Pjesë e grupit të laboratorit të kokainës, kush është Artjon Çaushllari, dikur zyrtar i Bashkisë Tiranë

TIRANË- Artjon Çaushllari, një prej të arrestuarve si pjesë e grupit të laboratorit të kokainës, ka qenë zyrtare në Bashkinë Tiranë. Ai ka drejtuar Ndërmarrjen e Punëtorëve numër 3 në kryeqytet. Por, në vitin 2017, u largua bashkë me një sërë kolegësh të tij, që kishin dalë nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, (sot Partia e Lirisë).
Më 27 korrik të vitit 2017, një ditë pasi këshilltarët e LSI-së nuk morën pjesë në votimin për propozimin që rriste me 20 lekë për metër kub çmimin e ujit në kryeqytet, nisi një valë lëvizjesh në Bashkinë e Tiranës,
Vetë kryebashkiaku Erion Veliaj që ka firmosur shkarkimin nga detyra të tre zyrtarëve të kësaj bashkie, të cilët vinin nga radhët e LSI. Kështu u largua nga detyra drejtori i Ndërmarrjes Numër 3 të kryeqytetit Artjon Çaushllari, administratori i Njësisë Farkë Mateo Shaba, si dhe drejtoresha e qendrës sociale në Shkozë, Kajame Sinani.
Sot, Çaushllari ndodhet pas hekurave bashkë me nëntë persona të tjerë dhe nesër do të dalënë gjyq për tu njohur me masën e sigurisë.
Në pranga janë vënë edhe: Geis Sejfullai, Klajdi Birçe, Endi Sejdini, Aldi Zonja, Ismail Abdurrahmani, Baki Huqi, Hiwlen Narvaez, Joze Vasquez dhe Samuel Serrano.
Endi Sejdini rezulton të jetë pronari i shtëpisë ku përpunohej droga. Fshati Qerekë nuk u zgjodh në mënyrë rastësore. Kjo zonë ndodhet mes aeroportit “Nënë Tereza” dhe Portit të Durrësit dhe nuk monitorohet dot me dronë nga autoritetet.
Sipas Prokurorisë së Posaçme në më shumë se 1 vit hetime është zbuluar se grupi bashkëpunonte me organizata kriminale në Amerikën Latine për të trafikuar drogë në Shqipëri. Ndryshe nga droga e fshehur në fruta, kokaina e këtij grupi vinte e kamufluar në “lëkurë gjedhi të kriposur”. Në Shqipëri përpunohej duke e kthyer në gjendjen e saj fillestare për ta transportuar më pas në vendet e Bashkimit Europian.
SPAK ishte në dijeni të lëvizjeve të grupit kriminal, por i lanë ata të veprojnë të lirë. Grupi kriminal ka arritur të sjellë dy ngarkesat e fundit në shtator dhe në nëntor, ku në vendin tonë u transportuan 48 ton lëkurë gjedhi, të cilat përmbanin kokainë brenda. Më 15 nëntor SPAK në bashkëpunim me autoritetet spanjolle dhe me Policinë e Shtetit ndërhynë dhe arrestuan 10 persona, 7 shqiptarë dhe 3 nga Amerika Latine.
Pse u zgjodh Qereka për laboratorin e kokainës? Afër aeroportit dhe Portit të Durrësit

TIRANË- Fshati Qerekë nuk u zgjidh në mënyrë rastësore. Kjo zonë ndodhet mes aeroportit “Nënë Tereza” dhe Portit të Durrësit, që e bënte më të thjeshtë transportimin e materialeve në vilën e kthyer në laborator kokaine, ku dhe do të bëhej përpunimi i lëndës narkotike. Gjithashtu, grupi i ka kushtuar rëndësi edhe një tjetër detaji, duke qenë se Qereka është shumë pranë aeroportit, është një zonë që nuk monitorohet dot me dronë nga autoritetet.
Në pranga janë vënë: Endi Sejdini, Artion Çaushllari, Geis Sejfullai, Klajdi Birçe, Aldi Zonja dhe Ismail Abdurrahmani. Të arrestuar kanë qenë edhe tre të huaj, që ishin ‘kimistët’ e grupit, Hiëlen Ledezma Narvaes nga Kolumbia, Joze Ramon Vasques nga Venezuela dhe Samuel Moreno nga Venezuela.
Sipas Prokurorisë së Posaçme në më shumë se 1 vit hetime është zbuluar se grupi bashkëpunonte me organizata kriminale në Amerikën Latine për të trafikuar drogë në Shqipëri. Ndryshe nga droga e fshehur në fruta, kokaina e këtij grupi vinte e kamufluar në “lëkurë gjedhi të kriposur”. Në Shqipëri përpunohej duke e kthyer në gjendjen e saj fillestare për ta transportuar më pas në vendet e Bashkimit Europian.
Pa precedentë penalë dhe me biznes, kush është pronari i vilës në Qerekë që e ktheu në laborator kokaine

