LIVE UPDATES

3 orë në kërkim, u neutralizua nga RENEA-t/ Plagosja e dyfishtë në Malësinë e Madhe, autori “zhduk” armën e krimit

➤ Lul Rakaj plagosi me armë zjarri 2 persona mëngjesin e sotëm në Vrrakë të Malësisë së Madhe. ➤ Të plagosur nga të shtënat me armë mbetën Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj, njëri prej të cilëve ka marrë një plumb në gjoks dhe është në gjendje të rëndë për jetën. Tjetër ka marrë plumba në këmbë dhe është në gjendje të mirë. ➤ Dyshohet se shkak për përplasjen është prishja e pazareve të drogës, por nuk dihen detaje të tjera. ➤ Pas plagosjes, autori u largua në zonën e Tamarës në Shkodër. ➤ Forcat RENEA e gjetën të fshehur në makinë bashkë me të shoqen. Edhe pse i bënë disa herë thirrje për t'u dorëzuar, Rakaj tentoi që të largohej, por nuk ia doli. ➤ Aktualisht është vendosur në pranga, por ende nuk dihet se ku ka fshehur armën e krimit. ➤ Rakaj rezulton person me precedent penal, pasi afro 15 vite më parë ka ekzekutuar me armë shtetasin Kolë Mushkun në Hot të Malësisë së Madhe. ➤ Ky i fundit i kishte vrarë babain të arrestuarit të sotëm.

3 artikuj për këtë temë.
8 MUAJ ME PARE

3 orë ndjekje nga RENEA, Lul Rakaj kishte marrë edhe gruan me vete! Tentoi të bënte rezistencë (VD)

3 orë në kërkim, u neutralizua nga RENEA-t/ Plagosja e
Pamje nga arrestimi

SHKODËR- Lul Rakaj, i cili plagosi dy persona mëngjesin e sotëm në zonën e Malësisë së Madhe, është vendosur në pranga pas një operacioni të forcave speciale RENEA dhe Policisë së Shkodrës. Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga Policia e Shtetit, bëhet me dije se Rakaj u kap në afërsi të ballkonit panoramik të Tamarës, ku i shpalluri në kërkim kishte shkuar që t'u fshihej uniformave blu.

Uniformat blu bënë medije se RENEA-t e lokalizuan pas 3 orësh Rakajn, por edhe pse iu bënë disa thirrje për t'u dorëzuar, nuk pranoi dhe tentoi që të largohej. I shpalluri në kërkim ishte në makinë, së bashku me bashkëshorten e tij. Pavarësisht përpjekjes për rezistencë, ai u kap dhe u vendos në pranga. 

MOMENTI ME VIDEO: 


Ndërkohë, dy personat e plagosur, Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj, janë ende nën kujdesin intensiv të mjekëve. Njëri është në gjendje kritike për jetën, ndërsa tjetri ka marrë plagë në këmbë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Malësi e Madhe

Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të dy shtetasve në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe. Pas ngjarjes së ndodhur paraditen e sotme në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, ku shtetasi L. R., tentoi të vriste me armë zjarri shtetasit B. C., dhe A. H, të cilët mbetën të plagosur, dhe më pas shtetasi L.R, u largua nga vendi i ngjarjes duke marrë me vete dhe armën e zjarrit, shërbimet e Policisë menjëherë u vunë në ndjekje të tij. Nisur nga fakti që autori ishte i armatosur, në ndihmë të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Komisariatit të Malësisë së Madhe, shkuan Forcat Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe dy grupe të Forcave Speciale Renea, për të bërë të mundur neutralizimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë Shërbimet e Policisë Kufitare morën masa për bllokimin e kufirit me qëllim mos lejimin e largimit drejt Malit të Zi, të autorit të dyshuar. Pas afro tre orë ndjekjeje dhe kontrollesh, Forcat Speciale Renea, në zonën e ballkonit të Tamarës, lokalizuan dhe rrethuan autorin e dyshuar duke i bërë thirrje që ai të dorëzohej. Shtetasi L.R, nuk i’u përgjigj thirrjes për dorëzim, por tentoi disa herë që të dilte nga rrethimi duke përfituar edhe nga koha e keqe me rreshje shiu dhe nga zona e pyllëzuar, por nuk ka mundur dot të largohet dhe pas disa minutash në rrethim është kapur e vënë në pranga. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të gjetur armën e zjarrit, të cilën shtetasi L.R, dyshohet se e ka fshehur kur ka parë Forcat Speciale Renea që e kishin rrethuar. Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin ligor të këtij rasti./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Shkak pazaret e drogës/ Plagosja me armë zjarri në Malësi të Madhe, arrestohet Lul Rakaj

3 orë në kërkim, u neutralizua nga RENEA-t/ Plagosja e
pamje nga vendngjarja

MALËSI E MADHE-Ka zgjatur vetëm pak orë arratia e Lul Rakajt, personi i cili plagosi me armë zjarri dy persona në Malësi të Madhe. Sherri i cili nisi fillimisht verbalisht ka përfunduar në përdorimin e armëve. Rakaj qëlloi me armë zjarri në drejtim të Besmir Çofit dhe Avenir Hasanajt, duke i plagosur të dy. Shkak për ngjarjen dyshohet prishja e pazareve të drogës. 

Dy të plagosurit, Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj u transportuan me urgjencë në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve. Përveç policisë lokale, për arrestimin e Rakajt u angazhuan edhe dy ekipe të forcave RENEA, që u nisën drejt Malësisë së Madhe./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Plagosje e dyfishtë në Malësi të Madhe, autori i qëllon në hyrje të lokalit (EMRAT)

3 orë në kërkim, u neutralizua nga RENEA-t/ Plagosja e
pamje nga vendngjarja

MALËSI E MADHE- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mëngjesin e sotëm në Malësi të Madhe, ku si pasojë dy persona janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vrakë, ku Lul Rakaj ka qëlluar me armë zjarri në hyrje të një lokali Besmir Çofin dhe Avenir Hasanaj. Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës, ndërsa autori është larguar me vrap nga vendngjarja. Lul Rakaj u arrestua vetëm disa orë pas ngjarjes. Shkaku i konfliktit mes tyre dyshohet prishja e pazareve të drogës. 

Njoftimi i Policisë:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak Rreth orës 09:45, në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, dyshohet se shtetasi L. R., ka plagosur me armë zjarri shtetasit B. Ç dhe A. H, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje bashkë me grupin hetimor dhe drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Në ndihmë të Policisë Vendore për kapjen e autorit kanë shkuar dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe vijojnë kontrollin e zonës dhe në ambjente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB