LIVE UPDATES

Drejt fundit numërimi i votave të Diasporës! PS dominon, tejkalon 800 mijë vota, ndiqet nga PD. Kandidatët 'kërkojnë' ulësen në Kuvend

➤ Vijojnë të numërohen akoma votat e Diasporës. ➤PS ka siguruar deri tani 72,615 vota ose 54.11%. ➤ Dyfishi ky, i votave të siguruara nga Partia Demokratike me vetëm 37,790 vota. ➤ Me këto vota, PD me aleatët nga 63 mandate zbresin në 50 mandate, ndërsa PS merr 83. ➤ Partia Mundësia ka 2 mandate, PSD numëron 3, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe koalicioni "Nisma Shqiëpria Bëhet", kanë nga një mandat. ➤ Ndërkohë vijon numërimi i votave për kandidatët që janë në listë të hapur. ➤Në disa qarqe të vendit numërimi ka përfunduar dhe forcat politike kanë siguruar deputetët në Parlametin e ri. ➤Në Kuvend nuk do të jenë më: Pandeli Majko, Xhemal Qefalia, Klotilda Bushka, Olta Xhaçka, Mimi Kodheli, Ermonela Felaj, Toni Gogu, dhe emra të tjerë. Ndërsa nga opozita, për Tiranën vazhdon gara e ashpër mes Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit. ➤ Mandatin e ka humbur edhe Edmond Spaho, i cili njoftoi edhe tërheqjen e tij nga politika.

16 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ Për 3 ditë Europa “zbret” në Tiranë!

Drejt fundit numërimi i votave të Diasporës! PS dominon, tejkalon
Tirana

TIRANË- Shqipëria do të mirëpresë nesër Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Më shumë se 40 liderë shtetesh nga mbarë Evropa mbërrijnë sot e nesër në kryeqytet. Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian do të zhvillohet të premten, më 16 maj, në Sheshin Skënderbej në Tiranë. Tema e takimit është “Evropa e Re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.

I pari që ka ardhur është kryeministri i Britanisë, Keir Starmer, i cili është pritur me ceremoni dhe do të mbajë një konferencë për mediat. Pritet që Starmer të nënshkruajë një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama. Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Shqipëri, sipas Reuters, Starmer pritet të shpallë masa për të ndaluar shtetasit shqiptarë që janë dëbuar nga Mbretëria e Bashkuar të kthehen sërish, si dhe për të forcuar përpjekjet për të luftuar pastrimin e parave mes dy vendeve.

1 MUAJ ME PARE

ZGJEDHJET/ Ndodh ÇUDIA në Shqipëri, 49 kandidatë për deputetë s'i besojnë as vetes...dalin me 0 vota!

Drejt fundit numërimi i votave të Diasporës! PS dominon, tejkalon
Foto ilustruese

TIRANË- Ëndrra e të gjithë kandidatëve në listën shumëemërore të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit është padyshim që të bëhen deputetë! Por në Shqipëri ka ndodhur çudia! ZËRI ka vëzhguar numrat e publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, e diçka bie në sy nga votat preferenciale. Diçka e pamendueshme. Në garë janë futur dhjetra kandidatë që nuk kanë votuar as veten e tyre. Këta persona, jo vetëm që nuk janë mbështetur nga familja e tyre, por rrjedhimisht për faktin se kanë 0 vota, nuk kanë votuar as për veten e tyre. Ky fenomen përsëritet në të 12 qarqet e vendit dhe bie në sy vetëm tek partitë e vogla: Lëvizja Atdheu; Partia Aleanca Demokracia e Re; Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare dhe Koalicioni Djathtas për Zhvillim.

Se përse ka ndodhur ende nuk dihet, por ky fenomen ngre dyshime se këto vota edhe mund të jenë tjetërsuar gjatë numërimit.

Megjithatë, prova nuk ka!

Deri më tani asnjë prej tyre nuk është ankuar, kështu versioni më i besueshëm është që kanë zgjedhur të votojnë persona të tjerë në listë, ndoshta edhe kolegët që sipas tyre mund të kenë pasur më shumë shanse për t'u futur dhe për t'i përfaqësuar në sallën e Kuvendit për 4 vitet e ardhshme. Por të ketë mbizotëruar vallë kjo frymë altruiste në zgjedhjet e 11 majit? 

LISTA E PLOTË E KANDIDATËVE QË NUK VOTUAN AS VETEN:

KUKËS

Partia Aleanca Demokracia e Re

Ylvie Qinami

Anisa Zuna

Lëvizja Atdheu

Mirsie Rrugëja

Hana Tafa

DIBËR

Aleanca Demokracia e Re

Isa Goleci

Koalicioni Djathtas për Zhvillim

Marcela Demo

DURRËS

Partia Aleanca Demokracia e Re

Gëzim Bylyku

Edmond Çiba

Flavio Ymeri

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare

Lindita Toromani

BERAT

Partia Aleanca Demokracia e Re

Arjana Xamo

ELBASAN

Partia Aleanca Demokracia e Re

Roland Gjika      

Bajram Hida       

Enes Hida            

Gentijan Lila      

Leandro Muja   

Armando Toprra              

Indira Toska

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare

Feriz Onuzi

FIER

Lëvizja Atdheu

Emanuela Herrington

Margo Loli

Partia Aleanca Demokracia e Re

Rebi Korkuti      

Natalia Ndreu   

Ergys Rrapi         

Artur Ymeraj 

Koalicioni Djathtas për Zhvillim

Saimir Pasho

GJIROKASTËR

Lëvizja Atdheu

Ibrahim Xhepmetaj 

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare

Rustem Skëndaj

KORÇË

Lëvizja Atdheu

Baftjar Lila 

Partia Aleanca Demokracia e Re

Altana Pisku      

Kristjana Shuli

Koalicioni Djathtas për Zhvillim 

Festim Qazimi 

LEZHË

Lëvizja Atdheu

Ambra Lino

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare

Gëzim Rexho

Bardhyl Seitaj

Partia Aleanca Demokracia e Re

Meghi Bisholla

Dorjan Kotorri 

Koalicioni Djathtas për Zhvillim

Hersa Muda

Gridi Oseku 

SHKODËR

Lëvizja Atdheu

Vigan Karkini     

Spartak Laçka    

Redi Mustaj

Mirdan Sala

Eris Uka

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare

Albert Hibroj

Kasiani Kazheli

Armandi Narta

Ermal Noka

Partia Aleanca Demokracia e Re

Argjend Kurti    

Jona Lekaj

Gazmir Mancila

Minir Najtellari 

Sonila Topi

Laert Vlashi

Koalicioni Djathtas për Zhvillim

Ezmir Durrësi

Evisa Myftari

TIRANË

Lëvizja Atdheu

Manuel Karaboja              

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare

Ensi Skëndaj       

Partia Aleanca Demokracia e Re

Defrim Kuka      

Drita Xhengo     

Koalicioni Djathtas për Zhvillim

Elton Halimi        

Aisel Oseku        

VLORË

Lëvizja Atdheu

Rozolina Lushi    

Bledar Shefki     

Partia Koalicioni Euroatlantik

Alketa Karafilaj  

Koalicioni Djathtas për Zhvillim

Migen Begolli

1 MUAJ ME PARE

Kërkesat në KQZ/ PD: Vërtetoni që emigrantët e kanë marrë e dorëzuar vetë votën. PS: Të merret vendim

Drejt fundit numërimi i votave të Diasporës! PS dominon, tejkalon
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Teksa procesi i numërimit të voatve nga diaspora ende nuk ka përfunduar, Partia Demokratike i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Opozita kërkon vendosjen në dispozicion të të gjithë dokumentacionit teknik dhe ligjor që lidhet me procesin e votimit të diasporës, me theks të veçantë në mënyrën e shpërndarjes dhe grumbullimit të zarfeve nga kompania ndërkombëtare postare DHL.

Kërkesa gjithashtu përfshin informacion të detajuar për:

-inventarin e fletëve të votimit të papërdorura,
-kushtet e ruajtjes së tyre,
-zarfat rezervë të pavulosura apo të papërdorura,
-raportet ditore të dorëzimeve dhe kthimeve të DHL,
-si dhe ndërhyrjet eventuale nga autoritetet doganore apo policore gjatë dërgesave.

Ndërkohë kompania postare DHL më herët i është përgjigjur KQZ-së pas kërkesës për të dhënë sqarime lidhur me disa problematika të konstatuara në Greqi. Në shkresën që mban datën 9 maj, thotë se numri i zarfeve të dorëzuara në Greqi është 61 106, ndërsa të tërhequra janë 52 944.

DHLNga të gjitha kërkesat për verifikim, janë vetëm 5 raste në total në rë gjitha vendet përfshirë Greqinë, që janë në ndekje për verifikim. Çdo dërgesë e dorëzuar ka provë dorëzimi. 4 779 dërgesa janë marrë nga korrierët në shtëpi në kthim. 18 489 dërgesa janë dorëzuar nga votuesit në pikat e shërbimit DHL dhe 25 90 dërgesa janë dorëzuar në pikat e partnerëve lokalë të DHL.

Partia Demokratike nënvizon se ky informacion është thelbësor për garantimin e besueshmërisë së procesit zgjedhor dhe kërkon një përgjigje të menjëhershme nga Komisioneri Shtetëror. Ndërkohë edhe Partia Socialiste i është drejtuar kreut të KQZ, Ilirjan Celibashit me një kërkesë. Socialistët kërkojnë që të merret një vendim në lidhje me votat e emigrantëve nga Greqia.

'Përplasjet' për votën e diasporës

Me hapjen e kutive të para të numërimit në vend, nisi edhe hapja e votave të diaporës. Por, Partia Demokratike kërkoi që çdo zarf me fleta votimi që ka ardhur nga Greqia të vendoset mënjanë dhe të mos numërohet, pasi pretendon se nuk janë plotësuar nga votuesit, por persona të PS. Në konferencë për mediat, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se PD nuk ka dërguar asnjë provë për shkelje të ligjit me votat në Greqi. Por, gjithsesi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi kërkesën e  PD për të mosnumëruar zarfet e mbërritura nga Greqia, pasi demokratët kanë pretenduar se ka pasur anomali. Ndërkohë pasi KQZ mori vendim që të vijonte numërimi dhe të liheshin mënjanë votat e Greqisë, Partia Socialiste e ankimoi dhe e çoi në KAS, duke thënë se ky vendim ishte i paligjshëm. Sipas KAS vendimi është nxjerrë në kundërshtim të Kodit Zgjedhor, pasi kjo kompetencë i takon Rregullatorit. /ZËRI

1 MUAJ ME PARE

VD- Vëzhguesi i Orlando Rakipit godet me grusht sekretarin e PD në Kashar, shoqërohet në polici, Këlliçi: Shkojmë në SPAK!

 

Drejt fundit numërimi i votave të Diasporës! PS dominon, tejkalon
Pamjet e dhunës

 

TIRANË- Përplasje fizike kanë shënjuar procesin e numërimit në Kashar. Një prej vëzhguesëve të kandidatit për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste, Orlando Rakipi, Rei Nozlli ka goditur me grushta dhe shkelma sekretarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ), Remzi Mehmeti. Sipas kandidatit të Partisë Demokratike për deputet, Grigels Muçollari, shkaku i konfliktit ka qenë një votë e pavlefshme, e cila ka nxitur debate mes përfaqësuesve politikë në qendër të numërimit.

I gjithë incidenti ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke krijuar tension dhe ndërprerje të menjëhershme të numërimit të votave. Pas ngjarjes, ai është shoqëruar në Komisariat për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e konfliktit.

Edhe kandidati për deputet i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi ka folur për mediat lidhur me sherrin në një KZAZ në zonën e Kasharit, ku u dhunua me grushte sekretari Remzi Mehmeti. Sipas tij, Remzi Mehmeti ka shkuar në Polici për të bërë denoncimin, duke lajmëruar se shumë shpejt do të bëjë një kallëzim edhe në SPAK.

“Kanë dalë dhe pamjet, po bëjmë verifikimet. Remzi Mehmeti ka shkuar në polici për të bërë denoncimin, do bëjmë dhe kallëzim në SPAK, sepse ky është një krim zgjedhor i kryer dhe kapur flagrancë,”- tha Këlliçi.

MOMENTI I PËRPLASJES ME VIDEO: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Pas ngjarjes, Nozlli është shoqëruar në Komisariat për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e konfliktit, ndërkohë Policia po heton mbi shkaqet që çuan në përplasjen fizike. 

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, është kërkuar ndërhyrja e Policisë në KZAZ Nr. 30, në Yrshek, pasi gjatë procesit të numërimit, përfaques të subjekteve të ndryshme politike janë konfliktuar me njeri-tjetrin. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin R. N., 26 vjeç, i dyshuar i përfshirë në konflikt, për veprime të metejshme proceduriale. Në lidhje me pretendimin se në konflikt janë përfshirë dhe punonjës policie, sqarojmë se ky pretendim është i pavërtetë. Vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë e rrethanave të konfliktit. Në këto kushte, numërimi është pezulluar përkohësisht. Në Qendrën e Numërimit, aktualisht ndodhen efektivët e Policisë së Shtetit, të cilët po hetojnë.

Paralelisht, në KZAZ Kashar janë nxjerrë jashtë vëzhguesit, ndërkohë që brenda janë të pranishëm numëruesit. Vetë kryekomisionieri Ilirjan Celibashi ka shkuar vetë në terren dhe ka kërkuar revokimin e akreditimit të çdo vëzhguesi nga KZAZ në zonën e Kasharit.

MOMENTI ME VIDEO:


Drejt fundit numërimi i votave të Diasporës! PS dominon, tejkalon

Ende nuk është vendosur se kur do të rinisë procesi i numërimit./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Si renditen kandidatet në Tiranë! Xhaçka dhe Gjylameti 'rrezikojnë', nga PD, Tabaku hyn në Kuvend

Drejt fundit numërimi i votave të Diasporës! PS dominon, tejkalon
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Në qarkun e Tiranës vijon numërimi i votave preferenciale për zgjedhjet parlamentare. Teksa numërimi i votave preferenciale për kandidatë në Tiranë vijon, gratë po luftojnë për një mandat në Kuvend. Por si renditen kandidatet?

Anila Denaj, që prej kutive të para, ka ruajtur një avantazh të rëndësishëm dhe është në rrugën për ta siguruar mandatin e ligjvënëses. Ndërsa vendi i dytë i “rezervuar” për gratë është objektivi i arritshëm i shumë të tjerave.

Kandidatja më e re socialiste, 20-vjeçarja Kejsi Elezi, është vetëm pak vota përpara deputeteve aktuale Blerina Gjylameti dhe Olta Xhaçka, ish-ministre e Jashtme dhe e Mbrojtjes. Më shumë mundësi deputetja e shtatë e socialistëve për Tiranën do të vendoset mes këtyre emrave.

Përveç Xhaçkës, që rrezikon janë edhe shumë emra të tjerë që me shumë gjasa nuk do të jenë mes deputeteve të legjislaturës 2025-2029. Mes tyre ish-ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, kryetarja e komisionit parlamentar të politikës së jashtme, Mimi Kodheli, ish-nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj apo kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka.

PS TIRANË 19 MANDATE
NGA LISTA E MBYLLUR
Edi Rama
Ogerta Manastirliu
Elisa Spiropali
Lindita Nikolla
Taulant Balla
Adea Pirdeni 
Albana Koçiu
Igli Hasani
Delina Ibrahimaj
Ilva Gjuzi   
Iris Luarasi 
Erion Malaj

NGA LISTA E HAPUR
Blendi Gonxhja
Ervin Hoxha
Fatmir Xhafaj
Erion Braçe
Ornaldo Rakipi
Anila Denaj
Kejsi Elezi

Nga Partia Demokratike, JoridaTabaku, nisi një shkëputje të ngadaltë, duke e rritur ndjeshëm diferencën, me më shumë se 1 mijë vota, ndaj lir Alimehmetit. 

1 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet 2025/ ANALIZA: Qark më qark! Këto janë zonat ku opozita "mposhti" maxhorancën

Drejt fundit numërimi i votave të Diasporës! PS dominon, tejkalon
Edi Rama dhe Sali Berisha

TIRANË- Me më shumë se 730 mijë vota, Partia Socialiste ka fituar mandatin e katër qeverisës, duke u kthyer në forcën e vetme politike që shënon këtë arritje pas rënies së diktaturës. PD, partia më e madhe opozitare, ka pësuar rënie, por duket se ato që mund të konsiderohen "bastionet" e saj nuk i ka humbur!

ZËRI ka bërë një analizë të imtë të të gjithë qarqeve, bashkive dhe të njësive administrative, duke nxjerrë një listë të zonave që opozita ka fituar gjatë këtyre zgjedhjeve. Por nuk janë shumë...

"Bastione" ka ende Lezhën, Kukësin dhe bindshëm Kavajën, por nuk mbeten pas edhe disa zona të tjera, ku në shumicë dërrmuese votat i kanë marrë socialistët. Ashtu siç ia ka dalë që të “rrëmbejë” disa zona ku ka “mbretëruar” Partia Socialiste, ka pasur edhe qarqe, ku nuk ka fituar askund. Shembuj të tillë janë Berati, Elbasani, Fieri, Korça dhe Vlora. Në këto 5 qarqe, në rastin më të mirë, opozita i është afruar kundërshtarëve, por sërish është larg “fitores”.

Ndryshe duket situata në Gjirokastër. Nëse i gjithë qarku është ngjyrosur mavi, demokratët kanë arritur që të “rrëmbejnë” zemrat e banorëve të fshatit rebel, Lazaratit. Në Lazarat, Partia Demokratike ka mbledhur 87.77 % të votave që u futën në kuti më 11 maj. E kundërta ka ndodhur në Shkodër, ku Partia Demokratike ka dominuar, ndërsa socialistët kanë marrë vetëm Malësinë e Madhe, atje ku garonte e para e listës, Marjana Koçeku. Në “hak” i është futur Partia SocialDemokrate, e cila ka marrë 5951 vota në Vaun e Dejës. Por nuk ka asnjë surprizë, pasi kjo zonë ka qenë gjithmonë bastion i Tom Doshit.

Teksa jemi në Shkodër, Partia Demokratike ka marrë të gjitha bashkitë dhe njësitë e tjera: Fushë-Arrëz, Pukë, Shkodër qytet. E gjithë harta (përveç 2 përjashtimeve) në këtë qark është ngjyrosur blu. Edhe në Dibër fitorja dukej e sigurtë për maxhorancën, por opozita ka arritur që të rrëmbëjë: Fushë Çidhën me 483 vota; Kalanë e Dodës, me 219 vota; Selishtën me 167 të tilla; Macukull, 248 dhe  Rukajn, me 504 vota.

Votat e demokratëve i kanë dhënë fitoren “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” edhe në Krujë, Katund i ri (2265), Fushë Krujë (5097), Nikël (2328) dhe Xhafzotaj (2594). Por nëse në të gjitha njësitë administrative fitorja ka qenë e pastër, në Krujë (qytet), gara ishte shumë e ngushtë. PD ka fituar me 46.87 të votave, përkundrejt 46.29% që kishte siguruar Partia Socialiste.

Edhe Lezha është kthyer në një bastion të opozitës. Fitorja e opozitës ishte e plotë në Kurbin dhe Mirditë, por jo në Lezhë qytet. Megjithatë edhe ky rast ka përjashtime, pasi në rrethin e Lezhës, opozita ka arritur që të fitojë në Balldren, Shënkoll, Ungrej dhe Zejmen.

Në qarkun e Tiranës, opozita ka marrë Kamzën dhe Kavajën, por jo njësitë administrative të këtyre Bashkive. Ndërsa maxhoranca bindshëm ka fituar në Rrogozhinë, Tiranë dhe në Vorë. 3-2, për qarkun me 5 bashki, ky rezultat mund të konsiderohet një humbje për maxhorancën, duke marrë në konsideratë faktin që pak vite më parë, shënuan fitoren e parë në Bashkinë e Kamzës.

Ndryshe nga të gjithë qarqet e tjera, opozita i ka fituar të gjitha bashkitë e qarkut të Kukësit, Hasin, Kukësin dhe Tropojën./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Burgu 313 nuk 'zhgënjen' Metën, kreu i PL më i votuari me 58 vota

Drejt fundit numërimi i votave të Diasporës! PS dominon, tejkalon
Ilir Meta

TIRANË-Burgu 313 dhe burgu 302 kanë votuar të preferuarin e tyre për kandidatë për deputet nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, që ndodhet aktualisht në burgun “313” ka dalë i preferuari, duke marrë në këtë institucion të vuajtjes së dënimit, 58 vota.

Drejt fundit numërimi i votave të Diasporës! PS dominon, tejkalon
rezultatet 313

Ndërkohë, dhe bashkëshortes së prokurorit Bledar Valikaj, Ermonela Felajt nga burgu 302, i kanë besuar 33 vota, duke dalë kështu më e preferuara nga të burgosurit.

Drejt fundit numërimi i votave të Diasporës! PS dominon, tejkalon
REZULTATET TE '302'
1 MUAJ ME PARE

Numërimi vetëm në Tiranë e Fier! Gonxhja e Klosi kryeson në PS, vijon 'gara' Tabaku- Alimehmeti

Drejt fundit numërimi i votave të Diasporës! PS dominon, tejkalon
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Është mbyllur numërimi i votave preferenciale për kandidatët në shumicën e qarqeve të vendit, përveç Tiranës dhe Fierit. Në Tiranë Partia Socialiste ka siguruar 19 mandate, pra 12 nga listat e sigurta dhe 7 nga lista e hapur. Ndërkohë ajo Demokratike për momentin është me 13 mandate në Tiranë, duke futur kështu vetëm një nga lista e hapur. 

Sa i takon listës së hapur në Tiranë, PS nxjerr 7 deputetë, 5 prej tyre burra dhe 2 gra. Deri më tani, kandidati më i votuar socialist në Tiranë, Blendi Gonxhja me 15693 vota, Ervin Hoxha me 12863 vota, Erion Braçe i treti me 11613, duke kaluar Fatmir Xhafaj që tani ka 8512 vota dhe Ornaldo Rakipi me 6129 vota. Nga gratë, dy më të votuarat deri më tani futen Anila Denaj me 4321 vota dhe Kejsi Elezi me 3944 vota.

Ndërkohë gara brenda PD në Tiranë vijon, ku nga të dhënat e KQZ-së deri tani më e votuar në listën e hapur është Jorida Tabaku e cila sapo ka kaluar 997 vota para Ilir Alimehmetit, me këtë të fundit që e sheh veten jashtë Kuvendit. Tabaku me 11855 vota dhe Ilir Alimehmetit me 10858 vota.

Nga partitë e reja ka siguruar dy mandate Shehaj i 'Mundësisë', një Lapaj i 'Shqipëria Bëhet' dhe një mandat Arlind Qori i Lëvizja Bashkë.

Fieri vijon pa 'surpriza', ku Partia Socialiste ruan avantazhin bindës duke siguruar 12 mandate, ndërsa Partia Demokratike arrin të sigurojë vetëm 4 deputetë nga lista e mbyllur, duke mos përfituar asnjë mandat përmes votave preferenciale.

Deputetët e Partisë Socialiste – 12 mandate

Belinda Balluku (listë e mbyllur)
Petrit Malaj (listë e mbyllur)
Kiduina Zaka (listë e mbyllur)
Erjo Mile (listë e mbyllur)
Ana Nako (listë e mbyllur)
Ceno Klosi – 15208
Klevis Jahaj – 12293 vota
Asfloral Haxhiu – 11567 vota
Antoneta Dhima – 6460 vota
Elton Korreshi – 5977 vota
Zegjine Caushi – 3863 vota
Dhimitër Kruti, 3608 vota

Deputetët e PD-ASHM– 4 mandate

Gazment Bardhi (listë e mbyllur)
Luan Baçi (listë e mbyllur)
Brunilda Haxhiu (listë e mbyllur)
Saimir Korreshi (listë e mbyllur)

1 MUAJ ME PARE

Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021

Drejt fundit numërimi i votave të Diasporës! PS dominon, tejkalon
Foto ilustruese

TIRANË- Zgjedhjet parlamentare të majit 2025 treguan se numri i votuesve brenda vendit u reduktua me 200 mijë persona në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021. Të dhënat zyrtare nga KQZ referojnë se votuesit e brendshëm kishin rënie të fortë në Qarkun e Beratit me 17%, e ndjekur nga Korça, Elbasani dhe Gjirokastra me rënie 16%.

Këto qarqe prej vitesh po përjetojnë kombinimin të faktorëve të emigracionit të vazhdueshëm dhe plakjes së popullsisë, duke reduktuar bazën e votuesve rezidentë. Rënia ka si faktor kryesor emigracionin, pasi sipas të dhënave të Eurostat, në vitet 2022 dhe 2023 kishin emigruar nga Shqipëria në vendet e BE-së rreth 100 mijë persona.

Nga gjithsej 1,661,176 votues brenda vendit në vitin 2021, këtë vit, në kutitë e votimit u paraqitën 1,461,899 qytetarë ose ‑12 % në nivel kombëtar. Tirana është qarku me peshën më të madhe me rreth 449, 667 votues më 2025, me rënie 7,8 % në krahasim me 2021. Me gjithë rënien, Tirana përfaqëson 30,8% të elektoratit aktiv nga 29,4% në 2021, duke forcuar rolin vendimtar të kryeqytetit. Në qarqet e tjera të mëdha Fier, Durrës dhe Elbasan, rënia ishte dyshifrore (shiko grafikun e mëposhtëm). Këto qarqe humbën së bashku mbi 70 000 votues.

Drejt fundit numërimi i votave të Diasporës! PS dominon, tejkalon

Drejt fundit numërimi i votave të Diasporës! PS dominon, tejkalon

Në qarqet e Veriut, Kukës, rënia ishte 10%, Në Lezhë 9.3%, në Dibër rreth 10% dhe në Shkodër 15%. Kukësi ka rënie më të ulët pasi ka pësuar valë të fortë emigracioni para 2021, ndërsa në qarqet e tjera, si Shkodra, ikja e popullsisë ka qenë konstante. Sipas të dhënave të Cens 2023, Shkodra ishte qarku me rënien më të madhe të popullsisë në krahasim me 2011. Numri i votuesve nuk lidhet plotësisht me numrin e popullsisë mbi 18 vjeç, pasi shumë persona nuk kanë mundur ose nuk kanë dashur marrin pjesë në votime.

Popullsia e vendit është një tregues dinamik që ndryshon në bazë të lindjeve, vdekjeve, emigracionit etj., por krahasimi i dy të dhënave fikse mbi numrin e votuesve tregon një trend rritës të tkurrjes së popullsisë në vend. Sondazhet kanë treguar mosbesim të lartë të të rinjve ndaj ofertës partiake, duke bërë që shumë prej tyre të mos marrin pjesë në zgjedhje. Kjo tendencë mund të jetë rritur më tej më 2025.

Faktorët ekonomikë gjithashtu me rritjen e kostos së jetesës dhe mungesa e incentivave sociale ulën interesin për pjesëmarrje në votime.

Migrimi i brendshëm i paregjistruar e shton hendekun midis listave dhe realitetit duke bërë që qytetarët figurojnë por nuk votojnë.

Lodhja politike dhe mungesa e alternativave konsiderohet si arsye tjetër që po pakëson votuesit, duke shtuar mosbesimin se vota sjell ndryshim real. Nëse tendenca nuk frenohet, partitë do të përballen me një elektorat gjithnjë e më të vogël dhe më të përqendruar në kryeqytet, ndërsa legjitimicteti i proceseve zgjedhore do të varet gjithnjë e më shumë nga përfshirja reale e diasporës dhe përditësimi i regjistrave civilë./Monitor

1 MUAJ ME PARE

PD: Lulzim Memashi, demokrati që faktoi me video se si i bleu Rama votat, tani po kërcënohet me jetë

Drejt fundit numërimi i votave të Diasporës! PS dominon, tejkalon
Selia e PD

TIRANË- Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një deklaratë për mediat ka denoncuar se qytetarit Lulzim Memashit, anëtar i Partisë Demokratike, po kërcënohet me jetë. Kjo sepse, sipas Palokës, ai ka dokumentuar sesi janë blerë votat nga maxhoranca në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në deklaratën e dhënë për mediat, Paloka ka luajtur edhe njëherë videon ku dy persona i rrëfejnë Memashit se janë paguar 500 mijë lekë të vjetra për të shitur 5 vota të familjes.

"Pas daljes së kësaj videoje dje në vendin e punës i kanë shkuar dy persona që e kanë kërcënuar dhe fjalët kanë qenë: ‘Çfarë i ke bërë vetes me atë që ke nxjerrë, do e shohësh se çfarë do të bëjmë,"- denoncoi sot Paloka.

MOMENTI ME VIDEO: 

FJALA E PLOTE:

Nuk jam këtu për të denoncuar blerjen e votave, si kjo video që gjeni me qindra e me mijëra në rrjetet sociale, jo thjesht si kjo video e bërë në mënyrë të fshehtë pa dijeninë e atij që po tregonte krimin elektoral, ka dhe video ku i keni parë shprehjen madje dhe oferta për votën qytetarëve shqiptarë. Nuk jam këtu për këtë gjë, jam këtu për të bërë një tjetër denoncim. Autori i kësaj videoje është Lulzim Memashi, që është këtu me mua, anëtar i PD prej vitesh, ka qenë komisioner së bashku me vajzën në zgjedhje, është familjar në gjendje të vështirë ekonomike, ka dhe një djalë të sëmurë dhe bashkëshortja e ka lënë disa muaj më parë dhe sot detyrohet me një makinë që e ka marrë jo me paratë e veta, të punojë taksi.

Pas daljes së kësaj videoje dje në vendin e punës i kanë shkuar dy persona që e kanë kërcënuar dhe fjalët kanë qenë: ‘Çfarë i ke bërë vetes me atë që ke nxjerrë, do e shohësh se çfarë do të bëjmë.’ Nuk më rrinë në mend që blejnë vullnetin e shqiptarëve, nuk mjaftohen me atë që kanë bërë për të mbajtur këtë pushtet, por kërkojnë të ju mbyllin gojën atyre që denoncojnë dhe sot jam këtu për ta denoncuar si rast dhe për ta marrë në mbrojtje publike Lulzimin. Dua t’i them kujtdo që mendon se me këtë mandatin e katërt të Ramës mund të bëjë çfarë do me demokratët, e ka gabim. Rama mund të bëhet mbret, të blejë tren, të blejë shumicën e shqiptarëve, ta harrojë se mund të luajmë me demokratët. Me pak apo shumë jemi ata që jemi, i kemi qëndruar përballë çdo dite, dhe po e paralajmëroj se mos ta çojë në mend se do hakmerret ndaj atyre që nuk pranuan të shiten apo tremben apo të kthehen në skllavëritë e këtij regjimi.

Lulzim Memashi është këtu, është demokrat, nuk është sot këtu se është trembur, por është këtu sepse e kërkova unë që ky fakt të bëhej publik, të tregojmë se nuk ju mjaftoi ajo që do bëhej, por tani kërkojnë të trembin ata që i dolën kundër, ju bëjnë presion dhe kërcënimi thjesht imagjinoni se çfarë kanë bërë me pra. Ky është denoncimi që unë po e ndaj me ju sot, do kemi dhe raste të tjera që do i bëjmë publike. Ju faleminderit!/ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Numërimi po vonon, KQZ thirrje partive: Procesi i të përfundojë brenda orës 24:00! Ndryshe do merren masa

Drejt fundit numërimi i votave të Diasporës! PS dominon, tejkalon
Foto ilustruese

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë partive politike dhe të gjithë anëtarëve të Komisioneve  Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) që të shpejtojnë me numërimin e votave. Kjo për shkak se procesi ende nuk ka përfunduar! Në deklaratën e bërë, KQZ kërkon që procesi të përfundojë sot deri në orën 24.00 të mbrëmjes.

"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bën thirrje partive politike që kanë anëtarë në KZAZ dhe në GNV të marrin përgjegjësinë që u takon për të nxitur numëruesit dhe komisionerët në KZAZ-të ku ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave, që ky proces të përfundojë brenda afatit ligjor, konkretisht deri në orën 24:00 të ditës së sotme.

Nuk ekziston asnjë arsye që ky proces të mos përmbyllet brenda këtij afati. Duke njohur dhe respektuar të drejtën e kandidatëve për deputet për të vëzhguar dhe mbikëqyrur procesin e numërimit, i ftojmë ata të shmangin çdo përfshirje në komunikime të panevojshme apo ushtrim presioni ndaj numëruesve dhe komisionerëve.

Përgjegjësia për mosfinalizimin në kohë të procesit i takon plotësisht partive politike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndërmarrë dhe po ndërmerr të gjitha përpjekjet për të garantuar mbarëvajtjen dhe përfundimin e procesit. Nëse situata nuk do të ndryshojë brenda afatit të përcaktuar, me keqardhje njoftojmë se të gjithë personat përgjegjës do të përballen me sanksione ligjore,"-thuhet në deklaratën e KQZ.

Për të katërtën herë, Edi Rama është zgjedhur kryeministër i Shqipërisë. Numërimi i votave e konfirmoi fitoren e thellë të Partisë Socialiste, e cila siguroi 83 deputetë. Demokratët e koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Madhështore" kanë siguruar 50 mandate, ndërsa PSD ka siguruar 3 mandate, 2 i ka partia "Mundësia", ndërsa nga 1 ka marrë nisma "Shqipëria Bëhet" dhe Lëvizja Bashkë./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Fitorja e PS, Veliaj reagon nga burgu: Jam pa fjalë! Falenderimin më special e kam për Tiranën

Drejt fundit numërimi i votave të Diasporës! PS dominon, tejkalon
Erion Veliaj

TIRANË- Erion Veliaj ka reaguar nga burgu, për fitoren e madhe të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. Kryebashkiaku i arrestuari i Tiranës pasi falenderoi kolegët e tij, u ndal më gjatë tek lideri i opozitës, kryedemokrati Sali Berisha. Veliaj u shpreh se shqiptarët dinë të vlerësojnë ndryshimin, punën dhe zhvillimin, teksa sulmoi opozitën duke thënë se qytetarët nuk i besojnë më "Saliut & co”.

"Një gjë kam mësuar unë për shqiptarët: nuk harrojnë dhe nuk mashtrohen. Ata nuk i besojnë më Saliut & co dhe 11 maji i vuri vulën këtij diskutimi. Shqiptarët dinë të vlerësojnë ndryshimin, punën, zhvillimin dhe e dinë fare mirë që ka vetëm një forcë në këtë vend që mund ta çojë Shqipërinë përpara drejt Europës që kemi ëndërruar: Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama dhe ekipi i tij. Saliu & co nuk kanë vesh ta dëgjojnë zërin e popullit. Nuk kanë pasur kurrë sepse nuk e duan pushtetin për popullin,"-tha Veliaj. 

