EMRAT-VOTAT/ Kush janë anëtarët e rinj të kryesisë së PS-së, më i votuari Braçe. Kush iku?

TIRANË- Shtatë gra dhe shtatë burra do të jenë anëtarët e ryesisë së re të Partisë Socialiste. Kreu i qeverisë Edi Rama propozoi 14 emra, por katër prej tyre ngelën jashtë. Dy prej tyre janë ‘prurjet’më të reja, ministri Pirro Vengu dhe Vangjel Tavo. Delina Ibrahimaj, Ministre Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit si dhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka janë dy të tjerët që nuk arritën të fitonin mjaftueshëm vota nga socialistët, për të qenë pjesë e kryesisë.
LISTA me të zgjedhurit dhe numri i votave:
Albana Kociu - 283 vota
Anila Denaj - 278 vota
Etilda Gjonaj - 219 vota
Klodiana Spahiu - 279 vota
Lindita Nikolla 287 vota
Arben Pëllumbi - 294 vota
Erjon Braçe - 295 vota
Eduard Shalsi - 241 vota
Igli Hasani 228 vota
Toni Gogu - 250 vota
Të propozuarit nga Rama që ngelën jashtë:
Delina Ibrahimaj - 148 vota
Klotilda Bushka - 216 vota
Pirro Vëngu - 210 vota
Vangjel Tavo - 174 vota
Më i votuari është Erion Braçe. Gjithashtu, Belinda Balluku dhe Ogerta Manastiriliu janë automatikisht pjesë e Kryesisë së Re pasi janë drejtuese qarqesh dhe nuk i nënshtrohen votëbesimit në Asamblenë Socialiste. Të tjerë emra që janë mbetur jashtë kryesisë janëanëatarët e ‘vjetër’, të cilët nuk u propozuannga kryeministrin Rama. Bëhet fjalë për Armando Subashin, Ilir Beqajn, Ditmir Bushatin, Olta Xhaçkën, Mimi Kodhelin dhe Blerina Gjylametin.
Zgjidhet kryesia e re e Partisë Socialiste, mbeten jashtë Ibrahimaj dhe Bushka

TIRANË- Është zgjedhur dhe Kryesia e re e Partisë Socialialiste. Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshë i Partisë Socialiste bëri me dije emrat e 10 anëtarëve të Kryesisë së socialistëve. Kryesia do të përbëhet nga: Arben Pëllumbi, Erion Braçe, Eduard Shalsi, Toni Gogu dhe Igli Hasani si dhe Albana Koçiu, Anila Denaj, Etilda Gjonaj, Klodiana Spahiu e Lindita Nikolla. Nga gratë, kanë mbetur jashtë kryesisë, Klotilda Bushka dhe Delina Ibrahimaj, ndërsa nga burrat, Vangjel Tavo dhe Pirro Vëngu.
Fjala e Klosit:
Faleminderit për interesin dhe për ndjekjen e të gjithë punimeve të Asamblsesë Kombëtare të ditës së sotme. Ashtu sikurse ishte bërë me dije dhe nga ju, ky ishte një proces votimi në Asamblenë Kombëtare i cili konkludoi me të gjithë procesin e zgjedhjeve në Partinë Socialiste. Porces i cili ka filluar me zgjedhjen e delegatëve të Kongresit dhe pastaj me forumet e organizatave socialiste ku janë zgjedhur 5200 bashkëkryetarë në 5200 organizata.
Delegatët e Kongresit zgjodhën anëtarët e Asamblesë Kombëtare. Ishin 156 anëtarë të rinj të asamblesë kombëtare të cilët në masën 85% të tyre anëtarë të rinj. Pra 135 uleshin për herë të parë në këtë Asamble. Asambleja e sotme, pas propozimeve të ardhura nga Kryetari i Partisë, votoi për Sekretariatin e Partisë Socialiste dhe anëtarët e Kryesisë së Partisë Socialiste. Po ju bëj me dije se Sekretariati i Partisë Socialiste, ku konfirmohet propozimi i Kryetarit të Partisë.
Sekretar i Përgjithshëm, Blendi Klosi; Sekretar për Organizimin dhe Zgjedhjet, Damian Gjiknuri; Sekretar për Diasporën Zerina Bruçi; Sekretare për Programin, Milva Ekonomi; Sekretar për Rininë, Roi Bashaj; Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Romina Kuko dhe Sekretare e Gruas, Evis Kushi. Përsa i përket anëtarëve të Krysisë të zgjedhur në mënyrë të barabartë pesë shoqe dhe pesë shokë, emrat e tyre janë, Albana Koçiu, Anila Denaj, Etilda Gjonaj, Klodiana Spahiu, Lindita Nikolla. Përsa i përket pesë shokëve, anëtarë të Kryesisë janë: Arben Pëllumbi, Erion Braçe, Eduard Shalsi, Igli Hasani dhe Toni Gogu.
Këto janë 10 shokët dhe shoqet që do jenë pjesë e Kryesisë së Partisë Socialiste së bashku me Sekretariatin dhe drejtuesit politik të qarqeve do të përbëjnë Kryesinë e re të Partisë Socialiste e cila do të fillojë punën që nga dita e nesërme për të organizuar zgjedhjet dhe fushatën tonë zgjedhore. Natyrisht për të përgatitur dhe programin e Partisë Socialiste, vizionin Shqipëria 2030.
Nuk do të ketë një vend të sigurt në listë! Zbulohet qarku ku do të kandidojë Rama për deputet

DURRËS- Edi Rama iu dha sot një mesazh deputetëve me më shumë se një mandat në Partinë Socialiste, që nuk do të kenë një vend të sigurt në listën e deputetëve, e cila do të dominohet kryesisht nga të rinjtë. Duke marrë si shembull veten e tij, dhe më pas me radhë deputetët veteran në PS, Rama tha se ata do të jenë pjesë e listave të hapura, dhe për këtë do të duhet që të garojnë mes tyre.
Ndërkohë që sipas gazetarit Muhamet Veliu, Rama vetë ka shprehur dëshirën që të kandidojë në qarkun e Shkodrës, ‘fortesa’ e fundit që iu ra demokratëve në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar. Në krye të fushatës në Shkodër, për socialistët do të qëndrojë Benet Beci, kryebashkiaku aktual.
Rama tha në mbledhjen e sotme të Asamblesë se PS është e vetmja forcë që mund të çojë përpara zhvillimin e vendit, ndërsa ironizoi ekipin drejtues të Partisë Demokratike, që e quajti një grup humbësish. Sipas kryeministrit, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, PD nuk do të marrë më shumë se 25 mandate deputetësh./ZËRI
'21-'25/ Si do të ndryshojë ‘fytyra’ e PS-së në fushatë, s’ka vend për ‘tërmetin’ Gjiknuri! Ka vetëm një qark ku drejtuesi nuk lëviz

TIRANË- Në kërkim të mandatit të katërt qeverisës, shumë ndryshime kanë ndodhur në Partinë Socialiste, edhe për shkak se një pjesë e mirë e eksponentëve, tashmë të konsumuar nga pushteti, e gjejnë veten jashtë strukturave drejtuese, por edhe drejtimit politik të fushatës. Edi Ramës, edhe pse kërkon me çdokusht mandatin e katërt, i duhet të ruajë edhe balancat, dhe të spostojë disa emra që janë lakuar për afera korrupsioni apo abuzimi me pushtetin.
ZËRI ka bërë një krahasim të ekipit të tij të fushatës, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, dhe ato që priten vitin e ardhshëm, ku shumë emra nuk e gjejnë me veten në krye të ekipeve. Nëse i hedhim një listë ekipit drejtues të vitit 2021, shumë emra kanë ndryshuar, 2 prej të cilëve janë në burg si Safet Gjici apo Ilir Beqaj. Lindita Nikolla është një tjetër emër, që nuk do të jetë më pjesë e ekipit drejtues të fushatës, edhe pse emri i saj është propozuar nga Edi Rama për të qenë pjesë e Kryesisë.
Jashtë liste e gjen veten dhe ‘tërmeti’ Damian Gjiknuri, i cili në zgjedhjet e kaluara ka qenë drejtues politik në qarkun e Vlorës, ku arriti një rezultat mjaft domethënës për socialistët. Gjiknuri ka një vend të sigur të sigurt në Kryesinë e PS-së për shkak të postit të sekretarit për zgjedhjet, që vazhdon ta mbajë edhe për vitin e ardhshëm.
