Numërohen 99% të votave! PS fiton 9 qarqe, merr 83 mandate

TIRANË- Procesi i numërimit të votave është drejt fundit. Deri më tani janë numëruar 5188 qendra votimi, nga 5225. Sipas rezultateve zyrtare nga Komsioni Qendror Zgjedhor PS ka marrë në rang vendi 768, 352 vota ose 52.23 % për qind kundrejt 500, 340 votave të PD-ASHM, 34.01 për qind.
PSD ka marrë 48104 ose 3. 38 për qind, Nisma Shqipëria Bëhet 55290 vota, ose 3.75 për qind dhe Partia Mundësia 45,240 vota ose 3.07 për qind, Lëvizja Bashkë ka marrë 21991 vota ose 1.49 për qind.
Partia Socialiste deri tani ka fituar në 9 qarqe të vendit, ndërsa PD-ASHM në 3 qarqe të vendit, Shkodër, Kukës dhe Lezhë.
Deri më tani PS ka fituar 83 mandate, PD-ASHM 50 mandate, PSD mandate ka dalë forcë e tretë me 3 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat dhe Mundësia 2 mandate, Lëvizja Bashkë 1 mandat./ZËRI
PS fitoi në Hotolisht/ Shpërthen Murrizi ndaj banorëve të cilët protestuan me arkivole: Tani a ka mundësi të mos hani shumë!

HOTOLISHT- Kandidati i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka reaguar pas humbjes së kësaj force politike në Hotolisht. Murrizi reagon i ashpër ndaj banorëve të fshatit të Hotolishtit në Librazhd, të cilët edhe pse protestuar me arkivole në rrugë kundër qeverisë dhe projektit të rrugës Librazhd–Prrenjas, votuan masivisht për Partinë Socialiste.
Sipas të dhënave zyrtare të KQZ në këtë zonë Partia Socialiste mori 1,445 vota, ndërsa koalicioni opozitar PD–ASHM, ku kandidonte Murrizi, vetëm 684.
“Të votosh për PS dhe pushtetin mbi 70% dhe sot të bësh si ‘cub’ duke treguar arkivolin është tallje ekstreme me veten. Për të varrosur qeverinë e kishit gjithë ditën e diel më 11 maj, por e mbushet arkivolin me vota për Ramën. TANI A KA MUNDËSI TË MOS HANI SHUMË, SE ÇFARË KISHIT PËR TË NGRËNË E MBARUAT MË 11 MAJ NGA ORA 7:00 DERI NË ORËN 19:00", shkruan ai.

Banorët e fshatit Hotolisht disa ditë më parë protestuan me arkivole në rrugë kundër projektit të zgjerimit të rrugës, duke vendosur një arkivol në mes të rrugës si simbol i “vdekjes së fshatit” dhe me pankartat “Ose ne, ose ju”./ZËRI
Humbja e PD-së në Fier, Balluku për Bardhin: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton

TIRANË- Drejtuesja politike e PS-së për Fierin, Belinda Balluku, në një komunikim për mediat tha se kundërshtarët nuk kanë më asnjë shans për të shtuar mandat në atë qark.
“Për të thënë të drejtën, siç është fitore historike për ne, është dhe humbje historike për ta të tërheqin mandate nga lista e mbyllur duhet të jetë shokante, të them të drejtën. Megjithatë dua të them diçka, e kam thënë gjatë gjithë intervistave dje. Mandati i 12 është një mandat i brishtë. Pasi për Partinë Socialiste është shumë më i madh herësi sesa për partitë e vogla, kam dëgjuar edhe prononcime nga partitë e vogla. Është e nevojshme që të shikojmë se si do shkojnë kutitë e diasporës përsa i përket kutive të votimit brenda territorit të Qarkut Fier Partia Socialiste ka fituar bindshëm mandatin e 12. Të shikojmë dhe diasporën dhe gjithçka të shkojë ashtu siç duhet”, tha ajo.
E pyetur për kundërshtarin e saj në këto zgjedhje, Gazment Bardhi, të deleguarin e PD-së në Fier, Balluku tha se vetëm një person ka mesazhe për të. Bëhet fjalë për kandidaten socialiste Zegjine Çaushi, e cila gjatë gjithë fushatës i ka lëshuar thirrje. Prandaj Balluku tha se nuk do ia marrë kënaqësinë të resë socialiste që t’ia japë atij një mesazh të fundit.
“Unë di që për zotërinë ka vetëm një person mesazhe në këtë qark, quhet Zegjine Çaushi. Edhe është një vajzë që kandidon në listën tonë, një vajzë nga Vloshi i Roskovecit, një luftëtare do të thoja unë, pavarësisht se si është anatemuar jo vetëm nga politikanët, por edhe nga mediat sociale, sepse ju keni qenë korrektë. Unë mendoj që nuk mund t’ia marr kënaqësinë Zegjinesë. E meriton ajo komunikimin dhe do t’ia lë asaj. Si gjithmonë, unë për veten time s’kam pasur ndonjëherë komunikime të tilla, kështu që kam me kë e ndaj këtë gëzim”, tha Balluku./tvklan.al
Për kë e ka Adriana Kalaja: Gomari i rrahu të vetët dhe u ngrit mbi ta, kushdo që e kundërshtonte... (POSTIMI)

TIRANË- Pas humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, kandidatja për deputete Adriana Kalaja ka reaguar përmes një postimi në Facebook. Kalaja duket se ironizon një nga drejtuesit e PD-së, por nuk jep emra. Ajo ka shpërndarë një “fabul”, ku shkruan se “gomarit i duket vetja luan mes gomerëve”.
“Kur Gomarit, i duket vetja Luan mes Gomerëve......
Pas një ndjekjeje të vështirë, luanët zunë një gomar.
Njëri prej tyre tha: “Mos e vrisni.”
E adoptuan, e rritën sipas mënyrës së tyre, derisa besnikëria e tij iu përket vetëm atyre.
Pastaj e kthyen te populli i tij si prijës i mbështetur prej tyre.
Ai i rrahu të vetët dhe u ngrit mbi ta.
Kushdo që guxonte ta kundërshtonte, u dorëzohej luanëve si ushqim.
Luanët nuk kishin më nevojë të gjuanin.
Sa për gomarin?
U bë luan mes gomerëve... dhe gomar mes luanëve”, shkruan ajo.
Por, nuk dihet se kujt iu është drejtuar Kalaja me këtë postim./ZËRI
Tensione dhe polici në KZAZ! Fletët e votimit me tre ngjyra të ndryshme

TIRANË- Është zhvilluar mes tensionesh numërimi i votave në KZAZ-në nr.40 në njësinë numër 9 në Tiranë, që është ngritur në shkollën “Sami Frashëri”. Partia “Mundësia” me në krye Agron Shehajn akuzuan grupin e numërimit se po shpallnin qëllimisht të pavlefshme votat e tij, në mënyrë që të mos e merrte mandatin e deputetit. Numëruesit kanë pretenduar se tre fletë votimi kanë pasur ngjyrë tjetër nga fletët e tjera të votimit dhe ndaj i kanë shpallur të pavlefshme. Por, Shehaj ka bërë një krahasim të ngjyrave duke zbuluar se në të njëjtën kuti ka pasur tre lloje nuancash të së njëjtës ngjyrë, por në fakt ishin penalizuar vetëm votat e tij. Të pranishëm në këtë përplasje ishin edhe efektivët e policisë dhe gazetarët. Shehaj lajmëroi kryekomisionerin Ilirjan Celibashi dhe pas ndërhyrjes nga Komisioni, fletët e Shehajt u numëruan si të vlefshme. Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i cili ka qenë prezent në këtë njësi ka deklaruar se në fakt bëhet fjalën për metodën e trenit bullgar dhe se do e kontestojnë kutinë në fjalë.
/ZËRI
Surpriza nga Vlora! PS merr mandatin e 9, kandidati i PD-së, Atird Hoxha ikën nga lista e mbyllur

VLORË- Partia Socialiste ka siguruar 9 mandate në Vlorë. Mandat ky i cili është marrë nga Partia Demokratike, e cila tashmë ka 3. Ndërsa kandidati për deputet i PD-së Atird Hoxha ikën nga lista e mbyllur.
Vijon...
Dyshime për "trenin bullgar", PD kërkesë për kamerat e 4 QV në KZAZ nr 40 në Tiranë

TIRANË- Partia Demokratike përmes një deklarate zyrtare ka kërkuar këqyrjen e kamerave në 4 Qendrat e Votimit në KZAZ nr 40 në Tiranë. Opozita shprehet se pas informacioneve të publikuara ditën e sotme në media, që ngrenë dyshime serioze për përdorimin e metodës së njohur të manipulimit zgjedhor të quajtur "Treni Bullgar", kërkon këqyrjen e kamerave. Kjo pasi PD shprehet se të gjitha fletët e votimit në kuti janë të palosura në të njëjtën mënyrë, identike, gjë që ngre dyshime.
Po ashtu, gjatë ditës së sotme në KZAZ nr 40 në Tiranë pati një përplasje mes Partisë Mundësia dhe vëzhguesve, pasi denoncoi se 7 fletë të saj po shpallen të pavlefshme vetëm për shkak të ngjyrës. Partia ‘Mundësia’ ka akuzuar grupet e numërimit për një tentativë të hapur për manipulim votash. Pas këtij incidenti, KQZ i quajti të vlefshme votat e “Mundësisë”.
Për këtë fenomen, Partia Demokratike pretendon se sapo ka zbuluar të ashtuquajturin "fenomeni bullgar". Përmes një deklarate për mediat ka thënë se po tentohet të manipulohet vota.
"Denoncim për Manipulim të Votave në Zgjedhjet e 11 Majit: Rasti i 'Trenit Bullgar' në KZAZ 40" Manipulimi i votave ne zgjedhjet e 11 Majit deshmohet nga fakti ne video, ku fletet e votimit jane te palosura ne te njejten forme dhe simetri dhe te bashkuara, cka deshmon se kemi te bejme me nje fenomen te njohur te manipulimit te votes me termin "treni bullgar". Kryetarja e deges 9 Eda Grimci ka denoncuar kete fakt nga KZAZ 40, grupi i numerimit 40 ne shkollen "7 Marsi","-shkruhet në reagimin e PD./ZËRI
Pas kontestimit të Shehajt në KZAZ 40, votat e “Mundësisë” shpallen të vlefshme

TIRANË- Pas një situate të tensionuar në KZAZ nr. 40 në Tiranë, ku përfaqësuesit e Partisë “Mundësia”, komisioni ka marrë një vendim zyrtar, ku të gjitha votat e kontestuara do të quhen të vlefshme. Gjatë ditës së sotme përfaqësuesit e “Mundësia” kontestuan pavlefshmërinë e disa fletëve të votimit për shkak të diferencave në ngjyrë.
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj e quajti këtë një përpjekje për t’i hequr votat që mund t’i siguronin mandatin e dytë në Tiranë.
Pas shqyrtimit të situatës, KZAZ vendosi në favor të kërkesës së Partisë “Mundësia"./ZËRI
Zgjedhjet e 11 majit, vjen reagimi i parë nga Bashkimi Europian: Garuesit nuk gëzonin kushte të barabarta loje

TIRANË- Vjen reagimi i parë nga Bashkimi Europian pas zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në një deklaratë të përbashkët nga përfaqësuesja e lartë, Zëvendëspresidentja Kaja Kallas dhe Komisioneria Marta Kos, u vlerësua se votimi i të dielës u zhvillua në një mjedis shumë të polarizuar, në të cilin garuesit nuk gëzonin kushte të barabarta loje. Për këtë, i vunë theksin përdorimit të administratës, duke shtuar: Mund të ndodhë që shumica qeverisëse të ketë pasur avantazhin e të qenit në pushtet.
Po ashtu shtojnë se do të ndjekin nga afër zhvillimet deri në certifikimin e zgjedhjeve.
"Ne përsërisim thirrjen tonë për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës, pasi të gjitha partitë politike të Shqipërisë dhe të gjithë sektorët e shoqërisë, nga organizatat e shoqërisë civile deri te komunitetet lokale, kanë një rol për të luajtur në avancimin e mëtejshëm të procesit të anëtarësimit të vendit në BE,"-thuhet ndër të tjera në deklaratën e parë të bërë nga BE-ja.
Deklaratë e Përbashkët nga Përfaqësuesi i Lartë-Zëvendëspresidenti Kallas dhe Komisioneri Kos mbi zgjedhjet parlamentare:
Të dielën, populli i Shqipërisë ushtroi të drejtën e tij demokratike për të votuar, duke zgjedhur përfaqësuesit e tij në Parlament. Ne përgëzojmë të gjitha autoritetet kompetente që siguruan funksionim të qetë në të gjithë vendin. Këto zgjedhje shënuan gjithashtu futjen e votimit jashtë vendit për herë të parë. Sipas gjetjeve dhe përfundimeve paraprake të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it, zgjedhjet u menaxhuan përgjithësisht në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente, dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe e organizuar mirë, pavarësisht disa mangësive.
Zgjedhjet në përgjithësi ishin konkurruese dhe të zhvilluara në mënyrë profesionale, dhe kandidatët në përgjithësi ishin në gjendje të bënin fushatë lirisht, megjithëse disa raportuan se u përballën me kërcënime. Megjithatë, votimi u zhvillua në një mjedis shumë të polarizuar, në të cilin garuesit nuk gëzonin kushte të barabarta loje. Për shkak të përdorimit të gjerë të burimeve administrative dhe ndikimit institucional, mund të ndodhë që shumica qeverisëse të ketë pasur avantazhin e të qenit në pushtet.
U bënë akuza të shumta për presion mbi votuesit, veçanërisht punonjësit publikë. Përpjekjet e koordinuara për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet zgjedhore janë një zhvillim i mirëpritur dhe ndjekja e tyre është e nevojshme për të adresuar shqetësimet e vazhdueshme të keqpërdorimeve zgjedhore. Pavarësia e medias vazhdon të jetë një problem dhe mbulimi i saj zgjedhor ka vazhduar t’u japë rëndësi partive kryesore dhe transparenca e financimit të fushatës gjithashtu mbeti e kufizuar.
BE-ja do të ndjekë nga afër zhvillimet zgjedhore deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve. Të gjitha forcat politike duhet të sigurojnë funksionimin e vazhdueshëm të institucioneve të vendit.
Ne e inkurajojmë Shqipërinë të vazhdojë të ndjekë të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësimin e saj të ardhshëm në BE, duke përfshirë miratimin e një reforme të mëtejshme zgjedhore që adreson të gjitha rekomandimet kryesore të ODIHR-it dhe ato që janë ende të pazgjidhura nga zgjedhjet e mëparshme. Procesi i integrimit të Shqipërisë në BE është një objektiv strategjik kombëtar dhe një projekt për të gjithë shoqërinë, i cili mbështetet fuqimisht nga qytetarët e Shqipërisë.
Ne përsërisim thirrjen tonë për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës, pasi të gjitha partitë politike të Shqipërisë dhe të gjithë sektorët e shoqërisë, nga organizatat e shoqërisë civile deri te komunitetet lokale, kanë një rol për të luajtur në avancimin e mëtejshëm të procesit të anëtarësimit të vendit në BE./ZËRI
Burgjet lyhen me rozë, Opozita nuk fiton zemrat e të arrestuarve

TIRANË- Janë të dënuar ose të paktën të arrestuar, por sërish, edhe pas hekurave kanë zgjedhur që votën t’ia japin Partisë Socialiste me në krye kryeministrin Edi Rama. Kutia e burgut të Burrelit ishte e para që u numërua dhe nga rezultati, të dënuarit kanë qenë paksa të ndarë, por sërish ka dominuar selia rozë. Partia Socialiste ka fituar me 28 vota, ndërsa ajo Demokratike ka marrë 17 vota. 2 vota janë shpallur të pavlefshme.
Partia Socialiste ka dominuar edhe në burgun e Fierit me 217 vota. Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë shumë më pak vota, vetëm 92. Tetë të burgosur kanë votuar për partinë Mundësia, 4 për Nismën Shqipëria Bëhet dhe tre të tjerë për Partinë Socialdemokrate. Lëvizja Bashkë ka marrë vetëm një votë. Burgu i Durrësit mund të cilësohet si bastion i majtë pasi nga 195 të dënuar që figurojnë në listën e zgjedhësve, vetëm 34 prej tyre kanë zgjedhur Opozitën. Në këtë burg kanë votuar edhe kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, Jurgis Çyrbja, Alqi Bllako, Lefter Koka dhe Ilir Beqaj. Brenda Burgut të Sigurisë së Lartë në Peqin janë hedhur 73 vota për Partinë Socialiste, 15 vota për Partinë Demokratike, 2 vota për Partinë Socialdemokrate. 3 vota janë shpallur të pavlefshme. Burgu “302” në Tiranë gjithashtu është lyer me rozë, pasi Partia Socialiste ka marrë 111 vota, ndërsa koalicioni Opozita vetëm 34 vota. Gratë nuk kanë bërë përjashtim. Të gjitha të burgosurat në burgun e Pojskës kanë zgjedhur Partinë Socialiste.
Rezultati- Të dënuarit e burgut 302 te ‘Mine Peza’ votojnë PS

TIRANË-Ka përfunduar numërimi i votave në burgun 302 në Tiranë. Personat që vuajnë dënimin te 'Mine Peza' kanë votuar Partinë Socialiste me 111 vota. Partia Demokratike ka marrë vetëm 34 votave.
Partia Socialiste është zgjedhur edhe nga të dënuarit në burgun e Fierit, Durrësit, Burrelit dhe atë të grave në burgun e Pojskës në Pogradec. Ende nuk ka një rezultat nga burgu '313' në Tiranë.
Deri tani janë numëruar 4977 kuti, nga 5225 në total. Sipas rezultateve Partia Socialiste ka siguruar fitoren me 82 mandate, ku deri tani ka marrë 690268 vota. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike, e cila ka marrë 454 774 vota me 52 mandate. Partia Social Demokrate ka siguruar 3 mandate me 3.4% të votave./ZËRI
KRAHASIMI- Mbyllet numërimi në 6 qarqe, PD merr vetëm 2, por ka tkurrje votash! Socialistët fitojnë thellë

TIRANË- Numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit po vjen drejt fundit! Në 6 qarqe të vendit numërimi ka mbaruar dhe pritet të nisë shfletimi i votave preferenciale. Nga të gjitha qarqet e numëruara deri më tani plotësisht, Partia Demokratike ka fituar vetëm në 2 qarqe, në Kukës dhe në Lezhë, por as këto fitore nuk e kanë ngushtuar diferencën e votave që ka me Partinë Socialiste. Në të gjitha qarqet e tjera duket se Partia Socialiste ka fituar bindshëm. E vetmja gjë që ndryshon në këto qarqe është "forca e tretë".
Në Berat, Partia Demokratike ka marrë 19486 vota, përkundrejt 36863 të Partisë Socialiste. Në këtë qark, e treta është listuar koalicioni "Nisma Shqipëria Bëhet" siguroi 4555 të tilla. Në vitin 2021, në Berat, Partia Socialiste ka marrë 42355 vota, ndërsa PD-AN ka marrë 23038 vota, ose 30.46%. Pra socialistët kanë pasur rritje, opozita tkurrje votash.
Edhe Dibra është ngjyrosur rozë me 32146, teksa demokratët morën thuajse 10 mijë më pak (rreth 21790). Forca e tretë në këtë qark doli Partia Socialdemokrate me 1315 vota. Në 2021, e përkthyer në vota PD-AN ka marrë 29 020 vota, ndërsa PS ka marrë 28 742, ose 44.70 %. Sërish socialistët kanë rritje, opozita rënie votash.
Diferencë të thellë kishte edhe Korça, me socialistët që grumbulluan 57213 qytetarë për të votuar për ta, ndërsa demokratët vetëm 36405. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, ishte forca e tretë me 4520 vota. Në 2021, PS ka marrë 60, 543 vota, ndërsa PD-AN ka marrë 50,479 vota. Mesa duket të dyja partitë politike kanë pasur "rrjedhje" votash.
Kukësi mbeti bastion i Partisë Demokratike me 18934 vota, ndërsa socialistët morën 10970 vota. Partia Socialdemokrate mori thuajse gjysmën e votave të Partisë Socialiste, duke grumbulluar 5061 vota. Edhe pse fitoi, Partia Demokratike ka pësuar rënie, pasi në zgjedhjet e 2021, siguroi 24 071 vota. Por duket se edhe rënie kishin dhe socialistët, pasi në 2021 kishin marrë 13 856 vota.
Në Lezhë diferenca ishte më e ngushtë, por sërish i dha fitoren Partisë Demokratike.
Opozita mori 29484 vota, ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë mori 27585. Edhe në këtë qark, e treta doli sërish koalicioni "Nisma Shqipëria Bëhet", që siguroi 3614 vota. Në Lezhë, nga 2021, Partia Demokratike ka sërish rënie në vota, pasi kishte marrë 33998 vota, socialistët duket se nuk kanë shumë luhatje nga zgjedhjet e fundit ku kishin siguruar 27269 vota.
Në Vlorë, edhe njëherë triumfoi Partia Socialiste me 53235, përkundrejt 24134 të opozitës. Agron Shehaj i "Mundësia" zhgënjeu në vendlindjen e tij, duke i lënë vendin e tretë koalicionit "Shqipëria Bëhet", që siguroi 4905 vota. Nga 2021, socialistët kanë humbur vota, pasi kishin marrë 59023 të tilla, por rënie kanë pasur edhe demokratët që kishin marrë 4 vite më parë 32128 vota.
REZULTATET E DERITANISHME:
BERAT
1. Koalicioni Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore PD-ASHM 19486
2. Lëvizja Bashkë BASHKE 683
3. Lëvizja Atdheu LA 122
4. Partia Koalicioni Euroatlantik KEA 417
5. Partia Socialiste e Shqipërisë PS 36863
6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet NISMA-SHB 4555
7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare AKSH 113
8. Partia Aleanca Demokracia e Re ADR 64
9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim DZH 42
10. Partia Mundësia MUNDESIA 1359
11. Partia Socialdemokrate PSD 250
DIBER
1. Koalicioni Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore PD-ASHM 21790
2. Lëvizja Bashkë BASHKE 230
3. Lëvizja Atdheu LA 48
4. Partia Koalicioni Euroatlantik KEA 629
5. Partia Socialiste e Shqipërisë PS 32146
6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet NISMA-SHB 666
7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare AKSH 38
8. Partia Aleanca Demokracia e Re ADR 23
9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim DZH 17
10. Partia Mundësia MUNDESIA 310
11. Partia Socialdemokrate PSD 1315
KORÇË
1. Koalicioni Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore PD-ASHM 36405
2. Lëvizja Bashkë BASHKE 819
3. Lëvizja Atdheu LA 122
4. Partia Koalicioni Euroatlantik KEA 1036
5. Partia Socialiste e Shqipërisë PS 57213
6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet NISMA-SHB 4520
7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare AKSH 151
8. Partia Aleanca Demokracia e Re ADR 72
9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim DZH 206
10. Partia Mundësia MUNDESIA 2247
11. Partia Socialdemokrate PSD 2518
KUKËS
1. Koalicioni Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore PD-ASHM 18934
2. Lëvizja Bashkë BASHKE 109
3. Lëvizja Atdheu LA 44
4. Partia Koalicioni Euroatlantik KEA 88
5. Partia Socialiste e Shqipërisë PS 10970
6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet NISMA-SHB 227
7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare AKSH 45
8. Partia Aleanca Demokracia e Re ADR 3
9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim DZH 39
10. Partia Mundësia MUNDESIA 241
11. Partia Socialdemokrate PSD 5061
LEZHË
1. Koalicioni Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore PD-ASHM 29484
2. Lëvizja Bashkë BASHKE 316
3. Lëvizja Atdheu LA 67
4. Partia Koalicioni Euroatlantik KEA 1594
5. Partia Socialiste e Shqipërisë PS 27585
6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet NISMA-SHB 3614
7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare AKSH 48
8. Partia Aleanca Demokracia e Re ADR 13
9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim DZH 81
10. Partia Mundësia MUNDESIA 734
11. Partia Socialdemokrate PSD 1791
VLORË
1. Koalicioni Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore PD-ASHM 24134
2. Lëvizja Bashkë BASHKE 990
3. Lëvizja Atdheu LA 105
4. Partia Koalicioni Euroatlantik KEA 707
5. Partia Socialiste e Shqipërisë PS 53235
6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet NISMA-SHB 4905
7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare AKSH 229
8. Partia Aleanca Demokracia e Re ADR 107
9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim DZH 313
10. Partia Mundësia MUNDESIA 4539
11. Partia Socialdemokrate PSD 1392
Numërohet kutia e burgut të Pojskës, të dënuarat zgjedhin Partinë Socialiste

POGRADEC-Është mbyllur numërimi i kutisë së burgut të Pojskës për zgjedhjet e 11 majit. Nga 36 gra të burgosura që kanë votuar në 11 Maj, ndër të cila 33 të paraburgosura, Partia Socialiste ka marrë 100% të votave.
Nga numërimi rezulton se 101 të dënuara kanë votuar Partinë Socialiste, më pas 66 të dënuara kanë votuar Partinë Demokratike, ndërkohë që 7 vota janë shpallur të pavlefshme.
Lazarati nuk voton ROZË/ Fshati “rebel” ndëshkon sërish PS-në, 88% votuan PD

GJIROKASTëR- Lazarati është ngjyrosur "blu". Fshati i Gjirokastrës ka votuar masivisht Partinë Demokratike, duke i siguruar opozitës 1321 vota. Shumë më pak vota mori Partia Socialiste, duke siguruar vetëm 146 të tilla. Kështu, fshati "rebel" ku dikur kultivohej kanabisi, i ka dhënë demokratëve fitoren më të thellë mes PS dhe PD.
REZULTATET PËRFUNDIMTARE:
1. Koalicioni Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore PD-ASHM 1321
2. Lëvizja Bashkë BASHKE 8
3. Lëvizja Atdheu LA 2
4. Partia Koalicioni Euroatlantik KEA 1
5. Partia Socialiste e Shqipërisë PS 146
6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet NISMA-SHB 8
7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare AKSH 1
8. Partia Aleanca Demokracia e Re ADR 0
9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim DZH 0
10. Partia Mundësia MUNDESIA 16
11. Partia Socialdemokrate PSD 2
Votuan Veliaj, Beqaj, Çyrbja e të tjerë/ Dalin rezultatet e burgut të Durrësit, fiton PS

DURRËS-Partia Socialiste ka siguruar shumicën e votave në qendrën e votimit në burgun e Durrësit, ku votues janë edhe Erion Veliaj, Jurgis Çyrbja, Alqi Bllako, Lefter Koka dhe Ilir Beqaj.
Në Burgun e Durrësit, nga 195 të dënuar që figurojnë në listën e zgjedhësve, 193 prej tyre kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor, duke realizuar një pjesëmarrje të lartë.
Partia Socialiste (PS) ka marrë 148 vota, duke siguruar mbështetje të fortë nga të burgosurit. Ndërsa Partia Demokratike (PD) ka marrë 34 vota, dhe Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) ka siguruar vetëm 1 votë. Po ashtu, Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) dhe Lëvizja Atdheu kanë marrë nga 1 votë secila.
Rezultati i kësaj qendre është pranuar pas verifikimeve të bëra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku në kuti u gjetën dy fletë votimi më shumë sesa numri i votuesve të regjistruar./ZËRI
Dalin rezultatet e burgut të Fierit, edhe të dënuarit votojnë selinë rozë

FIER- Kanë dalë edhe rezultatet e votimit në burgun e Fierit. Partia Socialiste ka dominuar edhe në këtë institucion të vuajtjes së dënimit me 217 vota. Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë shumë më pak vota, vetëm 92. Tetë të burgosur kanë votuar për partinë Mundësia, 4 për Nismën Shqipëria Bhëet dhe tre të tjerë për Partinë Socialdemokrate. Lëvizja Bashkë ka marrë vetëm një votë.
Analiza: Krimi i organizuar aktor përcaktues në votimet e Durrësit, 'xhamat e zinj' u parkuan në çdo qendër

DURRËS- Në Durrës hija e rëndë e krimit të organizuar vijoi të vezullonte në xhamat e errëta të automjeteve të stërmëdha të parkuara përpara Qendrave të Votimit nga qyteti deri në periferinë e tij, në një mëngjes 11 maji që nisi me rreze të forta dielli dhe përfundoi me re të zymta.
Një proces votimi që nisi me parregullsi të vogla, përfshiu vonesa në hapjen e Qendrave të Votimit (QV) si pasojë e mungesës së komisionerëve, të operatorëve të identifikimit elektronik dhe të ndezjes së kamerave të regjistrimit, por që u minimizuan pa kaluar ora 8 e mëngjesit.
Ashtu si zakonisht, qyteti “zgjohet vonë” të dielave dhe numri i votuesve erdhi në rritje në mesditë, me një kurbë që shkoi në ulje drejt drekës dhe pasditës. Komisioni i Qendrës së Votimit me numër 1460 ishte ndër të parët që nisi të orientonte zgjedhësit që fletën e votimit ta palosnin vetëm një herë, duke lënë hapësira për ekspozimin e saj gjatë hedhjes në kuti.
Ndërsa në QV-të e vendosura në Shkollën Marie Kaçulini në qytet nisën dukshëm të dalloheshin personat e paautorizuar që hynin e dilnin për të pyetur mbi ecurinë e procesit. Ndërsa vëzhguesit e QV-ve në këtë shkollë i këshillonin nga afër qytetarët për mënyrën e votimit në fletë, e kryesisht të moshuarit.
Në qytet dominonin aktivistët partiakë të angazhuar në orientimin dhe procedurat e verifikimit të zgjedhësve. Më tutje nga aty, sa më larg periferisë, veshjet e djemve me ngjyra zëvendësoheshin nga ata me kapele, bluza të zeza me mëngë të shkurtra, me çanta të vogla supi, që dukeshin sikur të ishin një ekip futbolli.
Të ndarë në dy formacione, në Ish-Kënetë ata qëndronin përballë Shkollës “Dom Nikoll Kaçorri”, ulur mbi karriget e një bar-kafeje të vogël lagje, duke ndjekur me sy çdo “lojtar” që po luante me votën e tij pushtetin e ardhshëm politik të vendit.
Ndërsa brenda rregullat e lojës mugonin, ekipi aty ishte aq i vrullshëm sa harronte të respektonte kriteret bazë të një ndeshje zgjedhore. Burra e djem të zellshëm këshillonin dhe orientonin zgjedhësit që për nga tradita e zonës që u popullua pas’ 90-ës, vinin të grupuar familjarisht.
Pa vonuar shumë, në Qendrën e Votimit me numër 1420/4 ja behu votimi familjar, ku në një çift bashkëshortësh, njëri ndihmoi një të moshuar dhe tjetri të moshuarin, që dukshëm ishin po pjesë e familjes.

Hija e zezë e përfshirjes së krimit në këto zgjedhje nisi gradualisht të mbulonte çdo Qendër Votimi. Hetimet e “Dosjes 339” zbuluan disa grupe kriminale, si “Banda e Avdylajve” të Shijakut, që bashkëpunuan me zyrtarët lokalë për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.
E më tej SPAK “i dogji” mandatin e deputetit Jurgis Çyrbes, që dyshohet se ka bashkëpunuar me persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si Altin Hajri, duke ofruar favore në këmbim të mbështetjes elektorale në zonën e Shijakut në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
Po ashtu shtimi i prezencës së SPAK-ut në terren këto zgjedhje nuk i stepi aktorët e rinj të krimit të organizuar në qytet, që morën në kontroll situatën në Spitallë, Ish-Kënetë, Shkozët dhe Sukth.
Në QV-të në Shkollën 9-vjeçare “Neim Babameto” në Spitallë, zhurma dhe rrëmuja e nxënësve u zëvendësua nga djem midis moshës 25-35 vjeç, që të palestruar, me veshje të errëta dhe me çantat pranë brezit, kishin “blinduar” hyrjen e shkollës, duke parë në sy çdo zgjedhës që mbërrinte për të votuar “i lirë” për subjektet zgjedhore.
Si një formacion politik, burra e djem të ngjashëm në veshje dhe sjellje, “mbinë” edhe në zonën e Shkozetit, duke u instaluar në Shkollën “Isuf Ferra” në Nishtulla dhe në Shkollën e Mesme “Olsi Lasko”.

Me sy e veshë në çdo cep, brenda QV-ve, në perimetrin e tyre dhe në bar-kafetë e vogla aty pranë, individë të paautorizuar hynin e dilnin për të ndjekur ecurinë e procesit, duke marrë dhe duke dërguar votues.
Pavarësisht se vëzhguesit e huaj të OSBE/ODIHR-it mbërritën për të parë situatën nga afër në këtë zonë, prania e tyre nuk stepi në asnjë moment aktivitetin e zellshëm të të rinjve të angazhuar për orientimin e votës dhe për intimidimin e zgjedhësve.
Individë të grupuar, me automjete të blinduara dhe të koordinuar me njëri-tjetrin, vijuan lëvizjen e qetë në QV-të e zonës, duke mos u shqetësuar nga parashikimet e Kodit Zgjedhur, që siguron pavarësinë e territorit ku mbahen zgjedhjet.
Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat mbrëmjen e 11 majit, përmendi emra konkretë që sipas tij janë të përfshirë në intimidimin e votuesve në Durrës.
“Në Durrës bandat e Pojës, Troplinit, kanë vërshuar drejt KZAZ-ve me urdhërin nga Edi Rama, se mund të ndikojnë në rezultat. Kjo nuk është vetëm në Durrës, por ata janë më aktivë, janë denoncuar, qoftë nga mediat, qoftë nga PD dhe në zona të tjera Rama ka zgjedhur një lloj presioni drejt KZAZ-ve”, u shpreh Berisha.
Ai premtoi se nëse Aleanca për Shqipërinë Madhështore krijon qeverinë, do t’i shpalli ato banda terroriste dhe se do të marrin ndëshkimet më maksimale si të tilla. Më herët ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, pasi vizitoi Prokurorinë e Fierit pasditen e së dielës, shpjegoi për gazetarët se ishte paradite në Durrës pas informacioneve për përfshirjen e krimit të organizuar.
“Isha në Durrës sepse kishte informacione për bandat, kishim informacione edhe për bandat në Fier dhe erdha këtu”, u shpreh Gonzato për gazetarët.
Votimi familjar, palosja e votës para komisionerëve duke krijuar mundësi për identifikimin e subjektit të votuar dhe dhomat e fshehta që nuk siguronin realisht fshehtësinë, u hasën në të gjithë periferinë e Durrësit.
Në Qendrat e Votimit në Shkollën “Vëllezërit Haradinaj” në Rrashbull, persona të paautorizuar qëndronin në ambientet e saj, ndërsa në Qendrën e Votimit me numër 1372/00, qytetarët pas votimit në dhomën e fshehtë, e palosnin fletën e votimit para komisionerëve. Ndërsa dritaret e hapura në disa prej QV-ve ekspozonin dhomën e fshehtë dhe krijonin mundësi për shfaqjen e fletës së votimit.
Ndërsa në Sukth, Qendra e Votimit e vendosur në lokalin “Minerva Çela”, e kishte dhomën e fshehtë të votimit të ekspozuar nga banaku i barit, ku ndërkohë vijonte aktiviteti i shërbimit të kafesë.
Marrë nga Amfora
PS triumfon në Dibër/ Mbyllet zyrtarisht numërimi, diferencë e thellë votash ndaj demokratëve

DIBËR-Ka përfunduar zyrtarish procesi i numërimit të votave në Dibër. Partia Socialiste ka kryesuar me një numër të lartë votash, duke lënë pas Partinë Demokratike.
Socialistët kryesojnë me 32146 vota, ndërsa demokratët kanë siguruar 21790 vota. Diferenca mes tyre është mbi 10 mijë vota. Në vend të tretë renditet Partia Social Demokrate me 1315 vota, ndjekur nga Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 666 vota.

FOTO/ Zbulohet një kuti e dyshimtë me vota në Elbasan, numëruesit ndalojnë punën

ELBASAN- Një tjetër kuti e dyshimtë është zbuluar në vendin tonë. Këtë herë bëhet fjalë për një kuti të zbuluar në Elbasan. Grupi i numërimit ka konstatuar se një kuti votimi në Elbasan kishte dy kode dhe nuk kanë pranuar që të vazhdojnë me numërimin.
“Në kuti janë konstatuar 2 tabela, dy kode, prandaj nuk pranoj të vazhdojmë me numërimin e kësaj kutie 016/ 015. në njërin krah është një numër në tjetrin një tjetër. Unë dyshoj që kjo kuti është e futur,”- shkruhet në procesverbal.

PS fiton bindshëm edhe në Korçë, PD merr 4 mandate, 'Nisma Shqipëria Bëhet' forcë e tretë

KORÇË-Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Qarkun Korçë, ku fituese rezulton Partia Socialiste e cila ka siguruar 6 mandate, duke marrë 58,286 vota ose 54.4%, ndërsa Partia Demokratike ka marrë 36,929 vota ose 34.4%, pra 4 mandate.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) është bërë forcë e tretë duke marrë 4,692 vota ose 4.4%.

Partia Mundësia – 2,296 vota – 2.1%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 2,536 vota – 2.4%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 1,038 vota – 1.0%
Lëvizja Bashkë – 865 vota – 0.8%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 162 vota – 0.2%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 74 vota – 0.1%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 208 vota – 0.2%
Lëvizja Atdheu (LA) – 123 vota – 0.1%./ZËRI
Qarku i Kukësit mbetet bastion i PD, ndëshkon me votë socialistët: Jemi diskriminuar në shërbime dhe investime

KUKËS- Ndryshe nga pjesa tjetër e vendit, qarku i Kukësit u ngjyros sërish blu në këto zgjedhje, duke refuzuar me votë Partinë Socialiste në pushtet. Koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike ka dalë fitues në pjesën dërrmuese të qendrave të votimit, përfshi qytetin e Kukësit dhe dhjetë njësi administrative- mes të cilave edhe vendlindjet e kandidatit të PS-së, Ali Hallaçi apo të kryetarit të bashkisë së Kukësit, Albert Halili.
Komisioni Zonal Zgjedhor e shpalli të mbyllur procesin e numërimit të votave për partitë mbrëmjen e së hënës, ndërkohë që po fillon numërimi i votave për kandidatët e listës së hapur. Në bazë të tabelës përmbledhëse të shpërndarë nga zyrtarë të KZAZ nr.11 të Kukësit, numri i zgjedhësve që kanë votuar në ZAZ nr. 11 është 20.932 persona, nga këto 10.045 femra. Nga 19,950 vota të vlefshme, 9331 vota i përkasin koalicionit PD-ASHM, ndërsa 6229 vota janë për Partinë Socialiste dhe 3880 vota i përkasin Partisë SocialDemokrate.
Koalicioni PD-ASHM ka siguruar një epërsi prej 3102 votash ndaj Partisë Socialiste në pushtet, duke marrë dy nga tre mandatet e qarkut.
Vota ndëshkuese ndaj PS-së në pushtet, sipas Petrit Lleshit, përfaqësues i biznesit në Kukës vjen si pasojë e diskriminimit që i është bërë zonës nga ana e qeverisë, por edhe një fushate elektorale të socialistëve që nuk ka pasur në qendër elektoratin.

“Rrugë të paasfaltuara, shërbim mjekësor i mangët, administratë që nuk i shërben qytetarit, por edhe mungesa e hyrje-daljeve në qytetin e Kukësit nga ndërtimi i urës së re, janë disa nga faktorët që PS-ja të refuzohet masivisht në Kukës,” thotë Lleshi.
Ndërkohë që Flamur Hoxha, drejtuesi politik i PD-së në këtë qark thotë se dhënia e besimit ndaj opozitës është një sfidë për deputetët e ardhshëm të kësaj force politike.
“Kjo votë refuzuese është si një pakënaqësi edhe ndaj administratës vendore, por edhe ndeshkim ndaj qeverisë për diskriminimin që i ka bërë Kukësit në investime, pasi ky rajon jep një kontribut të qenësishëm në të ardhurat kombëtare,” tha Hoxha për BIRN.
“Ne si opozitë do i dalim për zot me mundësitë tona elektoratit që na ka besuar duke bërë avokatinë e tij në parlament,” shtoi Hoxha.
Partia Socialiste në Kukës nuk arrin të fitojë asnje palë zgjedhje pas 31 marsit të vitit 1991, me përjashtim të dy rasteve ku deputetet Namik Dokle e Shyqyri Duraku kanë fituar në vitet 1997 e 2001 me përballje mazhoritare, por pa arritur që marrin shumicën e numrit të deputetëve që përfaqësonin këtë zonë.
Marrë nga Reporter.al
Numërohen mbi 38 mijë zarfe/ Rinis procesi për votat e diasporës, PS në avantazh me mbi 10 mijë vota ndaj PD

TIRANË-Ka rinisur tashmë numërimi i votave të diasporës. Sipas rezultateve të deritanishme kryeson Partia Socialiste me 21305 vota, ose 55.30 %, me një diferencë prej mbi 10 mijë votash nga Partia Demokratike.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike me 10951 vota. PD ndiqet nga Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 3161 vota, ose 8.20 %.
Rezultatet për partitë e tjera:
Partia Mundësia me 3.06%,
Lëvizja Bashkë me mbi 2%,
Partia Socialdemokrate me 0.95 %,
Partia Koalicioni Euroatlantik me 0.65%,
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 0.61 %,
Koalicioni Djathtas për Zhvillim me 0.25%, Lëvizja Atdheu 0.15 %,
Partia Aleanca Demokracia e Re 0.13%.
Procesi i numërimit u ndërpre pak pas orës 01:00, për të rinisur në orën 08:30 të mëngjesit, kjo për shkak të lodhjes dhe kohës për pushim të komisionerëve e numëruesve./ZËRI
PD fiton Lezhën, por diaspora mund të ndikojë ndarjen e mandateve

TIRANË-Sipas rezultateve paraprake, Partia Demokratike ka dalë forcë e parë, duke siguruar 29,484 vota ose 45.13%, ndërsa Partia Socialiste ka marrë 27,585 vota ose 42.23% me një diferencë prej 1899 votash në favor të opozitës. Në bazë të këtyre rezultateve paraprake, Partia Demokratike arrin të sigurojë 4 mandate deputetësh, ndërsa Partia Socialiste merr 3 mandate në këtë qark.
Megjithatë, mbetet ende për t’u përfunduar numërimi i votës së diasporës për këtë qark, e cila mund të ketë një ndikim në shpërndarjen e mandateve. Sa i përket partive më të vogla, koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka marrë 3,614 vota ose 5.53%, ndërsa koalicioni Euroatlantik ka marrë 1,594 vota ose 2.44%, por asnjë asnjë prej këtyre subjekteve nuk ka arritur të sigurojë mandate në Lezhë.
Zhvillimet e mëtejshme do të varen nga numërimi i votave të ardhura nga emigracioni, të cilat mbeten një faktor i rëndësishëm në përcaktimin e bilancit përfundimtar të mandateve në këtë qark. Ndërkohë, pasditen e së martës pritet të nisë numërimi i votave preferenciale të kandidatëve në listë të hapur, vota të cilat do të përcaktojnë tre deputetët e listave të hapura që do të shkojnë në Kuvend./BIRN
Mbyllet numërimi në Berat/ PS kryeson, ruan 5 mandate, PD siguron vetëm 2

BERAT-Ka përfunduar numërimi në të gjitha 275 qendrat e votimit në Berat. Fituese është shpallur Partia Socialiste, e cila ka siguruar 5 mandate. PS mori 38,860 vota ose 58.1%, duke shënuar një rritje prej 2.2% nga rezultati i vitit 2021 kur kishte marrë 56%.
Partia Demokratike është renditur i dyti me 19,884 vota ose 29.8%, duke marrë vetëm dy mandate.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, ka siguruar vendin e tretë me 4,831 vota ose 7.2%, ndërsa partitë e tjera nuk kanë marrë asnjë deputet në këtë Qark.
Rezultati për partitë e tjera në Berat:
Partia Mundësia: 1,449 vota (2.2%)
Partia Socialdemokrate: 254 vota (0.4%)
Lëvizja Bashkë: 763 vota (1.1%)
Partia Koalicioni Euroatlantik: 419 vota (0.6%)
Koalicioni Djathtas për Zhvillim: 46 vota (0.1%)
Partia Aleanca Demokracia e Re: 66 vota (0.1%)
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare: 138 vota (0.2%)
Lëvizja Atdheu: 124 vota (0.2%)
Lezha bëhet 'blu'/ PD siguron fitoren, diferencë prej 1899 votash me PS

LEZHË-Ka përfunduar numërimi në Lezhë. Partia Demokratike ka përmbysur rezultatin në Lezhë duke arritur të fitojë 4 mandate në këtë Qark. E dyta renditet Partia Socialiste me 3 mandate, duke humbur me mbi 1 mijë vota më pak.
Konkretisht PD ka siguruar 29484 vota ose 45.13 %. Partia Socialiste mori 27585 vota, duke siguruar 42.23 % të votave të përgjithshme.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) mban vendin e tretë me 3614 vota, që përfaqësojnë 5.53 % të totalit.
Partia Socialdemokrate (PSD) me 1791 vota, ndiqet nga Partia Koalicioni Euroatlantik me 1594 vota.

Kutitë e fundit në Tiranë! PS merr 19 mandate, drejt fitores me mbi 45 mijë vota ndaj PD, 'Mundësia' e treta

TIRANË-Në qarkun e Tiranës janë numëruar 1120 kuti nga 1282 që janë në total, ku sipas të dhënave, Partia Socialiste kryeson me 177634 vota ose 47.61 %. PS siguron 19 mandate.
I dyti në radhë është Koalicioni Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), i cili ka siguruar 131895 vota, që përbëjnë 35.35 %. Demokratët deri tani kanë 13 mandate, duke humbur një që ia mori partia Mundësia.
Ndërsa forcë e tretë renditet Partia Mundësia, e cila ka grumbulluar deri më tani 18 449 vota, që përfaqësojnë 4.94 % të totalit të votave, duke kaluar tashmë 2 mandate.
Vend në Kuvend siguron edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, PSD-ja dhe koalicioni i Adriatik Lapajt. Konkretisht Lëvizja Bashkë ka siguruar 10047 vota, ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 11320 vota. Partia Socialdemokrate deri tani numëron 13020./ZËRI
Pezullohet numërimi ku votoi Veliaj, Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Ilir Beqaj/ Kutia e burgut dy fletë votimi më shumë

DURRËS- Në qendrën e votimit të ngritur në burgun e Durrësit, ku ushtruan të drejtën e votos kryebashkiaku Erion Veliaj, Jurgis Çyrbja, Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Ilir Beqaj, është konstatuar një parregullsi gjatë numërimit të votave.
Në kuti janë gjetur dy fletë votimi më shumë sesa numri i votuesve të regjistruar. Fletët e votimit në kuti janë konsideruar të pavlefshme, ndërsa një vendim pritet nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.
Ndërkohë dy kuti votimi janë shpallur të pavlefshme në Sukth të Durrësit. Kjo për shkak se njëra ka patur probleme e teknike, ndërsa njëra ka patur një krisje rreth 20 cm, një hapësirë e mjaftueshme sa të futet dhe të dalë vota.
Mbyllet numërimi në Lushnjë/ Fiton PS, mbi 1 mijë vota të pavlefshme

LUSHNJË-Ka përfunduar numërimi në Lushnje. Procesi i numërimit përfundoi rreth orës 03:00 të mëngjesit. Të pavlefshme nga bashkia e Lushnjës kanë dalë 1071 vota.
Sipas rezultatave, PS ka triumfuar me 26 740 vota, kundrejt PD-së që ka marrë 10 614.
Nisma Shqipëria bëhet ka marrë 1940, Mundësia e Agron Shehajt me 905 vota dhe PSD me 190 vota.
PS siguron fitore edhe në Vlorë

VLORË-Partia Socialiste ka siguruar fitoren në Vlorë. Konkretisht socialistët kanë marrë 53083 të votave ose ndryshe 58.73 %.
Ndërsa PD-ASHM ka marrë vetëm 24094 vota ose 26.66 %, 4 mandate. Nisma Shqipëria Bëhet renditet forcë e tretë me 4857 vota, ndjekur nga Partia Mundësia me 4526 vota.

Përfundon numërimi në Kavajë/ PD siguron fitore me 53.75% të votave

KAVAJË-Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Kavajë. Partia Demokratike ka siguruar fitore të thellë me 10626 vota, ose 53.75%.
Në vend të dytë renditet Partia Socialiste me 7727 vota ose ndryshe 39.08 %. Ndiqet nga PSD me 384 vota.
