'Shqipëria është e Italisë', aktivistët në Shëngjin protestë në taracën e pallatit, shoqërohen në polici

SHËNGJIN- Dy aktivistë janë shoqëruar nga Policia këtë të mërkurë pasi protestuan në Shëngjin, gjatë kohës që Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni po vizitonte kampin ku do të priten emigrantët në Shëngjin, në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Shqipërinë. Ata mbanin në duar një banderolë ku shkruhej, “Shqipëria është e Italisë”, ndërsa në sfond vendosën një kolonë zanore të vitit 1939, ku thuhet se Shqipëria është tashmë nën pushtimin e Italisë./ZËRI

MOMENTI ME VIDEO:
VD-Deputeti i opozitës italiane 'përplaset' me Melonin: Turp! Të shkretët do mbyllen këtu
LEZHË- Një incident ka ndodhur pas konferencës së kreyministrit Edi Rama me homologen e tij, Giorgia Meloni. Deputeti i opozitës italiane Riccardo Maggi është përplasur me Melonin në dalje të kampit të Gjadrit. Ai e ka akuzuar atë për mospërgjigjie ndaj funksionimit të kampit të emigrantëve.
Maggi ka deklaruar se ai është dhunuar nga bodigardët e Melonit dhe kjo mund t'i ndodhë edhe një emigranti.
"T’ju vijë turp! Imagjino cfarë do u ndodhë atyre të shkretëve që do të mbyllen këtu. Bëtë viktimat për një orë pa iu përgjigjur asnjë pyetje se si do të funksiojë kjo qendër. Ju po bëni fushatë. Badigardët tuaj s’po më lejojnë e po më dhunojnë. Nëse kjo i ndodh një deputeti, imagjinoni se çfarë mund t’i ndodhë një emigranti,"- i tha ai kryeministres italiane.
"Europa nuk i donte. Kemi sjellë legjislacioni europian këtu"- thotë Meloni teksa hynë në makinë.
MOMENTI ME VIDEO:
/ZËRI
Çfarë përfiton Shqipëria nga marrëveshja? Rama: Nuk i kemi kërkuar asnjë euro Italisë

SHËNGJIN- Në konferencën e përbashkët me homologen Meloni, kreu i qeverisë u pyet në lidhje me përfitimet që ka Shqipëria, nga marrëveshja për emigrantët me Italinë. Rama tha se Shqipëria e ka për detyrë që të ndihmojë një vend mik si Italia. Sipas tij, përfitime mund të ketë vetëm komuniteti lokal ku do strehohen emigrantët, por edhe këto kalkulime nuk i kanë bërë.
"Unë e kam përsëritur vazhdimisht që ky proces i përfshirjes së Shqipërisë në komunitetin e vendeve demokratike, i anëtarësimit të saj në NATO apo anëtarësimit të saj në BE si dhe fakti që Shqipëria më në fund pas qindra vjetësh nën perandori dhe regjime të imponuara ka zgjedhur të jetë pjesë e këtij komuniteti dhe për këtë ka aleat strategjik BE dhe SHBA, ashtu sic ka të gjitha të mirat ka edhe pjesën që është sfiduese. Pra raportet në këtë komunitet nuk janë menu që kur ti do të jesh i ndihmuar, kur ti do të kesh mundësi për të investuar në një rruga të daljes përfundimtarë nga tuneli dhe ngjitjes në majë ku shqiptarët aspirojnë dhe nga ana tjetër posi këto i ke marrë, kur vjen puna tek sfidat dhe ato momente që nuk janë momente lumturie, të thuash jo.
Ne mund të thoshim jo sic thanë të tjerët kur ata në Kabul u lanë në mëshirën e fatit, por duke qenë një vend që jemi në NATO, ama jemi të vetëdijshëm që nuk jemi një fuqi ushtarake për të përcaktuar fatet e luftërave ku futet NATO, na takon ne, mos harroni që jemi i vetmi vend që kemi pasur më shumë hebrenj sepse ne jemi lindur në një vend që në ADN e vet e ka të shkruar që Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut. Nuk ishte një xhest i kalkuluar.
Ne nuk kemi kërkuar asnjë euro, se po të kishim kërkuar nuk do ishim ne. Çfarë do fitojë ekonomia lokale këtu nga kjo marrëveshje, ne nuk e kemi bërë këta kalkulim. Është e tmerrshme të shohësh sesi kjo marrëveshje është komentuar deri tek dhënia e tenderave të qendrës malavitës shqiptare. Gjithçka administrohet nga pala italiane", u shpreh Rama.
/ZËRI
“Në 1 Gusht kampi do të jetë gati”, Meloni: Kursejmë 136 milionë euro me sjelljen e emigrantëve në Shqipëri

SHËNGJIN- Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, shefja e qeverisë italiane, Giorgia Meloni, tha se qendra e pritjes dhe kampi i refugjatëve në Shëngjin dhe Gjadër, do të jenë gati të hapen në datën 1 Gusht. Meloni tha se Italia do të kursejë 136 mijë euro, me ndërtimin e këtyre kampeve në Shqipëri. Meloni ka deklaruar se kostoja që paguan Italia për të gjitha procedurat dhe akomodimin e këtyre emigrantëve është 334 milionë Euro.
Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni: Do të ketë edhe një zonë ku do të mbahen emigrantë, ‘të burgosur’, nëse do të kryhen vepra penale. Siguria do të garantohet nga autoritet italiane. Do të jetë e hapur që nga 1 gusht 2024. Ka pasur komente edhe për kohën e ngritjes së strukturës. Na kanë akuzuar që po ngrinim një qendër si Guantanamo, pastaj na kritikuan për vonesa. Jam e bindur që gjërat do të funksionojmë.
Është hapur një fazë e re për menaxhimin e fluksit emigrator. Mund të shërbejë edhe për vende të tjera. Duam të lëmë gjithçka pas krahëve dhe t’u themi që do e realizojmë me sukses. Vonesa prej 2 muajsh është prej terrenit disi të vështirë në Gjadër, por këto qendra do të shërbejnë për problemin që vijon që prej ’91. Nga vendet të quajtura të sigurta, kanë mbërritur në Itali 11 mijë persona. Gjysma prej tyre janë subjekte vulnerabël.
Një garë për sa i përket shpenzimeve të transportit, që arrin 13.5 milionë euro, edhe për sa i përket situatës në Detin e Kuq apo Mesdhe do të shohim mundësinë e trajtimit të këtyre emigrantëve. Jemi të bindur se këto shpenzime nuk duhet të konsiderohen si shpenzime shtesë, sepse edhe në Itali do të kishte kosto.
334 milionë Euro në vit që përbëjnë 7.5% të trajtimit të emigrantëve në territor kombëtar, këto burime nuk duhet të konsiderohen si burime shtesë. Emigrantët që do të vijnë në Shqipëri, ne mendojmë se elementi kryesor i kësaj marrëveshje është se mund të jetë një mjet i fuqishëm për të penguar emigrantët të mbërrijnë në brigjet e Europës dhe për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore, reduktim të kostove apo shpenzimeve. Kemi arritur edhe një ulje të emigranëtve që kanë mbërritur në brigjet tona. Ne po bëjmë një investim. Me kapacitetin e këtyre qendrave, duke pasur parasysh faktin, atëherë ne në Itali do të kursejmë 136 milionë Euro. Ne jemi mjaft të kënaqshëm në përfundim të punimeve.
Nëpërmjet kësaj marrëveshje jo vetëm që fuqizohet më tepër marrëdhënia jonë, por shkëmbimi tregtar me Shqipërinë rritet. Shqipëria është vend mike e Italisë dhe BE-së sepse Shqipëria sillet sikur të ishte pjesë anëtare me të drejta të plota të BE dhe i përmbahet të gjitha parimeve. Italia do të jetë dhe është një mbështetëse e fuqishme e anëtarësimit jo vetëm të Shiqpëri, por edhe të Ballkanit Perëndimor në BE.
/ZËRI
Meloni flet për sulmet ndaj Ramës në mediat italiane: Nuk je ti shënjestra, jemi pranë qeverisë tuaj

