Shpërthimi në Zubin Potok, Orban dënon sulmin: Të kryhet hetim i paanshëm dhe gjithëpërfshirës

BUDAPEST- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Zubin Potok. Kreu i qeverisë hungareze, Orban në një reagim në platformën "X", ka kërkuar hetim të paanshëm dhe gjithëpërfshirës. Sipas tij, vetëm një hetim në kushte të tilla, do të parandalojnë përshkallëzimin e tensioneve në rajon.
“Dënojmë sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës në Zubin Potok. Në vend të akuzave të njëanshme, ne bëjmë thirrje për një hetim të paanshëm dhe gjithëpërfshirës. Përmbajtja është e domosdoshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm në rajon,"- shkroi Orban në X.
Më 29 nëntor, rreth orës 19:00, një shpërthim i fuqishëm në fshatin Varagë të Komunës së Zubin Potokut dëmtoi kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë disa qytete të vendit. Një nga objektet që furnizohet me ujë është edhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj. Por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, por banorët e zonës kanë mbetur pa ujë dhe pa energji elektrike. Për këtë sulm, Kosova ka akuzuar drejtpërdrejtë Serbinë, derisa kjo e fundit ka mohuar të gjitha akuzat. Reagime ka pasur edhe nga Shqipëria, edhe nga ndërkombëtarët./ZËRI
Sulmi në Zubin Patok/ Paralajmërimi i Vuçiç: Nesër do bëj shumë pyetje, pres përgjigje!

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka lajmëruar se nesër do të dalë sërish në një konferencë për shtyp për të folur lidhur me sulmin e ndodhur në Zubin Patok. Lajmin e ka bërë me dije vetë me anë të një postimi në rrjetin social "Instagram". Kështu, nesër në orën 11.00, kreu i shtetit serb do të komunikojë dhe do të shtrojë pyetje edhe për përfaqësitë ndërkombëtarë të vendosura në Kosovë.
"Nesër në ora 11 do t'u drejtohem qytetarëve, por edhe opinionit ndërkombëtar dhe do t'ju shpjegoj saktësisht se kujt dhe pse është dashur ky incident në komunën e Zubin Potokut, pse Kurti dhe Sveçla është dashur të gënjejnë shumë dhe me nervozizëm. Do bëj pyetje edhe për ndërkombëtarët dhe pres përgjigje konkrete. Serbinë nuk do ta thyeni me gënjeshtra!,"-shkruan Vuçiç në postimin e tij.
Më 29 nëntor, rreth orës 19:00, një shpërthim i fuqishëm në fshatin Varagë të Komunës së Zubin Potokut dëmtoi kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë disa qytete të vendit. Një nga objektet që furnizohet me ujë është edhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj. Por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, por banorët e zonës kanë mbetur pa ujë dhe pa energji elektrike. Për këtë sulm, Kosova ka akuzuar drejtpërdrejtë Serbinë, derisa kjo e fundit ka mohuar të gjitha akuzat. Reagime ka pasur edhe nga Shqipëria, edhe nga ndërkombëtarët./ZËRI
Sulmi në Veri, Sveçla: Janë arrestuar 8 persona, është konfiskuar arsenal armësh e pajisje ushtarake

PRISHTINË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë me dije se 8 persona janë vendosur në pranga pasi dyshohet se kanë lidhje me sulmin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit. Në një deklaratë për mediat, Sveçla tha se të arrestuarve i është konfiskuar edhe një arsenal armësh dhe pajisje të tjera ushtarake.

“Në 10 lokacione në Veri janë realizuar kontrolle, janë arrestuar dhe shoqëruar në stacione policore 8 persona të dyshuar mbi dyshimin për përfshirje në veprime kriminale dhe terroriste. Kontrolli i realizuar i realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë dhe Agjencinë Kosovare të Inteligjencës ka rezultuar me konfiskimin e një arsenali të armëve dhe municionit, eksplozivit, pajisjeve të ndryshme, përfshirë emblema e qindra uniforma e pajisje ushtarake të cilat do të shërbejnë si dëshmi relevante që ndërlidhen me akte kriminale,"-tha ndër të tjera në fjalën e tij Sveçla.
Ndër të tjera, Sveçla, sulmin e mbrëmshëm e cilësoi si më të rëndin të kryer ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës që nga përfundimi i luftës.
Në konferencë me të ishte edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, i cili u shpreh se për shpërthimin janë përdorur 15 deri në 20 kilogramë eksplozivë.
“Në bazë të hetimeve në vendin e ngjarjes, për ta kryer këtë sulm terrorist dyshohet se janë përdorur një sasi e madhe e eksplozivit prej 15 deri në 20 kilogramë. Eksplozivi ishte vendosur në një çantë të zezë dhe është aktivizuar me detonator mekanik, përmes fitilit ndezës me djegie të ngadalshme,”-u shpreh në fjalën e tij kryepolici Hoxha. Si pasojë e sulmit, furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë në shumë zona.
Më 29 nëntor, rreth orës 19:00, një shpërthim i fuqishëm në fshatin Varagë të Komunës së Zubin Potokut dëmtoi kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë disa qytete të vendit. Një nga objektet që furnizohet me ujë është edhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj. Por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, por banorët e zonës kanë mbetur pa ujë dhe pa energji elektrike. Për këtë sulm, Kosova ka akuzuar drejtpërdrejtë Serbinë, derisa kjo e fundit ka mohuar të gjitha akuzat. Reagime ka pasur edhe nga Shqipëria, edhe nga ndërkombëtarët./ZËRI
Këshilli i Sigurisë ndërmerr masa emergjente pas shpërthimit në Ibër-Lepenc

