LIVE UPDATES

I pamaskuar! Kamerat filmuan autorin e masakrës në Memaliaj, Policia në "gjurmët" e vrasësit

➤ Thuajse 2 ditë kanë kaluar nga masakra e ndodhur në Memaliaj, por hetuesit ende nuk kanë dalë me një pistë dhe një emër për autorin. ➤ Ende nuk dihet kush vrau Shyqyri Kalemin, Gledi Muka (kamarieri) dhe klientin Marsel Çela. ➤ Por kamerat e sigurisë kanë arritur të filmojnë autorin e masakrës me 3 të vrarë në Memaliaj. Është një person, rreth 1.80 centimetra i gjatë, rreth 40-vjeç dhe i pa maskuar. ➤ Megjithatë identifikimi i tij ende nuk është bërë nga autoritetet. ➤ Një detaj që po hetohet është edhe targa që u gjet në mjetin "BMë", e cila ishte gjermane. ➤ Policia është vënë në kontakt edhe autoritetet gjermane për të marrë më tepër informacione.

3 artikuj për këtë temë.
10 MUAJ ME PARE

Del FOTO e BMW-së së vrasësve në Memaliaj

I pamaskuar! Kamerat filmuan autorin e masakrës në Memaliaj, Policia
Shyqyri Kalemi, Gledian Muka dhe Marsel Çela

TIRANË- Pamjet që po shihni tregojnë makinën e autorëve të masakrës së Memaliajt, ku mbetën të vrarë tre persona, Shyqyri Kalemi, Gledian Muka dhe Marsel Çela, këta dy të fundit pa asnjë lidhje me ngjarjen dhe “shënjestrën” e atentatit, Shyqyri Kalemin. Muka dhe Çela ishin në ambientet e lokalit njëri si kamarier, tjetri klient, por plumabt nuk i kursyen. Makina e autorëve është kapur nga pamjet e sigurisë 100 metra larg vendit ku ndodhi ngjarja me tre të vrarë. Pamjet janë siguruar nga "Tv Klan". 

I pamaskuar! Kamerat filmuan autorin e masakrës në Memaliaj, Policia
Makina e autorëve

Fuoristrada ngjyrë e zezë me targa gjermane më pas u dogj nga autorët, bashkë me tre kallashnikovët e përdorur në krim brenda saj, duke humbur kështu gjurmët. Pavarësisht se mjeti është kapur në disa sekuesnca nga kamerat e sigurisë në zonë, autorët nuk duken. Madje ata kanë qëndruar brenda mjetit dhe kur kanë kryer sulmin, për të mos u identifikuar nga asnjë llojë detaji. Pasi kanë hapur zjarr mbi 74-vjeçarin Shyqyri Kalemi dhe vrarë Gledian Mukës dhe Marsel Çelen janë larguar me shpejtësi.

36-vjeçari Gledio Muka dhe 47-vjeçari Marsel Çela u ndodhën në vendin e gabuar, pasi nuk kishin asnjë lidhje me atentatin që shënjestër kishte biznesmenin Shqyo Kalemi. Vrasja e trefishtë, që u mori jetën dhe dy personave të pafajshëm dhe që nuk ishin objektiv, dyshohet se vjen si pjesë e sagës së hakmarrjes ndaj Andrea Kalemit, djalit të viktimës Shyqo Kalemi. Ai është i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022, që më parë gjatë 2022 dyshohet se kishte eliminuar me eksploziv Aleksandër Sadikajn. Ky i fundit është i afërm me familjen Kalemi./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

U vra gabimisht në atentatin në Memaliaj, gjyshja dhe e afërmja e kamarierit: Punonte për bukën e gojës. Duam drejtësi!

I pamaskuar! Kamerat filmuan autorin e masakrës në Memaliaj, Policia
gjyshja dhe nusja e xhaxhait të Gledis Mukës

MEMALIAJ-Vrasja e trefishtë, që u mori jetën dhe dy personave të pafajshëm dhe që nuk ishin objektiv, kamarierit të lokalit Gledis Muka dhe Marsel Çela, klient. Familja e të ndjerit Gledis Muka ka hapur dyert e mortit dhe kërkojnë drejtësi për vrasjen e kamarierit. Hava Muka gjyshja e Gledian Mukës, kamarierit të pafajshëm të vrarë gabimisht gjatë atentatit në Memaliaj dhe nusja e xhaxhait të të ndjerit, kanë dhënë këtë të hënë një deklaratë për media. Gjyshja e viktimës me lot në sy tha se kërkojnë drejtësi për vrasjen që iu bë 36-vjeçarit.

“Flori dhe kaluar floririn. Nuk e prisnim ta vrisnin. Punonte atje kamarier, për bukën e gojës. Pse ma vranë djalin. E kishin lënë punën, po rrinte atje se ishte vapë. Djali ka nënë babanë dhe unë, e xhaxhallarët. Kërkojmë të drejtën e djalit. Pse na e vranë. Çfarë u bë. Djalë i vetëm, i mori jetën djalit… Gledi nënës, floriri nënës”, tha gjyshja e të ndjerit për TCH.

Nga ana tjetër edhe nusja e xhaxhait të 36-vjeçarit, tregoi se Muka punonte prej një viti në lokalin e Shyqo Kalemit, i cili dyshohet se ishte objektivi atentatit. Ajo tregoi se ai ka qenë një djalë i ndershëm dhe kishte një vit që ounonte si kamarier. Sa i përket klientit, Marsel Çela që po ashtu mbeti i vrarë në atentatin e trefishtë, ajo rrëfehu se njohej me Gledisin, madje kishsin bërë edhe shkollën bashkë.

“Duam drejtësinë që na e vranë djalin pa faj. Nuk bënte punë të tjera, gjithmonë ka punuar atje, i ndershëm dhe punëtor. Kishte një vit që punonte atje. Marrëdhëniet i kishte mirë, punonte me orare të zgjatura. Djali ishte i pafajshëm, mezi e kemi rritur. Duam drejtësi. Të vritet djali pa… s’ka ku të vejë më. Me atë tjetrin që u vra ishin shokë të ngushtë, kanë bërë edhe shkollën bashkë”, tha nusja e xhaxhait të viktimës.

36-vjeçari Gledio Muka dhe 47-vjeçari Marsel Çela u ndodhën në vendin e gabuar, pasi nuk kishin asnjë lidhje me atentatin që shënjestër kishte biznesmenin Shqyo Kalemi. Vrasja e trefishtë, që u mori jetën dhe dy personave të pafajshëm dhe që nuk ishin objektiv, dyshohet se vjen si pjesë e sagës së hakmarrjes ndaj Andrea Kalemit, djalit të viktimës Shyqo Kalemi. Ai është i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022, që më parë gjatë 2022 dyshohet se kishte eliminuar me eksploziv Aleksandër Sadikajn. Ky i fundit është i afërm me familjen Kalemi./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Vrasja e trefishtë në Memaliaj, kontrollet shtrihen në të gjithë vendin. Policia vihet në kontakt me autoritetet gjermane

I pamaskuar! Kamerat filmuan autorin e masakrës në Memaliaj, Policia
3 viktimat e atentatit ne memaliaj

MEMALIAJ- Kur kanë kaluar 24 orët e para pas vrasjes së trefishtë në Memaliaj, policia nuk ka asnjë të dyshuar kryesor, pavarësisht kontrolleve që janë ushtruar në disa qytete të vendit, dhe personave të shoqëruar. Më shumë se 20 persona janë shoqëruar nga policia, por pa rezultat, ndërsa autorët e atentatit të trefishtë dyshohet të kenë qenë vrasës me pagesë.

Të gjithë drejtuesit e policisë së shtetit janë instaluar në Gjirokastër, megjithatë kontrollet kanë përfunduar pa asnjë rezultat konkret. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n, se përveç zonave kufitare me Memaliajn, policia ka ushtruar kontrolle edhe në Tiranë, Vlorë, Elbasan, Lezhë dhe Shkodër.

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Memaliaj, ku mbetë të vrarë, Shyqyri Kalemi, babai i Adriatik Kalemit, Marsel Çela, klient në lokal, dhe kamarieri Gledi Muka, një makinë u gjet e djegur në zonën e Memaliajt. Mjeti BMË dyshohet se u përdor nga autorët, ishte me targa gjermane, ndërsa të djegura u gjetën dhe 3 armë.

Policia i ka sekuestruar ato dhe është vënë në lëvizje për sigurimin e të tjera detajeve që do t’i çonin në identifikimin e autorëve, që dyshohet se mund të jenë vrasës me pagesë. Ndërkohë autoritetet tona janë vënë në kontakt edhe me ato gjermane, pas gjetjes së targave të makinës së djegur, për të marrë më tepër informacione.

Vrasja e trefishtë, që u mori jetën dhe dy personave të pafajshëm dhe që nuk ishin objektiv, dyshohet se vjen si pjesë e sagës së hakmarrjes ndaj Andrea Kalemit, djalit të viktimës Shyqo Kalemi. Ai është i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022, që më parë gjatë 2022 dyshohet se kishte eliminuar me eksploziv Aleksandër Sadikajn. Ky i fundit është i afërm me familjen Kalemi.

Policia vendore, por edhe ajo e përgjithshme nuk kanë bërë asnjë deklaratë në lidhje me ecurinë e hetimeve, ndërkohë që gjatë ditës së djeshme, ministri i brendshëm Taulant Balla, tha se vrasja dyshohet se lidhet me krime të vjetra të ndodhura në qytet./ZËRI 

Poll

MOS HUMB