LEZHË- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka shprehur solidaritetin me kryeministrin Edi Rama, pas shkrimeve të ndyshme në mediat italiane, për marrëveshjen për emigrantët. Meloni tha se populli italian e njeh dhe e vlerëson ndihmën e Shqipërisë, dhe se sulmet e disa mediave, nuk kanë shënjestër Ramën, por vetë atë.
“Ne jemi afër qeverisë shqiptare pas sulmeve që janë bërë në drejtim të tyre, është ndjekur një fushatë denigruese në drejtim të tyre. Nuk është hera e parë që ne kemi bashkëpunim mes dy vendeve. Shqipëria ka pasur gjithnjë dëshirë për të qenë pjesë e BE. Sor kryeministri Edi Rama quhet një kriminel, për një marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve, do të doja që ti thosha kryeministrit Edi Rama, që nuk është ai shënjestra, sepse italianët e kuptojnë, përpjekjen për të na dhënë një ndihmesë.
Verën e kaluar, kur ne diskutuam për marrëveshjen, ne morëm parasysh një sërë kriteresh për shqetësimin që kemi me emigrantët. Kjo marrëveshje bazohet në 3 objektiva, lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm. Shqipëria ka vënë në dispozicion disa territore, ku Italia po punon për ngritjen e këtyre qendrave”, u shpreh Meloni.
Meloni dha detaje në lidhje me emigrantët që do të vijnë në Shqipëri, dhe për kohën kur qendrat do të jenë funksionale.
“Emigrantët që janë shpëtuar do të dërgohen në këto qëndra pritëse. Sigurisht që në Shqipëri nuk do të vijnë gratë shtatzëna, personat në moshë të caktuar, do të jetë një strukturë ku do të kryhen të gjitha procedurat e kalimit të kufirit, do të kemi përshpejtim të procedurave kur janë nga vendet e sigurta.
Do të jenë operative nga 1 gushti 2024. Do ta realizojmë me sukses. Dy muajt e vonesës janë shkaktuar për shkak të terrenit disi të vështirë në Gjadër, dhe me të papriturat me të cilat ne jemi përballur”, tha më tej kryeministrja italiane, ndërsa falenderoi të gjithë ata që kanë punuar në terrren.
/ZËRI
Investigimi i 'RAI 3'/ Rama: Jam i trazuar në shpirt, duam të forcojmë aleancën me Italinë

TIRANË- Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ka folur për ndjesitë e tij pas investigimit të emisionit "Report" të publikuar pak ditë më parë, ku Shqipëria referohej si një narkoshtet. Në fjalën e tij gjatë një konference me homologen italiane, Giorgia Meloni, Rama u shpreh se ishte ndjerë i trazuar me atë që e cilësoi si "spektakël gjysmë të vërtetash". Megjithatë, shtoi se në këtë aspekt dhe shumë të tjerë, mes Shqipërisë dhe Italisë ka shumë ngjashmëri, duke mos i kursyer edhe batutat.
"Shpesoj që të kuptohet trazimi që kam në shpirtin tim, për shkak se kam jetuar si kryeministër këtë spektakël gjysmash të vërtetash. Nga ana tjetër dua të falenderoj Giorgia-n, me të cilën jemi të lidhur në mënyrë të pashlyeshme për të gjithë afeksionin dhe vullnetin e mirë që ka treguar për Shqipërinë në BE. Të jemi të dobishëm, është një gjë që e shohim si bekim, për ne nuk ka të bëjë ngjyra e forcave politike, por me të gjithë kemi pasur një marrëdhënie vllazërie, të gjithë kanë brëë më të mirën për të na ndihmuar. Kjo duhet kuptuar mirë edhe nga shokët e mi të të majtës italiane. Duhet të kuptojnë që tesera e anëtarësimit në një parti nuk kanë të bëjnë. Për ne qeveria italiane është dhe do të jetë një aleancë që ne do e fuqizojmë hap pas hapi. Nëse gabon qeveria italiane, ne marrim pjesë në atë gabim pa asnjë ngurrim. Po të mos e kthejmë në një çështje politike. Jemi shumë të ngjashëm, një ngjashmëri, e cila të bën të mendosh pse nuk i bashkojmë të dyja vendet në një dhe të bashkojmë partitë politike dhe gazetarët?,"-tha në fjalën e tij, Rama./ZËRI
Rama flet italisht në Shëngjin: Nuk ka vend të flasim për mafie shqiptare, është hedhur lum balte ndaj nesh

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, e ka nisur fjalën e tij, në konferencën e përbashkët me Giorgia Melonin, duke iu përgjigjur akuzave që janë bërë në mediat italiane për Shqpërinë.
“Buongiorno, flasim italisht sepse këtu jemi në territor italian. Mirësevini të gjithë. Më lejoni të shpreh kënaqësinë t’ju shoh këtu shëndosh e mirë, në këtë zonë që sipas një gazete italiane, është zemra dhe thelbi i kriminalitetit shqiptar, është vendi ku veprojnë klanet të cilat lidhen me trafikun e qenieve njerëzore. E kemi marrë seriozisht ketë zbulim shqetësues, meqënëse gazeta e të nesërmes thoshte që edhe Prokuroria po merret me zbulimin e këtyre planeve.
Sigurisht që në Shqipëri ka grupe kriminale, por nuk ka premisa për të folur për mafie shqiptare. Është rasti për të shprehur trishtim për gjysmë të vërtetat, që janë thënë në mediat italiane, për të sulmuar marrëveshjen mes dy vendeve. Duhet të turpërohen të gjithë ata, që e kanë shndërruar të drejtën për të kundërshtuar këtë marrëëveshje, në hedhje balte nga pushteti i katërt.
Ka qenë një lumë balte që është hedhur ndaj shqipërisë dhe shqiptarëve, kjo qeveri nuk ka pasur një ditë të vetme pushim për të luftuar me krimin. Më duhet tiu tregoj që disa metra më tej, jeton me shpenzimet tona një komunitet afganësh, njerëz që i janë larguar vdekjes, dhe që janë mirëpritur nga Shqipëria, mijëra njerëz që nga vende të NATO-s nuk janë pranuar”, u shpreh mes të tjerave Rama.
/ZËRI
Ruhet nga policë italianë, pamje nga qendra e pritjes së emigrantëve në Shëngjin

