Refoma Zgjedhore/ Bardhi: Të gjithë jemi produkt i listave të mbyllura, bie ‘teoria e lëpirjes’!

TIRANË-Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi në Komisionin e Ligjeve tha se nëse palët do arrijnë të realizojnë votën e diasporës do jetë një arritje. Ndërkohë, sa u takon kritikave për 1/3 e listës së mbyllur, Bardhi tha se deputetët që janë zgjedhur në zgjedhjet e 2021 janë produkt i listave të mbyllura dhe me ironi tha ndaj deklaratave të Alibeajt se bie ‘teoria e lëpirjes’ te kryetari.
Gazment Bardhi: Unë mendoj që diskutimi në këtë fazë të punës duhet ta bëjmë me qetësi pa populizma dhe me këmbë në tokë, e gjithë retorika e kolegëve bie, se të gjithë këtu jemi produkt listash, produkt listash të mbyllura, kështu që bie ajo teoria që ky i lëpihet këtij apo atij, do ishte shumë mirë të bënim një diskutim më të gjatë, por fakti është që ashtu siç është kodi zgjedhor sot, listat janë të mbyllura, sipas dispozitave që ka ngel në këmbë. Në zgjedhjet e kaluara, vetëm 3 deputetë e thyen herësin, me këto ndryshime, qartësisht do hyjnë 10 fish më shumë deputetë me lista të hapura. Unë mendoj që edhe zgjidhjet ekstreme, ky është një test, fazë bast i atyre që kanë propozuar këtë sistemin, por qartësisht është progres në raport me sistemin që kishim. Për mua më shumë rëndësi nuk ka kjo historia e sistemit zgjedhor, për mua është arritje shumë e madhe që të bëjmë efektive votën nga jashtë. Kjo është një arritje nëse do miratohet.
Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord në parim për një draft të dakordësuar për votën e Diasporës. Sipas draftit palët kanë rënë dakord që emigrantët, duhet të bëjnë kërkesë për të votuar pranë Gjendjes Civile dhe KQZ-së dhe duhet të paraqesin dokumentet e një adrese të saktë. palët gjithashtu kanë rënë dakord që 2/3 e listës së deputetëve të jetë e hapur dhe 1/3 të jetë ekskluzivitet i kryetarit të partisë./ZËRI
'Ligjet' miratojnë 'votën e diasporës', vetëm Alibeaj kundër

TIRANË- Pas propozimeve dhe diskutimeve, me 19 vota pro dhe 1 kundër në Komisionin e Ligjeve është miratuar drati për votën e disporës. Alibeaj votoi kundër, duke sqaruar se nuk është kundër votës së tyre por procesi sipas tij është një 'kavje eksperimentale'.
"Nuk ishte votë kundër diasporës, por kundër pazarit tuaj, se doni ta konsideroni kavie eksperimentale diasporën, është fyerja më e madhe që mund ti bëhet”, tha Alibeaj.
Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord në parim për një draft të dakordësuar për votën e Diasporës. Sipas draftit palët kanë rënë dakord që emigrantët, duhet të bëjnë kërkesë për të votuar pranë Gjendjes Civile dhe KQZ-së dhe duhet të paraqesin dokumentet e një adrese të saktë. palët gjithashtu kanë rënë dakord që 2/3 e listës së deputetëve të jetë e hapur dhe 1/3 të jetë ekskluzivitet i kryetarit të partisë./ZËRI
A do lejohen koalicionet parazgjedhore në 2025? Përgjigjet Damian Gjiknuri

TIRANË-Socialisti Damian Gjiknuri, i cili negocioi me Oerd Bylykbashin, lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, tha në komisionin parlamentar të Ligjeve se koalicionet parazgjedhore lejohen sipas formatit që e lejon Kodi. Gjiknuri tha se nuk ka asnjë vend ku lejohen koalicionet sikundër ishte në Shqipëri, lokomotiva me vagona nga pas, dhe sipas tij kjo është çështje e mbyllur.
“Koalicionet lejohen, tani që janë edhe listat e hapura mund të aplikohet, brenda atij formati. Çështja e koalicioneve sikundër ka qenë është e mbyllur, nuk kthehemi mbrapa”, tha Gjiknuri.
Lidhur me votimin elektronik, ai tha se mund të aplikohet në 5 qarqe, por edhe kjo ka një afat kohor, sepse duhet që të merren masat.
“Nëse nuk realizohet, atëherë kemi letrën. Ne jemi të hapur edhe për votimin elektronik, mund ta aplikojmë në 5 qarqet kryesore”, tha ai.
Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord në parim për një draft të dakordësuar për votën e Diasporës. Sipas draftit palët kanë rënë dakord që emigrantët, duhet të bëjnë kërkesë për të votuar pranë Gjendjes Civile dhe KQZ-së dhe duhet të paraqesin dokumentet e një adrese të saktë. palët gjithashtu kanë rënë dakord që 2/3 e listës së deputetëve të jetë e hapur dhe 1/3 të jetë ekskluzivitet i kryetarit të partisë./ZËRI
Përplasje tek 'Ligjet', Gjiknuri-Alibeajt: Ti s'ke parti, një votë je. Demokrati: Prandaj flas lirshëm

TIRANË-Në Komisionin e Ligjeve po diskutohet drafti për Reformën Zgjedhore, ku pas prezantimeve kanë filluar diskutimet. Debatet nuk kanë munguar, ku deputeti opozitar Enkelejd Alibeaj është përplasur me deputetin e PS, Damian Gjiknuri. Në fjalën e tij Alibeaj përsëriti se është kundër dhe nuk do të votojë në Kuvend.
Gjiknuri replikoi duke i thënë demokratit se nuk ka një parti dhe vota e tij nuk përbën problem. Alibeaj iu përgjigj duke u shprehur se pikërisht ngaqë nuk i përket asnjë pale, shprehet lirisht.
“Kërkove primin, por nuk ta dhashë! Ky është qartësisht një Pazar, produkt në errësirë, merr kuptim fakti përse nuk e bëtë reformën zgjedhore në komisionin e reformës zgjedhore, për primin, ja ku e more këtu e more primin, se nuk e more dot kur bashkëjetonim bashkë, e kërkove apo jo, por nuk e more dot primin, unë Pazar me votën e shqiptarëve nuk bëj! Po i jepni mandatin e 4 Damian Gjiknurit e Ramës, ky është tërmet! Tërmet në tavolinë, me letra. Unë nuk votoj, jam kundër,"-u shpreh Alibeaj.
“Po ti çke, nuk është se ke parti apo bën pjesë në ndonjë parti. Hyr dhe votoju si qytetar, 9 mijë vota të duhen si kandidat dhe bëhesh deputet”, tha Gjiknuri.
"Po prandaj flas lirshëm"-tha Alibeaj.
Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord në parim për një draft të dakordësuar për votën e Diasporës. Sipas draftit palët kanë rënë dakord që emigrantët, duhet të bëjnë kërkesë për të votuar pranë Gjendjes Civile dhe KQZ-së dhe duhet të paraqesin dokumentet e një adrese të saktë. palët gjithashtu kanë rënë dakord që 2/3 e listës së deputetëve të jetë e hapur dhe 1/3 të jetë ekskluzivitet i kryetarit të partisë./ZËRI
Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri: Dakordësi vetëm për 2/3, votat do të numërohen drejtpërdrejt

TIRANË-Në Komisionin e Ligjeve, e ka marrë fjalën Damian Gjiknuri, i cili ka thënë se listat për votën e diasporës do të jenë gjithmonë publike në KQZ. Ai ka theksuar se për shkak të transparencës, votat do të numërohen drejtpërdrejt nga KQZ. Gjiknuri shpjegoi ndryshimet që janë propozuar, nga vota e diasporës te 1/3 e listës së mbyllur. Sa i takon propozimeve nga Lapaj dhe Mediu, që partitive t’u lihet mundësia që nëse kanë dëshirë listën e deputetëve ta lënë 100% të hapur, Gjiknuri tha se ligji duhet të jetë uniform për të gjithë.
Gjiknuri: Adresimet që kemi para në tavolinë, kanë të bëjmë me tre vendime të Gjykata Kushtetuese, e para me votën e diasporës. Vendim që ka krijuar më shumë paqartësi për sa i përket zbatimit. Gjykata Kushtetuese ka kërkuar më shumë qartësi për mënyrën si është krijuar ligji. Vendimi i dytë që ka të bëjë me shfuqizimin e formulës së herësit, por jo heqjen e herësit. Kjo ishte një nga objektivat se përse iniciativa ligjore e PS ka të bëjë me korrigjimin e formulës së herësit, duke rritur pro sa i përket peshës apo pragut, krahasuar kjo edhe më peshën që ka mandati që fiton partia. Shifra 7 mijë ka qenë tavan. Propozimi jonë nuk gjeti dakordësi, megjithëse unë mendoj se është propozimi më i mirë. Vendimi i tretë ishte vendimi i Gjykatës Kushtetuese, shfuqizimi i pragut që kishte kandidati i pavarur. Për shkak të këtij vakumi u detyruam dhe paraqitën tre iniciativa. Për votën e diasporës, listat do jenë publike në KQZ. Çdo votues që ka një adresë, përmes një liste dokumentesh që e përcakton KQZ dhe regjistrohet në listë zgjedhore. Në KQZ do të numërohen votat, partitë politike kanë vëzhgues. Zarfi duhet të mbërrijë në Shqipëri deri ditën e votimit, e ka gjithë mundësinë, zarfet nuk vonojnë shumë sot, gjërat teknike ja kemi deleguar KQZ, s’ka pse merret kuvendi. Sa i përket listave, siç ka prag për partitë ka edhe për kandidatët. Megjithatë nisur edhe nga propozimet e ekspertëve të partive që janë këtu, menduam ti qëndrojmë parimit kushtetues. 1/3 e listës e fiksuar dhe pjesa tjetër e hapur për konkurrim. Qoftë edhe me një votë më shumë del ai tjetri, por tani në një zonë shumëemërore. Po të vesh re, 80 mandate mund të jenë në lojë të hapur, pjesa tjetër është e fiksuar. Pse nuk e lëmë totalisht të hapur? Ka një parim, ligji zgjedhor duhet të jetë uniform. Ligji duhet të jetë uniformë, ODHIR tha që uniformiteti është I detyrueshëm sepse konfuzon votuesin dhe nuk zbatohet ligji në mënyrë të njëjtë, pra i njëjti ligj që vlen për një parti duhet të vlejë edhe për një parti tjetër.
Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord në parim për një draft të dakordësuar për votën e Diasporës. Sipas draftit palët kanë rënë dakord që emigrantët, duhet të bëjnë kërkesë për të votuar pranë Gjendjes Civile dhe KQZ-së dhe duhet të paraqesin dokumentet e një adrese të saktë. Sipas këtij drafti votimi do të realizohet me postë dhe ky shërbim do të përzgjidhet në operator ndërkombëtar me reputacion serioz. Palët gjithashtu kanë rënë dakord që 2/3 e listës së deputetëve të jetë e hapur dhe 1/3 të jetë ekskluzivitet i kryetarit të partisë./ZËRI
Drafti për Zgjedhoren, Alibeaj: S'jam dakord për votën me postë. Pazar për Ramën

TIRANË-Deputeti opozitar Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar një Pazar draftin për Reformën Zgjedhore të dakordësuar mes PS dhe PD. Alibeaj u shpreh se nuk është dakord që votimi të kryhet me postë. Sipas tij shqiptarët nuk duhet të paguajnë me paratë e tyre dhe duhet të ketë regjistrim zyrtar në vendin e huaj që të kualifikohet si zgjedhës. Alibeaj kërkon që emigrantët të votojnë në mënyrë të monitoruar në vendet ku janë, të regjistrohen pa pasur në nevojë të deklarojnë vendbanim zyrtar atje.
Enkelejd Alibeaj: Ky komision ka për detyrë të bëjë transparencë për iniciativë për secilat parti politike, por do duhej të bëjë transparencë edhe për diçka më tepër. Atë që se bërë ju, po bëj unë. Gjysmë orë me parë, në emailit zyrtare tona ka ardhur një dokument, pr.ligj pa numër, pa datë, s’ka të firmosur asgjë nga askush. Ky është propozim i rënë dakord nga dikush me dikë? Ka ardhur në email dhe çdo vëmendje e arsyeshme fillon e mendon që është iniciativë ligjore, duhet të dalë zot dikush. Nuk qenka Gjiknuri. Serioziteti duhet të jetë i tillë, me të vërtetë duhet të bëjmë detyrën tonë për të sqaruar inicitaivat individuale, por s’duhet të jemi hipokritë.
Ky është drafti final i arritur nga pazari. Po jap dy pasazhe për të kuptuar njerëzit, pazari është i thjeshte, në nenin 4 të këtij pr.ligji është parashikuar lidhur me çështjen e herësit të famshëm. Listat 30% janë të mbyllura, nuk është as rregulli i mëparshëm i 10 mijë votave. Nëse do kishte dikush të kalonte këtë mur, tashmë kjo nuk është e mundshme. Bie ndesh me kushtetutën dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Lidhur me votën e diasporës s’ka çudi, është vendosur votë me postë, me pagesë, me pikatore. Diaspora për të cilën të gjithë përbetohen do ta ketë me paratë e tyre, me pikatore, aq sa do partia në pushtet. Nuk jam për votën me postë. Vota më postë me këto kushte të regjistrohesh brenda 60 ditëve, për 3 muaj, të regjistrohesh duke pasur një vendbanim atje ku je, kjo është pengesa e parë. Duhet të kesh regjistrim zyrtar në vendin e huaj që të kualifikohesh si zgjedhës. U dashka që të paguajë postën ai shqiptari atje me lekët e tij.
Ai ka ikur jashtë se s’ka para. Në funksion të plotësimit të atij bishti të fundit, mandatin e fundit. Këta e kanë në dorë ta marrin dhe ta rrëmbejnë atë mandatin e fundit ndaj çdo partie tjetër, i kanë patronazhistët jashtë Shqipërisë shkuan në mes të Athinës dhe Milanos dhe çuan gjithë shtetin. Kanë mundësinë për ta keqpërdorur votën e emigrantëve në favor të tyre. Kjo do jetë një mënyrë se si mund të keqpërdoret një e drejtë kushtetuese. Të votojnë në mënyrë të monitoruar në vendet ku janë, të regjistrohen pa pasur në nevojë të deklarojnë vendbanim zyrtar atje. Ajo se çfarë po bëhet sot, nuk është se po bëhet një Reformë Zgjedhore e minutës së fundit, me një Pazar të bërë natën fshehtas, sot po i dhurohet mandati i katërt Ramës në tavolinë. S’ka nevojë sot më për zgjedhje, e ka marrë, e ka blerë pushtetin dhe mandatin e katërt. Dhe bashkë me të mbetet e vetmja gjë, si të ruajmë ndonjë karrige për vete.
Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord në parim për një draft të dakordësuar për votën e Diasporës. Sipas draftit palët kanë rënë dakord që emigrantët, duhet të bëjnë kërkesë për të votuar pranë Gjendjes Civile dhe KQZ-së dhe duhet të paraqesin dokumentet e një adrese të saktë. Sipas këtij drafti votimi do të realizohet me postë dhe ky shërbim do të përzgjidhet në operator ndërkombëtar me reputacion serioz. Palët gjithashtu kanë rënë dakord që 2/3 e listës së deputetëve të jetë e hapur dhe 1/3 të jetë ekskluzivitet i kryetarit të partisë./ZËRI
Reforma Zgjedhore tek 'Ligjet', Lapaj dhe Mediu: Partive t’u lihet mundësia të zgjedhin, nëse duan lista të hapura

TIRANË-Në Komisionin e Ligjeve po diskutohet drafti i dakordësuar mes PS dhe PD për reformën zgjedhore. Kryetari i ‘Shqipëria bëhet', Adriatik Lapaj dhe Fatmir Mediu në diskutimet për Reformën Zgjedhore propozojnë që partive t’iu lihet opsionale nëse do duan që ta mbyllin 1/3 e listës për deputetë.
Lapaj theksoi se fleta e votimit për diasporën duhet të jetë e njëjtë në format me fletën e votimit brenda vendit, duke shtuar se duhet të ndryshojë vetëm ngjyra, me qëllim që mos të bëhen manipulime. Ai tha se për votën e diasporës duhet të ngrihet një strukturë e posaçme me 5 anëtarë, nga institucione të pavarura.
“Fleta e votimit për votuesit në diasporë të ketë format të njëjtë, por duhet të jetë me ngjyrë ndryshe nga fleta e votimit brenda vendit. Kjo do bënte që fletët të mos silleshin në Shqipëri e të mos keqpërdoreshin. Ata që presin zarfet postare duhet që të jetë një strukturë e posaçme me 5 anëtarë, anëtarë që përcaktohen me short nga institucione të pavarura. Ju mund ta lini opsionale, pra meqë kushtetuta e parashikon 2/3 e hapur. Ta lini në dorë të partisë, pra të jetë partia që zgjedh nëse do ta mbyllë një të tretën, pra që të fusni në lista të sigurta njerëz teknikë por nuk marrin shumë vota, dhe të lini opsion për partitë e tjera që nëse duan t’i lënë 100% të hapura, kjo adreson të gjitha shpresat e shoqërisë”, tha Adriatik Lapaj.
Edhe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, propozoi se është çështje e vullnetit të partisë të vendosë për listat e hapura.
