LIVE UPDATES

Macron-Rama/ Mbështetje 600 mln € për Shqipërinë, nuk ka datë për Integrimin. Jemi Europa e Ballkanit

➤Presidenti francez Emmanuele Macron në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama premtoi mbështetje ndaj Shqipërisë në aspektin ekonomik. ➤Projektet që do të kryhen deri në 2027 do të marrin një mbështetje deri në 600 milionë euro ➤ Sa i takon bllokimit që Franca i bëri Integrimit të Shqipërisë në 2018, Macron tha se procesi ishte shndërruar në burokratik dhe hipoktit. ➤Macron kërkoi nga Vuçiç që të dënonte sulmet në veri të Kosovës, ndërkohë që më i ashpër në qëndrimet e tij u tregua kryeministri Edi Rama ➤Macron tha se populli shqiptar e meriton të jetë pjesë e BE, por kjo padyshim që do të duhet të shoqërohet me përparim në shumë sektorë të ekonomisë. ➤Kryeministri Rama u shpreh shumë i lumtur për vizitën e Macron, dhe tha se 80 mijë turistë francezë e kanë vizituar vendin këtë vit ➤Më herët në një ceremoni zyrtare në ambientet e Presidencës nga kreu i shtetit Bajram Begaj. ➤Pas pritjes zyrtare, dy presidentët kanë pasur një takim kokë më kokë mes tyre ➤Mandej presidenti Macron do të shkojë në ambientet e kryeministrisë ku do të takohet me Edi Ramën ➤ Pas takimit me Macron, Presidenca zbardhi detaje nga ajo që u diskutua, ku kryefjalë ishte integrimi i Shqipërisë dhe situata në veri të Kosovës ➤Begaj tha se Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran dhe sulmet si ai një Banjskë janë të papranueshme ➤Në orën 11 30, Rama dhe Macron do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp ➤Menjëherë pas konferencës presidenti Macron do të largohet nga Shqipëria ➤Macron mbërriti dje në Tiranë, ku nderoi me udhërin e lartë të të Francës "Oficer i Madh i Legjionit të Nderit" shkrimtarin e njohur shqiptar Ismail Kadare. Me një ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave, Macron i ka dhënë medaljen e lartë Ismail Kadaresë.

14 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Deklarata e Macron për Kosovën/ Vuçiç: Faleminderit për miqësinë që tregon ndaj Serbisë

Macron-Rama/ Mbështetje 600 mln € për Shqipërinë, nuk
Emmanuel Macron dhe Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka falenderuar homologun francez Emmanuel Macron për miqësinë që tregon për Serbinë, pas deklaratës së shefit të Elyse për "pezullim të procesit të vizave për Kosovën". Deklaratën lideri serb e bëri gjatë një prononcimi për gazetarët.

Aleksandër VuçiçNuk dua të komentoj. Është vendim i një prej vendeve më të mëdha evropiane. Faleminderit Macron për shumë gjëra të tjera, për miqësinë që tregon ndaj Serbisë. Lidhur me vërejtjen, ai tha se duhet ta dënojmë dhunën në Banjska, këtë e kemi bërë në të njëjtën ditë disa herë, madje ia kam thënë vetë presidentit në takimin në Granada.

Por çfarë tha Macron në Tiranë

Gjatë konferencës së përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama Presidenti i Francës Emmanuel Macron u shpreh se pavarësisht se Franca e ka mbajtur fjalën e saj në raport me Kosovën, kjo e fundit nuk e ka bërë. Ai shtoi se pret që presidenti serb Aleksandër Vuçiç të dënojë sulmin, ndërsa Kosova të njohë asosacionin e Komunave Veriore dhe të riorganizojë zgjedhjet e reja. 

Emmanuel Macron: Siç e dini, ne ndjekim me vigjilencë tensionet që ekzistojnë mes Prishtinë dhe Beogradit. Franca dhe Gjermania kanë bërë një udhërrëfyes, dhe presim përgjigje është përgjegjësiqë presidenti serb Al;eksandër Vuçiç të dënojë sulmin, ndërsa   e Vuçiçit të dënojë sulmin se sjell qetësinë në veri. Ajo që presim nga autoritete serbe dhe kosovare, është riorganizimi i zgjedhjeve në komunat ku u bënë në kushte të pa përshtatje, pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje, njoha e anotacionit nga autoritetet kosovare. Pres që zoti Vuçiç të jetë përgjegjës. Pres dhe nga Osmani dhe Kurti. Ju kemi besuar liberalizmin e vizave, ato janë bllokuar. Pasi presim që të zbatohet fjala e dhënë.

Presidenca franceze sqaroi deklaratën dhe rikonfirmoi edhe njëherë me gjuhë me diplomatike atë që tha Macron, duke u shprehur: Presidenti ka folur për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës. Ai tha se cilat ishin kërkesat tona. Në këtë kontekst dhe duke marrë parasysh bllokadën e Prishtinës, presidenti vlerësoi se çështja e liberalizimit të vizave mbetet e hapur.

Por a mundet vërtet Franca të bllokojë procedurën e liberalizimit të vizave për Kosovën?

Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën u miratua në prill të këtij viti formalisht nga BE-ja dhe u botua në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian po të njëjtin muaj. Nga 1 janar i viti 2024 qytetarët e Kosovës pritet të udhëtojnë pa viza në 27 vende të BE-së, që përbëjnë zonën Shengen.

Për ta pezulluar këtë vendim duhet të merret një vendim tjetër nga Këshilli i BE-së. Kjo mund të bëhet me kërkesë ose nga Komisioni Evropian ose nga ndonjë shtet anëtar. Nëse bëhet një kërkesë, vendet anëtare të Këshillit mund të votojnë për pezullimin e mundshëm.

Radio Europa e Lirë shkruan se burime diplomatike brenda Bashkimit Evropian (BE) kanë sqaruar se nuk ka mundësi që një shtet në mënyrë të njëanshme ta pezullojë liberalizim e vizave për një shtet tjetër dhe se kjo mund të bëhet vetëm përmes një rregulloreje nga Këshilli i BE-së.

Për këtë gjë, Franca do të duhet të bëjë një kërkesë dhe deri më tani, sipas raportimeve, nuk e ka bërë një gjë të tillë./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Macron mbyll vizitën dyditore në Tiranë, përqafohet me Ramën në aeroport

Macron-Rama/ Mbështetje 600 mln € për Shqipërinë, nuk
Edi Rama dhe Emmanuel Macron

TIRANË- Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka mbyllur vizitën e tij dyditore në Tiranë. Ai është përcjellë në aeroport nga kryeministri Edi Rama. 

"Mirupafshim dhe shihemi së shpejti zoti President. Rroftë SHQIPËRI, RROFTË FRANCA", shkruan Rama.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar një vizitë zyrtare dyditore në Tiranë.. Ai mbërriti një natë më parë në aeroportin e Rinasit me avionin presidencial ku u prit nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Më pas ai mbërriti në Pallatin e Brigadave ku u prit nga kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama. Nën praninë e dhjetëra të ftuarëve, Macron i dha shkriumtarit Ismail Kadare dekoratën më të lartë të Francës atë të"Oficer i Madh i Legjionit të Nderit". Ditën e sotme ai u prit me nderime të larta shtetërore nga Presidenti Bajram Begaj, më pas shkoi në kryeministri ku pas takimit "kokë më kokë" me Ramën zhvilluan një konferencë të përbashkët për mediat dhe nënshkruan disa marrëveshje në kuadrin ekonomik./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Deklarata e Macron për Kosovën, si u detyruan mediat franceze të sqarojnë qëndrimin e presidentit

Macron-Rama/ Mbështetje 600 mln € për Shqipërinë, nuk
Flamuri i Kosovës dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

TIRANË- Për herë të parë në Shqipëri, por me mesazhe të forta! Presidenti i Francës, Emmanuel Macron u tregua i prerë sot kur tha se çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të mbetet pezull nëse palët nuk do të ulen në dialog. Teksa, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, po komentonte sulmin terrorist të ndodhur në Kosovë më 24 shtator ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku, Macron me pak fjali bëri që 1 janari i vitit 2024, ditë kur dhe do të zyrtarizohej lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës në zonën Shengen, të mos kishte më të njëjtin kuptim. Presidenti francez e argumentoi këtë vendim duke shtuar se e gjitha ka të bëjë me mbajtjen e fjalës nga të dy liderët, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

“Sikurse e dini, ne i ndjekim me shumë vigjilencë tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit. Franca dhe Gjermania kanë bërë një propozim udhërrëfyes që unë mendoj se është i fortë dhe i mirë dhe presim që të respektohet nga të dyja palët. Mendoj se është përgjegjësia e zotit Vuçiç që të dënojë prerazi aktet e 24 shtatorit sepse kontribuon në rikthimin e qetësisë në kufi dhe më pas etapat e ardhshme dhe ajo që presim nga autoritetet kosovare dhe serbe është e thjeshtë; riorganizmi i zgjedhjeve në komunat ku u bënë në kushte të papërshtatshme, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje dhe në institucione si dhe njohjen e asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare. Sipas kësaj radhe, plotësisht dhe totalisht dhe pres që presidenti Vuçiç të jetë përgjegjës, pres të njëjtën gjë nga presidentja dhe kryeministri i Kosovës. E them me shumë qartësi, ne u kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga ana e Francës sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk po mbahet. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecin përpara në javët e ardhshme. Është kushti i paqes në të gjithë zonën,”- tha Macron.

Por, nuk u vonua shumë dhe Presidenca franceze sqaroi deklaratën që nisi reagime të menjëhershme nga palët politikë në Shqipëri e Kosovë. Presidenca rikonfirmoi edhe njëherë me gjuhë me diplomatike atë që tha Macron, duke u shprehur: Presidenti ka folur për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës. Ai tha se cilat ishin kërkesat tona. Në këtë kontekst dhe duke marrë parasysh bllokadën e Prishtinës, presidenti vlerësoi se çështja e liberalizimit të vizave mbetet e hapur.

Por a mundet vërtet Franca të bllokojë procedurën e liberalizimit të vizave për Kosovën?

Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën u miratua në prill të këtij viti formalisht nga BE-ja dhe u botua në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian po të njëjtin muaj. Nga 1 janar i viti 2024 qytetarët e Kosovës pritet të udhëtojnë pa viza në 27 vende të BE-së, që përbëjnë zonën Shengen.

Për ta pezulluar këtë vendim duhet të merret një vendim tjetër nga Këshilli i BE-së. Kjo mund të bëhet me kërkesë ose nga Komisioni Evropian ose nga ndonjë shtet anëtar. Nëse bëhet një kërkesë, vendet anëtare të Këshillit mund të votojnë për pezullimin e mundshëm.

Radio Europa e Lirë shkruan se burime diplomatike brenda Bashkimit Evropian (BE) kanë sqaruar se nuk ka mundësi që një shtet në mënyrë të njëanshme ta pezullojë liberalizim e vizave për një shtet tjetër dhe se kjo mund të bëhet vetëm përmes një rregulloreje nga Këshilli i BE-së.

Për këtë gjë, Franca do të duhet të bëjë një kërkesë dhe deri më tani, sipas raportimeve, nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Deri më tani ka ndodhur vetëm një herë që një shtet anëtar i BE-së të kërkojë pezullimin e liberalizimit të vizave për një vend të rajonit. Bëhet fjalë për Holandën, që në vitin 2019, kërkoi që të pezullohej liberalizimi i vizave për shtetasit e Republikës së Shqipërisë me arsyetimin se qytetarët e vendit tonë paraqisnin rrezikshmëri të lartë për sigurinë kombëtare të këtij vendi. Por, Komisioni Evropian e rrëzoi këtë kërkesë.

Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë me Kosovën….

1 VITE ME PARE

Pezullim vizash për Kosovën? Presidenca franceze sqaron deklaratën e Macron në Tiranë

Macron-Rama/ Mbështetje 600 mln € për Shqipërinë, nuk
Emmanuel Macron

TIRANË- Presidenca franceze ka sqaruar këtë të martë deklaratën e bërë nga Kreu i Shtetit Emmanuel Macron se do të ketë pezullim të vizave për Kosovën. Presidenca shprehet në një prpnocim për ABC se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën ''mbetet e hapur''.

Reagimi i PresidencësPresidenti ka folur për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës. Ai tha se cilat ishin kërkesat tona. Në këtë kontekst dhe duke marrë parasysh bllokadën e Prishtinës, presidenti vlerësoi se çështja e liberalizimit të vizave mbetet e hapur.

Çfarë tha Macron sot në Tiranë

Gjatë konferencës së përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama Presidenti i Francës Emmanuel Macron u shpreh se pavarësisht se Franca e ka mbajtur fjalën e saj në raport me Kosovën, kjo e fundit nuk e ka bërë. Ai shtoi se pret që presidenti serb Aleksandër Vuçiç të dënojë sulmin, ndërsa Kosova të njohë asosacionin e Komunave Veriore dhe të riorganizojë zgjedhjet e reja. 

Emmanuel MacronSiç e dini, ne ndjekim me vigjilencë tensionet që ekzistojnë mes Prishtinë dhe Beogradit. Franca dhe Gjermania kanë bërë një udhërrëfyes, dhe presim përgjigje është përgjegjësiqë presidenti serb Al;eksandër Vuçiç të dënojë sulmin, ndërsa   e Vuçiçit të dënojë sulmin se sjell qetësinë në veri. Ajo që presim nga autoritete serbe dhe kosovare, është riorganizimi i zgjedhjeve në komunat ku u bënë në kushte të pa përshtatje, pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje, njoha e anotacionit nga autoritetet kosovare. Pres që zoti Vuçiç të jetë përgjegjës. Pres dhe nga Osmani dhe Kurti. Ju kemi besuar liberalizmin e vizave, ato janë bllokuar. Pasi presim që të zbatohet fjala e dhënë./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Përplasja Serbi-Kosovë, Rama: Rrezikojnë liberalizimin e vizave. Macron: Kushte për të 2 palët

Macron-Rama/ Mbështetje 600 mln € për Shqipërinë, nuk

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur sërish me tone të ashpra ndaj klasës drejtuese politike të Kosovës në lidhje me marrëveshjen Kosovë- Serbi duke i cilësuar si vetëfutje në kurth lëvizjet e fundit, sidomos të kryeministrit Kurti.

I pyetur nëse kishte biseduar më kryeministrin e Kosovës në lidhje me lidhje me kritikat e tij, kryeministri Rama nuk dha një përgjigje me po se jo, por insistoi duke zbuluar dhe një bisedë të brendshme mes liderve evropian dhe ato të Ballkanit duke cituar kryeministrin holandez Mark Rutte.

Po ju sjell i paautorizuar po besoj se nuk do jetë problem një moment nga kryeministri i Hollandës Rutte kur iu drejtua të dyve me fjalët: Mos harroni kurrë që në një kompromis më shumë se çfarë duhet të fitosh është çfarë nuk duhet të humbasësh. Por po të bëjmë një llogari të gjërave për tu humbur nga shqiptarët në Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Kosovë dhe kudoqoftë është me një kosto shumë të lartë se llogaria se çfarë mund të fitojmë. Shqiptarët janë në ditët më të mira, shqiptarët e MV flisnin dikur për dimensionin që duhet të kishte një flamur shqiptar që duhej të vendosej në dritaret e shtëpive, sepse ligji atje e kishte që duhet të ishte më i vogël në raport me atë maqedonas, ndërsa sot atje shqipja është gjuhë zyrtare”.

Rama gjithashtu foli hapur për çështjen, ndryshe nga Macron i cili përdori gjuhë diplomatike duke mos përmendur në asnjë moment sanksionet për asnjërën nga palët. Por ishte Rama i cili zbuloi se në tavolinë me sa duket për Kosovën është dhe heqja e të drejtës për të lëvizur në vendet e BE-së, vendim i cili pritet të hyjë në fuqi në janar të 2024-s.  

Sot Kosova është futur vetë në një kurth që ia ka bërë vetes, por që nuk ka qenë kurrë më mirë por do të ishte dramatike që të humbiste një të drejtë për të lëvizur lirshëm në BE, por kanë në tavolinë një plan franko gjerman që është më e mira e mundshme që mund të ketë. Por po e përsëris dhe këtu, Bill Klinton tha kur ishte këtu për vizitë: Thuaju miqve të mi në Kosovë çfarë i ndodhi Palestinës, kishte marrëveshjen më të mirë dhe izraelitët ranë dakord dhe të nesërmen Arafat më tha nuk e firmos. I thashë a e kupton që nëse e kthen këtë marrëveshje nuk do të ketë më mirë më tha e di por nuk e firmos. Atëherë Klinton më tha shiko ku është Palestina, ndërkohë që unë them shihni ku është sot Palestina. Ky vend është shkatërruar nga klasa e vet politike. Hamasi përdor sot popullin e vet për tu mbrojtur nga raketat. Sot më e mira e madhe e Kosovës është ta firmosë unilaterisht marrëveshjen dhe sikur Serbia të mos dojë dhe tia dorëzojë BE-së dhe të futet në një proces me unionin. Është e tmerrshme të mendosh që ky oportunitet që ka Kosova dhe të mbytet në një lugë uji se çfarë thotë dhe çfarë bën presidenti i Serbisë. Kosova duhet të veprojë e pavarur nga Serbia, e të sillet bashkë me Shqipërinë si një Evropë në Ballkan. Këto nuk janë kushte që i vendos BE, këto janë mundësira për ta çuar përpara marrëveshjen e paqes”, tha rama në konferencën e përbashkët me presidentin francez Emanuel Macron.

