'Nuk jam penduar, ajo më tradhtonte'/ ZBARDHET DËSHMIA e shqiptarit që vrau gruan në Greqi

GREQI- Zbardhet dëshmia e parë Eduart Danajt, shqiptarit që vrua gruan, Enkelejda Danajt këtë të enjte në Greqi. Para efektivëve të Policisë ai ka deklaruar se nuk është penduar për krimin. Sipas mediave greke, 50-vjeçari pretendon se e ka kryer krimin, pasi gruaja e tradhtonte.
“Ajo po hante paratë e mia. Ajo kishte një lidhje jashtëmartesore për shumë vite me burra të ndryshëm. Nuk mund ta shihja të dashurin e saj duke drejtuar makinën dhe fotot e tij në Facebook”, ka thënë ai.
Eduart Danaj masakroi me thikë bashkëshorten e tij Enkelejda Danaj mëngjesin e kësaj të enjte. Sipas Policisë, gruaja ka marrë disa goditje me thikë, të cilat i shkaktuan dhe vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes. Pas krimit, Danaj është arratisur, duke u kapur pas disa orësh. Gruaja e kishte denoncuar tre herë për dhunë në familje Eduart Danaj. Ajo u gjet pa shenja jete nga banorët e pallatit, të cilët rrëfyen tmerrin. Në vendngjarje ka shkuar dhe vajza e çiftit, e cila ndodhet në gjendje shoku, nga ajo që ka parë./ZËRI
Masakroi gruan me thikë në Athinë, Eduart Danaj pas vrasjes shkoi duke pirë birra!

GREQI- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me arrestimin e Eduart Danajt, shqiptarit që masakroi me thikë këtë të enjte gruan e tij, Enkelejda Danaj. Raportohet se ai pas krimit, 50-vjeçari ishte fshehur në një godinë në ndërtim e sipër, ndërsa më pas kishte konsumuar alkool. Këtë e dëshmojë dhe pamjet e siguruara nga mediat greke, kus shihen disa shishe birre në vendin ku u arrestua 50-vjeçari. Ndërkohë dhe Policia greke ka konfirmuar gjendjen e dehur të Danajt në momentin e arrestimit.
Eduart Danaj masakroi me thikë bashkëshorten e tij Enkelejda Danaj mëngjesin e kësaj të enjte. Sipas Policisë, gruaja ka marrë disa goditje me thikë, të cilat i shkaktuan dhe vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes. Pas krimit, Danaj është arratisur, duke u kapur pas disa orësh. Gruaja e kishte denoncuar tre herë për dhunë në familje Eduart Danaj. Ajo u gjet pa shenja jete nga banorët e pallatit, të cilët rrëfyen tmerrin. Në vendngjarje ka shkuar dhe vajza e çiftit, e cila ndodhet në gjendje shoku, nga ajo që ka parë./ZËRI
Sherr dhe të bërtitura, DEL AUDIO pak para se burri të vriste 40-vjeçaren shqiptare në Greqi

GREQI- Një audio është publikuar sëfundmi në mediat greke ku dëgjohet debati mes Eduart Danajt dhe bashkëshortes së tij Enkelejda Danaj. Kjo e fundit u masakrua me thikë nga bashkëshorti. Në audio dëgjohet gruaja duke bërtitur dhe duke iu lutur të mos e vrasë. Eduart Danaj e goditi të paktën 10 herë me thikë gruan. Më pas e la të mbuluar nga gjaku në rrugë dhe u arratis, derisa iu kap pas disa orësh.
Gruaja u pikas nga fqinjët rreth orës 06:00 të mëngjesit të kësaj të enjteje. Ajo u gjet e mbuluar nga gjaku. Policia shpalli menjëherë në kërkim Eduart Danaj. Gruaja, Enkelejda Danaj e kishte denoncuar tre herë në polici, bashkëshortin për dhunë në familje. Pas ngjarjes, në skenën e krimit, ka mbërritur vajza e viktimës, e cila sipas dëhsmitarëve, bërtiste duke qarë: "Është nëna ime, është nëna ime"./ZËRI
Vrau gruan me thikë, merr fund arratia e shqiptarit në Greqi