POSTIMI I PLOTË:

Miqtë e mi, Nuk di nga t’ia nis. Jam pa fjalë, krejtësisht pa fjalë, përpara kësaj vale të jashtëzakonshme mbështetjeje që fshiu çdo dyshim, çdo pretendim, çdo helm e çdo baltë që iu hodh Partisë Socialiste në këto katër vite. Shqiptarët folën - dhe folën fort! Folën më fuqishëm se çdo herë tjetër, që prej vitit të mbrapshtë 1997, kur i treguan vendin të njëjtit personazh grotesk që guxon të rikthehet përpara shqiptarëve, edhe sot, si të ishte një “ofertë e re”. Një gjë kam mësuar unë për shqiptarët: nuk harrojnë dhe nuk mashtrohen. Ata nuk i besojnë më Saliut & co dhe 11 maji i vuri vulën këtij diskutimi. Shqiptarët dinë të vlerësojnë ndryshimin, punën, zhvillimin dhe e dinë fare mirë që ka vetëm një forcë në këtë vend që mund ta çojë Shqipërinë përpara drejt Europës që kemi ëndërruar: Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama dhe ekipi i tij. Saliu & co nuk kanë vesh ta dëgjojnë zërin e popullit. Nuk kanë pasur kurrë sepse nuk e duan pushtetin për popullin. Që nga viti 2013 e deri sot, pas çdo humbjeje, kanë folur për vjedhje, për komplot, për një popull që nuk i meriton. Por, nëse ka një gjë që na dallon ne socialistëve nga rivalët tanë është se ne dimë të dëgjojmë. Ne nuk jemi këtu për veten tonë - ne jemi këtu për të punuar, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët. Sot, unë jam krenar që jam pjesë e këtij projekti që ka transformuar Shqipërinë. Jam krenar që kam dhënë një kontribut, sado modest, në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm që qytetarët e mbështetën masivisht në 11 maj me votën e tyre. Sot ndihem i përunjur përpara kësaj mbështetje masive e dua të falenderoj secilin prej jush, nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, nga Amerika në Greqi, nga Anglia në Turqi, që i besuan Partisë Socialiste. Por, më lejoni që falenderimin më special ta ruaj per Tiranën time të dashur. Për familjen time të dytë. Për kolegët e mi të Bashkisë Tiranë dhe për ekipin e mrekullueshëm të Partisë Socialiste në Tiranë që me punën e përkushtimin e tyre arritën një fitore të paharrueshme. Jeni të jashtëzakonshëm. Jam krenar për të gjithë ju!

Për të katërtën herë, Edi Rama është zgjedhur kryeministër i Shqipërisë. Numërimi i votave e konfirmoi fitoren e thellë të Partisë Socialiste, e cila siguroi 83 deputetë. Demokratët e koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Madhështore" kanë siguruar 50 mandate, ndërsa PSD ka siguruar 3 mandate, 2 i ka partia "Mundësia", ndërsa nga 1 ka marrë nisma "Shqipëria Bëhet" dhe Lëvizja Bashkë./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Të preferuarit! Vetëm 6 kandidatë të PD nga listat e hapura sigurojnë 'karrige' në Kuvend

Drejt fundit numërimi i votave të Diasporës! PS dominon, tejkalon
kandidatët nga PD

TIRANË-Pasi numërimi i votave brenda vendit ka përfunduar, po vijohet me numërimin e votave të diasporës dhe votat preferenciale të kandidatëve në listën e hapur. Fillimisht në Kuvend futen kandidatët e listës mbyllur, sipas radhës që ka përcaktuar partia, dhe lista e hapur, dërgon deputetë në Kuvend nëse partia fiton më shumë karrige se sa emrat që ka në listën e mbyllur.

Teksa Partia Socialiste merr 37 deputetë nga lista e hapur, PD deri tani ka siguruar vetëm 6 deputetë. Qarqet e vetme ku demokratët kanë shkuar përtej listës së mbyllur deri tani janë, Tirana, Durrësi, Shkodra, Korça, Lezha dhe Kukësi. Gjithsesi mund të ketë ndryshime sipas rezultateve nga votat e diasporës.

Një ish-gjyqtar dhe një ish-prokuror, tashmë do të mbajnë postin e deputetit në Parlamentin e ri. Ish-prokurori Arjan Ndoji është kandidati më i votuar në Durrës, ndërsa ish-gjyqtari Gjin Gjoni ka arritur të kryesojë në listën e hapur në Lezhë. Nga Korça, Fidel Kreka, do të jetë një emër i ri në Kuvend, duke dalë deputeti i katërt nga opozita. Një emër i ri, vjen edhe nga Kukësi, ku Shkëlqim Shehu është më i votuari, duke mundur Isuf Çelajn, i cili kishte mbajtur mandatin e deputetit në këtë qark për dy legjislatura radhazi.

Në Tiranë duket se mandatin e vetëm nga lista e hapur do e marrë Jorida Tabaku, e cila aktualisht ka një diferencë prej 1 mijë votash nga Ilir Alimehmeti, edhe pse nuk janë numëruar të gjitha kutitë.

Në Durrës, kandidati më i votuar nga lista e hapur rezulton ish-prokurori Arian Ndoji me 8125 vota personale, i cili do të marrë mandatin. Ai ndiqet në qarkun bregdetar nga Aulon Kalaja me 7057 vota dhe Andia Ulliri me 5174 vota.

Në Shkodër, kandidati më i votuar nga lista e hapur që do të bëhet deputet është Bardh Spahia, i cili ka arritur të marrë 9414 vota persona, teksa ndiqej nga Ted Kopliku me 6148 vota.

Në Korçë, kandidati më i votuar nga lista e hapur rezulton Fidel Kreka me 6523 vota personale, i cili pritet të futet në Kuvend, teksa ai ndiqet nga Kristiano Koçibelli me 5213 vota.

Në Lezhë, kandidati më i votuar nga lista e hapur dhe që do të marrë mandatin e deputetit rezulton Gjin Gjoni me 8873 vota, teksa pas tij si më i votuari nga demokratët në këtë qark është Kastriot Piroli me 5632 vota.

Në Kukës, kandidati më i votuar nga lista e hapur rezulton Shkëlqim Shehu me 7493 vota, por renditja mund të ndryshojë, për shkak se ai ka një deferencë të ngushtë me Isuf Çelajn, i cili ka marrë 7060 vota personale.

1 MUAJ ME PARE

Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021

Drejt fundit numërimi i votave të Diasporës! PS dominon, tejkalon
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Zgjedhjet parlamentare të majit 2025 treguan se numri i votuesve brenda vendit u reduktua me 200 mijë persona në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021.

Të dhënat zyrtare nga KQZ referojnë se votuesit e brendshëm kishin rënie të fortë në Qarkun e Beratit me 17%, e ndjekur nga Korça, Elbasani dhe Gjirokastra me rënie 16%.

Këto qarqe prej vitesh po përjetojnë kombinimin të faktorëve të emigracionit të vazhdueshëm dhe plakjes së popullsisë, duke reduktuar bazën e votuesve rezidentë.

Rënia ka si faktor kryesor emigracionin, pasi sipas të dhënave të Eurostat, në vitet 2022 dhe 2023 kishin emigruar nga Shqipëria në vendet e BE-së rreth 100 mijë persona.

Nga gjithsej 1,661,176 votues brenda vendit në vitin 2021, këtë vit, në kutitë e votimit u paraqitën 1,461,899 qytetarë ose ‑12 % në nivel kombëtar.

Tirana është qarku me peshën më të madhe me rreth 449, 667 votues më 2025, me rënie 7,8 % në krahasim me 2021. Me gjithë rënien, Tirana përfaqëson 30,8% të elektoratit aktiv nga 29,4% në 2021, duke forcuar rolin vendimtar të kryeqytetit.

Në qarqet e tjera të mëdha Fier, Durrës dhe Elbasan, rënia ishte dyshifrore (shiko grafikun e mëposhtëm). Këto qarqe humbën së bashku mbi 70 000 votues.

Në qarqet e Veriut, Kukës, rënia ishte 10%, Në Lezhë 9.3%, në Dibër rreth 10% dhe në Shkodër 15%. Kukësi ka rënie më të ulët pasi ka pësuar valë të fortë emigracioni para 2021, ndërsa në qarqet e tjera, si Shkodra, ikja e popullsisë ka qenë konstante.

Sipas të dhënave të Cens 2023, Shkodra ishte qarku me rënien më të madhe të popullsisë në krahasim me 2011. Numri i votuesve nuk lidhet plotësisht me numrin e popullsisë mbi 18 vjeç, pasi shumë persona nuk kanë mundur ose nuk kanë dashur marrin pjesë në votime.

Popullsia e vendit është një tregues dinamik që ndryshon në bazë të lindjeve, vdekjeve, emigracionit etj., por krahasimi i dy të dhënave fikse mbi numrin e votuesve tregon një trend rritës të tkurrjes së popullsisë në vend.

Sondazhet kanë treguar mosbesim të lartë të të rinjve ndaj ofertës partiake, duke bërë që shumë prej tyre të mos marrin pjesë në zgjedhje. Kjo tendencë mund të jetë rritur më tej më 2025.

Faktorët ekonomikë gjithashtu me rritjen e kostos së jetesës dhe mungesa e incentivave sociale ulën interesin për pjesëmarrje në votime. Migrimi i brendshëm i paregjistruar e shton hendekun midis listave dhe realitetit duke bërë që qytetarët figurojnë por nuk votojnë.

Drejt fundit numërimi i votave të Diasporës! PS dominon, tejkalon
GRAFIKU
Drejt fundit numërimi i votave të Diasporës! PS dominon, tejkalon
GRAFIKU

Lodhja politike dhe mungesa e alternativave konsiderohet si arsye tjetër që po pakëson votuesit, duke shtuar mosbesimin se vota sjell ndryshim real.

Nëse tendenca nuk frenohet, partitë do të përballen me një elektorat gjithnjë e më të vogël dhe më të përqendruar në kryeqytet, ndërsa legjitimicteti i proceseve zgjedhore do të varet gjithnjë e më shumë nga përfshirja reale e diasporës dhe përditësimi i regjistrave civilë./Monitor

1 MUAJ ME PARE

"Fitorja absolute e PS"/ Analiza e BIRN: Më pak vota, më shumë mandate

Drejt fundit numërimi i votave të Diasporës! PS dominon, tejkalon
Edi Rama

TIRANË- Në një situatë që duket se përbën deformim të madh të vullnetit të votuesve, Partia Socialiste e Shqipërisë po siguron 83 mandate parlamentare, ndërsa mori praktikisht 52% të votave. Të 83 mandatet parlamentare përbëjnë 59% të parlamentit dhe diferenca është shkaktuar nga padrejtësitë sistemike të instaluara nga Rama dhe Berisha, fillimisht në një marrëveshje në vitin 2008, marrëveshje e konfirmuar edhe vitin e kaluar.

Sipas Kushtetutës dhe parimeve demokratike, përfaqësimi parlamentar duhet të reflektojë vullnetin popullor në mënyrë sa më të përafërt, ndonëse pranohet gjerësisht se kjo nuk është e mundur 100 për qind. Pabarazitë kanë qenë në shkallë më të vogël gjatë zgjedhjeve të kaluara, por shënuan kulmin këto zgjedhje, kur ushtri të ndryshme patronazhistësh të Partisë Socialiste u përleshën me opozitën dhe me njëra-tjetrën për të siguruar 733 mijë vota brenda vendit, 35 mijë më pak se sa katër vjet më parë.

Numri i përgjithshëm i votave të hedhura brenda vendit të dielën ishte 1.46 milionë, rreth 200 mijë më pak se sa katër vjet më parë. Partia Socialiste ra me 35 mijë vota, ndërsa të 107 mijë votat që Lëvizja Socialiste për Integrim mori katër vjet më parë, nuk dihet se ku kanë përfunduar. Për rrjedhojë, të 733 mijë votat që PS ka siguruar brenda vendit kanë prodhuar 83 mandate, me një mesatare prej 8834 votash për mandat. Koalicioni i Partisë Demokratike mori 481 mijë vota dhe 50 mandate, për një mesatare prej 9635 votash për mandat. Socialdemokratët e Tom Doshit morën 47 mijë vota dhe siguruan 3 mandate në total ose një mandat deputeti për çdo 16 mijë vota.

Nisma Shqipëria Bëhet mori 49 mijë vota, por deri tani ka siguruar vetëm një mandat dhe ka shpresa për një të dytë në Fier në varësi të votave nga emigrimi. Partia Mundësia e Agron Shehajt siguroi dy mandate me 43 mijë vota, me një mesatare prej mbi 21 mijë secila. Lëvizja Bashkë mori 1 mandat me 20 mijë vota. Koalicioni Euroatlantik mori zero mandate me më shumë se 19 mijë vota. Me pak fjalë, partive të vogla iu deshën dy apo tre herë më shumë vota për mandat se sa partive të mëdha.

Zgjedhje “jo në përputhje me standardet”

Shqipëria ka qenë gjithmonë një vend shqetësues sa i përket mënyrës së organizimit të zgjedhjeve dhe deri më sot nuk ka zhvilluar asnjë palë zgjedhje të vlerësuara si të përshtatshme për një vend demokratik. Por zgjedhjet e së dielës morën një numër të pazakontë të lartë kritikash nga vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët, në raportin e tyre paraprak, folën në tetë raste për praktika apo për fenomene të cilat u konsideruan si “jo në përputhje” “jo të pajtueshëm” apo “në kundërshti” me “standardet ndërkombëtare”.

Shqetësimi kryesor i shprehur nga ndërkombëtarët lidhet me “rastet e frikësimit të mbështetësve të opozitës dhe keqpërdorimit të rrjeteve të patronazhimit.” Sipas raportit, këto probleme “u mbajtën shënim dhe janë të papërputhshme me standardet ndërkombëtare.”

Shqetësimi i dytë lidhet me informacionet që sugjerojnë se administrata publike i ka bërë presion votuesve të grupeve të margjinalizuara që të votojnë Partinë Socialiste. “Kjo është në kundërshti me standardet ndërkombëtare, të cilat kërkojnë që votuesit të jetë të lirë nga ndikimi apo shtrëngimi,” shkruhet në raport.

Shqetësimi tjetër lidhet me “përqendrimin e lartë të medias”, e cila nuk garanton dot larmishmëri të informimit, një kërkesë kyçe kjo për demokracinë dhe diçka që “është në kundërshti me standardet ndërkombëtare”.

Raporti vijon më tutje me kritikimin e vendimit të qeverisë për mbylljen e aksesit në Tiktok, vendim të cilin gjithashtu e veçon si i tillë që “bie ndesh me standardet ndërkombëtare”.

Ndërkombëtarët janë gjithashtu të shqetësuar për mungesën e mjeteve ligjore efikase për trajtimin e këtyre problemeve, nga fakti që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka arritur të kontrollojë dhe të dënojë abuzimet, te fakti që vendi nuk ka mekanizmat e duhur ligjorë për të garantuar larmishmërinë e skenës mediatike dhe luftën kundër oligopolit në tregun televiziv.

Se sa pasoja do të kenë këto shkelje të standardeve zgjedhore nga ana e Ramës për të, kjo është çështje e debatueshme. Fron Nahzi, studiuesi shqiptaro-amerikan që ka jetuar në vitet ’90 në Shqipëri dhe, në atë kohë, u shpall armik nga Berisha, shpjegon në një opinion për BIRN se, për shkak të gjendjes së përgjithshme botërore, diplomacia ka gjasa do të mbyllë sytë përballë kësaj rrëshqitjeje pas në standardet demokratike të vendit, ndërsa një prej vëzhguesve të OSBE-ODIHR, eurodeputeti Michael Gahler theksoi se “Shqipëria nuk mund të anëtarësohet në BE në gjendjen aktuale”.

Qarqe të varfra, fitore të mëdha

Pas zgjedhjeve të vitit 1991, kur Partia e Punës fitoi mbi 75% të parlamentit, shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare deklaroi se kjo ishte “një fitore e mjerë”. Në atë kohë, shumica e zonave rurale të vendit, ku banonte 63% e popullsisë, votoi Partinë e Punës, ndërsa opozita siguroi sukses relativ në qendrat e mëdha urbane të vendit, përfshirë Tiranën. Komenti i Kadaresë për “fitore të mjerë” lidhej pikërisht me fitoren e siguruar mbi segmentet më të varfra të shoqërisë.

Zgjedhjet e së dielës shfaqin një panoramë të ngjashme, ku, pavarësisht makinerive të shumta elektorale, socialistët në Qarkun Tiranë arritën të fitojnë vetëm 48% të votave, nga 52% që fituan në rang kombëtar. Brenda Bashkisë Tiranë, në zonat rurale, si Baldushk, Ndroq, Pezë apo Petrelë, socialistët fituan 55 apo 60% të votave me një përjashtim të ish-Komunës Shëngjergj, që përfshin zonën malore përtej Malit të Dajtit, ku Socialdemokratët e Tom Doshit siguruan një rezultat surprizë prej 28%.

Situata është e ngjashme në qarqe të tjera. Qarku Fier, ku rreth 65% e popullsisë jeton në zonat rurale është një shembull i vlefshëm. Socialistët fituan në nivel qarku 63% të votave dhe 12 nga 16 mandate, por në qytetin e Fierit fituan 58% ndërsa në zonat rurale përreth fitoret ishin shumë më të thella. Në Libofshë fituan 70%, në Bubullimë 71% etj.

Në qytetin e Korçës, socialistët morën 52% të votave ndërsa në zonat rurale shumë më shumë se sa kaq. Zona shumë e thellë dhe shumë e varfër malore e Lekasit shënoi rekord me 81%. Rezultati në nivel qarku, 54%.

Në qarkun e Vlorës, qyteza turistike relativisht e pasur e Himarës i dha socialistëve 43%, ndërsa zona e varfër malore e Horë-Vranishtit i dha 78%.

Në qarkun Elbasan, socialistët fituan 60%, ku në  qytetin e Elbasanit rezultati ishte 53% dhe në zonat e tjera, më shumë se kaq. Ish-komuna malore Zavalinë i dha socialistëve pothuajse 71% të votave.

Për të parë ndarjen rurale-urbane në suksesin e PS në zgjedhje kërkohen më shumë analiza, por tendenca është e qartë: makineritë elektorale funksionojnë më lehtë aty ku popullsia është më e varfër. Në këtë kuptim, komenti i Kadaresë për fitoren e Partisë së Punës në vitin 1991 ka gjasa vlen në një masë jo të vogël për fitoren e Ramës të dielën.

Në zgjedhjet e kaluara, pala fituese është favorizuar nga formula e ndarjes së mandateve për një diferencë prej maksimumi 4.6%. Kjo do të thotë që, në zgjedhjet e vitit 2017, socialistët arritën të fitojnë 52.3% të parlamentit me 48.3% të votave, në zgjedhjet e së dielës gjasat janë që do të fitojnë 83 mandate apo 59.3% të votave, me një diferencë prej 7 pikësh përqindjeje, më e larta e regjistruar në pesë zgjedhjet e fundit.

Shpjegimi për këtë fitore disproporcionale mund të kërkohet te votat që nuk prodhuan mandate të partive të vogla. Në Berat, Nisma Shqipëria Bëhet fitoi 7.4% të votave, ndërsa sëbashku me partitë e tjera të vogla mori 12%. Kjo është pothuajse mjaftueshëm për një nga 7 mandatet e qarkut, i cili u fitua nga PS 5 me 2.

Në Fier, socialistët fituan 12 nga 16 mandate, pra 75% të mandateve me 63% të votave, sepse partitë e vogla morën vota të ndara për më shumë se një  mandat dhe koalicioni i Shqipërisë Madhështore fitoi vota për pak më shumë se 4 mandate. Në Vlorë e në Durrës, situata ishte e ngjashme ndërsa në Tiranë, teorikisht partitë e vogla mund të merrnin shtatë apo tetë mandate nga 4 që morën, nëse do të kishin garuar bashkë.

Në total, PS ka marrë rreth 10 mandate për të cilat nuk është votuar nga qytetarët, falë ndarjes proporcionale rajonale, e cila u dakordësua dy dekada më parë mes Ramës dhe Berishës, dyshes që ka dominuar jetën politike shqiptare që prej asaj kohe./BIRN

1 MUAJ ME PARE

Vijon numërimi i votave të diasporës/ PS siguron sa dyfishi i PD, si renditen partitë e tjera

Drejt fundit numërimi i votave të Diasporës! PS dominon, tejkalon
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Edhe pse numërimi i votave për subjektet politike nga votuesit brenda vendit është mbyllur, vijon të numërohen akoma votat e diasporës. Partia socialiste vazhdon të kryesojë me një diferencë të thellë edhe me votat e diasporës.

PS ka siguruar deri tani 65327 vota ose 54.07 %. Dyfishi ky, i votave të siguruara nga Partia Demokratike me vetëm 34093 vota ose 28.22 % të tyre.

Në vend të tretë renditet, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, i cili ka marrë 10,078 vota ose 8.34% të numrit total. Partia Mundësia ka siguruar 4,489 vota (3.72%), ndërsa Lëvizja Bashkë ka arritur të marrë 3,223 vota (2.67%). Partia Socialdemokrate ka siguruar 1,455 vota, që përbëjnë 1.20%.

Rezultate më të ulëta kanë marrë subjektet e tjera, përfshirë Partinë Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës me 874 vota, Aleancën Kombëtare Shqiptare me 669 vota, Djathtas për Zhvillim me 359 vota, Lëvizjen Atdheu me 189 vota dhe Aleancën Demokracia e Re me vetëm 67 vota.

Rezultatet sipas qarqeve

PS vazhdon të kryesojë më 10 qarqet:
Berat
PS 66.01 %
PD 25 %
Dibër
PS 57.57 %  
PD 32.71 %
Durrës
PS 61.47 %
PD 26.58 %
Elbasan
PS 59.46 %
PD 21.55 %
Fier
PS 66.43 %
PD 16.10 %
Gjirokastër
PS 55.26 %
PD 24.19 %
Korçë
PS 56.41 %
PD 25.73 %
Kukës
PS 26.32 %
PD 62.55 %
Lezhë
PS 46.06 %
PD 36.29 %
Shkodër
PS 38.51 %
PD 44.60 %
Tiranë
PS 47.96 %
PD 32.68 %
Vlorë
PS 60.14 %
PD 15.32 %/ZËRI

Poll

MOS HUMB