Gjithashtu ai theksoi se Shqipëria nën drejtimin e tij do të vijojë të mbajë të njëjtin qëndrim zyrtar:

Për mua as nuk diskutohet që Shqipëria do të vazhdojë të mbajë këtë flamur të paqes pa u kapur se çfarë bën ai tjetri. E përsëris e pajustifikueshme ajo që ndodhi në Kosovën e Veriut: shpallja e ditës së zisë për 3 kriminelë. Po kjo s’mund të ndalojë procesin dhe paqja na intereson në Kosovë. Mua më rrëqethet mishi kur mendoj që mund të ketë ndalesë në procesin e liberalizimit të vizave, por kjo s’mund të kërkohet tek presidenti i Francës. Shqipëria, bedel i politikës së ditës, faktorëve jashtë shqipërisë nuk mund të bëhet dhe çdo shfaqje jo evropiane nuk ka lidhje me ne.   

Ndërsa i pyetur për të njëjtën çështje presidenti francez foli për përgjegjshmëri dhe mbajtje falje nga të dy palët:

Siç e dini, ne ndjekim me vigjilencë tensionet që ekzistojnë mes Prishtinë dhe Beogradit. Franca dhe Gjermania kanë bërë një udhërrëfyes, dhe presim përgjigje është përgjegjësi e Vuçiçit të dënojë sulmin se sjell qetësinë në veri. Ajo që presim nga autoritete serbe dhe kosovare, është riorganizimi i zgjedhjeve në komunat ku u bënë në kushte të pa përshtatje, pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje, njoha e anotacionit nga autoritetet kosovare. Pres që zoti Vuçiç të jetë përgjegjës. Pres dhe nga Osmani dhe Kurti. Ju kemi besuar liberalizmin e vizave, ato janë bllokuar. Pasi presim që të zbatohet fjala e dhënë. Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Bllokoi Integrimin e Shqipërisë në 2018, Macron: Procesi ishte hipokrit! BE nuk mund të zgjerohet pafund

Macron-Rama/ Mbështetje 600 mln € për Shqipërinë, nuk
Emmanuele Macron

TIRANË- Në vitin 2018 Franca votoi kundër çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE-në, për shkak se sipas Macron procesi ishte kthyer në hipokrit, dhe kishte ngecur në çështje burokratike. Teksa iu përgjigj gazetarëve në Tiranë, Macron tha se Franca kërkon që procesi i zgjerimit të BE-së të jetë politik, edhe pse theksoi se unioni nuk mund të zgjerohet në mënyrë të pafundme. Macron tha se në optikën e tij BE duhet të shtojë mbështetjen ekonomike për të gjitha vendet që synojnë të jenë pjesë e Unionit dhe më pas të ketë një zgjerim në drejtim të secilit shtet.  

Macron dha dhe arsyet e tij se pse është kundër një date të prerë për shtetet që synojnë anëtarësimin në BE, që sipas tij nuk mund të jetë fikse, sa kohë që ajo mund të varet nga aksidente politike në secilin prej shteteve, duke nënkuptuar se mund të zgjidhen qeveri që nuk votojnë pro reformave.

Macron: Është e vërtetë që ne kemi votuar kundër Shqipërisë në 2018, mbledhja ishte shumë burokratike, flitej për kapituj, disve u thamë që horizonti ishte shumë larg, pra nuk po thuhej asgjë, i gjithë procesi ishte hipokrit. Atëherë unë thashë që kjo gjë nuk funksionin, dhe ne duhet të bëjmë një proces politik dhe jo burokratik, hapja e një kapitulli nuk ndyshon asgjë për shqiptarët. Serbia prej vitesh ka hyrë në proces, por po ecën shumë ngadalë.

BE nuk mund të zgjerohet pafund me politikat aktuale që ndjek. Në këtë frymë dua që të bëjmë transformimin, kemi ende shumë për epokën e ribashkimit. Duhet ta bëjmë këtë duke tronditur pak zakonet, vendet që përparojnë duhet të marrin më shumë investime, duhet mbajtur një lidhje e fortë me Europën, data nuk ka kuptim.

Po jua them shumë sinqerisht, nëse juve ju ndodh një aksident politik në vendin tuaj, vjen një kryeministër dhe thotë që unë nuk dua të vazhdoj reformat, atëherë data nuk ka rëndësi. Data e prerë është kundër kësaj fryme, mund të ketë një rrëshqitje që mund të ndodhë, procesi mund të rrezikohet vetëm nga faktorë gjeopolitikë të jashtëm. Ka dy gjëra në funksionimin e Europës, në momentin kur ulemi rreth tavolinës, nuk ka më gjyshër dhe nipër, por ka vetëm njerëz të barabartë.

BE nuk ka hemogjoni, secili respektohet si i barabartë, askush nuk mund të thojë se e di unë se jam vend i madh. Europa është një transformim sovranitetesh që e kemi zgjedhur vetë, ne heqim dorë nga gjëra me vetëdije. Në vendet që kanë jetuar totalitarizmin, mund të përdoret nga nacionalistët për të ushqyer ide joeuropiane. Ne dëgjojmë në Budapest që Europa është si Moska, jo. Ju e keni zgjedhur vetë këtë rrugë, të gjithë duhet të ndërgjegjësohen që Europa është një rrugë që nuk duhet bërë shumë shpejt.

/Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Korsi preferenciale drejt BE-së? Rama: Duam rrugë paralele zhvillimi, nuk synojmë tavolinën e KE-së

Macron-Rama/ Mbështetje 600 mln € për Shqipërinë, nuk
Edi Rama

Gjatë daljeve të tij në këto 2 ditë që nisën dje me samitin e Procesit të Berlinit dhe takimin e sotshëm me presidentin francez Emmanuele Macron, kryeministri Rama e citoi disa herë Shqipërinë si Evropa e Ballkanit në përpjekje për të dhënë sinjale se vendi ynë është gati për në rrugën e saj drejt BE-së. I pyetur nga gazetarët se nëse ky diferencim do na sjellë një korridor më të shpejtë drejt familjes europiane Rama u përgjigj:

Sigurisht që do të duhet pak kohë që mesazhi i qartë i presidentit mbrëmë dhe sot i cili është një risi për qasjen ndaj rajonit të thyejë veshin e atyre që janë shumë të interesuar për këtë proces por që janë të mësuar ta shohin vetëm në rrugën tradicionale dhe pyetja juaj është faktikisht shprehje e këtij të mësuari prej shumë vitesh me idenë se ky proces është një rrugë reformash dhe vlerësimesh nga burokracia e Brukselit që përfundon me anëtarësimin ndërkohë që e vërteta është që çdo ditë më shumë në një botë që komplikohet del në pah domosdoshmëria e komplementarizimit të kësaj rruge më një rrugë paralale ku vendeve tu jepen më shumë hapësira dhe ku bashkimi me Evropën të bëhet praktik dhe më i lehtshëm nga të dy palët.

Dhe shprehja meqë ne jemi Evropa e Ballkanit të kërkojmë një korsi preferenciale, niset nga një bazë e gabuar. Në nuk duam të jemi kjo Europa e Ballkanit për të pasur korsi preferenciale për të qenë pjesë e BE, por ne duam të vazhdojmë në frymën e atij amaneti që nga koha e Skënderbeut tek rilindasit tani e deri sot që e kanë dashur Evropën si të tyren kur dhe nuk ekzistonte fare BE. Uroj që presidenti të shtyjë këtë koncept dhe që do na mundësojë atë që dje nisi në samit si një rrugë paralele zhvillimi, të zgjerohet. Plani i ri i rritjes është guri i parë, për herë të parë vendet që janë në këto procese do të përfitojnë më shumë financime dhe aksesim në tregjet e BE-së.

Prandaj do tju lutesha shumë që ta kuptojnë, Shqipërisë nuk i intereson një datë sepse ajo datë do të mbetet një takim i parealizuar, por dhe se ne nuk e bëjmë këtë proces për të bindur Francën, Gjermaninë apo dikë tjetër por për të ndryshuar përfundimisht historinë e vendit tonë dhe rrugën e gjeneratave të ardhshme dhe ta bëjmë të pakthyeshme rrugën e Ballkanit për të rënë pre e tundimeve të tjera dhe të ndihet mirë në vendin e tij. Por paralelisht bashkimi i Evropës mund të ndodhë dhe duhet të ndodhë, nuk të bën të bashkuar fakti që ke të drejtën e një vote apo jo.

Mua më vjen keq ta them po Këshilli Evropian është një familje ku gjyshërit, prindërit, fëmijët, nipërit janë në një tavolinë dhe kanë të drejta të njëjta për të ndalouar diçka. Ndërkohë që Evropa përballet me fuqira të mëdha të reja dhe të vjetra që kanë një vendimarrje strategjike, vertikale dhe imediate. Me keqardhje dhe me simpati i ofrojmë solidaritetin tonë dhe ndajmë dhimbjen dhe ne nuk kemi nevojë për një vend në tavolinë, por aq sa na takon në një familje të bashkuar, ku ka hierarki dhe të mos i thotë koka stërnipit shqiptar që e mori Skendërbeu Evropën. Zëri.ai

1 VITE ME PARE

600 milionë euro për Shqipërinë/ Macron: Po ndreqim gabimet e së shkuarës, jo zgjerim po bashkim

Macron-Rama/ Mbështetje 600 mln € për Shqipërinë, nuk
Macron ne konference

TIRANË- Presidenti francez Emmanuele Macron tha se shteti që ai përfaqëson do të ofrojë mbështetje për Shqipërinë, në disa projekte të rëndësishme që lidhen me energjinë e rinovueshme, ndërtimin e Liceut në Korçë, por edhe investime në turizëm. Në total deri në vitin 2027, Franca pritet që të mbështesë Shqipërinë me grante deri në 600 milionë euro. Macron tha se ai po ndreq gabimet e të shkuarës që shteti që përfaqëson ka bërë jo vetëm me Shqipërinë por me të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti francez theksoi se Europa nuk po i bën asnjë dhuratë Shqipërisë për procesin e integrimit, dhe se Ballkani Perëndimor duhet të jetë sa më shpejt pjesë e unionit, për të shmangur ndikime nga faktorë të tretë.

Macron në konferencë me Ramën: Faleminderit shumë, zoti kryeministër, i dashur Edi, zonja dhe zotërinj ministra, unë mund të them që jam i lumtur që jam këtu, pa bërë asnjë përkujdesje diplomatike. Jam i lumtur që jam sot në krahun tënd, në një moment të vështirë të Europës, me luftën në Ukrainë, në Kaukaz, me terorizmin që ka goditur Belgjikën dhe Suedinë, mendimet e mia shkojnë për ta.

Vizita ime korrigjon një gabim, ishte momenti që një president francez të vinte dhe të bënte një copë rrugë me ju, dua të shoh nga e ardhmja, ne kemi vullnetin që të respektojmë kulturën që na lidh, jam shumë krenar që dekorova zotin Ismail Kadare, për darkën që na servire me zotin Tedi Papavrami, kjo shpreh marrëdhënien e fortë që ekzsiton mes vendeve tona, marrëveshja për kinemanë tregon këtë.

Faleminderit që na rezervuat vilën 31, shpresoj që kjo rrugë të vijojë me forcimin e gjuhës frënge, dhe ecim bashkërisht për Liceun e Korçës, besoni te unë. Javën e kaluar janë nënshkruar marrëveshje të rëndësishme për energjitë e rinovueshme, në logjistikë dhe në infrastrukturën aeroportuale.

Shpresoj që të jemi pranë jush edhe për turizmin, që ju të formoni të rinjtë me zanatet e të ardhmes në fushën e turizmit. Ne kemi dhënë gadishmërinë që të hapim shkollën për zanatet dixhitale. 210 milionë euro janë hedhur nga viti 2019 për 4 projekte, dhe më shumë se 600 milionë do të hidhen për projekte të reja që ju do të keni si prioritet deri në 2027. Më vjen mirë për bashkëpunimin që kemi pasur kundër kriminalitetit, do të vazhdojmë të ecim para. Vendi juaj është ankoruar në Europë, dhe jo në këtë vend ku tentuan që t'ju izolonin disa herë.

Ju jeni një popull që e doni Europën, nuk është një bashkim i imponuar nga Brukseli, sepse nëse e shohim kështu nuk do të ketë asnjë vlerë, është momenti që t'ju themi ju se e ardhmja juaj është në BE. Ne e shënojmë këtë rrugë si një udhëtim mes kolegësh. Ky ribashkim është i mirë për ne, sepse kush mund të flasë për një Europë të fuqishme, që në mes të saj të lëmë shtete që kanë ndikime të tjera.

Po e them këtu me shumë përulësi, nuk është një dhuratë që po i bëhet Shqipërisë, është mirë për ju dhe për ne, është një zgjedhje gjeopolitike. Ju keni guximin për të çuar para reformat, dhe po e themi në një vend që ka jetuar për shumë kohë në diktaturë. Detyra jonë është tju shoqërojmë në këtë rrugë, shpresoj të dimë të gjejmë ne si europianë rrugën e bashkimit.

Unë ndjej forcën e ëndrrës evropiane tek ju. Dua të citoj një autor që nuk është Kadare, por Milan Kundera, ju bëni pjesë në këtë Perëndim që iu është rrëmbyer fillimisht nga Perandoria Osmane e më pas nga diktatura komuniste. 

Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama u shpreh i lumtur për vizitën e Macron, dhe tha se Shqipëria nuk ka nevojë për një datë për Integrimin. “Ne na duhet vendi ynë”, tha Rama./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

“Jam shumë i lumtur”, Rama me Macron: Nuk ishte e lehtë që presidenti francez të vinte në Shqipëri

Macron-Rama/ Mbështetje 600 mln € për Shqipërinë, nuk
Rama dhe Macron

TIRANË- Pas marreveshjeve me karakter ekonomik që janë nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe asaj franceze, kryeministri Edi Rama ka falenderuar presidentin Emannuele Macron për vizitën e tij në Tiranë, e para e një presidenti francez.

Rama e nisi fjalimin e tij me një fjali në fërngjisht, por tha se e folura në këtë gjuhë i ishte dëmtuar, për shkak të ndikimit të anglishtes në arenën ndërkombëtare.

“Jam besimplotë se me gjithë këtë shtysë që na kanë dhënë sot për të patur kontakte shumë më të ngushta mes dy vendeve, nesër fërngjishtja ime do të jetë më e bukur se sot”, u shpreh Rama në nisje të fjalimit të tij.

Edi Rama: Në protokollin diplomatik fjala i lumtur përdoret shpesh, e vërteta është se unë sa herë që gjendem në situate si kjo, me miq të shumëpritur, e evitoj fjalën i lumtur që sugjeron ministria e jashtme, dhe them i kë3aqur. Sot dua ta them me plot gojën që jam i lumtur, shumë i lumtur që jam në krah të presidentit të Francës, në Tiranë. Jam shumë i lumtur që pas një pritje të paktën shekullore në Shqipëri vjen për një vizitë bilaterale shefi i shtetit francez, është një vizitë më shumë se formale, por është miqësore, për të thelluar një marrëdhënie që ka njohur një rritje shumë të madhe në vitet e fundit. Meritë kjo e presidentit që ka kërkuar një marrëdhënie shumë më konkrete mes BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.  

Marrëdhënie kjo që duhet të jetë në gjendje që në çdo hap t’u japë vendeve tona mundësinë e bashkimit me Europën, pa rënë në kurthin e traditës së procesit të integrimit, i cili sipas meje dhe Presidentit duhet të vijojë në meritën e çdo vendi, por nuk duhet lënë të bëhet një arsye ankthi në raport me të ardhmen e vendeve tona.

Jam shumë i lumtur që Presidenti e tha mbrëmë qartë se zgjerimi i BE-së nuk duhet të pengojë ribashkimin e Europës dhe për këtë unë jam shumë shpresëplotë që Presidenti do udhëheqë një proces të tillë.

80 mijë turistë francezë kanë qenë në Shqipëri përgjatë këtiju viti. Franca është e pranishme më shumë se kurrë në Shqipëri, edhe përmes investimeve të biznesit siç është Voltalia.  

Më besoni që nuk ka qenë e lehtë që presidenti të ishte në Shqipëri, prania e tij këtu tregon se ambicia e Shqipërisë për të qenë Europa e Ballkanit është e pakthyeshme. Ne duam të jemi në Ballkan referenca europiane e këtij komuniteti, do të vazhdojmë që të mishërojmë europën.  

1 VITE ME PARE

“Nder dhe privilegj të prisja Macron”, Begaj reagon pas takimit me presidentin francez

Macron-Rama/ Mbështetje 600 mln € për Shqipërinë, nuk
Begaj dhe Macron

TIRANË- Presidenti i vendit Bajram Begaj ka reaguar pas takimit që pati me homologun e tij Emmanuele Macron, në vizitën e parë të një presidenti francez në Shqipëri. Begaj i ka shprehur mirënjohjen Macron për mbështetjen që Franca i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të Integrimit Europian, dhe shton se Procesi i Berlinit është i domosdoshëm për të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor.

“Nder dhe privilegj të prisja sot Presidentin Macron, në vizitën e parë zyrtare të një Presidenti francez në Shqipëri.

Mirënjohje për mbështetjen e vyer që Franca dhe Presidenti Macron po i japin integrimit evropian të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet Procesit të Berlinit, dhe mbështetjes së procesit të zgjerimit.

Marrëdhëniet e konsoliduara e të partneritetit strategjik midis dy vendeve, kanë hyrë në një fazë të re shumë dinamike”, shkruan Begaj pas takimit me Macron.

Ndërkohë që në reagimin zyrtar të presidencës thuhet se Begaj ka deklaruar në takim se Kosova është një shtet i pavarurur dhe se sulmet në Banjskë janë të papranueshme.

“Kjo vizitë është një ngjarje historike në marrëdhëniet midis dy vendeve tona, pasi është vizita e parë zyrtare e një Presidenti të Francës në Shqipëri. Përgjatë takimit kokë më kokë, Presidenti Begaj nënvizoi se kjo vizitë demonstron interesin e përbashkët për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe në drejtim të paqes, sigurisë, dhe zhvillimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Pjesë e bisedimeve me Presidentin Macron ishin edhe integrimi evropian i Shqipërisë dhe zhvillimet në rajon. Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen, për mbështetjen e vyer që Franca dhe Presidenti Macron i kanë dhënë e i japin procesit të zgjerimit dhe të integrimit evropian të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet Procesit të Berlinit. Ai gjithashtu vlerësoi iniciativën e ndërmarrë një vit më parë nga Presidenti Macron, për lançimin e Komunitetit Politik Evropian, si një iniciativë që i jep më shumë mundësi Shqipërisë dhe vendeve të tjera kandidate në Bashkimin Evropian, të kenë më shumë akses në projektet e BE-së, veçanërisht në fushën e shkëmbimeve universitare dhe studentore.

Begaj falënderoi gjithashtu Presidentin Macron, për kontributin në mbështetje të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht përmes planit të quajtur franko-gjerman, duke nënvizuar nevojën e mbështetjes së mëtejshme të këtij dialogu, por edhe të nevojës së dënimit dhe të çkurajimit të akteve të dhunës dhe të provokimeve në komunat e Veriut të Kosovës. “Kosova është vend sovran dhe i pavarur, dhe akte terroriste si ajo e Banjskës në Zveçan (24 shtator 2023), janë të papranueshme e të dënueshme për sigurinë e saj, por edhe të rajonit e të mbarë kontinentit evropian.”.

Presidenti Begaj vlerësoi se pesë vjet pas nënshkrimit të Deklaratës së Partneritetit Strategjik midis dy vendeve, marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Francës kanë hyrë në një fazë të re e shumë dinamike. Begaj shprehu kënaqësinë e tij se përtej marrëdhënieve të konsoliduara kulturore midis dy vendeve, interesi i madh i kompanive franceze, veçanërisht në fushën e energjisë së rinovueshme, por jo vetëm, po i çon marrëdhëniet në një nivel tjetër, edhe më të lartë. “Jam besimplotë që projektet e parqeve fotovoltaike në Karavasta dhe Spitallë, do të ndiqen edhe nga projekte të tjera të mëdha nga investitorët francezë”, thuhet në deklaratën për media të presidencës.

Presidenti francez pritet që të qëndrojë në Shqipëri deri në mesditë, ku do të ketë një konferencë të përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

I ‘kujdeshëm’ në detaje/ Begaj i mban çadrën Macronit

Macron-Rama/ Mbështetje 600 mln € për Shqipërinë, nuk
Begaj i mban cadren Macronit

TIRANË- Në ceremoninë e pritjes së presidentit Macron në Presidencë, homologu i tij shqiptar, Bajram Begaj, i ka mbajtur çadrën, edhe pse kishte shumë punonjës të protokollit të pranishëm. Zëri.ai ju sjell më poshtë disa prej momenteve ku presidenti shqiptar mban çadrën në mënyrë që presidenti francez të ishte komod ndaj reshjeve të shiut që kanë pushtuar Tiranën mëngjesin e sotëm.

Siç shihet dhe nga pamjet, ka qenë vetë Begaj ai që ka marrë çadrën nga punonjësi i protokollit, për të vazhduar më pas parakalimin me Macron në tapetin e kuq. Mes të dyve ka pasur më pas një takim kokë më kokë, ku është diskutuar në lidhje me situatën në Kosovë, por edhe procesin e integrimit të Shqipërisë, ku roli i Francës është i padiskutueshëm.

Zëri.ai 

1 VITE ME PARE

Dita e dytë e vizitës së Macron, takim “kokë më kokë” me presidentin Begaj

Macron-Rama/ Mbështetje 600 mln € për Shqipërinë, nuk
Macron dhe Begaj

TIRANË- Presidenti i Francës, Emanuel Macron do të vijojë ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri, ku pritet të takohet kokë më kokë me homologun e tij shqiptar, Bajram Begaj.

Macron mbërriti një ditë më parë në Tiranë, ku u prit fillimisht nga kryeministri Edi Rama.

Ndalesa e parë e Presidentit të Francës Macron ishte në Pallatin e Brigadave, ku në një ceremoni të posaçme, i dorëzoi shkrimtarit tonë të shquar Ismail Kadare, Dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”.

Më poshtë, gjeni axhendën e takimit të Presidentit Macron me presidentin Begaj:
 
8:25 -Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e Presidentit të Republikës.
Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

-Interpretohet  himni kombëtar francez;

-Interpretohet himni kombëtar shqiptar;

-Kryhet kalimi para truprojës së nderit;  

-Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive.

Presidenti i Republikës së Francës ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve.

Në hollin ”Nënë Tereza” do të bëhet fotoja zyrtare.

08:35 – 09:05 – Takim kokë më kokë mes dy presidentëve.

Presidenti i Francës, Emanuel Macron ndodhet në Tiranë në kuadër të një vizite bilaterale, e para që një president i Francës bën në Shqipëri. Pas pritjes që do të bëhet në Presidencë, Macron do të takohet dhe me kryeministrin Edi Rama. Presidenti francez nuk mori pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, për shkak të disa ndryshimeve në axhendë që u kushtëzuan nga një sulm terrorist që ndodhi pak ditë më parë në Francë./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Emmanuel Macron mbyll fjalimin në gjuhën shqipe: Rroftë miqësia franko-shqiptare

Macron-Rama/ Mbështetje 600 mln € për Shqipërinë, nuk
Edi Rama dhe Emmanuel Macron

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur mbrëmjen e kësaj të hëne në Pallatin e Brigadave Presidentin francez Emmanuel Macron. Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama tha se Franca kujdeset që ëndrra evropiane e Ballkanit Perëndimortë realizohet.  Rama u kujdes të vinte në dukje marrëdhëniet diplomatike dhe miqësore mes dy vendeve.

"Ne nuk na kanë munguar miqtë franceze. Për një kohë të gjatë ka patur francezë që na donin,  pastaj një Francë që nuk kishte më interes për ne. Zot President në vitin e 101 të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike vizita juaj riparon një plasaritje, forcon besimin dhe vendos lidhjet e privilegjuara që shpalosën në 2017", tha Rama. 

Edi RamaNë të gjitha kohërat për të gjithë shqiptarët dielli lind në Perëndim. Nuk gënjej duke pohuar që për shumë shekuj në sytë e një farë Shqipërie që kishte një farë ideje te vetes së saj Franca ishte Evropa dhe Evropa për të qenë vetja e saj nuk mund të ishte veçse një Evropë trengjyrëshe. Franca kujdeset që ëndrra evropiane e rajonit tonë të realizohet dhe që pritshmëritë tona legjitime të marrin një përgjigje qoftë edhe me porosi.

Kjo ëndërr autentike, kjo shprese mallëngjyese për të cilën fola pak që Shqipëria dhe shqiptarët të kenë miqësinë e francezëve të mëdhenj. Ne nuk na kanë munguar miqtë franceze. Për një kohë të gjatë ka patur francezë që na donin,  pastaj një Francë që nuk kishte më interes për ne. Zot President në vitin e 101 të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike vizita juaj riparon një plasaritje, forcon besimin dhe vendos lidhjet e privilegjuara që shpalosën në 2017.


Presidenti francez Emmanuel Macron pasi foli për marrëdhëniet mes dy vendeve zgjodhi që fjalimin e tij ta mbyllë në gjuhën shqipe. 

Emmanuel Macron: Po e ngrej gotën time për popullin shqiptar, për çastet e veçanta që na bashkojnë dhe për Europën që ndërtojmë bashkë, rroftë Shqqipëria, rroftë miqësia franko-shqiptare. 

1 VITE ME PARE

Për herë të parë në Shqipëri! Macron i jep Kadaresë medaljen më të lartë të Francës

Macron-Rama/ Mbështetje 600 mln € për Shqipërinë, nuk
Emmanuel Macron dhe Ismail Kadare

TIRANË- Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka vlerësuar me dekoratën më të lartë të Francës "Oficer i Madh i Legjionit të Nderit" shkrimtarin e njohur shqiptar Ismail Kadare. Me një ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave, Macron i ka dhënë medaljen e lartë Ismail Kadaresë. 

Momentin kur Kadare merr medaljen.

Në ceremoni ishin të pranishëm dhe kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama. Po ashtu dhe shumë personalitete të larta shtetërore. Ismail Kadare u shfaq i emocionuar gjatë ceremonisë. 

Vizita e Presidentit Macron në Tiranë është e para e një kreu i shtetit francez në Shqipëri. Ai do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, i cili dop e presë me nderimet më të larta shtetëore. Më pas do të ketë një takim "kokë më kokë" mes dy liderve.

Axhenda e vizitës së Macron në Presidencë

Për herë të parë, vendi ynë do të vizitohet zyrtarisht nga një president Francez.  Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.Nesër më 17 tetor 2023 Presidenti francez do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
 
Më poshtë agjenda e vizitës në Presidencë:

8:25 -Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e Presidentit të Republikës.
Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj.
 
-Interpretohet  himni kombëtar francez;
 
-Interpretohet himni kombëtar shqiptar;
 
-Kryhet kalimi para truprojës së nderit;  
 
-Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive.
Presidenti i Republikës së Francës ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve.
 
Në hollin ”Nënë Tereza” do të bëhet fotoja zyrtare.
 
08:35 – 09:05 - Takim kokë më kokë mes dy presidentëve.
 
Shënim: Aktiviteti do të transmetohet live nga RTVPSH. Frekuencat do t’ua sjell pas pak.
Për median e huaj të akredituar në Shqipëri, lutem të sillni sot emrat dhe të paraqiteni në Presidencë në orën 07. 30./Zëri.ai

 
Poll

MOS HUMB