PRISHTINË- Këshilli i Sigurisë i Kosovës ka ndërmarrë masa emergjente për zbutjen e pasojave dhe për ta ruajtur sigurinë e infrastrukturës kritike të vendit, pas një sulmi që i shkaktoi dëme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në veri të vendit, tha Qeveria në një njoftim. Këshilli mbajti takim të jashtëzakonshëm, ku mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, disa orë pasi një shpërthim mbrëmjen e së premtes i shkaktoi dëme të konsiderueshme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, duke rrezikuar furnizimin me ujë dhe rrymë në vend.
Autoritetet kosovare e kanë akuzuar Serbinë se qëndron prapa sulmit, gjë që është mohuar nga ajo.
Policia e Kosovës është duke kryer bastisje në disa shtëpi në veri të vendit, tha për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani, pa dashur të japë më shumë hollësi. Qeveria tha se janë ndërmarrë hapa konkretë për të rikthyer situatën në normalitet duke siguruar qytetarët se furnizimi me ujë dhe energji elektrike do të rregullohet sa më shpejt.
“Këshilli i Sigurisë ka aprovuar masa shtesë për të forcuar sigurinë rreth objekteve dhe shërbimeve kritike si ura, trafostacione, antena, liqene, kanale etj”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të aktivizohen në terren për këtë qëllim, sipas Qeverisë. Shpërthimi në Ibër-Lepenc nuk ka shkaktuar viktima, sipas autoriteteve të Kosovës. Sulmi u dënua edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë.
Nga ky kanal furnizohen me ujë disa qytete të vendit përmes Liqenit të Ujmanit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj. Gazetarët e Radios Evropa e Lirë nga terreni raportojnë se uji mund të shihet duke rrjedhur ende nga kanali i dëmtuar, edhe pse në sasi të vogël, pas punës riparuese gjatë natës ku u vendosën disa gypa dhe një argjinaturë prej dheu.
Tani për tani nuk ka policë në vendngjarje, por vetëm pjesëtarë të KFOR-it.
Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, tha më herët se pas këtij takimi është siguruar furnizimi i rregullt me energji elektrike për vendin dhe ngrohje qendrore për qytetarët e kryeqytetit, Prishtinë. Autoritetet kosovare e kanë akuzuar shtetin fqinj, Serbinë, se qëndron pas këtij sulmi.
“Indikacionet e para sugjerojnë se ky sulm i radhës është orkestruar nga shteti serb, i cili ka kapacitete për një sulm të këtillë kriminal e terrorist. Elemente të organizatave terroriste “Mbrojtja Civile” e “Brigada Veriore” dhe kryekrimineli Millan Radoiçiç, nën dirigjimin e presidentit dhe Qeverisë së Serbisë planifikojnë e ushtrohen në Serbi për sulme të këtilla profesioniste”, thuhet tutje në njoftim.
"Mbrojtja Civile" dhe "Brigada e Veriut", që iu referua Këshilli, u shpallën organizata terroriste nga Qeveria e Kosovës qershorin e vitit të kaluar, ndërsa Radoiçiç, politikan dhe biznesmen nga veriu i Kosovës, e mori përgjegjësinë për sulmin e vitit të kaluar kundër Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.
Autoritetet në Kosovë kanë ngritur aktakuzë ndaj tij dhe 44 personave të tjerë për atë sulm, ku u vra një rreshter policor dhe tre sulmues.
Në komunikatë, Qeveria e ndërlidhi sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit edhe me sulmet që ushtria ruse është duke i kryer pareshtur ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.
“U vu në pah edhe ndërlidhja e gjasshme me sulmet e Rusisë agresore në Ukrainë mbi kapacitetet energjetike gjatë kësaj jave duke lënë mbi një milion amvisëri ukrainase pa energji elektrike pikërisht në prag të dimrit”, tha ajo.
Por, ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, mohoi se Serbia ka gisht, duke thënë se derisa “regjimi etnonacionalist i Kurtit është nxituar ta drejtojë gishtin drejt Beogradit pa prova, ne besojmë se akuza të tilla të parakohshme janë devijim i qëllimshëm, që potencialisht mund të tregojë përfshirjen e regjimit të Albin Kurtit” në këtë sulm.
“Serbia dënon me termat më të ashpra sulmin e fundit ndaj kanalit të Ibër-Lepencit. Ky akt sabotimi thellësisht shqetësues rrezikon jetët dhe mirëqenien e shumë njerëzve në rajon”, tha Gjuriç në një reagim në X.
Sulmi ndaj Ibër-Lepencit ishte i treti brenda 72 orëve të fundit në veri të vendit, i banuar me shumicë serbe, pas shpërthimeve që ndodhën në një stacion policor dhe në ndërtesën e Komunës në Zveçan. Qeveria tha se e ka rritur bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ndërkombëtar për të parandaluar sulme të ngjashme në të ardhmen.Pas këtyre sulmeve, Policia e Kosovës tha të premten se ka shtuar masat e sigurisë në Kosovë, përfshirë në pjesën veriore të shtetit, ku ditëve të fundit kanë ndodhur “disa sulme apo incidente serioze kriminale”.
Në vitet e fundit, në veri të Kosovës janë regjistruar një sërë sulmesh të tilla.
Rastet e hedhjeve të mjeteve shpërthyese dhe djegie të veturave u rritën veçmas gjatë periudhës kur po zbatohej vendimi i Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.
Prej atëherë, tensionet në veri vazhdojnë të jenë kryesisht të larta, gjithashtu për shkak të atyre që Qeveria e Kosovës i konsideron si hapa për shtirje të sovranitetit në këtë pjesë.
Komuna e Zveçanit, sikurse edhe tre komunat e tjera në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq dhe Zubin Potok – udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë, pasi serbët dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës dhe bojkotuan zgjedhjet lokale të mbajtura vitin e kaluar./REL
REL: Çfarë dihet deri më tani për sulmin ndaj kanalit të ujit në veri të Kosovës?

Në mbrëmjen e 29 Nëntorit, në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, në veri të vendit, ndodhi një shpërthim që dëmtoi kanalin e ujit të Ibër-Lepencit. Ky kanal furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj. Nuk pati viktima, por kanali pësoi dëme. Autoritetet e Kosovës akuzuan Serbinë për këtë “sulm kriminal dhe terrorist” dhe strukturat kriminale të udhëhequra nga Millan Radoiçiç, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës të Shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Serbia synoi “ta dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme” të vendit.
Nuk është thënë saktësisht se çfarë eksplozivi është përdorur, por ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se bëhet fjalë për “eksploziv që nuk është i lehtë për t’u gjetur në tregun e zi”. Serbia mohoi përfshirjen në sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, duke e dënuar shpërthimin si “të papranueshëm dhe të patolerueshëm”. Ajo theksoi se ky akt “në mënyrën më të drejtpërdrejtë” rrezikon nevojat themelore jetësore të popullit serb në Kosovë. Edhe Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, e dënoi dëmtimin e kanalit të ujit në fshatin Varragë.
Policia e Kosovës të shtunën vazhdoi me hetime intensive për ndriçimin e rastit dhe, si rezultat, në veri të vendit po zhvillohet një operacion policor që përfshin disa lokacione. Këshilli i Sigurisë, pas takimit pas mesnatës, miratoi masa shtesë për të forcuar sigurinë rreth objekteve dhe shërbimeve kritike, si ura, trafostacione, antena, liqene, kanale, etj.
Nga sistemi i Ibër-Lepencit në Ujman, në Zubin Potok, furnizohen me ujë të pijshëm veriu i Kosovës, por edhe Prishtina me rrethinë. Ky hidrosistem furnizon gjithashtu me ujë termocentralet në Obiliq, që përdoret për ftohjen e termocentraleve Kosova A dhe Kosova B. Përveç kësaj, uji nga liqeni akumulues i Ujmanit përdoret edhe për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore.
Si pasojë e dëmtimit të kanalit, Kurti kishte deklaruar se shumë pjesë të Kosovës mund të mbeten pa energji elektrike në mëngjesin e 30 Nëntorit, ndërsa disa qytete dhe një pjesë e kryeqytetit, Prishtina, mund të mbeten pa ujë të pijshëm. Megjithatë, Qeveria të shtunën njoftoi se është siguruar furnizimi i rregullt me energji elektrike për vendin dhe ngrohje qendrore për qytetarët e kryeqytetit.
Kjo u bë e mundur pasi, rreth orës 02:00 pas mesnate, u vendosën gjashtë tuba të përkohshme me kapacitet të mjaftueshëm për të siguruar ujë për ftohjen e termocentralit ‘Kosova B’. Gjithashtu, është marrë vendim që autoritetet e vendit të bashkërendohen me Korporatën Energjetike të Shqipërisë për të siguruar energji shtesë dhe për të shmangur reduktimet eventuale. Të shtunën në mëngjes, gazetarët e Radios Evropa e Lirë nga terreni raportuan se uji mund të shihet ende duke rrjedhur nga kanali i dëmtuar, edhe pse gjatë natës është vendosur një argjinaturë prej dheu. Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, dënoi ashpër sulmin ndaj “infrastrukturës kritike në Kosovë” pas dëmtimit të kanalit të ujit në veri.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha se “incidenti serioz në Zubin Potok sonte mund të ketë pasoja të rënda për furnizimin me energji dhe ujë nëpër komunitete të ndryshme në shumë pjesë të Kosovës”. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, dënoi fuqishëm sulmin që prek “komunitetet gjithandej Kosovës”. Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, gjithashtu dënoi sulmin dhe deklaroi se tashmë “ka ofruar ndihmën e BE-së për autoritetet e Kosovës” dhe se “incidenti duhet të hetohet, ndërsa përgjegjësit të vihen para drejtësisë”.
Dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, e dënoi sulmin dhe kërkoi që përgjegjësit për “sabotimin e infrastrukturës kritike” të Kosovës të sillen para drejtësisë. Shpërthimi në Zubin Potok ndodhi disa orë pasi Policia e Kosovës njoftoi se kishte shtuar masat e sigurisë në nivel vendi, përfshirë në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe, ku ditëve të fundit kanë ndodhur disa incidente me mjete shpërthyese./REL
Shpërthimi në Zubin Potok, Meta: Dënoj sulmet terroriste në Kosovë

