Julian Gjoshi po ruante çdo lëvizje të Alfred Dedjas, dëshmitari: E pashë dy orë para krimit dhe e përshëndeta

TIRANË- Julian Gjoshi, 27-vjeçari që është shpallur në kërkim për vrasjen e Alfred Dedjas kishte ruajtur çdo lëvizje të viktimës gjatë ditës së sotme. Kanë qenë banorët e zonës së Ndroqit, ku dhe ndodhi ngjarje, që kanë rrëfyer para autoriteteve se Gjoshin e kanë parë në zonë dy orë para se të ndodhet krimi dhe madje e kanë përshëndetur.
Alfred Dedja u vra rreth orës 15:30 në Ndroq nga Julian Gjoshi. 27-vjeçari u afrua në tavolinën ku ndodhej Dedja bashkë me miqtë e tij dhe e qëlloi me dy plumba.
Pas krimit, Gjoshi është larguar në drejtim të Shijakut me një mjet “Mercedes Benz”, të tipit “ML” dhe ende nuk është kapur nga policia. Dedja, siç edhe bëhet me dije e ndante jetën mes Shqipërisë dhe Italisë. Në Shqipëri, ai kishte një shtëpi në zonën e Ndroqit, ku edhe u vra, ndërsa në Itali dyshohet se është përfshirë në trafikun e drogës.
Dedja, shumë vite më parë ka punuar në kompleksin “Golden” që është në pronësi të Altin Hajrit, kunatit të Gjoshit. Aty Dedja ka qenë menaxher, por gjithashtu është përfshirë edhe në ‘punë’ të tjera me vëllezërit Hajri, si trafikun e drogës, lojërat e fatit dhe lotot. Ajo që nuk dihet është se çfarë e ka krisur këtë bashkëpunim që solli vrasjen e 50-vjeçarit sot.
Emri i Gjoshit nuk është i panjohur për Policinë e Shtetit. Ai është një person me precedent penalë dhe emri i tij është lakuar në bisedat mes Hajrit dhe ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, në momentin që u vu në pranga në vitin 2021. Altin Hajri kontaktoi Çyrbjan dhe i kërkoi ta ndihmojë me qëllim lirimin e Gjoshit.
Policia ‘mësyn’ në familjen e Julian Gjoshit, merr në pyetje disa prej tyre

TIRANË- Autoritetet kanë nisur të shoqërojnë të afërmit të Julian Gjoshit, pasi ky i fundit është shpallur në kërkim pasi pasditen e sotme vrau me armë zjarri Alfred Dedjan. Pak orë pas krimit të ndodhur, policia ka shkuar në banesën e familjes së Gjoshit dhe të të afërmve të tij dhe ka shoqëruar disa prej tyre për t’i marrë në pyetje.
Alfred Dedja u vra rreth orës 15:30 në Ndroq nga Julian Gjoshi. 27-vjeçari u afrua në tavolinën ku ndodhej Dedja bashkë me miqtë e tij dhe e qëlloi me dy plumba.
Pas krimit, Gjoshi është larguar në drejtim të Shijakut me një mjet “Mercedes Benz”, të tipit “ML” dhe ende nuk është kapur nga policia. Dedja, siç edhe bëhet me dije e ndante jetën mes Shqipërisë dhe Italisë. Në Shqipëri, ai kishte një shtëpi në zonën e Ndroqit, ku edhe u vra, ndërsa në Itali dyshohet se është përfshirë në trafikun e drogës.
Dedja, shumë vite më parë ka punuar në kompleksin “Golden” që është në pronësi të Altin Hajrit, kunatit të Gjoshit. Aty Dedja ka qenë menaxher, por gjithashtu është përfshirë edhe në ‘punë’ të tjera me vëllezërit Hajri, si trafikun e drogës, lojërat e fatit dhe lotot. Ajo që nuk dihet është se çfarë e ka krisur këtë bashkëpunim që solli vrasjen e 50-vjeçarit sot.
Emri i Gjoshit nuk është i panjohur për Policinë e Shtetit. Ai është një person me precedent penalë dhe emri i tij është lakuar në bisedat mes Hajrit dhe ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, në momentin që u vu në pranga në vitin 2021. Altin Hajri kontaktoi Çyrbjan dhe i kërkoi ta ndihmojë me qëllim lirimin e Gjoshit.
Vrasja në Ndroq përplas Berishën me SPAK, Kreu i PD: Autori u lirua nga prokurori Ols Dado. Prokuroria e Posaçme: S’është e vërtetë

TIRANË- Vrasja e ndodhur sot në Ndroq jo vetëm që ka tronditur zonën ku u shkrepën plumbat, por ka sjellë dhe një përplasje mes kryedemokratit Sali Berisha dhe Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Në një postim në profilin e tij në Facebook, Berisha vijoi me rutinën e tij edhe pas kësaj ngjarjeje, duke publikuar të dhëna dhe denoncime që i mbërrijnë në inbox.
Këtë herë, kreu i PD-së postoi një foto të autorit bashkangjitur me një mesazh që pretendonte se personi në fjalë, Julian Gjoshi, është arrestuar, por që është lënë i lirë nga prokurori Olsi Dado, që është pjesë e strukturës së Posaçme. Denoncimi në fjalë citon mesazhe të dala nga dosja e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja. Bëhet fjalë për mesazhe të dërguara nga Altin Hajri, që është kunati i Gjoshit, kundrejt Çyrbjas, në momentin që 27-vjeçari është kapur nga Policia e Shtetit me armë zjarri. Aty përmendet dhe një person me emrin “Ols”.
Por, vetë SPAK në një reagim zyrtar, ka hedhur poshtë këtë version. Madje, u ka bërë thirrje mediave të jenë të kujdesshëm ndaj informacioneve të pasakta dhe spekulative. Sipas SPAK, informacionet që janë përmendur në këtë deklaratë janë tërësisht të pavërteta dhe nuk kanë asnjë lidhje me prokurorin e përmendur.
Postimi i Berishës:
Olsi Dado liroi vrasësin nga burgu!
Miq, autorin e vrasjes në Ndroq, e liroi nga burgu anëtari i organizatës kriminale, SKAP-i i Partisë Olsi Dado!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!
Pershendetje Dr Autori i vrasjes se sotme ne Ndroq Julian Gjishi rezulton si personazh ne aplikacionin Sky Eç ku Altin Hajri dhe Jurgis Çyrbja diskutonin per lirimin e tij pasi ishte kapur me arme … ku prokurori qe liroi Julian Gjoshin rezulton Ols Dado aktualisht Prokurori i SPAK.
Reagimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përgënjeshtron deklaratën e sotme përmes të cilës aludohet se prokurori i posaçëm, Ols Dado “ka liruar nga burgu kunatin e Altin Hajrit”. SPAK sqaron se informacionet që janë përmendur në këtë deklaratë janë tërësisht të pavërteta dhe nuk kanë asnjë lidhje me prokurorin e përmendur. SPAK i bën thirrje mediave dhe opinionit publik të jenë të kujdesshëm ndaj informacioneve të pasakta dhe spekulative. SPAK apelon për një trajtim të përgjegjshëm dhe të balancuar të informacionit nga ana e përfaqësuesve politikë dhe mediave dhe nënvizon se do të vijojë punën pa asnjë kompromis në ruajtjen e integritetit dhe besueshmërisë së publikut në ushtrimin e funksioneve të tij.
VIDEO/ U vra sot! Momenti kur trupi i Alfred Dedjas nxirret nga lokali i mbështjellë me çarçaf të bardhë

TIRANË- Trupi i Alfred Dedjas, 50-vjeçarit që u vra sot është dërguar në morg. Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin kur trupi i pajetë nxirret i mbështjellë me çarçafë të bardhë nga lokali ku u ekzekutua.
Nga ana tjetër, autori i ngjarjes është ende në kërkim. Bëhet fjalë për Julian Gjoshin, 27 vjeç. Gjoshi është edhe kunati i Altin Hajrit, i cili është në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen e Jani Prengës.
Nga bashkëpunëtorë në hasëm! Çfarë e ‘krisi’ marrëdhënien mes Gjoshit dhe Dedjas, misteri i vrasjes në Ndroq

TIRANË- Një bashkëpunim disa vjeçar, një ‘hile’ apo një ‘prishje në pazar’ ka shkaktuar sot një viktimë!
Alfred Dedja rreth 50 vjeç, ka mbetur i vrarë sot në një lokal të njohur në zonën e Ndroqit. Dedja ishte ulur me një grup miqsh të tij, në momentin që autori i ngjarjes, Julian Gjoshi, është futur brenda lokalit.
Viktima, i cili e njihte 27-vjeçarin prej vitesh, është ngritur për ta përqafuar, por Gjoshi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me dy plumba, duke e lënë të vdekur në vend. Dedja ishte gjithashtu i armatosur, por nuk ka arritur që ta përdorte pistoletën e tij.
Pas krimit, Gjoshi është larguar në drejtim të Shijakut me një mjet “Mercedes Benz”, të tipit “ML” dhe ende nuk është kapur nga policia.
Trupi i Dedjas është nxjerrë nga lokali me çarçaf të bardhë dhe pritet t’i nënshtrohet autopsisë, por kjo ngjarje ka lënë pas pikëpyetje të shumta dhe qytetarë të tmerruar nga skena e vrasjes që ata panë.
Dedja dhe Gjoshi njiheshin familjarisht me njëri-tjetrin. Dedja, siç edhe bëhet me dije e ndante jetën mes Shqipërisë dhe Italisë. Në Shqipëri, ai kishte një shtëpi në zonën e Ndroqit, ku edhe u vra, ndërsa në Itali dyshohet se është përfshirë në trafikun e drogës.
Megjithatë, nga raportimet bëhet me dije se Dedja, shumë vite më parë ka punuar në kompleksin “Golden” që është në pronësi të Altin Hajrit, kunatit të Gjoshit.
Aty Dedja ka qenë menaxher, por gjithashtu është përfshirë edhe në ‘punë’ të tjera me vëllezërit Hajri, si trafikun e drogës, lojërat e fatit dhe lotot.
Ajo që nuk dihet është e çfarë e ka krisur këtë bashkëpunim që solli vrasjen e 50-vjeçarit sot. Ky mister mbetet të zbardhet nga ana e autoriteteve. Nga ana tjetër, emri i Gjoshit nuk është i panjohur për Policinë e Shtetit.
Gjoshi është një person me precedent penalë dhe emri i tij është lakuar në bisedat mes Hajrit dhe ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, në momentin që u vu në pranga në vitin 2021.
Julian Gjoshi u vu në pranga më 19 janar të vitit 2021 teksa qarkullonte me makinë me armë zjarri në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë. Poshtë sediljes iu gjet një armë zjarri tip “Beretta” dhe 10 fishekë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në këtë moment, arrestimi i kunatit, e vuri në lëvizje Altin Hajrin, i cili edhe vetë ishte shpallur në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen e Jani Prengës në ambientet e kompleksit “Golden” në Shijak.
Hajri kontakton Çyrbjan dhe i kërkon ta ndihmojë me qëllim lirimin e kunatit.
“…kan kap kunotin tim me pistoletë… Mos bëjmë naj gjë. Është kunati me gjith atë “bolin” që rrin aty ke unë. Paktën ta maj një dali nji, shif naj “arrest shpia”. Sa lek dun veç ta qisim. Me fol direkt, se dun kap tani. Se mos bëjnë provën. Japim 10 mijë euro veç të na e prishi atë mrrokllën (Pistoletën)…,”- shkruan Hajri.
“…se arma qeka veç për gishtat…se po se marove ti s’kam kujt me i thën, me veç prish gjëlponën. Kërkoje vëlla, sa lek të dojn veç du t’ja maroj se më mytën kalamajt daja…. Jepi 20 mijë euro sa dojn ai, veç ta mbarojë…. Më 21 del në gjyq. Faleminderit dhe prej teje, të fala bëj Mikut tat Olsit…,”- vijon Hajri në një tjetër mesazh drejtuar Çyrbjas.
Publikohet FOTOJA e Julian Gjoshit, kunatit të Altin Hajrit që vrau Alfred Dedjan

TIRANË- Personi që shikoni në foto është Julian Gjoshi, 27 vjeç që është shpallur në kërkim për vrasjen e Julian Dedjas. Gjoshi është kunati i Altin Hajrit, i cili është në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen e Jani Prengës. Emri i tij ka dalë dhe në dosjen e arrestimit të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja.
Gjoshi përmendet në momentin që vihet në pranga pasi efektivët e policisë i gjejnë një armë zjarri në automjet. Për rrjedhojë, Hajri kërkon ndihmën e Jurgis Çyrbjas për lirimin e Gjoshit.

Julian Gjoshi shkoi këtë pasdite në lokalinnë Ndroq ku ndodhej Alfred Dedja me disa miqtë e tij. 50-vjeçari kur e ka parë, është ngritur dhe është afruar ta përqafonte. Por, në këto çaste, 27-vjeçari e ka qëlluar me dy plumba, pa i folur fare.
Më pas, Julian Gjoshi ka hipur në mjetin “Mercedes Benz”, tip “ML” dhe është larguar në drejtim të Shijakut. 27-vjeçari është në kërkim nga policia. Pista kryesore e hetimit është prishja e pazareve të drogës.
FOTO/ Ky është Alfred Dedja, personi që u vra sot në Ndroq

TIRANË- Personi që po shikoni në foto është Alfred Dedja, rreth 50 vjeç, i cili u vra pasditen e sotme në Ndroq. Nga dinamika e zbardhur deri më tani, Dedja ishte ulur me një grup miqsh në një nga lokalet më me emër në zonën e Ndroqit. Rreth orës 15:30, Julian Gjoshi është futur brenda lokalit dhe është afruar tek tavolina ku ndodhej ulur Dedja.
Në këtë moment, 50-vjeçari kur e ka parë, është ngritur dhe është afruar ta përqafonte. Por, në këto çaste, 27-vjeçari e ka qëlluar me dy plumba, pa i folur fare.
Më pas, Julian Gjoshi ka hipur në mjetin “Mercedes Benz”, tip “ML” dhe është larguar në drejtim të Shijakut. 27-vjeçari është në kërkim nga policia.
Pista kryesore e hetimit është prishja e pazareve të drogës. Gjoshi rezulton të jetë kunati i Altin Hajrit, që është në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen e Jani Prengës. Emri i tij ka dalë dhe në dosjen e arrestimit të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja.
Gjoshi përmendet në momentin që vihet në pranga pasi efektivët e policisë i gjejnë një armë zjarri në automjet. Për rrjedhojë, Hajri kërkon ndihmën e Jurgis Çyrbjas për lirimin e Gjoshit.
DETAJE/ Alfred Dedja ishte i armatosur kur u vra, ka punuar edhe tek kompleksi “Golden”

TIRANË- Alfred Dedja, i cili u vra pasditen e sotme në Ndroq ishte i armatosur. Autoritetet kanë konsttuar një armë zjarri në trupin e viktimës, në momentin që kanë marrë atë pas ekzekutimit. Pistoleta është në duart e ekspertëve, të cilët pritet të bëjnë dhe ekspertizën e nevojshme për të dalë në përfundimet nëse kjo armë është përdorur apo jo në ndonjë ngjarje kriminale.
Megjithatë, ajo që raportohet gjithashtu është se 50-vjeçari më parë merrej me aktivitetin e lojërave të fatit dhe vite më parë ka punuar edhe tek kompleksi Golden që është në pronësi të Altin Hajrit.
Personi që e vrau, Julian Gjoshi është pikërisht kunati i Hajrit. 27-vjeçari u fut brenda lokalit ku ndodhej Dedja me miqtë e tij dhe ka shkuar drejt tavolinës ku ndodhej 50-vjeçari. Aty ai e ka qëlluar me dy plumba dhe Dedja ka ndërruar jetë.
Më pas Gjoshi është larguar me një mjet tip “Mercedes Benz” të llojit “ML”. Policia është vënë në kërkim të tij.
Kush është “Daku” që u vra sot, jetën e ndante mes Shqipërisë dhe Italisë

TIRANË- Alfred Dedja, rreth 50 vjeç, u vra sot në Ndroq. Ai njihej me nofkën “Daku” dhe e ndante jetën mes Shqipërisë dhe Italisë. Pikërisht në vendin fqinj, dyshohet se Dedja është përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
Ndërsa shtëpinë në Shqipëri e kishte pikërisht në zonën ku u ekzekutua, në Ndroq. Këtë pasdite, Dedja ishte ulur në një nga lokalet më në zë në zonë me disa miqtë e tij, kur brenda në lokal u fut Julian Gjoshi 27 vjeç.
50-vjeçari kur e ka parë, është ngritur dhe është afruar ta përqafonte. Por, në këto çaste, 27-vjeçari e ka qëlluar me dy plumba, pa i folur fare.
Më pas, Julian Gjoshi ka hipur në mjetin “Mercedes Benz”, tip “ML” dhe është larguar në drejtim të Shijakut. 27-vjeçari është në kërkim nga policia.
Pista kryesore e hetimit është prishja e pazareve të drogës. Gjoshi rezulton të jetë kunati i Altin Hajrit, që është në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen e Jani Prengës. Emri i tij ka dalë dhe në dosjen e arrestimit të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja.
Gjoshi përmendet në momentin që vihet në pranga pasi efektivët e policisë i gjejnë një armë zjarri në automjet. Për rrjedhojë, Hajri kërkon ndihmën e Jurgis Çyrbjas për lirimin e Gjoshit.
DINAMIKA/ Dedja u ngrit ta përqafonte, Gjoshi e qëlloi me dy plumba pa i thënë asnjë fjalë

TIRANË- Është zbardhur dinamika e vrasjes në Ndroq! Alfred Dedja, rreth 50 vjeç ishte ulur me një grup miqsh në një nga lokalet më me emër në zonën e Ndroqit. Rreth orës 15:30, JulianGjoshi është futur brenda lokalit dhe është afruar tek tavolina ku ndodhej ulur Dedja.
Në këtë moment, 50-vjeçari kur e ka parë, është ngritur dhe është afruar ta përqafonte. Por, në këto çaste, 27-vjeçari e ka qëlluar me dy plumba, pa i folur fare.
Më pas, Julian Gjoshi ka hipur në mjetin “Mercedes Benz”, tip “ML” dhe është larguar në drejtim të Shijakut. 27-vjeçari është në kërkim nga policia.
Pista kryesore e hetimit është prishja e pazareve të drogës. Gjoshi rezulton të jetë kunati i Altin Hajrit, që është në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen e Jani Prengës. Emri i tij ka dalë dhe në dosjen e arrestimit të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja.
Gjoshi përmendet në momentin që vihet në pranga pasi efektivët e policisë i gjejnë një armë zjarri në automjet. Për rrjedhojë, Hajri kërkon ndihmën e Jurgis Çyrbjas për lirimin e Gjoshit.
Detaje/ Gjoshi e vrau “Dakun” me të paktën dy plumba, përdori pistoletë për kryerjen e krimit

TIRANË- Janë zbardhur të tjera detaje në lidhje me vrasjen që ka tronditur kryeqytetin pasditen e sotme. Gazetari Igli Çelmeta bën me dije se viktima jetonte në Itali dhe se njihej ndryshe me pseudonimin “Daku”. Ndërsa për autorin, Çelmeta ka raportuar se Julian Gjoshi ka përdorur pistoletë për të vrarë Alfred Dedjan dhe ka qëlluar të paktën dy plumba.
Ngjarja ndodhi këtë pasdite në Ndroq. Gjoshi është në kërkim nga policia. Pista kryesore e hetimeve janë prishja e pazareve të drogës mes viktimës dhe autorit. Gjoshi rezulton të jetë kunati i Altin Hajrit që është në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen e Jani Prengës.
Vrau Alfred Dedjan, autori është kunati i Altin Hajrit që doli në dosjen e Jurgis Çyrbjas

