LIVE UPDATES

331 ditë arrest shtëpie! Berisha fiton lirinë, mesazh Ramës: Qeveri teknike! Tani opozita ka lider

➤ Nuk ka më grumbullime tek Rrugica e Salës. Pas 331 ditësh në "arrest shtëpie", sot kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është liruar. ➤ Vendimi është marrë nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. ➤ Pas marrjes së vendimit, Berisha u rikthye në selinë blu. Nga shkallët e selisë sulmoi kryeministrin Edi Rama duke e cilësuar si "puçist", ndërkohë që i kërkoi edhe njëherë qeveri teknike, ndryshe sipas tij do të përballet me mosbindjen civile. ➤ Teksa kryedemokrati është në liri, SPAK lajmëron se do të apelojë vendimin për lirimin e tij në Apelin e GJKKO-së.

5 artikuj për këtë temë.
6 MUAJ ME PARE

Nga Meta, tek Salianji dhe aksioni i opozitës, Berisha zbulon planet pas rikthimit: Tani jam në shesh betejë

331 ditë arrest shtëpie! Berisha fiton lirinë, mesazh Ramës:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë sërish nga arresti i shtëpisë dhe ka sulmuar sërish kreun e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani. Në fjalën e tij, pas lirimit, në një konferencë për shtyp nga selia blu, Berisha edhe njëherë  ngriti akuza të rënda ndaj qeverisë dhe zyrtarëve me emra konkretë. Duke përmendur dosjen e fundit të SPAK, Berisha pretendon se ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla, është i akuzuar se ka porositur vrasje, ndërsa tha se emri i Ramës është më i lakuari në bisedat e zbardhura nga Sky ECC dhe Encrochat. Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët, kritikoi ashpër drejtësinë dhe Gjykatën Kushtetuese, duke e cilësuar të kontrolluar nga kryeministri Edi Rama dhe nga Altin Dumani. Për këtë të fundit tha se është "peng" duke i përmendur edhe njëherë pasurinë. 

"Njeriu që fsheh, ka në SPAK 5 prokurorë të bandës së Suel Çelës dhe ta dini një gjë ju. Në vitin 2015 unë u mora me këtë punë, pse nuk i kapin. Çfarë gjeta unë. Gjeta që këta rekrutonin politikanin të parin, drejtorin e policisë, policinë kriminale, prokurorët dhe të fundit gjykatësit. Ndaj ata vrisnin dhe nuk u hynte ferra në këmbë. Ky sistem është, kudo prej tyre. U zbulua në Shkodër, me këtë sistem ata janë bërë kaq omnipotent dhe në rastin konkret Dumani është peng i Ymer Lalës, e kam thënë unë. E morët vesh ju, tre apartamente doli. Me tre apartamente dhe thoshte nuk ma ka dhënë kisha. Ku i gjete ti 3 apartamente se në mënyrë absolute me një rrogë nuk blen dot një apartament të vetëm. Jo të blesh tre dhe pastaj çonte mesazh gazetarëve, jo po thoni po vajza. Vajza ime i ka të gjitha të deklaruara në çdo faturë. Nuk paguajnë 14 mijë lekë jo, për 7 vite është paguar 8-9 mijë dollarë në OKB etj., me rradhë. Vajza ime i ka të gjitha, se paska vajza ime duhet të ketë dhe ai që vjedh. Kjo që i ka të ligjshme dhe të deklaruara duhet të krahasojë veten ky tani, që nuk e tregon dot kurrë të blesh tre apartamente me një rrogë. Kur je në betejë, je në betejë. Sigurisht beteja në shtëpi është më e vështirë, por arrita që t’ja kthej në portë ferri atë dritare, siç e dini ju. Ai në çdo fjalim, dritaren e kishte ferr. Këtë e arrita unë. Unë kisha qëllim komunikimin me qytetarët, por kjo e tmerronte atë. Kurse tani, në shesh betejë do ti provoj,"-tha kryedemokrati ndër të tjera në fjalën e tij.

FJALIMI I PLOTË I BERISHËS:

Bekim Bici, Top News: Çfarë ndryshon me PD me daljen tuaj nga arresti i shtëpisë, dhe a ka ndryshim në qëndrimin e Sali Berishës dhe PD ndaj SPAK ndaj vendimit të ditës së sotme?

