'Autostrada Thumanë-Kashar në Kuvend', Bardhi: Rruga duket sikur po ecën në det, jepini zgjidhje

TIRANË-Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, fjalën e tij e hapi me protestën e banorëve për autostradën Thumanë-Kashar, i cili u shpreh se mazhoranca duhet ti marë në konsideratë kërkest e tyre. Nardhi më tej tha se Kryeministri Edi Rama, me aferat, e tij i ka vënë "flakën" Shqipërisë, duke e varfëruar dhe shpopulluar. Në fjalën e mbajtur ne Kuvend, në nisjen e sesionit te ri, ai listoi katër prioritete të Partisë Demokratike: reformën zgjedhore, rritjen e pensionit minimal ne 300 euro, ligjin për caktimin e minimumit jetik dhe mbeshtetjen ndaj bujqësisë.
Gazmend Bardhi: Ne si opozitë hymë në seancë plenare 3 minuta me vonesë, sepse u ndalëm që të takojmë banorët e Krujës, sepse zëri i tyre i protestës nuk dëgjohet nga qeveria dhe kërkesa e tyre është minimale. Rruga duket sikur po ecën në det. Por ata nuk po protestojnë për këtë. Kanë kërkesë minimale, kërkojnë hyrje-dalje në rrugë kombëtare dhe kjo është kërkesë minimaliste, kërkon dashamirësi që të dëgjohet zëri i qytetarëve shqiptarë. Zonja zv kryeministre, kërkoj të dalësh të takosh banorët dhe t’i japësh një zgjidhje. Është turp për Ministrinë e Brendshme që harxhon burimet e veta njerëzore, që shkon për të shtypur protestën e banorëve të asaj zone. Shkojnë atje forcat speciale a thua se po luftoni krimin e organizuar. Qeveria e Ramës e ka kthyer parlamentin në sesion të punëve personale kundër qytetarëve.
Kuvendi për fat të keq në vitet e fundit është kthyer në organin që dhunon më së shumti Kushtetutën. Dhe këtë nuk e them unëpër politikë, dhe as si retorikë. Është fakt. Vetëm në sesionin e kaluar, Gjykata Kushtetutese e ka zënë këtë Kuvend nëflagrancë, në shkeljen e Kushtetutës, më shumë se 5 herë. (Ligji për Studentët e Mjeksisë, Tatimi i Profesioneve të Lira, Ligji për Komisionet Hetimore, Rregullorja e Kuvendit, Mandati i Xhaçkës).
Po cfarë do të thotë kjo?! Lajthitje dhe padije e mazhorancës? Jo, sepse opozita i ka paralajmëruar të gjitha iniciativat që kanë qenë antikushtetuese. Por paralajmërimi i saj ka rënë në vesh të shurdhët. Dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me arrogancën nga qëndrimi i gjatë në pushtet që ka kapur mazhorancën. Kjo ka tëbëjë mbi të gjitha me mendësinë që ka kjo mazhorancë në raport me shtetin ligjor, në raport me normat demokratike, në raport me qytetarët apo edhe në raport me vetë të drejtat dhe liritë e opozitës.
E kujtojmë të gjithë betejën disamujore të opozitës! Për cfarë? Thjesht për respektimin nga ana e mazhorancës e të drejtave kushtetuese të opozitës, që lidheshin drejtpërdrejt me instrumentet e kontrollit ndaj mazhorancës. Por nëse Kuvendi humb ato instrumente, humb vetiu legjitimitetin, humb qëllimin për të cilin ekziston. Mjafton të shikosh vetëm raportin që Kryeministri ka krijuar më Kuvendin. Refuzon Kuvendin, refuzon të japë llogari, refuzon të përmbush detyrimet kushtetuese për të raportuar, i fshihet opozitës. Është fiks si cdo shkelës i ligjit, që pasi shkel ligjin, i fshihet edhe përballjes për të dhënë llogari. Prandaj dhe Edi Rama ka refuzuar në vazhdimësi të përballet me opozitën në interpelancë dhe jo për çështje periferike, por për çështje ku ai është implikuar drejtpërdrejt.Ka refuzuar të përballet për përfshirjen e vëllait të tij në trafikun e drogës në Xibrakë, ka refuzuar të përballet kur ish-këshilltari i tij, agjenti i shërbimeve sekrete, rumuni Coldea, u përfshi në trafikun e drogës; ka refuzuar të përballet për akuzat që lidhin qeverisjen e tij me krimin e organizuar.
E ndërsa vetë fshihet, ka gjetur një moto të re propagandistike. Përvec “fajin e ka opozita”, tashmë ka shtuar edhe “fajin e kanë deputetët”. Pra fajin nuk e ka ai, as ministrat e tij të korruptuar, por kolegët deputetë, një pjesë e të cilëve të ndershëm, por shpesh të keqpërdorur si kartona për aferat e tij apo oborrit të tij. E vërteta të ndëruar kolegë socialist, është që ne jemi betur që kartonët, do t’i ngremë vetëm për interesat e qytetarëve dhe jo për të kundërtën, siç ndodh tashmë rëndomtë këtu për t’i shërbyer një pakice që, në kurrizin e të ndershmëve, i shërben vetëm pasurimit të kryeministrit apo oborrit të tij.
Le të jetë ky sesion mundësia që ju të dëgjoni shqetësimet qëngre opozita në këtë sallë. Ne nuk jemi armiqtë tuaj, dhe ju nuk ka asnjë arsye të certifikoni veten si armiq të qytetarëve shqiptarë. Prandaj në këtë sesion uroj që kartonat si deputetë ti ngremë vetëm për atë që jemi betuar. Për interesin publik, për qytetarët.
Duke nisur nga nevoja për t’i dhënë zgjidhje një problemi qëshoqëron Shqipërinë prej vitesh: mungesës së garancive për barazi në zgjedhje, mungesës së garancive për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk mund ti ikni për më gjatë kësaj cështje. Raportet e OSBE-ODIHR janë aty. Kërkojnë adresim për garantimin e lirisë së votës; kërkojnë adresim për fenomenin e shitblerjes së votës; kërkojnë adresim të përdorimit nga ju të shtetit në zgjedhje, kërkojnë adresim të fenomenit të përdorimit të burimeve shtetërore në zgjedhje, kërkojnë adresim të përdorimit të krimit të organizuar në zgjedhje.
Duke vijuar me shqetësimet e tjera që vazhdimisht i kemi ngritur në këtë sallë. Ju kujtoj këtu që nuk është vetëm opozita që ngre shqetësim për krimin dhe korrupsionin, por janë raportet e partnerëve tanë strategjikë, si Departamenti Amerikan i Shtetit apo raportet e organeve të Bashkimit Evropian. Nuk është vetëm opozita që ngre shqetësim për medien! Janë raportet prestigjioze të organizatave ndërkombëtare, që flasin dhe ngrenë alarmin për media të kontrolluara nga qeveria apo për shantazhe dhe presione ndaj gazetarëve.
Nuk është vetëm opozita që ngre shqetësimin për varfërinë dhe përkeqësimin e jetesës së shqiptarëve! Është Fondi Monetar Ndërkombëtar që thekson se 30 % e familjeve shqiptare janë në vështirësi për të garantuar bukën e përditshme. Janë raportet ndërkombëtare të cilat theksojnë se më shumë se 35% e familjeve shqiptare nuk kanë mundësi të paguajnë dritat dhe ujin. Është Raporti i UNICEF që thotë se 47% e fëmijëve shqiptarë nuk ushqehen siç duhet.
Dhe këto janë shifra që duhet të na anarmojnë të gjithë bashkë. Ky duhet të jetë fokusi i këtij Kuvendi, kjo duhet të jetë puna jonë e përditshme, pa ndasi, pa retorikë, pa propagandë.
