LIVE UPDATES

Zgjedhjet/ Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e PD për Lezhën, Gjirokastrën, Kukësin e Korçën (DEBATET)

➤Kolegji Zgjedhor është mbledhur sot për të shqyrtuar ankimimet e koalicionit Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore. ➤Në mbledhjen e sotme është rrëzuar ankimimi për qarkun Lezhë, Gjirokastër, Kukës e Korçë. Ankimimet, Kolegji i konsideroi të pambështetur në prova. ➤Mbledhja ka nisur në orën 11:00 dhe është mbyllur në orën 14:00. ➤Gjatë mbledhjes ka pasur dhe debate mes palëve. ➤Ka qenë Marash Logu, përfaqësuesi i PD-së, ai që ka pretenduar se prania e Ilir Rusmajlit në KAS ka cënuar paanshmërinë e procesit. ➤I njëjti debat është zhvilluar edhe në mbledhjet e mëparshme pasi kandidatët depozituan kërkesën për rinumërimin e votave.

2 artikuj për këtë temë.
8 ORE ME PARE

Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në edhe për kërkesën e përsëritjeve të zgjedhjeve në Korçë

Zgjedhjet/ Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e PD për Lezhën,
PAMJE NGA MBLEDHJA

TIRANË-Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike edhe për Qarkun e Korçës për përsëritje të zgjedhjeve. PD paraqiti një kërkesë sa i takon procesit zgjedhor të 11 majit ku deklaroi se në këtë qark ka pasur tentativa për manipulim votash, përfshirë dhe ato të Diasporës.

Më herët Kolegji Zgjedhor rrëzoi ankimimin e Partisë Demokratike edhe për përsëritje të zgjedhjeve në Kukës, Lezhë dhe Gjirokastër, duke i hapur rrugë certifikimit përfundimtar të rezultatit në këto qarqe./ZËRI

 

9 ORE ME PARE

Mbledhja në KAS, Logu: Prania e Rusmajlit cënon procesin, është Këshilltar i Presidentit

Zgjedhjet/ Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e PD për Lezhën,
Marash Logu

TIRANË- Marash Logu, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në mbledhjen e zhvilluar në Kolegjin Zgjedhor pas ankimimeve të depozituara nga koalicioni Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ka ngritur si shqetësim praninë e Ilirjan Rusmajlit. Sipas Logut, prania e Rusmajlit ka cënuar paanshmërinë e procesit të ankimimit.

“Prania e Rusmajlit në KAS cenoi parimin e paanshmërisë, ne kemi kërkuar përjashtimin e këtij anëtari, pasi për shkak të pozicionit që mban si Këshilltar i Presidentit, vendimet e mëparshme që ka marrë, apo fjalëve drejtuar përfaqësuesit të ankimuesve, mendojmë ishte në shkelje të paanshmërisë. Vetë ky anëtar ka shkruar vendimmarrjen për përjashtimin e tij. Ai as nuk duhet të ishte i pranishëm, as të merrte vendim, as të shkruante vendimin për kërkesën tonë për përjashtimin e tij,”- tha Logu.

Të njëjtin ankimim, Logu ka paraqitur edhe në mbledhjen ku u diskutua për rinumërimin e votave të kandidatëve të Opozitës. Sot në mbledhjen e zhvilluar në Kolegjin Zgjedhor u rrëzuan ankimimet e PD-ASHM për qarkun e Kukësit, Lezhës dhe Gjirokastrës. Ndërkohë që pritet vendimi për Korçën./ZËRI

Poll

MOS HUMB