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu, ku është shprehur se dënon shpërthimin në Zubin Potok. Meta shkruan se ky sulm është orkestruar nga Serbia dhe ka si synim të dëmtoje strukturën në Veri të Kosovës. Meta shkruan se shkaku i këtij sulmi është mungesa e vullnetit të Srbisë për të respektuar dialogun. Më tej, Meta shkruan se Partia e Lirisë mbështet qeverinë e Kosovës, ku dhe iu bën thirrje ndërkombëtarëve të dënojnë këto sulme.
“Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmet e fundit terroriste në stacionin policor në Zveçan, në Komunën e Zveçanit dhe shpërthimin e detonuar ndaj kanalit kryesor të Ibër Lepencit, prej nga furnizohen me ujë disa qytete në Kosovë, si dhe Korporata Energjitike e Kosovës.
Ky sulm kriminal dhe terrorist, që ka synuar të dëmtojë infrastrukturën kritike dhe ndër më të rëndësishmet të Kosovës, vjen nga bandat e dirigjuara dhe të orkestruara nga Serbia, që ende nuk i ka dënuar këto akte kriminale.
Fajin dhe përgjegjësinë për këto sulme terroriste nuk e ka formati ekzistues i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por mungesa e plotë e vullnetit të Beogradit zyrtar për respektimin e marrëveshjeve me Prishtinën zyrtare, si edhe marrja zyrtarisht në mbrojtje nga Serbia të strukturave kriminale, me në krye Millan Radojçiçin, që mbështeten nga institucionet serbe, që kanë glorifikuar edhe sulmin terrorist në Banjskë, si edhe nga ata shqipfolës, që i mbajnë ison Serbisë, që mbështesin dhe implementojnë nisma proserbe si "Ballkani i Hapur" apo që fajësojnë dhe penalizojnë qëndrimet parimore dhe patriotike të Qeverisë së Kosovës, siç ka vepruar dhe vepron çdo ditë Edi Rama.
Partia e Lirisë, në mbështetje të palëkundur të popullit dhe institucioneve, të integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës u bën thirrje të gjithë vende partnere ndërkombëtare, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, të dënojnë me forcën më të madhe këto sulme terroriste, si dhe t'i ushtrojnë presionin e duhur Beogradit zyrtar për të hequr dorë nga këto akte kriminale që rrezikojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë”, shkruan Meta.
Gjatë natës u hodh në erë kanali i ujit të pijshëm në Zubin Potok, ku si pasojë në qytetin e Mitrovicës është ndërprerë uji i pijshëm dhe energjia elektrike. SHBA dhe BE e dënoi këtë sulm, duke thënë se përgjegjësit do të marrin dënimin e merituar. Pavarësisht akuzave nga qeveria e Kosovës, ajo serbe tha se nuk ka lidhje me këtë sulm, madje shtoi se është gati të paguajë financiarisht dëmet, pasi kjo cënon jetën e serbëve në Veri, Po ashtu edhe krerët politikë të Shqipërisë reaguan pas këtij sulmi duke e dënuar ashpër dhe bënë thirrje që të hetohet rasti. /ZËRI
Kurti akuzoi Serbinë se qëndron pas sulmit në Zubin Potok, Vuçiç: Nuk kemi asnjë lidhje, s’kemi pse të justifikojmë veten

ZUBIN POTOK- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reaguar për shpërthimin në Zubin Potok ku u hodh në erë kanali i ujit në këtë zonë. Ai tha se nuk do të kërkojë flaje, pasi Serbia nuk ka asnjë lidhje me sulmin me eksploziv që ndodhi gjatë mbrëmjes në Zveçan. Vuçiç tha se ai nuk do të justifikojë veten në diçka që Serbia nuk e ka bërë.
“Pse mendoni se nuk nxitova sot në mëngjes të them se Serbia nuk ka lidhje me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc. Çfarë, t’i kërkoj falje dikujt? Dhe ata e dinë që ne nuk e bëmë! Nëse vrapoj nëpër mediat botërore për të justifikuar veten, ata do ta interpretojnë si të duan”, tha Aleksandër Vuçiç.
Më herët, kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzoi Serbinë se qëndron pas këtij sulmi. Ai tha se deri më tani janë arrestuar disa persona, dhe përgjegjësit do të marrin dënimin e merituar.
Gjatë natës u hodh në erë kanali i ujit të pijshëm në Zubin Potok, ku si pasojë në qytetin e Mitrovicës është ndërprerë uji i pijshëm dhe energjia elektrike. SHBA dhe BE e dënoi këtë sulm, duke thënë se përgjegjësit do të marrin dënimin e merituar. Pavarësisht akuzave nga qeveria e Kosovës, ajo serbe tha se nuk ka lidhje me këtë sulm, madje shtoi se është gati të paguajë financiarisht dëmet, pasi kjo cënon jetën e serbëve në Veri, Po ashtu edhe krerët politikë të Shqipërisë reaguan pas këtij sulmi duke e dënuar ashpër dhe bënë thirrje që të hetohet rasti. /ZËRI
Disa të arrestuar pas shpërthimit në Zubin Potok, Kurti: Ka prova për përfshirjen e tyre në këtë sulm terrorist

ZUBIN POTOK- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi se janë arrestuar disa persona që kanë lidhje me shpërthimin e kanalit të ujit në Zubin Potok. Kurti tha nga Zubin Potok se të arrestuarit do të dënohen me fuqinë e ligjit të drejtë Kosovës. Më tej, ai shtoi se autoritetet kanë mbledhur prova rreth të dyshuarve dhe përfshirjes së tyre në këtë sulm terrorist.
“Që ta shohim vendin e ngjarjes, dëmin e jashtëzakonshëm që na është shkaktuar mbrëmë nga ky sulm terrorist e kriminal, që ka dëmtuar infrastrukturën kritike, meqenëse e ka dëmtuar rëndë edhe prodhimin e energjisë elektrike, edhe furnizimin me ujë. Vetëm duke iu falënderuar punës vetëmohuese të këtyre policëve, punëtorëve, inxhinierëve, ekspertëve, kemi arritur që deri diku ta riparojmë dëmin, ndonëse jemi diku tek çereku i prurjeve normale të ujit nëpërmjet kanalit Iber Lepenc, i cili e bën edhe ftohjen e termocentraleve në Obiliç, edhe furnizimin me ujë të shumë komunave, përfshirë edhe Prishtinës. Policia po i zhvillon hetimet, ka kryer bastisje, ka edhe arrestime, dëshmi e prova materiale dhe të gjithë këta kriminel e terroristë do të përballën me drejtësinë, me fuqinë e ligjit të drejt të republikës demokratike e të pavarur të Kosovës”, tha Kurti.
Gjatë natës u hodh në erë kanali i ujit të pijshëm në Zubin Potok, ku si pasojë në qytetin e Mitrovicës është ndërprerë uji i pijshëm dhe energjia elektrike. SHBA dhe BE e dënoi këtë sulm, duke thënë se përgjegjësit do të marrin dënimin e merituar. Pavarësisht akuzave nga qeveria e Kosovës, ajo serbe tha se nuk ka lidhje me këtë sulm, madje shtoi se është gati të paguajë financiarisht dëmet, pasi kjo cënon jetën e serbëve në Veri, Po ashtu edhe krerët politikë të Shqipërisë reaguan pas këtij sulmi duke e dënuar ashpër dhe bënë thirrje që të hetohet rasti. /ZËRI
Shpërthimi në Zubin Potok, arrestohen disa persona në Veri

ZUBIN POTOK- Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar disa persona në fshatrat e Zubin Potok të cilët dyshohen se kanë lidhje me shkatërrimin e kanalit të ujit të pijshëm në Ibër-Lepenc. Roli i tyre në këtë shpërthim ende nuk është bërë me dije, por përveç arrestimeve janë sekuestruar edhe disa materiale të ndryshme.
Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Varagë paraditen e sotme u shpreh se për shpërthimin nuk janë përgjegjës vetëm një ose dy persona, “por një grup i strukturuar i dirigjuar nga Serbia”. Aksion i forcave të Policisë së Kosovës u zhvillua në veriun e vendit paraditen e sotme. /ZËRI
Shpërthimi në Zubin Potok/ Berisha: Dënoj sulmet terroristë në Zveçan, skenar i Beogradit

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me shpërthimin e kanalit të ujit në Zubin Potok, ku ka dënuar këtë sulm. Ai tha se këto sulme kanë ndodhur pas vendimit të datës së zgjedhjeve dhe kanë si qëllim destabilizimin e situatës në rajon. Berisha tha se kjo është një situatë në favort të Kremlinit dhe një skenar i Rusisë. Kryedemokrati tha se qëllimi i Serbisë është të krijoj konflikte të reja në rajon.
“Së pari dua të dënoj me forcën më të madhe, aktet terroriste në Zubin-Potok, Zveçan të furnizimit me ujë të qytetarëve të Kosovës, por edhe institucionet e Kosovës në ato territore. Këto akte terroriste të cilat zhvillohen pas shpalljes nga presidentja e Kosovës të datës së zgjedhjeve dhe shprehjes së vullnetit të Listës Serbe për marrjen pjesë në këto zgjedhje, kanë synim madhor destabilizimin e atij rajoni dhe dekurajimin e serbëve, për të marrë pjesë në proceset demokratike, në Kosovë në vendin e tyre. Këto akte janë një aktakuzë e rëndë e Beogradit, i cili kërkon me çdo kusht një zonë konfliktuale të re, kërkon me çdo kusht, destabilizimin e Kosovës.
Natyrisht një skenar i tillë, është skenar tipik i Rusisë së vogël, që i shkon në interesin më të madh edhe të Kremlinit.
Situata në Kosovë, kriza e konservuar në Kosovë, është rrjedhojë e qëndrimeve fund e krye konfliktuale të Beogradit, synimit të tij për të mbajtur shtetin serb në Kosovë dhe për të zmadhuar siç shprehej vetë Vuçiçi Serbinë, duke nënkuptuar këtë zmadhim me territoret e Kosovës.
Kjo situatë është në interesin më të mirë të Kremlinit, i cili kërkon që krahas fronit të luftës në agresionin që bëri ndaj Ukrainës, të ketë edhe një konflikt tjetër në Ballkan, po në interesa të tij”, tha Berisha.
Gjatë natës u hodh në erë kanali i ujit të pijshëm në Zubin Potok, ku si pasojë në qytetin e Mitrovicës është ndërprerë uji i pijshëm dhe energjia elektrike. SHBA dhe BE e dënoi këtë sulm, duke thënë se përgjegjësit do të marrin dënimin e merituar. Pavarësisht akuzave nga qeveria e Kosovës, ajo serbe tha se nuk ka lidhje me këtë sulm, madje shtoi se është gati të paguajë financiarisht dëmet, pasi kjo cënon jetën e serbëve në Veri, Po ashtu edhe krerët politikë të Shqipërisë reaguan pas këtij sulmi duke e dënuar ashpër dhe bënë thirrje që të hetohet rasti. /ZËRI
Shpërthimi në Zubin Potok, Serbia mohon përfshirjen, dënon sulmin: Cënon jetën e popullit serb

