LIVE UPDATES

Liga e Kombeve/ Mbyllet pa fitues ndeshja Shqipëri-Çeki! Kuqezinjtë presin Ukrainën të martën

➤ Është mbyllur pa fitues ndeshja mes Shqipërisë dhe Republikës së Çekisë. Edhe pse kishte shumë raste nga të dyja skuadrat, asnjë nuk e tundi rrjetën. ➤ Para ndeshjes u zhvillua edhe ceremonia e lamtumirës për lojtarët që tashmë kanë 'varur këpucët në gozhdë' për kombëtaren. ➤ Sonte në "Air Albania" u nderuan Klaus Gjasula, Odise Roshi, Bekim Balaj dhe Ermir Lenjani. ➤ Ndeshja e radhës dhe e fundit për Ligën e Kombeve do të luhet më 19 nëntor kundër Ukrainës. ➤ Aktualisht, në grupin B1, Shqipëria renditet e treta me 7 pikë, po aq sa ka Gjeorgjia. ➤ Vendin e parë të grupit e mban Çekia me 8 pikë, ndërsa e katëra renditet Ukraina me 5.

3 artikuj për këtë temë.
6 MUAJ ME PARE

"Faleminderit për gjithçka!"/ Roshi, Balaj, Gjasula dhe Lenjani i japin lamtumirën kuqezinjve, nderohen nga tifozët

Liga e Kombeve/ Mbyllet pa fitues ndeshja Shqipëri-Çeki!
Pamje nga festa e lamtumirës

TIRANË- Pak para ndeshjes me Republikën Çeke, 4 futbollistë të Kombëtares Shqiptare të Futbollit kanë "varur këpucët në gozhdë" dhe i kanë dhënë lamtumirën kuqezinjve. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka dhënë nga një çmim mirënjohje të katërt futbollistëve, për kontributin e dhënë në Kombëtare.

Për mediat e pranishme, 4 heronjtë e kombëtares shprehën emocionet e tyre për eksperiencën e tyre të gjatë.

Lenjani10 vite plot emocione, sakrificë dhe histori me Europianin. Ka qenë një gjë shumë e madhe për mua dhe faleminderit për përkrahjen.

Roshi: Një kënaqësi shumë e madhe. 17 vite kuqezi, e vështirë shumë, sepse emocion si ky nuk përshkruhet dot. Jam krenar për veten. Po e mbyll me nder. Tani u hapet rruga të rinjve, sepse kemi një ekip shumë të mirë.

Balaj: Kombëtarja na ka dhënë shumë. Fanella e kombëtares na ka burrëruar të gjithë. Faleminderit për këtë rrugëtim dhe për tifozët tanë, më të mirët.

Gjasula: Shumë faleminderit! Krenari e madhe! Jam kënaqur shumë që kam qenë pjesë e kombëtares. Faleminderit për këtë mundësi që më keni dhënë.

Bekim Balaj, Odise Roshi, Ermir Lenjani dhe Klaus Gjasula pozuan me Dukën dhe më pas, u përshëndetën për herë të fundit nga fusha e blertë me tifozët e pranishëm në stadium. Kjo ishte paraqitja e fundit për ta në një ndeshje të skuadrës kombëtare, por të 4 vazhdojnë karrierat në klubet respektive./ZËRI

6 MUAJ ME PARE

Ndeshja Shqipëri-Çeki, publikohet formacioni, Kombëtarja luan me skemën 4-3-3

Liga e Kombeve/ Mbyllet pa fitues ndeshja Shqipëri-Çeki!
Skuadra kuqezi

TIRANË- Kombëtarja Shqiptare e Futbollit luan sot në orën 20:45 në ‘Air Albania’ kundër Çekisë. Teksa na ndajnë disa orë nga ndeshja, tashmë janë publike edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave. 

Shqipëria: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Laçi, Asllani, Ramadani, Asani, Tuci dhe Nedim Bajrami.

Liga e Kombeve/ Mbyllet pa fitues ndeshja Shqipëri-Çeki!
Formacioni

Kuqezinjtë luajnë dy ndeshjet e fundit në Grupin B1 të Ligës së Kombeve më 16 dhe 19 nëntor në Tiranë kundër Çekisë dhe Ukrainës, të dyja këto ndeshje që do të zhvillohen në "Air Albania". Tani në Ligën B, në Grupin B1 ka 3 skuadra me nga 6 pikë. Në vendin e parë renditet Gjeorgjia, e dyta Çekia dhe në vendin e tretë jemi ne./ZËRI

6 MUAJ ME PARE

Sot Shqipëri-Çeki/ Tifozët kuqezi nisen drejt stadiumit, festë tupana dhe këngë patriotike

Liga e Kombeve/ Mbyllet pa fitues ndeshja Shqipëri-Çeki!
Pamje nga festa

TIRANË- Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë sot në orën 20.45 kundër skuadrës së Çekisë. Sfida, që do të luhet në “Air Albania’, është e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve. Në prag të ndeshjes, atmosfera festive ka përfshirë kryeqytetin. Tifozët që po shkojnë drejt stadiumit kanë nisur festën me tupana dhe këngët patriotike, ndërsa  nuk mungojnë as fanellat kuqezi që kanë mbushur të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Kuqezinjtë luajnë dy ndeshjet e fundit në Grupin B1 të Ligës së Kombeve më 16 dhe 19 nëntor në Tiranë kundër Çekisë dhe Ukrainës, të dyja këto ndeshje që do të zhvillohen në "Air Albania". Tani në Ligën B, në Grupin B1 ka 3 skuadra me nga 6 pikë. Në vendin e parë renditet Gjeorgjia, e dyta Çekia dhe në vendin e tretë jemi ne./ZËRI

Poll

MOS HUMB