TIRANË- Personi i shpallur në kërkim për vrasjen e Alfred Dedjas rezulton të jetë Julian Gjoshi, kunati i Altin Hajrit që doli edhe në përgjimet e zbërthyera nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Gjoshi është gjithashtu një personme precedent penalë dhe emri i tij është lakuar në bisedat mes Hajrit dhe ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, në momentin që u vu në pranga në vitin 2021.
Julian Gjoshi u vu në pranga më 19 janar të vitit 2021 teksa qarkullonte me makinë me armë zjarri në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë. Poshtë sediljes iu gjet një armë zjarri tip “Beretta” dhe 10 fishekë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë pasagjeri u vu nën hetim në gjendje të lirë, pasi dyshohet se kishte dijeni për këtë fakt dhe nuk ka kallëzuar në organet kompetente.
Në këtë moment, arrestimi i kunatit, e vuri në lëvizje Altin Hajrin, i cili edhe vetë ishte shpallur në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen e Jani Prengës në ambientet e kompleksit “Golden” në Shijak.
Hajri kontakton Çyrbjan dhe i kërkon ta ndihmojë me qëllim lirimin e kunatit.
“…kan kap kunotin tim me pistoletë… Mos bëjmë naj gjë. Është kunati me gjith atë “bolin” që rrin aty ke unë. Paktën ta maj një dali nji, shif naj “arrest shpia”. Sa lek dun veç ta qisim. Me fol direkt, se dun kap tani. Se mos bëjnë provën. Japim 10 mijë euro veç të na e prishi atë mrrokllën (Pistoletën)…,”- shkruan Hajri.
“…se arma qeka veç për gishtat…se po se marove ti s’kam kujt me i thën, me veç prish gjëlponën. Kërkoje vëlla, sa lek të dojn veç du t’ja maroj se më mytën kalamajt daja…. Jepi 20 mijë euro sa dojn ai, veç ta mbarojë…. Më 21 del në gjyq. Faleminderit dhe prej teje, të fala bëj Mikut tat Olsit…,”- vijon Hajri në një tjetër mesazh drejtuar Çyrbjas.
Identifikohet personi që vrau Alfred Dedjan, pas krimit u largua në drejtim të Shijakut

TIRANË- Personi që ka vrarë me armë zjarri Alfred Dedjan, është identifikuar nga autoritetet. Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se janë vënë në ndjekje të autorit, që pas krimit, është larguar në drejtim të Shijakut, përmes rrugës së vjetër. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, në një lokal në zonën e Ndroqit. Alfred Dedja u qëllua teksa konsumonte kafe.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç. Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar.
DETAJE nga vrasja e Alfred Dedjas, autori u fut në lokal, e qëlloi dhe u largua me “Benz” të zi

TIRANË- Janë zbardhur detaje rreth vrasjes së Alfred Dedjas. Mësohet se 38-vjeçari është qëlluar teksa ndodhej në një lokal. Autorit është futur brenda në lokal, ka qëlluar në drejtim të Alfred Dedjas dhe më pas është larguar me një mjet tip “Mercedes Benz”, me ngjyrë të zezë.
Viktima rezulton të jetë një person i skeduar për vjedhje dhe trafik droge. Nuk dihet ende se çfarë konfliktesh ka pasur viktima së fundmi, që mund të kenë çuar në ekzekutimin e tij.
Identifikohet personi i vrarë në Ndroq, viktima i skeduar për vjedhje dhe trafik droge

TIRANË- Është identifikuar personi që ka mbetur i vrarë në Ndroq. Bëhet fjalë për Alfred Dedjan, 50 vjeç. Mësohet se Dedja është qëlluar në afërsi të një lokali në Ndroq. Policia ka mbërritur në vendngjarje. Ende nuk dihen detaje të tjera nga vrasja. Ajo që dihet për viktimën është se është një person i skeduar për vjedhje dhe trafik droge.
Në vitin 2014, Alfred Dedja është arrestuar pasi akuzohej për vjedhje. Ai u prangos në ambientet e spitalit “Nënë Tereza” në kryeqytet, pasi dyshohej se kishte thyer xhamat e disa automjeteve të parkuar, duke vjedhur dhe sendet personale dhe një shumë parash. Ai rezultoi të ishte autor i mbi 15 vjedhjeve të ndodhura dhe kishte marrë shuma të mëdha parash, sende personale, çanta, lap-top etj, materiale të cilat gjendeshin në brendësi të makinave të vjedhura. Mësohet se Dedja i kryente vjedhjet në makinat që u përkisnin të afërmve të pacientëve që ishin shtruar në spital.
Ndërsa në vitin 2017, është vënë në pranga për trafik të lëndëve nrkotike. Në Mat u zhvillua operacioni “Minuta e fundit”, në kuadër të të cilit u sekuestruan 6 kg kanabis si dhe u vunë në pranga 3 shtetas: Alfred Dedja, Jurgen Alzeneli dhe një 18-vjeçar, të gjithë banues në qytetin e Burrelit.