SI KANË NDRYSHUAR EMRAT NË QARQE
Kukës- Në 2021 ishte Safet Gjici, në zgjedhjet e 2025 do të jetë Pandeli Majko
Shkodër – Në 2021 ishte Ilir Beqaj, në 2025 do të jetë Benet Beci
Lezhë- Në 2021 ishte Lindita Nikolla, në 2025 Ulsi Manja
Tiranë- Në 2021 ishin Erjon Veliaj, Elisa Spiropali, Ervini Bushati, në 2025 do ekipit i shtohet Ogerta Manastirliu, Bushati i larguar
Durrës- Në 2021 ishte Edi Rama, në 2025 do të jetë Emirjana Sako
Dibër- Në 2021 ishte Olta Xhaçka, në 2025 Blendi Gonxhja
Elbasan- Në 2021 ishte Taulant Balla, në 2025 është Arbjan Mazniku
Korçë- Niko Peleshi (qëndron i palëvizur)
Fier- Në vitin 2021 ishte Gramoz Ruçi, në vitin 2025 Belinda Balluku
Vlorë- Në vitin 2021 ishte Damian Gjiknuri, në vitin 2025 Bledi Çuçi
Gjirokastër- Në vitin 2021 ishte Bledi Çuçi, në vitin 2025 Mirela Kumbaro.
/ZËRI
QARK PËR QARK- Si do të jenë përballjet mes PS dhe PD, Balluku dhe Bardhi shkelin në terrenin e ‘panjohur’ të Fierit

TIRANË- Tashmë nuk ka më dilema se kush do të jenë drejtuesit politik të PS-së dhe PD-së në 12 qarqet e vendit, ndërkohë që janë ndezur motorët për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pas zyrtarizimit të emrave nga PD pak ditë më parë, sot ishte radha e kryesocialistit Edi Rama që të prezantonte ekipin e tij, që përballë sipas tij do të kenë një grup humbësish. Përpara se të prezantonte emrat e të vetëve, kryeministri Edi Rama ironizoi me listën e PD-së, duke thënë se duke e ditur se kë ka përballë, e ka bërë që të mos e marrë shumë me qejf betejën.
Qarku më i luftuar padyshim që do të jetë kryeqyteti, që prodhon dhe numrin më të madh të deputetëve, plot 36. Për këtë Edi Rama ka marrë të gjitha masat që të punohet në çdo qelizë të strukturave, dhe ka vënë 3 drejtues politik, që do të kenë përballë humbësin e zgjedhjeve lokale nga PD në vitin e kaluar Belind Këlliçi.
Erion Veliaj, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, dhe ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, do të kenë detyrën që të maksimalizojnë rezultatin për socialistët në Tiranë. Betejë interesante do të jenë ajo e qarkut të Fierit, ku numri dy në PD Gazment Bardhi, do të përballet me numrin 2 në qeveri, Belinda Balluku. Në qarkun që konsiderohet si hambari i votave për socialistët, dhe ku rrallë ndodhin surpriza, akuzat pritet të jenë të forta, pasi edhe për Ballukun do të jetë një terren i ri, duke zëvendësuar emra me peshë në elektoratin e PS-së si Taulant Balla apo më herët Gramoz Ruçi.
Një tjetër qark interesant është ai i Elbasanit, ndër më të luftuarit historikisht, ku shpesh prodhohen rezultate të ngushta, do të jenë përballë Ervin Salianji nga PD dhe Arbjan Mazniku nga socialistët. Në Durrës, demokratët konkurojnë me veteranin Oerd Bylykbashi, ndërsa socialistët ia besojnë kryebashkiakes Emirjana Sako.
Shkodra e ngjyrosur rozë në zgjedhjet lokale të fundit, do të drejtohet për socialistët nga Benet Beci, ndërsa nga PD është deleguar Luçiano Boçi, i cili ka qenë një prej emrave më të votuar në zgjedhjet e kaluara, për
Drejtimi i fushatës në të gjithë vendin- Edi Rama përballë Flamur Nokës dhe Edi Palokës
Tiranë- Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali përballë Belind Këlliçit
Durrës- Emirjana Sako përballë Oerd Bylykbashit
Shkodër- Benet Beci përballë Luçiano Boçit
Lezhë- Ulsi Manja përballë Agron Gjekmarkajt
Kukës- Pandeli Majko përballë Flamur Hoxhës
Elbasan- Arbjan Mazniku përballë Ervin Salianjit
Fier- Belinda Balluku përballë Gazment Bardhit
Korçë- Niko Peleshi përballë Ivi Kasos
Gjirokastër- Mirela Kumbaro përballë Tritan Shehut
Berat- Ervin Demo përballë Eno Bozdos
Vlorë- Bledi Çuçi përballë Bujar Leskajt
Dibër- Blendi Gonxhe përballë Xhelal Mziut
Diaspora- Taulant Balla nuk e njeh ende kundërshtarin e tij nga PD
/ZËRI
E PLOTË- Nga Kryesia te ‘anonimët’ në Asamble, të gjitha propozimet e Ramës për kupolën drejtuese të PS-së
TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Asamblesë së PS-së, përveç drejtuesve politikë, që u propozuan dhe miratuan pas fjalës së kryeministrit Edi Rama, do të zgjidhen dhe anëtarët e kryesisë dhe sekretarët.
Për të vetmet pozicione që do të ketë garë janë anëtarët e Kryesisë, ku në total janë 14 anëtarë për 10 vende, që do të ndahen në mënyrë të barabartë mes burrave dhe grave.
Nënkryetarë të Asamblesë Rama propozoi:
Ilva Gjuzi dhe Besa Spaho
Sekretar: Onid Beleri
Votimet për Kryesinë, do zgjidhen 5
Arben Pëllumbi
Erjon Braçe
Eduard Shalsi
Pirro Vëngu
Pjerin Ndreu
Toni Gogu
Vangjel Tavo
Votimet për Kryesinë do zgjidhen 5
Albana Koçiu
Anila Denaj
Delina Ibrahimi
Etilda Gjonaj
Klodiana Spahiu
Klotilda Bushka
Lindita Nikolla
Sekretariati Ekzekutiv
Blendi Klosi – Sekretar i Përgjithshëm
Damian Gjiknuri – Sekretar i Organizimit dhe Zgjedhjeve
Evis Kushi – Sekretare e Gruas
Milva Ikonomi – Sekretare e Programit
Zerina Bruci - Sekretare për Diasporën
Romina Kuko – Sekretare e Marrëdhënieve Ndërkombëtare
Roi Bashaj - Sekretar i Rinisë
Drejtuesit politik në qarqe
Tiranë- Barrën e drejtimit do e ndajnë Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu
Durrës- Emirjana Sako
Shkodër- Benet Beci
Lezhë- Ulsi Manja
Kukës- Pandeli Majko
Elbasan- Arbjan Mazniku
Fier- Belinda Balluku
Korçë- Niko Peleshi
Gjirokastër- Mirela Kumbaro
Berat- Ervin Demo
Vlorë- Bledi Çuçi
Dibër- Blendi Gonxhe
Diaspora- Taulant Balla
/ZËRI
Balla ikën nga Fieri, në Tiranë 3 ‘koka’/ Kush janë drejtuesit politik të PS-së në 12 qarqet e vendit, ‘në lojë’ edhe kryebashkiakët

TIRANË- Në fund të fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, kryeministri Edi Rama ka zbuluar emrat e drejtuesve politikë në të gjitha qarqet e vendit. Në Tiranë, do të ketë 3 drejtues politik, përfshirë kryebashkiakun Erion Veliaj, Ogerta Manastirliun dhe Elisa Spiropalin. Belinda Balluku, njësoj si zërat e hedhura në këto ditë, do të jetë në krye të drejtimit politik të qarkut të Fierit, ndërkohë që Taulant Balla do të jetë drejtues për diasporën.
Ajo që bie në sy në zgjedhjet e Ramës për drejtuesit politik, është që 3 qarqe si Durrësi, Shkodra dhe Berati do të drejtohen nga kryetarët e Bashkive. Nga ana tjetër bie në sy futja e Arbjan Maznikut si drejtues politik në qarkun e Elbasanit, si dhe e Blendi Gonxhes në Dibër.
Drejtuesit politikë të propozuar nga Rama
Tirane- Barrën e drejtimit do e ndajnë Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu
Durrës- Emirjana Sako
Shkodër- Benet Beci
Lezhë- Ulsi Manja
Kukës- Pandeli Majko
Elbasan- Arbjan Mazniku
Fier- Belinda Balluku
Korçë- Niko Peleshi
Gjirokastër- Mirela Kumbaro
Berat- Ervin Demo
Vlorë- Bledi Çuçi
Dibër- Blendi Gonxhe
Diaspora- Taulant Balla
/ZËRI
Rama: Muajin e ardhshëm nisim aksionin për informalitetin, shtrëngojmë bizneset që fshehin pagat

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, tha se në muajt e ardhshëm qeveria do të nisë një aksion kundër informalitetit në biznese, dhe pagave që sipas tij nuk deklarohen në vlerën e tyre të plotë, duke sjellë pasoja në fondin e pensioneve. Rama tha se deri në vitin 2029, do të vazhdojë që të jetë taksa zero për biznesin e vogël, por do të ketë një kontroll më të rreptë për bizneset që bëjnë më shumë se 140 mijë euro xhiro, dhe fshehin të ardhurat reale.
PJESË NGA FJALA E RAMËS: Kemi bërë sa kemi mundur jo sa kemi dashur. Disa thonë se po të vinin ata në pushtet do ndalonin kullat dhe do rrisnin pensionet. Po të ishte kështu do kishim hapur rrugën. Pensionistët dinë ta çmojnë më mirë se kushdo tjetër punën tonë për Shqipërinë, prandaj na kanë votuar në të gjithë betejat. Këta të doktraturave të Kristalit dhe Facebook, i konsideron si turmë që shkon pas PS.
Pensionistët këtyre u japin jo ujë në bisht të lugës, por u japin lugën që kur ata të venë në shtëpi, të kuptojnë që e kanë bosh. Pensionistët e dinë më mirë se o i rrit PS ose nuk i rrisin ata që e shohin Shqipërinë për shesh e përshesh.
Muajin e ardhshëm do të fillojmë edhe informimin mbi zbatimin e një plani kombëtar për garantimin e sigurimeve shoqërore. Do të synojë përfshirjen e pensionistëve në ndarjen e të ardhurave të rritjes ekonomike, përtej bonusve dhe indeksit. Rritja e të ardhurave nga shteti për pensionistët në vitet në vijim nuk mund të jetë domethënëse nëse nuk i japim të gjithë si shtet një goditje domethënëse fenomenit të fshehje të të ardhurave dhe vjedhin çka u takon pensionistëve. Do bëjmë me kuotat atë që bëjnë me faturat. Ata që nuk paguajnë punonjësit me pagë reale, do ti trajtojmë si hajdutët e energjisë elektrike.
Ka ardhur koha që lufta ndaj këtij fenomeni të ngrihet në nivel tjetër në emër të pensionisteve. Këtu nuk flitet për të rritur taksa, do e mbajmë 0 për biznesin e vogël deri në 2029 por do shtrëngojmë bizneset që bëjnë më shumë se 140 mijë euro në vit duke fshehur të ardhurat dhe dukë mbajtur atë që duhet të shkojë në xhepin e pensionistëve. /ZËRI
Rama i pret ‘biletën’ PD-së: Nuk merr më shumë mandate se në ’97-tën, mbajeni shënim!

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të Asamblesë së PS-së, ka bërë parashikimin e tij për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku tha se Partia Demokratike do të bjerë në greminë, njësoj si në vitin e largët 1997. Rama tha se duke analizuar të dhënat në terren, ai parashikon dhe është i bindur se PD nuk do të marrë një rezultat më të lartë se 97, ku arritën të siguronin vetëm 25 deputetë në Kuvend.
Edi Rama: Ka një gjë sot që është me keq se 30 vite më parë, është Partia Demokratike. Mbajeni mend këtë fjalë që po ju them, jo vetëm nga patronazhistët, në zgjedhjet e ardhshme PD zor se do të marrë më shumë mandat se në vitin 1997. I vetmi ndryshim është se asokohe e gjithë Shqipëria ishte në humnerën ku ra ajo parti. Një destinacion që ka rënë në atë greminë, prej udhëheqjes së saj.
Më herët gjatë fjalës së tij, Rama ironizoi me ekipin drejtues të PD-së për fushatën e ardhshme, duke thënë se janë të njëjtë humbës kronikë, që i siguruar disa ‘fitore’ radhazi Lulzim Bashës. /ZËRI
‘Sa pashë emrat më iku dëshira për betejë’, Rama për drejtuesit politikë të PD-së: Humbësat kronikë, që nxorën ‘fitues’ Lulin e shkretë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar me drejtuesit politikë të qarqeve, që u zgjodhën pak ditë më parë në radhët e Partisë Demokratike. Sipas Ramës, menjëherë sapo ka parë listat me emrat drejtues në fushatën e PD-së, i ka ikur dëshira për betejë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Rama: Besoj e patë ekipin që ata nxorën para pak ditësh, dhe besoj si unë iu iku dëshira për betejë. Fund e krye humbësa kronikë, të njëjtët që e nxorën fitues shumë e shumë herë Lulin e shkretë, dhe tani do e vulosin fitoren nga penxherja. Dhe pastaj thonë që nuk fitohen zgjedhjet me diktaturën e Edi Ramës.
Pa asnjë shaka, PS ngjan shumë me Partizanin e asaj epoke në basketboll, ambicia jonë për të përmirësuar rezultatin, me ripërtëritjen e PS në janë kthyer në fitore, që do të jenë dhe më domethënëse në vazhdim. Fitorja i takon atij që bën gjithçka për ta marrë. Ne jemi përpjekur që të bëjmë gati gjithmonë PS-në që na duhet për fitoren e madhe. Më të madhe se eksperiencën ne sot kemi nevojë për forcën për të ndryshuar skuadrën që do të bëjmë gati për fitoren e mandatit të katërt.
‘Lanë ujin e trashë me të hollin’, Rama merr në mbrojtje policinë: Gënjeshtra ato që u thanë për vrasjen e Eglit, ishte anëtar i PS-së

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, që po mbahet në Durrës, i është rikthyer vrasjes së Egli Progës në Pogradec, për të cilën tha se u përdor për propagandë nga politika dhe media.
Rama tha se akuzat mbi policinë e shtetit ishin gënjeshtra, ndërsa fajësoi prokurorinë për ndryshimin e akuzës mbi autorët e vrasjes.
Rama: Ata zgjohen më herët sesa ne, dhe flenë më herët sesa ne. ata flasin më shumë sesa ne, por dinë më pak sesa ne, ata merren vetëm me ne, dhe nuk bëjnë asnjë ditë punën e tyre. Qasja e tyre me ngjarjen në Pogradec, është një shembull domethënës për të ilustruar se kush janë ata. Të gjithë manipuluan vrasjen e një djali të ri, për të nxitur urrejtjen, prodhuan një film të kronikës së zezë, komunikata e policisë u hodh në cepat e kronikave të lajmeve, që u dominuan nga spekulantët politikë dhe mediatikë.
U tha me të madhe që viktima u vra për një gjobë, gënjeshtër, Pogradeci është një nga zonat më të patrazuara nga krimi. U vu kuja që policia kishte fshehur ngjarjen, gënjeshtër, u tha se ambulanca kishte ardhur me 40 minuta vonesë, gënjeshtër. U përhap përralla se autori kishte mbrojtje politike, gënjeshtër, ai dajë në fjalë që ka qenë dikur eksponent i PS-sëm ka qenë i dënuar me PS, dhe i larguar.
Ndërsa i ndjeri po, ai ka qenë me teser anëtar i PS-së, dhe nuk ka qenë pronar i lokalit siç u tha, por punonjës i OSHEE-së. E gjitha kjo dhe me ndihmën e një prokurori që ndryshoi akuzën e vrasjes, popullit iu dha doza e helmit për të bërë politikë, me një vdekje tragjike, duke dorëzuar dhe një protestë mashtruese kundër qeverisë. Për të larë ujin e trashë me të hollin, prokuroria mori në hetim dhe një punonjës patrulle, që nuk kishte asnjë kompetencë në lidhje me ngjarjen./ZËRI
Rama zbulon kush do të jenë deputet në listën e sigurtë: Unë dhe ‘veteranët’ në garë të hapur si të gjithë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në mbledhjen e Asamblesë së PS-së me fokusin në përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Rama u shpreh se nisur nga kodi i ri zgjedhor, deputetët me më shumë se një mandat do të jenë në garë të hapur, teksa të rinjtë do të jenë pjesë e listës së mbyllur.
Edi Rama: Ju uroj mirëseardhjen atyre 100 anëtarëve të rinj të Asamblesë, që ia keni borxh kongresit. Duhet të kryeni me dinjitet detyrën tuaj, sot hapim një kapitull të ri të jetës së kësaj familje politike, ku përmbyllim proceset e brendshme zgjedhore. Ne do të nisemi drejt përballjes për mandatin e katërt qeverisës pranverën e ardhshme.
Për 6 muaj duhet të jetë gati të zbresë në fushë skuadra jonë përfaqësuese. Në mos gaboj do të jenë 187 kandidatë për deputetë, më e mira është që deputetët me më shumë se një mandat, dhe drejtuesit e qarqeve, ku jam edhe unë, të jenë në garë të hapur, ndërsa të tjerët të jenë në listën e mbyllur. Kjo do të thotë se pjesa kryesore e listës së mbyllur, do të jenë deputet me një mandat, dhe të rinj dhe të reja, që do të spikasin nga sot deri në Shkurt, në garën individuale brenda apo jashtë partisë. Shqipëria po bëhet dhe PS e 2030, duhet të jetë partia e atyre që po e bëjnë Shqipërinë. /ZËRI
VD- Rama mbërrin në Asamblenë e PS-së, me dosje në duar, i veshur sport

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambientet ku do të mbahet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e cila do të nisë për pak minuta. Rama është shfaqur në humor, teksa në dorë mban dosje, dhe shihet i veshur sportiv. Në mbledhjen e sotme do të zgjidhet Kryesia e PS-së, sekretariatet, por edhe drejtuesit politik në qarqe, që do të drejtojnë fushatën e socialistëve për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.
View this post on Instagram
Mbledhja e sotme e Asamblesë pritet me ankth nga një pjesë e mirë e deputetëve dhe figurave të spikatura në PS, të cilët do të mësojnë nëse e kanë apo jo ende besimin e Edi Ramës, për të qenë në kupolën e Kryesisë, apo drejtues politik në qarqe. /ZËRI
Fundi i Rilindjes? Çfarë pritet të ndodhë sot në Asamblenë e PS, Rama: Zgjedhim ekipin drejtues

DURRËS- Socialistët do të mbledhin Asamblenë e tyre këtë të dielë nga qyteti i Durrësit, ku pritet të zgjedhin dhe ekipin drejtues të kësaj force politike, që do ti prijë drejt zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm. Mbledhja pritet që të nisë rreth orës 11:00, ndërkohë që gjithçka është gati në sallën ku kryeministri Edi Rama nuk do t’i kursejë surprizat në përzgjedhjen e emrave.
“Mirëmëngjesi dhe me këtë pamje nga salla ku sot në Durrës do të zgjedhim ekipin drejtues të partisë socialiste, e do të nisim punën për të ndërtuar skuadrën tonë të re përfaqësuese PS 2030 për Shqipërinë 2030, ju uroj të diel të bukur”, shkruan Rama.
Asambleja e Partisë Socialiste ka 350 anëtarë, dhe në axhendën e ditës së sotme, fjala kryesore do të jetë ajo e Ramës, ndërsa më pas propozimet e tij për postet dhe drejtuesit politikë në qarqe pritet që të kalojnë për votim.
Sipas Tch, në mbledhjen e sotme të Asamblesë, nuk përjashtohet mundësia që Rama të prezantojë një platformë tërësisht të re për drejtimin e partisë, e cila nuk e fsheh konsumimin pas 12 viteve në pushtet, ndërsa synon mandatin e katërt. Kjo do të sillte dhe fundin e projektit të prezantuar disa vite më parë “Rilindje”, dhe kalimin në një strategji të re politike, të cilën Rama duket se e ka konsultuar dhe me këshilltarët e tij ndërkombëtarë.
Korridoreve të PS-së thuhet se Rama po planifikon ngritjen e një Asambleje paralele, që do t’iu përkasë të rinjve socialistë, ku dhe më pas do të përzgjidhen figura të pakonsumuara në poste të rëndësishme. Këtë frymë Rama e ka futur dhe në dy mandatet e fundit në qeveri, ku shumica e ministrave, janë përzgjedhur me profil teknik, pa kredenciale politike./ZËRI