PIKËPYETJET- Si nisi konflikti Këlliçi-Dyrmishi? 3 pikat që duhet të zbardhë Prokuroria

TIRANË- ZËRI solli sot të plotë të gjithë bisedën e ballafaqimit mes gjyqtares Arnisa Këlliçi dhe prokurorit Adriano Dyrmishi, por jo vetëm aq. Megjithatë pikat më interesante i kishte pikërisht biseda me Dyrmishin. Le t'i analizojmë një nga një. Pikë së pari përse ka nisur përplasja dhe kërcënimi me jetë mes tyre? Dyrmishi pretendon se kancelari i Gjykatës së Tiranës (e identifikon si Donald) nuk e ka lajmëruar për diçka. Aty Dyrmishi ka reaguar dhe e ka marrë në telefon për ta kërcënuar.
"Përmenda emrin tënd (i thotë Dyrmishi-Këlliçit) sepse ai duhet të më thoshte mua për hallin që kisha se kam ngrënë bukë me të. Për këtë sharjet nga mllefi im i dehjes. Që një mik që kam ngrënë bukë nuk më lajmëron. Ky është i gjithë thelbi i gjësë. Unë po merrem...,"-thotë ai.
Ç'është kjo dosje? Nëse nuk është dosje, çfarë është?
Vetë Dyrmishi e cilëson si çështja "mëmë" por konkretikisht nuk e sqaron asnjëherë se për çfarë bëhet fjalë. Ç'është kjo çështje mëmë?
"Ka filluar nusja ankthin ilaçet. Më lër se po merrem me çështjen mëmë që më shpëtove ti."
Në thelb, si ka nisur kjo përplasje? Prokuroria deri më tani, edhe pse ka një kallëzim edhe nga kancelari, i cili ka regjistruar gjithashtu të gjithë bisedën, nuk e ka zbuluar dot.
Pika e dytë: përse hyn në lojë ish-gjyqtari me të cilin Këlliçi ka pasur një marrëdhënie romantike?
"Unë nuk di gjë fare po më futi B. Po më tha B. Kaq më tha B. Erdhi T. më takoi kaq. Kam pirë 2 herë kafe nuk pi më, më fute ti mua në qorrsokak. B. dhe by**a e T. Llogaris unë T. E llogaris unë të?,"-thotë Dyrmishi.
Përse ka hyrë në lojë personi në fjalë? Është një ish-gjyqtar, larg sistemit, pranë miqëve të vjetër, por në këtë histori pse ka hyrë? A ka ndonjë dosje për të cilën ai është i interesuar, apo ka diçka tjetër? Megjithatë ai e bën të qartë me mesazhet me Arnisën se ka lidhje deri lart dhe do t'ja rrënojë karrierën gjyqtares. Teksa bisedojnë me të, përmendet edhe kryetarja Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, por nëse është thjesht mënyrë të thënë, apo dhe ajo ka dijeni për këtë rast, pak dihet.
"Boll, o boll thuaj. Po timen kush e ka ditur Naureda Llagami? Po ta sqaroi me Nauredën,"-thotë Arnisa Këlliçi.
Në fund, nga ajo që është e zbardhur nga e gjithë biseda është edhe "perla" për mënyrën sesi një gjyqtare trajton dosjet që ka në dorë, e më pas ankohen për fluks dhe mbingarkesë. Teksa bisedon me prokurorin, në zyrë i futet një avokat dhe i kërkon informacion për dosjen e tij. Në këtë moment, gjyqtarja i shpjegon se nuk është mirë dhe nuk do ta pranojë fare dosjen. E dini për cilën dosje bëhej fjalë? Për vrasjen e Marvi Mihalit, ku avokati i kërkon informacion për një nga të dënuarit për vrasje që kërkon ulje dënimi, Eugen Bitraj. Megjithatë kjo dosje për mungesën e humorit të gjyqtares, nuk pranohet. Ama si shkëmbim i premton se do t'ja shpërblejë tek një dosje tërmeti.
BISEDA MES TYRE:
Arnisa Këlliçi: Do i vendos mospranim unë Eugen Bitrajt, jo për kompetencë. Më ka sjellë një deklartë. Se i kam vonuar edhe unë këto se nuk jam mirë. Vuaj dënimin, nuk dua të marr pjesë. Ti vendos një mospranim unë? PO ti ke tagër pranimi për ta. Ka mbajtur qëndrim Gjtkata e lartë, ideja ishte që dosja transferohej bashkë me të dënuarit.
Praktika nuk ka ardhur nga burgu?
Arnisa Këlliçi: Jo, vetëm kërkesa e këtij është. Po do i them Denadës se nuk jam mirë. Ma bëj hallall po nuk jam mirë sot. Më hajde tek dosja e tërmetit të lutem se nuk kam për të ta shtyrë më.
Të gjitha këto pikëpyetje nuk kanë ende sot një përgjigje. I vetmi konkluzion që ka dalë Prokuroria është fakti se gjyqtarja e ka shkuar vetë letrën e kërcënimit për veten. Prokuroria e Tiranës vendosi sot nën akuzë gjyqtaren Arnisa Këlliçi, për falsifikim dhe kallëzim të rremë, duke pretenduar se letra kërcënuese që ajo denoncoi ishte shkruar prej vetë asaj. Ky vendim i prokurorisë së Tiranës erdhi pasi gjyqtarja kërkoi që çështja të hetohej në një tjetër prokurori, pasi prokurori Dyrmishi të cilin ajo e akuzoi si kërcënues punon në këtë prokurori./ZËRI
Ballë për ballë, Këlliçi i kërkon sqarime në zyrë Dyrmishit, prokurori: Më ke shpëtuar jetën, s'të vras!

TIRANË- ZËRI ka siguruar ballafaqimin mes gjyqtares Arnisa Këlliçi dhe prokurorit Adriano Dyrmishi. Me kërkesë të gjyqtares, ai i shkoi në zyrë dhe mes puthjeve dhe përqafimeve i kërkon falje. Edhe pse disa herë Arnisa i kujton se e ka shqetësuar shumë, atë dhe bashkëshortin e saj, ai e ndërpret gjithmonë duke ngulur këmbë se ka qenë i pirë. Po ashtu, prokurori i përmend disa herë se Këlliçi i ka shpëtuar jetën por nuk përmendet se përse.
"Një njeri që të shpëton jetë nuk vritet. Ti më shpëtove jetën."
Gjithashtu i liston edhe momentet e vështira në familje që e çuan që të gjente strehë tek pijet alkoolike. Por edhe pse bie dakord me të, sërish duket se Arnisa nuk e beson. Megjithatë i kërkon që të sqarohet edhe me kancelarin e Gjykatës (e përmendin me emrin Donald), sepse ndryshe është turp. Gjatë bisedës përmendin edhe persona të tjerë, mes tyre edhe ish-gjyqtarin me të cilin dyshohet se gjyqtarja ka pasur një marrëdhënie romantike. Madje edhe për ta ZËRI ka siguruar mesazhet që kanë shkëmbyer dhe kërcënimet që "X" i ka bërë Këlliçit.
"Ai më i zgjuari në këtë mes,"-thotë Këlliçi për "X". Por përse? Si futet ai në këtë histori dhe cila ishte kjo dosje, e cila ka ndikuar dhe ka shfazuar aq shumë prokurorin saqë kërcënoi mikeshën e tij? Nuk dihet nëse Prokuroria i ka këto përgjime të regjistruara nga Këlliçi, por deri më tani asnjë nga këto pyetje nuk ka marrë përgjigje.
Ç'ka ndodhur me gjyqtaren?
Fillimisht ishte kancelari i gjykatës (Donaldi ai që përmendet në bisedë) ai që bëri një kallëzim ndaj prokurorit Adriano Dyrmishi. Ky i fundit dyshohet se e ka telefonuar kancelarin, e ka fyer dhe më pas ka përmendur dhe gjyqtaren Këlliçi në telefonatë. Lajmi u publikua në media dhe gjyqtarja u mor në mbrojtje. Sot, Prokuroria e Tiranës vendosi sot nën akuzë gjyqtaren Arnisa Këlliçi, për falsifikim dhe kallëzim të rremë, duke pretenduar se letra kërcënuese që ajo denoncoi ishte shkruar prej vetë asaj. Ky vendim i prokurorisë së Tiranës erdhi pasi gjyqtarja kërkoi që çështja të hetohej në një tjetër prokurori, pasi prokurori Dyrmishi të cilin ajo e akuzoi si kërcënues punon në këtë prokurori.
PJESË NGA AUDIO:
Arnisa Këlliçi: Hë mo, më vrit njëherë mua ti tani!
Adriano Dyrmishi: Ti beson që personi që të shpëton jetën nuk vritet dhe nuk shahet. Ta nisim që këtu
Arnisa Këlliçi: Më vrit. Më ke prishur gjakun, të kam rënë, të kam pritur këtu deri në orën 5 këtu si qen. Kam lënë fëmijët.
Adriano Dyrmishi: Po merrem me Apelin se nuk po marr dot informacion këtu.
Arnisa Këlliçi: Një sekondë këtu.
Adriano Dyrmishi: Ka filluar nusja ankthin ilaçet. Më lër se po merrem me çështjen mëmë që më shpëtove ti.
Arnisa Këlliçi: Boll, boll! Se nuk di asgjë në lidhje me këto punë. E ke marrë në 12 të natës i ke thënë...
Adriano Dyrmishi: Po, e kam sharë.
Arnisa Këlliçi: Ty edhe asaj k*****
Adriano Dyrmishi: I nisa dhe mesazh. Jo k* jo.
Arnisa Këlliçi: Po. Ti e ke dashnore i kë thënë.
Adriano Dyrmishi: Nuk i kam thënë këtë llaf.
Arnisa Këlliçi: Mirë unë po të them çfarë më ka thënë.
Adriano Dyrmishi: Nuk të kam sharë, i kam thënë emrin tënd që ai të bënte lidhjen dhe e di pse e bëra?
Arnisa Këlliçi: Shikoni...
Adriano Dyrmishi: Sepse një njeri që ka ngrënë bukë do më thoshtë.
Arnisa Këlliçi: I ke thënë do ta shikoni se ça do iu bëj unë ty dhe asaj, unë do iu vras.
Adriano Dyrmishi: Kam qenë në gjendje të dehur dhe të shkatërruar nga çështja mëmë.
Arnisa Këlliçi: Më dëgjo këtu deri në fund, të lutem se e kam dmth se jam pa gjumë. Të them unë që jam pa gjumë. I ke thënë do e vras. Dua të më shikosh në sy dhe të më thuash hajde më vrit mua.
Adriano Dyrmishi: Një njeri që të shpëton jetë nuk vritet. Ti më shpëtove jetën
Arnisa Këlliçi: Hajde më vrit mua këtu. Këtu jam përballë.
Adriano Dyrmishi: *i bën puthje
Arnisa Këlliçi: Më e poshtra të isha unë.
Adriano Dyrmishi: Jemi njerëzit tanë. Unë e kam motrën mikën më të afërt. Më bëre nderin e jetës.
Arnisa Këlliçi: Nuk të kam bërë asgjë mo. Ku të kam hyrë ty në hak?
Adriano Dyrmishi: Nuk më ke hyrë gjë, më ke bërë nder. Nuk më ke hyrë më ke bërë nder. Nuk shahet as për Kanun.
Arnisa Këlliçi: Nuk më ke sharë?
Adriano Dyrmishi: E kam përmendur emrin tënd që ai të bënte lidhjen.
Arnisa Këlliçi: Ore më dëgjo. Ore të ka regjistruar po të them.
Adriano Dyrmishi: Ore dakord të më regjistrojë ta nxjerri. Më lër një sekondë. Përmenda emrin tënd sepse ai duhet të më thoshte mua për hallin që kisha se kam ngrënë bukë me të.
Arnisa Këlliçi: Me mua ke gjë?
Adriano Dyrmishi: Më vjen keq ou. Kam pasur respektin...pyeti të gjithë këta kur erdhe, shyqyr që erdhi një e saktë. Pyet se i ke vërdallë. Po shyqyr që erdhi një e saktë. Në formim dhe si njeri. Fjalët më të mira për ty nga të gjitha anët. Nuk kam unë arsye
Arnisa Këlliçi: Nuk i ke thënë asnjë llaf?
Adriano Dyrmishi: Ore më vdekshin të dy kalamajt. Duke sharë atë je përmendur ti që ai të kuptonte që atë që u bë nëse ka dëgjuar diçka për mua si unë dëgjova për të, i vete në shtëpi unë. A e di? Për këtë sharjet nga mllefi im i dehjes. Që një mik që kam ngrënë bukë nuk më lajmëron. Ky është i gjithë thelbi i gjësë. Unë po merrem...
