LIVE UPDATES

Liderët e Ballkanit mblidhen në Kotorr, të pranishëm 3 kryeministra shqiptarë, Rama: Na duhen financime

➤Është duke u mbajtur sot në Kotorr të Malit të Zi samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, ku pritet që në fokus të diskutimeve të jetë planin i rritjes për rajonin tonë. ➤Samiti është organizuar nga kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, teksa të pranishëm janë dhe tre kryeministra shqiptarë, Edi Rama, Albin Kurti dhe Talat Xhaferri. ➤Të pranishëm në samit janë dhe Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Várhelyi dhe Ndihmës sekretari i Shtetit amerikan për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien. ➤Rama gjatë fjalës së tij, kërkoi më shumë mundësi financimi nga BE për vendet e Ballkanit Perëndimor.

7 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Rezoluta anti-korrupsion/ Rama-opozitës: S’është kapje e drejtësisë, të bashkëpunojmë!

Liderët e Ballkanit mblidhen në Kotorr, të pranishëm 3
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur këtë të enjte nga Kotorri në Malin e Zi për draft-rezolutën e propozuar nga Partia Socialiste për luftën ndaj korrupsionit. Rama tha për gazetarët se kjo nuk bëhet me qëllim për të kapur drejtësinë siç akuzohet nga opozita. Ai tha se PS dhe qeveria e tij i kanë dhënë mbështetje pa kushte SPAK për të vepruar. Rama ka kërkuar nga opozita që të krijohet ‘’një hapësirë, një zonë e ndaluar për sherret që të mund të vazhdojnë në hapësirat e tjera dhe aty të flitet me gjuhën e ekspertizës dhe jo me gjuhën e shthurur të politikës të ditës’’.

Edi Rama: Nuk jam në dijeni, se është depozituar draft rezoluta në parlament, do të ketë procesin e saj, njësoj si kemi bërë me reformën në drejtësi, do ta bëjmë në të gjitha rastet pjesën tonë. Për çështje të caktuara kërkohet një konsensus edhe më i gjerë. Edhe sepse në fund të ditës, të gjitha partitë nuk e diskutojnë që destinacioni është BE. Të krijohet një hapësirë, një zonë e ndaluar për sherret që të mund të vazhdojnë në hapësirat e tjera dhe aty të flitet me gjuhën e ekspertizës dhe jo me gjuhën e shthurur të politikës të ditës. Ky është muhabet kot. Në rast se do imagjinohej diçka e tillë do duhej të kalonte përmes ndryshimeve kushtetuese. Si mundem unë të kem një synim të tillë kur isha unë me PS që i dhamë jetë SPAK dhe i japim sot mbështetjen pa kushte dhe deri më sot nuk e di të kemi hap ndonjëherë gojën për të komentuar veprimtarinë e SPAK.

Nisma u propozua disa ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama gjatë një mbledhjeje të përbashkët mes grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar. Drafti propozon ngritjen e një Komisionin të Posaçëm Parlamentar, i cili do të adresojë ndërmarrjen e reformave që synojnë mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian. Kështu do të rritet dhe llogaridhënia e institucioneve përballë Kuvendit të Shqipërisë. Ngritja e Komisionit të Posaçëm synon të rrisë “presionin” monitorues ndaj ekzekutivit, dhe institucioneve të tjera, duke i dhënë Kuvendit rolin, ku institucionet e tjera, përfshirë dhe ato të drejtësisë të japin llogari, për ecurinë e punës dhe luftës ndaj korrupsionit. Draft-rezoluta sipas PS, do të veprojë brenda kuadrit ligjor dhe Kushtetuese. Kjo sipas propozimit të PS ka si qëllim afrimin e vendit me Bashkimit Europian, e cila sipas PS, arrihet vetëm duke funksionuar shteti ligjor dhe llogaridhënia./ZËRI

1 VITE ME PARE

Autobusë nga Shqipëria në tubimin në Athinë? Rama: Lëndojnë dinjitetin e atyre që ishin atje! Takim i jashtëzakonshëm

Liderët e Ballkanit mblidhen në Kotorr, të pranishëm 3
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë akuzat e opozitës në lidhje me takimin me shqiptarët në Athinë, më 12 maj, ku sipas opozitës vendet e stadiumit “Galatsi”, u mbushën me autobusë të ardhur nga Shqipëria. Nga Kotorri, ku mori pjesë në takimin e liderëve rajonal, kreu i ekzekutivit tha se i vjen keq që përbaltet takimi.

Edi Rama: E vetmja gjë që më vjen keq gjithë përpjekja absurde për ta projektuar në sytë e atyre që duan të besojnë çdo lloj marrëzie por jo të vërtetën, atë valle kuq e zi në zemër të Athinës, si një takim të bërë me autobusë të administratës. Fyen, lëndohet dinjiteti, lëndohet sedra dhe zemra e të gjithë atyre që kishim ardhur atje, ishin jo vetëm njerëz shqiptarë që mund të kishin një lidhje simpatie me forcën që qeverisë, por edhe njerëz që nuk na kanë votuar ndonjëherë. Erdhën si shqiptarë si krejt e natyrshme për historinë e shqiptarëve të Greqisë. Është e vetmja gjë për të cilën më vjen keq do mbetet në kujtesë time si një moment i jashtëzakonshëm shqiptar por edhe moment psikologjik kthese jo vetëm në raport të shqiptarëve me Greqinë por edhe me BE-në.

Takimi i Kryeministrit Edi Rama me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi, u mbajt më 12 maj. Mbi 6 mijë shqiptarë iu bënë bashkë në stadiumin e mbyllur “Galatsi”, të Athinës, ndërsa Rama mbajti dhe një fjalim të gjatë. Gjatë fjalës së tij, Rama foli për të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Vizita e Ramës u shoqërua me masa të forta sigurie nga Policia greke. Ndërkohë pati reagime të forta nga Athina zyrtare, e cila nuk e mirëpriti takimin e Ramës, i cili vinte fiks në 1-vjetorin e arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri./ZËRI

1 VITE ME PARE

Varhelyi u jep shpresa vendeve të BP: Mund të bëheni pjesë e tregut të përbashkët europian nëse jeni gati

Liderët e Ballkanit mblidhen në Kotorr, të pranishëm 3
Samiti ne Malin e zi

MALI I ZI- Komisionari evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi ka qenë pjesë e samitit që po mbahet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Malin e Zi, ku tja se rritja ekonomike e vendeve të Ballkanit do të sillte një përafrim më të shpejtë me Unionin.

“Sensi i urgjencës për shkak të ndryshimeve gjeopolitik është i madh dhe kjo është një arsye pse jemi mbledhur. Për ta afruar më shumë BP në nivelin e përputhjes së politikave të tij me ato të BE-së për këtë arsye jam i lumtur të dëgjoj se Ballkani për herë të parë është optimist.

Natyrisht ka tonet e veta, por nëntonet janë pozitive dhe besoj është e qartë se oferta e BE-së duhet të na çojë drejt një cikli të ri institucional, ndal Komisioni i ardhëm Europian duhet të jetë për zgjerimin që zgjerimi të ndodhë, që kjo që kemi bërë këto vite të zgjasë dhe BP të bëhet pjesë e unionit.

Ajo që shihni është një pakte mjetesh që çon drejt zgjerimit. Me të gjitha mjetet që kemi angazhuar, në 2027 BP do të ketë të njëjtin trajtim si vendet anëtare të BE-së. Kjo do të thotë se do të ketë 90% pikë në kohezionin e vendeve tona, ndaj nuk do të ketë justifikime që BP të mos jetë gati në 2027 për t’u bashkuar me BE. Që kjo të ndodhë duhet të punojmë shumë në terren sepse ky është projekti të cilin shpjegova. Nuk funksionin nëse nuk impelemtohet në terren.

Ajo që propozova në planin e rritjen nuk është vetëm për afrimin me BE, por dhe për rritjen në vetvete. Duam që BE t’ju përdorë shanset që anëtarësia juaj e përbashkët do të ofrojë përpara se t’i bashkoheni unionit.

Kjo nuk është vetëm një ide politike, por dhe realitet ekonomik. Kjo çdo të thotë se mund të bëheni pjesë e tregu të përbashkët europian nëse jeni gati. Disa prej jush i kanë bërë aplikimet, shpresoj të gjithë ju t’i përmbyllni. Dhe fakti që Ballkani si një i tërë të jetë pjesë e tregut të përbashkët. Viti i ardhëm do të jetë një realitet tjetër. Ne do të reduktojmë kohën e pritjes për çdo kamion që kalon pikat doganore dhe do të ulim kostot e këtyre mjeteve.

Do të bëjmë progres në agjendën digjitale dhe natyrisht ka dhe sektorë të tjerë të cilët duhet të trajtohen nga ky plan i rritje dhe Vucic e përmendi. Mjetet tona nuk do të ofrojnë vetëm akses në tregun e përbashkët të BE, por do të thotë se p.sh. në Kotor ku prodhohen pjesë këmbimi për makina, ato do të hynë në tregun e përbashkët. Kjo do të thotë se sektorë të rinj të industrisë do t’ju shohin me interes për investime potenciale dhe kjo do të thotë vende të reja pune”, tha komisioneri për zgjerim.

Liderët e vendeve të rajonit, përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të diskutojnë Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

1 VITE ME PARE

3 kryeministra shqiptarë të pranishëm, foto familjare nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor

Liderët e Ballkanit mblidhen në Kotorr, të pranishëm 3
Foto familjare nga samiti

MALI I ZI- Ka dalë fotoja familjare nga samiti që po mbahet në Kotorr, mes BE-së dhe liderve të Ballkanit Perënndimor. Në foto shihen tre kryeministrat shqiptarë, Edi Rama, Albin Kurti dhe Talat Xhaferri, ndërsa nuk mungon as presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Ky takim rajonal që zhvillohet nën logon “Një rajon, vizion i përbashkët”, pason takimet e mëparshme të këtij niveli mes liderëve, në Tiranë dhe në Shkup, ku është diskutuar gjerësisht mbi Planin, që synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e BP.

Samiti është i konceptuar në dy panele, përkatësisht: “Angazhimi dhe planet e së ardhmes”, si dhe “Kontributi për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal”, me pjesëmarrjen liderëve të rajonit, si dhe Komisionerit të BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi. dhe Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien. Në Samit janë  të pranishëm drejtues e përfaqësues të organizatave partnere si Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Botërore, përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian,etj.

1 VITE ME PARE

Në sy të Aleksandër Vuçiç, Albin Kurti kërkon ‘kokën’ e Milan Radoiçiç në Kosovë

Liderët e Ballkanit mblidhen në Kotorr, të pranishëm 3
Albin Kurti ne samit

MALI I ZI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë një kërkesë tepër të fortë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë fjalës së tij në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Evropian, i cili po mbahet në Kotor të Malit të Zi.

Kurti kërkoi nga Serbia që të dorëzojë në Kosovë, Milan Radoiçiç i cili njihet si organizatori i sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku.

“Marrëdhëniet e mira fqinjësore në rajonin tonë janë të domosdoshme…Kërkoj nga Serbia që ta dorëzojë Milan Radoiçiqin në Kosovë dhe gjithashtu dhe grupin e tij paramilitar që e kanë vrarë rreshterin tonë Afrim Bunjaku më 24 shtator”, tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës foli edhe për luftën në Ukrainë, e cila sipas tij ka sjellë shkatërrime të mëdha në vend dhe ka shkruar kriza në Evropë.

Kurti pati edhe një porosi për Bashkimin Evropian.

“Nëse ka një porosi që dëshiroj t’i jap sot BE-së nga këtu, është kjo: kontrolloni progresin demokratik dhe reformat e BE-së dhe pastaj bazoni politikat në ato të dhëna”, tha Kurti. /ZËRI

1 VITE ME PARE

Rama thirrje BE-së: Na mundësoni më shumë financim përmes kredive

Liderët e Ballkanit mblidhen në Kotorr, të pranishëm 3
Edi rama ne samit

MALI I ZI- Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Kotorr, ka kërkuar më shumë kredi dhe mundësi nga unioni, për të gjitha vendet e rajonit. Rama foli për ecurinë pozitive të planit të ri të rritjes ekonomike dhe hapat në vijim për zbatimin e tij. Ai shtoi se tashmë është koha që rajoni të bëhet pjesë e BE.

“Para takimit në Sarajevë besoj që deri në atë takim ministrat e integrimit do të vijojnë të punojnë në iniciativa të duhura për të na integruar në tregun unik, të gjitha aleancat duhet të funksionojnë dhe kërkojnë punë ditore, kërkoj nga komisioni të na ndihmojë në përfundimin e hartës rrugore për të na integruar në 2027, propozoj që ministrat e integrimeve, i kemi lançuar takimet periodike të ministrave të integrimit, energjisë dhe turizmit, jo vetëm mes nesh por edhe BE. Të gjithë të keni synim për t’i dhënë shtysë qëllimit të përbashkët që na ka sjellë së bashku këtu, në takimin e ardhshëm të kemi gati planin strategjik të tregut të përbashkët 2.0 që do të bashkërendohet nga Këshilli i bashkëpunimit Rajonal.

Me ndihmën e Bankës Evropiane do të bindim BE të garantojë për kreditë tona. Është e rëndësishme të marrim financime. Në fund të fundit siç na thoshin kur ishim fëmijë, të varesh ekonomikisht nga ju ka qenë humbja e lirisë sonë për t’ju hequr qafe. Garantoni kreditë tona, do vini pas nesh duke kërkuar paratë. Herën tjetër siguroni që Mali i Zi të jetë me diell edhe jo kështu”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij përpara të pranishmëve në këtë samit.

Ky takim rajonal që zhvillohet nën logon “Një rajon, vizion i përbashkët”, pason takimet e mëparshme të këtij niveli mes liderëve, në Tiranë dhe në Shkup, ku është diskutuar gjerësisht mbi Planin, që synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e BP.

Samiti është i konceptuar në dy panele, përkatësisht: “Angazhimi dhe planet e së ardhmes”, si dhe “Kontributi për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal”, me pjesëmarrjen liderëve të rajonit, si dhe Komisionerit të BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi. dhe Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien. Në Samit janë  të pranishëm drejtues e përfaqësues të organizatave partnere si Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Botërore, përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian,etj./ZËRI 

1 VITE ME PARE

Sot Samiti Ballkani Perëndimor- BE në Malin e Zi, Rama në ‘merak’ për motin, Kurti kritika Bosnjes

Liderët e Ballkanit mblidhen në Kotorr, të pranishëm 3
Edi Rama ne Malin e Zi

MALI I ZI- Do të mbahet sot në Malin e Zi, Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe të BE, i cili do të përqëndrohet kryesisht në bashkëpunimin ekonomik mes vendeve të rajonit. Në fjalën e tij para nisjes së këtij Samiti, kryeministri shqiptar Edi Rama, nuk la mangët batutat, kur tha se është i zhgënjyer që Mali i Zi nuk i priti liderët me një mot me diell, por i priti me një shi gjerman.

“Së pari do doja të thoja që jam shumë i zhgënjyer që Mali i Zi nuk arriti të na priste me mot me diell, por na priti me një shi gjerman. Sa i takon të tjerave cdo gjë është në rregull dhe ne jemi gati për një sesion të ri të këtij procesi inkurajues që do të hapë shtigje të reja për vendet tona për t’u integruar në BE    dhe në tregun e vetëm të tij, duke krijuar shanse të reja për njerëzit.

Ideja që brenda këtij viti mund të sigurohemi që transfertat financiare të qytetarëve tanë nga BE në vendet tona, do të jetë shumë më i lehtë pasi nuk do të kemi barrën e shpenzimeve që kanë pasur është dicka shumë pozitive. Sa i takon të tjerave duhet të punojmë”, u shpreh Rama.

Ndërkohë që më kritik ka qenë në qëndrimet e tij kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Kurti tha se ky takim i tretë mes liderëve të rajonit është një shansi i mirë për të diskutuar integrimin e mëtejshëm, ndërsa shprehu pakënaqësi ndaj Bosnje Hercegovinës, duke thënë se ende nuk ka ratifikuar marrëveshjen e lëvizjes së lirë.

“41 vjet më parë në Kotorr ishte xhaxhai im i burgosur politikisht për 3 muaj. Ai vjen nga Ulqini në një fshat në kufi me Shqipërinë. 25 vjet më parë unë u bëra i burgosur politik dhe më vonë i burgosur i luftës. Ishte koha kur regjimi i Millosheviçit po ushtronte gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe në Mal të Zi ne patëm një mik sepse refugjatët shqiptarë që i shpëtuan masakrës, projektit serb për shfarosjen e tyre, gjetën strehë në Mal të Zi ku hasën mikpritjen banorëve vendas.

Tani po kthehem në Kotor, si kryeministër i Kosovës dhe në të njëjtën kohë jam shumë i lumtur që xhaxhai im sot është i lirë dhe mirë me shëndet.

Takimi i tretë për Ballkanin është një shans i mirë për vendet e rajonit që të mblidhen dhe të diskutojnë sesi mund të integrohen me tej duke kryer reforma por dhe duke parë sesi mund të bëjnë më shumë dhe më mirë duke përfituar nga plani i rritjes dhe aksesin tonë në tregun e brendshëm të BE.

Mezi presim të kemi një bashkëpunim më të mirë që të pasqyrojë në mënyrë defacto dhe dejuro njohjen reciproke mes të gjitha vendeve të Ballkanit.

Aktualisht jemi të pakënaqur nga fakti se Bosnje Hercegovina nuk ka ratifikuar ende marrëveshjen për lëvizjen e lirë. Në fund lë lejoni të falënderoj kryeministrin Sparic për mikpritjen e ngrohtë të këtij takimi. Faleminderit dhe ju uroj gjithë të mirat”, tha Kurti.

Ky takim rajonal që zhvillohet nën logon “Një rajon, vizion i përbashkët”, pason takimet e mëparshme të këtij niveli mes liderëve, në Tiranë dhe në Shkup, ku është diskutuar gjerësisht mbi Planin, që synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e BP.

Samiti është i konceptuar në dy panele, përkatësisht: “Angazhimi dhe planet e së ardhmes”, si dhe “Kontributi për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal”, me pjesëmarrjen liderëve të rajonit, si dhe Komisionerit të BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi. dhe Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien. Në Samit janë  të pranishëm drejtues e përfaqësues të organizatave partnere si Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Botërore, përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian,etj.

Në nisje të punimeve të Samitit, Kryeministri Rama dhe liderët e tjerë të rajonit u pritën nga Kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajić./ZËRI 

Poll

MOS HUMB