LEZHË- Kanë dalë pamjet nga brenda qendrës së pritjes së emigrantëve në portin e Shëngjinit në Lezhë. Në pamje shihen karabinierët italianë dhe godinat e përfunduara të qendrës së pritjes së emigrantëve. Ndërtesat duken të pajisura me kondicionerë dhe kamera të sigurisë.
Qendra e pritjes do të shërbejë për identifikimin dhe regjistrimin e emigrantëve, ndërsa qendra pritëse në Gjadër do të jetë në juridiksionin e autoriteteve italiane dhe aty emigrantët do të kalojnë filtrin e parë.
Një emigrant do të qëndrojë në vendin tonë për të paktën 28 ditë, ku do të kryhet identifikimi i tyre.
Meloni mbërrin në Shqipëri, pritet në Rinas nga Balluku, shkon me helikopter në Gjadër

TIRANË- Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni ka mbërritur pak minuta me pare në aeroportin e Rinasit, ku është pritur në aeroport nga zv.kyeministrja, Belinda Balluku. Më pas Meloni ka hipur në një helikopter, për të mbërritur në kampin e Gjadrit, ku u takua me kryeministrin Edi Rama, dhe përfaqësues të policisë italiane, që kanë marrë në dorëzim më herët sigurinë e këtij aktiviteti.
Gjatë vizitës në Shqipëri Meloni shoqërohet nga Ministri i Brendshëm i cili është përgjegjës për menaxhimin e flukseve emigratore.
Me qëllim mbarëvajtjen e vizitës zyrtare të Melonit në Shqipëri, Policia dhe Garda kanë hartuar një plan masash. Në disa akse të vendit do të ketë kufizim të qarkullimit të mjeteve.
Italia ra dakord me Shqipërinë ku nënshkroi edhe një marrëveshje për të ngritur një qendër në Gjadër dhe një tjetër në qytetin bregdetar të Shëngjinit për të pritur emigrantët që do të shpëtohen në det nga anijet italiane dhe do të sillen në Shqipëri deri në përpunimin e kërkesave të tyre për azil./ZËRI
Giorgia Meloni vjen sot në Shqipëri, bashkë me Ramën vizitojnë Gjadrin, më pas konferenca për shtyp

TIRANË- Në mesin e zhurmës së krijuar pas marrëveshjes për emigrantët mes dy vendeve tonë, kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të vizitojë sot Shqipërinë, ku do të pritet nga homologu i saj Edi Rama. Vizita e Melonit vjen pas disa emisioneve në mediat italiane, ku vetë ajo akuzohet për shpërdorimin e fondeve, në ngritjen e kampeve të emigrantëve në Shqipëri, dhe vetëm disa ditë para zgjedhjeve europiane të së dielës.
Ndryshe nga tradita që krerët e shteteve priten në kryeqytet nga krerët e shtetit shqiptar, kësaj radhe kryeministrja italiane do të shkojë në Lezhë, e konkretisht në Gjadër, aty ku është ngritur kampi për emigrantët sipas marrëveshjes së nënshkruar mes saj dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Rama do të shoqërojë Melonin gjatë gjithë vizitës së saj në Gjadër. Dy kryeministrat do të shikojnë nga afër kampin e refugjatëve që mbulon protokolli i bashkëpunimit Itali-Shqipëri për çështjet e migracionit në orën 11:15.
Më pas, në orën 12:00 Rama dhe Meloni do të zhvillojnë një konferencë për shtyp, ndërsa nuk parashikohen të tjera takime të kryeministres italiane në Shqipëri. Punimet në Gjadër dhe në Shëngjin janë ende në proces e sipër, dhe kampi pritet që të jetë gati për të pritur emigrantët e parë jo më shpejt sesa muaji Nëntor.
Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ku do të ngrihet qendra e parë që do të shërbejë për identifikimin dhe regjistrimin e refugjatëve, ndërsa Gjadri do të jetë kampi për vendqëndrimin e tyre në pritje të përgjigjeve për kërkesat e azilit. Qendra pritëse do të ketë një kapacitet 3 mijë vende, ndërsa në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do t’i largojnë me shpenzimet e tyre emigrantët nga territori shqiptar./ZËRI