Arnisa Këlliçi: Unë nuk dua të di fare për asgjë. Unë tani doja që të të kisha këtu përballë dhe të shikoja sesi do më vrisje.
Adriano Dyrmishi: Kurrë nuk do të të vrisja. *Çohet e puth prapë. E pe?
Arnisa Këlliçi: E kupton Nisën se unë kam një problem.
Adriano Dyrmishi: Ke një budalla që në orën 12 i dehur mori dikë për t'ju mllefosur
Arnisa Këlliçi: Mos pi vëlla!
Adriano Dyrmishi: Ore kisha hall të madh
Arnisa Këlliçi: Mos pi se do degradosh
Adriano Dyrmishi: Unë nuk pi kurrë po shpërtheva njëherë.
Arnisa Këlliçi: Do degradosh
Adriano Dyrmishi: Po nuk pi kurrë moj
Arnisa Këlliçi: Dakord në rregull
Adriano Dyrmishi: U mllefosa me atë që duhet të më kishte lajmëruar se ka ngrënë bukë.
Arnisa Këlliçi: Nuk dua të di asgjë në lidhje me këtë punë. Kërcënimet ndaj meje jo.
Adriano Dyrmishi: Nuk kam arsye
Arnisa Këlliçi: Sepse unë nuk kam frikë nga asgjë.
Adriano Dyrmishi: Nuk e vë në dyshim por nuk kam arsye.
Arnisa Këlliçi: Nuk e di fare relatën time me B.M
Adriano Dyrmishi: Nuk e di fare. B më *iu nënën mua.
Arnisa Këlliçi: Di gjë ti çfarë kam unë me B.M.? Dhe çfarëdolloj marrëdhënie të ishte ajo, nuk i takon askujt të futet në këtë zallamahi.
Adriano Dyrmishi: Unë nuk di gjë fare po më futi B.
Arnisa Këlliçi: Ore ti.
Adriano Dyrmishi: Po më futi ai, do arrestoheni, e të nesërmen s’po gjejmë gjë tha. Kaq o motra ime kaq tha.
Arnisa Këlliçi: Mirë. Kur nuk e di sa herë ulem unë me B.M. nëse ha, nëse pi, mos u fut në këtë zallamahi.
Adriano Dyrmishi: Më futën.
Arnisa Këlliçi: Unë as numrin e telefonit nuk të kisha ty
Adriano Dyrmishi: As unë ty, imagjino
Arnisa Këlliçi: Ia mora kancelarit. Unë nuk kam pasur asnjëherë asgjë.
Adriano Dyrmishi: Kurrë për këtë të konsideroj shumë të afërt në këtë godinë. Kam nja 5-6 njerëz që i kam hasëm. .
Arnisa Këlliçi: Gjërat eskalojnë shumë shpejt. Nëse konstatoj në ndonjë moment që këtë bisedë që kemi bërë bashkë nuk po tregohesh i sinqetë bashkë e kemi
Adriano Dyrmishi: Po të shijoj në sy.
Arnisa Këlliçi: Herë tjetër më thuaj ça pi, ça rakie skrapari ta pimë edhe ne dhe ti japim dum.
Adriano Dyrmishi: Ke ngrënë disa herë bukë më të, i takonte atij *nuk kuptohet...?
Arnisa Këlliçi: Nuk dua ta di asgjë në lidhje me kë pi. E kam vetëm këtu. Se është shumë e rëndë që një prokuror të kërcënojë me jetë një gjyqtare. Është shumë e rëndë.
Adriano Dyrmishi: Po shava atë moj.
Arnisa Këlliçi: A më kupton?
Adriano Dyrmishi: Thjesht të përmenda tek ai.
Arnisa Këlliçi: Unë të kërkoj më emër që të vish dhe të sqarohesh dhe ti mua më lë mesazhet seen po pse?
Adriano Dyrmishi: Më lër o se dje çova nusen për ankthin
Arnisa Këlliçi: Po pse nuk më the? O Nisa nuk jam mirë
Adriano Dyrmishi: Lë kalamajt rrugëve, më erdhi nusja e Erit më çoi nusen për ankth moj.
Arnisa Këlliçi: E mora vesh. Më thoshe Arnisa nuk mundem, do vij do sqarohem nesër. Kaq
Adriano Dyrmishi: Unë nuk po llogjikoj më, kam 4 ditë që fle gjumë. Ia thonjtë e mi. I zhgrrapa.
Arnisa Këlliçi: Dhe unë me Kejdin me burrin tim. Që unë e kam shok jete. Mes meje dhe atij nuk futet dot kush në asnjë lloj forme. Dhe ai ka qenë shumë i shqetësuar dhe më tha zgjidhe ballë për ballë këtë muhabet. Dakord?
Adriano Dyrmishi: Ok. Do më bësh kafe, pimë cigare?
Arnisa Këlliçi: Një cigare do ta pi. U mpleks keq ky muhabet, u mpeks shumë keq.
Adriano Dyrmishi: Ore u mpleks po unë nuk di gjë fare. Isha në Kombinat tek dajot kur më erdhën. Nuk di gjë fare
Arnisa Këlliçi: Mirë, e mora vesh
Adriano Dyrmishi: Atë M. e kam ndër njerëzit më të afërt. Më dha të njohur vetë, kemi pirë kafe, kemi pirë cigare. Rexhepin e kam gjetur atë, kemi pirë kafe, jemi nga e njëjta zonë. Njihemi si rraca. Kaq e njohur se tani ka ardhur thashë. Na shpëtoi jetën. Dakord i thashë. Më lër ta falenderoj unë në një formë tjetër
Arnisa Këlliçi: Është për të vënë mend.
Adriano Dyrmishi: Kush e ka gjetur kancelari? Po pse nuk më tha ai unë e kam mik? Kam ngrënë bukë.
Arnisa Këlliçi: Po mbase nuk e ka ditur fare.
Adriano Dyrmishi: Po më tha B.
Arnisa Këlliçi: Po boll tani. Po mjaft.
Adriano Dyrmishi: Si është puna? Se ka ditur kancelari i ka thënë Arnisës më shaka tha. E verifikoi ai
Arnisa Këlliçi: Boll, o boll thuaj. Po timen kush e ka ditur Naureda Llagami? Po ta sqaroi me Nauredën.
Adriano Dyrmishi: Kaq më tha B. Erdhi T. më takoi kaq.
Arnisa Këlliçi: Mirë. Shko sqaroje dhe me të thuaji isha pijëshëm.
Adriano Dyrmishi: E sqaroj se e kam pasur mik. I kërkoj falje
Arnisa Këlliçi: Edhe mos u tollofit me asnjë muhabet tjetër. Shiko shëndetin, familjen edhe miqësitë
Adriano Dyrmishi: Po ne jemi miq
Arnisa Këlliçi: Unë po kuptoj se nuk paskam. Unë s'paskam asnjë mik.
Adriano Dyrmishi: Në këtë godinë kisha 2 veta njerëz, të dy më ikën. Kaq kam unë. Nëse pija kafe tek gjykata me ndonjë prej tyre, tani ulem vetëm.
Arnisa Këlliçi: Me vërte? Po se Beni më tha nuk e kam mik. Unë dy herë e kam parë tha. Ja pra po ta them unë. Po
Adriano Dyrmishi: Po tani ça të të them unë. Unë me Benin pija kafe përditë.
Arnisa Këlliçi: Kështu më tha. Nuk më duhen ato gjërat e tjera
Adriano Dyrmishi: Është turp për ne se jemi nga e njëjta zonë, ti njeh edhe hallën time. Është turp që të përfundojmë në këtë pikë. Që është tollovitur muhabeti në këtë pikë është turp për ne. Unë kërkoj falje nëse ke ndonjë mini-shqetësim që e kam krijuar unë. 1000 herë falje dhe bashkëshortit tënd. Nuk ka të bëjë me ju.
Arnisa Këlliçi: Herë tjetër, gjërat edhe po ti shikosh mendoji si janë edhe si duken. Ka një parim ai filozofi thotë orë e pashë, po a jam i sigurtë sesi e pashë?
Adriano Dyrmishi: Më është bërë një nder jete dhe kaq. Jo e besoj, jo nuk e besoj thotë B. Bëj çfarë të duash ti vëlla. Unë kam hallet e mia
Arnisa Këlliçi: B. është më i pashqetësuari në këtë mes
Adriano Dyrmishi: Bëri golin ia hodhi pa lagur dhe mua nusja më ka shqetësime. Vajza ka 3 ditë, është 13 vjeçe, që vetëm qan se na sheh ne të pezmatuar.
Arnisa Këlliçi: Është më i zgjuari në këtë mes.
Adriano Dyrmishi: A na e futi ne të dyve? I lumtë bytha!
Arnisa Këlliçi: Bravo
Adriano Dyrmishi: Nëse deri dje pija kafe, sot nuk pi më kafe.
Arnisa Këlliçi: B. duhet të merret me pensionin e vetë dhe ta shijojë. Kaq.
Adriano Dyrmishi: Kam pirë 2 herë kafe nuk pi më, më fute ti mua në qorrsokak. B. dhe bytha e T. Llogaris unë T. E llogaris unë të. I vuta plakës 2 bajpase, e largova nga Tirana mos i ndodhi gjë.
Arnisa Këlliçi: Unë babin e kam me Alzhaimer që vjen dhe më thotë të ta nxjerr makinën të shkosh në Krujë. Edhe unë kam halle. Kam pasur shumë halle. Madje jo një. Kështu që...
Adriano Dyrmishi: Hajde të të përqafoj se të shoh në sy kur të flas./ZËRI
Zbardhet biseda e PLOTË- Artan Gjermeni i shkoi në zyrë Arnisa Këlliçit: Dyrmishi gaboi, ishte i pirë!

TIRANË- ZËRI ka siguruar audion e plotë të bisedës së zhvilluar mes gjyqtares, tashmë të pezulluar, Arnisa Këlliçi dhe Artan Gjermenit. Ky i fundit hyn për të shuar "gjakrat" dhe si garanci që gjyqtarja të presë dhe të shuajë gjakrat me prokurorin Adriano Dyrmishi. Në bisedën më të, Gjermeni i bën me dije se njeh edhe të motrën e gjyqtares, gjithashtu gjyqtare, ndëra i shpjegon sesi ka përfunduar që të jetë edhe ai në dijeni të kërcënimit të saj.
Sapo hyn në zyrën e saj, Gjermeni nxjerr flamurin e bardhë dhe i tregon sesi e mësoi të gjithë historinë, më pas justifikon mikun e tij, prokuorin Adriano Dyrmishin, duke i thënë se kërcënimin e ka bërë kur ishte i pirë. Por edhe gjyqtarja nuk i ka pritur mirë komentet e buta të tij, duke u shprehur se asnjë nuk guxon që ta kërcënojë me vdekje ashtu siç ka bërë Dyrmishi, i cili për të do të mbajë pasoja.
"E di! Tani po ta them një gjë dhe po ta them si motër. Ai ia ka thënë kujt ia ka thënë...dhe nuk vjen këtu që të sqarohet me mua? Unë do i ndërroj pozicionin në sallë të gjyqit me mua vëlla. Mos më thënçin dhe do e bëj! Me aq sa mundem unë, ai nuk ma njeh kokën. Unë jam njeri i studuar jashtë shtetit. E ruaj qetësinë, ama kur më kërcen, nuk pyes. Dhe mos mendojë që më ka gjë në dorë se nuk më ka asgjë,"-i thotë ajo.
Teksa Arnisa fliste, Artan Gjermeni komunikonte me prokurorin dhe njoftoi gjyqtaren se për 10 minuta do ta kishte në zyrë për ta takuar ballë për ballë.
"Marrëdhëniet tona janë të nivelit fillestar. Po e konsiderojmë kështu. Perceptimin e kemi maksimal. Unë si vëlla të sugjeroj që këtë bisedë më atë lloj personi dhe për ngjarjen, për mua ilaçi më i mirë në jetë është koha. Mos ta bësh në nivele konfliktuale. Nuk fiton asnjëri gjë nga konflikti kam hequr unë konflikte dhe të natyrës private. Ti e di shumë mirë që kam pasur incidente për shkaqe të tilla. Po si motër të të sugjeroj më qetë. Jo për shkakun se është Dyrmishi, të lutem këtë emocion ma hiq veçantë. Por këtë e them për ty, mos të cedosh. Ti je gocë që qejfin e ke maksimalisht që do të shëtisësh do të bësh do të shijosh. Unë kam ca kohë që edhe për shkak të moshës i largoj, më mirë mos ti di. Ndjesë që ta thashë këtë gjë por të fola si motër. Diferencën e ngelur e kemi në bisedë. Fakti që ai më tha do vij këtu, nuk kam punë me këtë punë, unë deri këtu sot në mëngjes u futa dhe u orientova. Unë e thashë mendimin tim. Jam i parimit përballje. Më thanë çfarë mendimi ke. I thashë vëlla unë të ligut edhe në jetë nuk i jam shmangur. Edhe sikur të kesh gabuar, kam gabuar dhe i kam dalë përballë, i kam thënë kam gabuar ose jo nuk kam gabuar, si do e zgjidhim. Ti vazhdo si të duash. Unë mendimin personal ia thashë, Dyrmish ti do shkosh të mos i shmangesh jo asaj vajze, po çdolloj personi që mund të keni një përballje të tillë. Nuk jam i parimit mos u përball, fshihu. Qoftë edhe një bisedë jo e këndshme. Jam i kësaj natyre. Ai për 10 minuta vjen,"-tha Artan Gjermeni.
Fillimisht ishte kancelari i gjykatës (Donaldi ai që përmendet në bisedë) ai që bëri një kallëzim ndaj prokurorit Adriano Dyrmishi. Ky i fundit dyshohet se e ka telefonuar kancelarin, e ka fyer dhe më pas ka përmendur dhe gjyqtaren Këlliçi në telefonatë. Lajmi u publikua në media dhe gjyqtarja u mor në mbrojtje. Sot, Prokuroria e Tiranës vendosi sot nën akuzë gjyqtaren Arnisa Këlliçi, për falsifikim dhe kallëzim të rremë, duke pretenduar se letra kërcënuese që ajo denoncoi ishte shkruar prej vetë asaj. Ky vendim i prokurorisë së Tiranës erdhi pasi gjyqtarja kërkoi që çështja të hetohej në një tjetër prokurori, pasi prokurori Dyrmishi të cilin ajo e akuzoi si kërcënues punon në këtë prokurori.
BISEDA E ZBARDHUR MES TYRE:
Artan Gjermeni: Të përqafoj njëherë për këtë vit, ta nisim me përqafime të mira. Jam pak më djerë se kam ardhur... Mbarë e mirë!
Arnisa Këlliçi: Më thuaj
Artan Gjermeni: Rasti e solli që përveç meje ishte dhe Vini, rasti e solli që ishim të dy palët. Do takohemi. Unë nuk e dija jam jashtë kësaj teme, telefonata jote më çuditi. Pastaj vajta dhe orientova në hapësirë dhe kohë
Arnisa Këlliçi: Të tha çfarë i kishte thënë?
Artan Gjermeni: Ai do të të kontaktojë vetë, pse ta bëj unë telefonin e prishur. Ku do takoheni?
Arnisa Këlliçi: Ai do vijë këtu, do vijë në zyrë tek unë.
Artan Gjermeni: Nuk është ky problemi.
Arnisa Këlliçi: Do vijë dhe do jetë ballë për ballë dhe tek për tek me mua.
Artan Gjermeni: Po me ty...Arnisë nuk të thashë asnjë gjë.
Arnisa Këlliçi: Të më shikojë në sy
Artan Gjermeni: Ai do vijë, do të të shikojë në sy. Ai tha nuk qëndron që unë të kem thënë ato fjalë për Arnisën. Më thuaj ku i kam shkruar unë atë fjalë që unë do vras Arnisën tha. Po ma tha tha, le të më pështyjë në fytyrë. Me atë jam nxehur tha. Kështu ma tha, kështu po ta them. I thashë unë ore i ke shkruar atij Donaldit që ty dhe atë do t'ja bëj kështu. Jo, atij po tha, Arnisës jo.
Arnisa Këlliçi: Mua nuk më ka përmendur fare dmth?
Artan Gjermeni: Jo. Ma trego ku e ka shkruar
Arnisa Këlliçi: Ai e ka të regjistruar telefonatën
Artan Gjermeni: Ai ta ketë regjistruar si të dojë.
Arnisa Këlliçi: Dhe...atë natë ka qenë i pirë se dua ta di? Nuk ka rëndësi ë? Por të rëndësi që të kuptoj dhe unë kontekstin. Në 12 të natës të të marrë tjetri në telegon...
Artan Gjermeni: Ai lloj njeriu nuk duhet të ketë qenë normal në atë kohë. Gjithsesi! Nuk do të ishte më mirë tek zyra ime apo në ndonjë vend tjetër?
Arnisa Këlliçi: Jo, jo. Këtu tek unë do vijë ai. Unë i kam shkruar dhe i kam thënë ti do vish. Nuk më ka kthyer. I kam çuar 5-6 mesazhe. Kejdi ka qenë shumë i shqetësuar. Unë jam munduar që ta mbaj larg kësaj gjëjë.
Artan Gjermeni: Mua duhet të më mirëkuptosh.
Arnisa Këlliçi: E kam të qartë se ti u fute bërdaf në këtë mes
Artan Gjermeni: U futa sot në mëngjes
Arnisa Këlliçi: Bravo sepse isha unë e shqetësuar për atë që ai ka thënë. Ai do vijë këtu dhe do ma thotë mua. Do më japë mua shpjegim dhe do thotë Arnisa unë nuk kam thënë që do të të vras ty. Mqs është kështu situata. Ai këtë mund ta kishte bërë shumë kollaj edhe dje kur unë i dërgova mesazh. Kupton Nisën?
Artan Gjermeni: Si ti edhe unë, duhet që kur ka një konflikt tek zyrtat andej, ne të ishin jashtë këtij konflikti. Në futjen në këtë bisedë duhet më mirëkuptosh që nuk jam njeriu që...
Arnisa Këlliçi: E di! Tani po ta them një gjë dhe po ta them si motër. Ai ia ka thënë kujt ia ka thënë...dhe nuk vjen këtu që të sqarohet me mua? Unë do i ndërroj pozicionin në sallë të gjyqit me mua vëlla. Mos më thënçin dhe do e bëj! Me aq sa mundem unë, ai nuk ma njeh kokën. Unë jam njeri i studuar jashtë shtetit. E ruaj qetësinë, ama kur më kërcen, nuk pyes. Dhe mos mendojë që më ka gjë në dorë se nuk më ka asgjë.
Artan Gjermeni: Unë jashtë bisedave
Arnisa Këlliçi: E di
Artan Gjermeni: Unë po them që vajta. Parkova makinën, vajta bisedova me të, se nuk i kuptoj gjëra të tilla unë. Unë mund të kem bërë budallallëqet e botës në jetë, gabime dhe incidente të tilla në jetë unë i kam 0. Me kolegë
Arnisa Këlliçi: Me këdo, jo vetëm me kolegë.
Artan Gjermeni: Unë nuk kam konflikte, 0. Kam natyrë ekspresive, por viti i prodhimi më mësoi që...ti e di shumë mirë që unë nuk kam lidhje.
Arnisa Këlliçi: Mua më është përcjellë kështu muhabeti, që do ta vras, ajo është kurvë.
Artan Gjermeni: Ai ka bërë gabim, po ai nuk është burrë.
Arnisa Këlliçi: Do t'ju bëj dhe ty dhe atë që të flisni me vete. Do e shikoni se çfarë do t'ju bëj.
Artan Gjermeni: Tani, unë mendoj që në jetën time unë nuk kam pasur biseda të tilla. Femrave u lejohet që të bëjnë gabime të natyrës më the të thashë, se është natyrale.
Arnisa Këlliçi: Po meshkujve?
Artan Gjermeni: Jo! Donaldi për mua ka gabuar, duhet të vente dhe ti thoshte ku je? Sqarohemi bashkë.
Arnisa Këlliçi: E kërkoi, më tha që e kërkova, unë isha në borxh tha.
Artan Gjermeni: Ty nuk duhet të ta kishte thënë pa sqaruar situatën. Mendoj unë...Njeriu duhet të përtypi dhe gjërat që i di dhe ato që nuk i di në jetë. Sipas meje... Artan Gjermeni: Po i them që të do tek zyra. Vij vëlla tha. Për sa vjen i them unë?
Arnisa Këlliçi: Pa merak, ti shumë faleminderit. Të kam shkaktuar edhe ty shqetësim dhe unë e kuptoj.
Artan Gjermeni: Jo, isha i çorientuar në hapësirë dhe në kohë. Biles kisha lënë një drekë me Bert Kotën se e kam pasur shok klase, me atë oficerin e tij, Oltin se e dua se është çun shumë i mirë dhe i thashë kë të ftojmë ndonjë person tjetër. Fto B. më tha ai se kanë shkuar shumë mirë. E mora dje unë, sot e bëra hesapin. Nuk e bëra dje dhe i them se e kam komshi, por gjithsecili ka punën e vetë. Nuk është se takohemi vetëm kur përplasemi. I them je për drekë nesër? Jo më tha nuk jam mirë, i thashë unë ti për drekë mua më refuzon që unë jam njeriu që refuzoj, jo ti. Thashë me vete, mos kam gabuar unë në ndonjë vend që ishte kjo mënyrë të folur jo e këndshme sipas meje. Sot e mirëkuptova unë që ku e kam kokën unë dhe ça bisedë bën ky. Gjëra që ndodhin. Anulova drekën dhe nuk vete. Ai për 10 minuta vjen. Arnisë, ti e di që njihemi shumë pak bashkë, por perceptimin e kemi dashamirës. Aq më tepër që jam njohur me bashkëshortin tënd dhe e vlerësoj se është bukur që të njohësh njerëz të tillë. Jam lumturuar që e kam njohur atë ditë.
Arnisa Këlliçi: Shumë faleminderit. Unë Kejdin e kam shok jete. Të lutem vetëm kaq. Shqetësimin që më ka dhënë mua dhe bashkëshortit tim që dje sot dhe të mos guxonte që të vinte nuk di si ta përshkruaj.
Artan Gjermeni: Marrëdhëniet tona janë të nivelit fillestar. Po e konsiderojmë kështu. Perceptimin e kemi maksimal. Unë si vëlla të sugjeroj që këtë bisedë më atë lloj personi dhe për ngjarjen, për mua ilaçi më i mirë në jetë është koha. Mos ta bësh në nivele konfliktuale. Nuk fiton asnjëri gjë nga konflikti kam hequr unë konflikte dhe të natyrës private. Ti e di shumë mirë që kam pasur incidente për shkaqe të tilla. Po si motër të të sugjeroj më qetë. Jo për shkakun se është Dyrmishi, të lutem këtë emocion ma hiq veçantë. Por këtë e them për ty, mos të cedosh. Ti je gocë që qejfin e ke maksimalisht që do të shëtisësh do të bësh do të shijosh. Unë kam ca kohë që edhe për shkak të moshës i largoj, më mirë mos ti di. Ndjesë që ta thashë këtë gjë por të fola si motër. Diferencën e ngelur e kemi në bisedë. Fakti që ai më tha do vij këtu, nuk kam punë me këtë punë, unë deri këtu sot në mëngjes u futa dhe u orientova. Unë e thashë mendimin tim. Jam i parimit përballje. Më thanë çfarë mendimi ke. I thashë vëlla unë të ligut edhe në jetë nuk i jam shmangur. Edhe sikur të kesh gabuar, kam gabuar dhe i kam dalë përballë, i kam thënë kam gabuar ose jo nuk kam gabuar, si do e zgjidhim. Ti vazhdo si të duash. Unë mendimin personal ia thashë, Dyrmish ti do shkosh të mos i shmangesh jo asaj vajze, po çdolloj personi që mund të keni një përballje të tillë. Nuk jam i parimit mos u përball, fshihu. Qoftë edhe një bisedë jo e këndshme. Jam i kësaj natyre. Ai për 10 minuta vjen.
Arnisa Këlliçi: Këtu do jem unë nuk lëviz. Unë kam ndenjur deri në 5 dje. I çoja mesazhe
Artan Gjermeni: Kur të thashë që po vij tek ju të thashë që të kishim kohë të bisedonim
Arnisa Këlliçi: Do e pres këtu pa merak fare, të gjitha që kam jam e gatshme t'i shtyj vetëm të diskutoj këtë muhabet. Sepse duhet sqaruar. S'ka! Nuk ka lindur akoma ai burrë nënë që më thotë mua do ta vras atë. Dhe ai nuk kupton një gjë. Unë dellin e kam shumë të fortë, nuk më ka asgjë në dorë. Se mendon se mund të ketë.
Artan Gjermeni: Nuk e kam dëgjuar. Kemi qenë 3+1, 4 vetë ulur dhe djali i Benit se ka qenë i angazhuar më këtë punë. Nuk kam kuptuar që të më thotë kemi punë me këtë gjë. Koha sot ka qenë e shkurtër për mua.
Arnisa Këlliçi: Dje pse më kthente mua?
Artan Gjermeni: Nuk ia bëra këtë pyetje. Unë i kam thënë vetëm një gjë. Ti ke folur me Donaldin në 12 të natës, ke gabuar rëndë. Po tha kam gabuar rëndë. Por nuk është gabim se mund të ndodhë në një moment. Unë mund të ndodhte ndonjë gjë, se unë do vija sot pa ditur gjë që të vija me ty dhe të bëja shaka. Dhe ty mund të mos të të pëlqente shaka për shkak të situatës ku ishe dhe të më thoshe ndonjë fjalë që të mbetesha i fyer. Gjëra që më kanë ndodhur mua, ai tjetri qeshte mua më ziente koka. Mund të ndodhte sot. Telefonatën që ka bërë me atë. Ka gabuar rëndë dhe ai e pranon. I thashë ishe pak i rrumbullakosur, aty afër tha. Unë nuk e pranoj argument në nxjerrjen e fjalëve të asaj natyre. Ka njerëz që e pranojnë. Është ajo shpreja çka barku, nxjerr bardhaku. Edhe kur folëm bashkë të thashë që nuk e pranoj argumentin e pijës se mund të them isha i pirë, pashë Arnisën në dritare dhe vajta e putha. E ça pastaj se ishe i pirë ti? Pse nuk puthe ndonjë tjetër? Nejse të mora shembull ty se është më mirë sesa ndonjë tjetër. E bërë nga respekti maksimal. Biles...
Arnisa Këlliçi: Unë kam shumë konsideratë për ty.
Artan Gjermeni: Ngacmoja tët motër në konsulte para 2 ditës
*hyn Dyrmishi
Arnisa Këlliçi: Prokuror hajde!
Artan Gjermeni: Fjala e fundit i tregova një histori asaj se po qeshte për një çështje civile dhe i thashë kemi bërë një debat tek ajo i thashë tek kush është juriste më e mirë. Arnisa tha mbi motrën time nuk vë asnjë. Hahaha qeshi me të madhe.
Arnisa Këlliçi: Shefi rrofsh./ZËRI
Bleu telefon dhe i shkruante vetes sikur ishte Adriano Dyrmishi, SKEMA e Arnisa Këlliçit për të stisur kërcënimin

TIRANË- Historia e kërcënimit të gjyqtares Arnisa Këlliçi ka marrë një tjetër kthesë! Atë që ndoshta as vetë Këlliçi nuk e kishte menduar kur nisi planin e saj. Letrën përmes të cilës pretendonte se ishte e kërcënuar me jetën e dy djemve, rezultoi se e shkroi vetë. Por jo vetëm kaq. I vetmi objektiv i saj duket se ishte dëmtimi i prokurorit Adriano Dërmishi, ndaj letra ishte vetëm hapi i parë që ndërmori.
ZËRI ka mësuar gjithashtu se Këlliçi ka blerë një numër celulari të cilin e ka regjistruar në emrin e Dyrmishit, duke qenë se kishte akses në të dhënat personale për shkak të poicionit që mban në Gjykatën e Tiranës. Më pas, vazhdimisht i dërgonte mesazhe kërcënuese vetes për ta përforcuar më shumë bindjen që po kërcënohej nga Prokurori, por pa e ditur se në këtë gropë që kishte hapur do të binte vetë brenda. E gjithë skema e saj u zbulua, por nuk dihet arsyeja përse.
Megjithatë ajo i bëri të gjitha llogaritë, edhe pse disa i dolën keq. Përpara autoriteteve, Këlliçi stisi historinë e kërcënimit, duke përdorur takimin e Dyrmishit me kancelarin e Gjykatës së Tiranës, ku në bisedë e sipër, ai ka përmendur Këlliçin. Biseda është e regjistruar dhe kancelari e ka kallëzuar menjëherë, ndërkohë që paralelisht ka bërë dhe njoftimin e gjyqtares.
Të nesërmen Këlliçi e ka thirrur prokurorin në zyrën e saj, i cili ka shkuar për të bërë një marrëveshje lidhur medosjet që ndjekin. Duke parë vazhdimin e hisotrisë, marrëveshja nuk është mbyllur dhe për tu hakmarrë, gjyqtrja Këlliçi sajoi historinë e kërcënimit. Tashmë kishte një bisedë të regjistruar, një takim të filmuar nga kamerat e sigurisë dhe bëri kallëzimin. Por harroi një detaj, shkrimin në letër! Një gabim amatoresk për një gjyqtare që bëri që një histori që u përfol si një batutë mes kolegësh të kthehej në një kallëzim serioz, por tashmë me të vetë të kërcënënuarën si të akuzuar. Këlliçi do të përballet me akuzën e kallëzimit të rremë./ZËRI
KLGJ vendos! Trilloi kërcënimin e saj, pezullohet gjyqtarja Arnisa Këlliçi

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pezulluar nga detyra gjyqtaren pranë Gjykatës Penale të Tiranës, Arnisa Këlliçi. Votat e anëtarëve të KLGJ ishin unanim për pezullimin e saj, pasi kjo e fundit u mor e pandehur nga Prokuroria e Tiranës. Prokuroria njoftoi paraditen e sotme se gjyqtarja Këlliçi është marrë e pandehur për dy vepra penale "kallëzim të rremë" dhe "falsifikim dokumentesh" lidhur me një kërcënim të drejtuar ndaj saj, por që rezultoi se ishte shkruar nga ajo vetë.
Në kërkesën e bërë për mbrojtje, po pranë KLGJ-së, ajo ka zbuluar edhe emrin e personit që dyshohet se e ka kërcënuar dhe bëhet fjalë për prokurorin Adriano Dyrmishi. Ajo ka thënë se i kanë ardhur 2 kërcënime. Njëri prej tyre, pretendonte ajo se ishte nga prokurori Dyrmishi, i cili është pjesë e prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Si u bë denoncimi nga gjyqtarja?
Më 20 janar 2024, Këlliçi bëri kallëzim se ishte kërcënuar me jetë përmes një letre anonime. Ishte vetë gjyqtarja e cila iu drejtua me krëkesë për mbrojtje Këshillit të Lartë Gjyqësor. Në shkresën drejtuar KLGj-së ajo i vinte në dijeni se letra e kërcënuese i ka arritur të shtunën e 20 janarit. Këlliçi kishte depozituar kallëzim edhe në Policinë e Tiranës teksa kjo e fundit e mori në mbrojtje menjëherë atë, familjen dhe banesën.
Një javë më pas, më 26 janar, gjyqtarja deklaroi se ishte kërcënuar në mënyrë indirekte nga Prokurori Adrian Dyrmishi. Pas kallëzimeve, Këlliçi u mor në mbrojtje për 3 muaj. Përfaqësues të KLGJ, ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Brendshme diskutuan kërkesën që ka kishte depozituar Këlliçi për mbrojtje të posaçme dhe vendosën të merrej në mbrojtje për 3 muaj. Ndërsa sot, 7 shkurt 2024, Këlliçit iu komunikua akuza e deklarimit të rremë./ZËRI
'Më kërcënuan fëmijët'/ Gjyqtarja Arnisa Këlliçi merret e pandehur, gafa amatore, letrën e shkroi vetë

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur gjyqtaren Arnisa Këlliçi, nën akuzën e kallëzimit të rremë.
Pak ditë më parë gjyqtarja denoncoi se ishte kërcënuar për fëmijët e saj përmes një letre që i kishte mbërritur në tavolinën e saj të punës. Prokuroria e Tiranës, ka kryer hetime intensive me qëllim sigurimin e provave, ku janë administruar pamjet filmike pranë Gjykatës, si dhe janë marrë në pyetje disa persona.
Prokuroria ka arritur në konkluzionin, referuar rrethanave dhe aktit të ekspertimit grafik, se letra objekt hetimi, është shkruar nga vetë gjyqtarja Këlliçi.
"Në këto kushte, rezulton se kjo gjyqtare, ka paraqitur pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor të dhëna me përmbajtje të rreme, me qëllim marrjen e përfitimeve të cilat, nuk i takojnë", thuhet mes të tjerave në njoftimin e prokurorisë.
SI U BË DENONCIMI
Më 20 janar 2024, Këlliçi bëri kallëzim se ishte kërcënuar me jetë përmes një letre anonime. Ishte vetë gjyqtarja e cila iu drejtua me krëkesë për mbrojtje Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Në shkresën drejtuar KLGj-së ajo i vinte në dijeni se letra e kërcënuese i ka arritur të shtunën e 20 janarit. Këlliçi kishte depozituar kallëzim edhe në Policinë e Tiranës teksa kjo e fundit e mori në mbrojtje menjëherë atë, familjen dhe banesën.
Një javë më pas, më 26 janar, gjyqtarja deklaroi se ishte kërcënuar në mënyrë indirekte nga Prokurori Adrian Dyrmishi. Pas kallëzimeve, Këlliçi u mor në mbrojtje për 3 muaj.
Përfaqësues të KLGJ, ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Brendshme diskutuan kërkesën që ka kishte depozituar Këlliçi për mbrojtje të posaçme dhe vendosën të merrej në mbrojtje për 3 muaj. Ndërsa sot, 7 shkurt 2024, Këlliçit iu komunikua akuza e deklarimit të rremë.
NJOFTIMI I PROKURORISË:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka regjistruar Procedimin Penal, nr.552 të vitit 2024, për veprën penale të “Kanosje e Gjyqtarit” parashikuar nga neni 317 i Kodit Penal, me kallëzuese Gjyqtaren A. K.
Në datën 20.01.2024 në orën 23:10 min, në Komisaritin e Policisë nr 3, Tiranë është paraqitur dhe ka bërë kallëzim penal gjyqtarja A. K., e cila ushtron funksionin e saj pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhoma penale.
Gjyqtarja ka pretenduar se në zyrën e saj, e cila ndodhet në katin e tretë, zyra nr 321, ka konstatuar se i ka ardhur një letër me anë të postës, me tekst, “E dashur gjyqtare A….., keni dy fëmijë, D…… dhe R…….. Mendoni për ta se mund të rroni ju e jo ata dhe kjo është e rëndë. Me respekt!”.
Ndër të tjera, kallëzuesja ka shpjeguar se në datën 20.01.2024 rreth orës 11:00, ka shkuar në zyrë pasi kishte një seancë gjyqësore, me objekt, shuarje mase sigurimi. Në momentin që ka hyrë në zyrën e saj, në tavolinën e saj të punës mbi dosje, ka gjetur një zarf dhe brenda tij ishte letra e cituar më sipër, të cilën pasi e ka lexuar, e ka futur në kasafortë. Për këtë letër nuk ka asnjë të dhënë tjetër apo dyshime, por është ndjerë e trembur, sepse janë perdorur emrat e fëmijëve të saj.
Në funksion të hetimeve paraprake për sa është kallzuar, nga ana e organit të prokurorisë janë kryer hetime intensive me qëllim sigurimin e provave të ngutshme sikurse administrimi i pamjeve filmike pranë gjykatës, marrja në pyetje e personave, marrja e modeleve të lira dhe eksperimetale, kqyrje dhe sekuestrime pranë institucioneve si dhe kryerja e ekspertimeve dhe në përfundim është arritur në konkluzionin, referuar rrethanave dhe aktit të ekspertimit grafik, se letra objekt hetimi, është shkruar nga vetë kallëzuesja shtetasja A. K.
Në këto kushte, nga ana e organit të prokurorisë është çmuar, se ka prova që krijojnë dyshim e arsyeshëm për t’i atribuuar kësaj shtetaseje veprën penale të “Kallëzimit të rreme” parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal, duke proceduar me marrjen si të pandehur për këtë vepër penale.
Gjithashtu, po në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, është administruar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, kërkesa për mbrojtje e datës 20.01.2024, dërguar nga gjyqtarja A. K, duke vënë në lëvizje këtë institucion, i cili në datën 22.01.2024, ka vendosur, ruajtjen fizike të magjistrates A. K. dhe familjes së saj, për një periudhe 3-mujore.
Në këto kushte, rezulton se kjo gjyqtare, ka paraqitur pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor të dhëna me përmbajtje të rreme, me qëllim marrjen e përfitimeve të cilat, nuk i takojnë.
Sa më sipër, nga ana e organit të prokurorisë është vendosur marrja si e pandehur e shtetases A.K., edhe për kryerjen e veprës penale “Falsifikimit të dokumeteve” të parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.
Për faktet e mësipërme, është vënë në dijeni edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor sipas ligjit.
Njëkohësisht, referuar parashikimeve të neneve 78 dhe 84 të Kodit Procedurës Penale, nga ana e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është vendosur shpallja e moskompetencës dhe kalimi i akteve pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Durrës, për ndjekje të mëtejshme.
/ZËRI