Koncensioni për Sterilizimin/ Vokshi: Mazhoranca po tenton të pengojë hetimet!

TIRANË- Komisioni hetimor lidhur me shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi u zhvillua mes debateve. Në mbledhjen e dytë të komisionit për shëndetësinë ka patur përplasje mes Plarent Ndrecës dhe Albana Vokshit. Kjo e fundit kryetare e komisionit hetimor të Shëndetësisë, në një deklaratë për mediat u shpreh se mazhoranca po tenton të pengojë hetimet. Sipas saj mazhoranca duket se është në panik teksa tentuan të “uzurpojnë” drejtimin e komisionit.
Ajo shtoi se nënkryetari Plarent Ndreca po zbaton “urdhrat” e marra për të penguar punimet e komisionit dhe nuk zbaton as rregullat elementare të legjislacionit, duke pasur parasysh momentin që ky i fundit mori përsipër të hidhte për votim një çështje, që nuk është në kompetencën e tij.
"Ashtu siç edhe pritej mazhoranca tentoi të bllokonte punimet e komisionit. Ne çdo herë që mblidhemi po mundohemi të evidentojmë që ligji për komisionet e kanë bërë qëllimshëm për të penguar hetimet parlamentare. Duke u kapur pas neneve që bien ndesh me Kushtetutën tentojnë të pengojnë hetimin për 200 mln euro. Refuzuan miratimin e kërkesave për informacion”,-tha Vokshi.
Gjatë mbledhjes Vokshi dhe Ndreca janë përplasur për rolin e sekretarit të komisionit dhe për një mosmarrvehsje lidhur me shtyrjen e orarit të komisionit. Socialistët kërkuan sot që kryetarja e komisionit Albana Vokshi të informojë sekretarin. Por kjo nuk është pranuar nga Vokshi, e cila e ka konsideruar si përpjekje për të monopolizuar drejtimin e komisionit. Për këtë Plarent Ndreca tha se Vokshi se po thyen Kodin e Etikës.
/ZËRI
Dy deputetë në konflikt interesi? Socialistët me shumicë vote refuzojnë të firmosin deklaratën

TIRANË- Deputetët socialistë në Komisionin Hetimor për koncensionet në shëndetësi, kanë refuzuar që të firmosin deklaratën për konfliktin e interesit. Me shumicë votash, socialistët vendosën që kjo çështje të mos futej në rendin e ditës së komisionit, me argumentin se konflikti i interesit shqyrtohet nga organe të tjera dhe jo nga Kuvendi.
Pasi deputetja Vokshi shpërndau formularët, Ndreca u çua për t’u larguar nga mbledhja, por u kthye sërish, ndërsa socialistët e tjerë nuk lëvizën nga vendi. Ndreca në një moment u tha socialistëve “ngrini dorën ne votojmë kundër”. Kjo deklaratë ngjalli debati, pasi opozita pretendon se Ndreca po shkel ligjin dhe se nuk ka te drejtë të kalojë çështje në votim.
Megjithatë Vokshi u detyrua që kjo çështje të kalonte në votim, dhe në përfundim nuk u fut në rendin e ditës.
Vokshi tha se socialistët kanë frikë të firmosin deklaratën, sipas saj se Ndreca është në konflikt të interesi, pasi ka qenë avokat i një prej të akuzuarve për koncesionin e sterilizimit, ku bëhet fjalë për Arben Gjatën.
Ndërkohë, deputetja e PD-së, Ina Zhupa deklaroi se edhe anëtarja tjetër e komisionit nga ana e mazhorancës, Milva Ekonomi është në konflikt interesi, pasi ka qenë zv.ministre e Shëndetësisë në kohën kur janë dhënë koncesionet. Duke iu referuar lajmeve, Zhupa tha se Ekonomi ka firmosur pasi ka qenë kryetare e komisionit të vlerësimit të ofertave dhe për këtë ka dëshmuar edhe në SPAK./ZËRI
‘Doje të ikje me vrap’, përplasje në Komisionin hetimor për shëndetësinë, PS refuzon të firmosë për konfliktin e interesit

TIRANË- Prej më shumë se 1 orë e gjysmë, Komisioni Hetimor për koncensionet në shëndetësi, është duke u shoqëruar me debate të forta, pa marrë asnjëlloj vendimmarrje. Shkak për këtë është bërë nënshkrimi i deklaratës së konfliktit të interesit, e cila është refuzuar nga deputetët e Partisë Socialiste.
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa thotë se Plarent Ndreca ka frikë të firmosë deklaratën që s’ka konflikt interesi.
Gjatë përplasjeve në mbledhje, Zhupa tha se Ndreca ka frikë aq sa u çua të ikë nga mbledhja, mirëpo që është kthyer pas një mesazhi që ka marrë në celularin e tij.
“E kuptoj që Ndreca është në hall të madh, e bëri të ikë në vrap nga komisioni, por nuk e di kush e ktheu nga celulari. Ndreca duhet ta dijë që nuk mund të hedhë asgjë në votim se është nënkryetar, e dyta nuk hidhet në votim ligji. Ju dhe ne e kemi detyrim të firmosim formularin për konflikt interesi. Ju nuk e pranuat që jeni në konflikt interesi, firmose dhe do shkojë në ILDKPI, dhe ta vërtetojë nëse je apo jo. Prandaj ke frikë.
Po ashtu Milva Ekonomi ka qenë zv.ministre kur janë miratuar këtë koncesione. Zonja është thirrur në prokurori se thuhet se Ekonomi dhe Rrepaj kanë firmosur, ka qenë kryetare e komisionit të vlerësimit të ofertave. Unë nuk e di nëse lajmet janë të vërteta, por janë publike se keni firmosur në mungesë të zotit Beqaj. Ekonomi dhe ju të merrni përgjegjësi, firmosni sipas ligjit formularin e deklarimit. Se kuptoj irritimin tuaj, nuk e di pse u bërë kaq emocional, është detyrim ligjor ta bëjmë”, tha Zhupa.
/ZËRI
“Harrojeni super-sekretarin”, nis me debate komisioni hetimor në shëndetësi, PS: Të mos bëhemi qesharakë

TIRANË- Ka nisur me debate mbledhja e sotme e Komisionit për koncensionet në shëndetësi, mes kryetares Albana Vokshit, dhe nënkryetarit Plarent Ndreca. Përplasjet kanë nisur qoftë për orarin e mbledhjes së sotme, qoftë për rolin që ka sekretari i komisionit.
Po ashtu në mbledhjen e sotme do të caktohen ekspertët që do ndihmojnë hetimin parlamentar dhe institucionet që do t’i drejtohen për informacion.
DEBATET:
Albana Vokshi: Paralelisht me këtë mbledhje janë duke u zhvilluar dy mbledhje shumë të rëndësishme, për anëtarësimin në NATO, ku në 1 Prill u bë realitet një prej ëndrrave të popullit shqiptar, si dhe kishim kërkesë nga deputetët e Shkodrës, për të nderuar heronjtë e fjalës së lirë, që u vranë në datën 2 Prill. Gjetëm mosdakordësinë nga mazhoranca për të shtyrë mbledhjen e këtij komisioni, unë kërkoj që të mbajmë 1 minutë heshtje në nderim të 4 heronjve të demokracisë.
Sekretari i komisionit hetimior të koncensioneve në shëndetësi: Mos të bëhemi qesharakë, që sot e nisët mbledhjen me vonesa, për shkak se kishin harruar axhendën që kishit. Më vjen keq kryetare që bazoheni në thashetheme korridoresh, që i thoni sekretarit të Komisionit që të mos zbatojë ligjin. Takimi informal që është bërë me sekretarinë e komisionit, ka qenë kërkesa për zbatimin e ligjit. Unë ju sugjeroj që ta ktheni këtë komision në shinat e ligjit, vetë e caktuat orën 10 për mbledhjen e këtij komisioni, tregohuni korrekte.
Ndreca: Tendenca e komisionit duhet të jetë zbatimi i ligjit. Më vjen keq që kryetarja vijon me konferencat për shtyp që nuk i shërbejnë punës. Më vjen keq dhe nuk po krijojmë dot komunikim me njëri-tjetrin.
Vokshi: Unë të informoj sekretarin? Mendoni se do monopolizoni drejtimin e komisionit me sekretarin? E mbani veten për jurist. Ndryshe hajd e ikim të gjithë se të gjitha punët i bëka sekretari. Ligji do zbatohet pikë më pikë. Sekretari është për çështje administrative. Harroni shantazhet ndaj stafit, stafi është në mbështetje të deputetëve, sekretari të zbardhë vendimet. Nuk është supersekretarë, të kryejë detyrat e sekretarit. Vendimet i merr ky komision.
Ndreca: Po thyeni etikën! Ku e ke marrë të drejtën për të ndërhyrë. Për të qenë eficentë, a mund të kalojmë te rendi i ditës, se këto deklaratat si shërbejnë askujt.
Vasili: Në seancë plenare ne nuk kemi votuar sekretarin, nëse duan që të bëjnë komisionin e sekretarit, ta bëjnë vetë. Vendimmarrja është këtu, nuk do e miratojë sekretari gjetjet dhe raportin.
Vokshi: Formulari i deklarimit për konfliktin e interesit, ftoj deputetët anëtarë të firmosin këtë deklaratë, që mund të kenë qenë pjesë e proceseve të ndryshme, s’mundet të jenë këtu – hetimi parlamentar të bëhet pa pasur askënd këtu që publiku të mund të aludojë që do të pengojë hetimet e këtij komisioni. Mjekët më kanë thënë që njëra anëtare e komisionit s’mund të hetojë veten se ka qenë pjesë
Ndreca: Po shkelni detyrën, ka rend dite. Ngrini duart se jemi kundër kësaj pike.
Vokshi: Po ju jeni nënkryetar, nuk mund ta hidhni ju në votim.
Ndreca: Zbatoni ligjin, po shkelni detyrën. Ka një rend dite, ju nuk mund të bëni asnjë veprim jashtë rendit të ditës. Nuk kemi ardhur te dëgjojmë fjalimet e PD
/ZËRI