Atentat në Shkodër, shënjestra vëllezërit Kajoshi

SHKODËR- Një tjetër atentat ka tronditur Shkodrën! Në mesditë, 4 plumba u qëlluan ndaj një Range Roveri në lagjen "Partizani" në Shkodër. Shënjestra e atentatit ishte Arlind Kajoshin, i cili ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit si një nga personat që dhunoi Vladimir Bruçin.
Por në makinë ishte i vëllai i tij i vogël, boksieri Arjon Kaloshi, i cili qarkullonte me mjetin në pronësi të babait të tij, Sokol Kajoshit. Ngjarja mendohet të ketë lidhje me sherrin për parkimin në qershor të këtij viti në Shkodër. Arlind Kajoshi së bashku me 4 persona të tjerë dhunuan Vladimir Bruçin. Djali i 62-vjeçarit, Alban Bruçi është identifikuar si autori i atentatit të ndodhur ditën e sotme./ZËRI
'Beteja'/ Postimi në Instagram 'spiunoi' Arjon Kajoshin, e zbuluan ku ndodhej pak minuta para atentatit

SHKODËR- Një video e postuar në rrjetet sociale mund të ketë "spiunuar" Arjon Kajoshin tek personat që e sulmuan me armë zjarri mesditën e sotme në Shkodër. 5 orë më parë, pra rreth orës 12.00 të mesditës, i riu kishte postuar një video në rrjetet e tij sociale ku tregonte pamje nga Mali i Taraboshit nga ku duket edhe qyteti i Shkodrës.
Pamjet që ka postuar në Instagram i ka shoqëruar me muzikën Sadikbeats-The Battle (Beteja). Mesa duket këtë video kanë parë edhe ata që e kanë qëlluar, duke zbuluar edhe vendndodhjen e tij.
VIDEOJA E PUBLIKUAR:
Pas të shënave, uniformat blu konfirmojnë se atentatori është Alban Bruçi, i cili tanimë është shpallur në kërkim. Por mendohet se shënjestra ka qenë i vëllai i kampionit 27-vjeçar të boksit, Arlind Kajoshi. Ky i fundit është i shpallur gjithashtu në kërkim si një nga 5 personat që dhunoi Vladimir Bruçin për shkak të një sherri që ndodhi për një vendparkimi./ZËRI
Atentat për hakmarrje! Alban Bruçi qëlloi drejt mjetit, 3 muaj më parë Arlind Kajoshi i dhunoi të atin

SHKODËR-Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen në Shkodër, ku u qëllua me armë zjarri drejt një automjeti të tipit “Range Rover” në pronësi të Sokol Kajoshit. Alban Bruçi është autori i dyshuar i atentatit. Mjeti drejtohej nga njëri prej djemve të tij, boksieri Arjon Kajoshi ose Arlind Kajoshi.
Atentati dyshohet të jetë kryer për hakmarrje, pasi Arlind Kajoshi është në mesin e 5 personave të shpallur në kërkim për dhunimin e 62-vjeçarit, Vladimir Bruçi, babait të Alban Bruçit.
Ngjarja u shënua mesditën e 3 qershorit 2024 në rrugën “Pogej”, në lagjen Rus, ku Vladimir Bruçi u dhunua nga pesë persona me sende të forta. Shkak për dhunimin e Bruçit u bë një sherr që ai ka pasur për autorët për një vendparkimi. 62-vjeçari asakohe u dërgua në spital me dëmtime të shumta në kokë, të shkaktuara më sende të forta. Në lidhje me ngjarjen u arrestua Edmond Sakicaj, 47 vjeç dhe u shpallën në kërkim shtetasit Izmir Sakicaj, 23 vjeç, Samet Halluni, 27 vjeç, Arlind Kajoshi, 31 vjeç, Samuel Troshani, 24 vjeç dhe Alban Bruçi 27 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.
'Mister' objektivi i atentatit në Shkodër? Njëri boksier, tjetri në kërkim, kush janë vëllezërit Kajoshi
SHKODËR-Detaje të reja janë zbardhur nga atentati në lagjen Rus në Shkodër, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të atumjetit tip 'Range Rover'. Mjeti rezulton në pronësi të Sokol Kajoshit, por objektiv i atentatit ka qenë një prej djemve të tij. Personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër teksa po lëvizte me Range Rover dyshohet se ka qenë boksieri i Vllaznisë dhe Kombëtares Arjon Kajoshi. Ai thuhet se po kthehej nga stërvitja në momentin që është i është bërë atentati.
Por djali tjetër i Sokol Kajoshit, mund të ketë qenë po ashtu shënjestër e atentatit. Arlind Kajoshi është në kërkim nga Policia. Arlindi është në mesin e 5 personave të shpallur në kërkim për dhunimin e 62-vjeçarit, Vladimir Bruçi, në fillim të muajit qershor. Ngjarja dyshohet të jetë hakmarrje për dhunën ndaj 62-vjeçarit.
Ngjarja u shënua mesditën e 3 qershorit 2024 në rrugën “Pogej”, në lagjen Rus, ku Vladimir Bruçi u dhunua nga pesë persona me sende të forta. Shkak për dhunimin e Bruçit u bë një sherr që ai ka pasur për autorët për një vendparkimi. 62-vjeçari asakohe u dërgua në spital me dëmtime të shumta në kokë, të shkaktuara më sende të forta. Në lidhje me ngjarjen u arrestua Edmond Sakicaj, 47 vjeç dhe u shpallën në kërkim shtetasit Izmir Sakicaj, 23 vjeç, Samet Halluni, 27 vjeç, Arlind Kajoshi, 31 vjeç, Samuel Troshani, 24 vjeç dhe Alban Bruçi 27 vjeç.
/ZËRI
'Kërcet arma' sërish në Shkodër! Qëllohet 4 herë drejt mjetit ‘Range Rover', kush ishte 'shënjestra'

SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e sotme në lagjen Rus, Shkodër. Nga të dhënat bëhet e ditur se është qëlluar katër herë drejt automjetit tip ‘Range Rover’ me ngjyrë të bardhë. Automjeti me targa Ab 230 EO rezulton në pronësi të Sokol Kajoshit. Personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër teksa po lëvizte me Range Rover dyshohet se ka qenë boksieri i Vllaznisë dhe Kombëtares Arjon Kajoshi, djali i Sokol Kajoshit
Menjëherë pas të shtënave, shoferi ka braktisur makinën dhe është larguar. Po ashtu janë ngritur dyshimet se shofer i mjetit mund të ketë qenë djali tjetër i Sokolit, Arlindi i cili është në kërkim. Arlind Kajoshi, djali i Sokol Kajoshit është në mesin e 5 personave të shpallur në kërkim për dhunimin e 62-vjeçarit, Vladimir Bruçi, në fillim të muajit qershor.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 12:30, në lagjen "Partizani", dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti "Land Rover" në lëvizje, në pronësi të shtetasit S.K. Nga të shtënat nuk ka përsona të lënduar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve.