Kush ishte shënjestra e atentatit në Kamëz? Dy të rinjtë e shpallur në kërkim pjesë e trafikut të drogës

TIRANË-Detaje të reja janë zbadhur nga atentati në Kamëz, ku u qëllua me armë zjarri nga një automjet në drejtim të një automjeti tjetër. Burime bëjnë me dije se njëri nga të shpallurit në kërkim për ngjarjen, Enedjon Kaçi, dyshohet se ishte shënjestër e atentatit, ndërsa dy të kërkuarit e tjerë, Fabion Kurti e Dejvi Mullai, janë autorët që qëlluan me armë.
Kurti dhe Mullai lëviznin me një makinë tip 'BMW', ndërsa shënjestra dhe persona të tjerë që ende nuk janë identifikuar, lëviznin me 'Land Rover'. Dejvi Mullai dhe Fabion Kurti rezultojnë të skeduar dhe të shoqëruar më parë për shpërndarje të lëndëve narkotike. Paraprakisht dyshohet se konflikti mes të rinjve ka ndodhur për shpërndarjen e lëndëve narkotike./ZËRI
Atentati në Kamëz! Shpallen në kërkim 3 autorët, sekuestrohen dy automjete (EMRAT)

TIRANË-Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 22 shkurtit në Kamëz, ku nga një makinë u qëllua me armë zjarri ne drejtim të një automjeti tjetër. Raportohet se janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 autorët që qëlluam me armë.
Autorët e dyshuar Dejvi Mullai, 24 vjeç, Fabion Kurti, 24 vjeç dhe Enedjo Kaci, 30 vjeç, të tre banues në Kamëz, kanë përdorur dy automjete të cilat pas ngjarjes i kanë braktisur dhe janë larguar me një makinë të tretë. Policia njofton se mjetet e përdorura në atentat janë sekuestruar dhe po punohet për lokalizmin e automjeti tjetër që janë larguar autorët.
Paraprakisht dyshohet se konflikti mes të rinjve ka ndodhur për shpërndarjen e lëndëve narkotike. Në vendin e ngjarjes policia gjeti vetëm një gëzhojë, e cila është dërguar në laborator për ekspertizë, për të kuptuar mbi llojin e armës së përdorur.
Njoftimi i policisë:
Policia identifikon dhe shpall në kërkim personat që qëlluan me armë nga një automjet drejt një automjeti tjetër, mbrëmjen e djeshme, në Kamëz.
Sekuestrohen dy automjeteve që dyshohet se janë përdorur nga tre shtetas të dyshuar si autorë si dhe punohet për lokalizmin e automjeti tjetër që janë larguar autorët pasi kanë braktisur automjetet që përdorën për të qëlluar me armë drejt një automjeti tjetër.
Vijon intensivisht kontrollet për kapjen e personave të shpallur në kërkim të dyshuar si autorë të ngjarjes.
Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një automjet në lëvizje nga brenda të cilit është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër, ju informojmë se:
Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe një pune të pandërprerë është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim i autorëve të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasit D. M., 24 vjeç, F. K., 24 vjeç dhe E. K., 30 vjeç, të tre banues në Kamëz.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të zonës janë gjetur dy automjete të braktisura, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për tu larguar nga vendi i ngjarjes.
Po nga veprimet e para hetimore rezulton se 3 autorët e dyshuar të ngjarjes dyshohet se janë larguar me një automjet tjetër i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për gjetjen e automjetit, lokalizmin dhe kapjen e tre shtetasve të shpallur në kërkim.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Çfarë ndodhi një natë më parë në Kamëz? Qëllohet me armë zjarri drejt një makine në ecje

TIRANË-Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e 22 shkurtit në Kamëz. Mësohet se nje makinë ka qëlluar me armë zjarri ne drejtim të një makine tjetër. Mësohet se dy persona, identiteti i të cilëve ende nuk dihet janë konfliktuar në zonën e Kamzës. Pas sherrit njëri prej tyre është larguar dhe tjetri e ka ndjekur nga pas duke e qëlluar me armë.
Fatmirësisht nuk ka patur asnjë të lënduar. Uniformat blu kanë marrë disa kamera sigurie dhe po verifikohen për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.02.2025, rreth orës 22:30, në rrugën “New York”, tek Rrethi i Bathores, dyshohet se nga një automjet është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër. Nuk ka të lënduar në njerëz.
Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe vijojnë kontrollet për gjetjen e automjetit dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ZËRI