TIRANË- Endi Sejdini, 25-vjeçari që ra në pranga si pjesë e grupit që kishin ngritur laboratorin e kokainës, rezulton të jetë pronari i shtëpisë ku përpunohej droga. Sejdini kishte një biznes privat mobilerie në zonë dhe nuk rezulton të ketë pasur precedentë penalë apo rekorde kriminale të mëparshme. Ai kishte në pronësi shtëpinë në Qerekë dhe një nga katet e saj e kthyen në laborator ku përpunohej kokaina.
Në pranga janë vënë edhe Artion Çaushllari, Geis Sejfullai, Klajdi Birçe, Aldi Zonja dhe Ismail Abdurrahmani. Të arrestuar kanë qenë edhe tre të huaj, që ishin ‘kimistët’ e grupit, Hiwlen Ledezma Narvaes nga Kolumbia, Joze Ramon Vasques nga Venezuela dhe Samuel Moreno nga Venezuela.
Sipas Prokurorisë së Posaçme në më shumë se 1 vit hetime është zbuluar se grupi bashkëpunonte me organizata kriminale në Amerikën Latine për të trafikuar drogë në Shqipëri. Ndryshe nga droga e fshehur në fruta, kokaina e këtij grupi vinte e kamufluar në “lëkurë gjedhi të kriposur”. Në Shqipëri përpunohej duke e kthyer në gjendjen e saj fillestare për ta transportuar më pas në vendet e Bashkimit Europian.
Ngritën laborator kokaine në Shqipëri, anëtarët e grupit kriminal dalin nesër para SPAK

TIRANË- 10 anëtarët e grupit kriminal që u arrestuan dy ditë më parë gjatë operacionit të antidrogës të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme, Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, do të dalin nesër para SPAK. Pritet që ata të dalin nesër rreth orës 09:30 para SPAK për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tyre. Gjatë operacionit të antidrogës u arrestuan në flagrancë Geis Sejfullai, Klajdi Birçe, Artion Çaushllari, Endi Sejdini, Aldi Zonja, Ismail Abdurrahmani, Baki Huqi, Hiwlen Narvaez, Joze Vasquez dhe Samuel Serrano.
Sipas Prokurorisë së Posaçme në më shumë se 1 vit hetime është zbuluar se grupi bashkëpunonte me organizata kriminale në Amerikën Latinë për të trafikuar drogë në Shqipëri. Ndryshe nga droga e fshehur në fruta, kokaina e këtij grupi vinte e kamufluar në “lëkurë gjedhi të kriposur”. Në Shqipëri, "laborantët" e përpunonin duke e kthyer në gjendjen e saj fillestare për ta transportuar më pas në vendet e Bashkimit Europian. Përveçse në Krujë dhe në një nga zonat më të lakmuara të Tiranës, struktura e grupit përfshinte shtetas nga disa qytete të vendit që kishin role të mirë përcaktuara. Disa ishin financues, disa transportues, përpunues, të tjerë shpërndarës.
Por përpunimin e drogës ia kishin besuar 3 personave nga Amerika latime, që mesa duket ishin “ekspertët” që garantonin suksesin teknik të operacionit. Aftësia e tyre për të ekstraktuar kokainën nga materiale organike, si “lëkurat e bagëtive” e kthente drogën e papërpunuar në një produkt të gatshëm, të cilësisë së lartë. Edhe pse laboratori ishin me qendër në Qerekë, grupi kishte edhe zona të tjera ku strehoheshin, një pranë aeroportit më të madh të vendit, dhe një tjetër portit të Durrësit. Të dyja lokacione që u siguronin një qasje të shpejtë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Nga aksioni, SPAK ka sekuestruar 48 ton (rreth 850 lëkurë gjedhi) lëndë narkotike e importuar nga Amerika Latine në shtator dhe nëntor 2024; 6.1 kg kokainë; dhjetra mijë euro dhe 22 telefona celularë, 2 laptopë dhe 17 karta SIM. Në këto të fundit, pritet që SPAK të grumbullojë edhe më shumë informacione për kontaktet e grupit. Detaje këto që mund të zbërthejnë një grup akoma më të madh kriminal. /ZËRI
Sollën dy dërgesa me kokainë dhe më pas u goditën, SPAK e kishte nën vëzhgim grupin kriminal

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i antidrogës në vendin tonë i realizuar nga Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Shtetit. Mësohet se SPAK ishte në dijeni të lëvizjeve të grupit kriminal, por i lanë ata të veprojnë të lirë. Grupi kriminal ka arritur të sjellë dy ngarkesat e fundit në shtator dhe në nëntor, ku në vendin tonë u transportuan 48 ton lëkurë gjedhi, të cilat përmbanin kokainë brenda. SPAK i ka lënë ata të veprojë të lirë, pasi kishte si qëllim të gjurmonte deri në fund lëvizjet e grupit dhe anëtarët e tij. Ndërsa më 15 nëntor SPAK në bashkëpunim me autoritetet spanjolle dhe me Policinë e Shtetit ndërhynë, ku u arrestuan 10 persona, 7 shqiptarë dhe 3 nga Amerika Latine.
Sipas Prokurorisë së Posaçme në më shumë se 1 vit hetime është zbuluar se grupi bashkëpunonte me organizata kriminale në Amerikën Latinë për të trafikuar drogë në Shqipëri. Ndryshe nga droga e fshehur në fruta, kokaina e këtij grupi vinte e kamufluar në “lëkurë gjedhi të kriposur”. Në Shqipëri, "laborantët" e përpunonin duke e kthyer në gjendjen e saj fillestare për ta transportuar më pas në vendet e Bashkimit Europian. Përveçse në Krujë dhe në një nga zonat më të lakmuara të Tiranës, struktura e grupit përfshinte shtetas nga disa qytete të vendit që kishin role të mirë përcaktuara. Disa ishin financues, disa transportues, përpunues, të tjerë shpërndarës.
Por përpunimin e drogës ia kishin besuar 3 personave nga Amerika latine, që mesa duket ishin “ekspertët” që garantonin suksesin teknik të operacionit. Aftësia e tyre për të ekstraktuar kokainën nga materiale organike, si “lëkurat e bagëtive” e kthente drogën e papërpunuar në një produkt të gatshëm, të cilësisë së lartë. Edhe pse laboratori ishin me qendër në Qerekë, grupi kishte edhe zona të tjera ku strehoheshin, një pranë aeroportit më të madh të vendit, dhe një tjetër portit të Durrësit. Të dyja lokacione që u siguronin një qasje të shpejtë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Nga aksioni, SPAK ka sekuestruar 48 ton (rreth 850 lëkurë gjedhi) lëndë narkotike e importuar nga Amerika Latine në shtator dhe nëntor 2024; 6.1 kg kokainë; dhjetra mijë euro dhe 22 telefona celularë, 2 laptopë dhe 17 karta SIM. Në këto të fundit, pritet që SPAK të grumbullojë edhe më shumë informacione për kontaktet e grupit. Detaje këto që mund të zbërthejnë një grup akoma më të madh kriminal. /ZËRI
Shkoi si turist në Amerikën Latine, por mbeti i izoluar gjatë pandemisë, si lidhi kontaktet me trafikantët Aldi Zonja

TIRANË- Një nga anëtarët e grupit kriminal të arrestuar gjatë operacionit të antidrogës nga Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Shtetit, ka shkuar më parë si turist në Amerikën Latine, por për shkak se mbeti i izoluar gjatë pandesimë, arriti që të krijojë kontakte me trafikantët. Sipas “Report TV”, 37-vjeçari Aldi Zonja, kishte shkuar me vizë turistike në Amerikën Latine, por gjatë pandemisë mbeti atje i izoluar për shkak të karantinës. Gjatë kësaj periudhe, dyshohet se Zonja krijoi kontaktet me trafikantët e drogës dhe më pas me bashkëpunëtorët e tjerë ndërtuan laboratorin e kokainës.