LIVE UPDATES

Hapet baza e NATO-s në Kuçovë/ Rama e Begaj: Siguri për rajonin! 'Bajraktar' spektakël në ajër

➤ Hapet këtë të hënë baza ajrore e NATO-s në Kuçovë. ➤ Të pranishëm në ceremoninë e hapjes ishin krerët më të lartë të shtetit dhe Forcave të Armatosura, Kryeministri Edi Rama, Presidenti Bajram Begaj, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, Shefi i Forcave të Armatosura Arben Kingji, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe zyrtarë të lartë të NATO-s. ➤ Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se kjo bazë ka një rëndësi të veçantë për sigurinë dhe mbrojtjen e rajonit në një kohë që kërcënimet nga Rusia janë në rritje. ➤ Presidenti Bajram Begaj, gjatë fjalës së tij, tha se kjo bazë, tregon rolin strategjik që vendi ynë ka në rajon. ➤ Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefi i FA Arben Kingji, e cilësuan hapjen e bazës si një vlerë të shtuar në mbrojtjen e Shqipërisë. ➤ I pranishëm në ceremoninë e hapjes ishte dhe i dërguari me punë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, David Wisnes, i cili u shpreh se Shqipëria ka një rol kyç në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. ➤ Për rihapjen e bazës ajrore janë investuar afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë të investuara nga qeveria shqiptare. ➤ Baza ajrore e Kuçovës u ndërtua në vitet 1950 për të pritur avionët e Forcave Ajrore Shqiptare.

12 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

FOTO/ Dhuruan spektakël në qiellin shqiptar, pse janë kaq të veçantë dronët 'Bayraktar TB2'?

Hapet baza e NATO-s në Kuçovë/ Rama e Begaj: Siguri për
Bayraktar TB2

KUÇOVË- Në fund të ceremonisë së hapjes së Bazës Ajrore Ushtarake të NATO-s në Kuçovë, përpos avionëve F15 dhe F16, spektakël në qiellin shqiptar dhuruan dhe dronët “Bayraktar TB2”. Këta dronë janë prodhuar nga Turqia dhe tashmë do jenë pjesë e Forcave të Armatosura.

Hapet baza e NATO-s në Kuçovë/ Rama e Begaj: Siguri për
Bayraktar TB2
Hapet baza e NATO-s në Kuçovë/ Rama e Begaj: Siguri për
Bayraktar TB2

Por çfarë i bën të veçantë këta dronë?

Dronët “Bayraktar TB2” bëjnë pjesë tek kategoria e dronëve më të mëdhenj dhe drejtohen pa pilot. “Bayraktar TB2” mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë dhe kjo mundësohet nga një motor i thjeshtë me helikë dhe po ashtu mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza e tij.

Ky dron, po ashtu, mund të pajisjet me katër raketa të llojit të “mikro municioneve të mençura”, që janë mjaft të sakta për të shkatërruar automjete të blinduara nga disa kilometra distancë. “Bayraktar TB2” është 6,50 metra i gjatë, 12 metra i gjerë dhe ka peshë 420 kilogram./ZËRI

1 VITE ME PARE

Hapja e bazës së Kuçovës/ Kush ishin 4 "te deleguarit" e opozitës?

Hapet baza e NATO-s në Kuçovë/ Rama e Begaj: Siguri për
Deputetët e opozitës

TIRANË- Opozita zgjodhi të përfaqësohej me katër deputetë në ceremoninë e hapjes së bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë. Të pranishëm përpos krerëve më të lartë të shtetit ishin deputetët demokratë Lefter Gështenja, Isuf Çelaj, Asllan Dogjani dhe Kasëm Mahmutaj./ZËRI

Hapet baza e NATO-s në Kuçovë/ Rama e Begaj: Siguri për
Deputetët e opozitës
1 VITE ME PARE

PRAPASKENAT e Kuçovës, Rama i veshur sport në bazën ajrore, Begaj 'shkrihet' me Peleshin

Hapet baza e NATO-s në Kuçovë/ Rama e Begaj: Siguri për
Kryeministri Edi Rama i veshur sport! Presidenti dhe ministri i Mbrojtjes

KUÇOVË- ZËRI ju sjell një fotogaleri nga ajo çfarë nuk u pa nga ceremonia e hapjes së Bazës Ushtarake Ajrore të NATO-s në Kuçovë. Siç mund të shihet nga pamjet, Kryeministri Edi Rama ka preferuar të shkojë i veshur sport në ceremoni. Ndërkohë Presidenti Bajram Beagj duke se është në shoqëri të mirë krah ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, pasi shihet i buzëqeshur krah tij. Ndërkohë janë dhe zyrtarë të tjerë të NATO-s dhe personalitete të larta shtetërore./ZËRI

Hapet baza e NATO-s në Kuçovë/ Rama e Begaj: Siguri për
Pamje nga ceremonia
Hapet baza e NATO-s në Kuçovë/ Rama e Begaj: Siguri për
Pamje nga ceremonia
Hapet baza e NATO-s në Kuçovë/ Rama e Begaj: Siguri për
Pamje nga ceremonia
Hapet baza e NATO-s në Kuçovë/ Rama e Begaj: Siguri për
Pamje nga ceremonia
Hapet baza e NATO-s në Kuçovë/ Rama e Begaj: Siguri për
Pamje nga ceremonia
Hapet baza e NATO-s në Kuçovë/ Rama e Begaj: Siguri për
Pamje nga ceremonia
Hapet baza e NATO-s në Kuçovë/ Rama e Begaj: Siguri për
Pamje nga ceremonia
Hapet baza e NATO-s në Kuçovë/ Rama e Begaj: Siguri për
Pamje nga ceremonia
Hapet baza e NATO-s në Kuçovë/ Rama e Begaj: Siguri për
Pamje nga ceremonia
Hapet baza e NATO-s në Kuçovë/ Rama e Begaj: Siguri për
Pamje nga ceremonia
1 VITE ME PARE

Avionët luftarakë të NATO-s fluturojnë mbi bazën e Kuçovës, kokat e shtetit i shohin

Hapet baza e NATO-s në Kuçovë/ Rama e Begaj: Siguri për
Pamje nga ceremonia

KUÇOVË- Pamjet që po shihni tregojnë momentin kur avionët ushtarakë të NATO-s ngrihen në fluturim mbi Bazën Ajrore Ushtarake të NATO-s në Kuçovë, pas ceremonisë inaguruese. Siç mund të shihet me kureshtje të madhe, spektakli që ata dhurojnë në fluturim ndiqet nga Kryeministri Rama dhe krerët më të lartë të shtetit dhe zyrtarëve të NATO-s./ZËRI

1 VITE ME PARE

Hapja e bazës së Kuçovës/ Shefi i FA: Është vlerë e shtuar në mbrojtjen tonë!

Hapet baza e NATO-s në Kuçovë/ Rama e Begaj: Siguri për
Arben Kingji

KUÇOVË- Ngjarje të shënuar për Forcat e Armatosura e ka cilësuar Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare Arben Kingji hapjen e bazës ajrore ushtarake të NATO-s në Kuçovë. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e hapjes, Gjeneral-Major Arben Kingji u shpreh se baza e Kuçovës do të jetë një vlerë e shtuar në mbrojtjen tonë. Po ashtu Kingji tha se FA do të rrisin prezencën në Rumani, Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë

Arben KingjiËshtë një ngjarje e shënuar për FA dhe vetë aleancën. Sot afrohet një vlerë e shtuar në infrastrukturën tonë të mbrojtjes. Në një epokë të karakterizuar nga sfida komplekse nevojat për infrastrukturë të qëndrueshëm dhe bashkëkohorë është bërë më e nevojshme se kurrë. Gjithashtu baza ajrore Kuçovë e vetmja në Ballkanin Perëndimor, do të mbështesë në operacionet e vendeve të aleancës, patrullimin e hapësirës ajrore. Porti Ri i Porto Romanes do të rrisë ndjeshëm kapacitete tona detare. Do të sigurojë hapësira të nevojshme për pritjen e vendeve të aleancës. Paralelisht FA janë futur në një proces modernizimi. Do të rrisim prezencën në Rumani, Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë./ZËRI

1 VITE ME PARE

Gjenerali i NATO-s: Shqipëria e gatshme për të marrë më shumë përgjegjësi për të mbrojtur paqen

Hapet baza e NATO-s në Kuçovë/ Rama e Begaj: Siguri për
Lieutenant General JuanPablo Sanchez De Lara

KUÇOVË- Gjenerali i lartë i NATO-s JuanPablo Sanchez De Lara i pranishëm në ceremoninë e hapjes së bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë u shpreh se Shqipëria është gati të marrë më shumë përgjegjësi për të mbrojtur sigurinë dhe paqen. I ndalur tek baza e Kuçovës, ai u shpreh se kjo bazë do të jetë në përputhje me standardet e NATO-s e do të forcojë bashkëveprimin në kuadër të Aleancës.

JuanPablo Sanchez De LaraShqipëria është më shumë se kurrë e gatshme për të marrë më shumë përgjegjësi për të mbrojtur sigurinë e paqen. Jam e sigurtë që kjo bazë do të jetë në përputhje me standardet e NATO-s e do të forcojë bashkëveprimin në kuadër të Aleancës. Do të qëndrojmë gjithmonë krah njëri tjetrit/ZËRI

1 VITE ME PARE

David Wisner: NATO aleanca më e sukseshme në histori! Shqipëria rol në stabilitetin e BP

Hapet baza e NATO-s në Kuçovë/ Rama e Begaj: Siguri për
David Wisner

KUÇOVË- I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë David Wisner u shpreh se Shqipëria është vlerësuar për rolin në ruajtjen stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e hapjes së Bazës Ajrore Ushtarake të NATO-s në Kuçovë, Wisner tha se NATO qëndron si aleanca me e suksesshme në histori.

David Wisner: Nder të jesh këtu për 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, për përurimin e parë të bazës ajrore të NATO-s në Ballkan. NATO qëndron si aleancë me e suksesshme në histori. Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, NATO është rritur si simbol, i gjithë angazhimit tonë dhe i solidaritetit të Shqipërisë me anëtarët e NATO-s. Të luftojmë për modernizmin e ushtrisë së Shqipërisë, Shqipëria është vlerësuar për rolin në ruajtjen stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Ne qëndrojmë së bashku./ZËRI

1 VITE ME PARE

Hapja e bazës së NATO-s në Kuçovë/ Begaj: Shqipëria rol strategjik për forcimin e aleancës

Hapet baza e NATO-s në Kuçovë/ Rama e Begaj: Siguri për
Bajram Begaj

KUÇOVË- Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka mbajtur fjalën e tij këtë të hënë në ceremoninë e hapjes së Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë. Ai u shpreh se vendi ynë ka një rol strategjik në forcimin e aleancës, ndërsa shtoi se hapja e kësaj baze është një kapitull në historinë e mbrojtjes.

Fjala e plotë e Presidentit Begaj:

Të dashur ushtarë dhe efektivë të FA. Rijetësimi i bazës ajrore të Kuçovës, shënon një kapitull të ri në historinë e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit tonë e të gjithë rajonit tone. Kjo bazë është rezultat i bashkëpunimit, solidaritetit, bashkërendimit dhe koordinimit midis aleatëve dhe i vëmendjes që Shqipëria i kushton sigurisë dhe mbrojtjes. Nga kjo bazë, Ne së bashku dërgojmë mesazhin e fuqishëm të paqes dhe dëshmojmë se NATO është e vendosur të mbrojë lirinë dhe sigurinë e aleatëve, duke garantuar mbrojtje kolektive. I shpreh mirënjohjen të gjithë aleatëve tanë në NATO, veçanërisht partnerit tonë strategjik, SHBA-së, për mbështetjen e paçmuar që i kanë dhënë Shqipërisë në rrugëtimin euroatlantik. Detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi në NATO dhe nga procesi i anëtarësimit në BE janë natyrshëm edhe interesat strategjike të Shqipërisë.