BEOGRAD- Serbia e ka mohuar përfshirjen në sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, duke thënë se dënon shpërthimin si “të papranueshëm dhe të patolerueshëm”, i cili në “mënyrën më të drejtpërdrejtë” rrezikon nevojat themelore jetësore të popullit serb në Kosovë.
Një shpërthim mbrëmjen e së premtes i shkaktoi dëme të konsiderueshme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, duke rrezikuar furnizimin me ujë dhe energjinë elektrike në vend. Autoritetet kosovare e akuzuan menjëherë Serbinë se ka gisht në këtë sulm.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Serbia është përgjegjëse për "sulm kriminal dhe terrorist", i cili, sipas tij, ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme” të vendit.
Por, ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, hodhi poshtë pretendimet e Kurtit, duke thënë se derisa “regjimi etnonacionalist i Kurtit është nxituar ta drejtojë gishtin drejt Beogradit pa prova, ne besojmë se akuza të tilla të parakohshme janë një devijim i qëllimshëm, që potencialisht mund të tregojë përfshirjen e regjimit të Albin Kurtit” në këtë sulm.
Ai tha se Serbia kërkon që të mbahen përgjegjës kryerësit e këtij sulmi dhe se është e gatshëm të ndihmojë në riparimin e dëmeve ndaj kanalit “qoftë financiarisht apo teknikisht”.
“Serbia dënon me termat më të ashpra sulmin e fundit ndaj kanalit të Ibër-Lepencit. Ky akt sabotimi thellësisht shqetësues rrezikon jetët dhe mirëqenien e shumë njerëzve në rajon”, tha Gjuriç në një reagim në X.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha se shkatërrimi i kanalit ka rrezikuar furnizimin me ujë në komunat e veriut të Kosovës për popullin serb, “i cili tashmë jeton në kushte të vështira, veçanërisht në veri të Kosovës”. /REL
Shpërthimi në Zubin Potok/ Bardhi: Akt terrorist, Serbia nuk ka marrë dënimin që meriton!

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi dënoi shpërthimin e kanalit të ujit në Zubin Potok. Bardhi tha se Serbia nuk e ka marrë dënimin që meriton nga ndërkombëtarët dhe përpiqet të destabilizojë situatën në Kosovë. Ai tha se mbështesin qeverinë e Kosovës, ku bëri thirrje që ngjarja të hetohet nga autoriotetet.
“Akti terrorist mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një tjetër provë se Kosova është vazhdimisht në agresion dhe agresorët nuk kanë marrë kurrë ndëshkimin që meritojnë nga komuniteti ndërkombëtar. Akte të tilla janë një dëshmi e qartë se Serbia jo vetëm nuk është e angazhuar me seriozitet në dialogun normalizues të marrëdhënieve me Kosovën, por vazhdimisht synon destabilitetin e Rajonit dhe minimin e rregullave e ligjeve brenda territorit të Kosovës. Duke dënuar me forcë këtë akt terrorist, mbetemi të palëkundër në mbështetje të institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kosova e pavarur dhe së shpejti anëtare e Bashkimit Europian është një realitet i pakthyeshëm. Aktet destabilizuese nuk mund të triumfojnë kurrë mbi paqen e sigurinë në Rajon dhe as mbi të ardhmen e përbashkët të popujve tanë në familjen europiane”, tha Bardhi.
Gjatë natës u hodh në erë kanali i ujit të pijshëm në Zubin Potok, ku si pasojë në qytetin e Mitrovicës është ndërprerë uji i pijshëm dhe energjia elektrike. SHBA dhe BE e dënoi këtë sulm, duke thënë se përgjegjësit do të marrin dënimin e merituar. Pavarësisht akuzave nga qeveria e Kosovës, ajo serbe tha se nuk ka lidhje me këtë sulm, madje shtoi se është gati të paguajë financiarisht dëmet, pasi kjo cënon jetën e serbëve në Veri, Po ashtu edhe krerët politikë të Shqipërisë reaguan pas këtij sulmi duke e dënuar ashpër dhe bënë thirrje që të hetohet rasti. /ZËRI
Shpërthimi në Zubin Patok/ Rama: Krim i rëndë, cënon jetën e qytetarëve të Kosovës

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shpërthimit në Zubin Potok, ku e dënoi këtë sulm dhe bëri thirrje që kjo ngjarje të zbardhet sa më parë. Rama gjithashtu i bëri thirrje BE-së të heqë sanksionet e vendosura ndaj Kosovës, në mënyrë që të arrihet një dialog i ri mes Serbisë. Gjithashtu ai bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë të nisin hetimet për këtë ngjarje, të rëndë kriminale.
“Akti i sabotazhit mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një krim i rëndë, i cili cënon jetën e qytetarëve të Kosovës dhe godet procesin e normalizimit të marrëdhënieve në rajonin tonë, ku të gjitha shtetet janë të përfshira në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian. Kjo goditje kriminale duhet zbardhur e ndëshkuar sa më parë me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë. Ndërkohë Bashkimi Europian duhet të heqë menjëherë sanksionet e mbetura ndaj Kosovës dhe të riangazhohet në një format të ri dialogu për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë. Formati ekzistues ka dështuar të prodhojë rezultatet e dëshiruara dhe është koha që çështjet e dialogut të kalojnë përmes marrëdhënieve bilaterale të BE-së me Kosovën apo Serbinë, si dy shtete njësoj të pavarura prej njëra-tjetrës, ku fati europian i secilit shtet s’mund të varet nga dëshirat a mosdëshirat e shtetit tjetër; ashtu sikundër fati europian i krejt rajonit s’mund të varet nga mosnjohja e Kosovës nga Serbia apo 5 shtete anëtare të BE-së”, tha Rama.
Gjatë natës u hodh në erë kanali i ujit të pijshëm në Zubin Potok, ku si pasojë në qytetin e Mitrovicës është ndërprerë uji i pijshëm dhe energjia elektrike. SHBA dhe BE e dënoi këtë sulm, duke thënë se përgjegjësit do të marrin dënimin e merituar. Pavarësisht akuzave nga qeveria e Kosovës, ajo serbe tha se nuk ka lidhje me këtë sulm, madje shtoi se është gati të paguajë financiarisht dëmet, pasi kjo cënon jetën e serbëve në Veri, Po ashtu edhe krerët politikë të Shqipërisë reaguan pas këtij sulmi duke e dënuar ashpër dhe bënë thirrje që të hetohet rasti. /ZËRI
Shpërthimi në Zubin Potok, Begaj bisedë me Osmanin: Dënoj ashpër sulmin terrorist!

ZUBIN POTOK- Gjatë mbrëmjes së djeshme ndodhi një shpërthim në Zubin Potok, ku u shkaktuan dëme të konsiderueshme të kanalit të ujit Ibër-Lepenic në fshatin Varragë.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj zhvilloi një bisedë telefonike me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku u shpreh se dënon aktet terroriste me lëndë eksplozive mbi Kanalin e Ibër-Lepenic që synojnë shkatërrimin e infrastrukturës kritike të Kosovës e cënon sigurinë kombëtare të Kosovës.
Presidenti thekson se mbështet fuqishëm të gjitha përpjekjet e Republikës së Kosovës për përballimin e situatës dhe hetimin e ndëshkimin e plotë të këtij akti sabotues e terrorist. /ZËRI
Shpërthimi në Zubin Potok, Kurti dhe Osmani: Është orkestruar nga Serbia

ZUBIN POTOK- Një shpërthim që ka ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj. Nga ky shpërthim nuk ka pasur viktima, sipas autoriteteve të Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar fqinjin verior të Kosovës, Serbinë, për "sulm kriminel dhe terrorist", i cili, sipas tij, ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme” të vendit.
Po ashtu, përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë kanë dënuar fuqishëm shpërthimin në Ibër-Lepenc. Kurti ka thënë në një konferencë të jashtëzakonshme për media, para mesnatës, se përmes sulmit është munduar të rrezikohet furnizimi i Kosovës me ujë dhe me energji elektrike.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që “të jenë të qetë dhe të ndjekin në vazhdimësi njoftimet” zyrtare nga organet e vendit, të cilat ka thënë se “janë të angazhuara në menaxhimin e situatës dhe rikuperimin e dëmit”.
Shefi i ekzekutivit kosovar ka deklaruar se shpërthimi në Zubin Potok është sulm terrorist, që autoritetet e Kosovës besojnë se “vjen nga bandat e dirigjuara e të orkestruara nga Serbia, e cila ka interesim dhe aftësi për të shkaktuar sulme e dëmtime të tilla”.
Si pasojë e dëmtimit të kanalit të Ibër-Lepencit, Kurti ka thënë se shumë pjesë të Kosovës mund të mbeten pa energji elektrike në mëngjesin e 30 nëntorit, ndërsa disa qytete dhe një pjesë e qytetit të kryeqytetit, Prishtinë, mund të ngelen pa ujë të pijshëm.
Kurti ka deklaruar se “nuk mund të ketë adresë tjetër për fajësi për organizimin dhe orkestrimin e sulmit, përveç Beogradit zyrtar dhe strukturave kriminale me në krye Millan Radoiçiçin”, të cilat, ka shtuar ai, mbështeten nga institucionet serbe dhe nga presidenti Aleksandar Vuçiç.
Ai ka thënë se Radoiçiç, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës të shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit, “është i lirë në Serbi dhe dirigjon me elementet paramilitare atje”, të cilat, siç është shprehur ai, urrejnë Kosovën dhe popullin e saj. Kurti ka thënë se incidenti në Zubin Potok është shpërthimi i tretë në tre ditët e fundit, përmes të cilit, sipas tij, “është synuar të nxitet frika dhe pasiguria në tre komunat në veri, për ta përshkallëzuar situatën në mbarë vendin”.
“Përpjekjet e këtilla do të ngelen të dëshpëruara. Kushtetutshmëria, sundimi ligjit, rendi dhe populli, republika jonë, nuk do të mund të mposhten asnjëherë nga askush”.
Kurti ka falënderuar partnerët ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, për “mbështetjen e tyre ndaj vendit”. Ai ka thënë se menjëherë pas konferencës do ta takojë komandantin e misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë, KFOR, dhe se do të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurisë së Kosovës. Në lidhje me këtë shpërthim, nuk pati reagime të menjëhershme në Serbi.
Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit, tha se e dënon ashpër dëmtimin e kanalit të ujit në fshatin Varragë, duke e quajtur atë "akt absolutisht kundër interesave të popullit serb". Partia serbe tha se dëmtimi i kanalit të ujit, përveç se ka rrezikuar furnizimin me ujë të qytetarëve, po ashtu “ka shkaktuar shqetësim te serbët në veri të Kosovës”.
Më herët, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, që doli në vendngjarje, tha se shpërthimi është dëgjuar para orës 19, dhe se një pjesë e Ibër-Lepencit, që konsiderohet si infrastrukturë kritike, është dëmtuar. Ai e cilësoi si "akt terrorist" dëmtimin e kanalit të ujit, përmes së cilit tha se furnizohet edhe Korporata Energjetike e Kosovës. Sveçla tha se institucionet janë mobilizuar që dëmet të sanohen dhe qytetarët të mos vuajnë pasojat.
"Është detyrë e domosdoshme e institucioneve të sigurisë që të hetohen terroristët që kanë kryer këtë akt terrorist dhe të sillen para drejtësisë," theksoi ai.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, fajësoi "bandat kriminale serbe" për sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës. Bandat kriminale serbe kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës.
"Mbrojtja e kushtetutshmërisë e ligjshmërisë në çdo cep të vendit dhe lufta e pa kompromis ndaj ketyre elementeve kriminale janë jetike", tha ajo, duke u bërë thirrje qytetarëve të vazhdojnë të tregojnë qetësi dhr maturi derisa institucionet të hetojnë rastin dhe të sanojnë dëmet.
Ujësjellësi Rajonale e Ujësjellësit "Mitrovica" njoftoi se ka ndërprerë furnizimin me ujë të pijes për shkak të dëmtimit të kanalit. Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut në Kosovë, pas shpërthimit në Zubin Potok tha se furnizimi me energji elektrike mbetet i sigurt dhe pa ndërprerje në të gjithë territorin e Kosovës.
"Po ashtu, ekipet tona janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën për të garantuar stabilitetin dhe funksionimin e sigurtë të sistemit të energjisë elektrike", tha KOSTT. /REL
SHBA dhe BE dënojnë shpërthimin në Zubin Potok, ambasadori amerikan: Të identifikohen personat përgjegjës për këtë sulm kriminal

ZUBIN POTOK- Shtetet e Bashkuara dhe BE dënuan sulmin e së premtes në kanalin e furnizimit me ujë nga liqeni i Ujmanit në veri të Kosovës. Në një deklaratë të publikuar nga ambasadori amerikan Jeff Hovenier, thuhet se Shtetet e Bashkuara e dënojnë fuqishëm sulmin e 29 nëntorit “në infrastrukturën kritike në Kosovë duke dëmtuar një kanal ujor në Zubin Potok që është thelbësor për furnizimin me ujë të Kosovës dhe funksionimin e termocentraleve të Kosovës. Ne jemi duke e ndjekur situatën nga afër, do të mbështesim një hetim gjithëpërfshirës dhe i kemi ofruar mbështetjen tonë të plotë Qeverisë së Kosovës për të siguruar që personat përgjegjës për këtë sulm kriminal të identifikohen dhe të mbahen përgjegjës”.
Shpërthimi në kanalin furnizues ndodhi pak kohë pas njoftimeve se policia e Kosoveës shtoi masat e sigurisë për shkak të disa shpërthimeve që ndodhën gjatë javës në veriun e banuar me shumicë serbe.
“Ne gjithashtu dënojmë sulmet e fundit me granata në stacionin policor të Zveçanit më 26 nëntor dhe në ndërtesën e komunës së Zveçanit më 28 nëntor. Këto veprime të dhunshme nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe ata që janë përgjegjës për këto sulme kriminale kundër autoriteteve legjitime të Republikës. Së Kosovës duhet të mbahen përgjegjës”, thuhet në reagimin e ambasadorit Hovenier në të cilin theksohet se Shtetet e Bashkuara “do të vazhdojnë të solidarizohen me popullin dhe Qeverinë e Kosovës përballë sulmeve të tilla kriminale”.
Zyra e BE-së në Kosovë, dënon sulmin në Zubin Potok
“E dënoj sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok që po lë pjesë të konsiderueshme të Kosovës pa furnizim më ujë”, tha në një reagim shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Aivo Orav. Ai shkroi në rrjetet sociale se tashmë u ka ofruar autoriteteve të Kosovës ndihmën e BE-së duke nënvizuar se “ngjarja duhet të hetohet dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë”. / VOA
Shënohet një tjetër incident në Kosovë, shpërthimi lë Veriun e vendit pa ujë të pijshëm

KOSOVË- Një tjetër incident është regjistruar në Kosovë mbrëmjen e sotme. Një shpërthim ka ndodhur në fshatin Varagë të Zubin Potokut dhe ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për mediat lokale në Kosovë se është dëgjuar një shpërthim në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, duke shtuar se ekipet policore po punojnë që ta zbardhin rastin.
Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” është shoqëri aksionare me seli në Prishtinë dhe është ndërmarrje shumëfunksionale e cila furnizon industrinë, ujësjellësit dhe bujqësinë me ujë të papërpunuar si dhe prodhon energji elektrike nga Hidrocentrali i Ujmanit.
Pas këtij shpërthimi, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për shkak të dëmtimit të kanalit.
Nga Ujmani furnizohen me ujë 7 komuna, në jug dhe veri të lumit Ibër; Mitrovica e Jugut dhe e Veriut, Zveçani, Vushtrria, Gllogoci, Skenderaj dhe një pjesë e Prishtinës.
Policia ka lajmëruar se do të shtojë prezencën në terren. Ky nuk është incidenti i parë. Dy ditë më parë, më 27 nëntor, autoritetet njoftuan se stacioni policor në Zveçan ishte sulmuar me dy granata dore. Edhe këtë pasdite, Policia bëri të ditur se është sulmuar me granatë dore edhe ndërtesa e Komunës së Zveçanit.