LIVE UPDATES

E rëndë! 14-vjeçari vritet me thikë brenda oborrit të shkollës, autori një bashkëmoshatar, po kurohet në spital

➤ Një adoleshent, vetëm 14-vjeç u vra sot në oborrin e shkollës nga bashkëmoshatari i tij. ➤ Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, kur të miturit sapo kishin përfunduar mësimin. ➤ Deri më tani dyshohet se 3 adoleshentë janë përfshirë fillimisht në një konflikt verbal dhe më pas, përplasja ka degraduar në përdorimin e thikës. ➤ I mituri (i identifikuar me inicialet M.C.) u qëllua disa herë në bark, zemër dhe fyt. ➤ U dërgua me urgjencë në spital, por nuk u mbijetoi dot plagëve të marra. ➤ Sherri mes tyre kishte nisur në pushimin e gjatë brenda ambienteve të shkollës, por ndërhyrja e rojes dhe mësuesëve duket se i sheshoi tensionet. ➤ Por pas përfundimit të mësimit, të miturit janë përplasur sërish. Përveç viktimës, në spital ka përfunduar dhe një prej agresorëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i treti është shoqëruar nga Policia.

16 artikuj për këtë temë.
2 MUAJ ME PARE

Qëlloi për vdekje me thikë 14-vjeçarin, zbulohet identiteti i autorit

E rëndë! 14-vjeçari vritet me thikë brenda oborrit të
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Është identifikuar autori i vrasjes së 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli”. Mësohet se autori është identifikuar me inicialet M.P, 14 vjeç dhe ishte në një klasë paralele me viktimën.

Viktima u qëllua 6 herë në bark, fyt dhe në zemër me thikë, plagë këto të cilat ishin fatale për të. Mësohet se në konflikt u përfshinë 7 të mitur, të cilët disa prej tyre janë shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë rreth ngjarjes.

Po ashtu edhe shoku i viktimës është plagosur në krahë dhe po merr ndihmë mjekësorë në një spital privat. Gjithashtu për këtë ngjarje të rëndë reagoi edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit, ku bëri thirrje që të zbardhet menjëherë. Ndërsa, në njoftimin zyrtar Policia tha se ngjarja ndodhi 200-300 metra larg instuticionit arsimor. Por sipas dëshmitarëve, ngjarja ndodhi në ambientete e shkollës.

Shkaku nuk dihet ende në mënyrë zyrtare, flitet për një konflikt të nisur nga rrjetet sociale, për shkak të problematikave mes të miturve. Po ashtu mësohet se ka pasur një mungesë të policit në derën e shkollës, pas mbarimit të mësimit. /ZËRI

2 MUAJ ME PARE

“Autori dyshohet se është plagosur”, gazetarja zbulon detaje nga vrasja e 14-vjeçarit tek Fan Noli: Ekzistojnë dy versione…

E rëndë! 14-vjeçari vritet me thikë brenda oborrit të
Anila Hoxha

TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha tha se policia është sorollatur jo për të kuptuar motivet e ngjarjes, por se kush qëlloi për vdekje Martinin dhe kush plagosi Luisin. Ajo tha për për “Top Story” se arma e krimit nuk është gjetur ende, dhe ka versione të ndryshme rreth dinamikës së ngjarjes, por pritet që të merret dëshmia e Luisiut.

“Policia janë sorollatur, jo për të kuptuar motivet, po për të kuptuar se kush e qëlloi për vdekje Martinin dhe kush e plagosi Luisin. Arma e krimit nuk është gjetur ende. Hetuesit dyshojnë se 14-vjeçarin mund të ketë goditur Marjusi, i cili është gjithashtu i plagosur. Është një dyshim që duhet të konfirmohet, pasi të merret deklarata e Luisit dhe Marjusit, i plagosuri që u grind me të miturin që nuk jeton më. Ka disa versione të ndryshme pse u përleshën. Njëra është për shkak të sherreve në rrjete sociale, por besoj që ky nuk është rasti. Nga të dhënat e mija, ata dyshojnë se gjithçka ka qenë një hedhje fjalësh mes të dyve.  Secili ka thirrur shokët e vet dhe ndodhi ajo që ndodhi”, tha gazetarja.

Viktima u qëllua 6 herë në bark, fyt dhe në zemër me thikë, plagë këto të cilat ishin fatale për të. Mësohet se në konflikt u përfshinë 7 të mitur, të cilët disa prej tyre janë shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë rreth ngjarjes.

Po ashtu edhe shoku i viktimës është plagosur në krahë dhe po merr ndihmë mjekësorë në një spital privat. Gjithashtu për këtë ngjarje të rëndë reagoi edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit, ku bëri thirrje që të zbardhet menjëherë. Ndërsa, në njoftimin zyrtar Policia tha se ngjarja ndodhi 200-300 metra larg instuticionit arsimor. Por sipas dëshmitarëve, ngjarja ndodhi në ambientete e shkollës.

Shkaku nuk dihet ende në mënyrë zyrtare, flitet për një konflikt të nisur nga rrjetet sociale, për shkak të problematikave mes të miturve. Po ashtu mësohet se ka pasur një mungesë të policit në derën e shkollës, pas mbarimit të mësimit. /ZËRI

2 MUAJ ME PARE

“I sulmuan me thikë sapo shkuan në shkollë”, flet babai i të plagosurit nga sherri në “Fan Nol”: Martinin e dhunuan të premten

E rëndë! 14-vjeçari vritet me thikë brenda oborrit të
Babai i të plagosurit

TIRANË- Babai i 14-vjeçarit që mbeti i plagosur nga sherri me thikë në shkollën “Fan Noli”, ka rrëfyer dinamikën si ka nisur sherri mes të miturve që çoi në vrasjen e Martinit. Ai tha për “Top Channel” se sherri ka nisur që ditën e premte në oborrin e shkollës, ku dyshohet se autori e ka goditur me grusht viktimën dhe e ka dhunuar. Ndërsa, sot viktima i ka kërkuar ndihmë shokut të tij Luisit, i cili nuk ishte nxënës në shkollën “Fan Noli” dhe një personi tjetër që t’i takonin bashkë.

Më tej ai shton se sapo ata kanë shkuar në shkollë, i kanë sulmuar me thikë.

“Na lajmëruan nga poliklinika e 9-katsheve që është plagosur dhe ndodhet në spitalin e Traumës. Për momentin është jashtë rrezikut, shpresojmë që të bëhet më mirë. Ka katër plagë me thikë në trup. Nuk dimë gjë fare, Luisi nuk ka pas probleme, ka shkuar të takojë një shok të Fan Noli, kanë qenë bashkë shokë te akademia e Dinamos, dhe ai i ka kërkuar që të shkojë ta takojë. Djali më tha që kur kanë shkuar atje i kanë sulmuar me thikë”, shprehet ai.

Viktima u qëllua 6 herë në bark, fyt dhe në zemër me thikë, plagë këto të cilat ishin fatale për të. Mësohet se në konflikt u përfshinë 7 të mitur, të cilët disa prej tyre janë shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë rreth ngjarjes.

Po ashtu edhe shoku i viktimës është plagosur në krahë dhe po merr ndihmë mjekësorë në një spital privat. Gjithashtu për këtë ngjarje të rëndë reagoi edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit, ku bëri thirrje që të zbardhet menjëherë. Ndërsa, në njoftimin zyrtar Policia tha se ngjarja ndodhi 200-300 metra larg instuticionit arsimor. Por sipas dëshmitarëve, ngjarja ndodhi në ambientete e shkollës.

Shkaku nuk dihet ende në mënyrë zyrtare, flitet për një konflikt të nisur nga rrjetet sociale, për shkak të problematikave mes të miturve. Po ashtu mësohet se ka pasur një mungesë të policit në derën e shkollës, pas mbarimit të mësimit. /ZËRI

2 MUAJ ME PARE

90 sekonda dhe 6 plagë me thikë... si u vra 14-vjeçari nga bashkëmoshatari i tij në shkollën “Fan Noli” (DINAMIKA)

E rëndë! 14-vjeçari vritet me thikë brenda oborrit të
Viktima Martin Cani

TIRANË- Sot kryeqyteti u trondit nga vrasja e një nxënësi të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”. 14-vjeçari u qëllua 6 herë me thikë nga disa bashkëmoshtaraë të tij, ku mbeti i plagosur dhe një i mitur tjetër që dyshohet se është autori. I plagosur, për momentin ndodhet në një spital privat duke marrë kujdes mjekësor. Dyshohet se sherri ka nisur nga disa zënka mes tyre në rrjetet sociale prej ditës së premte, të cilat janë përshkallëzuar sot, deri në përdorimin e thikave. Ngjarja ndodhi sot pas mësimit rreth orës 13:00-13:30, ndërsa sipas dëshmitarëve, roja i shkollës nuk ndodhej në vendngjarje. Sipas burimeve të sigurta të “ZËRI”, policia mbërriti 15 minuta me vonesë, ndërsa ambulanca u vonua dhe një qytetare ka marrë viktimën dhe e ka çuar atë në spital me makinë. Dëshmitarja tha se askush nuk shkoi me të dhe nuk ia kanë hapur rrugën, gjë që ajo ka kaluar mbi trotuar vetëm që të mbërrijë në kohë në spital. Ajo tha se kur mbërriti i mituri në spital ishte ende gjallë, por ai nuk ia doli të jetojë për shkak të plagëve të marra.

“Unë isha duke blerë mish për biznesin tim dhe dëgjoj ulërima. Kur shoh djali ishte përtokë, i hidhnin raki dhe i mbanin plagën. Askush nuk po vinte ta merrte, as mësues nuk pashë, asnjë. Ishte moment sekondi. Për 3 minuta shpërndava të gjithë turmën, mora djalin kam hipur mbi trotuar kam ecur me shpejtësi për në spital, pashë ambulancën e ndalova. Rrugës djali u përmend. E mora në makinën time dhe nuk po më ndihmonte asnjë, nuk erdhi njeri që të më vinte në makinë shoqërues. Aty më erdhi një djalë që punonte në laborator, i vuri dorën te plaga dhe djalin e përmendëm gjatë rrugës. I thosha shpirti nënës, shpirti mamit ti u bëre mirë, ia hodhe, kaloi çdo gjë. Ai bërtiti. Rri i qetë i thash se shpëtove, kaloi çdo gjë, erdhëm në spital. Ia dhashë ambulancës dhe këtu erdha të interesohem nëse shpëtoi apo jo se nuk ja di as emrin. Kjo ka ndodhur rreth orës 13:00-13:30. Nxënës kishte plot, qanin ulërinin, njerëz pa fund që nuk dinin çtë bënin. Shpërndava turmën, rrëmbeva djalin, mora dhe një ndihmës dhe vrapova drejt ambulancës. Unë shpejtova më shpejt se ambulanca, kalova mbi trotuare, pengesa dhe arrita deri te ambulanca. E çova djalin gjallë dhe pa pikë gjaku. Kam makinën dhe s’ka asnjë njollë gjaku. Atletet e çunit ndodhen në makinë time,"- rrëfeu ajo

Sipas disa shokëve të viktimës, sherri ka nisur për shkak të një vajze që kishte komunikime me të dy, por ky është një version i pakonfirmuar zyrtarisht dhe ngjarja është duke u hetuar. Një nga nxënësit e shkollës, tha se ai i pa ata të debatonin pas mësimit dhe në një moment të dytë ata ishin të mbuluar me gjak.

"Martini ishte një fëmijë i qetë, respektonte më të rriturit dhe nuk kishte konflikte as me fjalë, as me veprime. Edhe kur ngacmohej, ai e injoronte dhe nuk kthehej me reagim të keq,"- tha ai.

Sipas dëshmitarëve, as roja i shkollës dhe as mësuesit nuk kanë ndërhyrë në kohë, gjë që nëse do të kishte ndodhur, kjo ngjarje e rëndë do të ishte parandaluar.

“E pamë ngjarjen, por nuk ndërhymë. Ndërhynë ca të tjerë, ça do ndërhynim më? Jam e mërzitur dhe e stresuar. Po më bie të fikët për vete. Po të ishte polici te dera e shkollës nuk do kishte ndodhur ngjarja, më vjen keq, nuk e di çfarë të them. Po të ishte ai, po të kishte një mësuese ia kishte dhënë ndihmën e shpejtë. Ambulanca atje ishte. Një doktor a ka atje apo s’ka doktor?”, tha ajo.

Policia e Tiranës, përmes një njoftimi zyrtar tha se sherri mes të miturve, ndodhi 300 metra larg ambienteve të shkollës, por dëshmitë e qytetarëve tregojnë të kundërtën. Po ashtu edhe ministria e Arsimit reagoi menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë ku kërkoi që të zbardhet dinamika e plotë.

Viktima ishte lojtar i skuadrës së Dinamos, ku përmes një deklarate klubi shprehu ngushëllime për familjen e të ndjerit. Ndërsa, shokët e tij janë mbledhur sonte në stërvitjen e përditshme, por pa të… Martinit iu ndërprenë ëndrrat në mes, nga një sherr banal mes fëmijëve që zgjati 90 sekonda, por që atij i kushtoi jetën… /ZËRI

2 MUAJ ME PARE

“Ishte një fëmijë i qetë”, flet ish-shoku i skuadrës së 14-vjeçarit që mbeti viktimë, dyshimet e para

E rëndë! 14-vjeçari vritet me thikë brenda oborrit të
Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Martino Cani, nga disa bashkëmoshatarë të tij. Një ish-shok skuadre foli për “JOQ Albania” duke thënë se sherri mes të miturve nisi në rrjetet sociale. Sipas tij, dyshohet se shkaku ka qenë një vajzë në klasën e 9-të, që kishte komunikime me viktimën dhe me të plagosurin. Por rrethanat e ngjarjes ende nuk janë zbardhur.

"Martini ishte një fëmijë i qetë, respektonte më të rriturit dhe nuk kishte konflikte as me fjalë, as me veprime. Edhe kur ngacmohej, ai e injoronte dhe nuk kthehej me reagim të keq,"- tha ai.

Viktima u qëllua 6 herë në bark, fyt dhe në zemër me thikë, plagë këto të cilat ishin fatale për të. Mësohet se në konflikt u përfshinë 7 të mitur, të cilët disa prej tyre janë shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë rreth ngjarjes.

Po ashtu edhe autori i dyshuar, është plagosur në krahë dhe po merr ndihmë mjekësorë në një spital privat. Gjithashtu për këtë ngjarje të rëndë reagoi edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit, ku bëri thirrje që të zbardhet menjëherë. Ndërsa, në njoftimin zyrtar Policia tha se ngjarja ndodhi 200-300 metra larg instuticionit arsimor. Por sipas dëshmitarëve, ngjarja ndodhi në ambientete e shkollës.

Shkaku nuk dihet ende në mënyrë zyrtare, flitet për një konflikt të nisur nga rrjetet sociale, për shkak të problematikave mes të miturve. Po ashtu mësohet se ka pasur një mungesë të policit në derën e shkollës, pas mbarimit të mësimit. /ZËRI

2 MUAJ ME PARE

VIDEO- Të heshtur dhe me lot në sy, shokët e skuadrës së 14 vjeçarit që u vra me thikë mblidhen së bashku

E rëndë! 14-vjeçari vritet me thikë brenda oborrit të
Viktima Martin Cani

TIRANË- 14-vjeçari që mbeti viktimë e konfliktit që ndodhi në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, ishte pjesë e klubit të Dinamos U-14. Shokët e tij të skuadrës janë mbledhur sonte, por pa të.

Fatkeqësisht ëndrrat e 14-vjeçarit u prenë në mes, ende pa filluar… Shokët e tij të skuadrës janë mbledhur sot për stërvitjen e përditshme, por ndryshe nga më parë, ata janë ulur të gjithë në heshtje dhe me lot në sy.

Së bashku me anëtarët e skuadrës ndodhet dhe trajneri i tyre, Egert Bakalli, i cili mundohet t’i ngushëllojë dhe t’i këshillojë.

“Duhet të bëhemi të fortë, s’kemi ç’të bëjmë. Jeta është e poshtër prandaj ju them. Kjo është mosha më delikate e juaja. Le të shajë, tjetri kthe kurrizin, ik në shtëpinë tënde. Për vete e kanë të tjerët”, shprehet Bakalli.

Viktima u qëllua 6 herë në bark, fyt dhe në zemër me thikë, plagë këto të cilat ishin fatale për të. Mësohet se në konflikt u përfshinë 7 të mitur, të cilët disa prej tyre janë shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë rreth ngjarjes.

Po ashtu edhe autori i dyshuar, është plagosur në krahë dhe po merr ndihmë mjekësorë në një spital privat. Gjithashtu për këtë ngjarje të rëndë reagoi edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit, ku bëri thirrje që të zbardhet menjëherë. Ndërsa, në njoftimin zyrtar Policia tha se ngjarja ndodhi 200-300 metra larg instuticionit arsimor. Por sipas dëshmitarëve, ngjarja ndodhi në ambientete e shkollës.