Prandaj do të duhej të ishte në nderin e këtij Kuvendi, ta niste këtë sesion të ri duke u dhënë prioritet të paktën tre nismave që ka propozuar opozita:
1. Ligjit për përcaktimin e minimumit jetik;
2. Rritjes së pensioneve;
3. Financimit të sektorit të bujqësisë.
Këtu duhet të fokusohemi ne. Ky duhet të ishte fokusi i këtij Kuvendi, jo klientelizmi, jo lufta ndaj qytetarëve, jo varfërmi i tyre dhe pasurimi i një grushti afër Edi Ramës, që e kanë kthyer vendin në plaçkë korrupsioni. Nga kjo foltore, nga kjo sallë, unë do të garantoj çdo qytetar shqiptar se opozita, Partia Demokratike do të luftojë për Shqipërinë e shqiptarëve, jo për Shqipërinë e një grushti pushtetarësh.
Do të luftojmë për Shqipërinë ku mund të jetohet dhe punohet me dinjitet, jo për Shqipërinë ku ligjin e bën më i forti dhe ku pasurimi kalon vetëm përmes korrupsionit.
Flaka që Edi Rama i ka vënë Shqipërisë do të duhet të marrë fund me votën e shqiptarëve! Ne, si opozita e këtij vendi, kemi detyrimin historik të ndalim të keqen më të madhe që vendi ka patur pas diktaturës. Në thelb, regjimi i Edi Ramës nuk ndryshon shumë nga ai i Enver Hoxhës. Ai ndërtoi një diktaturë bardh e zi, ky i sotmi ka ndërtuar një diktaturë me ngjyra, në të cilën njerëzit kanë frikë të flasin, nuk ka zgjedhje të lira, nuk respektohet shteti ligjor, nuk ka ekonomi tregu. Na duhet një bashkim i madh me shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë! Grupi ynë parlamentar, opozita, do të qëndrojë fort për interesat e qytetarëve, në këtë sallë dhe jashtë kësaj salle, me qëllimin e vetëm që shqiptarët të kenë mundësi për të ndërtuar të ardhmen e tyre këtu.
Debat dhe batuta! Spiropali flet për reflektim dhe 'Çelon me mustaqe', Noka i qesh dhe flet nga vendi

TIRANË-Kuvendi sot ka filluar me fjalën e kryetares Elisa Spiropalit, e cila ka kërkuar që të gjithë deputetët të bëjnë një reflektim për sezonin e ri. Por gjatë fjalës së saj nuk kanë munguar as ndërhyrjet nga deputetët, ku demokrati Flamur Noka pa mikrofon ka shkëmbyer batuta duke sjellë të qeshura në seancë.
Spiropali: Unë besoj fort se refketimi duhet të jetë i përbashkët. Sa për një gjykim, shumica e kësaj salle mund të ishte më tolerante, pakica duhet të ishtë më pak luftarake dhe më shumë politike. Ti mbrojmë deri në fund pikëpamjet dhe synimet tona, por politikisht dhe në mënyrë etike. Debati që bën çdo Çelo me apo pa mustaqe, ne do të detyrohemi të heshtim. Opozita të mbajë përgjegjësitë.
Kuvendi nis me sherr/ Spiropali falenderon presidentin Begaj, Bardhi gris letrën

TIRANË- Ka nisur me debat edhe sesioni i ri parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë. Në fjalën e saj hyrëse, kryeparlamentarja Elisa Spiropali falenderoi presidentin Bajram Begaj për mesazhin që u kishte dërguar deputetëve para nisjes së Kuvendit. Ndër të tjera në fjalën e saj, Spiropali tha se letra u ishte vënë në dispozicion të gjithë kolegëve të saj.
Si shenjë revolte, nga vendi i tij, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi grisi letrën e sjellë në sallë.
DISKUTIMI MES TYRE:
Spiropali: Presidenti Bajram Begaj ka dërguar një mesazh me rastin e nisjes së sesionit të ri parlamentar dhe u është vënë në dispozion të gjithë deputetëve. E falenderojmë presidentin dhe e garantojmë që Kuvendi do ta kryejë detyrën në lartësinë e duhur.
Bardhi: Ja, ja! *gris letrën. Merre urimin tënd. Je teatër, je turp! S'të vjen turp!/ZËRI