Baza Ajrore Taktike e NATO-s, e ngritur në Kuçovë, ku historia takohet me modernen, simbolizon një urë ku e shkuara dhe e tashmja bashkohen për të siguruar një të ardhme të sigurt. Ky zhvillim nuk është vetëm një arritje ushtarake, është simbol i qartë i angazhimit tonë për të mbrojtur vendin, dhe parimet e vlerat demokratike që ne, si aleatë të NATO-s, ndajmë së bashku. Shqipëria dhe Kuçova nuk u zgjodhën rastësisht. Kjo dëshmon vlerësimin dhe besimin që aleatët kanë te Shqipëria, si një partnere e denjë dhe e përkushtuar. NATO nëpërmjet këtij investimi, tregon se Shqipëria ka një rëndësi strategjike për aleancën. Është një investim për të forcuar kapacitetet, planet, burimet dhe infrastrukturën e aleancës. Për Shqipërinë dhe Forcat tona të Armatosura, një investim strategjik në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, shumë i nevojshëm dhe i mirëpritur ndër vite.

Ky investim merr një rëndësi të veçantë sidomos më kushtet kur siguria në hapësirën euroatlantike është e rrezikuar. Agresioni i paprovokuar i Rusisë ndaj Ukrainës, situata në Lindjen e Mesme dhe në rajone të tjera, terrorizmi, si dhe kërcënime të tjera përbëjnë sfida për interesat dhe vlerat që përfaqëson bashkësia euroatlantike. Konfrontimet politiko-ushtarake rrezikojnë të përshkallëzohen dhe të përhapen. Kjo u pa më së miri shtatorin e kaluar në sulmin terrorist të Banjskës, në Kosovë. Ai sulm tregoi se sa e brishtë është siguria në rajonin tonë dhe dëshmoi se ka ende aktorë lokalë, të cilët mundohen ta projektojnë të ardhmen nëpërmjet një të kaluare e cila nuk duhet të kthehet më.

Në këtë situatë sigurie globale të paqëndrueshme, ne duhet të jemi gjithmonë të gatshëm për të mbrojtur veten, dhe për të kontribuar në Aleancë për garantimin e paqes, sigurisë, dhe stabilitetit. Ndaj, Baza e Kuçovës ka një mision mbrojtës dhe shkurajues, një qendër e rëndësishme për operacionet e NATO-s, për të përballuar kërcënimet e sotme dhe të nesërme. Shqipëria do të vijojë të luajë rolin e saj konstruktiv në rajon e më gjerë. Rritja e buxhetit për mbrojtjen, modernizimi i forcave tona të armatosura, rritja e kapaciteteve mbrojtëse dhe fuqizimi i kapaciteteve njerëzore janë domosdoshmëri. Unë mbështes çdo nismë që qeveria ka ndërmarrë për mbështetjen sociale të personelit të Forcave të Armatosura sepse të jesh pjesë e Forcave të Armatosura nuk është vetëm një profesion, është krenari kombëtare, i shërben Atdheut dhe kauzës së lartë të paqes dhe sigurisë.

Të nderuar të pranishëm, NATO feston këtë vit 75-vjetorin e krijimit dhe Shqipëria 15-vjetorin e anëtarësimit. Nuk ka më mirë që këta përvjetorë të festohen me investime të tilla të rëndësishme. Kjo  bazë, si dhe angazhimi ynë në NATO, është investim në mbrojtjen e vendit tonë, është investim në të ardhmen e fëmijëve tanë dhe brezave që do të vijnë pas nesh, është dëshmi e përkushtimit tonë për të punuar së bashku me aleatët tanë për të ndërtuar një botë më të sigurt për të gjithë. Ju faleminderit!/ZËRI

1 VITE ME PARE

Hapja e bazës së Kuçovës/ Rama: Siguri për rajonin! Po punojmë me NATO-n për bazën detare në Durrës

Hapet baza e NATO-s në Kuçovë/ Rama e Begaj: Siguri për
Edi Rama

KUÇOVË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë. Kreu e ekzekutivit u shpreh se kjo është një ditë e rendësishme ndërsa bazës, e cilësoi si të rëndësishme për sigurinë e rajonit ndërkohë që kërcënimet dhe ambiciet e Rusisë janë në rritje. Ai tha se vendi ynë tashmë është në anën e duhur të historisë, ndërsa u ndal dhe tek planet për ndërtimet e Bazës Ajrore të Detare të NATO-s në Porto Romano.

Edi Rama: Duke parë një pjesë të pranishmëve si përfaqësues të një gjenerate tjetër, e cila përjetoi të gjitha zhvillimet e përpara ndryshimeve demokratike, po referohem një fragmenti të gazetës ‘Zëri i Popullit’ në maj 1954, kur në Shqipëri erdhi udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik dhe gazeta shkruante se ‘të vdekurit po kërcenin nga gëzimi dhe lulet atë maj kishin çelur më herët për të mirëpritur Hrushovin’. Është i rëndësishëm ky referim sepse në atë kohë Shqipëria me këtë bazë që rihapim sot konsiderohej një vend strategjik i Perandorisë Sovjetike përballë Europës Perëndimor dhe ishin sistemuar një numër jo i vogël avionësh bombardues. Po të lexosh planin e deklasifikuar të luftës që qëndronte në sirtarët e Kremlinit, lufta do niste me bombardimit e Vjenës, Munihut, dy bazave të NATO-s në Danimarkë dhe pjesë e këtij operacioni do ishin edhe avionët e bazës së Kuçovës. Sot jetojmë në epokë tjetër dhe fatmirësisht Shqipëri gjendet në anën tjetër, duke mirëpritur me krenari dhe respekt aleatët e saj dhe partnerët në një aleancë e cila është në radhë të parë, një aleancë vlerash në mbrojtje të paqes dhe demokracisë. Një bazë, e cila është një tjetër element sigurie për rajonin, i cili e dimë mirë se është një rajon jo i parrezikuar nga kërcënimi dhe ambiciet neo-imperaliste të Federatës Ruse. Riaktivizimi i këtij aeroporti ushtarak është një tjetër shenjë e rrjetjes së flotës sonë ajrore. Dy heliktoperët e rinj dhe dronët Bajraktar janë pjesë e një rritjeje që do të vazhdojë. Nga ana tjetër, dua të falenderoj të gjithë banorët e zonës dhe më gjërë për durimin që kanë treeguar gjatë rehalibitimit të kësaj baze. Uroj shumë që baza taktike e NATO-s të sjellë për ta mundësi të reja punësimi dhe mundësi të reja për të gjithë zinxhirin e shërbimeve. Dua ti shpreh një falenderim të posaçëm të gjithë atyre që kontribuan, duke filluar sigurisht nga aleatët tanë të NATO me shpresën dhe besim që kjo bazë e re do të shoqërohet në vitet në vijim nga baza e re detare e NATO në Porto Romano për të cilën po punojnë ngushtësisht dhe shumë shpejt besoj do ti gëzohemi lajmit të përfshirjes së këtij projekti në planet e aleancës./ZËRI

1 VITE ME PARE

Inaugurimi i bazës së NATO-s në Kuçovë, Peleshi: Gjithçka pritet nga fronti i lindjes

Hapet baza e NATO-s në Kuçovë/ Rama e Begaj: Siguri për
Niko Peleshi

KUÇOVË- Ka nisur ceremonia e inaugurumit të bazës ushtarake të NATO-s në Kuçovë, ku fjalën hapëse e mbajti pikërisht ministri i mbrojtjes Niko Peleshi. Ai vlerësoi NATO-n për investimin, ndërsa tha se Europa duhet të jetë e përgatitur. 

FJALA E PLOTË E PELESHIT:

Ju falenderoj të gjithëve për prezencën tuaj në këtë ceremoni të veçantë dhe të shumëpritur prej kohësh për Shqipërinë, popullin shqiptar dhe për Forcat e Armatosura të Republikës së SHqipërisë .

Sot, deklarojme zyrtarisht rihapjen e Bazës Ajrore të Kuçovës, e cila përbën një prej investimeve më madhore të NATO-s në Shqipëri dhe do të shërbejë si një “bazë ajrore taktike dhe operacionale” për Aleancën në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.

Mbi këtë pistë, MIG-u i fundit ka fluturuar pothuaj 19 vite më parë. Erdhi koha që në Kuçovë të ndihet jehona e avionëve NATO, mbrojtësve të qiejve tanë, në dekadën më të rrezikshme të historisë moderne të rajonit dhe të mbarë Europës.

Ndjenja e krenarisë që sot provojmëështë mëse e ligjshme, jo vetëm për rezultatin e dukshëm të një ekipi të jashtëzakonshëm ekspertësh dhe teknikësh që kanë punuar ditë e natë për rigritjen e kësaj baze, por edhe për faktin se një vend i vogël si Shqipëria ka nderin dhe privilegjin ti ofrojë Aleancës këtë aset të vyer në skemën e saj të mbrojtjes kolektive.

Kuçova do të shërbejë si baza kryesore për Forcat tona Ajrore, për tëcilat vemendja dhe investimi nuk do të rreshtin deri në krijimin e një flote dinjitoze në shërbim të mbrojtjes së popullsisë sonë, por edhe të aleatëve tanë. Helikopterët Black Haëk dhe dronët Bayraktar, te siguruar me mbështetjen eShteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Turqisë, janë aktualisht në gatishmëri të plotë për të nisur fluturimin nga kjo bazë. Numri i tyre do të shtohet ndjeshëm, në një të ardhme të afërt. Dhe për këtë qëllim po punohet fort!

Miq dhe aleatë,

Konsiderojeni këtë bazë si njëpikë strategjike të rëndësishme për operacionet tuaja në mbështetje dhe mbrojtje të paqes, si dhe për misionetdhe operacionet e Aleancës sonë.Por, gjithashtu, kjo bazë ka kapacitetin e nevojshëm për të mbështetur përpjekjet tona të përbashkëta në përballje me fatkeqësitë natyrore. Pozicioni gjeografik i favorshëm mund ta kthejë këtë vend në një nyjë lidhëse të vlefshme për të gjitha vendet e rajonit tonë. Në këtë kontekst, ndihma dhe mbështetja që Shqipëria mund të japë për vendet fqinje na bën të ndihemi më të vlefshëm se kurrë, por edhe më të përkushtuar se kurrë për të qenë në lartësinë e duhur përballëçdo situate.

Jo më larg se dy vite më parë, askush nga ne nuk do ta kishte menduar kurrë se Evropa do të përballej me një agresion të tillë të egër ndaj një populli krejtësisht të pafajshëm, siç dhe po ndodh me agresionin rus në Ukrainë. Pamjet e një lufte të tillë konvencionale, të ngjashme me tmerret e Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, tronditën bindjen se siguria në shekullin ku jetojmënuk eshte e pacenueshme.Gjithçka pritet nga fronti i lindjes! Dhe ne duhet te jemi te pergatitur te mbrohemi me te vetmen formule fituese ne tavoline : bashkimin e forcave dhe kapaciteteve tona mbrojtese.

Dhe ju siguroj se Shqiperia do te jete aty, e gatshme per te bere pjesen e saj nese koha do ta kerkoje. Ne perballjen me te keqen nuk ka kombe te medhenj dhe te vegjel. Sigurisht, numrat vlejne, por vlen me shume forca e shpirtit te nje kombi, dëshira për të mbijetuar, dinjteti për tu rreshtuar në anën e drejtë të historisë, ku, ne, shqiptarët jemi të ankoruar prej shekujsh.

Në këtë logjikë, baza që inagurojmë sot është një aset për të gjithë rajonin. Shqipëria do të vijojë përpjekjet e saj për të vendosur në përdorim të NATO-s edhe Portin Ushtarak të Porto Romano-s,  që bashke me projektin strategjik te korridorit te VIII i siguron Aleances aksin më të shkurtër të kalimit nga brigjet e Adriatikut në Detin e Zi.Shpresojmë të kemi mbështetjen e vendeve aleate dhe mike në këtë projekt madhor!

Duke u rikthyer tek inagurimi i sotëm, me lejoni te shpreh falenderim dhe mirënjohje të thellë për gjithkënd që punoi në rikthimin në shkëlqim të plotë të Bazës Ajrore të Kuçovës.

Një falënderim i veçantë shkon për Agjencinë e NATO-s për Mbështetjen dhe Prokurimet (NSPA), që qëndroi që në krye të herës në krahun tonë, deri në realizimin e këtij projekti, qëbindi edhe më skeptikët. Por, një mirënjohje edhe për miqtë tanë turq, të cilët prej vitesh u kujdesën dhe investuan në këtë bazë deri në momentin kur NATO mori persiper projektin madhor.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

Hapja e bazës ajrore të Kuçovës, Osmani: Ku është NATO ka paqe dhe stabilitet

Hapet baza e NATO-s në Kuçovë/ Rama e Begaj: Siguri për
Vjosa Osmani dhe shefi i NATO

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur hapjen e bazës ushtarake të NATO-s në Kuçovë. Përmes një postimi në X, ajo shkruan se inaugurimi i bazës taktike të NATOS, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së aleancës në Ballkanin Perëndimor.

“Hapja e bazës taktike ajrore të NATO-s në Kuçovë të Shqipërisë shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë. Ku është NATO, ka paqe dhe stabilitet!”, shkroi presidentja Osmani.

Inaugurimi i bazës së Kuçovës, do të bëhet sot paradite, ndërkohë që në ajër do të ketë dhe një spektakël avionesh.

Në ceremoninë që do të zhvillohet paraditen e sotme nga Ministria shqiptare e mbrojtjes do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të Aleancës, Stacy Cummings, Menaxherja e Përgjithshme e Agjencisë për Mbështetjen dhe Prokurimin dhe Gjeneral Lejtnan Pablo Sánchez de Lara që është komandanti i Qendrës së Kombinuar të Operacionit Ajror të NATO-s në Bazën Ajrore të Spanjës.

Ndërkohë, do të jenë të pranishëm dhe do të marrin fjalën, veç Presidentit Bajram Begaj dhe kryeparlamentares Lindita Nikolla, kryeministri Edi Rama, ministri Niko Peleshi, dhe 2 ministrat e Mbrojtjes së Italisë e Turqisë.

Pas fjalimeve, është parashikuar dhe një spektakël ajror ku do të fluturojne dy F35, dy F16 dhe 2 Eurofighter për të demonstruar kapacitetet taktike dhe teknike të këtyre avionëve ushtarakë. Po ashtu në ajër pritet që të ngrihen dhe dronët Bayraktar, që u sollën pak ditë më parë nga Turqia. Pas montimit ata do të ngrihen sot për herë të parë në ajër. 

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

Inaugurohet baza ajrore e Kuçovës, spektakël avionësh në ajër. Ngrihen dhe dronët Bayraktar (Axhenda)

Hapet baza e NATO-s në Kuçovë/ Rama e Begaj: Siguri për
Baza ushtarake e Kucoves

KUÇOVË- Do të inagurohet këtë të hënë, 4 Mars, baza ajrore taktike e NATO-s në Kuçovë, pas përfundimit të investimeve që zgjatën rreth 2 vite dhe kushtuan 50 milionë euro. Në ceremoninë që do të zhvillohet paraditen e sotme nga Ministria shqiptare e mbrojtjes do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të Aleancës, Stacy Cummings, Menaxherja e Përgjithshme e Agjencisë për Mbështetjen dhe Prokurimin dhe Gjeneral Lejtnan Pablo Sánchez de Lara që është komandanti i Qendrës së Kombinuar të Operacionit Ajror të NATO-s në Bazën Ajrore të Spanjës.

Ndërkohë, do të jenë të pranishëm dhe do të marrin fjalën, veç Presidentit Bajram Begaj dhe kryeparlamentares Lindita Nikolla, kryeministri Edi Rama, ministri Niko Peleshi, dhe 2 ministrat e Mbrojtjes së Italisë e Turqisë.

Pas fjalimeve, është parashikuar dhe një spektakël ajror ku do të fluturojne dy F35, dy F16 dhe 2 Eurofighter për të demonstruar kapacitetet taktike dhe teknike të këtyre avionëve ushtarakë. Po ashtu në ajër pritet që të ngrihen dhe dronët Bayraktar, që u sollën pak ditë më parë nga Turqia. Pas montimit ata do të ngrihen sot për herë të parë në ajër. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

Punimet për rikonstruksionin e bazës ajrore të Kuçovës, që do të vihet në dispozicion të NATO-s kanë nisur bnë Janar të vitit 2022. Nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë investuar nga qeveria shqiptare.

Autoritetet shqiptare kanë marrë përsipër ndërtimin e perimetrit të sigurisë dhe rrugëve lidhëse, ndriçimit, vendosjen e kamerave të sigurisë së bazës si dhe të sensorëve të zbulimit të ndërhyrjeve përgjatë rrethimit të bazës.

Në kohën kur nisi ndërtimi i kësaj baze, ministri Niko Peleshi deklaroi se ky ishte një mesazh i qartë “për aktorët e tjerë me qëllime të këqija” në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Për autoritetet shqiptare përzgjedhja e bazës së Kuçovës lidhet sa me pozicionin gjeo-strategjik të vendit, si dhe të vetë aeroportit, aq dhe me besueshmërinë që Shqipëria ka krijuar në gjirin e aleancës ushtarake.

Baza ajrore e Kuçovës është ndërtuar në vitet 1950, por doli jashtë përdorimit në vitet ’90, dhe tashmë ajo do të rikthehet sërish në punë.

AGJENDA

07:45 Nisja për në Bazën Ajrore Kuçovë

09:30 Mbërritja në Bazë

10:10 Mbërritja e autoriteteve të larta shtetërore dhe të huaja

10:25 Fillimi i ceremonisë

10:30 Fjala e përshëndetëse e Ministrit të Mbrojtjes Niko PELESHI

10:35 Fjala përshëndetëse e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Arben KINGJI

10:40 Fjala përshëndetëse përfaqësueses së NSPA Stacy. A. CUMMINGS

10:45 Fjala përshëndetëse NATO CAOC Torrejon Commander, Lieutenant General Juan

Pablo Sanchez DE LARA

10:50 Fjala përshëndetëse e të Ngarkuarit me Punë të Ambasadës Ameriakne David ËISNER

10:55 Fjala përshëndetëse e Ministrit Turk të Mbrojtjes Yaşar GÜLER

11:00 Fjala përshëndetëse e Ministrit Italian të Mbrojtje Guido CROSETTO

11:05 Fjala përshëndetëse e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi RAMA

11:15 Fjala përshëndetëse e Kryetares se Parlamentit Lindita NIKOLLA

11:20 Fjala përshëndetëse e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bajram BEGAJ.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB