LIVE UPDATES

Dhunë në Këshillin Bashkiak/ Tedi Blushi godet me grusht Halit Valterin, i hedh letra Veliajt. Këshilltari i PL në polici

➤Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës është përfshirë nga momente tensioni deri në dhunë fizike.➤ Fjala e kryetarit të bashkisë së Tiranës, u ndërpre nga këshilltari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili qëlloi edhe me letra Erion Veliajn, më pas nisi edhe konflikti fizik me Halit Valterin.➤ Pas kësaj situate, këshilltari i PL, Tedi Blushi dhe këshilltari socialist, Halit Valterin janë përfshirë në përplasje fizike. ➤Të dy këshilltarët pretendojnë për dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, por ka qenë këshilltari i Partisë Socialiste Halit Valteri, ai i cili ka depozituar një kallëzim në Policinë e Shtetit ndaj Blushit. ➤Pas kallëzimit, Blushi është shoqëruar në Polici. ➤Në një reagim të tij, Veliaj tha se do të kërkojë zbatimin e ligjit me përpikmëri për raste të tilla që i etiketoi rrugaçëri. Nga ana tjetër, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shpallur "gjendjen e luftës" me kryebashkiakun e Tiranës.

5 artikuj për këtë temë.
11 MUAJ ME PARE

FOTO- Tjetër moment nga përplasja fizike në Këshillin Bashkiak, Valteri kap për fyti Blushin

Dhunë në Këshillin Bashkiak/ Tedi Blushi godet me grusht Halit
Tedi Blushi dhe Halit Valteri

TIRANË- Në foto është momenti kur, këshilltari i Partisë Socialiste Halit Valteri dhe ai i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi përplasen fizikisht me njëri-tjerin. Fillimisht u raportua se Blushi kishte goditur Valterin me grusht dhe ishte përjashtuar menjëherë nga mbledhja. Por siç duket edhe në foton e mëposhtme, edhe Valteri ka sulmuar Blushin. 

Dhunë në Këshillin Bashkiak/ Tedi Blushi godet me grusht Halit
Tedi Blushi dhe Halit Valteri

Përplasja nisi fillimisht pasi Blushi hodhi letra në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t'u pasuar nga përplasja fizike që pati me Valterin. Blushi pas kallëzimit në polici nga deputeti socialist, u mor në pyetje në komisariatin nr.1 për disa orë. /ZËRI

11 MUAJ ME PARE

VIDEO- Mbi 5 orë në Polici, Blushi nga Komisariati: U provokova, rrugaçëria mori përgjigjen e merituar

Dhunë në Këshillin Bashkiak/ Tedi Blushi godet me grusht Halit
Tedi Blushi

TIRANË- Këshilltari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka qëndruar për më shumë se 5 orë në komisariatin e policisë, për të dhënë sqarime për të që ndodhi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Pas përfundimit të marrjes në pyetje, Blushi tha për mediat se ajo ishte një ngjarje e shëmtuar që erdhi si pasojë e provokimit që iu bë.

Blushi: Prej 5 orësh jam në komisariatin e narkoshtetit për të dhënë sqarime për atë ngjarje të shëmtuar, me atë provokim që m’u bë sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku rrugaçëria mori përgjigjen e merituar siç e mori në dyert e këtij komisariati dhe siç do e marrë në çdo strofull të krimit. Me këtë regjim ka zero tolerancë, ka vetëm qëndresë. Përgjigja do jetë shembullore në çdo strofull, komisariat. Kush do provokojë opozitën do marrë përgjigjen në mënyrë demokratike dhe shqiptare.


Ditën e sotme Blushi u bë protagosnit i dy momenteve të tensionit në sallën e këshillit, teksa fillimisht ai ka hedhur një tufë me letra në drejtim të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe më pas ai u përfshi në një konfrontim fizik me këshilltarin socialist, Halit Valteri./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Goditi me grusht Halit Valterin në Këshillin Bashkiak të Tiranës, shoqërohet në polici Blushi

Dhunë në Këshillin Bashkiak/ Tedi Blushi godet me grusht Halit
Tedi Blushi dhe Halit Valteri

TIRANË- Këshilltarit i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi është shoqëruar në polici,  pas akteve të dhunës në mbledhjen e Këshillit.  Blushi goditi me grusht Valterin, ndërsa ky i fundit e kallëzoi në polici.

Përplasja fillimisht ka nisur mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe këshilltarit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Ky i fundit kërkoi fjalën, por Veliaj ndërhyri duke kërkuar që të përfundonte ai atë që sapo kishte nisur që të thoshte para të tjerëve në sallë. Më pas, debati vazhdoi dhe Blushi e qëlloi me një dosje që kishte para vendit ku ishte i ulur. 

Blushi hodhi letra në drejtim të Veliajt dhe pas një debati me fjalë me Valterin, e goditi me grusht atë. Menjëherë pas kësaj, Tedi Blushi është përjashtuar nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Këshilltari i Partisë Socialiste Halit Valteri, ka depozituar një kallëzim në Policinë e Shtetit ndaj Blushit, duke pretenduar se ky i fundit e ka dhunuar fizikisht me grusht por edhe me sende të rënda. 

11 MUAJ ME PARE

"Më goditi"/ ME FOTO- Momenti kur Tedi Blushi godet me grusht Halit Valterin

Dhunë në Këshillin Bashkiak/ Tedi Blushi godet me grusht Halit
Momenti i grushtit

TIRANË- Në pamjet e mëposhtme është momenti kur këshilltari i Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës qëllon me grushtë Halit Valterin. E gjitha ka ndodhur në mbledhjen e sotme, e cila do të ishte edhe e fundit para pushimeve të verës. Përplasja nisi fillimisht pasi Blushi hodhi letra në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t'u pasuar nga përplasja fizike që pati me Valterin. 

Dhunë në Këshillin Bashkiak/ Tedi Blushi godet me grusht Halit
Pamje nga sherri

Të dy pretendojnë për dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, por ka qenë këshilltari i Partisë Socialiste Halit Valteri, ai i cili ka depozituar një kallëzim në Policinë e Shtetit ndaj Blushit, duke pretenduar se ky i fundit e ka dhunuar fizikisht me grusht por edhe me sende të rënda. Pas depozitimit të kallëzimit, Blushi është marrë në pyetje nga efektivët e Policisë për të dhënë sqarime lidhur me ngjarjen./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

VD: Tedi Blushi qëllon me dosje kryebashkiakun, Veliaj: Je i paaftë! Meta i del në mbrojtje këshilltarit të tij: Erion, jemi në luftë nga sot!

Dhunë në Këshillin Bashkiak/ Tedi Blushi godet me grusht Halit
Tedi Blushi, Erion Veliaj dhe Ilir Meta

TIRANË- Tensione dhe përplasje në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Përplasja fillimisht ka nisur mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe këshilltarit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Ky i fundit kërkoi fjalën, por Veliaj ndërhyri duke kërkuar që të përfundonte ai atë që sapo kishte nisur që të thoshte para të tjerëve në sallë. Më pas, debati vazhdoi dhe Blushi e qëlloi me një dosje që kishte para vendit ku ishte i ulur. I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Veliajt, i cili e ironizon, ndërsa kryetarja e Këshillit Bashkiak, Romina Kuko, kërkoi menjëherë ndërhyrjen e Policisë Bashkiake. 

MOMENTI I PËRPLASJES: 

Erion Veliaj: Mund të vazhdosh të vetëdiskreditohesh deri në vdekje. Por kjo është mungesë edukate. Më ngatërron me atë me bllok në dorë. Më ngatërron me atë të bllokut. A e kupton që je i paaftë edhe të gjush! Je komplet i paaftë!

Romina Kuko: Zoti Blushi jeni i ftuar që të lini sallën. Zoti Valter ju lutem. Policia Bashkiake ju lutem...

Pasi mbledhja u ndërpre, përplasja duket se ka vijuar por kësaj here mes Halit Valterit dhe Tedi Blushit. Të pranishmit në mbledhje bënë me dije për ZËRI dhe pas përplasjes Blushi-Veliaj, konflikti është pasuar nga një përplasje fizike mes këshilltarit të PL-së dhe atij të Partisë Socialiste. Pas ngjarjes, menjëherë ka ardhur një reagim edhe nga kryebashkiaku në rrjetin e tij social "X", i cili kërkoi që të zbatohej ligji për të ndëshkuar sjelljen e sotme të Blushit në ambientet e Këshillit Bashkiak. 

Dhunë në Këshillin Bashkiak/ Tedi Blushi godet me grusht Halit

"Sot Keshilli Bashkiak kish per te votuar hapjen e 2 cerdheve te reja, abonete falas per studentet, miratimin e shkolles Ecole 42 per te rinjte, zonen e lire ekonomike TEDA per 5mije vende pune te reja dhe grantin e Katarit per sheshin fundor tek Bulevardi i Ri. Por Ilir Meta dhe rrugaci i fundit qe i ka mbetur, nuk e perballojne dot as suksesin e Tiranes dhe as humbjen kolosale te partickes se tyre. Sjellja per vandali ndaj kolegeve keshilltare, eshte shenje deshperimi, jo force. Do te kerkoj zbatimin e ligjit me perpikmeri qe rrugaceria te marre pergjigjen qe meriton, dhe Tirana te mos mbetet peng i maktheve te Ilir Metes e mjeraneve te tij,"-shkruan Veliaj lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme.

Pas Veliajt, nuk ka vonuar shumë për një reagim edhe nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Duke ndarë një foto me Veliaj, ku të dy shtrëngojnë duart, Meta ka shpallur "gjendjen e luftës" me kryebashkiakun e Tiranës. 

Dhunë në Këshillin Bashkiak/ Tedi Blushi godet me grusht Halit

"Akti sulmues i Prindit 2 Erion Veliaj dhe zarit të tij Halit Valteri ndaj këshilltarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi do të marrë shumë shpejt përgjigjen e merituar demokratike dhe shqiptare. Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me kryehajdutin e Tiranës Lali fikun dhe ordinerët përqark tij. Partia e Lirisë është në gjendje lufte me tutorët dhe protektorët e këtij fëlliqësire që vrau Ardit Gjoklajn. Partia e Lirisë do t'ju mësojë të gjithëve se nuk jemi komb eksperimental por Shqiponjash. Nuk ka tutor dhe protektor në botë që e ndalon Drejtësinë tonë!,"-shkruan Meta. 

Megjithatë, deri më tani, edhe pse Veliaj kërkoi që Blushi të ndëshkohej sipas ligjit për dhunën që shkaktoi në Këshillin Bashkiak, ende nuk ka asnjë njoftim nga Policia e Shtetit lidhur me ngjarjen e ndodhur. Por si Blushi, edhe Valteri, të dy pretendojnë për dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, por ka qenë këshilltari i Partisë Socialiste Halit Valteri, ai i cili ka depozituar një kallëzim në Policinë e Shtetit ndaj Blushit, duke pretenduar se ky i fundit e ka dhunuar fizikisht me grusht por edhe me sende të rënda. Pas depozitimit të kallëzimit, Blushi është marrë në pyetje nga efektivët e Policisë për të dhënë sqarime lidhur me ngjarjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB