LIVE UPDATES

Lufta Izrael-Palestinë/ Biden vizitë në Tel Aviv. Jepet "OK" për lejimin e ndihmave në Rripin e Gazës

➤ Presidenti i SHBA, Joe Biden ka mbërritur në Izrael. ➤ Vizita e tij vjen pasi protesta kanë shpërthyer në të gjithë Lindjen e Mesme pas një shpërthimi që ka vrarë të paktën 500 persona në një spital të Gazës. ➤ Zyrtarët palestinezë fajësuan Izraelin, ndërsa këta të fundit pretendojnë se shpërthimi është shkaktuar nga një raketë e xhidahit. ➤ Ushtria izraelite nxorri disa "prova audio dhe vizuale" që përjashtonin mundësinë e një sulmi ajror izraelit në objekt. ➤ Kushtet janë të vështira për 2.2 milionë njerëz që tani kanë mbetur të bllokuar në Gaza. ➤ Izraeli është zotuar të zhdukë Hamasin, grupin islamik që kontrollon Gazën, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve terroriste të 7 tetorit që vranë 1,400 njerëz. ➤ Ndërkohë që të paktën 3,000 njerëz janë vrarë në Gaza. ➤ Me shumë gjasa, bilanci do vazhdojë ende të ketë rritje. ➤Izraeli tha se do të lejojë furnizimet nga Egjipti në Rripin e Gazës, ku përfshihet ushqim dhe ujë. ➤OKB bën thirrje për armëpushim në Gaza. OBSH tha se palët duhet të ndalin sulmet mbi spitale.

14 artikuj për këtë temë.
2 VITE ME PARE

OKB: Të arrihet armëpushim në Gaza, shumë njerëz po vuajnë atje

Lufta Izrael-Palestinë/ Biden vizitë në Tel Aviv. Jepet
Antonio Gueterres

KINË- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Gueterres, tha sot se sulmet e grupit militant Hamas në Izrael, nuk nënkuptojnë ndëshkimin kolektiv të palestinezëve. Ai ka bërë thirrje për një armëpushim të ri në Gaza.

Duke folur në një forum ekonomik në Kinë, Gueterres ka bërë thirrje për armëpushim në Rripin e Gazës. Ai ka dënuar sulmin e Hamasit ndaj shtetit të Izraelit, në të cilin janë vrarë 1400 njerëz.

Gueterres ka thënë se dënon ashpër sulmin e ashpër të ndodhur në një spital të Gazës. Ai shtoi se rajoni ka nevojë për paqe.

“E dënoj me forcë sulmin mbi spitalin në Gaza. Bëj thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, për të ndihmuar njerëzit, që po vuajnë në këtë rajon. Jeta e shumë njerëzve është në rrezik. Gjithë rajoni është në rrezik. Fryma e paqes ka shumë rëndësi”, deklaroi Gueteres.

Antonio Gueterres deklaroi se Hamasi duhet të lirojë pengjet pa kushte. Kreu i OKB-së i ka bërë thirrje gjithashtu Izraelit, që menjëherë të lejojë qasje të pakufizuar të ndihmave, në drejtim të Gazës.

Hamasi sulmoi Izrelin, ndërsa përgjigja ishte e menjëhershme. Më shumë se 4700 njerëz kanë vdekur, nga sulmet e të dyja palëve./Zëri.ai/

2 VITE ME PARE

Mbështeti militantët e Gazës/ Senatorja franceze: Benzemasë t’i hiqet shtetësia

Lufta Izrael-Palestinë/ Biden vizitë në Tel Aviv. Jepet
Karim Benzema dhe Valerie Boyer

FRANCË- Valerie Boyer, një senatore franceze, po kërkon që Karim Benzema-s t'i hiqet trofeu i "Topit të Artë' dhe shtetësia franceze pas akuzave se ka lidhje me një organizatë terroriste që mbështet militantët e Gazës. Në një peticion të nënshkruar dërguar qeverisë së Francës dhe të shpërndarë në faqen e saj në Instagram, Boyer deklaroi: Ne nuk mund të pranojmë që një francez i dyfishtë, i njohur ndërkombëtarisht, mund të çnderojë dhe madje të tradhtojë vendin tonë në këtë mënyrë.

Lufta Izrael-Palestinë/ Biden vizitë në Tel Aviv. Jepet
Peticioni

Benzema bëri publike mbështetjen e tij për popullin e Gazës në një postim në platformën “X” (ish-Twitter).

“Të gjitha lutjet tona për banorët e Gazës, të cilët janë edhe një herë viktima të këtyre bombardimeve të padrejta që nuk kursejnë gra dhe fëmijë,”- shkruante Benzema në postimin e tij.

2 VITE ME PARE

Pas kërkesës së Biden, Izraeli bie dakort, lejon hyrjen e ndihmave në Gaza nga Egjipti

Lufta Izrael-Palestinë/ Biden vizitë në Tel Aviv. Jepet
Joe Biden dhe Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Izraeli do të lejojë Egjiptin të dërgojë sasi të kufizuara ndihme humanitare në Rripin e Gazës. Lajmi është bërë me dije nga zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Vendimi u mor pas kërkesës së Presidentitit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, kërkesës që ia kishte adresuar Netanyahu-t gjatë takimit me të.

“Në dritën e kërkesës së Presidentit (Joseph) Biden, Izraeli nuk do të pengojë furnizimet humanitare nga Egjipti për sa kohë që ai është vetëm ushqim, ujë dhe ilaçe për popullatën civile në Rripin jugor të Gazës”, thuhet në deklaratë.

Deklarata nuk përmendi karburantin që shumë i nevojshëm për furnizimin e spitaleve me energji, pas shkëputjes së saj. Ndërkohë nuk është e qartë se kur do të fillojë ndihma pasi në deklaratë thuhej: Izraeli nuk do të lejojë asnjë ndihmë humanitare nga territori i tij në Rripin e Gazës për sa kohë që pengjet tanë nuk kthehen./Zëri.ai

2 VITE ME PARE

OBSH mesazh për Izraelin dhe Hamasin: Ndaloni sulmet në spitale

Lufta Izrael-Palestinë/ Biden vizitë në Tel Aviv. Jepet
Gaza

GAZA- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i bëri thirrje Izraelit dhe Hamasit, që të ndalojnë të gjitha sulmet në spitale, një ditë pas sulmit vdekjeprurës që mori jetën e qindra njerëzve në një spital në Gaza.

"Ne po kërkojmë të paktën që të gjitha sulmet në infrastrukturën shëndetësore të ndalen", tha shefi i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge në një intervistë për AFP.

"Së dyti, civilët duhet të mbrohen, fëmijët duhet të mbrohen dhe së treti, ndihma humanitare duhet të lejohet të arrijë nga Rafah në Gaza, sepse të gjitha furnizimet tona janë tashmë të vendosura atje, por kufiri nuk është ende i hapur", shtoi Kulge.

Në spitalin Al-Ahli Al-Arabi, në qendër të Gazës, dje u vranë 200 deri në 300 njerëz, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së territoreve palestineze, ndërsa Hamasi, organizata islamike që kontrollon Rripin e Gazës, flet për mbi 500 vdekje. Sipas vlerësimeve të tjera, numri është edhe më i lartë.

Që kur Hamasi pushtoi Izraelin jugor më 7 tetor, OBSH ka regjistruar 140 sulme në objektet shëndetësore. 6 sulme janë bërë në Izrael, 77 në Bregun Perëndimor dhe 57 në Gaza.

Më shumë se 1400 njerëz kanë humbur jetën në Izrael, shumica e tyre civilë, të vrarë në ditën e sulmit të befasishëm të Hamasit.

Ndërsa, 3300 njerëz janë vrarë në sulmet hakmarrëse izraelite në Gaza, kryesisht civilë, duke përfshirë qindra fëmijë. Kluge shfaqet kategorik, kur tha se zgjidhja e vetme është ndalimi i luftimeve. “Motoja jonë është shëndet për të gjithë, si për popullin izraelit, ashtu edhe për popullin palestinez”, deklaroi zyrtari i OBSH-së.

Më shumë se 4700 persona kanë vdekur, nga sulmet e përgjakshme të Izraelit dhe të Gazës./Zëri.ai/

2 VITE ME PARE

Çfarë ka ndodhur sot në zonën e luftës në Gaza?

Lufta Izrael-Palestinë/ Biden vizitë në Tel Aviv. Jepet
Biden dhe Netahyahu

GAZA – Një sërë zhvillesh kanë ndodhur së fundmi në rajonin e luftës, në Gaza dhe Izrael. Një spital u sulmua dhe më shumë se 500 civilë, që po merrnin ndihmë mjekësore, janë vrarë.

Hamasi akuzoi Izraelin për sulmin, ndërsa Tel Avivi ka mohuar se ka sulmuar godinën spitalore. Në një konferencë shtypi të ushtrisë izraelite, u tha se Xhihadi Islamik Palestinez qëndron pas ngjarjes.

“Grupi militant i Xhihadit Islamik Palestinez shkaktoi shpërthimin në një spital të qytetit të Gazës të marten, me një raketë të hedhur në mënyrë të gabuar”, tha ushtria e Izraelit.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite deklaroi se sulmet e izraelitëve shkaktojnë gropa dhe jo flakë.

Biden mbërriti në Izrael dhe takoi kryeministrn izraelit Benjamin Netanyahu, teksa folën me gazetarët në Tel Aviv. Biden tha se sulmi në spitalin e Gazës nuk është kryer nga ana e Izraelit.

Misteret më të mëdha janë mbi autorët e sulmit mbi spital. Pavarësisht se ushtria e Izraelit ka thënë se grupe militante qëndrojnë pas sulmit, Xhihadi Islamik Palestinez ka mohuar fajin. Qeveritë arabe gjithashtu dënuan Izraelin dhe anuluan një samit të planifikuar me Biden në Jordani.

Po ashtu, numri i të vdekurve në Gaza nga raketat e hedhura është rritur. Numri i njerëzve të vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës së fundit ka shkuar 3 300. Të dhënat u dhanë nga Ministri Palestinez i Shëndetësisë.

Hamasi sulmoi Izrelin, ndërsa Tel Avivi u përgjigj. Më shumë se 4700 njerëz kanë vdekur nga sulmet e përgjakshme të të dyja palëve./Zëri.ai/

2 VITE ME PARE

Hamasi akuzon: Izraeli dhe Perëndimi, përgjegjës për vrasjet e civilëve

Lufta Izrael-Palestinë/ Biden vizitë në Tel Aviv. Jepet
Sulmi mbi spitalin e Gazes

GAZA - Osama Hamdan, një zyrtar i Hamasit, ka thënë në një konferencë shtypi në Liban se SHBA dhe të gjitha vendet perëndimore që mbështesin Izraelin, mbajnë përgjegjësinë e plotë për luftën kundër civilëve në Gaza.

Komentet e Hamdan erdhën pas shpërthimit në spitalin Al Ahli në Gaza. Hamasi, i cili drejton Rripin e Gazës, fajësoi Izraelin për shpërthimin. Që atëherë, ushtria izraelite ka pretenduar se sulmi është shkaktuar nga një raketë e dështuar e lëshuar nga grupi Palestinez i Xhihadit Islamik dhe se lëshimet e dështuara të raketave nga Gaza po rriten.

Izraeli ka kryer sulme ajrore në Gaza, që kur militantët e Hamasit nisën valë sulmesh vdekjeprurëse ndaj Izraelit më 7 tetor.

Izraeli: Lëshimet e raketave të dështuara nga Gaza janë në rritje

Forcat Ajrore izraelite thonë se lëshimet e dështuara të raketave nga Gaza janë në rritje. Ushtria izraelite raporton se 450 raketa janë hedhur nga Gaza në Izrael.

Në një seri postimesh në X, Forcat Ajrore izraelite thonë se Hamasi ka përdorur vazhdimisht civilët në Rripin e Gazës, si mburoja njerëzore.

Ushtria e Izraelit thotë se lëshimet e raketave kryhen pranë ndërtesave që kanë popullsi civile si spitalet, shkollat e OKB-së, xhamitë, restorantet, ndërtesat diplomatike dhe hotelet.

Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë mbi 1 500 persona. Izraeli u përgjigj, duke vrarë në sulme me raketa mbi 3300 njerëz në Gaza. /Zëri.ai/

2 VITE ME PARE

Putin: Sulmi në spitalin e Gazës i tmerrshëm, palët të negociojnë

Lufta Izrael-Palestinë/ Biden vizitë në Tel Aviv. Jepet
Putin dhe Xi

MOSKË - Presidenti rus Vladimir Putin tha këtë të mërkurë, se një shpërthim në një spital në Gaza, që vrau qindra palestinezë, ishte një katastrofë e tmerrshme. Kreu i shtetit rus bëri thirrje, që konflikti të përfundojë me anë të negociatave.

Zyrtarët palestinezë fajësuan një sulm ajror izraelit për shpërthimin në spitalin Al-Ahli al-Arabi. Më shumë se 500 njerëz u vranë nga sulmi. Izraeli tha se shpërthimi ishte shkaktuar nga një lëshim rakete nga grupi militant Palestinez Xhihadi Islamik, i cili mohoi se ka gisht në këtë ngjarje.

“Sa i përket sulmit në spital, tragjedia që ndodhi atje është një ngjarje e tmerrshme”, tha Putin pas bisedimeve me presidentin kinez Xi Jinping në Pekin. "Qindra të vdekur dhe qindra të plagosur janë sigurisht një katastrofë", shtoi presidenti rus.

"Unë me të vërtetë shpresoj se ky do të jetë një sinjal se ne duhet t'i japim fund këtij konflikti, sa më shpejt të jetë e mundur. Në çdo rast, ne duhet të fokusohemi në mundësinë e fillimit të disa kontakteve dhe negociatave", përfundoi fjalën Putin.

Rusia, e cila mban raporte me Iranin, Hamasin, fuqitë e mëdha arabe, si dhe me palestinezët dhe Izraelin, ka thënë vazhdimisht se Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi kanë injoruar nevojën për një shtet të pavarur palestinez, brenda kufijve të vitit 1967.

Putin foli të hënën me presidentin iranian Ebrahim Raisi, presidentin sirian Bashar al-Assad, presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Në ato bisedime, Putin tha se kishte krijuar përshtypjen se asnjë politikan nuk dëshironte që konflikti të përshkallëzohej. “Kam përshtypjen se askush nuk dëshiron që ky tmerr të vazhdojë, që konflikti të zhvillohet dhe situata të përkeqësohet më tej. Për mendimin tim, politikanët kryesorë nuk duan që konflikti të marrë përmasa më të mëdha dhe të shtrihet më gjerë në rajone të tjera", deklaroi kreu i shtetit të Rusisë.

Putin tha gjithashtu se kishte diskutuar situatën me presidentin kinez, Xi. Një spital në Gaza u sulmua me raketë. Hamasi akuzoi Izraelin për sulmin, ndërsa Tel Avivi akuzon grupet xhihadiste./Zëri.ai/

2 VITE ME PARE

Franca këshillon qytetarët: Mos udhëtoni në Liban

Lufta Izrael-Palestinë/ Biden vizitë në Tel Aviv. Jepet
Sulme të Hezbollahut

PARIS- Franca ka këshilluar qytetarët e saj që të mos udhëtojnë në Liban, duke pasur parasysh tensionet në rajon, veçanërisht në kufirin jugor" (me Izraelin).

Më herët, SHBA-ja këshilloi amerikanët në Liban të largoheshin nga vendi. Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar gjithashtu këshillon qytetatët e saj, që të kenë kujdes në udhëtimet drejt Libanit.

“Shtetasit britanikë duhet të konsiderojnë nëse duhet të qëndrojnë në Liban. Nëse ata nuk kanë një punë tepër të rëndësishme në këtë vend, këshillojmë të largohen që aty”, tha Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar.

Kanadaja, Spanja, Gjermania dhe Australia gjithashtu kanë paralajmëruar qytetatët e tyre, të kenë kujdes kur udhëtojnë në Liban e në vendet e Lindjes së Mesme, që janë kthyer në zona lufte.

Grupi militant Hezbollah i Libanit, një aleat i Hamasit, i mbështetur gjithashtu nga Irani, ngriti tonet e luftës, pas sulmit ndaj një spitali në Gaza.

Ministri palestinez i Shëndetësisë Mai al-Kaila thotë se numri i të vrarëve në Gaza, që kur Izraeli filloi sulmet ajrore 11 ditë më pare, është rritur në 3300. Ai shtoi se 13 000 persona të tjerë janë plagosur.

Të paktën 1 400 izraelitë u vranë në sulmet e Hamasit dhe 199 persona në Izrael, mendohet se janë marrë peng./Zëri.ai/

2 VITE ME PARE

Kush janë liderët më të njohur të Hamasit?

Lufta Izrael-Palestinë/ Biden vizitë në Tel Aviv. Jepet
Lideret e Hamasit

GAZA - Që kur Hamasi befasoi Izraelin me sulmin e tij më vdekjeprurës dhe më shkatërrues të nisur ndonjëherë nga Gaza, mbetet një mister se kush e organizoi sulmin terrorist.

Shumë nga burrat që drejtojnë Hamasin, i cili kontrollon Gazën, mbajnë një profil të ulët publik, ndërsa të tjerë kanë kaluar pjesën më të madhe të jetës së tyre duke i shpëtuar tentativave për vrasje nga Izraeli.

Ismail Haniyeh

Ismail Haniyeh konsiderohet lideri i Hamasit. Ai ishte një anëtar i devotshëm i lëvizjeve pro palestineze në fund të viteve 1980 dhe Izraeli e burgosi për tri vite, më 1989.

Më pas ai u internua në vitin 1992 në një zone midis Izraelit dhe Libanit, së bashku me shumë udhëheqës të Hamasit. Pas një viti në mërgim, ai u kthye në Gaza. Në vitin 1997 ai u emërua shef i zyrës së udhëheqësit shpirtëror të Hamasit, duke forcuar pozicionin e tij në organizatë.

Haniyeh u emërua kryeministër i Palestinës në vitin 2006 nga presidenti Mahmoud Abbas, pasi Hamasi fitoi shumicën e vendeve në parlament, në zgjedhjet kombëtare palestineze, por u shkarkua një vit më vonë,  pasi grupi militant, nuk lejoi më partinë Fatah të Abasit të kishte influencë në Rripin e Gazës.

Haniyeh e quajti shkarkimin e tij jokushtetues, duke theksuar se qeveria e tij nuk do të heqë dorë nga përgjegjësitë e saj ndaj popullit palestinez dhe vazhdoi të sundojë në Gaza. Ai u zgjodh kreu i byrosë politike të Hamasit në vitin 2017. Në vitin 2018, Departamenti Amerikan i Shtetit e cilësoi Haniyeh si terrorist. Ai ka jetuar në Katar vitet e fundit.

Jahja Sinuar

Udhëheqësi i lëvizjes Hamas në Rripin e Gazës, Yahya Sinuar, ka lindur në vitin 1962. Ai është themeluesi i shërbimit të sigurisë Hamas, i njohur si Majd, i cili menaxhon çështjet e sigurisë së brendshme, heton agjentët e dyshuar izraelitë dhe lokalizon inteligjencën dhe sigurinë izraelite.

Sinuar është arrestuar tre herë. Pas arrestimit të tij të tretë në vitin 1988, ai u dënua me katër burgime të përjetshme. Megjithatë, ai ishte në mesin e 1027 të burgosurve arabë palestinezë dhe izraelitë të liruar nga Izraeli në këmbim të një ushtari izraelit të mbajtur rob nga Hamasi, për më shumë se pesë vjet.

Sinuar u kthye në pozicionin e tij si zyrtar i lartë i Hamasit dhe u emërua kreu i zyrës politike të organizatës në Rripin e Gazës, në vitin 2017. Në vitin 2015, SHBA e futi Sinuarin në listën e zezë si një "terrorist ndërkombëtar".

Muhamed Deif

Mohammed Deif kryeson Brigadën Izz al-Din al-Qassam, që është dhe krahu ushtarak i Hamasit. Ai është një figurë që preferon të qëndrojë në hije, njohur për palestinezët si truri i organizimeve të sulmeve të ndryshme ndaj Izraelit dhe për izraelitët si macja me 9 jetë. Autoritetet izraelite e burgosën atë në vitin 1989, por më vonë ai themeloi Brigadën al-Qassam, për të arrestuar ushtarët izraelitë.

Pas lirimit të tij, ai ndihmoi në ndërtimin e tuneleve, që lejuan luftëtarët e Hamasit të hynin në Izrael nga Gaza. Deif është një nga njerëzit më të kërkuar në Izrael, i akuzuar për planifikimin dhe mbikëqyrjen e bombave të autobusëve, që vranë dhjetëra izraelitë në vitin 1996. Ai dyshohet si i përfshirë në kapjen dhe vrasjen e tre ushtarëve izraelitë në mesin e viteve 1990. Izraeli e burgosi ​​atë në vitin 2000, por ai u arratis në fillimin e kryengritjes së dytë palestineze. Që atëherë, pak dihet për vendndodhjen e tij.

 

Atentati më i rëndë kundër tij ndodhi në vitin 2002. Deif mbijetoi, por humbi njërin sy. Izraeli thotë se ai gjithashtu humbi një këmbë dhe një krah dhe ka probleme në të folur. Forcat izraelite të sigurisë përsëri dështuan ta vrasin Deifin, gjatë një sulmi në Rripin e Gazës në vitin 2014, por vranë gruan dhe dy fëmijët e tij.

Marvan Issa

Marvan Issa, i njohur si Njeriu Hije dhe krahu i djathtë i Mohammed Deif, është nënkryetari i Brigadave Izz al-Din al-Qassam. Forcat izraelite e mbajtën në burg për pesë vjet, për shkak të aktivitetit të tij me Hamasin. Autoriteti Palestinez e arrestoi Issa-n në vitin 1997, por u lirua më 2000. Ai ishte në listën e më të kërkuarve të Izraelit dhe u plagos, kur Izraeli tentoi ta vriste në vitin 2006.

Avionët luftarakë izraelitë shkatërruan shtëpinë e tij dy herë gjatë pushtimeve në Gaza, në 2014 dhe 2021, duke vrarë vëllain e tij. Më 2011, ai u shfaq në një foto në grup të bërë gjatë një shkëmbimi të të burgosurve. Ai besohet të ketë luajtur një rol të madh në planifikimin e sulmeve ndaj Izraelit, duke përfshirë edhe të fundit.

Khaled Meshaal

Khaled Meshaal, i lindur në Bregun Perëndimor në vitin 1956, konsiderohet një nga themeluesit e Hamasit. Nën drejtimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, Mossad tentoi të vriste Meshaal në vitin 1997, ndërsa ai jetonte në Jordani.

Meshaal, i cili jeton në Katar, vizitoi Rripin e Gazës për herë të parë në vitin 2012. Ai u prit nga zyrtarë palestinezë dhe turma palestinezësh dolën për ta pritur atë.

Hamasi zgjodhi Ismail Haniyeh për të pasuar Meshaalin si kreun e byrosë së tij politike në vitin 2017 dhe Meshaal u bë kreu i byrosë politike të organizatës, jashtë vendit.

Mahmud Zahar

Mahmoud Zahar lindi në Gaza në vitin 1945 nga një baba palestinez dhe një nënë egjiptiane. Ai konsiderohet si një nga liderët më të rëndësishëm të Hamasit dhe anëtar i udhëheqjes politike të lëvizjes.

Ai shkoi në shkollë në Gaza dhe në universitet në Kajro dhe më pas punoi si mjek në Gaza dhe Khan Younis derisa autoritetet izraelite e arrestuan atë, për shkak të pozitës së tij politike. Mahmud Zahar u mbajt në burgjet izraelite në vitin 1988, muaj pas themelimit të Hamasit. Ai ishte ndër të dëbuarit nga Izraeli në vitin 1992.

 

Me fitoren e Hamasit në zgjedhjet e përgjithshme palestineze të vitit 2006, Zahar iu bashkua Ministrisë së Jashtme, në qeverinë e sapoformuar të kryeministrit Ismail Haniyeh.

Izraeli tentoi të vriste Zaharin në vitin 2003, kur një aeroplan bombardoi shtëpinë e tij në qytetin e Gazës. Sulmi e la atë me lëndime të lehta, por vrau djalin e tij të madh, Khaled.

Djali i tij i dytë, Hosam, i cili ishte anëtar i Brigadave Al Qassam, u vra në një sulm ajror izraelit në Gaza në vitin 2008. Hamasi akuzohet nga Izraeli, se organizoi një sulm në qytetet izraelite, duke vrarë më shumë se 1400 persona./Zëri.ai/

2 VITE ME PARE

Sulmi në spitalin në Gaza/ Biden: Sulmi është bërë nga pala tjetër, jo nga ju

Lufta Izrael-Palestinë/ Biden vizitë në Tel Aviv. Jepet
Joe Biden dhe Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Presidenti i SHBA, Joe Biden thotë se ka vizituar Izraelin për të treguar pozicionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në konfliktin e vazhdueshëm të Lindjes së Mesme. Gjatë konferencës për shtyp, së bashku me kryeministrin Benjamin Netanyahu, Biden foli edhe për pengjet izraelite, mes tyre edhe fëmijë. Ndërsa për sulmin e djeshëm në një spital në Gaza, tha se ishte thellësisht i pikëlluar dhe i zemëruar.

"Bazuar në atë që kam parë, duket sikur është bërë nga ekipi tjetër, jo ju (Izraeli). Por ka shumë njerëz atje që nuk janë të sigurt, kështu që ne duhet të kapërcejmë shumë gjëra,"- ai thotë. Ndërsa Netanyahu tha se "bota e civilizuar" duhet të bashkohej për të mposhtur Hamasin, në të njëjtën mënyrë që veproi me ISIS. 

“Ne do ta mposhtim Hamasin dhe do ta heqim këtë kërcënim të tmerrshëm nga jeta jonë,”- shtoi kryeministri izraelit. Po ashtu, ai e quajti Biden një "mik të vërtetë" dhe përgëzoi vendimin e tij "thellësisht prekës" për të vizituar Izraelin gjatë luftës.

“E di që flas për popullin e Izraelit kur them faleminderit,”-shtoi Bibi para se Biden të fliste.

Lufta mes 2 vendeve ka nisur që më 7 tetor nga Palestina. Si kundërpërgjigje, Izraeli ka kryer sulme ajrore në objektiva në të gjithë Gazën, duke përfshirë edhe atë të djeshmin në një spital ku humbën jetën 500 njerëz. Megjithatë Izraeli e ka mohuar pretendimin se ishin ata sulmuesit, duke shtuar se raketa mbi spital ishte lëshuar nga Hamasi./Zëri.ai

2 VITE ME PARE

TAKIMI/ Biden: HAMAS më keq se ISIS. Netanyahu: 7 tetori, shumëfish i 11 shtatorit

Lufta Izrael-Palestinë/ Biden vizitë në Tel Aviv. Jepet

"Dua që bota të dijë se në anën e kujt janë Shtetet e Bashkuara. Janë kryer mizori që e bëjnë ISIS-in të duket ndoshta më i arsyeshëm." Kështu tha presidenti amerikan Joe Biden në deklaratat para bisedës së tij me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Tel Aviv.

Ndërkohë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një deklaratë të përbashkët me presidentin amerikan, Joe Biden është shprehur se 7 tetori është në proporcion me njëzetfishin e 11 shtatorit".

Të shtunën më 7 tetor, Hamasi ndërmori një sulm të papritur nga Rripi i Gazës kundër Izraeli ka shkaktuar viktima të shumta në shtetin hebre. Biden mbërriti sot në Izrael për të konfirmuar mbështetjen amerikane për Tel Avivin.

Në fillim të takimit kryeministri izraelit iu shpreh presidentit Biden: "Ka vetëm një gjë më të mirë se të kesh një mik të vërtetë si ti, President, dhe kjo është prania jote këtu, thellësisht prekëse". Zëri.ai

2 VITE ME PARE

Biden 'zbarkon' në Izrael, Netanyahu e pret me përqafime

Lufta Izrael-Palestinë/ Biden vizitë në Tel Aviv. Jepet
Benjamin Netanyahu dhe Joe Biden

IZRAEL- Presidenti amerikan Joe Biden sapo ka zbarkuar në Tel Aviv. Menjëherë, sapo ka zbritur nga avioni i tij, i ka dhuruar një përqafim Benjamin Netanyahut. Biden shkoi sot në Izrael në shenjë mbështetjeje. Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha se gjatë vizitës, Biden do t'u bënte pyetje të vështira udhëheqësve izraelitë, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Sot, presidenti amerikan do të takohet edhe me kabinetin izraelit të luftës për të mësuar më shumë lidhur mbi planet dhe qëllimet e tyre. Presidenti amerikan ka thënë më parë se Shtetet e Bashkuara nuk duan që konflikti të përshkallëzohet në një luftë më të gjerë, madje po Biden planifikon të flasë me Abbas dhe presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi pas kthimit të tij në Uashington./Zëri.ai

2 VITE ME PARE

Izraeli nxjerr audio-përgjimin: Spitali në Gaza u godit nga Xhihadi Islamik

Lufta Izrael-Palestinë/ Biden vizitë në Tel Aviv. Jepet
Pamjet e publikuara nga Izraeli

IZRAEL- Ushtria izraelite ka publikuar pamje nga droni që, sipas saj, dëshmojnë se shpërthimi vdekjeprurës në spitalin “Al-Alhi” në Rripin e Gazës nuk është shkaktuar nga armatimi i saj, për të cilin tha se do të shkaktonte një gropë e jo një parking të përfshirë nga zjarri e kulme të ndërtesave që kishin vrima nga copëzat e predhës.

Në videon e publikuar nga ushtria izraelite shihen fotografi të parkingut të spitalit, ku ndodhi shpërthimi dhe ku u vranë qindra njerëz, sipas një zyrtari shëndetësor të Hamasit, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Fotografitë tregojnë se një zjarr i madh ishte shkaktuar në atë zonë si rezultat i shpërthimit, por aty nuk kishte gropë. Sulmet izraelite në përgjithësi shkaktojnë gropa të mëdha në tokë, tha ushtria izraelite.

Në pamjet e incizuara me dron theksohen edhe copëzat e predhave që kishin rënë në kulmet e ndërtesave përreth vendit të shpërthimit e të cilat kishin mbetur kryesisht të paprekura.

Izraeli i ka mohuar akuzat se njëri nga sulmet e tij ajrore e ka shkaktuar shpërthimin në spital, duke pretenduar se zjarri është shkaktuar nga një raketë e dështuar e grupit Xhihadi Islamik.

Edhe pamje të tjera, përfshirë transmetimin e drejtpërdrejtë të televizionit “Al Jazeera”, duket se e mbështetin më tej pretendimin e Izraelit se shpërthimi është shkaktuar nga një raketë e dështuar nga Gaza, sipas gazetës izraelite.

Sipas ‘Times of Israel’, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit publikuan një dokument audio nga një bisedë telefonike e përgjuar mes dy militantëve të Hamasit. Në këtë bisedë dy burrat flasin për një raketë të Xhihadit Islamik që u hodh nga një varrezë aty pranë dhe goditi spitalin në Gaza.

Ky është dialogu mes dy burrave:

BISEDA E PLOTË: 

– Po them se është hera e parë që shohim një raketë që bie si kjo dhe për këtë arsye po them se i përket Xhihadit Islamik.

– Çfarë?

– Ata thonë se ai i përket Xhihadit Islamik.

– Po vjen tek ne?

– Kështu duket.

– Kush e thotë këtë?

– Po thonë se predha e raketës është predhë lokale dhe jo si predhat izraelite.

– Cfare po thua?

Heshtje.

– Po aman o Zot, a nuk mund të gjenje një vend tjetër për të shpërthyer?

– Nuk ka rëndësi, po, e hodhën nga varrezat pas spitalit.

– Çfarë??

– Ata e hodhën atë nga varrezat pas spitalit Al-Ma’amadani, dhe ajo shkrepi gabim dhe ra mbi ta.

– A ka ndonjë varrezë pas saj?

– Po, El-Ma’amadani ndodhet pikërisht në kompleks.

– Ku është, kur hyn në kompleks?

– Fillimisht hyn në kompleks dhe shkon drejt qytetit, dhe është në anën e spitalit Al-Ma’amadani.

– Po, e njoh./Zëri.ai

2 VITE ME PARE

Pamje të rënda/ Sulmi me 500 të vdekur në spital, Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin

Lufta Izrael-Palestinë/ Biden vizitë në Tel Aviv. Jepet
Pamje nga spitali ku ndodhi shperthimi

GAZA- Pamje dramatike nga spitali në Gaza, ku dyshohet se pas sulmeve izraelite janë vrarë 500 njerëz, përfshirë pacientë dhe palestinezë të zhvendosur që strehohen brenda.

Lufta Izrael-Palestinë/ Biden vizitë në Tel Aviv. JepetLufta Izrael-Palestinë/ Biden vizitë në Tel Aviv. Jepet

Ministria e shëndetësisë në Gaza tha se shpërthimi i së mërkurës në Spitalin Arab al-Ahli ishte shkaktuar nga një sulm ajror izraelit. Izraeli ia atribuon shpërthimin një rakete të gabuar të lëshuar nga grupi i armatosur i Xhihadit Islamik Palestinez, ndërkohë që ky i fundit ka mohuar akuzat.

Lufta Izrael-Palestinë/ Biden vizitë në Tel Aviv. JepetLufta Izrael-Palestinë/ Biden vizitë në Tel Aviv. Jepet

Sulmi nxiti shpejt dënimin ndërkombëtar, pasi mediat dhe mediat sociale u mbushën me imazhe të dhomave të djegura dhe persona të plagosur rëndë.

"Kjo është e egër dhe përsëri tregon një shpërfillje flagrante për jetët e civilëve," tha në mediat sociale Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRËA).

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II, ndërkohë e quajti sulmin një "masakër" dhe "turp për njerëzimin".

Ministria e shëndetësisë në Gaza lëshoi ​​një deklaratë duke shpjeguar se spitali kishte luajtur një rol jetik në ofrimin e strehimit për civilët.

Lufta Izrael-Palestinë/ Biden vizitë në Tel Aviv. Jepet

"Spitali strehonte qindra të sëmurë dhe të plagosur, dhe njerëz të zhvendosur me forcë nga shtëpitë e tyre," tha ministria.

Dhjetëra mijëra familje janë dyndur në spitalet e mbingarkuar të Gazës duke kërkuar strehim nga bombardimet në dukje të pafundme të ushtrisë izraelite.

Pamjet e Al Jazeera nga vendi i ngjarjes treguan mjekë dhe civilë duke marrë trupa me çanta ose batanije të bardha. Njollat ​​e gjakut dhe makina të shumta të djegura ishin të dukshme në oborrin e errësuar të spitalit.

Ziad Shehadah, një mjek, tha: "Ajo që ka ndodhur është e tmerrshme sepse ata njerëz, të gjithë, janë civilë. Ata u larguan nga shtëpitë e tyre dhe arritën në një vend që ata besonin se ishte i sigurt - një spital, i cili sipas ligjit ndërkombëtar, është një vend i sigurtë." 

Lufta Izrael-Palestinë/ Biden vizitë në Tel Aviv. JepetLufta Izrael-Palestinë/ Biden vizitë në Tel Aviv. JepetLufta Izrael-Palestinë/ Biden vizitë në Tel Aviv. Jepet

 

Poll

MOS HUMB