Bank Ag, Postbank Branch (Formely Deutsche Postbank Ag) (Frankfurt Branch) Bonn De.
Në dosjen e SPAK thuhet se rezultojnë gjithsej për vitin 2021 të jenë 16 transferta, nga të cilat 4 me vlerë nga 4000 euro, 4 me vlerë 4500 euro, 2 me vlerë 5000 euro, 2 me vlerë 8000 euro, 2 me vlerë 15000 euro, 2 me vlerë 15000 euro, një me vlerë 22000 euro dhe një me vlerë 25000 euro.
Më datën 09.07.2021 Argita Malltezi para noteres Laura Pustina emëron Jamarbër Malltezin që ta përfaqësojë ne nënshkrimin e kontratës së kredisë bankare dhe çdo dokumenti tjetër të kërkuar nga banka, për miratimin dhe marrjen e kredisë në "U...B" në të cilën ajo do të jete kredimarrëse në vlerën 450.000 Euro...për qëllimin e kreditimit: "blerje shtëpie banimi të llojit "Apartament" ndodhur ne Bruksel, Belgjikë".
Nga anailizimi i të dhënave bankare në vitin 2021, në llogarinë e Jamarbër Malltezit në Union Bank sh.a, janë kryer katër transfreta dalëse në total 460.000 euro:
Pagesa e parë: Datë 12.08.2021 në shumën 150,000 euro me përshkrim "Int outg mt nga llogaria payment for first installment loan for apartment purchase Jamarber Malltezi Schelling Str 24 Mynih". Pagesa e parë për blerjen e një apartamenti.
Pagesa e dytë: Datë 16.08.2021 në shumën 150,000 euro me përshkrim "Int outg mt nga llogaria second isntallment of bank loan for purchase an apartment Jamarber Malltezi Schelling st. 24 Mynich". Pagesa e dytë për blerjen e një apartamenti.
Pagesa e tretë: Datë 02.09 2021 në shumën 80.000 me përshkrim "Int Outg MT nga llogaria Buying apartment- 3rd installment Jamarber Malltezi Schellingstr. 24". Pagesa e këstit të tretë për blerjen e një apartamenti.
Pagesa e katërt:Datë 07.09.2021 në shumën 80,000 euro me përshkrim "Int Outg MT nga llogaria Purchase apartment 4th installment Jamarber Malltezi Schellingstr. 24". Pagesa e këstit të katërt për blerjen e një apartamenti.
Njw blerje tjetër është kryer po në vitin 2021, ku Malltezi i bleu vajzës apartament në Rotermad të Holandës. Transfertat dalëse janë drejt Holandës në llogarinë bankare të vajzës Dasara Malltezi në Rotermdam. Gjithashtu SPAK thotë se ka të administruar dhe kontratën që rezulton se ‘çmimi i shitjes së pronës është 360 mijë euro'.
Pagesa parë: Datë 08.09.2021 në shumën 80,000 euro me përshkrim "Kalim vajzës për blerje apt-
Pagesa e dytë: Datë 09.09.2021 në shumën 80,000 euro - kësti 2
Pagesa e tretë: Datë 10.09.2021 në shumën 80,000 euro kësti 3
Pagesa e katërt: Datë 14.09.2021 në shumën 80,000 euro kësti 4
Vlen pwr tu theksuar se shtetasja Argita Malltezi e cila është e vetmja nga familja Malltezi që bën deklarimin e pasurisë në respektim të ligjit nr.9049/2003 (bashkëshorti i saj ka deklaruar vetëm me periudha te caktuara si person i lidhur me të atin e vet), nuk deklaron të ardhurat, shpenzimet apo pasuritë e bashkëshortit dhe as pjesëmarrjen e tij si ortak në shoqërinë Homeplan sh.p.k., të cilat sipas Kodit të Familjes, i kanë në bashkëpronësi. Kjo bën që të humbasin gjurmët e të ardhurave të vërteta të familjes Malltezi apo shpenzimet e tyre reale, qoftë për pasuritë (blerje, mobilim, rikonstruksione) ashtu edhe për fëmijët e tyre./ZËRI
Dosja 'Partizani'/ Berisha: 500 faqe mashtrime! Duan të ma 'veshin' mua

TIRANË-Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e zhvilluar 'online' me gazetarët ka reaguar në lidhje me dosjen e SPAK sa i përket aferës për privatizimin e kompleksit të klubit "Partizani". Sa i përket raportimeve nga dosja hetimore, Berisha i ka quajtur falsifikime, duke akuzuar për fshehje të dokumenteve zyrtare. Ai tha se Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është mobilizuar me urdhër dhe porosi të Ramës, për të fajësuar Berishën. Kryedemokrati denoncoi para demokratëve se SPAK kërkon t’ia veshë fajin e 2013-ës, liderit të opozitës, edhe pse firma për ndryshimin e zonës nga sportive në zonë banimi, sipas tij, është e Edi Ramës.
"Këta falsifikatorë dhe mashtrues shkruajnë se me datë 22.05.2006, pala pronare e përfaqësuar nga Jamarbër Malltezi lidhi kontrate me kompaninë Kontakt ku kompania mori përsipër ndërrimin e destinacionit. Sipas Skapit, kjo u realizua nga miratimi në KRTRSH e Republikës 6 muaj më pas, më datën 21.11.2006 me firmën e Sali Berishës. Por çfarë fshehin këto qenie mjerane për vitin 2006, që janë të gatshëm të pështyjnë mbi surratin e vet? FSHEHIN dokumentin zyrtar që fakton se ky ndryshim destinacioni ishte vendosur me 12.05.2006 me vendim të Këshillit Teknik të KRRT, i cili përbëhej nga 10 drejtorë të Edi Ramës dhe ajo që ishte më e veçanta e këtij vendi, ishte se ai është marrë pas asnjë kërkese të pronarëve të tokës dhe të institucioneve që administronin klubin Partizani. Ky vendim është marrë 10 ditë përpara se pronaret e tokës të lidhnin kontratë me kompaninë e ndërtimit. Mbi bazën e këtij ndryshimi destinacioni, Edi Rama përmes Këshillit Teknik të Bashkisë përcaktonte se cila çështje hynte në rendin e ditës të KRRT. Pra, destinacionin e ndryshoi Edi Rama me datën 12.5.2006 në Këshillin Tektik të Bashkisë së Tiranës dhe pastaj 10 ditë më vonë në Këshillin e Rregullimit të Territorit, të kryesuar jo nga Sali Berisha, por nga Edi Rama."-shprehet Berisha.




FJALA E PLOTE:
Mercenarët e prokurorisë politike private të Edi Ramës, në mungesë të plotë të veprës penale, faktit penal, për të mbuluar krimet e veta dhe të padronit të tyre, Edi Rama, që fshehin në piramidën e tyre të mashtrimit, padinë e tyre politike në 500 faqe të saj, e bazojnë fund e krye në mashtrime, manipulime, falsifikime dhe fshehje të dokumenteve zyrtare dhe përpjekje për të rrëzuar ligjet me dëshmitarë të rreme, shpalljen e bamirësisë, sevapit, vepër penale dhe po kështu shpalljen ryshfet të marrë nga Sali Berisha sipas tyre, sponsorizimin nga Fatmir Bektashi të Ministrisë së Kulturës për udhëtimin e dy këngëtarëve.
Sot jam këtu për të faktuar me dokumente se si mercenaret e SPAK-ut pasi nuk kanë gjetur asnjë shkelje të vetme ligjore dhe asnjë dokument të firmosur nga Sali Berisha në dhjetëra e dhjetëra dokumente të procesit të njohjes, kthimit dhe parablerjes nga pronarët legjitimë të pronës në klubin Partizani, pasi nuk kanë gjetur asnjë dëshmitar që të pohojë se Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi kanë bërë ndërhyrjen më të vogël në këtë proces, dhe për të mbrojtur Edi Ramen nga një abuzim i padëgjuar, kanë bërë në piramidën e tyre të mashtrimit, atë që nuk mund ta imagjinojë njeri.
Këto qenie të shpifura shkojnë deri aty sa të shpallin Sali Berishën kryetar të Bashkisë së Tiranës vetëm e vetëm për të mbrojtur Edi Ramën, duke dëshmuar me këtë metamorfozën e tyre, më të cilën janë denatyruar, shndërruar në qenie mjerane dhe kthyer në leckën ku fshin këmbët e pista Edi Rama, unë ju ftoj të lexoni për këtë mashtrim të tyre faqet 5 dhe 6 të akuzës të piramidës së tyre të mashtrimit lidhur me ndryshimin e destinacionit të zonës sportive në zonë banimi.
Në këtë piramidë ata shkruajnë: Ndryshimi i destinacionit të zonës sportive në zonë banimi. Kërkesat e shtetasit Fatmir Bektashi për objektivat që kërkon të arrijë nëpërmjet pushtetit të shtetasit Sali Berisha, e konkretisht ndryshimi i destinacionit të zonës sportive në zonë banimi, përkundrejt përfitimit që ai do të japë si ryshfet mitë, lexohen në aktet e lidhura me shtetasin Jamarbër Malltezi.
Më poshtë, këta falsifikatorë dhe mashtrues shkruajnë se me datë 22.05.2006, pala pronare e përfaqësuar nga Jamarbër Malltezi lidhi kontrate me kompaninë Kontakt ku kompania mori përsipër ndërrimin e destinacionit. Sipas Skapit, kjo u realizua nga miratimi në KRTRSH e Republikës 6 muaj më pas, më datën 21.11.2006 me firmën e Sali Berishës. Por çfarë fshehin këto qenie mjerane për vitin 2006, që janë të gatshëm të pështyjnë mbi surratin e vet?
Ata fshehin:
1. Qeniet mjerane të denatyruara nga krimi, Dumani i pyetjes 1 milion, Kraja i policisë sekret hoxhiste, vilave dhe ndërtimeve, Melonai, ndrikulla e bandës së Elbasanit, FSHEHIN dokumentin zyrtar që e kanë në dosje, në të cilin del se jo Sali Berisha, por është Edi Rama që ndryshoi destinacionin e zonës nga zonë sportive ne zone urbane ndërtimi 5 muaj më herët nga sa pretendon Skapi i partisë, konkretisht me datë 08.06.2006 dhe ky është dokumenti numër 1. Ky është vendimi i KRRT-së me firmën e Edi Ramës, të cilin skapistët e paraqesin si vendim të Sali Berishës, në të cilin në datën është ndryshuar destinacioni nga zonë sportive në zonë ndërtimi.
2. FSHEHIN dokumentin zyrtar që fakton se ky ndryshim destinacioni ishte vendosur me 12.05.2006 me vendim të Këshillit Teknik të KRRT, i cili përbëhej nga 10 drejtorë të Edi Ramës dhe ajo që ishte më e veçanta e këtij vendi, ishte se ai është marrë pas asnjë kërkese të pronarëve të tokës dhe të institucioneve që administronin klubin Partizani. Ky vendim është marrë 10 ditë përpara se pronaret e tokës të lidhnin kontratë me kompaninë e ndërtimit.
Mbi bazën e këtij ndryshimi destinacioni, Edi Rama përmes Këshillit Teknik të Bashkisë përcaktonte se cila çështje hynte në rendin e ditës të KRRT. Pra, destinacionin e ndryshoi Edi Rama me datën 12.5.2006 në Këshillin Tektik të Bashkisë së Tiranës dhe pastaj 10 ditë më vonë në Këshillin e Rregullimit të Territorit, të kryesuar jo nga Sali Berisha, por nga Edi Rama.
Me këtë rast ftoj çdo shqiptar, çdo qytetar, pavarësisht nga bindjet e tij politike, të shtrojmë disa pyetje. Së pari, çfarë e detyroi Edi Ramën të ndryshojë destinacionin nga zonë sportive në zonë urbane, pa asnjë kërkesë nga pronarët, por dhe pa asnjë kërkesë apo miratim paraprak të institucioneve që administronin dhe kishin në inventar zonën. Kurrë një kryetar bashkie nuk mund të merrte një vendim të tillë duke shkelur çdo ligji te vendit.
Prapa këtij akti të pashembullt qëndrojnë interesa mafioze plaçkitëse të Edi Rames dhe rrethit të tij fare të ngushtë. Tani ju ftoj, lidhur me këtë, të shtrojmë pyetjen tjetër? A duhej pyetur, për llogari dhe leverdi të kujt vendos ndryshimin e destinacionit nga zonës sportive në zonë urbane Edi Rama, pa miratimin e institucioneve shtetërorë që kishin në administrim apo në inventar këtë zonë?
Për llogari dhe leverdi të kujt vendosi Edi Rama të ndryshojë destinacionin e zonës pa asnjë kërkesë nga pronarët? Çfarë halli i madh i shtyn mjeranët si Dumani i pyetjes 1 milionëshe, ndërtimtarin Kraja, ndrikullën e bandës së Elbasanit, Millonai të gënjejnë kaq trashë, të poshtërohen dhe të fshehin dokumente zyrtare që tregojnë të kundërtën e atyre që ata shkruajnë?
Edi Rama solli 6 muaj pas miratimit në KRRT, solli në KRTRSH për për të miratuar ex-lege këtë projekt me shumë të tjera! Shtoj këtu se Kushtetuta dhe Karta e Autonomisë Rajonale dhe lokale të Kongresit te Autoriteteve Vendore të Këshillit të Europës nuk lejoi ndërhyrjen e KRTRSH në vendimet e KRRT. Ndërhyrja e bërë për nyjën e Zogut të Zi, kishte skaduar aktin normativ. Një muaj pas firmosje të këtij projekti të sjellë nga Edi Rama, Gjykata Kushtetuese ndaloi çdo ndërhyrje të ekzekutivit në kompetencat urbanistike të qeverive vendore.
Shtoj këtu se Edi Rama miratoi lejen e sheshit të ndërtimit me vendimin e KRRT nr. 136 date 29.12.2007. Më tej, mercenarët skapistë shkruajnë se zoti Bektashi në kontratat me familjet pronare në vitet 2007 dhe 2008, mori përsipër ndryshimin e destinacionit të gjithë zonës së madhe dhe se këtë e realizoi Berisha, dëgjojeni mirë, në vitin 2013! Pra, Berisha e realizoi 6 vjet më vonë!
Njerëz, të cilëve lidhjet me krimin u kanë zhdukur çdo grimcë dinjiteti njerëzor, mund të shkruajnë një gjë të tillë. Sepse këta kanë pasur në dosje dhe e kanë cituar vendimin e dhjetorit të vitit 2006, i cili nuk lejonte në mënyrë kategorike ndërhyrjen e qeverisë në asnjë nga projektet e qeverive vendore.
Gjykata, për hir të së vërtetës, në përputhje me Kushtetutën, vendoste se kjo çështje i përket vetëm gjykatave dhe jo ekzekutivit. Ja këtu tek kemi dokumentin e firmosur nga Edi Rama në vitin 2008, për zonën e madhe, ndryshimin e destinacionit të kësaj zone nga zonë sportive në zonë urbane me shfrytëzim me intensitet të lartë.
Ja ku i keni firmat e 12 drejtorëve të Edi Ramës në vitin 2008, për ndryshimin e destinacionit të kësaj zone. Miratimin e studimit të studios zvicerane UrbaPlan. Ja ku keni edhe hartën, e cila ka firmën jo të Sali Berishës, por të Edi Ramës. Pra, po të hapim aty keni zonën U12, e cila është zona që i ndryshohet destinacioni, zona e madhe. Kështu që, në mënyrë që Altin Dumani, autori i pyetjes 1 milionëshe, që amniston vrasjet, i denoncuari Ymer Lala nga dëshmitari i drejtësisë, Altin Dumani nuk guxon…
Këta monstra të fëmijëve tanë, që kanë shndërruar Skapin, që kanë ndezur në Skap një luftë të egër çnjerëzore ndaj njëri-tjetrit, që kalojnë nga institicioni në institucion si hiena, me dokumente zyrtare të palejueshmne, me regjistrime telefonash, etj, për t’i mobilizuar në favor të vendimeve apo qëndrimeve të tyre, këta nuk kanë Kushtetutë, nuk kanë moral, ndaj dhe zbatojnë verbërisht porositë e Edi Ramës.
Por jo vetëm të Edi Ramës, por edhe të diplomatëve të korruptuar, McGonigalë me fustan dhe pantallona, të cilët shqiptarët tashmë i njohin mirë. Ata nuk guxojnë për shkak të metamorfozës që kanë pësuar, t’i bëjnë një pyetje të vetme Edi Ramës. Të marrin në ndjekje penale Edi Ramën për vendimet e tij në kundërshtim flagrant me Kushtetutën.
Por mendojnë se mund t’i shesin si të vërteta mashtrimet e tyre në piramidën e turpit që kanë paraqitur kundër Sali Berishës. Të dashur miq, unë paraqita para jush sot këtë aspekt që është njëri nga më flagrantët. Por natyrisht me ju dhe poara jush do të shemb të gjithë piramidën e mashtrimit dhe të nxjerr siç është fytyrën e vërtetë të Edi Ramës dhe mercenarëve të tij të drejtësisë së re, të drejtësisë së Xhorxh Sorosit në Skapin e partisë./ZËRI
Dosja 'Partizani'- Si u caktua Jamarbër Malltezi përfaqësues i familjeve pronare

TIRANË- Fatmir Bektashi dhe Xhimi Begeja që kanë marrë takime të drejtpërdrejta me pesë familjet e njohura pronare, duke u premtuar se do e mbaronin ata punën si për kthimin e pronës ashtu edhe për privatizimin e kompleksit "Partizani". Por në fakt Ervin Llagami, pretendon të se në takimet e zhvilluara mes tyre, është caktuar që ndërtimet t'i merrte përsipër firma "Kontakt", ndërsa me dokumentacionin ishte 'autorizuar' të merrej Jamarbër Malltëzi.
Në nëntor 2005 deri kur është bërë privatizimi i Klubit të Futbollit Partizani, është marrë vetë ai dhe vajza e xhaxhait të tij, Rudina Llagami. Në rrëfimin e tij për hetuesit e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka treguar se deri në vitin 2002 ka qenë një ligj që çdo familje i kthehej vetëm 5000 (pesë mijë) m2, më pas ligji ndryshoi.
"U mblodhën të gjithë përfaqësuesit e familjeve, konkretisht kanë qenë Bledar Alimehmeti nga familja Alimehmeti dhe xhaxhai i tij emri i të cilit nuk i kujtohet, Xhim Begeja, Silva Bello (Saliaga) dhe motra e vet, por nuk i lakohet emri për familjen Saliaga si dhe Fatmir Bektashi për familjen Vaqarri, dhe per familjen Llagami ishte Ervini dhe Rudina Llagami. Zakonisht mblidheshin tek lokal 'Begeja' 1900 pranë Gjykatës së Tiranës, në katin e fundit, përballë ish Ekspozitës. Nuk më kujtohet kush i përgatiti kërkesat për në Agjensinë e Kthimit të Pronave në periudhën 2006. Fatmir Bektashi dhe Xhimi Bezeja kishin marrë përsipër para nesh, anëtarëve të tjerë që do e mbaronin ata këtë punë, do interesoheshin ata për këtë punë si kthimin ashtu edhe privatizimin me qellim perfundimtar zhvillimin e pronës,"-tregoi ai.
Po ashtu, rrëfen se ka dijeni që firma "Kontakt" është përzgjedhur si ndërtuese pikërisht në një nga këto takime, që në vitin 1990.
Jamarbër Malltezi autorizohet të marrë depozitë çdo të paluajtshme Tiranë, çdo lloj dokumenti, kontratë për pronat që rezultojnë në emër të porositësit dhe personave që ai përfaqëson. Por në rast të revokimit të kësaj prokure nga gjithë së bashku ose çdo njëri prej tyre, atëherë përfaqësuesit do t'i njihen gjitha shpenzimet e bëra nga ky i fundit deri në momentin e revokimit./ZËRI
Ndryshimet ligjore që çuan në privatizimin e Partizanit, u propozuan nga PR. Arian Madhi: Isha plotësisht i pavarur nga Mediu

TIRANË- ZËRI zbardh detaje të reja nga dosja e SPAK, ku janë renditur të gjitha veprimet e marra deri në ndryshimin e ligjit për kthimin dhe kompesimin e pronave. Në dosjen e SPAK, zbulohet dhe roli i ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, si dhe grupit parlamentar të Partisë Republikane. Sipas Prokurorisë së Posaçme, ndryshimet e propozuara nga deputeti Arian Madhi, si përfaqësues i PR-së, i hapin rrugë edhe kërkesave për kthimin e pronës, kryesisht në ndryshimet që u bënë në lidhje me pronat që do të kthehen dhe me krijimin e Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si një strukturë që krijonte një varësi të theksuar me Këshillin e Ministrave dhe Kryeministrin, në të kundërt nga çfarë shfaqej deri tani për Komisionin Shtetëror të Kthimit të Pronave. Në vitin 2006, kur janë propozuar dhe ndryshimet ligjore, PR ka pasur 11 deputetë në grupin e saj parlamentar.
“Rreth 9 ditë, pasi Ministri i Mbrojtjes, shtetasi Fatmir Mediu ishte shprehur me shkresën nr 9549/3 prot datë 14.11.2005 se propozonte miratimin e privatizimit të objekteve dhe terreneve sportive të Klubit të Futbollit Partizani, Këshilli i Ministrave, merr vendimin nr 723 datë 23.11.2005, vendim ky i nënshkruar nga kryeministri Sali Berisha, për propozimin e projektligjit "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr 9235 datë 29.07.2004 "Për kthimin dhe kompensimin e pronës" të ndryshuar.
Këto ndryshime, siç do të vërehet më poshtë, i hapin rrugë edhe kërkesave për kthimin e pronës, kryesisht në ndryshimet që u bënë në lidhje me pronat që do të kthehen dhe me krijimin e Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si një strukturë që krijonte një varësi të theksuar me Këshillin e Ministrave dhe Kryeministrin, në të kundërt nga çfarë shfaqej deri tani për Komisionin Shtetëror të Kthimit të Pronave.
Ajo që konstatohet është se, rol kryesor, ka pasur në këto ndryshime, grupi parlamentar i Partisë Republikane. Megjithatë konstatohet se ky grup parlamentar, ka paraqitur propozime në lidhje me shtesa apo ndryshime, që ndryshonin edhe propozimet e tyre fillestare, disa kohë më pas, duke cituar në dokument se këto ishin pranuar nga qeveria”, thuhet mes të tjerave në dosjen e SPAK.
Ndërkohë që zbulohen dhe diskutimet që janë bërë në Komisionin për Ekonominë dhe financat në vitin 2006.
“Në lidhje me paraqitjen e propozimeve për ndryshimin e ligjit, në proces verbalin e datës 13.07.2006 në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, shtetasi Arian Madhi është shprehur:
"...Pas një procesi të gjatë bisedimesh me qeverinë, lidhur me disa përmirësime të ligjit dhe projekt ligjit të qeverisë, kemi përfunduar një marrëveshje me mirëkuptim të plotë. Materiali që keni si projekt, shpreh qëndrimin e përbashkët të qeverisë dhe PR, me përjashtim vetëm të një dispozite që ndajmë qëndrime të ndryshme të kthimit të pakufi për ne dhe qeveria deri në 100 ha tokë bujqësore..... Jemi të bindur që agjensia e kthimit dhe kompensimit të pronave, që do të varet nga qeveria, do të jetë shumë më efektive, se përgjegjësitë janë të ekzekutivit lidhur me angazhimet që ai ka dhe të mos përsërisë historinë, që për hir të qëndrimit politik, pengojnë procesin me kosto politike…”.
Edmond Spaho: "... Që në analizën që i kemi bërë Komitetit të Pronave, veprimtaria e tij është konsideruar e pakënaqshme dhe kemi qënë skeptikë, që ai s'do të ishte në gjendje të përballonte detyrat që i ngarkon ligji, se gjatë dy viteve funksionimi, rezultatet e prodhuara kanë qenë inekzistente. E konsideroj me interes kalimin e kësaj strukture si pjesë ekzekutive për të cilën ka praktika dhe ka pasur rezultate të mira..."
I pyetur më datë 17.07.2024 shtetasi Arian Madhi deklaron: "...Unë në vitin 2006 kam qenë kryetar i grupit parlamentar të Partisë Republikane. Në lidhje me propozimet e kryera nga grupi parlamentar i partisë Republikane, e cila në këtë kohë kishte si kryetar të saj shtetasin Fatmir Mediu, unë dua të sqaroj se kam qenë plotësisht i pavaruar nga Fatmir Mediu por nuk do të thotë se nuk i konsultoja nismat që merreshin me qëllim ndryshimet në ligjin e pronave. për ta sjellë atë në filozofinë dhe programin e partisë republikane...
Në lidhje me pjesën ku parashtrohet se këto propozime janë pranuar edhe nga qeveria, dua t'ju sqaroj se gjatë kohës që unë punoja me përgatitjen e propozimeve mund të kisha kontakte me përfaqësues të qeverisë, që ishin ngarkuar me çështjen e rakordimit të projekteve për çështjen e pronave. Takimet me përfaqësuesit e qeverisë nuk është e thënë që të ishin gjithmonë formale, në kuptimin e një mbledhje zyrtare, por mund të ishin takime të ndryshme që zhvillonim dhe shkëmbenim ide në ambjente të ndryshme"..
“Megjithëse vërehet se ka pasur diskutime përgjatë muajve shkurt, mars, maj, qershor 2006 në Komisionet përkatëse pranë Kuvendit, Grupi parlamentar i Partisë Republikane, nëpërmjet shtetasit Arian Madhi, në muajin qershor që ishte edhe muaji kur u procedua me ndryshimin e destinacionit nga Bashkia Tiranë, paraqet dokumentin "Propozim për amandamente" nr. 1984 datë 14.06.2006 (hyrje në Kuvend), me disa amandamente.
Në nenin 6, sipas këtij dokumenti, kërkohet shtimi i pikës 1.c. me këtë përmbajtje: Subjekteve të shpronësuara, u kthehen të gjitha pronat e paluajtshme në pronësi apo përdorim të Ministrisë së Mbrojtjes, por që janë jashtë strukturës së Forcave të Armatosura, të miratuara nga Presidenti i Republikës, si dhe tokat bujqësore të përfshira në veprimtaritë eksperimentale-shkencore të instituteve kërkimore - shkencore si dhe çdo veprimtarie tjetër të institucioneve të ndryshme shtetërore por që janë jashtë destinacionit të veprimtarisë së tyre.
Nuk ka asnjë koment në lidhje me këtë propozim, ndryshe nga pjesa dërrmuese e shtesave të propozuara.
Normalisht, lind pyetja se përse Partia Republikane, përqëndronte vëmendjen e saj në pronat e ushtrisë. Sjellim në vëmendje, se Ministër i Mbrojtjes në këtë kohë, ka qenë pikërisht shtetasi Fatmir Mediu. 74.2.1. Propozimi i mësipërm, përsëritet edhe me dokumentin "Propozim për amandamente" me nr 2316 datë 06.07.2006 (hyrje në Kuvend) grupi Parlamentar i Partisë Republikane, konkretisht shtetasi Arian Madhi”, thuhet në dosjen e SPAK.
E bija i pagoi shpenzimet shëndetësore/ Berisha: Kemi solidaritet, i thashë merri nga kursimet e mia, por s'më dëgjoi

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpjeguar se përse e bija, Argita, i kishte paguar shpenzimet shëndetësore. Në fjalën e tij, në një konferencë 'online' me gazetarët, Berisha tha se e kishte udhëzuar të bijën që të merrte paratë nga kursimet e tij dhe të bashkëshortes, Liri Berisha, por fëmijët nuk e kishin dëgjuar. Sipas tij, ky akt është bërë në emër të solidaritetit familjar, të cilën e quan një vlerë të të gjithë familjeve shqiptare.
"Lidhur me shpenzimet shëndetësore. Dua të rrëfej një sekret, Argita ka marrë një porosi nga unë; këto shpenzime do i marrësh nga kursimet e mia. ajo nuk e ka zbatuar këtë porosi. Ajo ka vendosur që këto shpenzime t'i përballojë me kursimet e saj. Dhe i jam shumë mirënjohës për këtë. Asaj, Abit dhe cilitdo që ka kontribuuar. Jemi familje me solidaritet të madh familjar, si çdo familje shqiptare. Pagesa për avoketërit, ato janë pagesa të cilat janë bërë ashtu si thua ti. Po janë që të gjitha hua të 4 personave që janë në procesin e shpalljes "non grata" nga lobimi korruptiv i Edi Ramës dhe George Sorros. Lidhur me ndonjë transfertë që ka bërë Jamarbër Malltezi me porosi të Argitës që nuk kanë qenë në Shqipëri, ata e kanë zgjidhur problemin fill mbrapa. Pra nuk ka në mënyrë absolute asnjë shkelje ligjore. Ata që mendojnë se është ryshfet solidaritet familjar, ata nuk kanë familje. Ata mund të jenë prindër, por prindër nuk janë. E rëndësishme është nga vijnë këto para, i kanë të deklaruara në ILDKP,"-tha Berisha./ZËRI
Kush është Marin Biçoku, ish-anëtari i KRRTRSH-së që ka dhjetra fluturime me Liri Berishën dhe Malltezin! U ‘shpërblye’ me apartament

TIRANË- Në dosjen voluminoze, të aktakuzës që SPAK ka ngritur në drejtim të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, pasqyrohen një sërë aktesh ligjore dhe vendimesh që janë marrë, që çuan në privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani. Në dosjen e SPAK, diskutohet mbi vendimin e KRRT-së së Bashkisë së Tiranës, që çoi në ndryshimin e destinacionit t ëish-kompleksit sportiv, ku thuhet se pavarësisht se kush ishte në drejtimin e këtij institucioni (Bashkia Tiranë drejtohej nga Edi Rama), shumica e anëtarëve i përkisnin qeverisë qëndrore.
“KRRT e Bashkisë Tiranë, pavarësisht se nga kush drejtohej kjo e fundit, në fakt kishte në përbërje, shtetas të cilët kishin varësi nga pushteti qendror që udhëhiqej pikërisht nga shtetasi Sali Berisha. Kështu vetë Gjykata Kushtetuese, në vendimin nr 29 dt 21.12.2006, arsyeton se: "...Neni 19 i ligjit nr. 8405, dt 17.09.1998 "Për Urbanistiken", që parashikon përbërjen e KRRT-së së Bashkisë, Tiranë me një shumicë të cilësuar nga përfaqësues të pushtetit qendror dhe me pakicën prej 1/3-ës të anëtarëve nga pushteti vendor, përbën një tjetër shkak, nga i cili ka lindur mosmarrëveshja e kompetencës ndërmjet dy pushteteve....
Duke iu referuar dispozitës ligjore përkatëse rezulton se shumica e cilësuar e anëtarëve të KRRT-së, nuk përfaqësojnë bashkinë. Ekzistenca e një rregullimi normues të tillë, që kërkon minimumin e 2/3-ve të anëtarëve për të konsideruar të vlefshme mbledhjen e KRRT-së, nuk i krijon mundësi autoritetit vendor të gëzojë instrumentet e nevojshme ligjore për ushtrimin normalisht të funksionit dhe të vendimmarrjes në fushën e planifikimit urban, duke e vendosur atë, në këtë mënyrë, nën vullnetin e pushtetit qendror. Për rrjedhojë, neni 19 i ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998 "Për Urbanistiken", bie ndesh me parimin e decentralizmit të pushtetit dhe të 85 autonomisë vendore, parashikuar nga neni 13 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nga Karta Europiane e Autonomisë Vendore"”, thuhet mes të tjerave në dosjen e SPAK.
Prokuroria e Posaçme është ndalur më pas në marrëdhëniet e sekretarit të KRRT-së së Bashkisë Tiranë (Viti 2006), Marin Biçoku, me pjestarët e familjes Berisha dhe Malltezi, ndërsa rezulton pronar i një apartamenti nga shoqëria Homeplan, për të cilin nuk ka paguar asnjë qindarkë, madje ka përfituar nga kjo kompani dhe një shumë prej 12 mijë e 500 eurosh.
“Në dy mbledhje të Këshillit të Rregullimit të Territorit, Bashkia Tiranë, është diskutuar ndryshimi i destinacionit si më sipër cituar, konkretisht në mbledhjet e datave 03.06.2006 dhe 08.06.2006. Nga pjesmarrësit në këtë mbledhje, sipas akteve të administruara, ka rezultuar se grupi i Partisë Demokratike, rezulton të ketë pasur në krahun e vet, të paktën shtetasit Sokol Behaj, Adrian Myderizi, Marin Biçoku, Arben Qirjako (shih vendimin e Këshillit Bashkiak Tiranë, nr 21 datë 17.07.2009 mbi shkarkimin dhe emërimin e 3 anëtarëve të KRRT-së të Bashkisë Tiranë, ku pasqyrohen emrat e këtyre shtetasve si propozime të grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike të Këshillit Bashkiak). Në këto mbledhje, konstatohet se kanë marrë pjesë ndër të tjerë edhe shtetasi Marin Biçoku, i cili rezulton të jetë drejtori i Drejtorisë së Planifikimit të Territorit në Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit dhe bashkëpunëtor i ngushtë, si i familjes Malltezi ashtu edhe i familjes Berisha. 64.1. I pyetur më datë 22.11.2023 shtetasi Marin Biçoku ka deklaruar se:
"Nga viti 2000 deri në vitin 2005 kam punuar privatisht si arkitekt. Nga nëntori 2005 deri në qershor 2009 kam qenë drejtor pranë Drejtorisë së Politikave Planifikimit urban në Ministrinë e Punëve Publike dhe Infrastrukturës. Pas këtij viti, nga 01.09.2009 kam vijuar të ushtroj aktiviteitn tim privat pranë studio MB Studio, si arkitekt ku jam ortak i vetëm dhe administrator. Gjithashtu dua të sqaroj se nga muaji nëntor 2005 deri në qershor 2009 kam qenë anëtar i Këshillit të Rregullimit të Territorit të Bashkisë Tiranë. Periudhën 2005-2009 dua të sqaroj se ka qenë e ndarë në dy periudha ku periudha e parë të qënit anëtar vinte sipas parashikimeve ligjore ku drejtor i urbanistikës pranë Ministrisë përkatëse ishte automatikisht anëtar i KRRT- së Bashkia Tiranë dhe periudha e dytë, sipas përcaktimeve ligjore, isha i zgjedhur nga anëtarët e Këshillit Bashkiak si anëtar i KRRT-së Tiranë.... 64.1.1. Shtetasi Marin Biçoku, sipas shkresës nr. 1000/1 prot datë 06.02.2024 të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, rezulton se ka qenë punonjës i ish Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Politikave të Planifikimit Urbane në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave dhe Planifikimit për Punët Publike dhe Rregullimin e territorit për periudhën 14.11.2005 deri më 14.07.2009.
Shtetasi Jamarbër Malltezi, gjithashtu ka qenë i atashuar në këtë ministri, pasi siç rezulton nga aktet, ka mbajtur pozicionin e koordinatorit të projektit "Menaxhimi i Integruar dhe Pastrimi i zonës bregdetare". Konkretisht na janë përcjellë disa akte ku evidentohen të dhëna për shtetasin Jamarbër Malltezi si shkresë me nr 909 prot datë 18.12.2007 e Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Njësia e Koordinimit të Projektit, Menaxhimi i Integruar dhe Pastrimi i zonës bregdetare nënshkruar nga koordinator Jamarbër Malltezi; shkresë nr. 6910 prot datë 13.09.2007 të Ministrit të Punëve Publike i ndjeri Sokol Olldashi, e miratuar nga J.Malltezi, drejtuar Ministrit të Drejtësisë me anë të cilës dërgohet për përkthim zyrtar Letër Marrëveshja e Grantit të Programit Global të Mjedisit (GEF) TF 056176 për bashkëfinancimin e projektit "Menaxhimi i Integruar dhe Pastrimi i zonës bregdetare" në shumën 950 000 $ midis Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) dhe Ministrisë së Financave etj. Gjenden akte me nënshkrimin e shtetasit Malltezi që në janar 2006.
Evidentohet nga dokumentacioni i përcjellë se, kostoja totale e projektit është 38.56 milionë USD dhe qeveria do të kontribuojë 5.71 milionë USD. Kreditimi aprovohet që më datë 29.06.2005 dhe PCU Coordinator është përcaktuar Jamarbër Malltezi kurse Eorld Bank Task Team Leader Rita Cestti”, citohet në dosjen e siguruar nga ZËRI.
I pyetur më datë 22.11.2023 shtetasi Marin Biçoku ka deklaruar se: Nga viti 2000 deri në vitin 2005 kam punuar privatisht si arkitekt. Nga nëntori 2005 deri në qershor 2009 kam qenë drejtor pranë Drejtorisë së Politikave Planifikimit urban në Ministrinë e Punëve Publike dhe Infrastrukturës. Pas këtij viti, nga 01.09.2009 kam vijuar të ushtroj aktivitetin tim privat pranë studio MB Studio, si arkitekt ku jam ortak i vetëm dhe administrator. Gjithashtu dua të sqaroj se nga muaji nëntor 2005 deri në qershor 2009 kam qenë anëtar i Këshillit të Rregullimit të Territorit të Bashkisë Tiranë. Periudhën 2005-2009 dua të sqaroj se ka qenë e ndarë në dy periudha ku periudha e parë të qënit anëtar vinte sipas parashikimeve ligjore ku drejtor i urbanistikës pranë Ministrisë përkatëse ishte automatikisht anëtar i KRRT-së Bashkia Tiranë dhe periudha e dytë, sipas përcaktimeve ligjore, isha i zgjedhur nga anëtarët e Këshillit Bashkiak si anëtar i KRRT-së Tiranë.
Prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai, citojnë në dosje se Marin Biçoku, nuk rezulton të ketë vetëm marrëdhënie pune me familjen ish-kryeministrore, por ai shfaqet i angazhuar gjatë gjithë kohës me shtetasit Berisha dhe Malltezi.
Fluturimet e Marin Biçokut me anëtarët e familjes Berisha
“Konkretisht me shtetasen Liri Berisha, vërehet se angazhohet në ndërtimin e dy vilave në Farkë. Ky shtetas identikohet në datë 21.04.2007 të ketë hyrje të përbashkët me shtetasin Jamarbër Malltezi, me linjën ajrore Austrian Airlines - OS 847/848 ku shtetasi Marin ka hyrë në orën 00.05 në aeroportin e Rinasit dhe Jamarbëri në orën 00.02.
Më datë 30.05.2008, respektivisht në orën 20.11 dhe 19.55, shtetasit Marin Biçoku, Jamarbër Malltezi dhe Argita Malltezi, rezulton të kenë dalë nga territori i R. Shqipërisë me linjën ajrore Al Italia-AZ 506/511 Milano dhe janë kthyer më datë 31.05.2008 në orën 20.18 dhe 20.03.
Më datë 14.11.2010 shtetasi Marin rezulton të ketë dalë nga territori i R.Shqipërisë në orën 11.43 me linjën ajrore Lufthansa Munih dhe në orën 11.40 ka dalë me të njëjtën linjë edhe shtetasja Liri Berisha. Të dy këta shtetas janë kthyer me të njëjtën linjë ajrore në datë 17.11.2010 në orën 11.55 dhe 11.53.
Më datë 10.01.2011 shtetasi Marin rezulton të ketë dalë nga territori i R. Shqipërisë në orën 10.54 me linjën ajrore Turkish Airlines - TK 1073/1074 Stamb dhe në orën 10.48 ka dalë me të njëjtën linjë edhe shtetësja Liri Berisha. Të dy këta shtetas janë kthyer me të njëjtën linjë ajrore në datë 13.01.2011 në orën 09.45 dhe 09.49. Më datë 24.09.2012 shtetasi Marin rezulton të ketë dalë nga territori i R.Shqipërisë në orën 13.35 me linjën ajrore Lufthansa-Lufthansa Mynih dhe në orën 13.34 ka dalë me të njëjtën linjë edhe shtetësja Liri Berisha. Të dy këta shtetas janë kthyer me të njëjtën linjë ajrore në datë 28.09.2012 në orën 11.42 dhe 11.43.
Më datë 22.11.2012 shtetasi Marin rezulton të ketë dalë nga territori i R.Shqipërisë në orën 05.39 me linjën ajrore Belle Air-Londra 555-556 dhe në orën 05.28 ka dalë me të njëjtën linjë edhe shtetësja Liri Berisha. Të dy këta shtetas janë kthyer me të njëjtën linjë ajrore në datë 24.11.2012 në orën 19.16 dhe 18.51”, thuhet në dosje.
Apartamenti dhuratë që Marin Biçoku mori nga kompania Homeplan
Me shoqërinë Homeplan sh.p.k., e cila nuk kishte lindur ende në këtë periudhë, por e cila shtrin ndërtimet si investitore në territoret e ish klubeve Partizani, shtetasi Marin Biçoku, në vitin 2010, lidh akt marrëveshje për përfitimin e një apartamenti të identifikuar me nr 254 me sip 75.02 dhe verandë 34.56 m2. Megjithëse çmimi i përgjithshëm i shitjes është përcaktuar se është 62 302 euro, nuk dokumentohet që ai ta ketë paguar atë. Madje, përveç mospagimit të kësaj shume, edhe është shpërblyer me një shumë parash në vlerën 12 500 euro për kontributin e dhënë.
Në një dokument të rekuperuar nga Laptop-i i markës SONY, nr serial C3LNOZA, i sekuestruar pranë Studio Pustina, nëpërmjet aktit të ekspertimit teknik kompjuterik nr 149 datë 11.08.2023, evidentohet në formatin excel llogaritë e klientëve, të cilët kanë blerë apartamente në kompleksin Magnet. Për shtetasin Marin Biçoku është bërë shënimi: Apartamenti 254+ 12.000 euro i janë dhënë Z. Biçoku për të kompesuar kontributin që Z. Biçoku ka dhënë në favor të Homeplan shpk":
Sipas ekspertimit të kryer në hard diskun e sekuestruar pranë studio Pustina, rezulton se është gjendur një dokument "Arka 2010 Homeplan påf i modifikuar për herë të fundit më datë 11.07.2011 ku pasqyroht se me MP 1 datë 16.06.2010 shtetasit Marin Biçoku i është bërë një pagesë prej 12 500 euro ose 1 708 625 lekë. Sipas MA 83 datë 01.12.2010 evidentohet se shtetasi Marin Biçoku, ka bërë një pagesë prej 63.50 euro, për ndryshim, rifinitura në ap 254.
Referuar dokumentave të sekuestruara pranë Studio Pustina, është gjetur një dokument me logon Homeplan Analizë, datë 05.08.2011, ku shfaqet analizë e arkës së shoqërisë Homeplan sh.p.k. për periudhën 01.01.2010 - 31.12.2010, me referenca mandat pagesash ku është bërë shënimi për shtetasin Marin Biçoku se i janë dhënë me mandat pagesën nr. 1 datë 16.06.2010 një shumë prej 12 500 euro.
Me shkrim dore është bërë shënimi: MP nr. 1 Kthim fondi "Klientit" M.Biçoku i cili nuk ka paguar asnjë këst (shpjegim tjetër F.B). Ky dokument rezulton i nënshkruar nga shtetësja Suzana Aliaj. Për të njëjtën periudhë (01.01.2010 31.12.2010) evidentohet gjithashtu dokumenti i datës 15.08.2011, me përshkrimin Homeplan Analizë, në të cilin paraqiten pagesat në euro, nga arka e shoqërisë Homeplan.
Me interes për hetimin konstatohen lëvizjet e mëposhtme: Mandat Pagese me nr.1, datë 16.01.2010, në vlerën 12.500 euro, për Marin Biçoku. Nga hetimi rezulton se 12,500 euro janë arkëtuar nga Fatmir Bektashi si borxh nga ortaku në të njëjtën date. Në të njëjtin dokument evidentohen shënimet me shkrim dore si më poshtë: Sqarim: 1. MP nr.1.- Kthim fondi " Klientit M. Biçoku i cili nuk ka paguar asnjë këst (shpjegim tjetër F.B): 2. MP nr. 2,73,74,60- derdhje në bankë për klientët që kanë paguar në cash ( efekte fiskale): 3. MP 72-është sipas listës që ju keni si likujdim për kontakt. Kjo faqe është e nënshkruar nga shtetësja Suzana Aliaj.
Gjithashtu rezulton në një dokument tjetër të sekuestruar pranë Studio Pustina me emërtimin "Homeplan, arkëtim dhe cash out datë 30.09.2013" i nënshkruar nga shtetasi Fatmir Bektashi ku është bërë shënimi në lidhje me arkëtimet dhe shpenzimet e shoqërisë Homeplan. Evidentohet se në zërin shpenzime, nënzërin Investime, është shënuar me nr rendor 37 Marin Biçoku, me shumë të dhënë 12 500 euro.
Referuar akt ekspertimit të hard diskut, të sekuestruar pranë studio Pustina, evidentohet një dokument i emërtuar "Kontrata 2010-2011". Në këtë dokument, në faqen e parë të dokumentit excel me emërtimin "Apt 2010-x Pronarin" ku me kodin 254 në strukturën Homeplan 2, shtetasi Marin Biçoku, pasqyrohet më datë 30.12.2010, në shumën 62 302.50 euro, me sip totale 75.02 m2, me çmim 830.48 euro/m2, por është evidentuar si klient megjithëse gjendet në listën e pronarëve.
Nga i njëjti akt ekspertimi (hard drive sekuestruar tek Studio Pustina), rezulton se në dokumentin në exel "Homeplan shitje 2010-2011 evidentohet emri i shtetasit Marin Biçoku, me datë të kontratës 19.06.2010, sip totale 109.58 m2, çmimi 675 euro/m2 sip verande 34.56 euro me çmim 337.50 euro për m2. Në diferencë nga klientët e tjerë për këtë shtetas nuk evdentohet kryerja e asnjë pagese. Nga akti i ekspertimit të hard diskut të sekuestruar pranë studio Pustina, është gjendur një dokument në pdf me emërtimin "Analiza Llog Klasa 1-4 (1)" i krijuar për herë të fundit më datë 01.04.2012. Në faqen 32 evdientohen veprime në lidhje me shtetasin Marin Biçoku: VS 2 datë 01.01.2011 E- Çelje viti 2011 klientë Homplena/çelje viti, debituar 12 500 euro dhe më datë 31.12.2011 me VS 48, sistemim veprimi për Marin Biçoku/sistemi 12 500 euro.
Me kontratën e shitblerjes nr 159 rep nr 94 kol datë 28.01.2013 para noteres Laura Pustina është lidhur kontrata e shitjes mes shitësit shoq Homeplan sh.p.k. dhe blerësit Marin Biçoku, për pasurinë apartament me nr 28 me nr pasurie 3/201+2-28 ZK 8220 me sip 66.6 m2 rruga Frosina Plaku, kati i pestë i godinës 9 katëshe, shk 2 Tiranë. Ap nr 28 ka edhe sip verande 34.56 m2 dhe sip të përbashkët 9.25 m2. Çmimi i shitjes është 62 303 euro i cili sipas nenit 2 deklarohet nga palët se është paguar totalisht nga blerësi përpara lidhjes së kësaj kontrate dhe shitësi nuk ka më pretendime për të.
Me faturen tatimore nr. 8 datë 28.01.2013 rezulton se shoq Homeplan sh.p.k. i ka shitur një njësi ap 28 (254), në vlerën 62 303 euro ose 8 692 515 lekë shtetasit Marin Biçoku. Nga ekspertimi i lap topit të sekuestruar në studion Pustina, është gjetur një dokument në formatin excel, i modifikuar për herë të fundit më datë 28.10.2013 ku për shtetasin Marin Biçoku më datë 12.02.2013 është bërë shënimi: "Marin Biçoku, kontratë shitblerje me HP (me ulje). Më datë 12.02.2013, rezulton se është bërë aplikimi nga shtetasi Marin Biçoku për regjistrimin e kontratës por me shkresën datë 21.02.2013 është njoftuar nga ZVRPP se kontratës i mungon vula e njomë e shoq Homeplan sh.p.k. Për këtë arsye është bërë riaplikim më datë 28.02.2013. Pikërisht në këtë datë është regjistruar edhe pasuria e mësipërme në emër të tij.
Më datë 16.01.2024, është pyetur, shtetasi Marin Biçoku, i cili ka deklaruar se, pothuajse gjysmën e shumës e kishte siguruar nga të ardhurat që siguronte prej firmës së tij MB Studio të cilën e ka hapur në vitin 2009 dhe nga viti 1994 ka punuar profesion të lirë si arkitekt, pra aktivitet privat. Dy shkëputje ka nga ky aktivitet e konkretisht në periudhën nga fundi i vitit 2000 deri në fillim të vitit 2001 ku ka punuar në Bashkinë e Tiranës dhe tjetra në Ministrinë e Punëve Publike nga fundi i vitit 2005 deri në mesin evitit 2009. Gjysmën tjetër të shumës pretendon se e ka siguruar nga miqtë e tij, të cilëve ju ka marrë borxh por nuk prefereon të përmendë emra. Pagesën pretendon se e ka bërë me cash, në disa këste, për dy-tre ditë. Pranon se ka përfituar një ulje prej 10% në çmim pasi mori përsipër pagesën e menjëhershme të vlerës së apartamentit dhe kjo është përcaktuar në akt marrëveshjen e lidhur me shoqërinë Homeplan sh.p.k.
Me kontratën nr 747 rep nr 431/1 kol datë 22.04.2013 shtetasi Marin Biçoku, e shet pasurinë e mësipërme në vlerën 55 000 euro tek shtetësja Xhulia Rruga, 7 303 euro më pak. Më datë 16.01.2024, shtetasi Marin Biçoku, i pyetur në lidhje me shumën prej rreth 12 000 euro që pasqyrohet se i është dhënë bashkë me apartamentin, për të kompensuar kontributin që ai ka dhënë në favor të shoqërisë Homeplan sh.p.k. deklaron se, nuk ka asgjë për të thënë në lidhje me këtë koment. Nuk është në dijeni të asaj që është shkruar dhe se nuk ka dhënë kontribut në favor të shoqërisë Homeplan.
Në fakt, rezultojnë një tërësi aktesh që në përputhje me njëra tjetrën vërtetojnë se shtetasi Marin Biçoku nuk ka bërë pagesë çmimi për apartamentin e marrë nga shoqëria Homeplan sh.p.k. dhe se atij i është paguar plus edhe shuma prej 12 500 euro. Kështu, nga ekspertimi i laptopit të sekuestruar shtetases Andia Pustina, i markës SONY, model PCG-7TIL, me product Key K873M-6JMJ, me barcode 00045-830-720-227, ekspertim ky i pasqyruar në aktin me nr. 149 datë 11.08.2023 është evidentuar një dokument i krijuar më datë 17.12.2010, me autor user dhe autor të fundit Financa 1 me emërtimin "2591744" në excel, me disa faqe, me modifikim të fundit më 29.11.2011, ku shfaqen emrat e personave si klient apo pronarë për shoqërinë Homeplan dhe blerjet që kanë bërë apo përfitimet e pasurive.
Për shtetasin Marin Biçoku, evidentohet me nr rendor 346, në njësinë apartamente, si klient, më datë 19.06.2010, me sip 109.6 m2, me çmim 675 m2, me shumë totale 62 302.5 euro dhe lënë bosh rubrikat si të arkëtuara dhe ajo për t'u arkëtuar shënuar me vlerën 0. Në një dokument i krijuar më datë 17.12.2010, me autor user dhe autor të fundit Financa I me emërtimin "2610688" në excel, me disa faqe, me modifikim të fundit më 09.04.2012, ku shfaqen emrat e personave si klient apo pronarë për shoqërinë Homeplan dhe blerjet që kanë bërë apo përfitimet e pasurive.
Për shtetasin Marin Biçoku, evidentohet se është shënuar si klient: më datë 19.06.2010, për një njësi ndërtimore me sip 109.58 m2, me çmim 675 në një vlerë totale prej 62 302.5 euro. Konstatohet se në rubrikën "Të arkëtuara" nuk është shënuar asnjë vlerë dhe "Për t'u arkëtuar" është shënuar vlera 0. Në një dokument me emërtimin "2641920", me datë krijimi 17.12.2010, datë modifikimi 09.07.2012 dhe autor të fundit Financa 1. Ky dokument rezulton të ketë disa faqe, mban sipër stemën "Homeplan Rezidencë banimi" ku në faqen e parë "Të dhënat" evidentohet ndarja e dokumentit në këtë mënyrë: Depo nga nr referencës 8 deri në nr 142; Garazhe nga nr referencës 144 deri në 226; Njësi shërbimi nga nr referencës 228 deri më 281; Apartamente nga nr referencës 283 deri më 784.
Në këtë dokument identifikohet shtetasi Marin Biçoku si vijon: Me nr rendor 350 në njësinë Apartamente është shënuar: Marin Biçoku (palë pronare), i evidentuar me gërmën "K" që tregon se është klient, më datë 19.06.2010, me sip 109.58 m2, çmimi 675 euro/m2, me vlerë totale 62 30.5 euro, arkëtuar bosh, vlera për t'u arkëtuar 0. Në një dokument me emërtimin "2670080"gjendur në kompjuterin lap top të sekuestruar pranë studio Pustina, ekstraktuar të dhënat sipas akt ekspertimit nr. 149 të vitit 2023, me datë krijimi 17.12.2010, datë modifikimi 15.10.2012 dhe autor të fundit Financa 1.
Ky dokument rezulton të ketë disa faqe, mban sipër stemën "Homeplan Rezidencë banimi" ku në faqen e parë "Të dhënat" evidentohet ndarja e dokumentit në këtë mënyrë: Depo, Garazhe; Njësi shërbimi Apartamente. Shtetasi Marin Biçoku identifikohet me nr rendor 347 me emrin Marin Biçoku (palë pronare), më datë 19.06.2010, si klient, me apartament sip 110.41 m2, çmimi 564564.3 euro/m2, me vlerë totale 62 302.5 euro, paguar lënë bosh dhe për t'u arkëtuar 0. Në dokumentin në formatin excel të përpiluar nga User, ruajtur për herë të fundit nga User, përmbajtja e të cilit është krijuar më 17.12.2010 ora 11.13 dhe ruajtur për herë të fundit më datë 04.01.2014 ora 11.47, në lidhje me shtetasin Marin Biçoku gjendet shënimi: "Kontakt: Apartamenti 254 + 12,500 euro që i janë dhënë z. Biçoku për të kompensuar kontributin qëz. Biçoku ka dhënë në favor të Homeplan sh.p.k.".
Shtetasi Marin Biçoku i pyetur më datë 22.11.2023, i pyetur në lidhje me ndonjë bashkëpunim me shoqërinë Homeplan sh.p.k. dhe Kontakt sh.p.k. ky shtetas deklaron: "... Gjatë periudhës që kam punuar në shtet nuk kam pasur asnjë marrëdhënie kontraktuale apo tregtare ndërkohë që njohjen me shtetasin Fatmir Bektashi si dhe me shumë persona të tjerë e kam pasur edhe përpara periudhës që kam qenë anëtar i KRRT-së edhe më pas dhe kam pasur marrëdhënie kontraktore. Kontaktet në lidhje me këto marrëdhënie kontraktore i kam pasur më shumë i me shoqërinë Hompelan sh.p.k. konkretisht me shtetasin Fatmir Bektashi. I pyetur në lidhje me shtetasit Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja, deklaron..... Unë dua të sqaroj fillimisht se shtetasin Jamarbër Malltezi e njoh prej shumë vitesh, ndoshta që nga fillimet e viteve 1990 dhe kam muhabet me të por në lidhje me marrëdhëniet kontraktore të sipërcituara unë kam komunikuar vetëm me Fatmir Bektashin. Xhimi Begenë e kam njohur gjithahstu shumë vite para dhe mesa kujtoj ma ka prezantuar Jamarbër Malltezi por nuk është se kam ndonjë muhabet me të sa me shtetasin Jamarbër Malltezi. Tjetër gjë nuk kam për të thënë...". /ZËRI
DOSJA 'Partizani'/ FSHF dha 'ok' për privatizimin e kllubit, por...me kusht! Si u anashkalua Ministria e Mbrojtjes

TIRANË- Zbardhen detaje të tjera lidhur me dosjen "Partizani". Hetuesit e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë analizuar rolin e Federatës Shqiptare të Futbollit për privatizimin e kompleksit të klubit "Partizani". Në dosjen e SPAK, zbulohet shkresa që mban datën 2 nëntor 2000, kur Federata Shqiptare e Futbollit, e përfaqësuar nga sekretari i përgjithshëm Sulejman Starova, i është adresuar Albert Xhanit, President i klubit të futbollit Partizani dhe i jep pëlqimin për krijimin e kësaj shoqërie.
Por i përcakton se shoqëria duhet të ruajë me fanatizëm emrin dhe stemën e Klubit të Futbollit Partizani dhe asnjëherë nuk do ta ndryshojë atë, ndërsa përfaqësimi i Ministrisë së Mbrojtjes do të bëhet në formën e zotërimit të një aksioni. Këto aksione nuk mund të shiteshin, dhuroheshin apo të ndryshonin pronësinë. Pas këtij akordi, më datë 6 nëntor, është vendosur të themelohet shoqëria tregtare "Partizani sha" në formën e një shoqërie anonime pa ofertë publike. Me datë 7, në Gjykatën e Tiranës regjistrohet shoqëria me themelues Albert Xhanin. Një muaj më vonë, më datë 9 dhjetor 2000, Drejtoria Juridike pranë Ministrisë së Mbrojtjes, ministri Ismail Lleshi i dërgon një letër Albert Xhanit ku i deklaron se nuk e njohin procesin e shndërrimit të Klubit Sportiv Partizani.
"Është shmangur Ministria e Mbrojtjes si pronar i vetëm dhe i pakontestueshëm i Klubit të Futbollit Partizani. Shndërrimi në shoqëri aksionere, është bërë, pa qenë i regjistruar së pari Klubi i Futbollit Partizani si shoqatë sportive në gjykatë, ndërkohë që janë mbyllur mundësitë e pjesmarrjes në shoqërinë aksionere dhe të aksionerëve të tjerë. Përsa më lart, nuk do të njohin këtë shoqëri aksionere, nuk do të japin pasurinë e patundshme as me qera, as me enfiteozë, as me koncension, do të kërkojnë në gjykatë pavlefshmërinë e veprimit juridik,"-shkruhet ndër të tjea në dosjen e SPAK.
Kështu kërkohet që të ndërpriten të gjitha investimet që vazhdojnë të bëhen nga ana e Albert Xhanit në godinat e klubit, pasi nuk do të njihen si investime. Megjithatë ofron një zgjidhje tjetër, që është pranimi nga ana e Albert Xhanit që të prishet shoqëria "Partizani sh.a." dhe ripërpilimin e dokumenteve sipas ligjit. Me datë 19, Ministri i Mbrojtjes Ismail Lleshi i drejtohet Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Tiranë duke kërkuar prishjen e regjistrimit, ndërsa merr mbështetjen edhe të Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe Privatizimit, që asokohe drejtohej nga Mustafa Muçi. Edhe ky i fundit, sugjeron nisjen e procesit në gjykatë, por nuk ka ndodhur kurrë.
Lidhur me këtë episod është marrë në pyetje nga SPAK më dt. 20.09.2022, Albert Xhani.
"Nga vitet 92-94, ka pasur një president italian dhe ka qenë sh.p.k.. Këtë sh.p.k. e hodhi në gjyq më vonë Ministria e Mbrojtjes dhe mesa di ai, gjyqfitues ka dalë Ministria e Mbrojtjes. Klubi, i cili u ndodh në mes të rrugës për moszhvillimin e aktivitetit, po kërkonte donatorë dhe sponsorizues për zhvillimin e aktivitetit të klubit. Sipas ligjit te '93-94 shoqatës së klubit dhe vetë klubit, i lindte e drejta të transformohej, nga shoqatë në shoqëri aksionere. Për këtë u morën masa, erdhi një përfaqësues i Ministrisë, i duket se quhej Bashkim, mbulonte sportin dhe kulturën në Ministrinë e Mbrojtjes. Në këtë shoqatë, bënin pjesë veteranët e klubit Partizani dhe disa figura të ndritura të klubit Partizani. U bë dy herë mbledhja e asamblesë me votim të fshehtë për të marrë vendim për transformimin. Mbledhja u bë në godinën e ish Shqup-it, në prani të kamerave dhe mediave, në prani të përfaqësuesit të ministrisë së mbrojtjes, për transformimin nga shoqatë në shoqëri Aksionere. Kështu themeluan sh.a. Partizani, e cila i kishte të gjitha të drejtat si shoqëri aksionere. Por kjo shoqëri, nuk kishte asnjë lidhje me terrenet dhe klubin. U regjistruan në gjykatë. Kjo shoqëri pas themelimit të saj nuk ka marrë asnjë lloj financimi nga asnjë institucion shtetëror, qoftë edhe një mijë lekë të vjetra. U vendos, siç është paraqitur në dokumentacion, që do të vijonin aktivitetin, në ambjentet e klubit të futbollit të Partizanit, siç ka qenë."
Të nesërmen është pyetur Fatmir Mediu, i cili ka ushtruar funksionin e Ministrit të Mbrojtjes që nga shtatori i vitit 2005 deri në mars 2008, por ky i fundit ka deklaruar se nuk ka dijeni sesi ka qenë i organizuar "Klubi Sportiv Partizani". Po ashtu, shtoi se nuk ka pasur ndikim për mënyrën e organizimit apo funksionimit të këtij klubi sepse nuk kanë qenë pjesë e detyrave të tij si Ministër i Mbrojtjes. Pasardhësi i tij në detyrë, Gazmend Oketa tregoi se ka qenë në dijeni që terrenet sportive dhe objektetet e Klubit të Futbollit Partizani shfrytëzoheshin nga Klubi i Futbollit Partizani, por nuk e di se në çfarë mënyre ishte vendosur kjo marrëdhënie. Në dëshminë e tij në SPAK, Genc Ruli thotë se në dijeninë e tij, Klubi i Futbollit Partizani, rreth viteve 1997-1998 është regjistruar si shoqëri e përbashkët e Ministrisë së Mbrojtjes me subjekt privat, me emrin Puro Laço.
Me një listë të veçantë, nga Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko, është miratuar lista e pronave të paluajtshme të inventarizuara të cilat nuk do të mbeten nën përgjegjësinë administrative të FA-së. Megjithëse nuk gjenden gjurmë të regjistrimit në ZVRPP të dy klubeve të mësipërme, konstatohet se në lidhje me to, merren vendime nga Këshilli i Ministrave. Kështu Klubi Shumësportesh Partizani, konstatohet se vijon të ndryshojë varësinë ndër vite.
Me urdhërin e Ministrit të Mbrojtjes Pandeli Majko, nr. 483 datë 13.10.2003 "Per ngritjen e grupit të punës për realizimin e dorëzimit të objekteve të teve të klubit sportiv shunisportesh 'Partizani' është ngritur grupi i punës për realizimin e dorëzimit të objekteve të klubit Sportiv Partizani, në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Ndërkohë, Klubi Shumësportesh Partizani, ka vijuar të qëndrojë në varësinë e Ministrisë së Kulturës./ZËRI
Nga borxhi për Shkëlzenin, te pagesat e pushimeve për Sali dhe Liri Berishën/ Të gjitha përfitimet që mori familja e ish-kryeministrit nga dhëndri

TIRANË- Në dosjen prej 500 faqesh, ku SPAK ngre akuzën për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, përshkruhen të gjitha episodet ku sipas prokurorisë, familja e ish-kryeministrit ka përfituar nga dhëndri dhe vajza e tij. Në listën e SPAK, ku renditen pagesat që Jamarbër dhe Argita Malltezi kanë bërë për familjen Berisha, listohen pagesa për shërbime shëndetësore, borxh financiar për Shkëlzenin, dhe detyrime që ish-kryeministri i ka pasur një studio ligjore jashtë vendit, ku po bën mbrojtjen e tij, për shpalljen non grata nga SHBA. Në harkun kohor të 10 viteve, familja Berisha, por edhe fonacioni për Fëmijët Shqiptarë, kanë marrë dhjetra pagesa në shuma të majme nga Jamarbër Malltezi dhe bashkëshortja e tij.
ZËRI iu sjell një pesë të transaksioneve financiare që janë bërë sipas dosjes së Prokurorisë së Posaçme.
PËRFITIMET E FAMILJES BERISHA
Përgjatë viteve konstatohet se edhe familja Berisha ka pasur përfitimet e saj, nga të ardhurat e familjes Malltezi.
Viti 2014: Gjithsej 24 000 euro (shuma 6,000 euro shpenzimet shëndetësore për shtetasen Liri Berisha deklaruar në ILDKPKI nga vetë shtetasi Sali Berisha se këto para janë dhënë nga dhëndrri i tij shtetasi Jamarbër Malltezi dhe 18 000 euro deklaruar nga shtetasi Shkëlzen Berisha se i janë dhënë hua, pa interes, nga shtetasi Jamarbër Malltezi, shumë e cila deri më sot nuk dokumentohet të jetë shlyer).
Viti 2017: 27 439.98 USD dhe 7,403.75 euro (shuma 7 403.75 euro shpenzimet mjekësore për shtetasin Sali Berisha, vetëdeklarim i shtetases Argita Malltezi në ILDKPKI dhe 27 439.98 USD paguar avokati i shtetasit Shkëlzen Berisha, av. Jason Zolads, në USA, shumë kjo e pretenduar e dhënë pa interes, sipas vetëdeklarimit të këtij të fundit).
Viti 2018: 3,000 euro (pushime të paguara nga Jamarbër Malltezi për shtetasit Sali dhe Liri Berisha, sipas vetëdeklarimit të tyre në ILDKPKI).
Viti 2021: Gjithsej 19 933.35 euro (13,288.9 euro pasqyruar si detyrim ndaj shtetasit Jamarbër Malltezi për shpenzimet e konsulencës, avokatisë për zyrën ligjore në Francë për çështjen Antony Blinken për shtetasit Sali dhe Liri Berisha sipas vetëdeklarimit të tyre në ILDKPKI dhe 6 644.45 euro, pasqyruar si detyrim ndaj shtetasit Jamarbër Malltezi për të njëjtin qëllim nga shtetasi Shkëlzen Berisha sipas vetëdeklarimit në ILDKPKI).
Viti 2022: 72,004.87 dollarë (Likujduar faturat e studios ligjore në UK në lidhje me praktikën ligjore nga vajza Argita Malltezi, sipas vetëdekalrimit të shtetasit Sali Berisha në ILDKPKI. Pagesa është kryer nga shtetasja Argita Malltezi sipas konfirmimeve bankare për ZAIEALLA And Co Limited).
Viti 2023: 201,675.6 euro dhe 54,382.76 usd (Likujduar faturat e studios ligjore në UK në lidhje me praktikën ligjore nga shtetasja Argita Malltezi për babain Sali Berisha. Ka gjithashtu disa pagesa nga Jamarbër Malltezi por ato i kreditohen në llogari këtij shtetasi nga Argita Malltezi).
Viti 2024: 213,590.27 euro (Likujduar faturat e studios ligjore në UK në lidhje me praktikën ligjore nga shtetasja Argita Malltezi për babain Sali Berisha).
PAGESA TE SHOQERISE HOMEPLAN SH.P.K. PËR KËNGËTARIN RICARDO COCCIANTE
Përgjatë vitit 2013, në kohën e fushatës zgjedhore, rezulton se mbështetur në kërkesën dhe kujdesin e veçantë shtetasit Kryeministrit Sali Berisha, Ministri i Kulturës, ka ftuar këngëtarin Riçardo Cocciante, të vijë në Shqipëri. Ky i fundit ka ardhur i shoqëruar me bashkëshorten e tij, këngëtaren Elhaida Dani dhe një gazetar italian.
Në vetë dokumentat e Ministrisë së Kulturës paraqitet si mbështetës shtetasi Fatmir Bektashi, por nga aktet ka rezultuar se pagesat për akomodim dhe udhëtim të këtyre shtetasve janë kryer nga shoqëria Homeplan sh.p.k. në një vlerë në total prej rreth 676 250 lekësh. Akomodimi në Hotel Sheraton nga data 07.06.2013 deri më datë 09.06.2013 janë kryer nga shoqëria Homeplan sh.p.k. në vlerën 800 euro.
Nga sistemi tatimor rezulton se shoqëria Mak Albania ka deklaruar shitje në shumën 120 822 lekë për shoqërinë Homeplan sh.p.k. Me Faturën tatimore të shitjes nr. 312 datë 11.06.2013, e lëshuar nga Albania experience për shoqërinë Homeplan sh.p.k. dokumentohet gjithashtu të jenë paguar biletat e udhëtimi "Bileta udhëtimi sipas faturës bashkangjitur në vlerën 3171.72 euro dhe automjet me qera sipas faturës bashkangjitur në vlerën 770 euro, gjithsej 3941.72 euro ose në shumën totale 446 927 lekë.
Bashkalidhur janë të dhënat e faturës nr 312 datë 11.06 lëshuar nga Albania Experience për Homeplan sh.p.k. në një vlerë të përgjithshme prej 446 927 lekë, për shtetasit: Elhaida Dani, Riçardo Coçiante, C. Coçiante, G.Papi, Nausika Spahia për pagim biletash udhëtimi. Nga kqyrjet e zhvilluara pranë subjektit Landëays International sh.p.k. rezulton se kjo shoqëri konfirmon faturat si më sipër dhe në kartelën e klientit, të kësaj shoqërie parashtrohet në lidhje me faturën e mësipërme, datë 11.06.2013 të dhëna në lidhje me blerje dhe automjete, në vlerën 555 428 lekë.
PAGESA PËR TË TRETË
Shoqëria Homeplan sh.p.k. i ka paguar shtetasit Flamur Kuçi, në kohën që ky i fundit ka qenë këshilltar për Çështjet e territorit pranë Kryeministrit Sali Berisha në vitin 2012 paratë e biletës, në shumën 911 euro.
PAGESA PËR FONDACIONIN NGA SHTETASIT MALLTEZI
Gjithashtu konstatohet se nje pjese parash nga te ardhurat e familjes Malltezi kane shkuar ne drejtim te Fondacionit Domenic Scaglione me president shettasen Liri Berisha. Konkretisht në periudhën 2010-2022 shtetasit Argita Malltezi dhe Jamarbër Malltezi, kanë sponsorizuar Fondacionin Fëmijët Shqiptarë, Domenick Scaglione, me president shtetasen Liri Berisha, në një shumë prej 8 599 647.6 leke, 24 171 euro euro, 8 225.89 USD
Pagesa për Fondacionit të Fëmijëve Shqiptar Domenick Scaglione nga shoqëritë Homeplan sh.p.k. dhe Kontakt sh.p.k.
Viti 2016: Shoqeria Homeplan sh.p.k. ne vitin 2016 ka transferuar prane Fondacionit të Fëmijëve Shqiptar Domenick Scaglione Shumen prej 18 534 euro.
Viti 2021: Shoqeria Homeplan sh.p.k. ne vitin 2021 ka transferuar prane Fondacionit të Fëmijëve Shqiptar Domenick Scaglione Shumen prej 1970 euro.
Viti 2022: Shoqeria Kontakt sh.p.k. ne vitin 2022 ka transferuar prane Fondacionit të Fëmijëve Shqiptar Domenick Scaglione Shumen prej 30,000 euro.
Ne perfundim, konkludohet se rezulton plotësisht e provuar se shtetasi Sali Berisha, ka konsumuar vepren penale të "Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore", kryer në bashkëpunim me shtetasin Jamarbër Malltezi, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal./ZËRI