LIVE UPDATES

Debate Bardhi-Braçe/ Koçiu interpelancë për skandalin tek Onkologjiku! Vetëvrasja e Trashajt 'nxeh gjakrat' në Kuvend

➤Me diskutime të forta u zhvillua seanca plenare e kësaj të enjteje. ➤ Mazhoranca socialiste ka rrëzuar kërkesën e deputetëve te opozitës për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për emërimin si Këshilltar të Jashtëm, të Florian Coldea, që sipas opozitës është i lidhur me mafien rumune. ➤ Kreu i grupit demokrat, Gazment Bardhi kërkoi nga kryeministri që të sqarojë pse zgjodhi për këshilltar një agjent të shërbimeve sekrete të huaja dhe që është i lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës. ➤ Kaq ka mjaftuar që seanca të ndizet nga debatet, ndërsa ka pasur debate dhe ofendime personale mes Gazment Bardhit dhe Erion Braçes. Ky i fundit iu drejtua Bardhit me fjalë ofenduese, ndërsa fjalori jo etik u përdor nga të dy protagonistët. ➤ Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu zhvilloi një interpelancë me opozitën në lidhje me skandalin e regjistruar në spitalin Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare, Tiranë. ➤ Ministrja e nisi politikisht fjalën e saj, ku përgëzoi qeverinë, pjesë e të cilës është edhe vetë, për reagimin e shpejtë pas publikimit të rastit. ➤Në emër të grupit të PD-së, deputetja Zheni Gjergji tha se abuzimet në Onkologjik shkërmoqën “shëndetësinë e Edi Ramës” ndërsa tha se korridoret e Onkologjikut u kthyen në një “kancer” për sistemin shëndetësor. Duke iu drejtuar ministres Koçiu, deputetja kërkoi llogari se pse ajo mbylli sytë para raporteve të KLSH ku tregonte abuzimet në Spitalin Onkologjik dhe nuk mori masa. ➤ Diskutme në Kuvend ka pasur dhe për Reformën Zgjodhore dhe Votën e Diasporës, mes Oerd Bylykbashit dhe Damian Gjiknurit. Ndërsa rasti i rëndë i vetëflijimit të Pal Trashajt para dyerve të SPAK pasi Micro Credit Albania i kishte marrë gjithçka për një kredi prej 76 mijë lekësh, ka ndezur diskutime të forta mes Gazment Bardhit dhe Eduard Shalsit. ➤ Në mbyllje të seancës u miratuan dryshimet në pesë ligje që lidhjen me mjedisin.

12 artikuj për këtë temë.
11 MUAJ ME PARE

Miratohen në Kuvend ndryshimet në pesë ligje, ashpërsohen gjobat për ndotjen e mjedisit

Debate Bardhi-Braçe/ Koçiu interpelancë për skandalin
votimi

TIRANË-Është mbyllur seanca plenare e mbajtur ditën e sotme. Ndryshimet në pesë ligje që lidhjen me mjedisin janë miratuar këtë të enjte në Kuvend. Ligjet parashikojnë ashpërsim të gjobave për ndotjen e mjedisit, si dhe këto masa administrative kthehen në titull ekzekutiv.

“Ndryshimet në këto pesë ligje bashkohen në dy ndryshimet thelbësore: ashpërsimi i gjobave me 30% krahasuar me ligjet aktuale dhe ndryshimi i natyrës juridike të sanksioneve kundrejt kundravajtjeve të kryera në dëm të mjedisit. Procesi i ekzekutimit të gjobave aktualisht vështirësohet për shkak të ankimimit administrativ dhe gjyqësor duke zgjatur shumë procesin dhe duke humbur qëllimin për të cilin vendoset gjoba. Prandaj masat administrative kthehen në titull ekzekutiv”, tha Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Ndryshimet u referohen 5 ligjeve në fushën e mjedisit siç janë ligji “Për Mbrojtjen e Mjedisit”, ligji “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedist”,  ligji “Për Mbrojtjen e Biodiversitetit”, ligji “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis” dhe ligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. 

11 MUAJ ME PARE

Dogjani 'mësyn' në foltoren e Kuvendit, e bllokon Garda! Spiropali dhe Tabaku 'përplasen' për korrupsionin dhe... Kafkën

Debate Bardhi-Braçe/ Koçiu interpelancë për skandalin
Pamje nga debati

TIRANË- Po zhvillohet me tensione seanca plenare e kësaj të enjteje. Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani është përplasur me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe nënkryetaren e Kuvendit, Ermonela Felaj, ndërsa në një moment është ngritur nga vendi duke tentuar të marrë fjalën në foltore, por që ndërhyri Garda e Republikës. Ndërkohë tensione dhe replika pati dhe mes deputetes demokrate, Jorida Tabaku dhe Spiropalit. Përpos akuzave politike, një pikë e fortë e debatit ishte dhe autori “Kafka”, të cilin zonjat pretendonin se nuk e kanë cituar mirë. Ndërsa në debat ka ndërhyrë dhe socialisti Erion Braçe.

Debati:

Asllan Dogjani flet pa mikrofon: Mos më qaj kokën.

Ermonela Felaj: E di që jeni moskokëçarës.

Asllan Dogjani drejtohet drejt foltores dhe bllokon foltoren, ndërhyn Garda.

Ermonela Felaj: Fjalën e ka kolegia që po qëndron në këmbë (Jorida Tabaku)

Asllan Dogjani flet pa mikrofon.

Ermonela Felaj: Uluni, uluni dhe mos na bëni skena këtu në Kuvend.

Jorida Tabaku: Të nderuar kolegë aq dobët janë sa as fjalimet me ‘’pathos’’ të Elisës nuk bëjnë më punë. Më bëri kolegia të ndihem keq se fola për një bashkësi hajdutësh të Kafkës që po bien një e nga një, që dje merrnin vendime këtu e sot janë pas hekurave. Ju keni përgjegjësi nga i pari tek i fundit që jeni bërë mburojë e korrupsionit. Kemi folur disa herë për Shëndetësinë dhe keni qenë ju që e keni mbrojtur. Hajdutët në kërkim keni mbrojtur dhe sot e hedh përgjegjësinë tek ne? Nuk më intimidon dot. Sot Shqipëria ka nevojë për një ndryshim cilësor që nuk vjen më nga kjo qeverisje. Ne na ndan një lumë i tërë me korrupsionin që jeni zhytur të gjithnjë e më shumë dhe me llumin që jeni zhgërryer të gjithë.

Asllan Dogjani: Unë në fakt nuk kam personale as me Elisën dhe me askënd tjetër.

Elisa Spiropali ngrihet nga vendi dhe flet pa mikrofon.

Asllan Dogjani: Po flasim për një situatë skandaloze në spitalet e Shqipërisë, por kryesisht në Tiranë. Kemi rastin e Sterilizimit.

Ermonela Felaj: Mund të vini tek arsyeja për të cilën e keni marrë fjalën.

Asllan Dogjani: Kemi rastin dhe këtu, lista e barnave të rimbursueshme, mungojnë shtretërit. Kjo është situata në shëndetësi. Njerëzit po vdesin dhe ministrja e krahason situatën me vitin 2013.

Ermonela Felaj: Nuk mund të përdorni fjalën replikë për të bërë krtizierin. (I mbyll mikrofonin).

Ermonela Felaj: Ju lutem uluni. Mos abuzoni se këtu ka kolegë që rrinë nga mëngjesi për të folur.

Elisa Spiropali: Të kesh vetëvlerësim të lartë është gjë e mirë por të kesh vetëvlerësim aq të lartë sa të mendosh se po ta dëgjojnë fjalën në foltore dhe po dërgojnë mesazhe nga lart për të tu përgjigjur, jo vetëm e vetëm që nuk të shohin dhe mesazhe nuk nisin, por shumë pak njerëz ju dëgjojnë. Nuk është nevoja të marrësh mesazhe për të iu përgjigjur ju. Nuk është e vështirë ti përgjigjesh një njeriu që këndon nga mëngjesi në darkë jo krimi jo çeta e hajdutëve, ngatërron dhe autorët.

Erion Braçe: Unë nuk e di se sa herë e kam thënë këtë gjë, por sot kjo u bë sebep dhe për tejkalim etike. Kur ngrihesh në sallën e Kuvendit dhe drejton dorën dhe thua të gjithë, jo vetëm që nuk ke të drejtë por iu bie në qafë të gjithëve. Faji kur ndodh është individual. Kafka, nuk po i hyjë meritës së përmbajtjes së tij në këtë rast se zonja Spiropali e vë në dyshim përmbajtjen, nuk dua ti ha hakun Kafkës, por Kafka ka jetuar në të shkuarën dhe jo vetëm në të tashmen. Sa kohë ka jetuar në të shkuar është një listë e gjatë me çfarë ka ndodhur në të shkuarën dhe nuk është ndëshkuar kurrë. Kur themi duhet të ndodhë një ndryshim cilësor, po ndryshim cilësor është ku që po ndodh dhe që ka të bëjë me barazinë para ligjit dhe vënien para përgjegjësisë të gjithë atyre që shkelin ligjin./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Agron Shehaj me tone të ashpra në Kuvend: Pal Trashaj vrau veten për 750 euro, përgjegjës Gent Sejko

Debate Bardhi-Braçe/ Koçiu interpelancë për skandalin
Agron Shehaj

TIRANË-Edhe deputeti Agron Shehaj ka sjellë në vëmendje të Kuvendit ngjarjen tragjike të ndodhur dy ditë më parë, ku Pal Trashaj i cili ra “pre” e mashtrimit nga mikroreditë ndërmori aktin ekstrem të vetëflijimit.  Shehaj në lidhje me rastin bëri përgjegjës Guvernatorin e Shqipërisë, Gent Sejko, ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja si dhe çdo deputet në atë Parlament të cilët nuk parandaluan veprimet kriminale të MCA-së.

Sipas tij Gent Sejko është marrë në mbrotje nga anëtarët e Komisionit të Ekonomisë, të cilët në vend t’ i kërkonin llogari lidhur me skemën e mashtrimit të mikrokredive pre e së cilës kanë rënë qindra e mijëra qytetarë, mbajtën anën e “pengmarrësve”.

“Kush është përgjegjës për vdekjen e tij? Të gjithë. Është përgjegjës Guvernatori i Bankës së Shqipërisë i cili prej vitesh është në dijeni të skemës së mashtrimit të MCA dhe i ka lejuar ata. Është përgjegjës ministri i Drejtësisë që nuk parandaloi veprimet kriminale të përmbaruesve, është përgjegjës drejtësia që nuk veproi për ta ndaluar në kohë këtë aktivitet kriminal që ushtrohet prej kohësh, është përgjegjës dhe ky parlament dhe qeveri që janë zgjedhur për të mbajtur anën e qytetarëve. Para tre javësh Guvernatori i BSH që ka lejuar dhe nuk ka ndaluar këtë skemë mashtrimi që ka mashtruar qindra e mijëra shqiptarë u mor në mbrojtje nga komisioni i ekonomisë, nga kryetari dhe pjesa më e madhe e anëtarëve, të cilët në vend që t’ i kërkonin llogari e morën në mbrojtje mbajtën anën e atyre që po mashtronin qytetarët nuk mbajtën anën e qytetarëve”, tha Shehaj.

Pal Trashaj dha jetë ditën e djeshme, një ditë pasi konsumoi fostoksinë në hyrje të SPAK. Prej kohësh ai kërkonte një takim me kreun e SPAK Altin Dumani, për t’i shpjeguar atij, të gjithë zhvatjen që i ishte bërë nga kompania MCA, e cila merret me mbledhjen e kredive të këqija në vendin tonë. Prej kohësh ai kërkonte një takim me kreun e SPAK Altin Dumani, për t’i shpjeguar atij, të gjithë zhvatjen që i ishte bërë nga kompania MCA, e cila merret me mbledhjen e kredive të këqija në vendin tonë. Që prej aktit të rëndë, ende nuk ka pasur asnjë reagim as nga Banka e Shqipërisë dhe as nga guvenatori Gent Sejko./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

'MCA' në Kuvend/ Deputetët diskutojnë humbjen e jetës së Pal Trashaj. A do të japë llogari Gent Sejko?

Debate Bardhi-Braçe/ Koçiu interpelancë për skandalin
deputetët dhe Gent Sejko

TIRANË- Përpos rendit të ditës, pjesë e diskutimeve në seancën e sotme plenare është bërë edhe vetëvrasja e Pal Trashaj para godinës së SPAK, për shkak të një kredie që kishte marrë pranë MCA. Trashaj është viktima e parë e kompanive të mbledhjes së kredive të këqija. Depuetët në Kuvend kanë diskutuar rastin e 63-vjeçarit dhe kërkojnë një sqarim nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gament Bardhi tha se Trashaj nuk është rasti i vetëm, ndërsa përgjegjës bëri Guvernatorinë e Bankës së Shqipërise, i cili sipas tij ka përgjegjësi ligjore. Sipas tij, askush nuk flet për abuzimet në Bankën e Shqipërisë edhe pse në media janë të publikuara edhe me fakte. Bardhi në fund u shpreh se vetëvrasja e Pal Trashajt është përgjegjësi e të gjithëve dhe duhet të lexohet njoftimi i Prokurorisë së Tiranës për Bankën e Shqipërisë dhe të mos mbyllen sytë nga Gent Sejko.

"Guvernatori i Bankës së Shqipërise ka përgjegjësi ligjore. Po ne e dimë që ti marrësh shtëpinë dhe pasurinë një familje shqiptare, është njësoj si ti marrësh jetën.  Ata kanë punuar për të pasur një shtëpi dhe e gjen veten nga 700 mijë lekë kredi në 7 milionë lekë. Kjo  nuk është çështje që duhet të na ndaj ne kemi pjekurinë për ti shërbyer këtyre qytetarëve duke evidentuar përgjegjësit e guvernatorit dhe arsyet që e kanë cuar atë që të mos veprojë në kohë, si i ka licensuar këto kompani dhe kur ka vepruar që ti heq licensën. Për këto guvernatori i Bankës do të duhet që të jap llogari në Kuvend. Duhet të hetojmë nëse interesat e kompanive të lidhura me Guvernatorin e Shqipërisë e kane nxitur atë të mos ndërmarrë veprime”, tha Bardhi.

Në replikë ndaj demokratit, deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, tha se nuk mund të përdoret ajo ngjarje për të sulmuar institucionet e pavarura. Shalsi shtoi se nuk e mbështeste gjuhën e përdorur nga Bardhi për denoncimin e rastit dhe akuzat që demokrati ngriti ndaj guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ku sipas tij nuk është një ‘halabak rrugësh”.

"Po merrem shumë seriozisht me atë rast që të kuptoj pse ka ndodhur dhe kush janë faktorët. Nuk janë prokuror, por nuk mund të them që i kanë marrë shtëpinë kur nuk janë kanë marrë. Flisni për Gent Sejkon, por është guvernator, nuk është halabak rrugësh. E thërritëm, do vazhdojmë. Por mos bëni qaramanin, ejani, analizoni, mos u bëni edhe specialistë të midhjes dhe të peshkut me një fjalor aspak të denjë, jo për deputet por edhe për kafet e nderuara të Tiranës. Më të kujdeshëm...mendoni pak përpara atë që thoni. Edhe në etiketime edhe në fjalët që mbajmë,"-tha Shalsi.

Pas tyre një reagim erdhi edhe nga deputeti Erion Braçe, i cili po ashtu tregoi se ngjarja është e dhimbshme dhe nuk duhet të përdoret, duke reshtuar disa sqarime në lidhje me normën efektive të interesit të Bankës së Shqipërisë. Sa i përket thirrjes në Kuvend të Gent Sejkos, Braçe u shpreh se tashmë është thirrur dy here dhe ka dhënë sqarime me detaje.

"Çfarë ka bërë BSH ka futur konceptin e normës efektive të interesit. Interesat kanë rënë më 5 herë. Kur fola atëherë isha komunisti që nuk e doja sistemin privat. Tani do abuzuar me Pal Trashajn se duhet populizmi. Guvernatori është thirrur 2 herë dhe ka dhënë sqarime me detaje për të kuptuar ne përmasën e gjësë. Natyrisht për të çliruar ata njerëz që janë bërë pjesë e këtij zinxhiri. Ka ndodhur që guvernatori mund të thirret sërish.."-tha Braçe.

Ndërkohë edhe deputeti Agron Shehaj ka sjellë në vëmendje të Kuvendit ngjarjen tragjike të ndodhur dy ditë më parë, ku Pal Trashaj i cili ra “pre” e mashtrimit nga mikroreditë ndërmori aktin ekstrem të vetëflijimit. Shehaj në lidhje me rastin bëri përgjegjës Guvernatorin e Shqipërisë, Gent Sejko, ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja si dhe çdo deputet në atë Parlament të cilët nuk parandaluan veprimet kriminale të MCA-së.

“Kush është përgjegjës për vdekjen e tij? Të gjithë. Është përgjegjës Guvernatori i Bankës së Shqipërisë i cili prej vitesh është në dijeni të skemës së mashtrimit të MCA dhe i ka lejuar ata. Është përgjegjës ministri i Drejtësisë që nuk parandaloi veprimet kriminale të përmbaruesve, është përgjegjës drejtësia që nuk veproi për ta ndaluar në kohë këtë aktivitet kriminal që ushtrohet prej kohësh, është përgjegjës dhe ky parlament dhe qeveri që janë zgjedhur për të mbajtur anën e qytetarëve”, tha Shehaj.

Pal Trashaj dha jetë ditën e djeshme, një ditë pasi konsumoi fostoksinë në hyrje të SPAK. Prej kohësh ai kërkonte një takim me kreun e SPAK Altin Dumani, për t’i shpjeguar atij, të gjithë zhvatjen që i ishte bërë nga kompania MCA, e cila merret me mbledhjen e kredive të këqija në vendin tonë. Prej kohësh ai kërkonte një takim me kreun e SPAK Altin Dumani, për t’i shpjeguar atij, të gjithë zhvatjen që i ishte bërë nga kompania MCA, e cila merret me mbledhjen e kredive të këqija në vendin tonë. Që prej aktit të rëndë, ende nuk ka pasur asnjë reagim as nga Banka e Shqipërisë dhe as nga guvenatori Gent Sejko. Pas thirrjes ngelet për tu parë nëse guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko do të paraqitet në Kuvend apo do të reagojë në lidhje me vetëvrasjen e Pal Trashaj./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Vetëvrasja e Trashajt tek SPAK/ Braçe: Gjithkujt i ka dhëmbur në shpirti, Sejko është thirrur 2 herë

Debate Bardhi-Braçe/ Koçiu interpelancë për skandalin

TIRANË-Edhe deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka sjellë në Kuvend rastin e rëndë ku Pal Trashaj vendosi ti japë fund jetës para dyerve të SPAK. Braçe morri fjalën pas një debati mes Gazment Bardhit dhe Eduart Shalsit, të cilët diskutuan rreth rastit. Braçe në fjalën e tij u shpreh se i ka dhëmbur shpirti, por nëse cënohet dhe kthehet në pavërtetë, është poshtërim i qytetarit vetë dhe çdokujt që ka të njëjtin hall.

Sipas tij rasti i Trashaj është specifik dhe borxhi nuk shlyhet pa u paguar. Braçe ka sqaruar se FMN i ka rekomanduar Bankës së Shqipërisë licensimin e këtyre kompanive. Nuk i ka quajtur vetëm borxh që shiten por i ka futur në sistmein e kontrollit të kredive. Në fjalën e tij ai iu përgjigj edhe Bradhit, i cili kërkoi guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në Kuvend. Socialisti tha se guvernatori është thirrur dy herë dhe ka sqaruar situatën me detaje. 

Braçe: Patjetër që gjithkujt i ka dhëmbur në shpirt ajo që ka ndodhur me Pal Trashajn. Por nëse cënohet dhe kthehet në pavërtetë, është poshtërim i qytetarit vetë dhe çdokujt që ka të njëjtin hall. Kjo çështje nuk zgjidhet me të pavërteta. Rasti i Trashajt është shumë specifik. Ai ka marrë borxh që në vitin 2008. E para borxhi nuk shlyhet pa u paguar, pra nuk fshihet. Kjo duhet të jetë e qartë nëse duam sistem financiar, përndryshe nëse nga kjo sallë stimulojmë që nga kjo sallë të mbroj unë deputeti. E dytë që është ende më e rëndësishme, sistemi i borxhit është i normuar për këtë aktivitet biznesi. FMN i ka rekomanduar Bankës së Shqipërisë licensimin e këtyre kompanive. Nuk i ka quajtur vetëm borxh që shiten por i ka futur në sistmein e kontrollit të kredive. Çfarë ka ndodhur akoma dhe më tutje? Në këtë sallë unë kam folur për këtë çështje. Çfarë ka bërë BSH ka futur konceptin e normës efektive të interesit. Interesat kanë rënë më 5 herë. Kur fola atëherë isha komunisti që nuk e doja sistemin privat. Tani do abuzuar me Pal Trashajn se duhet populizmi. Guvernatori është thirrur 2 herë dhe ka dhënë sqarime me detaje për të kuptuar ne përmasën e gjësë. Natyrisht për të çliruar ata njerëz që janë bërë pjesë e këtij zinxhiri. Ka ndodhur që guvernatori mund të thirret sërish..

Pal Trashaj dha jetë ditën e djeshme, një ditë pasi konsumoi fostoksinë në hyrje të SPAK. Prej kohësh ai kërkonte një takim me kreun e SPAK Altin Dumani, për t’i shpjeguar atij, të gjithë zhvatjen që i ishte bërë nga kompania MCA, e cila merret me mbledhjen e kredive të këqija në vendin tonë. Prej kohësh ai kërkonte një takim me kreun e SPAK Altin Dumani, për t’i shpjeguar atij, të gjithë zhvatjen që i ishte bërë nga kompania MCA, e cila merret me mbledhjen e kredive të këqija në vendin tonë. Që prej aktit të rëndë, ende nuk ka pasur asnjë reagim as nga Banka e Shqipërisë dhe as nga guvenatori Gent Sejko./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Vetëvrasja e Pal Trashajt para SPAK, Shalsi: Kam dy ditë që nuk e bëj gjumin e qetë

Debate Bardhi-Braçe/ Koçiu interpelancë për skandalin
Eduart Shalsi

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Shalsi ka folur lidhur me aktin e rëndë të vetëvrasjes së Pal Trashajt 2 ditë më parë, i cili u vetëflijua para SPAK për shkak të një kredie që kishte marrë pranë MCA. Në fjalën e tij në Kuvend, si kundërpërgjigje ndaj kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, Shalsi u shpreh se ka 2 ditë që nuk fle i qetë dhe po merret vetë personalisht me hetimin e këtij rasti. Megjithatë, shtoi se nuk e mbështeste gjuhën e përdorur nga Bardhi për denoncimin e rastit dhe akuzat që demokrati ngriti ndaj guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. 

"Gjithë keqardhjen për abuzimin me fjalët. Unë personalisht kam dy ditë që nuk e bëj gjumin e qetë pas atij rasti. Natyrisht që është këmbanë alarmi ajo që ndodhi para dyerve të SPAK. Po, më duhet ta pohoj se nuk e bëj gjumin e qetë, por ama të përdorësh atë ngjarje për të sulmuar paturpësisht institucionet e pavarura për të cilën nga njëra anë bëjnë si të merakosur, ndërkohë nga ana tjetër hedhin duke dezinformuar. Po merrem shumë seriozisht me atë rast që të kuptoj pse ka ndodhur dhe kush janë faktorët. Nuk janë prokuror, por nuk mund të them që i kanë marrë shtëpinë kur nuk janë kanë marrë. Flisni për Gent Sejkon, por është guvernator, nuk është halabak rrugësh. E thërritëm, do vazhdojmë. Por mos bëni qaramanin, ejani, analizoni, mos u bëni edhe specialistë të midhjes dhe të peshkut me një fjalor aspak të denjë, jo për deputet por edhe për kafet e nderuara të Tiranës. Më të kujdeshëm...mendoni pak përpara atë që thoni. Edhe në etiketime edhe në fjalët që mbajmë,"-tha Shalsi.

Pal Trashaj dha jetë ditën e djeshme, një ditë pasi konsumoi fostoksinë në hyrje të SPAK. Prej kohësh ai kërkonte një takim me kreun e SPAK Altin Dumani, për t’i shpjeguar atij, të gjithë zhvatjen që i ishte bërë nga kompania MCA, e cila merret me mbledhjen e kredive të këqija në vendin tonë. Prej kohësh ai kërkonte një takim me kreun e SPAK Altin Dumani, për t’i shpjeguar atij, të gjithë zhvatjen që i ishte bërë nga kompania MCA, e cila merret me mbledhjen e kredive të këqija në vendin tonë. Që prej aktit të rëndë, ende nuk ka pasur asnjë reagim as nga Banka e Shqipërisë dhe as nga guvenatori Gent Sejko./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

"Je avokat i BSH ti?" Bardhi replikon me Shalsin për Pal Trashajn: Mollë e ndaluar të flasësh për Sejkon në Kuvend

Debate Bardhi-Braçe/ Koçiu interpelancë për skandalin
Eduart Shalsi dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Vetëvrasja e Pal Trashaj para ambjenteve të SPAK është bërë pjesë e diskutimeve në Kuvend. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi që guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko të japë llogari në Kuvend. Sipas toj askush nuk flet për abuzimet në Bankën e Shqipërisë edhe pse në media janë të publikuara edhe me fakte. Bardhi më tej iu rikthye të ndjerit, ku tha se kishte 10 vite që e kishte paguar detyrimin. 

Bardhi: Dua të ndalem tek rasti i Pal Trashajt. Nuk mund te heshtim kur ka me mijëra qytetarë që po vuajnë abuzimet nga kompani të miratuara nga Banka e Shqipërisë.  Përgjegjësinë kryesore e ka Banka e Shqipërisë dhe me emër e mbiemër guvernatori i bankës.  Ka përshtatur rregullat e bankës së Shqipërisë sipas interesave të kompanisë. Guvernatori i Bankës së Shqipërise ka përgjegjësi ligjore. Po ne e dimë që ti marrësh shtëpinë dhe pasurinë një familje shqiptare, është njësoj si ti marrësh jetën.  Ata kanë punuar për të pasur një shtëpi dhe e gjen veten nga 700 mijë lekë në 7 milionë lekë. Kjo  nuk është çështje që duhet të na ndaj ne kemi pjekurinë për ti shërbyer këtyre qytetarëve duke evidentuar përgjegjësit e guvernatorit dhe arsyet që e kanë cuar atë që të mos veprojë në kohë, si i ka livcensuar këto kompani dhe kur ka vepruar që ti heq licensën. Për këto guvernatori i Bankës do të duhet që të jap llogari në Kuvend. Duhet të hetojmë nëse interesat e kompanive të lidhura me Guvernatorin e Shqipërisë e kane nxitur atë të mos ndërmarrë veprime. Zonja drejtuse e seancës, vdekja e Pal Trashajt nuk është një cështjë që do të na ndajë, pasi duhet tu shërbejmë këtyre grupeve në nevojë. Arsyet që kanë çuar Guvernatorin të lejojë të bien pre qytetarët deri në këtë fazë. Çfarë masash ka marrë Sejko, ai duhet të japë llogari në Kuvend. Kta banorë kanë qenë viktima. Në media janë bërë publike fakte. Dhe për të mos e zjatur më tej. Mollë e ndaluar të flasësh për guvernatorin në kuvend. Askush nuk flet për abuzimet në Bankën e Shqipërisë. Kemi përgjegjësi të gjithë ne për atë qytetar që i dha fund jetës para syrit të të gjithëve. Nuk reagon askush. Kishte 10 vite ky zotëria e kishte paguar të plotë

Teksa filste rreth detajeve të vetëvrasjes së Pal Trashajt, një ndërhyrje erdhi nga deputeti i Partisë Socialiste Eduart Shalsi, i cili iu drejtua demokratit duke e pyetur se nga i di ai informacionet. Bardhi replikoi duke e quajtur avokat të Bankës së Shqipërisë. Nga ana tjetër Shalsi në replikën e tij tha se Sejko është guvernator dhe jo halabak rrugësh. Bardhi në fund u shpreh se vetëvrasja e Pal Trashajt është përgjegjësi e të gjithëve dhe duhet të lexohet njoftimi i Prokurorisë së Tiranës për Bankën e Shqipërisë dhe të mos mbyllen sytë nga Gent Sejko.

Shalsi: Ku e di ti?

Bardhi: Ku e di unë, si ku e di un ti je avokat i Bankës ti

Shalsi: Edhe prokuror do bëhesh

Bardhi: Dalë se kam edhe një thirrje për Prokurorinë. Është fusha jote duhet të kishe dalë ti të flisje për këtë. E di se SPAK ka nxjerrë një njoftim. Ne nuk jemi këtu për të mbrojtur Gent Sejko.

Shalsi: Gjithë keqardhjen për abuzimin me fjalët. Unë personalisht kam dy ditë që nuk e bëj gjumin e qetë pas atij rasti. Natyrisht që është këmbanë alarmi ajo që ndodhi para dyerve të SPAK. Po, më duhet ta pohoj se nuk e bëj gjumin e qetë, por ama të përdorësh atë ngjarje për të sulmuar paturpësisht institucionet e pavarura për të cilën nga njëra anë bëjnë si të merakosur, ndërkohë nga ana tjetër hedhin duke dezinformuar. Po merrem shumë seriozisht me atë rast që të kuptoj pse ka ndodhur dhe kush janë faktorët. Nuk janë prokuror, por nuk mund të them që i kanë marrë shtëpinë kur nuk janë kanë marrë. Flisni për Gent Sejkon, por është guvernator, nuk është halabak rrugësh. E thërritëm, do vazhdojmë. Por mos bëni qaramanin, ejani, analizoni, mos u bëni edhe specialistë të midhjes dhe të peshkut me një fjalor aspak të denjë, jo për deputet por edhe për kafet e nderuara të Tiranës. Më të kujdeshëm...mendoni pak përpara atë që thoni. Edhe në etiketime edhe në fjalët që mbajmë.

Bardhi: E nderuar zonja drejtuese e seancës besoj se nuk është humbje e madhe për kohën aq më tepër për një ngjarje të tillë. Është përgjegjësi e të gjithëve bashkë. Ftova secilin prej nesh të mbajmë përgjegjësi. Por hallin e qytetarëve nuk presin sa të mbledhi të dhëna Shalsi. Sepse një qytetar është vrarë. Nuk përbalta i ndëruar koleg, por ndryshe nga ty nuk mi mbyll Gent Sejko sytë. Lexova çfarë Prokuroria e Tiranës ka thënë për Bankën e Shqipërisë.

Pal Trashaj dha jetë ditën e djeshme, një ditë pasi konsumoi fostoksinë në hyrje të SPAK. Prej kohësh ai kërkonte një takim me kreun e SPAK Altin Dumani, për t’i shpjeguar atij, të gjithë zhvatjen që i ishte bërë nga kompania MCA, e cila merret me mbledhjen e kredive të këqija në vendin tonë. Prej kohësh ai kërkonte një takim me kreun e SPAK Altin Dumani, për t’i shpjeguar atij, të gjithë zhvatjen që i ishte bërë nga kompania MCA, e cila merret me mbledhjen e kredive të këqija në vendin tonë. Që prej aktit të rëndë, ende nuk ka pasur asnjë reagim as nga Banka e Shqipërisë dhe as nga guvenatori Gent Sejko./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

'Vota e Diasporës'/ PS gati pr.ligjin, Gjiknuri: PD të heqë dorë nga kushtet! Bylykbashi: Keni frikë nga emigrantët

Debate Bardhi-Braçe/ Koçiu interpelancë për skandalin
Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi

TIRANË-Ashtu siç ishte përcaktuar në rendin e ditës, po diskutohet sot në seancën plenare të Kuvendit, raporti vjetor i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2023. Por si duket edhe në seancë palët nuk kanë rënë dakort. Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri bëri thirrje për ta kaluar pr/ligjin brenda korrikut dhe ka zbuluar detajet.

"Për këtë mazhoranca ka përgatitur në projektligj që adreson ndryshimet në Kodin Zgjedhor, për të identifikuar dhe adresuar boshllëqet që sipas Gjykatës Kushtetuese nuk kanë qenë të përcaktuara qartë. Këtu do të llogaritet vota në qark. Vota e çdo qytetari që jeton jashtë vendit do të llogaritet në qarkun ku ai është rezident. Diaspora ka kërkuar që të lehetësoheshin procedurat e regjistrimit si votues nga jashtë. Kemi bërë që nëpërmjet teknologjisë nga KQZ regjistrimi të jetë automatik në gjendjen civile.  Shteti merr përsipër t’i dërgojë me postë materialet zgjedhore, fletat e votimeve dhe  zgjedhësi është i lirë të votojë kë të dojë. Votat vijnë në Shqipëri deri në ditën e zgjedhjeve dhe llogariten në bazë të qarqeve në mënyrë transparente. Unë e quaj votën e Diasporës një gjë që duhet ta ezaurojmë,"-tha Gjiknuri.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Damian Gjiknuri po ashtu iu kundërpërgjigj opozitës, ndërsa theksoi se mënyra për të ardhur në pushtet, janë vetëm zgjedhjet. Ai tha se opozita nuk ka dhënë ide konkrete për reformën zgjedhore.

Opozita nuk kishte një drejtim të saktë, se kush do të merrte përsipër që të udhëheqtë tryezën për reformën zgjedhore. Më vonë u përçanë se ishte problemi i vulës. Dështimi i reformës zgjedhore qe i parashkruar. Me vullnetin e mirë si maxhorancë krijuam një mekanizëm dialogu. Duhej të adresohej vota e diasporës. Ne ofruam që të përfshijmë votimin dhe numërimin elektronik në pjesën më të madhe të vendit”, tha ai.

Gjiknuri ka artikuluar se në pritjen që deri përpara seancës së fundit të këtij sesioni që opozita të rikthehet dhe të heqë dorë nga kushtet.

"Po morët pjesë në zgjedhje dhe madje pretenduat se do të fitonit zgjedhjet me to. Kush ka mend përshtatet, ai që ka ndërmend të luftojë natyrën, dihet si përfudnon. Unë ju ftoj të gjithëve dhe shpresoj që javët e fundit të gjejmë kompromis,"-tha Gjiknuri.

Por nw kundwrpwrgjigje, Oerd Bylykbashki nga ana e tij duke komentuar qëndrimin e opozitës kërkon që shumica të pranojë kërkesën e tyre që t’i hapet rruga sipas rotacionit politik.

Oerd Bylykbashi: Ne kërkojmë që të ruhet ajo që ishte rënë dakord. Ka një hall të vetëm Edi Rama, nëse kjo ndodh, ka hallin se kjo sjell rotacion.

Po ashtu, Bylykbashi i akuzoi socialistët se e kanë çuar me qëllim në dështim procesin e regjistrimit të emigrantëve.

Oerd Bylykbashi: Frika juaj që ju fluturoni nga karriget nëse ata votojnë të lirë.

Mbledhja e fundit e zhvilluar të premten dështoi, ndërsa pas saj, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi treguan detaje nga takimi, por që dukshëm, qëndrimet e tyre ishin shumë larg njëra-tjetrës. Nga ana e saj, Partia Socialiste e ka bërë të qartë se nëse dëmokratët nuk do ta konsiderojnë tërheqjen nga kushti i tyre atëherë shumica do të çojë në parlament brenda 24 Korrikut dokumentin e saj jokonsensual. Afati i fundit për të bërë ndryshimet në kod elektoral, puna për të cilin ka nisur më shumë se 2 vite më parë me komisionin e dështuar bipartizan është data 24 Korrik. Nëse dokumenti me propozimet e socialistëve nuk merr 84 vota, atëherë në zgjedhjet e 2025 do të shkohet me ligjin aktual zgjedhor. /ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Skandali të spitali Onkologjik, Koçiu: E nderuar që jam pjesë e kësaj qeverie, faji ka emër

Debate Bardhi-Braçe/ Koçiu interpelancë për skandalin
Albana Kociu

TIRANË- Ka nisur interpelanca në Kuvend, e kërkuar nga deputetët e opozitës, me ministren e shëndetësisë Albana Koçiu, në lidhje me skandalin e zbuluar në spitalin Onkologjik, ku pacientët dërgoheshin për mjekim në klinikat private me qëllim përfitimin. Ministrja e nisi politikisht fjalën e saj, ku përgëzoi qeverinë, pjesë e të cilës është edhe vetë, për reagimin e shpejtë pas publikimit të rastit.

“Dua të sjell në vëmendje veçanërisht reagimin e kryeministrit, për këtë fenomen. Jam e nderuar që jam pjesë e kësaj qeverie, që merr përsipër përgjegjësitë dhe nuk iu shmanget atyre. Mendësi kjo që i përket reminishencës së të kaluarës. Në këtë qeverisje faji ka emër, kushdo që provohet fajtor nuk ka më punë me këtë qeveri dhe me familjen tonë politike.

E njëjta gjë vlen dhe për mjekët, që duhet të mbajnë përsipër përgjegjësinë e tyre. Këto nuk do të kishin kuptim pa reformën në drejtësi. Në lidhje me zullumin që doli në dritë në spitalin onkologjik, MSH reagoi menjëherë dhe bëri thirrje për zbardhjen e ngjarjes, organet e drejtësisë të hetojnë me zero tolerancë, për të gjitha ata që kanë abuzuar me misionin e mjekut.

Jeni ju për t'ju qarë hallin, na është dashur shumë punë, që të rikthejmë statusin e mjekut”, u shpreh mes të tjerave Koçiu.

Në emër të grupit të PD-së, deputetja Zheni Gjergji tha se abuzimet në Onkologjik shkërmoqën “shëndetësinë e Edi Ramës” ndërsa tha se korridoret e Onkologjikut u kthyen në një “kancer” për sistemin shëndetësor.

Duke iu drejtuar ministres Koçiu, deputetja kërkoi llogari se pse ajo mbylli sytë para raporteve të KLSH ku tregonte abuzimet në Spitalin Onkologjik dhe nuk mori masa.

“Shëndetësia e Ramës u shkërmoq, u mund nga kanceri aty ku luftohet kjo sëmundje në korridoret e onkologjikut. Të gjithë e pamë korrupsionin qeveritar të ministrive dhe ish ministrave, drejtorëve dhe ish drejtorëve dhe në fund e disa mjekëve. Ju mund të fshiheni pas faktit se keni pak muaj në krye të shëndetësisë por përgjegjësitë nuk maten në kohë, por duhet të zbatonit ligjin për të parandaluar dhe vepruar në kohë për t’i dhënë fund abuzimeve vetëm te onkologjiku.

Abuzimit janë galoponte në sektorin e shëndetësisë. Lufta juaj nuk është me shkelësit e ligjit, por me ata që thënë të vërtetën dhe ju kërkojnë llogari për të trajtim njerëzor dinjitoz. KLSH ka ngritur alarmin për shkeljet dhe mjekimet e skaduara, mungesën e tyre. Për mungesë trajtimi me kimioterapi dhe së fundi për mosvënien në punë të aparaturës së kobaltit si dheshmi që jeta vlen shumë pak. Këta janë përgjegjësi e juaja që keni bërë veshin e shurdhër për të ndryshuar situatën tek onkologjiku. Të distancoheni nga veprimet  shefit dhe ish paraardhësit e juaj”, tha deputetja. /ZËRI 

11 MUAJ ME PARE

‘Fjalë të poshtra’, fjalor banal në Kuvend, deputetët e PD rrethojnë foltoren, ndërpritet seanca

Debate Bardhi-Braçe/ Koçiu interpelancë për skandalin
Deputetet e pd rrethojne foltoren

TIRANË- Pas debateve të ashpra mes deputetëve në Kuvend, që degjeneruan në fyerje personale, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka ndërprerë seancën. Deputetët e PD-së kishin rrethuar foltoren dhe nuk pranonin të uleshin në vendet e tyre për të vijuar një seancë në kushte normale.

Ata kanë kërkuar një interpelancë me kryeministrin Edi Rama, gjë që është rrëzuar, vendim ky që ka sjellë më pas dhe reagimin.

Pjesë nga debati:

Dashnor Sula: Kërkoj nga ju të respektoni rregulloren për fyerjen që i bëri një koleg me fjalë të poshtra, Bardhit. Është e drejtë e çdo deputeti të bëjë politikë, por jo të fyej.

Linda Nikolla: Nuk ke të drejtë të flasë për shkresën

Dashnor Sula: Më jep mundësinë që të shprehem…. Në bashki ëka grup kriminal…

Lindita Nikolla: As kjo nuk është procedurë, po ua ndërpres fjalën. Ju lutem uluni në vend tuaja! 5 minuta pushim.

/ZËRI 

11 MUAJ ME PARE

“K*rvë burrë”, degjeneron debati mes Bardhit dhe Braçes: O zëdhënës i krimit, prej jush u vra një qytetar në derën e SPAK

Debate Bardhi-Braçe/ Koçiu interpelancë për skandalin
Gazment Bardhi dhe Erion Brace

TIRANË- Ka degjeneruar në fyerje personale debati në Kuvend mes Gazment Bardhit dhe Erion Braçes, ndërsa opozitës i është rrëzuar kërkesa për interpelancë me kryeministrin Edi Rama. Gjatë kohës që Bardhi ishte duke folur në foltore, Braçe e ka fyer nga vendi kreun e grupit parlamentar të opozitës. Bardhi i akuzoi socialistët se janë zëdhënës të krimit të organizuar, ndërsa iu kërkoi vetëvrasje e Pal Trashajt përpara SPAK-ut, për shkak të zhvatjes që i ishte bërë nga kompania e mikrokredive MCA.

Teksa deputeti demokrat fliste në foltoren e Kuvendit ka ndërhyrë Erion Braçe, i cili iu drejtua duke i thënë “na plasi tr*pi çfarë thua ti”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Debati i plotë

Bardhi: Ca ke ti mo gore ca ke? Ca ke

Braçe nuk dëgjohet

Bardhi: Mbyll gojën ti, mbaj vend tënd aty

Braçe: K*rvë burrë

Bardhi: Ti mos fol fare zëdhënës i krimit të organizuar të ndërhysh ti. Ti vrave një qytetar në derën e SPAK, ti dhe qeveria jote që nuk ndërhyni në kreditë e këqija

Bardhi: Përgjigjuni ti zonja kryeparlamentare. E dëgjove fjalorin që përdori ai.

/ZËRI 

11 MUAJ ME PARE

“Mbylle gojën o gore”, Bardhi shpërthen ndaj Braçes dhe Kodhelit: Ju trajton Rama si dele, o ti zonja radari…

Debate Bardhi-Braçe/ Koçiu interpelancë për skandalin
Erion Brace dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Ka nisur me debate seanca e sotme në Kuvend, për shkak se kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla, ka refuzuar kërkesën e opozitës për interpelancë me kryeministrin Edi Rama, pasi Florian Coldea, ish-këshilltar i tij është nën hetim për korrupsion dhe trafik droge në Rumani. Bardhi tha se Coldea është paguar çdo muaj 7 mijë euro për të këshilluar Ramën, dhe për këtë nuk bën asnjëlloj transparence. Gjatë fjalës së tij, Bardhi u përplas dhe me deputetët socialistë, të cilët ndërhynë nga vendi. Mes tyre ishin deputetët Erion Braçe dhe Mimi Kodheli, ndërsa Bledi Çuçi kërkoi marrjen e masave për Bardhin, për shkak të fjalorit të përdorur prej tij, në drejtim të socialistëve.  

Pjesë nga fjala e Bardhit:

Për çfarë e ka këshilluar Coldea Edi Ramën? Për çfarë i kanë paguar 7 mijë euro shqiptarët këtij personi çdo muaj? A ke një përgjigje për këtë? Mos e ul kokën, thuaje mo thuaje për çfarë e ka këshilluar? Si të lejojë trafikun ndërkombëtar të drogës, për çfarë i ka shpenzuar lekët e shqiptarëve për një person të lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.

Ndëryhyn ti, ti që vrave dje një qytetar në dyert e SPAK-ut, ti mo ti që je zëdhënës i korrupsionit dhe krimit të organizuar.  Mbylle gojën mor gore, mbylle gojën. Cilin fjalor përdora unë zonja radari (i drejtohet Mimi Kodhelit). Të vijë këtu dhe të përballet me opozitën, dhe të thojë po e kisha këshilltar në këtë fushë, të më thotë zonja se për çfarë veprimtarie e ka këshilluar Coldea Edi Ramën. Ju ka sjellë të gjithëve ju këtu si dele, dhe ju trajton ashtu.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB