LIVE UPDATES

Rinumërohen kutitë në Tiranë! PS-së i hiqen 34 vota, PD-së 5, Shehajt 1

➤Hapen kutitë e Tiranës! Në pallatin e sportit “Farie Hoti” nisi sot procesi i rinumërimit për të gjithë qarkun e Tiranës. ➤Në total do të shqyrtohen 1282 kuti votimi, duke përfshirë si votat për partië, ashtu edhe ato për kandidatët. ➤Deri më tani janë numëruar 28 kuti. ➤Nga numërimi i parë PD-ASHM kishte përfituar 5 vota më shumë, ndërsa PS 34 vota më shumë. ➤Nga partitë e tjera rezulton të jenë shtuar me nga një votë Partia Mundësia, Nisma Shqipëria Bëhet dhe Partia Socialdemokrate. ➤Po ashtu Koalicioni Euroatlantik i Bashës rezulton me tre vota shtesë. ➤Procesi në kryeqytet pritet të zgjasë rreth 10 ditë.

4 artikuj për këtë temë.
46 MINUTA ME PARE

Rinumërohen 71 kuti në Tiranë/ PS "rikuperon" 30 vota të humbura, PD 16

Rinumërohen kutitë në Tiranë! PS-së i hiqen 34 vota,
Foto ilustruese

TIRANË- Vijon rinumërimi i votave për qarkun e Tiranës. Sipas të dhënave të pasqyruara në KQZ, nga rinumërimi i 71 kutive nga 1282 të tilla, rezulton se Partia Demokratike është rritur me vetëm 16 vota. Më shumë ka siguruar Partia Socialiste që  ka marrë 30 vota "të humbura". Me "minus" votash deri më tani ka dalë koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës, Partia Mundësia dhe Koalicioni Djathtas për Zhvillim. 

Rezultatet e deritanishme: 

Rinumërohen kutitë në Tiranë! PS-së i hiqen 34 vota,

1. Koalicioni Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore PD-ASHM 16 më shumë
2. Lëvizja Bashkë BASHKE 2 më shumë 
3. Lëvizja Atdheu LA - 
4. Partia Koalicioni Euroatlantik KEA  -4 
5. Partia Socialiste e Shqipërisë PS 30 më shumë
6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet NISMA-SHB -
7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare AKSH 1 më shumë
8. Partia Aleanca Demokracia e Re ADR 1 më shumë
9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim DZH -1 
10. Partia Mundësia MUNDESIA 720 723 -3
11. Partia Socialdemokrate PSD 8 më shumë

Prej orës 09:20 minuta të kësaj të mërkure, në ambientet e pallatit të sportit "Fahrie Hoti" ka rinisur numërimi i votave për të gjithë qarkun e Tiranës, referuar subjektit dhe kandidatëve në garë. Të pranishëm, duke ndjekur rinumërimin, janë një sërë përfaqësuesh politikë. Rinumërimi për Tiranën pritet të zgjasë rreth 10 ditë, ndërsa më pas do të vijohet me rinumërimin e të gjithë qarkut të Fierit (587 kuti), dhe në fund 360 kutitë e qarkut Durrës, 85 prej të cilave janë të Diasporës. Nga ky rinumërim, Partia Demokratike kërkon të marrë mandatin e dytë të Partisë "Mundësia", që aktualisht e mban Erald Kapri./ZËRI

6 ORE ME PARE

Rinumërimi i kutive në Tiranë! Rezultatet- PD: 5 vota më shumë, ndërsa PS 34

Rinumërohen kutitë në Tiranë! PS-së i hiqen 34 vota,
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Prej disa orësh ka nisur rinumërimi dhe rivlerësimi i votave për Qarkun e Tiranës. Deri tani janë shqyrtuar 28 Qendrat e para të votimit, të cilat kanë treguar pasaktësi si në votën mes subjekteve politike, ashtu edhe mes kandidatëve.

Nga rinumërimi deri tani rezulton se nga numërimi i parë PD-ASHM kishte përfituar 5 vota më shumë, ndërsa PS 34 vota më shumë. Pas rinumërimit që po bën KQZ te pallati “Farie Hoti” në kryeqytet, i janë zbritur nga tabela e parë dhe llogariten si vota të pavlefshme. Partia “Mundësia”, e cila humbet mandatin nëse ka 177 vota më pak, nga rinumërimi deri tani ka përfituar 1 votë më shumë.

Rinumërohen kutitë në Tiranë! PS-së i hiqen 34 vota,
TABELA

Në PS rezulton se deri në orën 13:00, Blerina Gjylametit deri tani nuk i ka ndryshuar rezultati, kurse Olta Xhaçka dhe Fatmir Xhafaj dalin me 1 dhe 7 vota tepër. Orlando Rakipit dhe Blendi Gonxhes rezulton se u janë hequr respektivisht 2 dhe 1 votë. Teksa Kejsi Elezi me 2 vota të shtuara, ministrja Anila denaj me 3 vota dhe ministri Ervin Hoxha me 1 votë të shtuar.

Në qarkun Tiranë, i vetmi mandat që mund të vihet në dyshim, është deputeti i dytë i partisë “Mundësia”, i cili nëse e humbet i kalon PD-së, dhe bëhet me 14 deputetë. Që kjo të ndodhë, duhet që nga rinumërimi i votave, të dalin 1200 vota në favor të PD-së ose 117 vota më pak për partinë e Agron Shehajt./ZËRI

6 ORE ME PARE

Rinumërimi i votave për Tiranën! Lëvizja Bashkë pa vëzhgues, përjashtohet nga procesi

Rinumërohen kutitë në Tiranë! PS-së i hiqen 34 vota,
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Në pallatin e sportit “Farie Hoti” nisi sot procesi i rinumërimit për të gjithë qarkun e Tiranës. Teksa hapen 1282 kuti ku do të shqyrtohen votat për partitë si edhe për kandidatët, këta të fundit kanë shkuar të ndjekin nga afër procesin. 

Por nga Lëvizja “BASHKË" nuk do të marrë pjesë asnjë vëzhgues në rinumësimin e votave. Në reagim partia shkruan se vendimi i KQZ-së përbën shkelje të Kodit Zgjedhor dhe cenon parimin e barazisë mes subjekteve në garë duke ndikuar në besueshmërinë e procesit elektoral.

NJOFTIMI:

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka refuzuar kërkesën e Lëvizjes BASHKË për të marrë pjesë me vëzhgues në rinumërimin e votave. Arsyetimi është qesharak dhe në shkelje të parimeve elementare të barazisë ligjore: ne nuk jemi palë ankimuese që kemi kërkuar rinumërimin e votave. E megjithatë, ato që do të rinumërohen janë edhe votat tona. Lëvizja BASHKË, me qindra aktivistë, e ka mbrojtur me devotshmëri dhe forcë çdo votë të sajën dhe nuk pret të humbasë asnjë të tillë. Mirëpo ne nuk kemi besim tek integriteti i palëve të përfshira në rinumërim. Mosbesim që përforcohet edhe më tej nga përjashtimi arbitrar i saj nga procesi i rinumërimit. Po ashtu, ne kemi të drejtën dhe detyrën qytetare për të qenë dëshmitarë të çdo manipulimi ose tentative për manipulim nga kushdo ndaj kujtdo, midis partive dhe brenda kandidatëve të së njëjtës parti. Ne po ndjekim me vëmendje të gjitha hapat ankimues dhe vetë procesin e rinumërimit dhe paralajmërojmë këdo që guxon të shtrembërojë besimin e dhënë nga qytetarët për Lëvizjen BASHKË se do të përballen me kundërvënie të fortë me të gjitha mjetet legale dhe demokratike. Votat tona janë vota djerse, kauzash dhe shprese dhe jo vota të trafikut të influencave, parave të pista dhe kompromiseve nën tavolina.Ne po ju ndjekim. Ne po ju shohim. Mos guxoni!

Lëvizja “BASHKË' siguroi vetëm një madat në zgjedhjet e 11 majit dhe në parlament do të përfaqësihet nga Redi Muçi.

11 ORE ME PARE

Rinumërimi i votave për Tiranën! Shehaj me Kaprin e Alimehmeti ndjekin nga afër procesin! Asnjë nga PS

Rinumërohen kutitë në Tiranë! PS-së i hiqen 34 vota,
pamje nga stadiumi

TIRANË-Pas verifikimit të fletëve të votimit në 94 kutitë e Gramshit dhe Peqinit, të cilët u krahasuan me materialet zgjedhore, ka nisur sot në pallatin e sportit “Farie Hoti” rinumërimi i të gjithë qarkut të Tiranës. Konkretisht janë 1282 kuti ku do të shqyrtohen votat për partitë si edhe për kandidatët. Procesi për Tiranën pritet të zgjasë rreth 10 ditë.

Disa prej kandidatëve po ndjekin nga afër procesin, si Asllan Dogjani, Ilir Alimehmeti një prej më të votuarve nga PD në këtë qark, por që nuk e fitoi mandatin, si edhe kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj e kandidati i tij Erald Kapri. Deri më tani, nuk ka asnjë kandidat nga PS që të ndjekë procesin.

Me rinumërim e votave në Tiranë, mundësia për ndryshim të emrave kandidat fitues është relativisht e ulët, mundësia ekziston për 2-3 raste ku mandat i deputetit është fituar me më pak se 500 vota, si Olta Xhaçës përball Blerian Gjylametit apo Ornaldo Rakipit përball Qemal Xhefalisë në Tiranë.

Më pas do të nisë procesi për Fierin, ku do të shqyrtohen 587 kuti, dhe në fund 360 kutitë e qarkut Durrës (275 kuti brenda vendit + 85 nga diaspora).  Në total, do të hapen 2,323 qendra votimi, përfshirë edhe 85 kuti të votimit nga diaspora. 

Procesi do të shtrihet për rreth 1 muaj dhe po realizohet me 24 grupe pune dhe 63 punonjës të administratës zgjedhore, ku nuk do të përjashtohen vëzhguesit e 3 subjekteve politike që kanë ankimuar vendimin./ZËRI

Poll

MOS HUMB