LIVE UPDATES

Protesta e PD: Berisha 'sfidon' Ramën dhe e fton në debat! Përsëritet skenari: "Ndizen" molotovët, lëndohen Kalaja, Boçi, Balliu dhe efektivë

➤Protesta kombëtare e PD i është përmbajtur skenarit të mëparshëm. ➤Pas mbylljes së fjalimit të kryedemokratit Sali Berisha, opozita përsëriti të njëjtin skenar, molotovë dhe fishekzjarre drejt kryeministrisë. ➤Por, ndryshe nga protestat e tjera, Policia ka reaguar menjëherë duke shpërndarë protestuesit me spraj lotsjellës dhe ujë. ➤Tensione dhe përplasje janë regjistruar, ku nuk munguan as episodet me deputetët e opozitës. ➤Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka u lëndua pasi në drejtim të tij u hodh spray. ➤Aulon Kalaja dhe Luçiano Boçi u dërguan në spital, pasi nuk u ndjenë mirë për shkak të përdorimit të sprajit. ➤Pas përplasjeve para Parlamentit, edhe deputeti Klevis Balliu mbeti i lënduar dhe u dërgua me urgjencë në spital. ➤Nga ana tjetër, një efektiv policia ka mbetur gjithashtu i lënduar dhe është transportuar te 'Trauma'. ➤Ndërkohë, s'kanë munguar as shoqërimet e protestuesve nga policia. 

11 artikuj për këtë temë.
3 MUAJ ME PARE

Përshkallëzohet përplasja tek Parlamenti, deputeti Klevis Balliu niset drejt urgjencës

Protesta e PD: Berisha 'sfidon' Ramën dhe e fton në debat!
klevis balliu

TIRANË- Protesta e opozitës është zhvendosur para Parlamentit, ku situata është përshkallëzuar dhe janë regjistruar incidente të tjera mes forcave të policisë dhe protestuesve, dhe jo vetëm. Flamur Noka dhe deputeti Klevis Balliu kanë udhëhequr turmën për të çarë kordonin e policisë, por janë hasur me reagim nga këta të fundit.

Si pasojë e përplasjes, Balliu është lënduar dhe është transportuar në spital pasi ka pësuar lëndime për shkak të gazit lotsjellës dhe ujit të hedhur nga policia./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Lëndohet një efektiv policie në protestë, transportohet me urgjencë te 'Trauma'

Protesta e PD: Berisha 'sfidon' Ramën dhe e fton në debat!
protesta-policia

TIRANË- Një efektiv policie është lënduar gjatë protestës së sotme të Partisë Demokratike dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës. Sipas informacioneve paraprake, efektivi ka pësuar djegie dhe çarje në kokë.

Situata është tensionuar pas përplasjeve mes forcave të rendit dhe protestuesve, pasi efektivët e policisë kanë ndëryrë menjëherë pas hedhjes së mjeteve piroteknike./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Aulon Kalaja humb ndjenjat gjatë protestës, dërgohet me urgjencë në spital! Me të dhe deputeti Boçi (VIDEO)

Protesta e PD: Berisha 'sfidon' Ramën dhe e fton në debat!
aulon kalaja

TIRANË- Është tensionuar situata para Kryeministrisë, ndërsa përveç protestuesve mes të lënduarve janë edhe deputetë, eksponentë të PD-së.

Pas episodit me Nokën, i lënduar ka mbetur edhe gazetari Aulon Kalaja. Ky i fundit humbi ndjenjat dhe më pas është shoqëruar nga qytetarë në drejtim të ambulancës, i cili më pas është transportuar në drejtim të spitalit për trajtim mjekësor.

Po ashtu, edhe deputeti Luçiano Boçi është ndjerë keq gjatë protestës dhe është shoqëruar me ambulancë.

Protesta e PD: Berisha 'sfidon' Ramën dhe e fton në debat!

/ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Përplasje në protestë, Flamur Noka lëndohet nga gazi lotsjellës

Protesta e PD: Berisha 'sfidon' Ramën dhe e fton në debat!
flamur noka

TIRANË- Tensionet kanë shpërthyer në protestën e opozitës, ku pas hedhjes së molotovëve janë regjistruar përplasje me policinë, pasi këta të fundit kanë ndërhyrë për të shpërndarë turmën. 

Pas hedhjes së molotovëve në drejtim të Kryeministrisë, mësohet se në drejtim të Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Flamur Noka është hedhur spraj me piper.

3 MUAJ ME PARE

Tensionet në protestën e opozitës, shoqërimet e para nga policia dhe civilë

Protesta e PD: Berisha 'sfidon' Ramën dhe e fton në debat!
protesta

TIRANË- Pas përfundimit të fjalimit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, në protestën e zhvilluar përpara godinës së Kryeministria, kanë shpërthyer tensionet. Sapo janë hedhur molotovët e parë para Kryeministrisë, ka ndërhyrë policia.

Ndërhyrja e policisë kësaj radhe ka direkte, ndryshe nga protesta e tjera, ndërsa janë raportuar edhe shoqërime të disa personave. /ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Berisha mbyll fjalimin, shpërthejnë fishekzjarrët dhe molotovët para Kryeministrisë

Protesta e PD: Berisha 'sfidon' Ramën dhe e fton në debat!
pamje nga protesta

TIRANË- Pas përfundimit të fjalës së kryedemokratit Sali Berisha në protestë, situata është tensionuar para Kryeministrisë. Menjëherë pas mbylljes së fjalimit, protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe molotovë, në drejtim të godinës së Kryeministrisë. Blutë kanë ndërhyrë menjëherë për të larguar protestuesit.

/ZËRI

 

 

3 MUAJ ME PARE

"PD, alternativë e shkëlqyer"! Berisha flet nga podiumi: Jemi shpresa e vetme për Shqipërinë

Protesta e PD: Berisha 'sfidon' Ramën dhe e fton në debat!
sali berisha

TIRANË- Kreu i PD Sali Berisha është ngjitur në podium dhe po mban fjalën e tij në protestën e shtatë kombëtare para Kryeministrisë. Berisha vlerësoi aksionin e protestave të deritanishme, teksa theksoi se Partia Demokratike është zgjedhja më e mirë në këtë moment për vendin.

Opozita, sipas Berishës, është një alternativë e shkëlqyer dhe shpresa e vetme për shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti i Edi Ramës, siç ai e quan. 

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, demokratë, deputetë dhe aleatë të PD, opozitarë në këtë shesh dhe kudo që ndodheni, misionarë të pamposhtur të Shqipërisë. Ngrihemi këtu jo thjesht si opozitë kundër diktaturës autokratike, jo vetëm si një alternativë e shkëlqyer politike.

Mblidhemi këtu si shpresë e vetme për shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti i Edi Ramës, i bazuar te droga dhe vjedhja e shqiptarëve. Që ne jemi shpresa e vetme për Shqipërinë, është më e qartë se kurrë. Ky është seriali më gjigant i protestave që ka njohur Shqipëria.

Dhjetëra mijëra shqiptarë u përballën nëpër sheshe si të pamposhtur dhëmb për dhëmb me regjimin, me gazin lotsjellës, shkopinjtë dhe tymin dhe fituan. Që ne jemi shpresa e vetme u bë e ditur të nesërmen e protestës së kaluar”, u shpreh Berisha.

3 MUAJ ME PARE

Sali Berisha del nga selia e PD, marshon me protestuesit drejt Kryeministrisë

Protesta e PD: Berisha 'sfidon' Ramën dhe e fton në debat!
sali berisha

TIRANË- Protesta e opozitës ka nisur zyrtarisht. Kryedemokrati Sali Berisha ka lënë ambientet e Selisë Blu dhe i është drejtuar bulevardit ku do të mbahet protesta e radhës e opozitës.

Siç shihet edhe në foto, Berisha shoqërohet nga deputetë dhe eksponentë të tjerë të PD, mes edhe shumë protestuesve. Këtë herë protesta do të nisë me fjalime, ndërsa lideri demokrat pritet të mbajë fjalimin kryesor. Më pas, nuk dihen hapat e tjerë të vijimit të tubimit./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Berisha mbërrin në seli, pritet me ovacione: O sali, o hero gjithë Shqipëria ty të do...(VIDEO)

Protesta e PD: Berisha 'sfidon' Ramën dhe e fton në debat!
sali berisha

TIRANË- Pak minuta para nisjes së protestës së opozitës përpara Kryeministrisë, kryetari i Sali Berisha ka mbërritur në Selinë Blu. Lideri demokrat është pritur me ovacione nga mbështetësit, të cilët janë mbledhur në oborrin e selisë së Partisë Demokratike. 

"O sali, o hero gjithë Shqipëria ty të do...", dëgjohen mbështetësit në kor.

Berisha përshëndeti të pranishmit dhe hyri në Selinë Blu. Tashmë pritet që pas kësaj ndalese, Berisha t'i drejtohet sheshit të Kryeministrisë ku do të mbahet protesta./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Rrethohet Kryeministria, 1500 efektivë në gatishmëri, kryepolici Hita në terren para protestës (VIDEO)

Protesta e PD: Berisha 'sfidon' Ramën dhe e fton në debat!
kryeministria

TIRANË- Partia Demokratike pritet të zhvillojë sot protestën e radhës në orën 19:00, ndërsa Policia e Shtetit ka marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Në kuadër të organizimit të masave për protestën e parë të opozitës që nga emërimi i tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dalë vetë në terren. Raportohet se Hita ka instruktuar efektivët e policisë të angazhuar në terren për mbarëvajtjen e situatës gjatë protestës.

Për garantimin e rendit publik, janë angazhuar rreth 1500 efektivë policie. Forca të shumta policie janë vendosur në godinën e Kryeministrisë, gjithashtu janë vendosur edhe gardh metalik. Gjithashtu, ambulanca dhe autobote uji janë vendosur pranë godinës./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

PD PROTESTON! 3 orë leje-Tubimi do të fillojë para Kryeministrisë, Policia merr masat

Protesta e PD: Berisha 'sfidon' Ramën dhe e fton në debat!
Sali Berisha

TIRANË-Partia Demokratike zhvillon sot protestën e radhës. Tubimi do të fillojë para kryeministrisë në orën 19:00. Policia ka njoftuar se protesta do të zhvillohet deri në orën 22:00. Ndyshe nga protesta e kaluar sot do të rikthehen edhe fjalimet.

Policia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë masash për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë tubimit. Sipas njoftimit zyrtar, parkimi i automjeteve do të ndalohet deri në përfundim të protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga zona e njohur si “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”.

Ndërkohë, nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet qarkullimi i mjeteve në këtë aks, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”. Kufizime të lëvizjes do të ketë edhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Bëhet e ditur se në varësi të ecurisë së protestës, mund të ketë kufizime edhe në rrugë të tjera, ndërsa janë parashikuar devijime të trafikut në rrugë alternative./ZËRI

Poll

MOS HUMB