LIVE UPDATES

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, 25 vite Thaçi e Krasniqi, 18 Veseli, 13 Selimi

♦ Gjykata Speciale e Hagës shpalli sot vendimin për 4 ish-krerët e UçK. ♦ Haga dënoi me 81 vite burg në total 4 ish-krerët e UÇK-së për krime lufte.  ♦ Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan me nga 25 vite burg Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, me 18 vite Kadri Veselin dhe me 13 vite Rexhep Selimin. ♦ Të katër u shpallën fajtorë për krime lufte, ndërsa u rrëzuan akuzat për krime kundër njerëzimit. ♦ Trupi gjykues konstatoi se Hashim Thaçi dha një kontribut thelbësor në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal. ♦ Sipas gjykatësit Charles Smith, Thaçi ishte anëtar kyç në zbatimin e këtij qëllimi. ♦ Seanca u zhvillua në prani të të akuzuarve, ekipeve të mbrojtjes, Prokurorisë dhe familjarëve, ndërsa jashtë ndërtesës së gjykatës janë mbledhur qindra shqiptarë në pritje të verdiktit. ♦ Në të njëjtën kohë, në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë, qindra qytetarë e ndoqën seancën në ekranin e madh të vendosur nga organizatorët.  ♦ Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

25 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

Pas dënimit të ish-krerëve të UÇK, nis mbledhja e nënshkrimeve të deputetëve për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë
foto ilustrim: kuvendi i kosoves

KOSOVË- Disa orë pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, deputetë të parlamentit të Kosovës kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për zhbërjen e kësaj gjykate, sipas raportimeve të mediave kosovare. 

Sipas mediave kosovare, deputetë të partive opozitare kanë nisur procedurat për sigurimin e firmave të nevojshme për ta çuar nismën në Kuvend.

Një tjetër kërkesë për zhbërjen e Gjykatës erdhi edhe nga Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për misione të posaçme. Grenell bëri kundërshtoi qëndrimin e diplomates europiane, Marta Kos, për respektim të vendimit të Speciales, teksa kërkoi ndërprerjen e financimit të këtyre gjykatave sipas tij "radikale"

"Jo. Të mbash dikë në burg për gjashtë vjet për diçka që pretendohet se ka ndodhur 25 vjet më parë, është e turpshme. Evropa duhet t'i reformojë institucionet e saj dhe politikat e saj. Kjo nuk është drejtësi; është aktivizëm i elitave. Është një tjetër njollë për Evropën. Financimi për këto gjykata radikale duhet të ndërpritet menjëherë", shkroi Grenell.

Gjykata Speciale, e njohur zyrtarisht si Dhomat e Specializuara të Kosovës, u themelua më 3 gusht të vitit 2015. Ajo u votua nga deputetët e Kuvendit të Kosovës pas një presioni të madh ndërkombëtar, me qëllim hetimin e krimeve të pretenduara të luftës të kryera nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërkohë sot, katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burgim në total nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite burgim, ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me 18 vite, Rexhep Selimi me 13 vite, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vite burgim./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Vuçiç reagon pas vendimit të Hagës: Nuk u dënuan për krime kundër njerëzimit

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Në një konferencë për mediat në Beograd Vuçiç është ndalur te vendimi i gjykatës, duke vënë theksin te fakti se katër ish-krerët u shpallën fajtorë për krime lufte, ndërsa akuzat për krime kundër njerëzimit nuk u provuan.

“E gjithë kjo nuk u mor parasysh dhe këto gjashtë akuza, të cilat kanë të bëjnë me krimet më të rënda kundër njerëzimit, nuk u shpallën fajtorë”, deklaroi Vuçiç.

Sipas vendimit të Dhomave të Specializuara, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vite burgim, Kadri Veseli me 18 vite ndërsa Rexhep Selimi me 13 vite burgim. Në total, dënimet arrijnë në 81 vite.

Gjykata i shpalli katër ish-krerët fajtorë për disa vepra që lidhen me krime lufte, ndërsa gjashtë akuzat për krime kundër njerëzimit u rrëzuan./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Rrëzimi i akuzave për krime kundër njerëzimit, prokurorja West paralajmëron: Do t'i shqyrtojmë me kujdes dhe...

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë
ish-kreret e uck-prokurorja e specializuar Kimberly West

HAGË- Prokurorja e Specializuar, Kimberly West, përshëndeti aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Përmes një deklarate zyrtare, Kimberly West e konsideron një vendim të rëndësishëm dhe të vonuara për viktimat, teksa thekson çështja e ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte të bënte me përgjegjësinë penale individuale dhe nuk vinte në diskutim asnjë narrativë historike.

Sa i përket aktakuzës për krime lufte për të cilat trupi gjykues nuk dha dënime, West bëri të ditur se ZPS do të shqyrtojë me kujdes aktgjykimin, veçanërisht 6 pikat e aktakuzës për krime kundër njerëzimit, për të cilat trupi gjykues nuk dha dënime.

Deklarata e plotë: 

Prokurorja e Specializuar Kimbërli Uest (Kimberly West) mirëpriti aktgjykimin e sotëm në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit duke e quajtur atë të rëndësishëm për sundimin e ligjit në Kosovë dhe drejtësi të vonuar për viktimat.

Trupi gjykues vendosi që secili nga katër të akuzuarit mban përgjegjësi penale individuale për krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme. Z. Thaçi u dënua me 25 vjet burgim, Z. Veseli me 18 vjet, Z. Selimi me 13 vjet, dhe Z. Krasniqi me 25 vjet.

“Vendimi i sotëm, që bazohet vetëm në fakte dhe ligj, është i rëndësishëm për vënien para përgjegjësisë dhe sundimin e ligjit në Kosovë,” tha Prokurorja e Specializuar. “Gjykata ka konfirmuar se asnjë individ, pavarësisht rangut apo autoritetit politik, nuk është mbi ligjin dhe nuk ka imunitet nga përgjegjësia për krime të rënda ndërkombëtare.”

Prokurorja e Specializuar theksoi se çështja gjyqësore që ZPS-ja paraqiti kishte të bënte me përgjegjësinë penale individuale dhe nuk vë në dyshim ndonjë narrativë historike.

“ZPS-ja bën përgjegjës individë për veprimet e tyre, në përputhje me mandatin e saj, asgjë më shumë,” vazhdoi Znj. Uest. “ZPS-ja nuk ka ndjekur penalisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, as luftën e bërë për pavarësinë e Kosovës.

“Individë të caktuar shfrytëzuan ato rrethana të luftës për të kryer krime të rënda, dhe është për meritë të Kosovës që këta individë nxirren tani para përgjegjësisë.”

Në procesin e paraqitjes së provave të saj, ZPS-ja thirri për të dhënë dëshmi drejtpërdrejtë në sallën e gjyqit 125 dëshmitarë dhe paraqiti si dëshmi rreth 3 000 prova materiale të ZPS-së në shumë gjuhë.

Trupi gjykues konstatoi në aktgjykimin e tij se zotërinjtë Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi ishin fajtorë për arrestim dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar kundër të paktën 385 personave, trajtim mizor kundër të paktën 49 personave, torturës kundër 303 personave dhe vrasjes së paligjshme kundër të paktën 96 personave.

Krimet u kryen kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime në një periudhë nga prilli i vitit 1998 deri në 20 qershor të vitit 1999 në komuna në të gjithë Kosovën dhe në dy rrethe në Shqipërinë veriore.

Prokurorja e Specializuar vuri gjithashtu në dukje se Zyra e ZPS-së do ta shqyrtojë të gjithë aktgjykimin me kujdes ditët e ardhshme, përfshirë gjashtë pikat e aktakuzës për krime kundër njerëzimit që nuk çuan në dënime.

ZPS-ja mbetet e angazhuar që të garantojë llogaridhënien dhe të mbështesë të drejtat e viktimave ndërsa procesi gjyqësor kalon në fazat e mëpasshme.

Sipas vendimit, të katër të akuzuarit janë shpallur penalisht përgjegjës për krime lufte që lidhen me ndalimin arbitrar të 385 personave, trajtimin mizor të 49 personave, torturën ndaj 303 personave dhe vrasjen e paligjshme të 96 personave.

Trupi Gjykues ka vendosur që Hashim Thaçi të dënohet me 25 vite burgim, Kadri Veseli me 18 vite, Rexhep Selimi me 13 vite, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vite burgim. Në dënimet e shqiptuara është llogaritur edhe koha që katër ish-krerët e UÇK-së kanë kaluar në paraburgim./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Nga lowa në Hagë/ ​Kush është Charles Smith, gjyqtari amerikan që dënoi me 81 vjet burg ish-krerët e UÇK-së

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë
Charles L. Smith III dhe ish-kreret e uck

HAGË- Trupi gjykues në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit u kryesua nga gjyqtari amerikan Charles L. Smith III, i cili lexoi aktgjykimin e shqiptuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Charles Smith është emëruar gjyqtar në Dhomat e Specializuara më 7 shkurt 2017, ndërsa që prej 29 prillit 2020 ai është edhe nënkryetar i kësaj gjykate. Krahas funksionit të nënkryetarit të gjykatës, ai ushtron edhe detyrën e gjyqtarit të lartë për ankesat e personelit.

Më parë, ai shërbeu si Gjyqtar i EULEX-it nga viti 2010 deri në vitin 2013. Si pjesë e këtij mandati, ai ishte anëtar i Gjykatës Supreme të Kosovës midis viteve 2011 dhe 2013, dhe u zgjodh Zëvendëspresident dhe President i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it për vitet 2011-2012 dhe 2013, përkatësisht. Gjatë kësaj periudhe u zgjodh fillimisht nënkryetar, e më pas kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it.

Karriera e tij në drejtësi kishte nisur shumë më herët në Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 1990, Smith u emërua gjyqtar i Gjykatës së Qarkut në Distriktin e Katërt Gjyqësor të Ioëa-s, ndërsa nga viti 1996 deri në vitin 2010 shërbeu si kryegjyqtar i këtij distrikti.

Para se të bëhej gjyqtar, Smith kishte ushtruar profesionin e avokatit për rreth dy dekada. Nga viti 1970 deri në vitin 1989, ai ishte angazhuar në çështje civile e penale, si edhe në dosje që lidhen me biznesin, tatimet dhe trashëgiminë.

Prej më shumë se 5 dekadash, karriera juridike e Charles L. Smith III shtrihet nga avokatia në Shtetet e Bashkuara deri te angazhimi i tij në institucionet e drejtësisë në Kosovë.

Ai përfundoi studimet në Universitetin Creighton dhe në vitin 1970 mori “Juris Doctor”. Ndërsa po në atë vit, Smith u pranua në Odën e Avokatëve të Nebraskës, ndërsa një vit më vonë edhe në atë të Ioëas. Prej vitit 2014, ai është angazhuar edhe si ndërmjetësues dhe arbitër, duke vijuar aktivitetin e tij në fushën e drejtësisë edhe pas karrierës si gjyqtar në SHBA.

 

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës, Smith nuk është përballur për herë të parë me një çështje që lidhet me ish-pjesëtarë të UÇK-së. Ai ka kryesuar gjithashtu trupin gjykues në procesin ndaj ish-drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Ndërkohë, sot, Charles L. Smith III ishte në krye të trupit gjykues që shpalli vendimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, të cilët u dënuan në total me 81 vite burgim./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Serbia reagon pas dënimeve në Hagë, Daçiç: Aktgjykimi konfirmon pretendimet tona për UÇK-në

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë
ish-kreret e uck- Ivica Daçiç

SERBI- Serbia reagoi ndaj vendimit të Hagës për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiç, e përshkroi vendimin si konfirmim të pretendimeve të Serbisë për UÇK-në. Sipas Daçiç, vendimi konfirmon se UÇK-ja ishte “organizatë kriminale dhe terroriste” dhe se udhëheqësit e saj të lartë politikë dhe ushtarakë ishin përgjegjës për krime gjatë luftës në Kosovë.

“Aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit”, tha Daçiç, “dëshmoi se UÇK-ja ishte organizatë kriminale dhe terroriste dhe se udhëheqësit e saj të lartë politikë dhe ushtarakë ishin përgjegjës për krime gjatë luftës në Kosovë”.

Ish-krerët e UÇK-së u shpallën fajtorë për krime lufte, ndërsa u liruan nga akuzat për krime kundër njerëzimit. Pikërisht vendimin për rrëzimin e akuzave për krime kundër njerëzimit, Daçiç e cilësoi si një “manovër politike”. Sipas tij, dënimet e dhëna nuk janë të mjaftueshme për familjet e viktimave./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

KRAHASIMI/ Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të Thaçit dhe 3 ish-krerëve të tjerë të UÇK

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë
hashim thaci-Nikola Šainović-Nebojša Pavković

HAGË- Dhomat e Specilizuara të Hagës dënuan sot me 25 vjet burgim ish-Presidentin e Kosovës, Haxhim Thaçi. Ky i fundit, sipas Trupit Gjykues, u shpall përgjegjës për krime lufte, përfshirë ndalimin arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen. 

Por, vendimi i sotëm sjell në vëmendje një krahasim me dënimet e dhëna më herët nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY) për krimet e kryera në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Sipas të dhënave, dënimi më i lartë i dhënë ndaj një zyrtari serb ishte 22 vjet.

Ky dënim u vendos ndaj Nebojša Pavković, Komandant i Armatës së Tretë të Ushtrisë Jugosllave gjatë konfliktit të vitit 1999 në Kosovë dhe më vonë Shef i Shtabit të Përgjithshëm.

Po ashtu, i njëjti dënim me 22 vjet burgim është dhënë edhe për Nikola Šainović, ish-zëvendëskryeministër i Jugosllavisë, i cili u dënua për krime lufte nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë.

Dënimet për zyrtarët serbë ishin:

Nebojša Pavković – 22 vjet burg, për deportim, dëbim dhe persekutim të shqiptarëve të Kosovës.

Nikola Šainović – 22 vjet burg, për krime kundër shqiptarëve të Kosovës.

Vladimir Lazarević – 14 vjet burg.

Sreten Lukić – 20 vjet burg.

Dragoljub Ojdanić – 15 vjet burg.

Vlastimir Đorđević – 18 vjet burg.

Milan Milutinović, ish-president i Serbisë – i shpallur i pafajshëm nga të gjitha akuzat në 2009.

Kështu, dënimi prej 25 vitesh ndaj Thaçit është më i lartë se dënimi përfundimtar prej 22 vitesh i dhënë nga ICTY ndaj Pavkovićit në çështjet që lidhen me krimet në Kosovë.

Katër ish-krerët e UÇK-së janë dënuar me 81 vite burgim në total nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite burgim, ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me 18 vite, Rexhep Selimi me 13 vite, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vite burgim./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, JEHONË në mediat ndërkombëtare! Ja si e pasqyruan CNN, BBC, The Guardian, Reuters...

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë
ish-kreret e uck-raportimet ne mediat nderkombetare

TIRANË- Vendimi i Hagës për katër ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.

Procesi gjyqësor dhe dënimet e shqiptuara ndaj 4 ish-krerëve janë raportuar gjerësisht në mediat më prestigjoze të cilat kanë pasqyruar të gjitha zhvillimet.

Nga CNN, The Guardian, AL Jazeera, The Guardian kanë vënë në fokus rëndësinë e vendimit, historikun e çështjes dhe akuzat ndaj të pandehurve për të cilat janë shpallur fajtorë. 

CNN e ka titulluar raportimin: “Gjykata e Hagës dënon ish-presidentin e Kosovës, Thaçi, për krime lufte, me 25 vjet burgim”.

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë
cnn

BBC raportoi: “Ish-presidenti i Kosovës dënohet me 25 vjet burg për krime lufte”.

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë
bbc

Edhe ABC News i ka kushtuar vëmendje vendimit, me titullin: “Ish-presidenti i Kosovës, Thaçi, dënohet me 25 vjet burg për krime lufte”.

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë
abc neës

Al Jazeera raportoi për vendimin me titullin: “Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dënohet me 25 vjet burg për krime lufte”.

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë
Al Jazeera

Ndërkohë, edhe The Guardian e ka pasqyruar lajmin me të njëjtin titull: “Ish-presidenti i Kosovës Thaçi dënohet me 25 vjet burg nga gjykata ndërkombëtare në Hagë”.

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë
the guardian

Reuters: "Ish-presidenti i Kosovës, Thaçi, dënohet me 25 vjet burg për krime lufte".

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë

Vendimi ndaj Thaçit, Krasniqit, Veselit dhe Selimit përbën një nga zhvillimet më të rëndësishme gjyqësore që lidhen me luftën e Kosovës.

Katër ish-krerët e UÇK-së janë dënuar me 81 vite burgim në total nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite burgim, ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me 18 vite, Rexhep Selimi me 13 vite, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vite burgim./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Haga tronditi Kosovën, REAGIME-Haradinaj: E papranueshme, Osmani: UÇK-ja pjesa më krenare e historisë, Kurti: Padrejtësi!

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë
foto ilustrim: ish kreret e uck-haradinaj, osmani dhe kurti

KOSOVË- Kosova është tronditur sot nga vendimi i Hagës, duke dënuar me 82 vite burg në total katër ish-krerët e UÇK-së. Ndër të parët që kanë reaguar ëshë ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke e konsideruar një vendim të padrejtë e të papranueshëm. Përmes një video në rrjete sociale, Haradinaj shprehet se beteja për drejtësi duhet të fitohet në shkallën e dytë.

“Vendimi i sotëm me dënim është i papranueshëm, i padrejtë. UÇK-ja bëri luftë të drejtë çlirimtare. Beteja për drejtësi duhet të vazhdojë, duhet të fitohet në shkallën e dytë. Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës vendim dënues për UÇK-së. Shqiptarë kudo që jeni, për Kosovën dhanë jetën njerëzit më të çmuar të kombit tonë. Nuk kemi atdhe tjetër. S’kemi vend tjetër. Ju ndihmojmë armiqve nëse dëmtojmë pronën e Kosovës, jetën e njerëzve tonë. Nëse e shkatërrojmë Kosovën, i ndihmojmë armiqve. Do t’i mundim armiqtë të bashkuar”, tha Haradinaj. 

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë. Në një postim në rrjete sociale, Osmani theksoi se UÇK-ja mbetet pjesa më krenare e historisë moderne të popullit. 

"UÇK-ja mbetet pjesa më krenare e historisë moderne të popullit tonë: dje, sot e përjetësisht!
Mbi 13 mijë njerëz janë vrarë nga Serbia gjenocidale gjatë luftës në Kosovë. Prej tyre, rreth 10 mijë ishin civilë të masakruar, ndërsa më shumë se 1500 ende mbesin të zhdukur me dhunë dhe në varreza masive. Dhunimet seksuale, torturat çnjerëzore, vrasjet e fëmijëve dhe krimet e tjera të llahtarshme të Serbisë ende mbesin pa përgjigje nga drejtësia ndërkombëtare; ndërkaq, Serbia vazhdon t’i mohojë krimet dhe t’i shpërblejë kriminelët.
Populli i Kosovës u ngrit pikërisht kundër këtyre krimeve dhe në mbrojtje të pragut të shtëpisë. UÇK-ja ishte ushtria e popullit të Kosovës; ishte betimi i përgjakur i njerëzve të shtypur që donin çlirimin e atdheut të tyre. Prandaj, sot e përgjithmonë, do ta mbrojmë drejtësinë e luftës sonë çlirimtare. Shteti i pavarur e sovran i Kosovës është amaneti ynë i përbashkët.", shkruan Osmani.

Albulena Haxhiu, presidentja në dëtyrë e Kosovës, e konsideron një lajm thellësisht tronditës dhe një çast i rëndë për kombin shqiptar. 

"Aktgjykimi i sotëm dhe dënimet e shqiptuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit janë një goditje e rëndë për familjet e tyre, një lajm thellësisht tronditës për Republikën e Kosovës dhe një çast i rëndë për kombin shqiptar kudo që jeton.
Në një ditë si kjo, pesha e këtij vendimi nuk mund të ndahet nga historia prej së cilës kemi ardhur. Kosova e ka përjetuar mbi vete dhunën e një aparati shtetëror që vrau civilë, kreu masakra, dëboi qindra mijëra shqiptarë nga shtëpitë e tyre dhe la pas mijëra të vrarë e të zhdukur. Kjo përvojë është pjesë e pashlyeshme e kujtesës së Kosovës dhe të kombit shqiptar.
Mendimet e mia janë, para së gjithash, me familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Prej vitesh ato mbajnë barrën e mungesës, pritjes dhe pasigurisë. Dënimet e sotme e bëjnë këtë barrë edhe më të rëndë.
Atyre ua përcjell nga Kosova një porosi, qëndroni të fortë, Kosova është me ju. Fjala e fundit juridike nuk është thënë. E drejta e ankimit është pjesë e procesit dhe duhet të ushtrohet plotësisht.
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte çlirimtare. Ajo lindi përballë shtypjes, dhunës dhe krimeve të regjimit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës. Asnjë aktgjykim nuk mund ta ndryshojë natyrën e asaj lufte dhe as të zhbëjë të drejtën e një populli për të luftuar për lirinë e vet.
Respekti për drejtësinë nuk nënkupton heshtje përballë çdo përpjekjeje për ta shtrembëruar historinë. Nuk duhet lejuar që dënimet e sotme të përdoren për të relativizuar krimet e regjimit të Serbisë, për ta zvogëluar përgjegjësinë për to apo për të krijuar një narrativë të rreme.
Këtë qartësi e presim edhe nga miqtë dhe aleatët tanë.
Sot na duhet qetësi, dinjitet dhe bashkim. Dhimbja e kësaj dite nuk duhet të na ndajë.
Republika e Kosovës do ta përballojë edhe këtë sprovë duke i qëndruar besnike drejtësisë, lirisë dhe së vërtetës së saj. Sepse aktgjykimet nuk mund ta gjykojnë historinë e një populli as nuk mund ta rishkruajnë atë.", shkruan Haxhiu.

Reagim nga radhës e krerëve të Kosovës ka ardhur edhe nga kryeministri Albin Kurti. Përmes një videoje në rrjete sociale, Kurti e quan vendimin një 'padrejtësi të papranueshme' dhe ndëshkim të madh e të dëmshëm. 

Reagimi i plotë i Kurtiti:

Të nderuar qytetarë,

Shpallja fajtorë dhe dënimi kaq i rëndë për katër ish krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, është padrejtësi e papranueshme, ndëshkim i madh dhe i dëmshëm. Aktgjykimi mund të jetë shqiptuar formalisht në emër të popullit të Kosovës, por kjo formulë e zbrazët nuk duhet ngatërruar me vullnetin e popullit.
Ky aktgjykim patjetër duhet ndryshuar dhe korrigjuar në shkallën e apelit dhe atë sa më parë. Në këto momente të vështira, jemi pranë familjeve të ish krerëve të UÇK-së dhe të gjithë bashkëluftëtarëve çlirimtarë.
Siç e dimë, me akuzat në Këshillin e Evropës nga deputeti rus Konstantin Kosaçev dhe ai serb Millosh Alligrudiq filloi gjithçka më 15 prill 2008, por ne duhet të sigurohemi që asgjë nuk përfundoi sot më 16 shtator 2026. Asgjë prej pretendimeve e akuzave të ekzagjeruara e absurde mbi të cilat është arsyetuar ngritja e Dhomave të Specializuara, duke nisur prej Shtëpisë së Verdhë e trafikimit të organeve, nuk ka mundur të ngritej nga vetë Prokuroria, për shkak të mungesës së provave.
Për më tepër, aktgjykimi i sotëm i Dhomave të Specializuara rrëzoi pretendimin më të rëndë që ka mbetur në aktakuzë: se UÇK-ja kishte kryer një sulm të gjerë dhe sistematik kundër një popullsie civile. Po ashtu, u pa qartë se ky proces nuk ishte gjykim për legjitimitetin apo pastërtinë e luftës së UÇK-së. Gjithashtu nuk u konstatua as kushti më themelor për krime kundër njerëzimit. Përfundimet dënuese lidhen me akuza të caktuara për krime lufte, përfshirë torturën e personave të konsideruar bashkëpunëtorë të regjimit serb. Këto janë konstatime të padrejta, por nuk janë përfundimtare dhe do t’i nënshtrohen shqyrtimit në apel.
Padrejtësia e akuzave të Prokurorisë është vënë në dukje jo vetëm brenda Kosovës, por edhe jashtë saj. Për karakterin e luftës çlirimtare dhe të UÇK-së dëshmuan para vetë Gjykatës edhe personalitete ndërkombëtare që e kishin njohur konfliktin nga afër. Ata përshkruan UÇK-në si përgjigje ndaj dekadave të shtypjes së shqiptarëve dhe kundërshtuan pretendimin se ajo ishte përgjegjëse për spastrim etnik; gjithashtu ata dëshmuan kundër tezës së një komande të centralizuar që kontrollonte çdo veprim në terren. Këto dëshmi erdhën nga njerëz që panë luftën nga pozita të drejtpërdrejta të përgjegjësisë ndërkombëtare dhe që dëshmuan për karakterin e saj çlirimtar. Kritikat e tyre, të argumentuara në detaje, e nënvizojnë se vendimi i sotëm mbështetet mbi themele thelbësisht të pasakta, si nga pikëpamja historike, ashtu edhe ajo ligjore. Siç kemi bërë prej fillimit të këtij procesi, Qeveria do të vazhdojë, me të gjitha mjetet që i ka në dispozicion, t'i mbështesë të akuzuarit në procesin e apelit, ku presim korrigjimin e plotë të kësaj padrejtësie.
Ky aktgjykim nuk mund të lexohet jashtë historisë në të cilën lindi UÇK-ja. UÇK-ja nuk ishte zgjedhja e një populli që kërkonte luftë, por përgjigjja e një populli që, i shtypur dhe i kërcënuar në vetë ekzistencën e tij, kërkonte liri. Populli shqiptar i Kosovës përjetoi heqjen e autonomisë, përjashtimin nga institucionet, dëbimin nga vendet e punës, shkollat dhe universiteti, burgosjet, torturat dhe vrasjet. Më pas erdhën masakrat, djegia e vendbanimeve, dëbimi masiv i qindra mijëra njerëzve nga shtëpitë e tyre dhe gjenocidi. Kjo vuajtje nuk ishte sfondi i rastësishëm i luftës, por realiteti që e bëri qëndresën çështje të mbijetesës së një populli.
Asnjë vuajtje njerëzore nuk duhet mohuar apo zvogëluar. Por, po aq e padrejtë do të ishte që konstatimet për veprime të caktuara të shndërroheshin në aktakuzë kundër UÇK-së dhe në gjykim të luftës çlirimtare. Ushtria Çlirimtare e Kosovës lindi si përgjigje ndaj shtypjes së një regjimi gjenocidal dhe luftoi për çlirimin e Kosovës. Ky është karakteri politik dhe historik i saj, dhe as arkitektura selektive e një mekanizmi gjyqësor, as një aktgjykim i tij, nuk mund ta zhbëjnë atë. Për një shekull e gjysmë, nga mesi i shekullit XIX e deri te vitet e fundit të shekullit XX, nga instancat e ndryshme por gjithnjë të larta, shtetërore e politike, akademike e pseudo shkencore të Serbisë, janë përpiluar 24 programe për shfarosjen e shqiptarëve.
Dhomat e Specializuara u krijuan me një mandat të posaçëm, por mandati dhe veprimtaria e tyre e përqendruan drejtësinë vetëm mbi njërën palë të luftës. Kur në bankën e të akuzuarve gjenden vetëm pjesëtarët e një etnie, ndërsa aparati shtetëror që kreu masakra, dëbime dhe krime gjenocidale mbetet jashtë juridiksionit, krijohet në mënyrë të pashmangshme pamja e një drejtësie njëetnike. Këtë ndjesi e ka thelluar edhe transparenca e munguar e një procesi, pjesë të rëndësishme të të cilit janë zhvilluar larg syrit dhe vlerësimit të publikut.
Një mekanizëm në të cilin përgjegjësia penale përqendrohet vetëm te pjesëtarët e një populli apo bashkësie etnike, ndërsa krimet gjenocidale të palës tjetër mbeten jashtë ndjekjes efektive, krijon shqetësime serioze lidhur me barazinë para ligjit, paanshmërinë objektive dhe legjitimitetin e vetë institucionit. Drejtësia selektive mbi baza etnike bie ndesh me parimin themelor se drejtësia jo vetëm duhet të jetë e paanshme, por edhe duhet të perceptohet si e tillë.
Kosova do të vazhdojë të mbështesë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin në procedurën e apelit, në mbrojtje të plotë, dinjitoze dhe institucionale. Kjo është përgjegjësi ndaj qytetarëve tanë dhe besim në të drejtën për ta kundërshtuar një aktgjykim që ende nuk është përfundimtar.
Sot u gjykuan akuza dhe veprime të caktuara; nuk u gjykua dhe nuk mund të dënohet arsyeja pse lindi UÇK-ja e as të njolloset ajo. Sepse kur atdheu nuk duroi më gjakatarë, ai thirri çlirimtarë, dhe emri i tyre ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e themeluar dhe drejtuar për vite nga Hashim Thaçi, ka reaguar ashpër pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

PDK e ka cilësuar vendimin si “të padrejtë dhe të papranueshëm”, duke deklaruar se sot është goditur e drejta e popullit të Kosovës që luftoi për liri.

PDK është partia që ka drejtuar Thaçi deri ditën qe është arrestuar. 

REAGIMI I PLOTË:

PDK: Aktgjykim i padrejtë dhe i papranueshëm, beteja për drejtësi vazhdon deri në fund

Prishtinë, 16 shtator 2026 – Partia Demokratike e Kosovës shpreh indinjatën, zhgënjimin dhe kundërshtimin e saj për aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Sot në Hagë u godit rëndë e drejta e popullit tonë që luftoi për liri, mbijetesë dhe çlirim nga regjimi shtetëror serb që vrau, dëboi dhe terrorizoi shqiptarët e Kosovës.

Për ne, ky aktgjykim është një padrejtësi e madhe, sepse mbështetet në pretendime e materiale që i konsiderojmë të fabrikuara dhe të ushqyera ndër vite nga aparati shtetëror dhe propaganda e Serbisë për ta kriminalizuar luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky aktgjykim mund të jetë shkruar në Hagë. Por historia e Kosovës është shkruar këtu, me sakrificë, gjak dhe luftë për liri. Dhe ajo nuk rishkruhet sot.

Historia jonë është shkruar nga populli ynë që luftoi për mbijetesë, nga mijëra dëshmorë e martirë, nga qindra mijëra qytetarë të dëbuar prej shtëpive të tyre dhe nga një aleancë historike me botën demokratike që, në vitin 1999, i dha fund represionit dhe spastrimit etnik të regjimit serb në Kosovë.

Agresori ishte Serbia. Viktima ishte Kosova. Dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte përgjigjja e popullit tonë që kërkonte të jetonte i lirë.

Këtë të vërtetë nuk mund ta ndryshojë asnjë aktgjykim.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nuk shkuan në Hagë duke ikur nga drejtësia. Ata iu përgjigjën asaj vullnetarisht, me besimin se e vërteta do të triumfonte.

Prandaj, vendimi i sotëm është një goditje e rëndë për luftën e UÇK-së, lirinë, pavarësinë dhe shtetin e Kosovës.

Sot, qytetarët e Kosovës ndihen të lënduar dhe të zhgënjyer nga ky aktgjykim i padrejtë.

PDK do ta kundërshtojë këtë aktgjykim me argumente, me të gjitha mjetet demokratike dhe në çdo forum ku duhet mbrojtur e vërteta për luftën e Kosovës.

Për ne, lufta e UÇK-së ishte e drejtë, mbrojtëse dhe çlirimtare.

Dhe njerëzit që udhëhoqën luftën dhe proceset politike që sollën lirinë dhe shtetin e Kosovës nuk mund të fshihen nga historia me një vendim gjyqësor.

Sot është një ditë e rëndë për Kosovën. Por sot nuk përfundon as historia, as beteja për të vërtetën.

Partia Demokratike e Kosovës do të qëndrojë përherë në mbrojtje të së vërtetës historike, të dinjitetit të luftës çlirimtare dhe të atyre që morën mbi vete barrën e lirisë së Kosovës.

Ky aktgjykim nuk është fjala e fundit. Ne për drejtësinë do të luftojmë deri në fund dhe për të vërtetën nuk do të heshtim kurrë.

Heronjtë tanë të luftës dhe paqes nuk do t’i lëmë kurrë vetëm. Beteja vazhdon, me ta dhe për ta, deri në lirimin e tyre.

Katër ish-krerët e UÇK-së janë dënuar me 81 vite burgim në total nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite burgim, ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me 18 vite, Rexhep Selimi me 13 vite, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vite burgim./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

DOKUMENTI/ 4 ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg, publikohet aktgjykimi i plotë i Gjykatës Speciale në Hagë

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë
ish-krerët e UÇK-së

HAGË-Pas seancës gjyqësore, ku u shpall vendimi 81 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, është publikuar aktgjykimi i plotë Gjykatës Speciale në Hagë. Sipas vendimit, të katër të akuzuarit janë shpallur penalisht përgjegjës për krime lufte që lidhen me ndalimin arbitrar të 385 personave, trajtimin mizor të 49 personave, torturën ndaj 303 personave dhe vrasjen e paligjshme të 96 personave.

Trupi Gjykues ka vendosur që Hashim Thaçi të dënohet me 25 vite burgim, Kadri Veseli me 18 vite, Rexhep Selimi me 13 vite, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vite burgim. Në dënimet e shqiptuara është llogaritur edhe koha që katër ish-krerët e UÇK-së kanë kaluar në paraburgim.

Për Hashim Thaçin, gjyqatari Charles Smith tha se ai ishte "anëtar kyç" në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal, inkurajoi krimet ndaj kundërshtarëve, kishte dijeni për një numër të konsiderueshëm krimesh dhe nuk ndërmori hapa për t'i parandaluar apo ndëshkuar.

Për Kadri Veselin, gjykata tha se ai ishte figurë kyçe në zbatimin e këtij plani, kontribuoi në identifikimin dhe neutralizimin e personave të konsideruar të dyshimtë dhe "mori pjesë dhe inkurajoi krimet".

Për Jakup Krasniqin, trupi gjykues tha se ai përdori rolin e tij si zëdhënës i UÇK-së për të promovuar politikën e shënjestrimit të kundërshtarëve, emëroi persona besnikë në pozita kyçe dhe nuk ndërhyri për të parandaluar krimet, megjithëse kishte dijeni për to.

Ndërsa për Rexhep Selimin, gjykata tha se ai inkurajoi dhe mori pjesë në kryerjen e krimeve, kishte dijeni për keqtrajtimet dhe vrasjet, por nuk ndërmori masa për t'i parandaluar./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

"UÇK, UÇK" pushton Prishtinën! Qytetarët me flamuj në duar nisen drejt zyrave të EULEX-it

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë
pamje nga Prishtina

KOSOVË-Pas vendimit në Hagë, ku Gjykata Speciale vendosi të dënojë me 81 vite burg ish-krerët e UÇK-së për krime lufte, qytetarët e mbldhur në sheshin e Prishtinës janë nisur drejt selisë së EULEX. Policia e Kosovës po përpiqet të menaxhojë situatën dhe u ka shpjeguar protestuesve se zyrtarët e EULEX-it nuk ndodhen më në atë objekt, por grumbullimi i qytetarëve po vazhdon.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë është misioni më i madh civil i Bashkimit Evropian për shtetin e së drejtës, i krijuar në vitin 2008. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

1 MUAJ ME PARE

FOTOT/ Momenti i dënimit, reagimet e 4 ish-krerëve të UÇK-së kur dëgjuan shpalljen 'fajtor'

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë
ish-krerët e UÇK-së në seancë

HAGË-'Ju shpall fajtor', kjo ishte fjalia që shuajti shpresën e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarëve të mbledhur në Hagë dhe shqiptarëve të mbledhur në sheshin e Prishtinës. Imazhet më poshtë tregojnë reagimin e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, pasi u shpallën fajtorë.

Edhe pse secili prej dënimeve kalonte 10 vite burg, ish-krerët e UÇK-së, me kufje në vesh e pritën të qetë vendimin e tyre. Më poshtë shihet qëndrimi që mbajti ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pasi u dënua me 25 vite burg, për krime që përfshijnë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm, të kryera gjatë luftës në Kosovë. 

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë

Ndërkohë Kadri Veseli ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u pa me një nënbuzëqeshje teksa u njoh me vendimin ndaj tij. Veseli u dënua me 18 vite burg.

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë

Rexhep Selimi i cili më herët kishte deklaruar se ka luftuar që Kosova të jetë e lirë dhe nuk është penduar për asnjë ditë që e kishte kaluar në fronte të luftës, trupi gjykues në krye me Charles Smith III, e shpallën fajtor me 13 vjet burgim. 

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë

Nga ana tjetër Jakup Krasniqi, i cili u dënua njejtë si Thaçi me 25 vjet burg, u pa i ulur mirë mes sallës dhe i qetë. Trupi gjykues deklaroi se Krasniqi është fajtor për arrestim dhe ndalim të paligjshëm të 385 personave, trajtim mizor si krim lufte ndaj 49 personave, torturë si krim lufte ndaj 49 personave dhe vrasje të paligjshme të 96 personave.

1 MUAJ ME PARE

Vendimi tronditës i Hagës: 81 vite burg për ish-krerët e UÇK! Lumë REAGIMESH-Rama: Marre, Begaj: Trishtim i thellë!

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë
ish-kreret e uck

TIRANË- Pas një procesi të gjatë gjyqësore, Gjykata Speciale ka shpallur verdiktin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Katër ish-krerët e UÇK-së janë dënuar me gjithsej 81 vite burg, një vendim tronditës që ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë dhe Shqipëri.

Figura politike nga Shqipëria dhe Kosova kanë reaguar përmes deklaratave publike pas shpalljes së vendimit:

"Marre", ky ishte reagimi i kryeministrit Edi Rama për procesin gjyqësor në Hagë. Rama zgjodhi ta komentojë vetëm me një fjalë krahas një fotografie në rrjetin e tij social "Facebook'.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e ka quajtur një ditë të rëndë për kombin shqiptar. Krahas flamurit të UÇK-së, Bardhi shkruan se askush nuk mund ta njollosë luftën e drejtë për lirinë e Kosovës. 

Një ditë të rëndë për kombin shqiptar e quajti kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së.

“E pabesueshme! E papranueshme!

Ditë e rëndë për kombin shqiptar, por akoma më e rëndë për njerëzimin dhe botën demokratike. Shqiptarët janë edhe më të fortë pas kësaj padrejtësie dhe turpi të njerëzimit!

Askush nuk mund ta bëjë pis luftën e drejtë për lirinë e Kosovës.

Përjetësisht me UÇK-në”, shkroi Bardhi.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar duke shprehur trishtimin e thellë për vendimin e sotmë. Ai shprehet se asksush dhe asgjë nuk mund ta njollosë UÇK-në. 

"Trishtim i thellë për vendimin e sotëm. Vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie. Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në! Liria ka emër", shkruan Begaj. 

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjithashtu ka reaguar pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta e ka cilësuar vendimin si absurd dhe politik dhe një ditë të trishtuar për të gjithë shqiptarët. Meta është ndaluar kryesisht të dënimi i Jakup Krasniqit, për të cilin thotë se është dënuar sipas tij, po aq sa 'kasapi i Ballkanit', Mlladiç.

“Ditë shumë e trishtuar për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Lufta e shkëlqyer e Kosovës për çlirim, meriton vetëm piedestalin e krenarisë patriotike dhe jo bankën e akuzës dhe dënime absurde, qartazi politike.

Dënimi realisht me burgim të përjetshëm i mësuesit dhe intelektualit, Jakup Krasniqit, me moshë 75-vjecare dhe me probleme të rënda shëndetësore, që ka përdorur gjithmonë vetëm penën dhe fjalën, po aq sa kasapi i Ballkanit, Mlladiç është dëshmia më e rëndë e absurditetit të këtij vendimi politik të dhënë gjoja në emër të popullit të Kosovës.

Vendin e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka vendosur përjetësisht historia. Pavarësinë e Kosovës, të njohur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk ka gjykatë, që e ndryshon dhe e zhbën dot kurrë”, shkruan Meta.

"Dënime tërësisht të pamerituara", i ka quajtur kryedemokrati Sali Berisha verdiktin e Hagës me 81 vite burgim për ish-krerët e UÇK-së. Përmes një deklarate publike, Berisha thekson se asgjë nuk mund ta errësojë luftën çlirimtare të popullit të Kosovës, ndonëse sot është një ditë jo e mirë për shqiptarët, teksa në Serbi sipas tij, bëhet festë. 

“Natyrisht sot është një ditë jo e mirë për shqiptarët, për mbarë kombin, për familjet e ish-udhëheqësve politikë të Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe të Kosovës, pasi gjykata e shkallës së parë në Hagë komunikoi vendime me të cilat në mënyrë absolute nuk arriti të substanciojë asgjë konkrete përveç deklaratave të përgjithshme që janë përsëritur me dhjetëra dhe qindra herë nga propaganda e Beogradit.

Dha dënime tërësisht të pamerituara në vend që të shpallte pafajësinë në sallë në emër të të drejtës ndaj ish-udhëheqësve politike të Luftës Çlirimtare dhe të Kosovës.

Me këtë rast, sigurisht që festë bëhet në Serbi, në Beograd për këto dënime të padrejta.

Por asgjë nuk mund të errësojë luftën çlirimtare të popullit të Kosovës që ata udhëhoqën si faqen më të ndritur të luftërave të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar pas luftërave të Skënderbeut.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës bëri një luftë me të cilën së bashku, dhe në mbështetje të NATO-s, dhe kjo ishte aleate në tokë e NATO-s, çliroi koloninë e fundit në Evropë, Kosovën nga pushtimi barbar serb”, u shpreh ndër të tjera Berisha.

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së. Sipas Braçes, sot gjykata bëri pies dhe ndy liftën e shqiptarëve të Kosovës. 

Braçe e konsideron vendimin si një goditje jo vetëm ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, por edhe ndaj luftës së UÇK-së dhe shqiptarëve të Kosovës. Në përfundim të reagimit, ai kërkon që Shqipëria të ndërmarrë veprime ligjore kundër vendimit, ndërsa thekson se “tani është çështje shqiptare, e çdo shqiptari”.

"NE EMER TE POPULLIT TE KOSOVES;
NJE GJYKATE BERI PIS E NDYU LUFTEN E SHQIPTAREVE TE KOSOVES E SHQIPERISE PER LIRI E PAVARESI,
NDER, DINJITET E JETE NE PAQE NE TROJET E TIJ!
Organizimi i popullit jo per te sulmuar kend por per tu mbrojtur-per te mbrojtur vendin e pushtuar, lirine e hequr dhunshem, nderin e dinjitetin e marre prej shtypjes, arrestimit, torturimit, perdhunimit per djem e burra, vajza e gra, vrasjes, PRA ORGANIZUAR SI UCK, U QUAJT NDERMARRJE KRIMINALE!!!!
Domethene, keta 4 burra, USHTRIA CLIRIMTARE E KOSOVES, u vune nen akuze per KRIME KUNDER NJEREZIMIT, u arrestuan per krime te tilla, u gjykuan per krime te tilla, POR EDHE KJO GJYKATE NUK MUNDI TI DENOJE PER TO-NUK KA PATUR KURRE KRIME TE TILLA!
Shqiptaret sa ka jete mbi toke NUK KANE KRYER KRIME TE TILLA, KURRE!
Pas ketij vendimi, SHQIPERIA E NDOTUR MASIVISHT NGA KY PROCES DHE KY VENDIM, duhet te ndermarre veprive ligjore te qarta kunder tij, PER TE PASTRUAR EMRIN E SAJ, EMRIN E CDO SHQIPTARI NE ATO DY RRETHET E VERIUT QE SHQUHEN SI VENDE KEIMESH NE KETE VENDIM;
Duhet ta bej me shpejtesi kunder ketij vendimi te poshter!
KOSOVA nuk ka nevoje per mendjen time, por dhe ajo duhet te ndermarre veprime ligjore ne KOSOVE mbi te gjitha dhe kudo, KUNDER NJE GJYKATE QE NE EMER TE POPULLIT TE KOSOVES BEN PIS E NDYN NJE VEND, NJE POPULL;
Kjo nuk eshte me ceshtje e kater burrave qe luftuan per liri, te bere fajtore per KRIME LUFTE qe nuk i kane bere kurre, VRASJEN E 96 PERSONAVE konkretisht, POR ESHTE CESHTJE E NJE POPULLI TE SHPALLUR FAJTOR PSE JU PERGJIGJ ME LUFTE AGRESORIT, PUSHTUESIT!
TANI ESHTE CESHTJE SHQIPTARE, E CDO SHQIPTARI!!", shkruan Braçe.

Katër ish-krerët e UÇK-së janë dënuar me 81 vite burgim në total nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite burgim, ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me 18 vite, Rexhep Selimi me 13 vite, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vite burgim./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Gjyqi në Hagë, edhe Jakup Krasniqi dënohet me 25 vjet burgim

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë
Jakup Krasniqi

HAGË-Gjykata në Hagë shpalli fajtor Jakup Krasniqin për disa nga akuzat për krime lufte, ndërsa e shpalli të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit. Edhe Krasniqi njejtë si Thaçi u dënua me 25 vjet burg.

Gjatë shpalljes së vendimit, trupi gjykues deklaroi se Krasniqi është fajtor për arrestim dhe ndalim të paligjshëm të 385 personave, trajtim mizor si krim lufte ndaj 49 personave, torturë si krim lufte ndaj 49 personave dhe vrasje të paligjshme të 96 personave.

1 MUAJ ME PARE

18 vite burg për Kadri Veselin

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë
Kadri Veseli

HAGË-Kadri Veseli ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe ish-anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dënohet me 18 vite burg. Trupi gjykues u shpreh se Veseli kishte keqpërdorur pushtetin dhe pozitën që kishte, duke e përdorur atë, sipas gjykatës, për qëllime kriminale.

1 MUAJ ME PARE

Rexhep Selimi shpallet fajtor nga trupi gjykues në Hagë, dënohet me 13 vite burg

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë
Rexhep Selimi

HAGË-Rexhep Selimi është shpallur fajtor nga trupi gjykues të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

1 MUAJ ME PARE

Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burg

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë
Hashim Thaçi

HAGË-Gjykata e Hagës ka dënuar me 25 vite burg ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Trupi gjykues e shpalli atë penalisht përgjegjës për krime që përfshijnë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm, të kryera gjatë luftës në Kosovë. 

Gjykata: Thaçi, në emër të popullit të Kosovës, ju shpall fajtor për arrestimin dhe ndalimin e paligjshëm, si dhe trajtimin mizor të 385 personave, torturën si krim lufte ndaj 303 personave dhe vrasjen e paligjshme. Ju shpall të pafajshëm për një numër incidentesh që nuk u provuan. Ju shpall të pafajshëm për krime kundër njerëzimit.

1 MUAJ ME PARE

'Sulmuan dhe vranë'! Trupi gjykues tregon rolin e Thaçit: Mori pjesë në krime dhe arrestimin e 13 parlamentarëve

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë
Hashim Thaçi

HAGË-Trupi gjykues në Gjykatën e Hagës tha se përgjegjësia e katër të akuzuarve është individuale, por gjatë parashtrimit të konkluzioneve për veprat e tyre, gjyqtari u shpreh se të katërt krerët e UÇK-së kanë vepruar bashkë për një qëllim të përbashkët kriminal. Sipas gjykatësit Charles Smith, ish-presidenti Hashim Thaçi ishte anëtar kyç në zbatimin e këtij qëllimi. 

Sipas Smith, Thaçi dhe të akuzuarit e tjerë emëruan persona besnikë në pozita të ndryshme për të ruajtur kontrollin brenda UÇK-së gjatë gjithë periudhës përkatëse. Sipas tij, shumë prej këtyre personave kryen krime ose ishin në dijeni të kryerjes së tyre.

Gjykatësi Charles Smith: Thaçi dha kontribut të qenësishëm për zbatimin e këtij plani. Ishte anëtar kyç në formulimin dhe zbatimin e tij. Shumë prej personave besnikë që u emëruan kryen krime ose ishin në dijeni të kryerjes së krimeve në përputhje me qëllimin e përbashkët. Thaçi inkurajoi kryerjen e krimeve përmes publikimit të komunikatave dhe deklaratave politike, si dhe përdorimit të luftës speciale. Thaçi shprehu tolerancë dhe inkurajoi kryerjen e krimeve kundër kundërshtarëve. Thaçi mori pjesë personalisht në krime, përfshirë arrestimin, ndalimin dhe marrjen në pyetje të 13 parlamentarëve. Më 11 qershor 1998, Behajdin Hallaçi shkoi në shtabin e UÇK-së. Thaçi dhe Veseli e morën Behajdin Hallaçin në pranga. Ai nuk u pa më kurrë dhe trupi gjykues është i bindur se ai u vra. Për të fshehur përgjegjësinë, personat në fjalë ndërmorën masa të ndryshme. Pas luftës, Thaçi dhe Veseli u përpoqën t’i jepnin ryshfet familjes së tij, me qëllim që të hiqnin dorë nga kërkimi i së vërtetës. Edhe Shaban Dahala u vra. Trupi gjykues konstatoi se Thaçi kishte dijeni për një numër të konsiderueshëm krimesh të kryera kundër kundërshtarëve, sidomos për keqtrajtimin dhe vrasjen. Ai nuk ndërmori asnjë hap për ndëshkimin apo parandalimin e këtyre krimeve. Ai mori pjesë në krime dhe i inkurajoi ato, si dhe ngriti në detyrë personat e përfshirë në këto krime.

1 MUAJ ME PARE

"U vërtetua arrestimi i paligjshëm i së paku 385 personave", gjyqatari Smith: Anëtarë të UÇK-së i dhunuan brutalisht...

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë
Charles Smith

HAGË-Trupi gjykues në Hagë po rendit provat e shqyrtuara gjatë procesit, duke raportuar lidhur me atë që supozohet se ka ndodhur me personat e ndaluar nga ish komandantët e UCK-së gjatë luftës në Kosovë. Gjykatësi Charles Smith deklaroi se në kuadër të hetimit është vërtetiar se ishte kryer krimi i luftës i arrestimit të paligjshëm ndaj së paku 385 personave. Smith parashtroi se shumë të ndaluar ishin rrahur deri në atë masë sa nuk ishin në gjendje të qëndronin në këmbë, ndërsa disa kishin humbur jetën si pasojë e rrahjeve nga pjesëtarë të UÇK-së.

Gjykatësi Charles Smith: Trupi gjykues konstatoi se mënyra e qëllimshme me të cilat viktimat u ndaluan dhe u arrestuan pa dhënë asnjë arsye për ndalimin e tyre dhe duke iu mohuar çdo formë e gjykimi të rregullt, tregojnë se disa prej anëtarëve të përfshirë synonin arrestimin dhe ndalimin e tyre  pa ndonjë arsye të vlefshme dhe në shpërfillje të çdo garancie  mbrojtëse dhe forme të procesit të rregullt Konkretisht trupi gjykues konstatoi se anëtarët e UÇK-së në qendra të ndryshme ndalimi në Kosovë dhe në Shqipërinë veriore krijuan kushte çnjerëzore ndalimi, kontribuan në krijimin e tyre dhe i mbajtën ato në kushte çnjerëzore ndalimi. Të ndaluarit u mbajtën në vende e lloje të ndryshme ndërtesash, përfshirë edhe ndërtesa që ishin shkolla etj. Shumë nga anëtarë e UÇK-së të përfshirë në ndalimin e tyre i keqtrajtuan fizikisht të ndaluarit. Në vende të ndryshe, anëtarët e UÇK-së i godisnin rregullisht me shkelma dhe i rrihnin brutalisht dhe vazhdimisht të ndaluarit, duke përdorur ndër të tjera qytat e pushkëve, shkopinj të ndryshme etj…

1 MUAJ ME PARE

Gjyqi historik: Bie akuza për krime kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë
Charles Smith

HAGË-Seanca në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku do të shpallet aktgjykimi i shkallës së parë për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka filluar prej orës 10:00, ku një nga konkluzionet e para të trupit gjykues gjatë leximit të aktgjykimit lidhet me akuzat për krime kundër njerëzimit.

“Trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk arriti të vërtetonte, përtej dyshimit të arsyeshëm, se ishte kryer një sulm i përhapur ose sistematik kundër një popullate civile”, tha gjykatësi Charles Smith.

 

1 MUAJ ME PARE

Nis gjyqi në Specialen e Hagës, pritet vendimi për ish-krerët e UÇK-së

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë
PAMJE NGA SEANCA

HAGË-Ka nisur zyrtarisht seanca në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku do të shpallet aktgjykimi i shkallës së parë për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Trupi gjykues do ta lexojë vendimin individualisht për secilin prej të akuzuarve, duke u ndalur në dhjetë pikat e aktakuzës. I pari që do ta dëgjojë aktgjykimin do të jetë Hashim Thaçi. Pas tij do të jetë Kadri Veseli, më pas Rexhep Selimi dhe në fund Jakup Krasniqi.

Jashtë ndërtesës së gjykatës janë mbledhur qindra shqiptarë në pritje të verdiktit, ndërsa në Prishtinë qindra qytetarë janë me sytë nga ekrani i madh ku po jepet live seanca.

Katër ish-krerët e UÇK-së ndodhen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020, ndërsa Prokuroria i akuzon për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza të cilat ata i kanë mohuar. Sipas aktakuzës, të akuzuarit mbajnë përgjegjësi edhe për veprimet e personave nën komandën e tyre. Gjatë procesit gjyqësor janë shqyrtuar qindra prova dhe janë dëgjuar dëshmitarë nga të dyja palët./ZËRI

 

1 MUAJ ME PARE

Numërimi mbrapsht ka filluar! Rreth zjarrit në shesh, qytetarët presin lirinë për ish-krerët e UÇK

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë
pamje nga prishtina

KOSOVË-Sheshi i Prishtinës vijon të jetë i mbushur me qytetarë prej orëve të vona të mbrëmjes, të cilët e gdhinë në pritje të shpalljes së verdiktit për ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Rreth zjarrit dhe me sytë nga ekrani i madh, ku numërimi mbrapsht ka filluar, qytetarët do të njihen me vendimin historik. 

I pari që do ta dëgjojë aktgjykimin do të jetë Hashim Thaçi. Pas tij do të jetë Kadri Veseli, më pas Rexhep Selimi dhe në fund Jakup Krasniqi. Aktakuza përmban gjashtë pika për krime kundër njerëzimit dhe katër për krime lufte. Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar dënimin e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit me nga 45 vjet burg secilin, ndërsa mbrojtja ka kërkuar pafajësi.

Për shkak të grumbullimeve të paralajmëruara, autoritetet e Kosovës kanë përgatitur masa të posaçme sigurie. Policia e Kosovës është koordinuar me KFOR-in, EULEX-in, Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, Zyrën e Bashkimit Evropian dhe OSBE-në. Në zona të caktuara mund të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit.

Edhe disa ambasada perëndimore kanë paralajmëruar shtetasit e tyre që ndodhen në Kosovë të tregojnë kujdes dhe të shmangin tubimet e mëdha apo lëvizjet që nuk janë të domosdoshme gjatë ditës.

1 MUAJ ME PARE

Djemtë e ish-krerëve të UÇK-së : Një hap drejt gjykatës, një shpresë për babain!

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë
Klestor Veseli dhe Indrit Thaçi

HAGË-Numërimi mbrapsht ka filluar në Hagë dhe në orën vendimtare të aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së, djemtë e tyre hodhën hapin e shpresës! Para derës së Gjykatës Speciale në ankth dhe të rrethuar nga mbështetja e shqiptarëve, u panë djali i Hashim Thaçit, Indrit Thaçi dhe djali i Kadri Veselit, Klestor Veseli. Me bindjen se ky do të jetë momenti i fundit larg tyre, djemtë e ish-krerëve të UÇK-së hynë në ambjentet e Gjykatës. I pari që do ta dëgjojë aktgjykimin do të jetë Hashim Thaçi. Pas tij do të jetë Kadri Veseli, më pas Rexhep Selimi dhe në fund Jakup Krasniqi. 

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë

1 MUAJ ME PARE

Djali i Thaçit hyn në gjykatën e Hagës me shpresën për të marrë të atin në shtëpi

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë
Indrit Thaçi

HAGË-Indrit Thaçi, djali i ish-Presidentit Hashim Thaçi ka mbërritur në Gjykatën Speciale të Hagës, për të pritur vendimin ndaj babait të tij. Qytetarët e mbledhur para Gjykatës e kanë pritur me brohorima 'Thaçi', 'Ishalla lirim', duke treguar mbështetjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

ZËRI ka siguruar pamjet nga momenti kur djali i ish-presidentit të Kosovës, hyn në Gjykatë me shpresën për të marrë të atin në shtëpi. 

Gjykata Speciale e Hagës në orën 10:00 do të shpallë aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. I pari që do ta dëgjojë aktgjykimin do të jetë Hashim Thaçi.

1 MUAJ ME PARE

Kush janë gjyqtarët që do të vulosin 'fatin' e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në Hagë

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë
katër gjyqtarët

HAGË-Gjykata Speciale e Hagës në orën 10:00 do të shpallë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Vendimi i shumëpritur do të shpallet nga një trup gjykues i përbërë nga katër gjyqtarë ndërkombëtarë. 3 gjyqtarë kryesorë dhe 1 rezervë. 

Në krye të trupit gjykues është gjyqtari amerikan Charles Smith III, i cili mban edhe rolin e kryesuesit të procesit.

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë
Charles Smith III

Pjesë e trupës gjyqësore është edhe gjyqtari gjerman Christoph Barthe, i cili së bashku me kolegët e tij ka shqyrtuar provat dhe dëshmitë e paraqitura gjatë procesit gjyqësor.

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë
Christoph Barthe

Gjyqtari zviceran Guénaël Mettraux do të shqyrojë vendimin për ish-krerët e UÇK-së. 

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë
Guénaël Mettraux

Gjyqtari irlandez Fergal Gaynor është gjithashtu pjesë e trupës gjykuese por si gjyqtar rezervë.

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë
Fergal Gaynor

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar dënimin e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit me nga 45 vjet burg secilin, ndërsa mbrojtja ka kërkuar pafajësi. Gjyqtarët do të vendosin nëse Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të shpallen fajtorë apo të pafajshëm. 

1 MUAJ ME PARE

'Nën ethet' e pritjes! Qytetarët 'veshin' me flamuj kuq e zi godinën e Gjykatës Speciale të Hagës

Kosova e pikëlluar/ Gjykata e 'Turpit Special' në Hagë
pamje nga Haga

HAGË-Teksa dy orë ndajnë nga vendimi për ish-krerët e UÇK-së, qytetarët janë mbledhur me flamuj kuq e zi para Gjykatës Speciale të Hagës. Me plisa e flamuj të UÇK-së, shqiptarët presin lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

'Kosova pret çlirimtarët', është banderola e shpalosur mes Hagës.

Edhe gjatë gjithë natës së 15 shtatorit, jashtë ndërtesës së Gjykatës Speciale kanë qëndruar qindra shqiptarë të ardhur nga Kosova dhe vende të tjera të Evropës.

MOS HUMB