Sali Berisha: Sigurisht të drejtosh një forcë politike duke qenë i izoluar brenda 4 mureve dhe të drejtosh një forcë politike duke përmbushur çdo detyrim në të 4 anët e vendit përbën një ndryshim të madh në çdo rrafsh. Por fundi i një procesi politik të turpshëm, e kam quajtur dhe quajtur, piramida më e madhe gjyqësore më e madhe e mashtrimit në historinë e Europës së pasluftës. Të ndërtosh një proces nga hiçi, krejtësisht mbi baza urrejtje politike, të Edi Ramës dhe mafias së Xhorxh Sorosit, tejkalon çdo piramidë tjetër nga fundi i Luftës së 2 Botërore, pas procesit të Nurembergut gjer sot. Ai nuk ishte piramidë, por në kuptimin e çdo procesi të pas luftës së dytë botërore. Shqipëria doli tjetër sot nga ky proces. Shqipëria vazhdon të ketë procese të tjera politike, nga më të rëndat, një deputet i ri është në qeli sepse në emër të betimit që kishte bërë në kushtetutë, mbrojti interesat e zgjedhësve shqiptarë. Një ish-president u zvarrit në mes të rrugës dhe u godit, një ish-kryeministër, një ish-kryetar parlamenti, në mënyrën më të pashembullt në tërë historinë e Europës, demokracive dhe diktaturave. Pra në këtë kontekst ky është një hap i parë shumë i rëndësishëm, është një dëshmi se kjo diktaturë të ardhme nuk ka. Ju më pyetët për drejtësinë. Në mënyrë të përsëritur para jush, në mënyrë të veçantëm, para jush apo në studio televizive kam deklaruar një gjë dhe ua them prap; kurrë, nuk paragjykoj një njeri që nuk e njoh, nuk paragjykoj një njeri që unë nuk di asgjë për të. Ky është një ligj i pandryshueshëm i jetës tim. Në këtë kontekst unë falënderova dhe gjykatësen për vendimin që ka marrë. Ka zbatuar ligjin, kushtetutën dhe nuk kam asnjë hezitim. Por të falenderoj unë apo ndryshoj mendim unë, për një grup kriminelësh që ndajnë pasuritë e krimit me të pandehurit e tyre, unë atë se bëj kurrë, kurrë. As pajtohem as nuk hesht. Të ndryshoj mendim unë për një grup kriminel që tentoi të blejë heshtjen time. A mund të imagjinoni ju. Unë mund të përdor çdo cilësor për ta, por unë nuk i përdor për të mos prishur gojën time dhe mjedisin ku jemi këtu. A mund të ndryshoj unë mendim. Po marr dosjen e fundit, dosjen e fundit. Dy gazetarë me mandate, njërin e kam denoncuar unë më shumë se kushdo tjetër, por dy gazetar, kurse Qynon nuk kam dëgjuar kurrë lidhje të tij me krimin. Tani, doni të ju them unë ju, se ajo gjykatësja Fetah, si ajo mor zotëri janë 5 prokurorë të Elbasanit që janë në SPAK sot. Çfarë mund të thoni ju, që unë të ndryshoj mendim për ta. Jo mor kurrë, ata janë kriminelë, njëlloj si Fetah. Një gjë do u them, si një ish-kryeministër dhe si një njeri që jam marrë shumë me luftën kundër krimit, duke e vlerësuar atë si një faktor tmerrësisht të rëndë për të drejtat e njeriut, ligin për të gjitha, arrij në përfundimin; se më kriminel se Suel Çela, se Bahri Bajri, se Troplini janë mburoja e tyre politike, është Taulant Balla. A e dini ju se sa kilometra biseda ka Taulant Balla që ja fsheh Altin mercenari me bandën. A e dini ju që vërtetë ai e ka kërcënuar Saimirin dhe të marrë atë qe meriton, por Taulant Balla ka porositë vrasje, është i akuzuar për porosi vrasjesh. Pse e them unë këtë. Një keqbërës, sigurisht që nuk mund të mohohet që ka një shëmbëlltyrë psikologjike që e shtyn drejt saj, por shumëfishohet ajo psikologji kur ai ka një mburojë politike. Kur ai ka një mburojë politike bëhet më i forti i lagjes, më i forti i qytetit. Ai vran e kthjell, ai merr gjykatësit, prokurorët, shefat e policisë, merr të gjithë. Ndaj unë ju them ju, se në analizën që i bëj krimit, mua më rezulton se më kriminel se kushdo tjetër, është Edi Rama, që i pret në zyrë, që i përfill e për të mos thënë shumë gjëra të tjera. Ju duhet ta dini një gjë. Që në këto që përbëjnë për ju, e për të gjithë, këto bisedat, Edi Rama është personi numër 1 në to, njeriu më i lakuar, më i cituar. Çfarë mund të them unë për këtë drejtësi, më thuaj pak. Ata që kanë punuar në kohën e Sali Berishës, juriste, gjykatës, prokurorë ata e dinë shumë mirë, se cili ka qenë qëndrimi i tij ndaj korrupsionit dhe krimit, dhe cila ka qenë mbështetja e jashtëzakonshme që u është dhënë që të përmbushin detyrimet e tyre ligjore. A mund të pranoj unë, të ndryshoj mendim për një Gjykatë Kushtetuese, që unë për një definicion dua ta respektoj më shumë se çdo institucion tjetër. Sepse ajo në fakt me gjithëse nuk e ka me të shkrojtur, ajo është garanti i kushtetutës. Kur kjo merr dhe shkelmon me verbëri të tmerrshme mbi veten e vet, nuk njeh, i mohon 1/5 se deputetëve të drejtën e pakushtëzuar që është një rëndësi jetike për rendin kushtetues, për tu ankuar ku, në Gjykatën Kushtetuese. E kuptoni se çfarë drejtësie është kjo. Ata që ua servirin këtë drejtësi shqiptarëve për drejtësi, ata mashtrojnë minimumi, për të mos thënë më shumë. Ata krijuan në Shqipëri një drejtësi të cilën mund të çojë shqiptarët në konflikt civil, ua them unë ju. Po si mundet një Gjykatë Kushtetuese, se unë më shumë se çdo libër, Kushtetutën kam lexuar, ajo një siguresë të madhe ka, ka pikërisht këtë nen, ky është neni i sigurisë më të madhe, se një shumicë, një mazhorancë, një kryeminsitër mund ti bëjë gjëmën shoqërisë, vendit, por ka një nen aty, 28 deputetë ka të drejtë të kundërshtojnë çdo vendim. E ka presidenti, por për detyrat e tij. E ka Avokati i Popullit, por për detyrat e tij. Këta për çdo gjë. Ligjëvënësi ua ka dhënë këtyre për çdo gjë. Nëse këta kapitullojnë, këta bëhen pjesë e akteve dhe kjo gjykatë shkelmon mbi veten e vet, Kushtetutën. Si mund të kesh respekt ti për këtë. A mund të respektohet një gjykatë e tillë, një institucion. Akuzohet se i kam dhënë dhëndërrit tokën që ka qenë e shpronësuar. Dekretet e nënMbretit, Jakomonit, thonë se toka nuk ka qenë e shpronësuar, dhe megjithë këtë prisni, kanë marrë 12 mijë faqe, kanë paguar paratë e taksapaguesve tanë, 12 mijë faqe në Itali dhe në arkiva për të gjetur mos është ndryshe. A mund të ndodhë dhe për të mbrojtur Taulant Ballën se, nuk ka bërë kallëzim të rremë. A mund të respektohet një gjykatë, një prokurori, ju ka thënë ju, e cila ka thënë se ka miratuar ligje për të favorizuar dhëndërrin dhe tani në gjykatë Kushtetuese thotë jo, nuk ka miratuar ligje nominale, asnjë të vetëm, ndërkohë që Edi Rama ka me dhjetëra, si mund të respektohet kjo, më thuaj mua, si mund të pranohet. Përkundrazi ky është fillimi i një beteje për ti bërë shqiptarët me sistemin e drejtësisë që meritojnë. Mund të rreshtoj këtu sa të dush gjëra të tjera. Ai ka marrë tokën e vet, 410 metra katror, është pronar me qindra hektarë bashkë me të tjerë, qindra e më shumë dhe ka arritur të marrë kaq dhe ai rri në arrest, arrestohet brutalisht për urrejtjen e Edi Ramës. Cila drejtësi është kjo, këta janë mercenarë të kapur peng në krime. Edhe njëherë, vetëm në krime. Se një njeri që ka shitur veten tek krimi, mund të sillet në këtë mënyrë. Vetëm ai askush tjetër.

Ermal Rizaj, SYRI TV: Ju përpara anëtarëve dhe simpatizantëve deklaruat se, koha e fjalimeve ku përmendët se keni mbajtur 330 fjalime ka mbaruar dhe është koha e veprimit. Çfarë do të thotë koha e veprimit, dhe mund të deklaroni se sot PD ka ndezur motorët e fushatës për zgjedhjet parlamentare?

Sali Berisha: PD ka ndezur motorët e mosbindjes civile, të cilët janë njëkohësisht motorët e fushatës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne nuk e përjashtojmë, ne jemi për zgjedhje. Në diktatura ka dy rrugë miqtë e mi, kjo është narkodiktaturë me të gjithë treguesit e saj, tani për fat të mirë kemi dhe mbështetje ndërkombëtare. Tani ose guerilja, luftë guerile, nuk jemi. Ne jemi për mosbindje civile, nuk mashtrojmë ne shqiptarët. Ne jemi për mosbindje civile, gjersa të bëjmë zgjedhje të lira. Ky duhet të pranojë qeverinë teknike, hajde bëjmë zgjedhje, fito po deshe me qeveri teknike. 

Osman Stafa, News 24: Z. Berisha, rreth 11 muaj në arrest shtëpie, a prisnit ju ditën e sotme këtë vendim të Gjykatës së Posaçme, duke qenë se për një kohë të gjatë ju keni anatemuar drejtësinë, e keni akuzuar se pas saj ndodhet Edi Rama?

Sali Berisha: Nuk mund të them se, e prisja dhe nuk e prisja të jem i sinqertë. Se unë e kam thënë dhe e them se drejtësia, kontrollohet totalisht apo në tërësi nga Edi Rama. Siç e patë, Gjykata Kushtetuese prap në vendimin e fundit. Vendimi thoshte është shkelur parimi i proporcionalitetit, që është parim themelor kushtetues, që në atë moment vendimi bie. Që në atë moment Sali Berisha është dënuar në mënyrë antikushtetuese. Analfabetë nuk janë ata, ndonëse kanë probleme shumë të mëdha nga ana e njohurive, por analfabetë nuk janë asnjëri prej tyre. Ata sipas tyre, gjysma qenka në rregull e gjysma nuk qenka në rregull. Ai është një vendim dhe ka një nen në Kushtetutë, pikërisht për vendimet e gjykatave që shprehet; vendimet e ligjshme të gjykatave. Se mund të gjindet gjykatës që shkel ligjet, nuk ke asnjë detyrim ndaj tij. E kam thënë dhe e them, e kam vlerësuar dhe e vlerësoj çdo akt që përputhet me ligjin të çdo gjykatësi. Kjo gjykatëse mori vendim në përputhje me ligjin dhe unë e falënderova publikisht, kaq.

Osman Stafa, News 24: A i druhet Sali Berisha një vendimi të apelit të GJKKO që mund t’ju rikthejë përsëri juve në arrest shtëpie?

Sali Berisha: Të bëjnë ç’të duan. Sali Berishën nuk ka asgjë në botë që e ndalon në këtë betejë.

Mariglen Kume, MCN: Tashmë që është revokuar masa e sigurisë së arrestit të shtëpisë ndaj jush, çfarë ka ndodhur me ankimimin e bërë në Strasburg, a bie ajo se nuk ka më objekt?

Sali Berisha: Lidhur me Strasburgun, nuk e kam të qartë. Pse nuk e kam të qartë ta them unë. Sepse që në fillim ne ju drejtuam Strasburgut për masat që u morën në kundërshtim me Kushtetutën. Strasburgu na u përgjigj; neni 19 që është neni i procedurës së shpejtuar, nuk do të aplikohet në rastin tuaj. E dija këtë gjë, për Shqipërinë dhe Rusinë nuk e praktikojnë. Por lanë një gjë të hapur. Shkrojtën që gjer në datën kaq, në këtë numër dosje mund të depozitoni dokumente. Lanë një dosje hapur dhe ne, avoketërit e mi kanë depozituar që nga ajo kohë, çdo dokument në këtë dosje. Tani cilën pjesë të dosjes do e shqyrtojnë nuk e di. Avoketërit e mi sepse kjo ka dalë para dy ditësh, avoketërit e mi e marrin këto dy ditë dosjen e Strasburgut, por ne në Strasburg kemi dërguar çdo etapë, pa përjashtim çdo etapë. Nuk besoj se Strasburgu për këtë masë të mos vazhdojë, unë mendoj se do të vazhdojë. Ka të gjitha materialet për çdo etapë, ka dërguar pyetjet e veta, i ka dërguar qeverisë dhe ne. Janë publike ato. Do ti marrin avoketërit e mi njëherë, pastaj do të marr vesh çfarë po ndodh.

Mariglen Kume, MCN: Si e vlerësoni transparencën e Prokurorisë së Posaçme për dosjet e tjera ku përfshihen politikanët dhe gazetarë të tjerë në raport me dosjen që u publikua një ditë më parë?

Sali Berisha: Njeriu që fsheh, ka në SPAK 5 prokurorë të bandës së Suel Çelës dhe ta dini një gjë ju. Në vitin 2015 unë u mora me këtë punë, pse nuk i kapin. Çfarë gjeta unë. Gjeta që këta rekrutonin politikanin të parin, drejtorin e policisë, policinë kriminale, prokurorët dhe të fundit gjykatësit. Ndaj ata vrisnin dhe nuk u hynte ferra në këmbë. Ky sistem është, kudo prej tyre. U zbulua në Shkodër, me këtë sistem ata janë bërë kaq omnipotent dhe në rastin konkret Dumani është peng i Ymer Lalës, e kam thënë unë. E morët vesh ju, tre apartamente doli. Me tre apartamente dhe thoshte nuk ma ka dhënë kisha. Ku i gjete ti 3 apartamente se në mënyrë absolute me një rrogë nuk blen dot një apartament të vetëm. Jo të blesh tre dhe pastaj çonte mesazh gazetarëve, jo po thoni po vajza. Vajza ime i ka të gjitha të deklaruara në çdo faturë. Nuk paguajnë 14 mijë lekë jo, për 7 vite është paguar 8-9 mijë dollarë në OKB etj., me rradhë. Vajza ime i ka të gjitha, se paska vajza ime duhet të ketë dhe ai që vjedh. Kjo që i ka të ligjshme dhe të deklaruara duhet të krahasojë veten ky tani, që nuk e tregon dot kurrë të blesh tre apartamente me një rrogë.

Anisa Kadesha, RTSH: Në 1 vit nuk keni bërë asnjë ditë pushim, po në aspektin njerëzor si jeni ndjerë dhe si ndiheni sot, si histori njerëzore.

Sali Berisha: Kur je në betejë, je në betejë. Sigurisht beteja në shtëpi është më e vështirë, por arrita që të ja kthej në portë ferri atë dritare, siç e dini ju. Ai në çdo fjalim, dritaren e kishte ferr. Këtë e arrita unë. Unë kisha qëllim komunikimin me qytetarët, por kjo e tmerronte atë. Kurse tani, në shesh betejë do ti provoj.

Jolldiz Mitro, Tv Klan: Z.Berisha në kushtet ku na ndajnë pak ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, do ju shikojmë ju dhe PD në sheshe me qytetarët, apo do ju shikojmë në betejë kundër kundërshtarit tuaj politikë, Edi Rama?

Sali Berisha: Në çdo betejë që synon zgjedhjet e lira. PD fiton 100 për qind dhe opozita në zgjedhje të lira. Dhe ne do të bëjmë betejën për zgjedhje të lira. Ne nuk firmosim mandatet e Edi Ramës.

Jolldiz Mitro, Tv Klan: Keni një as nën mëngë nëse Edi Rama nuk ua jep qeverinë teknike, sikundër ju ua keni kërkuar?

Sali Berisha: Og Mandino ka një këshillë, urtësi; persistenca thotë ai, është sekreti i fitores, apo çelësi i saj. Ne do të persistojmë deri në fitore, ai nuk ka ku të shkojë. Nuk ka ku të shkojë. Ua them unë, por ne do të ua imponojmë atij. Ju i shihni zhvillimet e bujshme sepse kishte krijuar një lloj, me propagandën e tij, korrupsionin e tij ndërkombëtar, e kishte paraqitur Shqipërinë ashtu siç nuk ishte, por tani Shqipëria u bë e qartë se çfarë është për botën; është narkoshtet, është vend që nuk bën zgjedhje të lira, është vend që arreston opozitën, që ka shndërruar drejtësinë në armë politike. kaq. Është diktaturë.

Daniela Maloku, Report Tv: Ditën e djeshme u mbajt protesta e radhës e mosbindjes civile, por nuk u dha një datë se kur do të jetë protesta e cila do të pasojë protestën e ditës së djeshme. A ka Sali Berisha sot një datë se kur do të jetë protesta e radhës dhe si do të jetë ajo, duke qenë se ju keni deklaruar se ka 77 mënyra të mosbindjes civile?

Sali Berisha: Sapo të kem datën do të ua informoj.

Daniela Maloku, Report Tv: Si do të përzgjidhen kandidatët? Ju tashmë keni të sanksionuar në statutin tuaj përzgjedhjen përmes primareve, por kur do të nisë procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për deputet dhe a duhet që PD të mendojë edhe për figura të reja?

Sali Berisha: PD do të mendojë dhe mendon për figura të reja dhe procesi do të jetë statutor. Koha do të përcaktohet.

Mola Luku, Ora News: Me lirimin tuaj, do të kemi një rikthim tuajin në parlament. A do të presim ndoshta një skenar ndryshe seancën e ardhshme parlamentare, ndoshta një rikthim të mosbindjes në sallë?

Sali Berisha: Ata kanë bërë një punë të shkëlqyer deputetët e PD, dhe natyrisht rikthimi im në parlament shënon pozicionin e kryetarit të Partisë Demokratike, kundërshtarit, pra është një shtesë. Por mund të them se deputetët kanë mbajtur qëndrime jashtëzakonisht luftarake dhe kanë bërë punë shumë të madhe. Pa punën e tyre, kjo jehonë botërore, situatës në Shqipëri do të kish qenë e pamundur.

Enkel Xhangoli, Klan News: Tashmë që jeni një njeri i lirë, do të keni përsëri një Foltore 2, ose tur takimesh me strukturat e PD në të gjithë territorin e Shqipërisë?

Sali Berisha: Do të ketë takime në të gjithë territorin e Shqipërisë, por procesi, unë mendoj se do të ketë një konsolidim dhe fuqizim të mëtejshëm të PD, e cila nuk do të përballet tani e tutje me ndërhyrjet brutale të mafias së Xhorxh Soros apo ektremistëve të majtë në administratën amerikane dhe kjo është një lehtësim për ne, nuk ka diskutim. Nuk mund ta mohoni dhe askush nuk mund të mohojë thirrjet e Eskobarit dhe Juri Kim për persekutimin dhe arrestimin e Sali Berishës, ato kanë qenë evidente.

Enkeleda Mema, EuroNews: Z.Berisha, ju jeni politikan karriere, po aq edhe kundërshtari juaj. Si mendoni si e ka pritur Edi Rama faktin që sot jeni liruar,se deri në këto momente mendohej që PD do ta drejtonte fushatën zgjedhore me ju të arrestuar në shtëpi. Tani, që ju jeni i lirë dhe e ka marrë lajmin, si mendoni që e ka pritur?

Sali Berisha: Ai tmerrohej nga dritarja, imagjinojeni vetë tani në fushë. Nuk del dot ai. Të vijë nesër në debat, të vijë, por ja mbajti. Të vijë në debat televiziv po ja mbajti. Ai tmerrohej nga dritarja, pse e mori atë masë, që të më heshte dhe pastaj mbante fjalime kushtuar dritares. Të vijë të dale në debat, që ti tregoj shqiptarëve se çfarë përfaqëson ai, të ja nxjerr të gjitha një e nga një, të ja numëroj të gjitha krimet dhe lidhjet me krimin që ka, të gjitha vjedhjet e mëdha që ka bërë, dhunimin e institucioneve që ka bërë. E morët vesh lajmin e fundit apo jo. Baxhanaku i tij mori në mbikëqyrje serverat e SPAK-ut. Dhe kaloi pa u bërë lajm kjo. Baxhanaku i Edi Ramës, kunati i Linda Ramës mori në mbikëqyrje serverat që mbajnë dosjet e SPAK, ku ka me qindra kilometra biseda delikuente të Edi Ramës me bandat kriminale, por edhe vetë Linda është e regjistruar. Edhe vetë zonja është e regjistruar për tenderat e AKSH-it. E kuptoni ca ndodh apo jo. I treti ai në radhë, Fagut i i treti, ska rëndësi del i pari. Pasi i kishte anuluar se ky Dumani i anulon tenderat, dhe në kundërshtim me ligjin e kishte anuluar dy herë dhe të tretin ja dha Fangut. Ti çojë çdo lloj përmbajtje.

Anesti Bajramemaj, A2 CNN: Ju tashmë jeni i lirë por, dy eksponentët e opozitës ndodhen në qeli, Ilir Meta dhe Ervin Salianji, a do të kërkoni të shkoni t’i takoni ata në qelitë e burgut?

Sali Berisha: Beteja për lirimin e tyre është e pandërprerë. Shqipëria është diktaturë me të burgosur politikë. Edhe njëherë, përgjigjen e more. Beteja për lirimin e tyre është e pandërprerë.

Bikim Bici, Top News: Z.Berisha, ju keni thënë gjatë fjalimi tuaj: Ne do të pastrojmë shtëpinë tonë me ndihmën e Zotit, besimin e pakthyeshëm në vlerat dhe parimet tona. A nënkupton pastrim dhe brenda PD?

Sali Berisha: Lexo mirë. Bibla thotë: që të kthehet Zoti në shtëpi pastroje shtëpinë. Në diktaturë, unë njihja një besimtar, dhe unë i thosha atij: shiko, ndiq ritet, se kisha vetëm respekt. Dhe ky më thotë një ditë. Më fal, ishte babai im. Më thotë: Jo më thotë, Sali, se në këtë mjedis kaq të keq as Zoti vet nuk më dëgjon. Dhe kur lexova shumë vite më vonë këtë shprehje, se këto librat e shenjtë i marrin nga njëri-tjetri mësimet, dhe kur lexoj që thotë: pastroni shtëpinë që të hyjë Zoti, m’u kujtua dhe kjo, fjalët e tim etj./ZËRI

6 MUAJ ME PARE

VD-LAJM/ I moshuari shkon dhe i puth dorën Berishës

331 ditë arrest shtëpie! Berisha fiton lirinë, mesazh Ramës:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është rikthyer pas lirimit në selinë blu. Pasi ka mbaruar fjalimin e tij para demokratëve, një prej tyre i është afruar dhe i ka puthur dorën kreut të PD-së si shenjë lumturie për lirimin e tij nga masa e sigurisë "arrest shtëpie". Por edhe pse i moshuari iu përul, Berisha nuk e ndaloi dhe e lejoi që t'i puthte dorën.

MOMENTI ME VIDEO: 

6 MUAJ ME PARE

Berisha mban fjalimin e parë nga selia e PD, sulmon Ramën: Puçist! Krijo qeveri teknike, ndryshe mosbindja civile është gati!

331 ditë arrest shtëpie! Berisha fiton lirinë, mesazh Ramës:
Sali Berisha

TIRANË- Pas thuajse një viti, Sali Berisha mbajti një fjalim para mbështetësve në oborrin e selisë së Partisë Demokratike vetëm disa orë pasi u lirua nga GJKKO. Në fjlën e tij të parë, Berisha thotë se u përpoqën të blejnë heshtjen e tij por nuk ia dolën dot. Ndaj edhe e lanë në "arrest shtëpie". Gjatë fjalës së tij, Berisha falenderoi edhe gjyqtaren, e cila i dha lirinë duke thënë se nderoi ligjin dhe moralin e Kushtetutës. Në fund, Berisha i dërgoi një mesazh edhe kryeministrit Edi Rama. Këtij të fundit i kërkoi sërish qeveri teknike.

"Kam dhe një fjalë të fundit për autorin kryesor të grushtit të shtetit. Edi Rama. Krijo qeverinë teknike, mos e zvarrit kot narko pushtetin tënd se veç Zoti e ka thënë që të kthehem unë pastroni shtëpinë. Ne do pastrojmë shtëpinë me ndihmën e Zotit. Krijo qeverinë teknike, se mosbindja civile është gati në radhë. Këta burra e gra do ketë liderin me vete. Piramida e mashtrimit sot u shfaros përfundimisht. Do përgjigjesh për 1 vit që ke lënë kryetarin në arrest. Do përgjigjesh për atentatin ndaj tij. Për dy vite që grabite flamurin e PD-së.  Ke vetëm një rrugë, qeveri teknike, pse ke frikë nga vota e shqiptarëve. Sot ishte një fitore. Ju ftoj të bashkohemi të gjithë. Boll keni vuajtur ju dhe Shqipëria për shkak të Edi Ramës. Boll keni qenë peng, Shqipërinë do e shpëtojmë së bashku. Triumfojmë mbi çdo armik, është radha jonë. O sot o kurrë!,"-tha Berisha ndër të tjera në fjalën e tij.

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Protokolli e parashikonte ndryshe, do të bëni pak durim. Të nderuar miq, u krye dhe kjo punë! Piramida më e madhe e mashtrimit në historinë e drejtësisë europiane mori sot goditjen më fatale. Përshëndes çdo shqiptar me mirënjohjen më të madhe. Sot, Shqipëria u ndriçua nga rrezet e para të rikthimit të demokracisë. Sot është dita kur monstra e demokracisë Edi Rama dhe Soros dështuan përfundimisht! Dështuan për të shkatërruar opozitën shqiptare në grushtin e shtetit që i bënë asaj. Sot ne së bashku triumfuam. Ne qëndruam dhe vetëm qëndruam për të vërtetën dhe vlerat që besojmë, mbas një kohe të gjatë që luftuam për drejtësinë. Sot është një festë për opozitarët. Sot është një ditë e mirë edhe për ata që nuk janë opozitarë, edhe për kundërshtarët e opozitës. Sot ka fituar e vërteta, jo Sali Berisha. Këtë vit kam thyer rekodin tim për numrin e fjalimeve. 331. Tani e tutje, veprimi do të jetë kryefjala e Sali Berishës. Dua të falenderoj çdo shqiptar, familjen time, por kauza e drejtë nuk humbet kurrë. Falenderoj bashkëpunëtorët e mi të ngushtë dhe të gjithë demokratët. Dua të falenderoj çdo shqiptar kudo që janë. Pa ju, kjo fitore nuk do të ishte e mundur. Një mirënjohje të thellë kam edhe për miqtë e Shqipërisë në rajon dhe në botë për mbështetjen dhe angazhimin e tyre në favor të Sali Berishës. Falenderoj edhe gjykatësen që nderoi ligjin dhe moralin e ligjit dhe Kushtetutës, uroj që ligji dhe morali të udhëheqë çdo punonjës të shtetit shqiptar. Të dashur miq, u përpoqën të shkatërrojnë PD si forcën kryesore opozitare. U përpoqën që të asgjesojnë politikisht Sali Berishën sepse vendosi që të luftonte për ju. U përpoqën që të fshijnë historinë, pluralizimin, NATO-n, luftën kundër krimit të organizuar. Nuk ka shumë opozita që t'i mbijetojnë një sulmi të tillë, por ne ia dolëm, triumfuam. Hap pas hapi ne i fituam betejat. Mendoni sa fitore arritëm në këtë vit shumë të vështirë. Kujtoni se e kemi shtruar rrugën që do sjellë PD në pushtet. Na përçanë dhe u bashkuam. Na hodhën barin, ne ua kthyem në grazhdë! Na izoluan por ne sot kemi mbështetjen më të madhe ndërkombëtarë që kemi pasur ndër vite. U përpoqën që të blinin heshtjen e Sali Berishës por u bënë qesharak me veten, a blihet heshtja e Sali Berishës? Do përhapim dritën e rrugës së shpresës. Kombi ynë duhet të jetë kombi i shpresës dhe jo i narkotrafikut. Kjo fitore nuk ka rëndësi vetëm për ne, por edhe për ata që vijnë pas nesh, por edhe për të ardhmen. Kjo arritje është për brezat, do u japë dritë. Kjo arritje është se në shqiptarët nuk e deleguam kurrë ndërgjegjien e tyre, por e mbajtën siç e ka dhënë Zoti. Nuk pranuam që të na caktonin kryetarin. Ju qëndruat për ato grusht vlerash që duhet të jetojë njeriu. Prandaj edhe sot jemi më pranë se kurrë me triumfin tonë dhe në misionin tonë. Fjala e fundit për autorin kryesor për grushtin e shtetit, Edi Rama krijo qeverinë teknike! Se vetë Zoti e ka thënë, që të kthehem unë, pastroni shtëpinë, ne do të pastrojmë shtëpinë tonë. Me ndihmën e Zotit! Krijo qeverinë teknike se mosbindja civile është gati në radhë. Këta burra dhe vajza do të kenë liderin e tyre me vete. Sot përgjigjesh si puçist për grushtin e shtetit që i bëre opozitës. Do përgjigjesh për atentatin që organizove kundër tij me qëllim që ta heshtje. Prandaj ke vetëm një rrugë qeveri teknike, do të shkojmë në zgjedhje të lira. Pse ke frikë nga vota e lirë Edi Rama? Sot ishte vetëm një fitore. Shqipërinë do ta shpëtojmë bashkë! Së bashku triumfojmë mbi çdo armik. Është radha jonë, fitore, fitore, fitore./ZËRI

6 MUAJ ME PARE

Berisha mbërrin në selinë e PD, pritet nga demokratët me brohoritje

331 ditë arrest shtëpie! Berisha fiton lirinë, mesazh Ramës:
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha sapo ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike. Pas lirimit të tij, Berisha është kthyer në seli ku është pritur me brohorima nga simpatizantët. 

MOMENTI ME VIDEO:

 

6 MUAJ ME PARE

331 ditë në "arrest shtëpie"! Lirohet Sali Berisha

331 ditë arrest shtëpie! Berisha fiton lirinë, mesazh Ramës:
Sali Berisha

TIRANË- Pas 331 ditësh, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është tashmë i lirë. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka revokuar masën e sigurisë për kryedemokratin, duke e liruar nga masa "arrest shtëpie". Pas marrjes së vendimit, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar deklaroi se do të ankimojë vendimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ dhënë nga Flojera Davidhi. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar në lidhje me vendimin për heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha. GJKKO sqaron se, ka vendosur pranimin e kërkesës së Sali Berishës për rënien e masës së sigurisë. Githashtu në njoftim shtohet se GJKKO ka vendosur dhe revokimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi”.

"Nisur nga interesi që ka në publik dhe në media dosja “Partizani”, në ngarkim të të pandehurve Sali Berisha, etj…, ju njoftojmë se: Sot, më datë 27.11.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në nenet 228, 229, 230, 237 dhe 260 të K.Pr.Penale ka vendosur pranimin e kërkesës së kërkuesit të pandehurit Sali Berisha dhe revokimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi”. Tiranë, më datë 27.11.2024. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,"-njoftoi GJKKO. 

Pas seancës së sotme, avokati Genc Gjokutaj ka folur për mediat, duke shpjeguar se Gjykata e Posaçme kishte dalë në përfundimin se për ndalimin e Berishës nuk kishte arsye, ndaj nuk kanë lënë në fuqi asnjë masë sigurie ndaj tij. 

“Mbi bazën e kërkesës tonë, sot gjykata revokoi masën që nuk ka as kushte as kritere. Sot Berisha është i lirë dhe pa asnjë masë sigurimi ndaj tij. Nuk mund t’ju relatoj dosjen. Gjykata konstatoi se për zotin Berisha nuk ekzistojnë kushtet apo kriteret për asnjë masë. Prokuroria kërkoi arrestin në shtëpi, por lirimi ishte kërkesa jonë. Kërkesa është bërë këtu pas vendimit të GJK,”- tha Gjokutaj.

Vendimi i sotëm është pritur me eufori tekj demokratët. Pas vendimit për lirimin e Berishës, mbështetësve të Partisë Demokratike u ka shkuar një mesazh në celularin e tyre, i cili i njeh me situatën. Po ashtu në mesazh, mbështetësve u kërkohet që në orën 13:30 të grumbullohen në selinë qëndrore të PD-së, për të pritur Berishën.

“Përshëndetje. Një lajm i mrekullueshëm. Doktor Berisha tashmë i lirë. Në orën 13:30 të gjithë te selia qëndrore e PDSH për të pritur Liderin tonë historik,”- shkruhet në mesazh.

Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike u vendos në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit që lamë pas. Nga ajo ditë kanë kaluar 331 ditë. Fillimisht, ndaj Berishës ishte caktuar masa "detyrim paraqitje" çdo 2 javë pranë SPAK për shkak se ishte marrë nën hetim për dosjen "Partizani". Por Berisha nuk shkoi kurrë me pretendimin se ishte anti-kushtetues dhe se për një masë të tillë ndaj tij duhet të merrej leje nga Kuvendi i Shqipërisë. Kështu që SPAK kërkoi ashpërsimin e masës. Vendimi për "arrest me burg' u dha nga gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka dy muaj pasi Berisha refuzoi të zbatonte masën e parë të sigurisë. Ndërkohë pavarësisht ankimimeve në gjykatat më të larta, deri sot vendimi i Irena Gjokës për ndryshimin e masës nuk ishte rrëzuar. Ndërsa ky vendim është ankimuar dhe në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Strasburgut. Po ashtu, më 16 dhjetor GJKKO do të vendosë nëse do të kalojë për gjykim dosjen e aferës së privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbylli hetimet lidhur me çështjen e ish-kompleksit "Partizani". Kështu, dy hetuesit Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai dorëzuan tashmë të përmbyllur dosjen në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkë me kryedemokratin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, akuzë penale është ngritur për dy biznesmenët Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja, si edhe noteren Andia Pustina.


Hetimet për dosjen Partizani kanë nisur në vitin 2020, dhe në aktakuzën e SPAK, dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai e akuzojnë ish-kryeministrin Berisha për veprën penale të "korrupsionit pasiv" të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Sipas SPAK, Berisha ka ndryshuar ligje, dhe ka ushtruar presion mbi vartësit e tij, në mënyrë që ish-kompleksi Partizani t'iu kthehej pronarëve, në mesin e të cilëve do të përfitonte dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Ndërsa ky i fundit, akuzohet për “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë” dhe per “pastrim parash”. /ZËRI

Poll

MOS HUMB