Shkaku nuk dihet ende në mënyrë zyrtare, flitet për një konflikt të nisur nga rrjetet sociale, për shkak të problematikave mes të miturve. Po ashtu mësohet se ka pasur një mungesë të policit në derën e shkollës, pas mbarimit të mësimit. /ZËRI

2 MUAJ ME PARE

14-vjeçari që u vra me thikë tek “Fan Noli”, ishte lojtar i Klubit të Dinamos, skuadra: Ngushëllime familjes!

E rëndë! 14-vjeçari vritet me thikë brenda oborrit të
Viktima Martin Cani

TIRANË- Klubi i Dinamos ku luante 14-vjeçari Martin Cani që u vra ditën e sotme me thikë nga bashkëmoshatarët e tij në shkollën "Fan Noli", ka publikuar foton e të miturit dhe i ka shprehur ngushëllimë familjes.

“Jemi thellësisht të tronditur nga lajmi tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit tonë Martin Cani, pjesë e skuadrës U-15. Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi FC Dinamo City i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Cani dhe i gjenden pranë në këto momente shumë të vështira. U prehsh në paqe Martin”, thuhet në postim.

Tirana u trondit sot nga një ngjarje e rëndë që ndodhi në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta u vra me thikë një nxënës 14-vjeçar dhe u plagos një tjetër. Viktima u qëllua 6 herë në bark, fyt dhe në zemër me thikë, plagë këto të cilat ishin fatale për të. Mësohet se në konflikt u përfshinë 7 të mitur, të cilët disa prej tyre janë shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë rreth ngjarjes.

Po ashtu edhe autori i dyshuar, është plagosur në krahë dhe po merr ndihmë mjekësorë në një spital privat. Gjithashtu për këtë ngjarje të rëndë reagoi edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit, ku bëri thirrje që të zbardhet menjëherë. Ndërsa, në njoftimin zyrtar Policia tha se ngjarja ndodhi 200-300 metra larg instuticionit arsimor. Por sipas dëshmitarëve, ngjarja ndodhi në ambientete e shkollës.

Shkaku nuk dihet ende në mënyrë zyrtare, flitet për një konflikt të nisur nga rrjetet sociale, për shkak të problematikave mes të miturve. Po ashtu mësohet se ka pasur një mungesë të policit në derën e shkollës, pas mbarimit të mësimit. /ZËRI

2 MUAJ ME PARE

“Shpirti i mamit, kaloi çdo gjë”/ Vrasja e 14-vjeçarit, dëshmitarja: E çova me makinë në spital

E rëndë! 14-vjeçari vritet me thikë brenda oborrit të
Dëshmitarja

TIRANË- Tirana u trondit sot nga vdekja e nxënësit 14-vjeçar të shkollës “Fan Noli”, dhe u plagos një tjetër. Dëshmitarja tha se ishte duke duke blerë mish për biznesin e saj, kur sheh djalin që ishte i shtrirë në tokë. Ajo tha se largoi turmën dhe mori të miturin dhe e ka transportuar në spital. Dëshmitarja tha për se Cani u përmend për një moment gjatë rrugës në spital, por askush nuk shkoi që ta ndihmonte.

“Unë isha duke blerë mish për biznesin tim dhe dëgjoj ulërima. Kur shoh djali ishte përtokë, i hidhnin raki dhe i mbanin plagën. Askush nuk po vinte ta merrte, as mësues nuk pashë, asnjë. Ishte moment sekondi. Për 3 minuta shpërndava të gjithë turmën, mora djalin kam hipur mbi trotuar kam ecur me shpejtësi për në spital, pashë ambulancën e ndalova. Rrugës djali u përmend. E mora në makinën time dhe nuk po më ndihmonte asnjë, nuk erdhi njeri që të më vinte në makinë shoqërues. Aty më erdhi një djalë që punonte në laborator, i vuri dorën te plaga dhe djalin e përmendëm gjatë rrugës. I thosha shpirti nënës, shpirti mamit ti u bëre mirë, ia hodhe, kaloi çdo gjë. Ai bërtiti. Rri i qetë i thash se shpëtove, kaloi çdo gjë, erdhëm në spital. Ia dhashë ambulancës dhe këtu erdha të interesohem nëse shpëtoi apo jo se nuk ja di as emrin. Kjo ka ndodhur rreth orës 13:00-13:30. Nxënës kishte plot, qanin ulërinin, njerëz pa fund që nuk dinin çtë bënin. Shpërndava turmën, rrëmbeva djalin, mora dhe një ndihmës dhe vrapova drejt ambulancës. Unë shpejtova më shpejt se ambulanca, kalova mbi trotuare, pengesa dhe arrita deri te ambulanca. E çova djalin gjallë dhe pa pikë gjaku. Kam makinën dhe s’ka asnjë njollë gjaku. Atletet e çunit ndodhen në makinë time,"- rrëfeu ajo për "Report TV".

Një sherr me thika ndodhi këtë mesditë tek shkolla “Fan Noli” në Tiranë. Si pasojë e sherrit mbeti viktimë një 14-vjeçar. Mësohet se në sherr janë përfshirë 7 adoleshentë. Ndërsa autori i dyshuar është po një tjetër 14-vjeçar, i cili po ashtu mori plagë në krahë dhe po merr ndihmë mjekësore në një spital privat. /ZËRI

2 MUAJ ME PARE

EMRI- U qëllua 6 herë me thikë, si u vra 14-vjeçari në shkollën “Fan Noli”, autoritetet shkuan me vonesë në vendngjarje

E rëndë! 14-vjeçari vritet me thikë brenda oborrit të
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Tirana u trondit sot nga një ngjarje e rëndë që ndodhi në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta u vra me thikë një nxënës 14-vjeçar dhe u plagos një tjetër. Viktima u qëllua 6 herë në bark, fyt dhe në zemër me thikë, plagë këto të cilat ishin fatale për të. Mësohet se në konflikt u përfshinë 7 të mitur, të cilët disa prej tyre janë shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë rreth ngjarjes.

Sipas dëshmitarëve, roja i shkollës nuk ka qenë i pranishëm në vendngjarje, pasi nëse ai do të ishte prezent, tragjedia do të ishte parandaluar. Burimet e sigurta thanë për “ZËRI”, se policia ka shkuar rreth 15 minuta me vonesë dhe ka qenë një qytetare që e ka transportuar të miturin në spital, pasi ambulanca nuk ka shkuar në vendngjarje.

Po ashtu edhe autori i dyshuar, është plagosur në krahë dhe po merr ndihmë mjekësorë në një spital privat. Gjithashtu për këtë ngjarje të rëndë reagoi edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit, ku bëri thirrje që të zbardhet menjëherë. Ndërsa, në njoftimin zyrtar Policia tha se ngjarja ndodhi 200-300 metra larg instuticionit arsimor. Por sipas dëshmitarëve, ngjarja ndodhi në ambientete e shkollës.

Shkaku nuk dihet ende në mënyrë zyrtare, flitet për një konflikt të nisur nga rrjetet sociale, për shkak të problematikave mes të miturve. Po ashtu mësohet se ka pasur një mungesë të policit në derën e shkollës, pas mbarimit të mësimit. /ZËRI

2 MUAJ ME PARE

“E pamë ngjarjen, por nuk ndërhymë”/ Vdekja e 14-vjeçarit tek “Fan Noli”, dëshmitarja: Po të ishte polici tek dera...

E rëndë! 14-vjeçari vritet me thikë brenda oborrit të
Dëshmitarja

TIRANË- Ndërsa një dëshmitare tjetër, tregon se e pa ngjarjen, por nuk ndërhyu, pasi ndërhynë të tjerët. Ajo tha për “Top Channel”, se nëse roja i shkollës do të ishte tek dera, ose një mësuese të jepte ndihmën e shpejtë ngjarja do të ishte parandaluar.

“E pamë ngjarjen, por nuk ndërhymë. Ndërhynë ca të tjerë, ça do ndërhynim më? Jam e mërzitur dhe e stresuar. Po më bie të fikët për vete. Po të ishte polici te dera e shkollës nuk do kishte ndodhur ngjarja, më vjen keq, nuk e di çfarë të them. Po të ishte ai, po të kishte një mësuese ia kishte dhënë ndihmën e shpejtë. Ambulanca atje ishte. Një doktor a ka atje apo s’ka doktor?”, u shpreh dëshmitarja.

Një sherr me thika ndodhi këtë mesditë tek shkolla “Fan Noli” në Tiranë. Si pasojë e sherrit mbeti viktimë një 14-vjeçar. Mësohet se në sherr janë përfshirë 7 adoleshentë. Ndërsa autori i dyshuar është po një tjetër 14-vjeçar, i cili po ashtu mori plagë në krahë dhe po merr ndihmë mjekësore në një spital privat. /ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Vdekja e 14-vjeçarit tek “Fan Noli”, nxënësi: I pash të mbuluar me gjak…

E rëndë! 14-vjeçari vritet me thikë brenda oborrit të
Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Një nxënës i shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, ka rrëfyer momentin, kur ai pa ngjarjen e rëndë. Ai tha për “Top Channel” se ishte duke shkuar për në shtëpi në ato momente, kur pa disa nxënës që ishin të mbuluar me gjak dhe të plagosur.

Ti kishe dalë nga mësimi?

-Mbarova shkollën, dola për qejfin tim, po ikja për shtëpi dhe mora një byrek. I pash me gjak dhe ika direkt me vrap.

I njihje personat e përfshirë?

-Jo, nuk i njihja fare.

Ça klase je?

-Në klasë të shtatë

Ata ishin në klasë të tetë dhe të nëntë?

-Nuk i njoh, nuk i pashë as me fytyra kush ishin. Edhe po t’i njihja nuk i pashë në fytyrë. Thjesht ika direkt.

Një sherr me thika ndodhi këtë mesditë tek shkolla “Fan Noli” në Tiranë. Si pasojë e sherrit mbeti viktimë një 14-vjeçar. Mësohet se në sherr janë përfshirë 7 adoleshentë. Ndërsa autori i dyshuar është po një tjetër 14-vjeçar, i cili po ashtu mori plagë në krahë dhe po merr ndihmë mjekësore në një spital privat. /ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Vdekja e 14-vjeçarit tek shkolla "Fan Noli", Ministria e Arsimit: Të zbardhet ngjarja!

E rëndë! 14-vjeçari vritet me thikë brenda oborrit të
Ministria Arsimit

TIRANË- Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në shkollën “Fan Noli”, ku një nxënës 14-vjeçar u godit për vdekje me thikë nga një bashkëmoshatar. MAS ka bërë thirrje që të zbardhet kjo ngjarje e rëndë menjëherë.

“Jemi thellësisht të tronditur nga ngjarja tragjike e ndodhur sot në rrugën “Qemal Stafa”, Tiranë, ku një konflikt mes tre të miturve çoi në humbjen e jetës së njërit prej tyre, nxënës i shkollës “Fan Noli”.

Ngushëllimet tona më të sinqerta i shkojnë familjes së nxënësit që humbi jetën, ndërsa urojmë shërim të shpejtë për nxënësin tjetër. Në të njëjtën kohë, kërkojmë nga institucionet ligjzbatuese që të kryejnë zbardhjen e menjëhershme të të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Siguria në shkolla dhe jashtë tyre ka qenë dhe do të mbetet një prioritet absolut, i bashkëpunimit mes Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit, Ministrisë së Arsimit, Pushteti Vendor, komunitetit dhe të gjithë shoqërisë.

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka marrë në vazhdimësi, dhe është duke zbatuar masa konkrete për të garantuar që procesi i mësimdhënies, në të gjitha shkollat e Shqipërisë, të kryhet në mënyrë sa më të sigurt, të rregullt e me standarde.

Ndërkohë që Ministria e Arsimit dhe Sportit është maksimalisht e angazhuar për të siguruar mjedise sa më të sigurta për zhvillimin normal të mësimit në të gjithë Shqipërinë, mbetet gjithmonë thelbësor roli sa më aktiv i të gjitha palëve, prindër, mësues, punonjës të policisë së shtetit, institucione arsimore por edhe komuniteti, për të bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen,”- thuhet në reagimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Një sherr me thika ndodhi këtë mesditë tek shkolla “Fan Noli” në Tiranë. Si pasojë e sherrit mbeti viktimë një 14-vjeçar. Mësohet se në sherr janë përfshirë 7 adoleshentë. Ndërsa autori i dyshuar është po një tjetër 14-vjeçar, i cili po ashtu mori plagë në krahë dhe po merr ndihmë mjekësore në një spital privat. /ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Vdekja e 14-vjeçarit tek shkolla "Fan Noli", Manastirliu: Jam e tronditur!

E rëndë! 14-vjeçari vritet me thikë brenda oborrit të
Ogerta Manastirliu

TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka reaguar nga Kuvendi lidhur me vdekjen tragjike të 14-vjeçarit, i cili vra me thikë pas një sherri me bashkëmoshatarët e tij jashtë ambienteve të shkollës Fan Noli. Adoleshenti u dërgua në spital, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra. Manastirliu tha se ndihet e tronditur për ndarjen nga jeta e 14-vjeçarit. rinjve.