“Nëse do ta lërë listën tërësisht të hapur ta lërë të hapur. Në kushtetutë thuhet jo më pak se 1/3, është çështje e vullnetit të partisë. Mendoj që alternativa e lënies së hapur të kësaj mundësie, duke marrë parasysh edhe ato faktorë që u thanë për gjeneralët dhe ushtarët. Partitë që duan ta mbyllin listën për ata, dhe pastaj të lënë mundësi për të rinjtë që vijnë e konkurrojnë. Se kanë besimin e qytetarëve që u japin votën. Nëse flasim për demokraci përfaqësuese ne përfaqësojmë jo thjesht partitë, por vullnetin e qytetarëve. Të paktën të jete e mundshme, të lihet fakultative për çdo subjekt politik, kush do ta ketë të hapur ta ketë të hapur”, tha Mediu.
Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord në parim për një draft të dakordësuar për votën e Diasporës. Sipas draftit palët kanë rënë dakord që emigrantët, duhet të bëjnë kërkesë për të votuar pranë Gjendjes Civile dhe KQZ-së dhe duhet të paraqesin dokumentet e një adrese të saktë. Sipas këtij drafti votimi do të realizohet me postë dhe ky shërbim do të përzgjidhet në operator ndërkombëtar me reputacion serioz. Palët gjithashtu kanë rënë dakord që 2/3 e listës së deputetëve të jetë e hapur dhe 1/3 të jetë ekskluzivitet i kryetarit të partisë./ZËRI
Reforma zgjedhore u "poq"/ Zbardhet drafti zyrtar, PD-PS dakord, 2/3 listë e hapur, pjesa tjetër "ekskluzivitet" i kryetarit

TIRANË- Reforma zgjedhore është gati! Zbardhet drafti i përbashkët i Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike lidhur me Reformën e re Zgjedhore. Me draftin e publikuar në media, mbi të cilin po diskutohet edhe në Komisionin e Ligjeve, duket se pavarësisht qëndrimeve, të dy palët janë dakordësuar për votën e diasporës.
Por si do të votojnë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit?
Projektligji e thotë qartë; votimi do të bëhet me postë dhe më pas, votat do të numërohen në Shqipëri nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
"Të drejtën e votës nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë e ka çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote që për arsye banimi, punësimi, studimi, kryerje të detyrave ushtarake apo arsye shëndetësore ndodhet jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë në datën e zgjedhjeve,"-shkruhet në draft. Por jo vetëm kaq! Edhe një zgjedhës që ndodhet jashtë vendit dhe dëshiron që të votojë në zgjedhjet e radhës, për Kuvendin duhet të rregjistrohet në listën e zgjedhësve jashtë vendit. Lista e zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit, mjafton që të aplikojë për t'u regjistruar dhe mund ta ushtrojë të drejtën e tij për të votuar. Por në draft nuk është e qartë sesi do të llogariten votat e diasporës.
Sa i përket pikës që ndante dy partitë ishte mënyra se si do të ndahen mandatet. Socialistët kishin si kusht vendosjen e një pragu 7 mijë vota për të thyer herësin, ndërkohë që demokratët kërkonin lista 100% të hapura. Të dy palët kanë arritur marrëveshje, me PS që ka hequr dorë nga pragu, ndërsa demokratët që kanë pranuar që 1/3 e listës shumëemërore të jetë ekskluzivitet i kryetarit të Partisë.
Si do të bëhet shpërndarja e mandateve për kandidatët fitues të listës?
Në draft shkruhet se në fillim përfitojnë mandat kandidatët që kanë marrë më shumë vota sesa herësi ndarës i mandateve. Ky i fundit do të llogaritet del nga pjesëtimi i numrit të votave të subjektit zgjedhor me numrin e mandateve të fituara nga subjekti, pjestuar me 1.5. Por në çdo rast, herësi i ndarjes së mandateve nuk mund të jetë më shumë se 7 000 vota.
"Në rast se herësi i ndarjes së mandateve që përfitohet nga pjesëtimi si më lart është një numër me mbetje dhjetore, si herës merret numri i plotë më i afërt.”
SHEMBULL: Nëse në zgjedhjet e 2021, në Tiranë u cilësuan si të vlefshme 450395 vota, PS kishte 226842, 18 mandate. Në këtë rast herësi është 8 mijë vota! Por në zgjedhjet e ardhshme, herësi nuk mund të jetë më shumë se 7000 vota.
Kandidatët e listës shumëemërore do rirenditen në bazë të numrit të votave, në rast se është i barabartë, atëherë vendos shorti!/ZËRI