LIVE UPDATES

Mbyllet votimi i Primareve në Partinë Demokratike! 430 kandidatë dhe 41 mijë vota, Berisha: Një akt shprese!

➤Votimi për Primaret e Partisë Demokratike ka përfunduar! Gara për primaret u zhvillua në 12 qarqet e vendit, ku ishin më shumë se 430 kandidatë. ➤Qendrat e votimit u hapën në orën 08.00 dhe u mbyllën në orën 18.00. ➤Procesi i votimit përfundoi fillimisht në selinë blu dhe pasoi në qarqet e tjera. ➤Mësohet se në këto primare kanë votuar 41 mijë anëtarët të PD-së. ➤Kryedemokrati Sali Berisha teksa votoi në selinë blu, u shpreh se kjo ishte një ditë e rëndësishme për PD-në. Më tej, Berisha u shpreh se e kishte të vështirë të përzgjidhte kë të votonte, por ndoqi statutin, “një anëtar, një votë”. ➤ Gjatë procesit të Primareve u raportua për një debat mes deputetëve Gazment Bardhi dhe Luan Baçi në qarkun e Fierit, por ky lajm u përgënjeshtrua nga ky i fundit. ➤Procesi i primareve do të caktojë deputetët kandidatë të PD-së, që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

11 artikuj për këtë temë.
2 JAVE ME PARE

Primaret/ Numërimi i votave zbulon parregullsi në Konispol

Mbyllet votimi i Primareve në Partinë Demokratike! 430 kandidatë
Foto Ilustruese

KONISPOL- Numërimi i votave në Konispol ka zbuluar dhe disa parregullsi. Ajo që mësohet është se në kuti janë gjetur 20 vota më shumë se sa numri i personave që kanë votuar. Në total në Konispol kishin votuar 176 persona, por kutia brenda kishte 196 fletë.

Nuk dihet ende se si do të procedohet me këtë kuti votimi. Ende nuk është marrë vendimi nëse në këtë zonë, në Konispol do të ketë përsëritje të procesit të votimit apo jo.

Numërimi ka nisur në të gjithë Shqipërinë. Në total kanë votuar mbi 41 mijë anëtarë të Partisë Demokratike për emrat të cilët ata kanë përzgjedhur për t’i përfaqësuar në parlament.

E gjithë lista përmbante 288 kandidatë. Qendrat e votimit u hapën në orën 08.00 dhe u mbyllën në orën 18.00. Kryedemokrati Sali Berisha teksa votoi në selinë blu, u shpreh se kjo ishte një ditë e rëndësishme për PD-në. Më tej, Berisha u shpreh se e kishte të vështirë të përzgjidhte kë të votonte, por ndoqi statutin, “një anëtar, një votë”.

2 JAVE ME PARE

Primaret në PD/ Zhvendosen kutitë dhe nis numërimi i votave

Mbyllet votimi i Primareve në Partinë Demokratike! 430 kandidatë
Foto nga procesi i votimit

TIRANË- Ka nisur numërimi i votave pas përfundimit të procesit të zhvillimit të Primareve në Partinë Demokratike. Kutitë janë zhvendosur dhe shumë shpejt do të dalin emrat fitues. Në total kanë votuar mbi 41 mijë anëtarë të Partisë Demokratike për emrat të cilët ata kanë përzgjedhur për t’i përfaqësuar në parlament.

E gjithë lista përmbante 288 kandidatë. Qendrat e votimit u hapën në orën 08.00 dhe u mbyllën në orën 18.00. Kryedemokrati Sali Berisha teksa votoi në selinë blu, u shpreh se kjo ishte një ditë e rëndësishme për PD-në. Më tej, Berisha u shpreh se e kishte të vështirë të përzgjidhte kë të votonte, por ndoqi statutin, “një anëtar, një votë”.

2 JAVE ME PARE

Primaret në PD, përfundon procesi i votimit në selinë blu

Mbyllet votimi i Primareve në Partinë Demokratike! 430 kandidatë
Primaret në selinë blu

TIRANË- Procesi i votimit për Primaret e Partisë Demokratike ka përfunduar në selinë blu në Tiranë dhe Kukës. Pjesëmarrja më e lartë ka qenë deri në orën 16:00 në Tiranë, ku votuan 10,779 qytetarë. Në vend të dytë renditet Fieri, ku kanë marrë pjesë 4,240 demokratë, në vend të tretë është Korça me 3,738 votues.

Ndërsa mësohet se në Durrës kanë votuar 3,670 demokratë në Lezhë 2,745, në Kukës 2,280, në Shkodër 3,527, në Elbasan 3,295, në Vlorë 2,143, në Berat 1,464, në Dibër 2,080 dhe në Gjirokastër 1,705 anëtarë.

Primaret në vetvete përmbajnë rregulla mbi përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Siç shkruhet në dokument, në mbyllje të primareve për zgjedhjet që do të mbahet konsiderohet i përzgjedhur dhe fitues ai kandidat i cili merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i një selie të PD-së në një qark të caktuar. Por, në rast se asnjë nga kandidatët nuk siguron votat që duhet, atëherë kalojnë në balotazh dy kandidatët me numrin më të lartë të votave. Po ashtu, kandidatët për Primaret mund të propozohen nga anëtarët e PD-së, por edhe mund të vetëpropozohen për garën./ZËRI

2 JAVE ME PARE

Sherr Baçi-Bardhi? deputeti i PD: Gazetarë bastardë! Kurrë s’ka pasur asnjë sherr

Mbyllet votimi i Primareve në Partinë Demokratike! 430 kandidatë
Luan Baçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi ka hedhur poshtë lajmet se është përplasur me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi. Në një postim në profiling e tij në Facebook, Baçi shkruan se procesi i primareve është një proces brilant dhe që nuk ka lidhje me asnjë lloj debate. Sipas Baçit, në asnjë moment nuk ka debatuar me Bardhin. Sipas tij e gjithë kjo situatë është e sajuar.

Postimi:

Une kam pare media dhe gazetar bastard, genjeshtar, te pa fytyre, te ndyre, po je deri ketu...Une sot nuk kam qene, asnje minut, aanje sekond ne ambjentet e zyrave te PD ku zhvillohet proçesi brilant i primareve te PD, si nje leksion demokracie per gjithe politiken! Kurre dhe ne asnje moment sot dhe cdo dite, qe ka kaluar nuk kam debatuar me drejtuesin politik Z Bardhi! Procesi vazhdon ne perfeksion, por lepiresit e pushtetit, te verbuar nga mbarevajtja e proçesit dhe pjesemarrja e larte e demokrateve ne votime.. Te zhgenjyer dhe te telendisur, se kane pritur gjithemon me kenaqesi, qe te kete perplasje dhe debate midis nesh, qe kurre, nuk kane per ta patur nje kenaqesi te tille nga ne, vazhdojne te shpifin ne menyren me te paturpshme, vazhdojne te genjejne dhe fabrikojne lajme te rreme dhe te paqena! Partia demokratike ne 11 Maj do tju tregoj vendin, lepiresve dhe hajduteve dhe tellalleve te tyre!

Sot po zhvillohen primaret në Partinë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në mbyllje të primareve konsiderohet i përzgjedhur dhe fitues ai kandidat i cili merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i një selie të PD-së në një qark të caktuar. Por, në rast se asnjë nga kandidatët nuk siguron votat që duhet, atëherë kalojnë në balotazh dy kandidatët me numrin më të lartë të votave. Po ashtu, kandidatët për Primaret mund të propozohen nga anëtarët e PD-së, por edhe mund të vetëpropozohen për garën./ZËRI

2 JAVE ME PARE

Primaret në Fier, përplasje mes Bardhit dhe Baçit, nuk lejon votimin e anëtarëve të regjistruar pas 2021

Mbyllet votimi i Primareve në Partinë Demokratike! 430 kandidatë
Luan Baçi dhe Gazment Bardhi

FIER- Drejtuesi politik i qarkut të Fierit Gazment Bardhi është përplasur me deputetin e zonës Luan Baçin. Mësohet se debati mes tyre ka ndodhur pasi Bardhi nuk ka pranuar që të votojnë anëtarët në PD pas vitit 2021. Por, kjo është kundërshtuar nga Baçi dhe të dy kanë debatuar me tone të larta në selinë e PD-së.

Po ashtu, Bardhi ka debatuar edhe me komisionin e votimit pikërisht për këtë çështje, duke i akuzuar ata si njerëz të vendosur nga Luan Baçi./ZËRI

2 JAVE ME PARE

Primaret/ Voton kreu i PD Sali Berisha: Një akt shprese!

Mbyllet votimi i Primareve në Partinë Demokratike! 430 kandidatë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka votuar në selinë blu në procesin e Primareve që po zhvillohet në të githë vendin. Berisha e cilësoi këtë si një ditë e rëndësishme për Partinë Demokratike dhe pluralizmin politik. Më tej, kryedemokrati shtoi se ishte e vështirë për të zgjedhur, pasi kishte kandidatura konkurruese. Ndërsa e quajti këtë process një akt shprese.

"Një përshëndetje të përzemërt të gjithë demokrateve dhe demokratëve që kanë votuar dhe do votojnë sot për të shprehur vullnetin e tyre për kandidatin që ata dëshirojnë t’i përfaqësojë në parlamentin e Shqipërisë.

Kjo është një ditë e rëndësishme për PD, është një ditë e rëndësishme për pluralizmin politik në Shqipëri dhe për lirinë.

PD prin në betejën e saj për liritë dhe të drejtat e anëtareve dhe anëtarëve të saj, e qytetareve dhe qytetarëve të Shqipërisë. Ktheni pak kokën, mbyllni pak sytë dhe shihni se çfarë ndodh në partinë tjetër. Se në çfarë kthetrash, çfarë honesh vidhisen në këtë periudhë. Ndaj dhe, ky është një akt shprese për shqiptarët që liria nuk do të shuhet kurrë në këtë vend, por do dalë shumë më e fortë nga këto zgjedhje", tha Berisha. 

Ndërsa pyetjes së për kë votoi, Berisha u shpreh se ky është sekret dhe respektoi statutin, "një votë një anëtar".

Pyetje: Z.Berisha, e patët të lehtë ta bënit zgjedhjen tuaj?
Berisha: Shumë të vështirë, sepse kishte kandidatura aq konkurruese, sa ishte e vështirë ta përqendroje vendimin tek një e veçantë. Do të doja të ishin disa, por unë respektova statutin.

Primaret në vetvete përmbajnë rregulla mbi përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Siç shkruhet në dokument, në mbyllje të primareve për zgjedhjet që do të mbahet konsiderohet i përzgjedhur dhe fitues ai kandidat i cili merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i një selie të PD-së në një qark të caktuar. Por, në rast se asnjë nga kandidatët nuk siguron votat që duhet, atëherë kalojnë në balotazh dy kandidatët me numrin më të lartë të votave. Po ashtu, kandidatët për Primaret mund të propozohen nga anëtarët e PD-së, por edhe mund të vetëpropozohen për garën./ZËRI

2 JAVE ME PARE

Primaret në PD/ Bylykbashi në Durrës: Një nga proceset më demokratike

Mbyllet votimi i Primareve në Partinë Demokratike! 430 kandidatë
Oerd Bylykbashi

DURRËS- Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi tha se procesi i Primareve në Durërs po shkon shumë mirë dhe ka pasur interes të lartë nga anëtarët e PD për të marrë pjesë në votim. Bylykbashi shprehet se ky është një process demokratik dhe do të jenë anëtarët që do të përzgjedhin se kush do t’i përfaqësojë ata në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Sot është hapur një prej proceseve më demokratike. Janë Primaret e PD për të përzgjedhur në fazën e parë kandidatë që do t’i nënshtrohen më tej gjykimit të PD për listat e zgjedhjeve të 11 majit 2025 për Kuvendin e Shqipërisë. Janë një moment i rëndësishëm sepse anëtarësia do të përcaktojë me votë, kush do t’i përfaqësojë ata dhe shqiptarët që do të duan të votojnë më 11 maj ndryshimin.

Procesi ka nisur në orën 08: 00 me një interes të lartë, fluksi është i lartë që në fillim, me një rregullshmëri maksimale.

Procesi deri tani po shkon shumë mirë në të gjithë qarkun e Durrësit”, tha ai.

Primaret në vetvete përmbajnë rregulla mbi përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Siç shkruhet në dokument, në mbyllje të primareve për zgjedhjet që do të mbahet konsiderohet i përzgjedhur dhe fitues ai kandidat i cili merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i një selie të PD-së në një qark të caktuar. Por, në rast se asnjë nga kandidatët nuk siguron votat që duhet, atëherë kalojnë në balotazh dy kandidatët me numrin më të lartë të votave. Po ashtu, kandidatët për Primaret mund të propozohen nga anëtarët e PD-së, por edhe mund të vetëpropozohen për garën./ZËRI

2 JAVE ME PARE

Primaret në PD/ Bardhi në Fier: Fluks i lartë votimesh, po ndjekim nga afër procesin

Mbyllet votimi i Primareve në Partinë Demokratike! 430 kandidatë
Gazment Bardhi

FIER- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi u shpreh se ka pasur një fluks votimesh nga anëtarët e PD-së në Fier për të përzgjedhur kandidatët për deputet. Bardhi, i cili është edhe drejtuesi i PD-së për qarkun e Fierit, tha se Partia Demokratike respekton vullnetin e anëtarëve dhe ndjek një proces demokratik për përzgjedhjen e kandidatëve.

“Është një proces statutor në PD, janë anëtarët e partisë të ftuar për të përzgjedhur kandidatët për deputetë më 11 maj. Kjo tregon se PD respekton vullnetin e anëtarëve dhe ndjek një proces demokratik të përzgjedhjes së kandiatëve përmes parimit ‘një anëtar, një votë’.

Ka pasur një fluks të jashtëzakonshëm për të shprehur vullnetin e tyre. Anëtarët të paraqiten, të marrin pjesë në votime e të shpallin vullnetin e tyre për kandidatët që kanë aplikuar në këtë proces të brendshëm demokratik të kësaj partie”, tha Bardhi.

Primaret në vetvete përmbajnë rregulla mbi përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Siç shkruhet në dokument, në mbyllje të primareve për zgjedhjet që do të mbahet konsiderohet i përzgjedhur dhe fitues ai kandidat i cili merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i një selie të PD-së në një qark të caktuar. Por, në rast se asnjë nga kandidatët nuk siguron votat që duhet, atëherë kalojnë në balotazh dy kandidatët me numrin më të lartë të votave. Po ashtu, kandidatët për Primaret mund të propozohen nga anëtarët e PD-së, por edhe mund të vetëpropozohen për garën./ZËRI

2 JAVE ME PARE

Sot primaret në PD! Listat me emrat e kandidatëve në qarqet e vendit

Mbyllet votimi i Primareve në Partinë Demokratike! 430 kandidatë
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Partia Demokratike zhvillon sot zgjedhjet e saj primare në 12 qarqet e vendit nga të cilat kryesia do të përzgjedhë kandidatët për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Lista e kandidatëve të primareve sipas qarqeve:

Berat
Avenir Berberi;
Erion Dasho;
Ervis Azizolli;
Fatmira Kola;
Ledion Mara;
Monika Qosja;
Oltion Merdari;
Shaqo Merkaj
Zija Ismaili.

Lushnje

-Eduard Sharka

-Sajmir Korreshi

-Gentian Çela

Devin Serjani

Divjakë

-Ilda Dhori

-Elisabeta Rredhi.

Dibër
 Alketa Agolli;
Arsen Begu;
Basir Çollaku;
Denisa Vata;
Femi Hoxha;
Ferzileta Gjika;
Hamza Leshi;
Ilir Krosi;
Ismail Uka;
Kreshnik Çollaku;
Përparim Spahiu
Shaqir Manjani
Xhemal Gjunkshi
 
Durrës
Adhurim Caca;
Agim Kodra;
Andi Gjoka;
Andia Ulliri;
Arian Dedej;
Armand Dervishi;
Astrit Xhaferi;
Aulon Kalaja;
Bernard Balla;
Bislim Ahmetaj;
Dritan Sallaku;
Dritan Burgia;
Edlira Shemsi;
Emri Vata;
Endri Pasha;
Enri Ceno;
Ermal Varaku;
Ermir Frangu;
Fatbardha Kadiu;
Floriana Garo;
Gëzim Keqi;
Igli Cara;
Ilirjana  Kuçana;
Islam Murati;
Jola Hysaj;
Luan Hoti;
Luan Hallulli;
Manjola Luku;
Mereme  Sela;
Morena Boja;
Nasild Alikaj;
Ndrec Pjetri;
Osman Stafa;
Sabah Jemishta;
Selman Tema;
Shyqyri Myrtollari;
Silvja Gjepali;
Skender Dika
Viola Kapidani.
Arjan Ndoj

Elbasan
Alesia Balliu;
Alis Narazani;
Arben Elezi;
Armonela Marku;
Aurel Bylykbashi;
Blendi Himçi;
Dashnor Sula;
Doris Madhi;
Dritan Cani;
Elior Vila;
Gani Cani;
Ilirjan Alliu;
Klodiana Capja;
Lefter Geshtenja;
Lumturi Hasa;
Mustafa Pashja;
Qani Xhafa;
Redjona Mesiti;
Renato Kumrija;
Silvana Hastopalli;
Zeqir Hoxha 
Zheni Gjergji.

Fier
Alkida Mehmeti
Altin Maloku;
Arben Hoxhaj;
Eduart Sharka;
Elizabeta Rredhi;
Fation Semanjaku;
Gentian Çela;
Gentian Koci;
Ilda Dhori;
Julian Hoxhaj;
Luan Baçi;
Luljeta Sejko;
Mustaf Gashi;
Pelivan Bufi;
Saimir Korreshi;
Samena Malenaj;
Sevin Serjani;
Silva Hasaj;
Taulant Aliaj
Vladimir Kajolli

Gjirokastër
Alma Buci;
Anila Cacaj;
Arben Ristani;
Armando Rabaj;
Bajram Hysa;
Dituri Koçiu;
Mariklent Dervishi;
Ndriçim Seferi;
Xhaferr Meca
Zenjel Kola

Korçë: 
Albana Prifti;
Alfred Gega;
Andrea Mano;
Arbër  Male;
Bledion Nallbati;
Brunilda Prifti;
Edmond Spaho;
Eleina Qirici;
Elsuida Vila;
Fidel Kreka;
Genti Cela;
Kristiano Koçibelli;
Kujtim Hoxha;
Ledina Alolli;
Lorenc Begaj;
Lulezim Rakipi;
Sorina Koti;
Xhuljan Guce
Yllson Ibrahimllari.

Kukës
Anita Doçi;
Arsi Margjeka;
Astrit Margjeka;
Bashkim Gjoka;
Fasli Gërmizi;
Feride Rrahmanaj;
Gëzim Shehu;
Isuf Cela;
Shkëlqim Shehu
Shkëlzen Ibra

Lezhë
Aleksandër Lala;
Ded Doda;
Donika Haxhia;
Elda Hoti; 
Gjin Gjoni;
Gjok Vuksani;
Kastriot Piroli;
Lindita Metaliaj;
indita Toma;
Luigj Isufi;
Mariglend Doçi;
Marjan Tuçi;
Marjana Brunga;
Mark Gjoka;
Martin Biba;
Ndre Molla;
Ndue Bitraj;
Odise Kolthi;
Rudina Gjoka
Sander Kovaçi

Shkodër
Aleksandër Kaçi;
Alfred Pllumbi;
Alfred Thekna;
Arben Lushaj;
Arben Maliqi;
Arjan Peraj;
Bardh Spahia;
Eliona Shkrela;
Gentian Ndoj;
Glorja Shllaku;
Greta Bardeli;
Ilirjana Agolli;
Imeldi Sokoli;
Irena Shala;
Izmira Rusi (Ulqinaku);
Jesmina Pikalaci;
Kolë Beka (livadhi);
Kristian Preçetaj;
Ledinë Mandija;
Lodovik Hasani;
Lorenc Luka;
Mimoza Rexhvelaj;
Ndoc Ashta;
Ramadan Likaj;
Senada Mehmeti;
Ted Kopliku
Vildane Gushta (Kazazi).

Vlorë
 Afrovita Dhimojani;
Alta Haluci;
Atird Hoxha;
Dashamir Tahiri;
Ina Zhupa;
Liljana Emazi (Billa);
Manjola Nikollo;
Nada Daullja;
Nikola Kedhi;
Pirro Ahmetaj;
Mario Runa
Vladimir Rizvani

Tiranë
Adriana Kalaja;
Adriana Tolka;
Akil Kraja;
Albana Kepi;
Dilaver Xhika;
Aleksandër Biberaj;
Amanda Beqiri;
Gëzim Veizi;
Andi Mustafaj;
Aqif Xhafa;
Ardian Elezi;
Arianit Iliazi;
Arjan Hoxha;
Arnold Kariqi;
Arsen Valisi;
Artan Pogoni;
Asllan Dogjani;
Astrit Memia;
Avenir Peka;
Besim Kuka;
Bledi Kasmi;
Daniel Nikolla;
Dedë Mëhilli;
Dhurata Çupi;
Diana Begaj;
Dorjan Teliti;
Edit Harxhi;
Elida Saraci;
Enkelejda Sallaku;
Eqerem Deliu;
Erald Shulla;
Erges Eskiu;
Eris Petrit Xhihani;
Ervin Riza Minarolli;
Ethem Zyber Aga;
Fadil Gradica;
Faslli Goga;
Fjoralba Dizdari;
Franc Kaloshi;
Gentian Kaprata;
Gjok Buna;
Grigels Muçollari;
Hasan Cani;
Helona Shtylla;
Hysen Kadiu;
Hysen Muceku;
Ibrahim Morina;
Ilda Zhulali;
lir Alimehmeti;
Ilir Stojku;
Jak Ndokaj;
Jonathan Pano;
Jorida Tabaku;
Keda Kaceli;
Klevis Balliu;
Klodian Gjinaj;
Ledia Sula;
Leonard Seferi;
Lili Sula;
Lisandër Hoxha;
Lorenca Hoxha
Mimoza Hajdarmataj;
Mirela Tabaku;
Myslim Murrizi;
Nehat Collaku;
Olgert Mustafaj;
Olsi Karapici;
Oriela Nebiaj;
Pëllumb Brusha;
Perparim Caca;
Petrit Gjorgji;
Pranvera Kurpalaj;
Redjon Lazer Zefi;
Resul Domi;
Rezarta Shehi;
Rudin Hylviu;
Salvador Kaçaj;
Suina Asllanaj;
Xhelil Koleci
Ylli Subashi.

2 JAVE ME PARE

Primaret! Nis procesi në Gjirokastër dhe Lushnje, ja emrat që garojnë për të qenë kandidatë për deputetë

Mbyllet votimi i Primareve në Partinë Demokratike! 430 kandidatë
FOTO ILUSTRUESE

GJIROKASTËR-Po mbahet sot procesi i Primareve në Partinë Demokratike. Procesi ka nisur në Qarkun Gjirokastër, ku janë 9 kandidatë në garë.

1.Anila Cacaj – Gjirokastër
2.Mariklent Dervishi – Memaliaj
3.Bajram Hysa – Përmet
4.Zenjel Kola – Memaliaj
5.Alma Kore – Gjirokastër
6.Xhafer Meca – Tepelenë
7.Armando Rabaj – Gjirokastër
8.Arben Ristani – Gjirokastër
9.Ndricim Seferi – Gjirokastër
Nga i gjithë qarku pritet të votojnë rreth 2000 anëtarë.

Procesi ka nsiur edhe në Lushnje, ku në garë janë katër kandidatë:

1.Eduard Sharka
2.Saimir Korreshi
3.Gentian Çela
Devin Serjani

Primaret në vetvete përmbajnë rregulla mbi përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Siç shkruhet në dokument, në mbyllje të primareve për zgjedhjet që do të mbahet konsiderohet i përzgjedhur dhe fitues ai kandidat i cili merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i një selie të PD-së në një qark të caktuar. Por, në rast se asnjë nga kandidatët nuk siguron votat që duhet, atëherë kalojnë në balotazh dy kandidatët me numrin më të lartë të votave. Po ashtu, kandidatët për Primaret mund të propozohen nga anëtarët e PD-së, por edhe mund të vetëpropozohen për garën./ZËRI

2 JAVE ME PARE

Sot Primaret në PD! Publikohet fleta e votimit për Tiranën, ja vendet ku do të zhvillohen zgjedhjet

Mbyllet votimi i Primareve në Partinë Demokratike! 430 kandidatë
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Sot po zhvillohet gara e primareve në PD, përmes së cilës do të caktohen deputetët kandidatë të  PD-së që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Votimi ka nisur në orën 08:00 dhe do të mbyllet në orën 18:00. Mënyra e votimit është një anëtar, një votë. Kandidatët do të jenë në nivel qarku, ku do të votohet për secilin qark më vete.

Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një njoftim lidhur me vende e votimit për qarkun Tiranë, ndërsa ka publikuar fletën e votimit për qarkun e Tiranës.

Postimi i plotë

NJOFTIM ZYRTAR — PRIMARET E PARTISË DEMOKRATIKE – QARKU TIRANË
Të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike,
Nesër, më 1 Mars 2025, zhvillohen primaret për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit 2025.
Ora: 08:00 – 18:00
Vendet e votimit:
Tirana 1 - Shkolla "Ali Demi"
Tirana 2 - Selia Qëndrore e PDSH
Tirana 3 - Selia e Degës, zona e Xhamllikut, pas
karburantit Ifuel
Tirana 4 - Selia e Degës, "Kompleksi Orion", Rr. “Faruk
Begolli”
Tirana 5 - Selia Degës, Kompleksi “Kika”
Tirana 6 - Selia e Degës, Kombinat
Tirana 7 - Selia e Degës, Rr. “Muhamet Gjollesha”,
Godina përballë "Hotel Mondial"
Tirana 8 - Selia e Degës, Rr. “Xhemal Tafaj”, Lagjja te
Selvia, Rruga e “Saraçëve”
Tirana 9 - Selia e Degës, Bulevardi i Ri
Tirana 10 - Selia e Degës, Rr. “Bogdanëve”
Tirana 11 - Selia e Degës, Rr. “Egnatia”, sipër KMY, kati
2
Tirana 12 - Zyra e Degës, Sauk
Tirana 13 - Zyra e Degës, Yrshek
Tirana 14 - Zyra e Degës, Qesarakë, Dajt
Tirana 15 - Zyra e Degës, Lokali i Besnik Kodrës, Pezë
Helmës
Tirana 16 - Selia Degës, zona e Astir
Kamëz - Selia e Degës, në qendër të Kamzës
Kavajë - Tek kinemaja, në qendër
Vorë - Vorë, Hotel Kontinental, kati 1, hyrja nga pas
Rrogozhinë - Rr. “Stacioni i Trenit”, tek kinemaja
Mënyra e votimit: Një anëtar, një votë.
Kandidatët: Në fletën e votimit do të gjeni të gjithë kandidatët e qarkut Tiranë (Tiranë, Kamëz, Kavajë, Vorë, Rrogozhinë).
Çdo anëtar ka të drejtë të votojë vetëm një kandidat.

Mbyllet votimi i Primareve në Partinë Demokratike! 430 kandidatë
LISTA

Poll

MOS HUMB