“Sot ndihem thellësisht e tronditur për nga humbja tragjike e jetës e një 14-vjeçari jashtë ambienteve të shkollës Fan Noli. Një jetë e re e humbur në mënyrë të parakohshme dhe tragjike ndërkohë që policia po zbardh rrethanat e ngjarjes dhimbja është vërtetë e madhe e prindërve. Dhimbja e komunitetit, e jona, e imja personale është e paimagjinueshme dhe është një ngjarje nga e cila duhet të reflektojmë, na fton se si përfaqësues të qytetarëve këtu në këtë sallë të angazhohemi edhe më shumë për një mjedis më të sigurt dhe më te mbrojtur për fëmijët tanë, duke luftuar në çdo formë dhunën e të gjitha formave. Por nga ana tjetër edhe ne kemi rolin tonë në këtë seancë dhe në këto seanca të cilat mbajmë. E para të jemi shembull të promovojmë vlerat e respektit për njëri tjetrin, të mos ketë gjuhë urrejtjeje duke filluar nga kjo sallë se ne jemi edhe modeli për fëmijët tanë. Çdo fëmijë në Shqipëri është fëmija ynë ndaj është detyra jonë e përbashkët që të kujdesemi. Ndaj sot të dashur qytetarë është një ditë e dhimbshme për ne dhe sot ju po dëgjoni buxhetin e shtetit për vitin 2025,”- tha Manastirliu.

Një sherr me thika ndodhi këtë mesditë tek shkolla “Fan Noli” në Tiranë. Si pasojë e sherrit mbeti viktimë një 14-vjeçar. Mësohet se në sherr janë përfshirë 7 adoleshentë. Ndërsa autori i dyshuar është po një tjetër 14-vjeçar, i cili po ashtu mori plagë në krahë dhe po merr ndihmë mjekësore në një spital privat. /ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Vrasja e 14-vjeçarit tek shkolla “Fan Noli”, autori mbeti i plagosur, shkoi tek një spital privat

E rëndë! 14-vjeçari vritet me thikë brenda oborrit të
Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga sherri në shkollën “Fan Noli” në Tiranë, ku mbeti viktimë një 14-vjeçar. Mësohet se në sherr janë përfshirë 7 adoleshentë. Ndërsa sipas "Ora News" autori i dyshuar është po një tjetër 14-vjeçar, i cili po ashtu mori plagë në krahë dhe po merr ndihmë mjekësore në një spital privat.

Sipas Policisë, ngjarja ndodhi disa metra larg ambienteve të instuticioni, detaj ky i theksuar në njoftimin zyrtar. Rrethanat se si ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë. /ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Sherri me thika në shkollën Fan Noli, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

E rëndë! 14-vjeçari vritet me thikë brenda oborrit të
Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Ka ndërruar jetë në spital nxënësi 14-vjeçar që u plagos gjatë një sherri në shkollën “Fan Noli” në Tiranë. Bëhet me dije se 14-vjeçari tjetër që u plagos gjithashtu gjatë sherrit është në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa është shoqëruar në komisariat i mituri tjetër që u përfshi në sherr.

Sipas Policisë, ngjarja ndodhi disa metra larg ambienteve të instuticioni, detaj ky i theksuar në njoftimin zyrtar. Rrethanat se si ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

“Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën "Qema Stafa", rreth 200-300 metra larg shkollës "Fan Noli" janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit,”- njofton Policia. /ZËRI

 

2 MUAJ ME PARE

Sherr me thika tek shkolla "Fan Noli", një nxënës largohet i plagosur dhe i gjakosur

E rëndë! 14-vjeçari vritet me thikë brenda oborrit të
Shkolla "Fan Noli"

TIRANË- Sherr me thika në shkollën "Fan Noli". Deri më tani, burime zyrtare na konfirmojnë se një nxënës është larguar me plagë nga shkolla. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Detajet dhe mënyra se si ka ndodhur ngjarja, janë ende të paqarta. ZËRI ju sjell dhe një foto nga vendi i ngjarjes, ku shihet të gjithë nxënësit e grumbulluar para oborrit të shkollës dhe të tronditur nga ngjarja e sapondodhur.

Poll

MOS HUMB