GREQI- Arrestohet 50-vjeçari shqiptar, Eduart Danaj, i cili vrau me thikë bashkëshorten, Enkelejda Danaj në Athinë. Pas disa orësh arrati nga policia, mësohet se ai është vënë në pranga në zonën e Filit, pasi ishte fshehur në një ndërtesë të braktisur dhe po shoqërohet në komisariat, për të dhënë dëshminë e tij. Pas ngjarjes ai u largua menjëherë duke e lënë gruan e vrarë në mes të rrugës.
Gruaja u pikas nga fqinjët rreth orës 06:00 të mëngjesit të kësaj të enjteje. Ajo u gjet e mbuluar nga gjaku. Policia shpalli menjëherë në kërkim Eduart Danaj. Gruaja, Enkelejda Danaj e kishte denoncuar tre herë në polici, bashkëshortin për dhunë në familje. Pas ngjarjes, në skenën e krimit, ka mbërritur vajza e viktimës, e cila sipas dëhsmitarëve, bërtiste duke qarë: "Është nëna ime, është nëna ime"./ZËRI
DALIN PAMJET e 40-vjeçares shqiptare pak minuta pas vrasjes nga bashkëshorti

GREQI- Pamjet që po shihni janë momentet e para pas vrasjes së 40-vjeçares shqiptare Enkelejda Danaja me thikë nga bashkëshorti i saj. Ajo shihet e shtrirë në tokë, ndërsa vendi është mbuluar me gjak.
Gruaja u gjet e pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit. Trupi i pajetë është pikasur rreth orës 06:00 nga një banor i zonës dhe ka njoftuar policinë. 50-vjeçari dyshohet se vrau me thikë bashkëshorten e tij 40-vjeçare dhe e la në mes të rrugës, duke u larguar në drejtim të paditur. Danaj është shpallur në kërkim. Mediat greke shkruajnë se gruaja kishte bërë dhe më parë kallëzime për dhunë në familje./ZËRI
TRONDITËSE/ “Babi ka vrarë mamin”, vajza e çiftit shqiptar iu afrua policit

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 40-vjeçares shqiptare në Greqi, ndërsa në kërkim është shpallur bashkëshorti i saj. Vajza e çiftit shqiptar ka qenë në vendngjarje dhe u ka treguar foton e nënës së saj autoriteteve për të vërtetuar nëse ajo ishte viktima. Një dëshmitare tregoi se vajza e vogël e çifti ka vrapuar në vendngjarje dhe i tha policisë që “ndoshta është nëna ime”.
“Një vajzë e vogël erdhi, në vendin e ngjarjes, dhe tha ‘ndoshta është nëna ime’ ndërsa qante. Vajza tha se e ëma nuk shkoi në punë sot dhe pasi i tregoi foton policisë, tha se babai i saj e kishte vrarë. Ajo fliste në telefon dhe thoshte ‘më kanë vrarë mamin, kanë vrarë mamin tim’, ishte e tronditur. Ajo po thoshte ‘ndoshta babai im e vrau, ai e gjeti teksa ishte rrugës për në punë”, -tha gruaja.
Banorja pohoi se çifti kishin blerë së fundmi një banesë në zonën ku ndodhi vrasja. Siç shpjegon banorja, vajza me siguri në atë moment ka qenë duke folur me vëllain e saj dhe i ka thënë: “Babi e ka vrarë mamin”.
Gruaja u gjet e pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit. Trupi i pajetë është pikasur rreth orës 06:00 nga një banor i zonës dhe ka njoftuar policinë. 50-vjeçari dyshohet se vrau me thikë bashkëshorten e tij 40-vjeçare dhe e la në mes të rrugës, duke u larguar në drejtim të paditur. Danaj është shpallur në kërkim./ZËRI
FOTO- Kush është shqiptari që masakroi gruan me thikë në mes të Athinës

GREQI- Personi që shikoni në foton e mësipërme është Eduart Danaj autori i dyshuar i vrasjes së shqiptares Enkelejda Danaj në Greqi. 50-vjeçari dyshohet se vrau me thikë bashkëshorten e tij 40-vjeçare dhe e la në mes të rrugës, duke u larguar në drejtim të paditur. Danaj është shpallur në kërkim.

Eduart Danaj ishte denoncuar tre herë në polici nga bashkëshortja e tij Enkelejda Danaj për dhunë në familje. Denoncimi i parë është bërë më 3 prill 2013, ku Danajka denoncuar ndaj partnerit të saj 50-vjeçar për dhunën në familje. Më pas burri u arrestua dhe u dërgua në prokurori. Ankesa e dytë është bërë më 18 shtator 2022 ku viktima ka denoncuar burrin e saj, Eduart Danaj për kërcënime, dhunë fizik dhe abuzim verbal. Burri u arrestua sërish dhe u dërgua në prokurori. Në këtë pikë duhet theksuar se kishte një urdhër gjykate në bazë të të cilit burrit i ndalohej të jetonte me viktimën, por ajo vetë e kishte lejuar që në vitin 2018. Denoncimi i fundit është bërë më 7 maj 2024, sërish për dhunë në familje (kanosje, dhunë fizike dhe abuzim verbal). 50-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në prokurori.
Gruaja u gjet e pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit. Trupi i pajetë është pikasur rreth orës 06:00 nga një banor i zonës dhe ka njoftuar policinë./ZËRI
U vra nga bashkëshorti në Greqi, del fotoja e Enkelejda Danajt

GREQI- Personi që shihni në foto është 40-vjeçarja shqiptare Enkelejda Danaj, nga Vlora, e cila u gjet e vdekur sot në rrugë në Greqi. 40-vjeçarja dyshohet se u vra me thikë nga bashkëshorti i saj, Eduart Danaj i cili është shpallur në kërkim.
Gruaja u gjet e pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit. Trupi i pajetë është pikasur rreth orës 06:00 nga një banor i zonës dhe ka njoftuar policinë.
Mësohet se 40-vjeçarja, e kishte denoncuar tre herë për dhunë në familje bashkëshortin e saj. Në vendngjarje ka shkuar një ekip i Departamentit të Vrasjeve dhe po kryhen hetimet, ndërsa po këqyren edhe kamerat e sigurisë në zonë. Ndërkohë në polici janë shoqëruar edhe familjarët e 40-vjeçares./ZËRI
Vrasja e shqiptares në Greqi/ Identifikohet bashkëshorti, 40-vjeçarja e kishte denoncuar 3 herë për dhunë në familje

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në vendin finj, ku 40-vjeçarja Enkelejda Danaj u gjet e vrarë në Greqi. Danaj dyshohet se u vra me thikë nga bashkëshorti i saj, Eduart Danaj i cili është shpallur në kërkim.
Mësohet se 40-vjeçarja, e kishte denoncuar tre herë për dhunë në familje bashkëshortin e saj. Denoncimi i parë është bërë më 3 prill 2013, ku Danajka denoncuar ndaj partnerit të saj 50-vjeçar për dhunën në familje. Më pas burri u arrestua dhe u dërgua në prokurori.
Ankesa e dytë është bërë më 18 shtator 2022 ku viktima ka denoncuar burrin e saj, Eduart Danaj për kërcënime, dhunë fizik dhe abuzim verbal. Burri u arrestua sërish dhe u dërgua në prokurori. Në këtë pikë duhet theksuar se kishte një urdhër gjykate në bazë të të cilit burrit i ndalohej të jetonte me viktimën, por ajo vetë e kishte lejuar që në vitin 2018.
Denoncimi i fundit është bërë më 7 maj 2024, sërish për dhunë në familje (kanosje, dhunë fizike dhe abuzim verbal). 50-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në prokurori.
Në vendngjarje ka shkuar një ekip i Departamentit të Vrasjeve dhe po kryhen hetimet, ndërsa po këqyren edhe kamerat e sigurisë në zonë. Ndërkohë në polici janë shoqëruar edhe familjarët e 40-vjeçares./ZËRI
EMRI- Kush është 40-vjeçarja shqiptare që u vra me thikë në Greqi, shpallet në kërkim bashkëshorti

GREQI- Enkelejda Danaj është 40-vjeçarja shqiptare që u godit me thikë për vdekje në Greqi dhe u la e pajetë në mes të rrugës. 40-vjeçarja u gjet e pajetë në mes të rrugës në Athinë. Danaj dyshohet se u vra me thikë nga bashkëshorti i saj. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga autoritetet greke.
Në vendngjarje ka shkuar një ekip i Departamentit të Vrasjeve dhe po kryhen hetimet, ndërsa po këqyren edhe kamerat e sigurisë në zonë. Ndërkohë në polici janë shoqëruar edhe familjarët e 40-vjeçares./ZËRI
Vritet me thikë një 40-vjeçare shqiptare në Athinë, nuk dihen ende shkaqet

GREQI- Një ngjarje e rëndë është raportuar këtë mëngjes në Greqi, pasi një grua shqiptare është e gjetur e vdekur në mes të rrugës në Menidi. Mediat greke bëjnë me dije se gruaja rreth të 40-tave me origjinë shqiptare është goditur me thikë në barkë, ndërsa pran saj është gjetur një çantë.
Gruaja u gjet e pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit. Trupi i pajetë është pikasur rreth orës 06:00 nga një banor i zonës dhe ka njoftuar policinë. Vlerësimi i parë i policisë që ka shkuar në vendngjarje është se bëhet fjalë për një vrasje nga partneri i saj, i cili e kanë lënë gruan në rrugë pas rrahjes.
Sipas hetimeve paraprake rezulton se 40-vjeçarja gjatë javës së Pashkëve u ishte drejtuar autoriteteve dhe kishte denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje. Në vendngjarje ka qenë një dëshmitar kyç i rastit i cili pretendon se e ka parë gruan kur ajo u godit me thikë në mes të rrugës. Policia pritet të marrë deklaratë nga dëshmitari për të mbledhur më shumë informata për rastin.
/ZËRI