SPAK "zbarkon" në Elbasan, kontrolle tek sipërmarrësi, kush është Nafiz Bajrami?
ELBASAN- Prokuroria e Posaçme kudnër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvilloi një aksion sot në Elbasan. Me urdhër të prokurorëve Altin Dumani dhe Vladimir Mara, janë ushtruar kontrolle në kuadër të hetimeve për Suel Çelën. SPAK ushtruar kontrolle në shtëpinë e Nazif Bajramit, i cili është një biznesmen i njohur në fushën e ndërtimit në Elbasan.
Po ashtu, kontrolle u ushtruan edhe në shtëpinë e Mariglen Çokut, i cili është administrator i ekipit të Futbollit të Elbasanit, por edhe tek shtëpia e drejtorit të Ujësjellës Kanalizime Elbasan, Luan Tabaku. Mësohet se në operacionin e sotëm janë bërë kontrolle, sekuestruar dokumente, sende dhe para.
Por kush është Nazif Bajrami?
Nga një person, që akuzohet nga agjensitë e huaja ligjzbatuese si person i përfshirë në trafik droge, në Shqipëri Nazif Bajrami nisi një "jetë të re" si biznesmen. Me kompaninë e tij "Bajrami N." ka marrë gjithsej 66 tendera publikë, ku më shumë se gjysma e tyre kanë shënuar me flamur të kuq nga "Open Procurement".
Kompaninë e ka hapur që në vitin 2000, por me kalimin e kohës ka hyrë fuqishëm në treg duke grumbulluar mbi 50 milionë euro tendra publikë, kryesisht në Bashkinë e Elbasanit, por jo vetëm. Një "dorë" duket se ia jepte edhe e shoqja, Anduena Bajrami (Prifti), e cila ka mbajtur postin si nënkryetare e Bashkisë, si me Qazim Sejdinin, ashtu edhe me Gledian Llatjan.
Sipas mediave që e kanë investiguar më parë, vetëm gjatë viteve 2017-2020, në Prokurorinë e Elbasanit, firmat ndërtimit dhe pronar tokash, kanë depozituar 45 kallëzime penale kundër Nazif Bajramit të firmës “Bajrami N. Shpk”, duke e akuzuar për falsifikime dokumentesh, fondesh limit, procedurash e favorizim në gara tenderuese. Por asnjë nuk është marrë për bazë. Nga të gjitha këto kallëzime; 3 janë pushuar në gjykatë, 27 janë pushuar nga prokuroria, ndërsa 15 kallëzime janë regjistruar, por ka pasur mungesë provash. Kështu Bajrami ka operuar lehtësisht në postin e tij./ZËRI
SPAK "zbarkon" në Elbasan/ Kontrolle tek shtëpia e drejtorit të Ujësjellësit dhe sipërmarrësit (EMRAT)
ELBASAN- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillon një aksion në Elbasan. Me urdhër të prokurorëve Altin Dumani dhe Vladimir Mara, janë ushtruar kontrolle në kuadër të hetimeve për Suel Çelën. Në kuadër të hetimeve, janë ushtruar kontrolle në disa objekte të ndryshme në qytet.
SPAK ka shkuar te Nazif Bajrami, një biznesmen i njohur fushën e ndërtimit në Elbasan; Mariglen Çoku, administrator i ekipit të Futbollit të Elbasanit, por edhe tek shtëpia e drejtorit të Ujësjellës Kanalizime Elbasan, Luan Tabaku.
Në zbatim të vendimit të gjykatës, janë bërë kontrolle, sekuestro dokumentash, sendesh dhe parash, por ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga ana e SPAK lidhur me aksionin që është zhvilluar sot./ZËRI
BKH aksion në Elbasan, sekuestrohen dosje, kompjutera e celularë në një biznes
ELBASAN-Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë duke ushtruar kontrolle të imtësishme në zyrat qëndrore të një biznesi të madh në Elbasan në fushën e ndërtimeve dhe jo vetëm. Kompania e kontrolluar dyshohet se ka përfituar tendera të shumtë, disa prej të cilëve të dyshuar në mënyrë të paligjshme nga bashkitë e Qarkut të Elbasanit.
Policia ka ushtruar kontrolle edhe në banesën e Luan Tabakut, drejtorit të Ujësjellësit të Elbasanit.
Gjatë kontrolleve mësohet se me urdhër të prokurorit, agjentët kanë sekuestruar dosje, kompjutera dhe aparate celularë të biznesit. Ende nuk bëhet i ditur emri i kompanisë, apo personit që e ka në pronësi, ndërsa pritet një njoftimi zyrtar nga autoritetet.
Prokuroria e Posaçme po heton disa kompani ndërtimi me aktivitet jo vetëm në Elbasan por edhe në Tiranë e Durrës./ZËRI