LIVE UPDATES

Vrasja e Alfred Dedjas, autori vetëdorëzohet pas 24 orësh, Berisha: U vra dëshmitari kyç për çopëtimin e Jani Prengës. SPAK e përgënjeshtron

➤Pas më shumë se 24 orësh më kërkim, Policia e Shtetit ka bërë të mundur kapjen e Julian Gjoshit, 27-vjeçarit që ekzekutoi me armë zjarri Alfred Dedjan. ➤ I riu u vetëdorëzua pranë Policisë së Tiranës, ku edhe po merret në pyetje lidhur me vrasjen. ➤Ndërkohë që po sot, efektivët kanë gjetur edhe automjetin tip “Mercedes Benz” të llojit ‘ML’ me të cilin ai u largua nga vendi i krimit, është gjetur tek Shkëmbi i Kavajës. Arma e krimit nuk është gjetur brenda makinës. ➤ Hetimet vazhdojnë për të zbuluar shkakun e përplasjes që solli edhe vrasjen e Dedjas. Në total janë marrë në pyetje 20 persona, miq e familjarë të autorit dhe viktimës. ➤Ata kanë mohuar të kenë dijeni në lidhje me konflikte mes tyre. ➤Në pyetje është marrë edhe personi që ka qenë në tavolinë me Gjoshin, i cili ka shpjeguar dhe dinamikën e ngjarjes, por është shprehur se nuk ka asnjë dijeni për konfliktet mes tyre që çuan deri në vrasjen e 50-vjeçarit. ➤Dedja ka punuar si menaxher në kompleksin “Golden” që është në pronësi të Altin Hajrit, kunatit të Julian Gjoshit, vend ku u mor peng dhe u vra Jani Prenga. ➤ Por ky detaj është kundërshtuar nga SPAK. Sipas Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Dedja nuk rezultonte si punonjës i kompleksit "Golden" kur ndodhi ngjarja. ➤Në të shkuarën, Dedja ka punuar me Hajrin e Gjoshin edhe në fushën e lojërave të fatit, kryesisht të lotove. ➤Nuk dihet ende se çfarë e ka krisur këtë bashkëpunim që çoi në ekzekutimin e 50-vjeçarit. ➤Kryedemokrati Sali Berisha e ka cilësuar Dedjan si dëshmitarin kyç të vrasjes së Jani Prengës dhe sipas tij, ai është eliminuar për këtë arsye.

8 artikuj për këtë temë.
5 MUAJ ME PARE

“Më shante nëpër tavolina, unë e kam mbajt me buk atë”/ Zbardhet dëshmia e Julian Gjoshit

Vrasja e Alfred Dedjas, autori vetëdorëzohet pas 24 orësh,
Julian Gjoshi

TIRANË- Pak orë pas dorëzimit në polici, si autor i vrasjes së Alfred Dedjas një ditë më parë në Ndroq, Julian Gjoshi ka thyer heshtjen. Sipas tij, gjithçka ka nisur pasi ka marrë vesh se viktima e shante këtë të fundit.

“Ai më shante nëpër tavolina. Unë e mora vesh këtë gjë. Dhe nuk e durova dot. Unë e kam mbajtur me bukë atë. Ai nuk mund të më shajë mua. Erdha për drekë tek Kështjella, e mora në telefon dhe sa e pashë e vrava,”- ka deklaruar ai para hetuesve të DVP Tiranë.

Juljan Gjoshi, kunati i Altin Hajrit, vrau me 5 plumba shokun e tij Alfred Dedja në një restorant në Ndroq. Dedja gjeti menjëherë vdekjen si pasojë e plagëve të marra. Nga ana tjetër, babai i autorit është shprehur se i biri kishte shfaqur shenja problemesh mendore që pasi u kthye nga Spanja rreth një muaj më parë. /ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Vrasja e Alfred Dedjas, SPAK jep detaje: Viktima s’ka punuar te kompleksi i Altin Hajrit

Vrasja e Alfred Dedjas, autori vetëdorëzohet pas 24 orësh,
Alfred Dedja

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një sqarim lidhur me rolin e viktimës së djeshme, Alfred Dedja në kompleksin "Golden". Sipas SPAK, viktima nuk ka asnjë lidhje dhe nuk rezulton të ketë punuar në kompleksin e Hajrit gjatë kohës që është marrë peng dhe vrarë Jani Prenga. Po në sqarimin e SPAK theksohet se Dedja nuk ka qenë dëshimtar dhe as nuk ka  lidhje me ngjarjen e ndodhur në janar të vitit 2020.

"Emri i tij nuk rezulton të ketë qënë i përfshirë në listën e punonjësve apo dhe listëpagesat e kompleksit “Golden“, në Shijak, pronësi e Altin Hajrit, në kohën e kryerjes së krimit,"-sqaron SPAK.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar hedh poshtë deklaratat e pavërteta që e lidhin A.D, viktimën e krimit të kryer mbrëmë në Ndroq me një ngjarje që daton në vitin 2020, e cila hetohet prej saj. Mbështetur mbi hetimet e kryera nga SPAK deri në këtë fazë, në kuadër të procedimit penal nr.60 të vitit 2020, personi i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme, A.D nuk rezulton të jetë dëshmitar apo të kishte lidhje me pengmarrjen, ekzekutimin dhe fshehjen e trupit të viktimës Jan Prenga, ngjarje e ndodhur në Janar të vitit 2020. Emri i tij nuk rezulton të ketë qënë i përfshirë në listën e punonjësve apo dhe listëpagesat e kompleksit “Golden“, në Shijak, pronësi e Altin Hajrit, në kohën e kryerjes së krimit.

I pandehuri Altin Hajri, pronar i kompleksit “Golden” akuzohet si pjesëmarrës në grupin e strukturuar kriminal që ka kryer rrëmbimin e shtetasit Jan Prenga. Ai është në masë sigurimi “arrest me burg” në mungesë dhe çështja në ngarkim të tij po gjykohet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në gjykim janë Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi, të cilët kanë urdhëruar rrëmbimin e tij; Martin Bleta dhe Korado Kështenja që organizuan pengmarrjen ndërsa ekzekutimin Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, të cilët e dërguan viktimën pas rrëmbimit, në kompleksin “Golden”. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka drejtuar disa kërkesa zyrtare strukturave të policisë, si organi përgjegjes për ekzekutimin e masës së sigurisë ndaj shtetasit, Altin Hajri.

Mesditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike,Sali Berisha komentoi vrasjen e djeshme në Ndroq, ku u ekzekutua për vdekje me armë zjarri Alfred Dedja. Në fjalën e tij, në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se i ekzekutuari është dëshmitar në vrasjen e Jani Prengës. Por ky pretendimu rrëzua nga SPAK./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Vrasja e Alfred Dedjas, Policia kap autorin, Policia: U vetëdorëzua!

Vrasja e Alfred Dedjas, autori vetëdorëzohet pas 24 orësh,
Julian Gjoshi dhe Alfred Dedja

TIRANË- Pas më shumë se 24 orëve në kërkim, Policia e Shtetit ka vendosur në pranga 26-vjeçarin Julian Gjoshi, i cili akuzohet si autori i vrasjes së Alfred Dedjas. Në njoftimin e publikuar nga Policia e Shtetit, Gjoshi vendosi që të vetëdorëzohej në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.  

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Në vijim të veprimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 01.12.2024, ku rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç, ju informojmë se:

Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara të Policisë së DVP Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kontrolleve të shumta të ushtruara bazuar në inteligjencës policore, gjetjen dhe bllokimin e automjetit të dyshuar që kishte përdorur autori, si dhe bllokimit të rrugëkalimeve dhe pamundësisë për të qëndruar i fshehur, autori i dyshuari u dorëzua në Polici.

Në vijim të veprimeve Specialistët për hetimin Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ndalimin e autorit të dyshuar, shtetasit J. Gj., 26 vjeç, banues në Shijak. Për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për sigurimin dhe sekuestrimin e provave dhe kapjen e ndalimin e autorit, Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Tiranë, kanë punuar me profesionalizëm në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe strukturat e tjetra të Policisë së Shtetit.

Grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në Ndroq. 50-vjeçari Dedja ishte ulur në një lokal në zonën e Ndroqit, ku dhe banonte, në momentin që Julian Gjoshi u fut brenda. Dedja u ngrit që ta përqafonte, por Gjoshi e qëlloi me armë zjarri duke e lënë të vdekur. Dyshja njiheshin prej vitesh. Dedja e ndante jetën mes Shqipërisë dhe Italisë dhe ka punuar si menaxher në kompleksin “Golden” që është në pronësi të Altin Hajrit, kunatit të Julian Gjoshit, vend ku u mor peng dhe u vra Jani Prenga. Gjithashtu, siç është raportuar, Dedja ka punuar me Hajri e Gjoshin edhe në fushën e lojërave të fatit, kryesisht të lotove. Nuk dihet ende se çfarë e ka krisur këtë bashkëpunim që çoi në ekzekutimin e 50-vjeçarit./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Vrasja e Alfred Dedjas, gjendet makina e Julian Gjoshit, e kishte braktisur tek Shkëmbi i Kavajës

Vrasja e Alfred Dedjas, autori vetëdorëzohet pas 24 orësh,
Makina

TIRANË- Policia e Shtetit ka gjetur makinën e Julian Gjoshit, personit që vrau Alfred Dedjan një ditë më parë në Ndroq. Mjeti është gjetur në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku siç duket është braktisur nga 27-vjeçari. Arma e krimit nuk është gjetur brenda në mjet. Nga aty, dyshohet se Gjoshi është ndihmuar nga persona të tjerë për tu larguar dhe për tu fshehur në një vend që ende nuk dihet. 

Njoftimi nga Policia e Shtetit

Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, për lokalizimin dhe kapjen e autorit të vrasjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal në Ndroq, është gjetur i braktisur në fshatin Shkallnur, automjeti me të cilin dyshohet se ka lëvizur autori i dyshuar i vrasjes. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë nuk kanë konstatuar ndonjë send të kundërligjshëm. Automjeti u transportua në ambientet e Policisë dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës. Ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes dhe për zbardhjen e rrethanave të saj.

Nga ana tjetër, efektivët e policisë kanë ushtruar kontrolle në banesat e miqve dhe familjarëve të Gjoshit. 20 prej tyre janë marrë në pyetje. 

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në Ndroq. 50-vjeçari Dedja ishte ulur në një lokal në zonën e Ndroqit, ku dhe banonte, në momentin që Julian Gjoshi u fut brenda. Dedja u ngrit që ta përqafonte, por Gjoshi e qëlloi me armë zjarri duke e lënë të vdekur.

Dyshja njiheshin prej vitesh. Dedja e ndante jetën mes Shqipërisë dhe Italisë dhe ka punuar si menaxher në kompleksin “Golden” që është në pronësi të Altin Hajrit, kunatit të Julian Gjoshit, vend ku u mor peng dhe u vra Jani Prenga. Gjithashtu, siç është raportuar, Dedja ka punuar me Hajri e Gjoshin edhe në fushën e lojërave të fatit, kryesisht të lotove. Nuk dihet ende se çfarë e ka krisur këtë bashkëpunim që çoi në ekzekutimin e 50-vjeçarit.

5 MUAJ ME PARE

Vrasja në Ndroq/ Berisha: U ekzekutua dëshmitari i 'copëtimit' të Jani Prengës

Vrasja e Alfred Dedjas, autori vetëdorëzohet pas 24 orësh,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi vrasjen e djeshme në Ndroq, ku u ekzekutua për vdekje me armë zjarri Alfred Dedja. Në fjalën e tij, në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se i ekzekutuari është dëshmitar në vrasjen e Jani Prengës. Sipas kryedemokratit, vrasja e djeshme është dëshmi e funksionimi si një sipërmarrje e përbashkët e krimit dhe shtetit.

"Çështja e dytë për të cilën jam sot para jush, dje mbasdite u ekzekutua publikisht në Ndroq dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës, njeriut që dinte të gjitha. Ai, Dedja, kishte qenë menaxher i lokalit të Altin Hajrit. Imagjinoni ju një moment, njeriu që e kishte liruar nga burgu këtë Julian Gjoshin, që kishte ngritur shtetin në këmbë për ta liruar, tani e urdhëron në një akt in-ekstremis, të vrasë në publik dëshmitarin e vetëm të mundshëm të copëtimit makabër të trupit të Jan Prengës. E gjitha kjo një vepër shtetërore mafioze. Mafia me shtetin të bashkuar. E gjitha kjo për të mbyllur aferën, sepse ju e dini se për Jan Prengën u akuzuan kamerierët e Altin Hajrit, kurse Altini është i lirë, Altini tani pastron oborrin dhe u detyrua në fund të nisë kunatin e tij të kryejë vrasjen publike. Vrasja mafioze e djeshme është dëshmi e funksionimit si një sipërmarrje e përbashkët e shtetit me krimin, e mafies me shtetin. Ndryshe, Dedja duhet të ishte një dëshmitar i mbrojtur, i çmuar, por nuk pati kurrë dëshirë për të zbardhur vrasjen e Jan Prengës. Edhe këto që shihni ju, dosjet që të gjitha vijnë nga jashtë, Dumani fle mbi to. Të gjitha janë nisma të prokurorive partnere, asnjë nismë e tij. Jo, aty i ka pasur të gjitha veprimet,"-tha Berisha ndër të tjera në fjalën e tij./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Vrasja e Alfred Dedjas, merren në pyetje 20 persona, familjarët mohojnë konfliktet, dëshmitari: S’di asgjë

Vrasja e Alfred Dedjas, autori vetëdorëzohet pas 24 orësh,
Alfred Dedja

TIRANË- 20 persona, dëshmitarë ose njerëz që mund të kenë dijeni për rrethanat që mund të kenë sjellë vrasjen e Alfred Dedjas apo vendodhjen e Julian Gjoshit, janë marrë në pyetje nga Policia e Shtetit. Në pyetje është marrë edhe personi që ka qenë në tavolinë me Gjoshin, i cili ka shpjeguar dhe dinamikën e ngjarjes. Personi në fjalë, të cilit ende nuk i është zbardhur identiteti ka treguar se nuk ka asnjë dijeni për konfliktet mes tyre që çuan deri në vrasjen e 50-vjeçarit. Edhe familjarë të autorit dhe viktimës kanë mohuar të kenë dijeni në lidhje me konflikte mes tyre.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në Ndroq. 50-vjeçari Dedja ishte ulur në një lokal në zonën e Ndroqit, ku dhe banonte, në momentin që Julian Gjoshi u fut brenda. Dedja u ngrit që ta përqafonte, por Gjoshi e qëlloi me armë zjarri duke e lënë të vdekur.

Dyshja njiheshin prej vitesh. Dedja e ndante jetën mes Shqipërisë dhe Italisë dhe ka punuar si menaxher në kompleksin “Golden” që është në pronësi të Altin Hajrit, kunatit të Julian Gjoshit, vend ku u mor peng dhe u vra Jani Prenga. Gjithashtu, siç është raportuar, Dedja ka punuar me Hajri e Gjoshin edhe në fushën e lojërave të fatit, kryesisht të lotove. Nuk dihet ende se çfarë e ka krisur këtë bashkëpunim që çoi në ekzekutimin e 50-vjeçarit.

5 MUAJ ME PARE

Në kërkim të Julian Gjoshit! Policia ushtron kontrolle në Tiranë, Durrës e Shijak

Vrasja e Alfred Dedjas, autori vetëdorëzohet pas 24 orësh,
Julian Gjoshi

TIRANË- Policia e Shtetit po ushtron kontrolle në zonën e Durrësit, Tiranës dhe Shijakut me qëllim kapjen e Julian Gjoshit, 27-vjeçarit që ekzekutoi me armë zjarri Alfred Dedjan. Kontrolle janë ushtruar në banesa të miqve e familjarëve të Gjoshit, ku dhe dyshohet se aim und të jetë fshehur. Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur asnjë rezultat nga këto kontrolle dhe nuk ka asnjë gjurmë të Gjoshit apo të automjetit tip “Mercedes Benz” të llojit ‘ML’ me të cilin ai u largua.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në Ndroq. 50-vjeçari Dedja ishte ulur në një lokal në zonën e Ndroqit, ku dhe banonte, në momentin që Julian Gjoshi u fut brenda. Dedja u ngrit që ta përqafonte, por Gjoshi e qëlloi me armë zjarri duke e lënë të vdekur.

Dyshja njiheshin prej vitesh. Dedja e ndante jetën mes Shqipërisë dhe Italisë dhe ka punuar si menaxher në kompleksin “Golden” që është në pronësi të Altin Hajrit, kunatit të Julian Gjoshit, vend ku u mor peng dhe u vra Jani Prenga. Gjithashtu, siç është raportuar, Dedja ka punuar me Hajri e Gjoshin edhe në fushën e lojërave të fatit, kryesisht të lotove. Nuk dihet ende se çfarë e ka krisur këtë bashkëpunim që çoi në ekzekutimin e 50-vjeçarit.

5 MUAJ ME PARE

Detaje të reja nga ekzekutimi i Alfred Dedjas/ Viktima u ngrit në këmbë për ta përshëndetur, autori e qëlloi me armë zjarri

Vrasja e Alfred Dedjas, autori vetëdorëzohet pas 24 orësh,
Julian Gjoshi dhe Alfred Dedja

TIRANË- Detaje të reja janë mësuar nga ekzekutimi që ndodhi pasditen e djeshme në Tiranë, ku u vra me armë zjarri Alfred Dedja nga Julian Gjoshi. Mësohet se viktima ishte i ulur vetëm në tavolinë në një lokal në momentin kur autori qëllon drejt tij. Dedja sapo ka parë Gjoshin t’i afrohet tavolinës së tij, është ngritur në këmbë për ta përshëndetur dhe më pas Julian Gjoshi ka qëlluar me armë zjarri drejt tij duke e lënë të pajetë.

Gjoshi, ka qenë i pamaskuar në momentin e krimit dhe më pas është larguar në drejtim të Shijakut me një mjet “Mercedes Benz”, të tipit “ML” dhe ende nuk është kapur nga policia. Dedja, siç edhe bëhet me dije e ndante jetën mes Shqipërisë dhe Italisë. Në Shqipëri, ai kishte një shtëpi në zonën e Ndroqit, ku edhe u vra, ndërsa në Itali dyshohet se është përfshirë në trafikun e drogës.

Dedja, shumë vite më parë ka punuar në kompleksin “Golden” që është në pronësi të Altin Hajrit, kunatit të Gjoshit. Aty Dedja ka qenë menaxher, por gjithashtu është përfshirë edhe në ‘punë’ të tjera me vëllezërit Hajri, si trafikun e drogës, lojërat e fatit dhe lotot. Ajo që nuk dihet është se çfarë e ka krisur këtë bashkëpunim që solli vrasjen e 50-vjeçarit sot.

Emri i Gjoshit nuk është i panjohur për Policinë e Shtetit. Ai është një person me precedent penalë dhe emri i tij është lakuar në bisedat mes Hajrit dhe ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, në momentin që u vu në pranga në vitin 2021. Altin Hajri kontaktoi Çyrbjan dhe i kërkoi ta ndihmojë me qëllim lirimin e Gjoshit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB