LIVE UPDATES

PS fiton me 83 mandate, PD vetëm 50! Socialistët kryesojnë dhe në diasporë, kandidatët në 'garë' për Kuvendin

➤Zgjedhjet 2025 u mbyllen me fitoren e Partisë Socialiste. Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama mbajti edhe fjalimin e fitores në sheshin “Skëndërbej”. ➤Rama falenderoi të gjithë shqiptarët që i besuan mandatin e 4-të.➤Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi sot në mesnatë se ka përfunduar procesin e numërimit dhe vlerësimit të votave për votimin brenda territorit të Shqipërisë, në përputhje me afatet e parashikuara në Kodin Zgjedhor. ➤Vetëm 10 kuti kanë mbetur për tu numëruar, nga 5225 në total. ➤Partia Socialiste e Shqipërisë është forca politike fituese me një shumicë të qartë, duke grumbulluar me 733358 vota ose 52.16%, duke siguruar një shumicë të qartë në nivel kombëtar. ➤Partia Demokratike renditet e dyta me 50 mandate, me 34,2%, ose mbi 481840 mijë vota, me 250 mijë vota diferencë nga socialistët. ➤Partia Social Demokrate ruan 3 mandate me 3.4% të votave. ➤Partia Mundësia me 43046 vota ose 3.1% ndërsa Lëvizja Bashkë 20272 vota ose 1.5% ➤Numërimi për votat nga diaspora vijon, ku deri më tani janë numëruar 107420 zarfa nga 194889. ➤PS kryeson me 57668 vota, ndjekur nga PD me 30068. ➤Ndërkohë ka filluar numërimi për kandidatët që do të jenë pjesë e Parlamentit të ri.

26 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

PS fiton 7 mandate në Fier, emrat që do të jenë pjesë e Kuvendit, PD nuk siguroi as mandatin e 5

PS fiton me 83 mandate, PD vetëm 50! Socialistët kryesojnë dhe
Foto ilustruese

FIER- Në qarkun e Fierit janë numëruar 451 nga 587 kuti nga votat prefernciale. Në këtë qark, Partia Socialiste do të marrë 7 deputetëv, përveç 5 prej listës së mbyllur. Ndërsa, Partia Demokratike nuk ka mundur të fitojë mandatin e 5 të listës së mbullur.

Nga radhët e socialistëve jashtë listës fituese ka mbetur deputeti aktual Nusret Avdulla.

Lista e PS- 12 mandate

Belinda Balluku (listë e mbyllur)

Petrit Malaj (listë e mbyllur)

Kiduina Zaka (listë e mbyllur)

Erjo Mile (listë e mbyllur)

Ana Nako (listë e mbyllur)

1 Asfloral Haxhiu    11401

2 Klevis Jahaj          11274

3 Ceno Klosi             7761

4 Elton Korreshi      5816

5 Antoneta Dhima   5281

6 Dhimitër Kruti      3545

7 Maldrita Bardho   3414

Lista e PD- 4 mandate

Gazment Bardhi (listë e mbyllur)

Luan Baçi (listë e mbyllur)

Brunilda Haxhiu (listë e mbyllur)

Saimir Korreshi (listë e mbyllur)

/ZËRI

1 MUAJ ME PARE

PD fitoi qarkun e Shkodrës, futet në parlament Bardh Spahia "përfundon" karriera e Bilalit, mbetet jashtë

PS fiton me 83 mandate, PD vetëm 50! Socialistët kryesojnë dhe
Bardh Spahia

SHKODËR- Qarku i Shkodrës po vijon me numërimin e kandidatëve të listës së hapur, të cilët do të jenë pjesë e Parlamentit të ri. Ky qark u fitua nga Partia Demokratike, e cila mori 5 mandate, 4 Partia Socialiste dhe 2 Partia Socialdemokrate. Ngas lista e hapur, vetëm Partia Demokratike ka futur një deputet, Bardh Spahiën. Spahia ka arritur të sigurojë një total prej 9414 votash duke u bërë kështu pjesë e Parlamentit.

PS në Shkodër nuk ka arritur të sigurojë një vend në Parlament për kandidatët e saj në listën e hapur, duke mbetur jashtë ish-deputetja Edona Bilali si dhe Frrok Gjini.

Lista e PD- 5 mandate

Luçiano Boçi (listë e mbyllur)

Kliti Hoti (listë e mbyllur)

Greta Bardeli (listë e mbyllur)

Ramadan Likaj (listë e mbyllur)

Bardh Spahia 9414 vota

Lista e PS- 4 mandate

Marjana Koçeku (listë e mbyllur)

Onid Bejleri (listë e mbyllur)

Xhenis Çela (listë e mbyllur)

Bujar Rexha (listë e mbyllur)

Lista e PSD- 2 mandate

Tom Doshi (listë e mbyllur)

Sabina Jorgo (listë e mbyllur). /ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Përmbysje rezultati! PS kryesoi në Dibër, kush hyn në Parlament

PS fiton me 83 mandate, PD vetëm 50! Socialistët kryesojnë dhe
Foto ilustruese

DIBËR- Qarku i Dibrës solli surpriza për partitë poltike. Partia Socialiste grumbulloi 3 mandate, ndërsa Partia Demokratike 2. Nga të dhënat zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, PS ka marrë 32146 vota ose 56.19 %, ndërsa PD 21790 vota ose 38.09 %.

Nga PS ish-kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj do të futet në parlament, pasi rezultoi edhe si më i votuari me 12616 vota. Ndërsa, nga PD do të futen vetëm Xhelal Mziu dhe Denisa Vata. Ish-deputeti Xhemal Gjunkshi ka mbetur jashtë Kuverndit, pasi nuk ka marrë votat e mjaftueshme. Ai ka grumbulluar në total 5693 vota./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Kukësi “ndahet” 2-1 në mandate, kthehet në bastion të PD!

PS fiton me 83 mandate, PD vetëm 50! Socialistët kryesojnë dhe
Foto ilustruese

KUKËS- Partia Demokratike ka marrë 2 mandate në qarkun e Kukësit, duke i lënë maxhorancës vetëm një mandat, atë të listës së mbyllur. Në të gjithë qarkun, opozita ka siguruar 20,728 vota, duke çuar kështu në Kuvend, Flamur Hoxhën dhe Shkëlqim Shehun.

Ky i fundit siguroi për vete 7,493 vota nga lista e mbyllur.

Nga maxhoranca, i vetmi që do të përfaqësojë qytetarët e qarkut të Kukësit do të jetë drejtuesi politik, Eduart Shalsi./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Rama mban fjalimin e fitores nga sheshi: Nuk kam fjalë për t'ju falenderuar!

PS fiton me 83 mandate, PD vetëm 50! Socialistët kryesojnë dhe
Edi Rama

TIRANË- Pas një fitoreje të thellë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama falenderoi sot të gjithë ata që e votuan, duke bërë një mbledhje në sheshin Skënderbej. Në mitingun e sotëm të fitores, Rama ishte i shoqëruar nga familja e tij, bashkëshortja e tij Linda, djali i tij Greg, vajza e bashkëshortes Rea, dhe djali i tyre i vogël Zaho. Pjesë me ta ishte edhe vëllai i kreut të qeverisë, Olsi Rama.

Ndërsa falënderoi të gjithë votuesit, bashkëpunëtorët dhe familjen e tij, Rama një mesazh e kishte edhe për prindërit e tij të ndjerë, por edhe për familjen duke i falenderuar për përkrahjen.

Edi Rama: Faleminderit Shqipëri! Kjo fjalë fitoreje kjo ka qenë më e vështira deri më sot. Ndjesë sepse realisht është e pamundur që ta them me gojë gjithçka që ndjej dhe mendoj përballë një arritje të tillë, e cila është historike. Nuk ka fjalë për të falenderuar dhjetra e mijëra gra dhe burra e familjes sonë të madhe politike. Ata u tërhoqin jashtë nga varri dua t'u them të ma bëjnë hallall dhe besoj se po më shohin nga lart së bashku dhe janë krenar për mua dhe për Shqipërinë që ne të gjithë bashkë po ndërtojmë. Jam krenar për Rean dhe për Gregun që vazhdojnë dhe mos të na shkaktojnë asnjë dhimbje koke që jetojnë jetën e tyre dhimbjen e kokës, duke duruar sidomos Rea..."sorry" akuza dhe shpifje. Por faleminderimin më të veçantë e kam për të vetmen opozitë që unë vazhdoj të mos e mund dot, Linda Ramën. Linda është shtylla që i mban në këmbë, 4 këndet e këtij tavani. Faleminderit grua! Falenderoj Zahon që na rri ngjitur si bateri me energji diellore. 

Sa i përket kundërshtarëve, në asnjë moment nuk iu referua akuzave për manipulim të votave, por as nuk i përmendi me emër. Edhe sot iu referua Partisë Demokratike, si "këneta" apo "humnera".

"Mes ngjitjes së vështirë në majë dhe rënies symbyllur në humnerë, Shqipëria zgjodhi ngjitjen. Mes korit tonë për Europën dhe një grumbulli radiosh të vjetra me ca tikitake rreth e rrotull, Shqipëria zgjodhi korin tonë. Koha do ta thotë nëse rezultati i kësaj përballjeje me kundërshtarët tanë të kahershëm dhe të pandreqshëm, është në fakt rezultati i një përballjeje përfundimtare me historinë tonë të mundimshme, në kushtet kur na ra neve, shansi t’ia ndryshojmë përgjithmonë rrjedhën historisë. Të tjerët u munduan të na rendnin pas, me sharje lebetitëse e premtime ulëritëse, por dora-dorës mbetën mbrapa, derisa mbetën shumë mbrapa."

Por ishte një mesazh për partitë e reja që kanë marrë mandat dhe do të bëhen pjesë e Kuvendit. Rama i përgëzoi dhe tha se uron që të jenë alternativa në këtë parlament të ri që pritet të marrë formë në shtator.

“Edhe pse rezultati përfundimtar nuk ka dalë akoma e mbase s’do të mbetet krejt i njëjti, unë dua t’i përgëzoj udhëheqësit e partive të vogla opozitare, të cilët bënë betejat e tyre jo të lehta dhe i mbijetuan presionit jo të vogël të ajrit mes forcave kryesore. Uroj që të mos ecin më tej në gjurmët e opozitës së vjetër e të falimentuar totalisht, po të gjejnë mënyrat e durimin për t’u rritur si alternativa e jo si volume zanore në mexhelisin tonë politik,”-shtoi Rama.

Fjala e Kryetarit të PSSH Edi Rama pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit

Ja ku u rikthyem këtu, 33 ditë nga dita kur u nisëm, fillimisht me gratë e vajzat komando të Partisë Socialiste në të 12 qarqet, e pastaj të gjithë, prej këtij sheshi të Skënderbeut, për të mbledhur çfarë mbollëm, me shumë punë e plot mund, për katër vite me radhë, në zemrat e në mendjet e shqiptarëve. Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe në 11 maj, ata vendosën të na besojnë ne Partisë Socialiste mandatin e katërt. Dhe na besuan më shumë se asnjëherë më parë, për një sfidë më të madhe se asnjëherë më parë, sepse në katër vjet, ne mbollëm ende më shumë besim tek Shqipëria, prandaj mblodhëm ende më shumë besim nga shqiptarët. Ne mbollëm ende më shumë shpresë për Shqipërinë, prandaj mblodhëm ende më shumë shpresë nga shqiptarët. Ne mbollëm krenari ende më të madhe për Shqipërinë Europiane, që po ndërtojmë gur pas guri, prandaj  mblodhëm votat e një mbështetjeje referendare, për Shqipërinë që do të anëtarësojmë në Bashkimin Europian, vit pas viti.  Këto zgjedhje përballën Shqipërinë që di çfarë do e di çfarë bën dhe punon e nuk ndalet, duke u ngjitur lart e më lart, me Shqipërinë që di vetëm kë nuk do, e s’di çfarë flet dhe shan e mallkon papushim, duke u ulur poshtë e më poshtë. Shqiptarët zgjodhën mes një Shqipërie gjithnjë e më të mirë, të udhëhequr me krenari e të qeverisur me vendosmëri, në rrugën e mundimshme të fatit tonë europian dhe një Shqipërie të përgojuar, si vend gjithnjë e më i keq i tërë të zezave, me sy të nxirrë nga grushtat e urrejtjes politike dhe trupin e tërhequr zvarrë nga gjuhët e palodhura të asaj urrejtjeje. Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës së një kapeleje fake, Shqipëria zgjodhi yjet. Mes ngjitjes së vështirë në majë dhe rënies symbyllur në humnerë, Shqipëria zgjodhi ngjitjen. Mes korit tonë për Europën dhe një grumbulli radiosh të vjetra me ca tikitake rreth e rrotull, Shqipëria zgjodhi korin tonë. Në kujtesën time kjo fjalë fitoreje, ka qenë më e vështira deri më  më sot, për t’u bërë një fjalë që e thotë dot atë çka është për mua kjo fitore. Dhe ndjesë, sepse realisht më është e pamundur të arrij ta them me gojë, gjithçka ndjej dhe mendoj prej orësh të gjata, ditësh e netësh pa gjumë, përballë një arritjeje të tillë, e cila është historike, jo thjeshtë për përmasën e fitores së Partisë Socialiste, po mbi të gjitha për momentin historik, kur kjo fitore mori jetë për Shqipërinë. Nuk ka fjalë të mjaftueshme për t’i falenderuar dhjetëra e dhjetëra mijëra gratë e burrat, vajzat e djemtë e familjes sonë të madhe politike, që katër vjet me radhë, e shtruan me përpjekje, durim e disiplinë, në çdo territor të Shqipërisë, e së fundmi, për nëntë muaj pa pushim, edhe në çdo drejtim jashtë kufijve tanë ku jetojnë shqiptarët, rrugën e kësaj fitoreje të paharrueshme. Faleminderit! Aq herë faleminderit, saç janë anëtarë dhe anëtare të familjes sonë politike që bëri si duhet pjesën e vet për këtë fitore. Aq herë faleminderit sa çdo mbështetës i Partisë sonë Socialiste, që dha votën e vet për këtë fitore dhe sa çdo zgjedhës që këtë herë erdhi me votën e tij drejt nesh, edhe pse mund të mos jetë tradicionalisht me ne. Një falenderim krejt të veçantë, dua ta bëj për shqiptarët e Greqisë, Italisë, Europës, Amerikës e kudo tjetër, ku qoftë edhe një shqiptar i vetëm u regjistrua si zgjedhës. Ka qenë një ushtrim i parë historik për nga fakti i herës së parë dhe fantastik për nga numri i pjesëmarrësve në raport me atë të të regjistruarve, një ndër më të lartët në votimet e diasporës që kemi parë nëpër Europë. Shumë faleminderit! Nga zemra një përqafim të gjithëve nga Sheshi i Gjergj Kastriotit! Edhe pse numërimi vazhdon, është e qartë që shumica jashtë kufijve, mendon njësoj si shumica brenda kufijve, për Shqipërinë që ecën në drejtimin e duhur dhe Shqipërinë 2030 në BE me ne të gjithë së bashku me mua e me Partinë Socialiste. Kjo do të thotë shumë për mua, ne të gjithë, e nuk e di se si mund ta them akoma, se s’di vërtetë se si t’i falenderoj të gjithë sa dhe si duhet. Faleminderit, faleminderit, faleminderit! Aq herë faleminderit të gjithëve sa ç’ka shqiptarë e shqiptare nën këtë qiell, nga ata që ngrihen të parët fare, pa u gdhirë për të punuar tokën dhe deri tek ata që nuk venë gjumë në sy derisa gdhihet, për ta mbrojtur këtë tokë, sepse në radhë të parë falë tyre, shumica dërrmuese e shqiptarëve votoi për një Shqipëri që ata e dinë më mirë se kushdo bëhet gjithnjë e më mirë. Edhe këtë herë, njësoj si herën e shkuar, ime më Aneta, nuk më ndoqi si hije dashurie pa kushte, në atë pozicionin e saj legjendar para televizorit si në një llogore lufte, deri ditën që iku të ribashkohet me tim atë. Por duke qenë se edhe këtë herë, që të dy, u tërhoqën jashtë nga varri në fushatën e mosozotshme të të mosozotshmëve, dua t’u them të ma bëjnë hallall dhe besoj se po na shohin nga lart së bashku dhe janë krenarë për mua dhe janë krenarë për Shqipërinë që të gjithë bashkë ne po ndërtojmë. Ndërkohë që unë jam sot përsëri shumë krenar, për Rean dhe për Gregun, që vazhdojnë të mos na shkaktojnë asnjë dhimbje koke, e që e jetojnë jetën e tyre larg dritave të skenës, larg zyrave të shtetit, larg çdo marëdhënieje në konflikt interesi, duke duruar, sidomos Rea, agresione të rënda verbale shpifjesh nga më të neveritshmet. Ju falenderoj nga zemra të dyve dhe si gjithnjë, uroj t’ju bëj krenarë me punën time sot dhe ishallah me me gjurmën e time nesër. Por falënderimin më të veçantë e kam për të vetmen opozitë që unë vazhdoj të mos arrij ta mund dot - po shyqyr më pranon në qeverinë e unitetit - Linda Ramën, mamanë e paepur të Zahos, nënën kryelartë të Reas dhe shoqen besnike të Gregut. Linda është është shtylla që mban katër këndet e tavanit tonë. Shumë faleminderit grua dhe besoj se mund të flas edhe në emrin tënd, duke falenderuar edhe Zahon, të cilin e kemi ngjitur si bateri me energji diellore. Kjo fitore me notën 10, të cilën e kisha parandjerë dhe paralajmëruar prej shumë kohësh, mund të jetë pabesueshme për ata që as e kanë kuptuar, që Shqipëria sot është një Shqipëri krejt tjetër nga ajo dje, dhe as nuk duan ta kuptojnë që ky popull s’ka për ta ndryshuar kurrësesi qeverinë që ka, pa ndryshuar më parë opozitën që s’do. Po kjo fitore nuk është hiç e pabesueshme as për mua, që e kam kërkuar përditë këtë fitore, qysh katër vjet më parë, në momentin kur sapo zbrita nga podiumi i vendosur këtu, në mbrëmjen e fitores së mëparshme, dhe nuk është hiç e pabesueshme as për të gjithë ata, duke nisur nga shumë këtu, duke filluar nga drejtuesit politikë të qarqeve, që bashkë me mua punuan fort katër vjet me radhë, për ta sjellë në shtëpinë tonë rezultatin historik të 11 majit. Koha do ta thotë nëse rezultati i kësaj përballjeje me kundërshtarët tanë të kahershëm dhe të pandreqshëm, është në fakt rezultati i një përballjeje përfundimtare me historinë tonë të mundimshme, në kushtet kur na ra neve, shansi t’ia ndryshojmë përgjithmonë rrjedhën historisë. Gjithësesi, në kryqëzimin mes një palë zgjedhjesh politike, për partinë që do të qeverisë katër vjetët e ardhshme dhe një mundësie historike, që Shqipëria 2030 të bëhet zonjë anëtare e familjes së bashkuar europiane, ne u bëmë partia që e mishëroi fuqishëm mundësinë historike, në sytë e shqiptarëve që e duan zonjën Shqipëri në sofrën e BE-së dhe veten e tyre qytetarë të barabartë të BE. Të tjerët u munduan të na rendnin pas, me sharje lebetitëse e premtime ulëritëse, por dora-dorës mbetën mbrapa, derisa mbetën shumë mbrapa.

Megjithatë, edhe pse rezultati përfundimtar nuk ka dalë akoma e mbase s’do të mbetet krejt i njëjti, unë dua t’i përgëzoj udhëheqësit e partive të vogla opozitare, të cilët bënë betejat e tyre jo të lehta dhe i mbijetuan presionit jo të vogël të ajrit mes forcave kryesore. Uroj që të mos ecin më tej në gjurmët e opozitës së vjetër e të falimentuar totalisht, po të gjejnë mënyrat e durimin për t’u rritur si alternativa e jo si volume zanore në mexhelisin tonë politik. Mandati që ne po mbyllim ishte deri tani mandati më i fortë qeverisës i një partie politike, qysh prej vitit 1992, ndërsa ky që sapo na kanë dhënë shqiptarët, do të jetë një mandat politikisht po aq i fortë, sa ai i atij viti kthese në historinë politike të Shqipërisë, pikërisht në 1992. Dhe ne do të bëjmë të pamundurën, që ta bëjmë një mandat po aq domethënës edhe historikisht, duke i mbyllur brenda vitit 2027 negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe duke e vendosur karrigen e Shqipërisë, në tryezën e madhe të familjes europiane, në vitin 2030. Koha e deshi, që në këtë shesh të Skënderbeut, kërthizë e Europës së Ballkanit dhe xhevahir i kryeqytetit tonë europian, ne t’ua kërkojmë shqiptarëve të na e besojnë neve, administrimin e shansit historik të bashkimit me Europën dhe ndarjes pa kthim njëherë e përgjithmonë me Azinë, të cilin fati e solli pikërisht në këtë kohë në duart e Shqipërisë. Dhe shqiptarët na e plotësuan kërkesën me një mbështetje po aq kuptimplotë sa sfida e madhe që na risolli në këtë shesh sot, si bartës të mandatit më të rëndësishëm e më sfidues të Partisë Socialiste, qyshse të paktën unë jam në krye të saj; një mandat i fuqishëm sa s’ka, ama për të fituar një bast historik sa s’ka, me Europën për Shqipërinë dhe me Shqipërinë për Europën. Ky është një mandat për t’u bërë një me fatin europian që kalorësi mbi kokat tona, profeti ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, na e përcaktoi si fatin tonë të patjetërsueshëm, e që pas tij breza të tërë shqiptarësh e bartën, duke e fshehur e nxjerrë përsëri, mbuluar e rizbuluar përsëri, duke mohuar me gojë, duke e ripohuar me akte, në kalvarin e tyre disashekullor për mbijetesë, derisa rilindasit tanë, heronjtë e pavarësisë dhe luftëtarët e mendimit patriotik shqiptar, na e lanë të shkruar me alfabetin shqip e të stampuar në flamurin e kuq me shkabën dykrenare, përmes një odiseje të pafundme kapërcimi kohërash shtypëse e mjegullash verbuese, që për ne dielli lind andej nga perëndon dhe askund tjetër.

Ky është një mandat për ta bartur me shpirt ndër dhëmbë gurin e pavarësisë së drejtësisë e të barazisë para ligjit, derisa të mos e luajë më topi nga themelet e ngrehinës europiane të shtetit shqiptar, ku fantazmat e pandëshkueshmërisë nuk mund të gjejnë më kurrë vend. Ky është një mandat që shqiptarët na e besuan pikërisht neve, në një kohë kur gjëmimet e kanosjet e luftës dhe rrëmuja e re gjeopolitike paralajmërojnë kohë me sfida të mëdha përpara, sepse   shqiptarët e dinë se vetëm ne dhe askush tjetër mund ta udhëheqim Shqipërinë në një kohë të tillë pa humbur busullën dhe pa humbur ritmin. Ky është një mandat për një sfidë historike, e cila na imponon të bëjmë çmosin për të qenë sa më të bashkuar e sa më të vetëdijshëm për fatin që na ka ardhur në dorë – por nuk na ka ardhur përgjithmonë –  prandaj na takon ne për t’i dhënë fund historisë së një populli të dorës së dytë, të nëpërkëmbur e të përjashtuar nga fati i vet, dhe për t’u dorëzuar fëmijëve tanë, një vend brenda kufijve të Bashkimit Europian, ku askush më, kurrë, të mos e shohë shqiptarin si të huaj, e ku shqiptarët të jenë zot të barabartë shtëpie. Ky është një mandat për një Shqipëri të re, me një pozicion e fuqi të re, për të cilën ne do ta rrisim prodhimin e përgjithshëm kombëtar nga 25 miliardë euro që është sot në 35 miliardë euro; do t’i rrisim të ardhurat për frymë nga afro 10.400 euro që janë sot në të paktën 15.000 euro; do ta rrisim pagën mesatare në sektorin publik nga 1000 euro që e kemi sot në të paktën 1200 euro; do ta rrisim pagën e përgjithshme mesatare, nga  830 euro që është sot në mbi 1000 euro… Ky është një mandat ku do të jemi edhe më pranë pensionistëve, me synimin që ta ngremë pensionin minimal në 200 euro, ndërkohë që pagën minimale do ta ngremë nga janari 2026 në 500 euro dhe në Shqipërinë 2030 ta kemi të paktën 650 euro. Ky është një mandat për Shqipërinë Turistike me investime shembullore të nivelit më të lartë nga Veriu në Jug dhe me Tiranën si platformë e një koleksioni spektakolar të arkitekturës; Ky është një mandat për Shqipërinë me një industri të rilindur ushtarake dhe një industri të zhvilluar agroushqimore; Ky është një mandat për Shqipërinë me një nivel ende më të lartë sigurie dhe rrugë kombëtare, qytete të mëdha e shkolla të mbuluara me kamera inteligjente për sigurinë e të gjithë fëmijëve tanë në radhë të parë. Ky është një mandat për Shqipërinë me një qendër shëndetësore rajonale ekselence në kompleksin e QSUT dhe me një spital të gjeneratës së fundit në zonën e Durrësit; Ky është një mandat për Shqipërinë me një universitet europian mjekësie dhe me një nivel të ri mbrojtjeje të mjedisit e administrimi të mbetjeve; Ky është një mandat për Shqipërinë me shërbime ende më moderne digjitale për qytetarët, me një arsim ende më të zhvilluar digjital, me parqe të zhvilluara digjitale e me një ekosistem shumë më të zhvilluar digjital; Ky është një mandat për Shqipërinë me Korridorin Blu dhe Korridorin e Tetë që do të hyjnë në operim - me Portin e Madh Tregtar të Durrësit që do të hyjë në operim – me portet turistike në operim – me të katër aeroportet në operim e me hekurudhat kryesore në kantier…

Ky është një mandat me besim të lartë, për një besim të lartë tek Shqipëria, mu ashtu siç e pa Naimi kur u ngazëllye e këndoi:

“Jak' e vërtetë! Pse rri e qetë?

Për Shqipërinë Ditët e mira Paskëtaj vinë.

Shkoj errësira, Lum kush të rronjë, T'a shohë zonjë!”

Motra dhe vëllezër, 

Shokë, shoqe,

Eshtë e disata herë gjatë këtyre javëve që do të përsëris se unë nuk besoj tek rastësitë, sepse s’ka se si të jetë kaq e mrekullueshme rastësia, kur pasi populli - duke iu përgjigjur fuqishëm thirrjes sonë nga ky shesh e pastaj në të tëra sheshet dhe rrugët e Shqipërisë - i ka transformuar zgjedhjet politike, në një referendum për bashkimin sa më parë të Shqipërisë me Europën, Europa mbarë, do vijë e do zbresë në këtë shesh, me tërë udhëheqësit e saj, ndër të cilët kryeministri i Britanisë së Madhe, vjen i pari për ta nisur qëndrimin e tij në Tiranë me një vizitë bilaterale, e para në histori e një shefi të qeverisë britanike, ndërsa Presidenti i Francës largohet i fundit pasi do të qëndrojë pas Samitit për vizitën e tij të dytë bilaterale në Tiranë. Shqipëria e tre ditëve që vijnë do të jetë në kuptimin e vërtetë të fjalës, qendra e Europës dhe paskëtaj do ta nisë javën e re me një imazh edhe më të mirë, edhe më të fortë, edhe më krenar, si Europa e Ballkanit që do të jetë lajtmotivi, do të jetë inspirimi, do të jetë burimi i të ghjithë energjive dhe patjetër forca e këmbënguljes sonë për katër vite të tjera me radhë. Kini besim tek Shqipëria sepse Shqipëria ka besim tek ne dhe mbi të gjitha besojeni më shumë se asnjëherë tjetër se më e mira për Shqipërinë dhe shqiptarët është e gjitha përpara, por jo aq përpara sa të mos e arrijmë, por është aq përpara sa ne të gjithë së bashku do ta arrijmë. Shumë faleminderit dhe njëherë tjetër, shumë mirënjohje, përulësisht respekt për të gjithë ju dhe për të gjithë ata, që me votën e tyre na dhanë një energji të jashtëzakonshme dhe po e mbyll duke i siguruar të gjithë se asnjë vat nga kjo energji, nuk do ta lëmë pa e shkrirë për tua kthyer mbrapsh atyre dhe Shqipërisë./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Votat e Greqisë/ PD kërkon shfuqizimin e vendimit të KAS: Të pezullohet vendimi i KQZ

PS fiton me 83 mandate, PD vetëm 50! Socialistët kryesojnë dhe
Pamje nga seanca

TIRANË- Komisoni i Ankesave shpalli të paligjshëm vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi për votat e diasporës nga Greqia, duke pranuar kërkesën e PS për të nisur numërimi i tyre. Me këtë vendim, KAS rrëzoi edhe pretendimin e Partisë Demokratike se ka parregullsi në numërim, duke ndaluar kështu këtë proces. Menjëherë pas këtij vendimi, PD ka depozituar një tjetër kërkesë në Kolegjin Zgjedhor për të bllokuar numërimin e votës në Greqi.

PS fiton me 83 mandate, PD vetëm 50! Socialistët kryesojnë dhe
Kërkesa

Kërkesa është depozituar nga avokati i kësaj force politike, Marash Logu. PD kërkon që të mbetet në fuqi vendimi i mëparshëm i Celibashit./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

SHPJEGIMI- Çfarë është "treni bullgar", metoda me të cilën PD akuzon maxhorancën se ka vjedhur zgjedhjet

PS fiton me 83 mandate, PD vetëm 50! Socialistët kryesojnë dhe
Foto ilustruese

TIRANË- Që nga e hëna deri më sot, në Shqipëri nga Partia Demokratike po dëgjohet të përmendet çdo ditë e më shumë termi “treni bullgar”. Opozita nxjerr pamje nga fletët e votimit duke pretenduar se zgjedhjet parlamentare të 11 majit janë të manipuluara nga maxhoranca, duke përdorur pikërisht këtë metodë. ZËRI do të bëjë një shpjegim të metodës!

Çfarë është treni bullgar?

“Treni bullgar” është një metodë për manipulimin e zgjedhjeve, pra për të ndikuar në procesin zgjedhor duke blerë vota, duke i dhënë votuesit një fletë votimi të parapërgatitur para se të hyjë në qendrën e votimit, dhe votuesi më pas nxjerr fletën e zbrazët të votimit. Numri i dëshiruar shënohet më pas në fletën e zbrazët të votimit, e cila më pas i jepet votuesit tjetër. Kështu, një nga një "treni bullgar" vazhdon të lëvizë gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve, duke mbushur kutitë. Kjo metodë manipulimi zgjedhjesh u quajt “treni bullgar” nga mediat në Sarajevë përpara zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnjë dhe Hercegovinë në tetor 2010. Atë vit, duke përdorur këtë metodë, u blenë rreth 200,000 vota.

Për sqarim, i gjithë ky "shërbim" kryhet me pagesë.

Nuk është e qartë pse saktësisht kjo teknikë e blerjes së votave e përshkruar në shtypin boshnjak është quajtur "treni bullgar", por lidhja e përgjithshme e blerjes së votave me Bullgarinë është e lehtë për t'u shpjeguar, pasi zgjedhjet e BE-së dhe ato kombëtare të Bullgarisë në vitin 2009 u shoqëruan me akuza për blerje votash.

Sipas vlerësimit që kanë bërë analistët e huaj, votuesit bullgarë që janë të gatshëm të shesin votën e tyre janë kryesisht nga komuniteti rom (pra shtresat e varfra të shoqërisë që janë të gatshëm të marrin para për të shitur vullnetin e tyre); por që po sipas analistëve, në Bullgari kjo shtresë kap rreth 200 000-350 000 persona që përkthehen në vota të shitura dhe të manipuluara.

Përdorimi i termit "treni bullgar" shkaktoi polemika në Bullgari, ku konsiderohet fyes por  e njëjta teknikë e manipulimit të votave njihet si "vargu indian" (mbiemri "indian" në këtë term i referohet amerikanëve vendas). Në një punim kërkimor mbi manipulimin e votave në zgjedhjet bullgare të botuar në vitin 2010, politologu bullgar Georgi Manolov shmang përdorimin e emrave të lidhur me vende ose etni specifike. Ai i referohet teknikave mashtruese si 'tregti votash' dhe procesit të përsëritur të manipulimit të votave thjesht si 'treni'.

Një teknikë tjetër për të manipuluar votën në Bosnjë dhe Hercegovinë është përdorimi i "unazave me stilolapsa". Në këto raste, anëtarët e komisionit zgjedhor, shtojnë një kryq tjetër në fletën e votimit për ta nxjerrë të pavlefshme. Stilolapsat nuk janë të dukshëm, por kanë formën e një unazë që mund të kamuflohet shumë lehtë për të mos u kapur nga kamera.

Ku u pretendua "treni bullgar"?

Rasti më i fundit ishte dje! Partia Demokratike nxorri video të disa fletëve të votimit, që sipas tyre mbanin ngjyra të ndryshme, duke pretenduar se ishte një shenjë që në zgjedhje ishte përdorur kjo metodë manipulimi. Por prova të tjera nuk ka pasur dhe opozita është mjaftuar me një video për të mbajtur në "këmbë" këtë pretendim. Po ashtu, pretendon se votuesëve u është ushtruar presion nga bandat kriminale për të votuar maxhorancën, por edhe për këtë pretendim nuk kanë publikuar fakte konkrete./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Lapaj sinjalizon se nuk do ta djegë mandatin, paralajmëron "partitë e mëdha": Do u bëj të mallkoni veten

PS fiton me 83 mandate, PD vetëm 50! Socialistët kryesojnë dhe
Adriatik Lapaj

TIRANË- Koalicioni "Nisma Shqipëria Bëhet" në rang kombëtar është subjekti i tretë më i votuar, por ka marrë vetëm një mandat deputeti në Kuvendin e Shqipërisë. Por edhe pse më parë kishte lajmëruar se mandatin nuk do ta mbante vetë, kreu i këtij koalicioni, Adriatik Lapaj duket se ka ndryshua qëndrim. Madje ka edhe një paralajmërim për krerët e partive "të vjetra". Mesazhin e tij të parë ua ka bërë me dije në rrjetet e tij sociale, duke paralajmëruar "luftë" në Kuvend. 

“Nuk është 1 mandat jo, është mandati më i votuar i historisë së tranzicionit shqiptar që nxjerr lakuriq sistemin elektoral shqiptar. Ai mandat do u fanepset aq shumë sa si grenxa në poturre do u bëj të mallkoni veten,” – shkruan Lapaj.

Nga zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 11 maj, koalicioni "Nisma Shqipëria Bëhet", arriti që të grumbullonte 57,990 vota, këto pa llogaritur ato të Diasporës, të cilat nuk janë numëruar të gjitha./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Humbi zgjedhjet! Berisha-drejtuesëve politikë në seli: Dokumentoni blerjen e votës! Demokratët përplasen me gazetarët: Ne jemi viktima

 

1 MUAJ ME PARE

Kryeministri Edi Rama fiton mandatin e katërt!

PS fiton me 83 mandate, PD vetëm 50! Socialistët kryesojnë dhe
Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Zgjedhjet e 11 majit janë mbyllur me fitoren e Partisë Socialiste dhe për rrjedhojë, kryeministri Edi Rama gëzon një mandat të katërt. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi sot në mesnatë se e ka përfunduar procesin e numërimit dhe vlerësimit të votave për votimin brenda territorit të Shqipërisë, në përputhje me afatet e parashikuara në Kodin Zgjedhor dhe sipas rezultateve, Partia Socialiste e Shqipërisë është forca politike fituese me një shumicë të qartë, duke grumbulluar 83 mandate me 733149 vota ose 52.16%, duke siguruar një shumicë të qartë në nivel kombëtar.

Partia Demokratike renditet e dyta me 50 mandate, me 34,2%, ose mbi 480 mijë vota. Diferenca mes tyre është 250 mijë vota. Partia Social Demokrate ruan 3 mandate me 3.4% të votave. Deri më tani, Partia Mundësia ka marrë 45,803 vota ose 3.1%, ndërsa Lëvizja Bashkë 22,331 vota ose 1.5%. Numërimi për votat nga diaspora vijon ende dhe rezultati i tyre mund të ndikojë në shifra. Deri më tani janë numëruar 79.409 zarfe nga 194.889. PS kryeson me 42.492 vota, ndjekur nga PD me 22.481. Gjithashtu, ka filluar numërimi për kandidatët që do të jenë pjesë e Parlamentit të ri.

1 MUAJ ME PARE

Garë deri në votën e fundit! Betejë e ashpër mes Alimehmetit dhe Tabakut për një vend në Kuvend

PS fiton me 83 mandate, PD vetëm 50! Socialistët kryesojnë dhe
Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti

TIRANË- Gara mes kundërshtarëve është e fortë, por më e fortë është lufta mes llojit! I tillë është rasti i dy kandidatëve të Partisë Demokratike në listën e hapur të qarkut të Tiranës. Mjeku Ilir Alimehmeti dhe deputetja Jorida Tabaku janë në një betejë të "ashpër" (vetëm me vota) për të zënë një vend në Kuvendin e Shqipërisë. Herë dikush del i pari, herë tjetri. Por votat ende po numërohen.

Tani, janë numëruar 466/1282, kuti të votave preferenciale për qarkun e Tiranës. Nga të gjitha votat e numëruara, Tabaku ka marrë 6428 vota, ndërsa mjeku Alimehmeti ka siguruar 6357 të tilla.

PS fiton me 83 mandate, PD vetëm 50! Socialistët kryesojnë dhe

Por gjithashtu duhet që të theksohet se ende nuk ka nisur numërimi i votave të Diasporës për kandidatët në listët e hapur. Në këto kushte, duket se gara është e hapur deri në fund! Por vetëm njëri do të jetë deputet për legjislaturën e re të shtatorit./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve, Berisha niset për në Bruksel, kthehet brenda ditës për protestë

PS fiton me 83 mandate, PD vetëm 50! Socialistët kryesojnë dhe
Sali Berisha

TIRANË- Nesër, liderët e vendeve të Bashkimit Europian do të vijnë në Shqipëri, ndërkohë që kryedemokrati Sali Berisha do të udhëtojë të enjten drejt Brukselit. Takimi do të zhvillohet në Bruksel, një ditë para protestës së paralajmëruar për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.

Kryetari i Partisë Demokratike do të marrë zyrtarisht pjesë në samitin e IDU - Bashkimit Demokratik Ndërkombëtar - një organizatë e partive të djathta dhe të qendrës së djathtë nga e gjithë bota. Por ende nuk ka detaje lidhur me axhendën e kreut të PD-së. Me gjasa, Berisha do të komentojë zgjedhjet parlamentare që u mbajtën të enjten në Shqipëri, të cilat sipas kryedemokratit u vodhën nga Partia Socialiste.

Udhëtimi do të jetë brenda ditës, pasi të premten, Berisha do të jetë në Tiranë për të zhvilluar protestën në orën 17:00.

Të enjtën dhe të premten në Shqipëri do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, që do të mbledhë liderët e të gjithë shteteve të Bashkimit Europian, atë të Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve kandidate për në BE./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Rezultatet/ Braçe: Mirënjohës që më shihni si deputet, s'ka mbaruar, nuk do fal askënd që prek votat

PS fiton me 83 mandate, PD vetëm 50! Socialistët kryesojnë dhe
Erion Braçe

TIRANË-Ndërkohë që procesi i numërimit të votave në Tiranë vijon për kandidatët dhe ende mbeten shumë kuti për t’u hapur, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar në rrjetet sociale, duke bërë thirrje për transparencë në numërim. Braçe thotë se ende nuk ka përfunduar numërimi, ndërsa apelon që të numërohen me korrektësi të gjitha votat deri në fund. Ai iu bën thirrje numëruesve që të mos bëhen pjesë e manipulimeve që mund t’i përballin me ligjin.

REAGIMI:

Faleminderit të gjithëve për urimet. Jam shumë mirënjohës që më shihni si deputet, por asgjë nuk ka mbaruar. Duhet numëruar çdo votë. Siç u numërua çdo votë e partisë, ashtu duhet numëruar çdo votë e çdo kandidati. Jo vetëm që të dal unë fitues apo të kem unë numrin e votave të mia, por që të marrë kuptim vota e popullit. Siç mori kuptim vota e popullit për partinë politike, tani janë vendet e përcaktuara të partive politike në kuvendin e republikës së Shqipërisë, ashtu duhet të marrë kuptim edhe vota e popullit për çdo kandidat. Një lutje kam tani që procesi është në nisje të tij, shkon për numëruesit e votave, do të doja që të numëronit drejt dhe korrektësisht çdo votë. Mos u bëni pjesë e proceseve që në fund të tyre mund t’ju përballin me ligjin. Gjithësecili nga ne ka mundësinë që edhe të kontrollojë online por edhe të marrë videon e çdo kutie votimi të numëruara, të fletëve të votimit të skanuara në kamera. Kështu që është e kotë që çdo përpjekje për t’ia marrë njërit dhe për t’ji dhënë tjetrit është e kotë. Nuk keni pse bëheni pjesë e një procesi që në fund mund të ketë përgjegjësi ligjore për gjithësecilin që bën të tilla marifete. Duke filluar nga Kamza e deri në njësinë nr.5, ku unë jam. Do t’ju lutesha shumë kijeni vath në vesh këtë gjë sepse ka shumë vlerë integriteti i këtij procesi deri në votën e fundit.

1 MUAJ ME PARE

Edmond Spaho humb besimin në Korçë, dorëzon "xhaketën" e deputetit

PS fiton me 83 mandate, PD vetëm 50! Socialistët kryesojnë dhe
Edmond Spaho

KORÇË- Ishte dikur drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Korçës dhe deputet, por tashmë Edmond Spaho nuk do të jetë më pjesë e Kuvendit. Nga 10 mandate, Partia Demokratike ka fituar 4 mandate, tre të listës së sigurtë, dhe një nga ajo e hapur që deri më tani duket se e merr Fidel Kreka.

Edhe pse deputet, Spaho është i 7-i për nga votat në listën e hapur, duke grumbulluar vetëm 2,388.

PS fiton me 83 mandate, PD vetëm 50! Socialistët kryesojnë dhe

Deputeti që prej vitit 1991 e deri më sot, ish-ministër i Turizmit, do i duhet të lërë bosh karrigen e tij. Tashmë, duket se Korça ka zgjedhur që të ketë fytyra të reja si përfaqësues të tyre./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

'Do vij ndryshe në Kuvend'/ Zegjine Çaushi ia atribuuon fitoren Gaz Bardhit: Më dha forcë...

PS fiton me 83 mandate, PD vetëm 50! Socialistët kryesojnë dhe
Zegjine Çaushi

TIRANË- Zegjine Çaushi do të jetë deputete për qarkun e Fierit në legjislaturën e ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë. Në një intervistë të shkurtër që ajo ka dhënë për "TopChannel", Çaushi foli për fushatën që bëri këto zgjedhje parlamentare, ndërkohë që nuk la pa përmendur edhe drejtuesin poltik të PD për Fierin, Gazment Bardhin. Në fjalën e saj, ajo tha se sulmin e nisi Bardhi i pari dhe i dha forcë gjatë fushatës së saj. Por po ashtu, premtoi se në Kuvend, do të vijë me një figurë ndryshe.

"Kam zgjedhur që të përdor rrjetet e mia sociale për t'ju përgjigjur Gazment Bardhit se ka qenë ai i pari që mu drejtua në rrjetet sociale. Dhe më duhej që t'i përgjigjesha. Meritonte atë përgjigje që unë i bëra. Nuk meritonte diçka tjetër serioze. Akuzat që ai ka ngritur ndaj meje nuk janë të vërteta. Unë nuk kam qenë kurrë zyrtare e lartë në Bashkinë e Roskovecit. Ime më thjesht ka bërë një aplikim si të gjithë bizneset e tjera të zonës. Nuk ka ndodhur gjatë kohës kur unë kam qenë në detyrë. Në Kuvendin e Shqipërisë, Zegjineja do të vijë natyrë tjetër. Do të vijë ajo juristja e shkëlqyer që do të bëjë për vendin e vetë dhe rininë e qarkut të Fierit. Por pika kyçe që unë të arrija në këto rezultate ishte Gazment Bardhi. Ai ndoshta e nisi që unë të ulesha në një farë mënyrë, por thjesht më tha forcë dhe këmbëngulje që unë të arrij këto rezultate që kam sot,"-tha në prononcimin e saj Çaushi.

INTERVISTA E PLOTË:

– Pse zgjodhe atë qasje ?

Meriton atë përgjigje që unë i bëra,nuk meritonte diçka tjetër serioze.

-Po akuzat që ai ka ngritur ndaj jush?

Akuza ndaj meje nuk janë absolutisht të vërteta unë nuk kam qenë kurrë zyrtare e lartë në bashkinë e Roskovecit, ime më thjesht ka bërë një aplikim në bashkinë e Roskovecit si gjithë bizneset e tjera të zonës dhe doli përfituese e këtij subgranti por s’ka lidhje absolutisht nuk kanë ndodhur gjatë kohës që unë kam qenë në detyrë.

-Çfarë shkollimi ka bërë Zegjineja?

Jam 26 vjeçe, vij nga një fshati vogël Vloshi në njësinë e Jujanit të bashkisë së Roskovecit,kam studiuar në Fakultetin e Drejtësisë me rezultate të shkëlqyera, kam mbaruar me medalje të artë dhe jam licensuar për avokate.

-Si ju duket ky rezultat ,kishit pritshmëri dhe besoni të ishit deputete në parlament e Shqipërisë?

Nga gjithë ajo fushatë që unë bëra në rrjete sociale mora një mbështetje shumë të madhe të qytetarëve të gjithë qarkut të fierit, më dhanë kurajë që unë ta vazhdoja këtë sfidë me sukses dhe ja ku dola unë sot kryesojë listën e femrave në qarkun e Fierit.

-Si e nise…kur tu propozua të ishe pjesë e listës së Partisë Socialiste për qarkun e fierit?

Në fillimet e nisa me pak ndrojtje dhe nuk besoja që do arrijë këto rezultate që unë kam momentalisht.Pika kyç që unë të arrijë në këto rezultate ishte Gazmend bardhi.Ai ndoshta e nisi që unë të ulesha në një farë mënyre por thjesht më dha forcë dhe këmbëngulje që unë të arrij të rezultate që kanë sot.

-Ke ndjerë ndonjëherë dëshirën për të tërhequr pas sulmeve që mund të kesh marrë qoftë në rrjete sociale komentet që mund të jenë bërë të gjithë ata që janë të pakënaqur me mënyrën sesi ti ke zgjedhur ta bësh fushatën tënde?

Absolutisht jo unë komentet i kam marrë me sportivitetin më të madh, nuk e kam vrarë mendjen fare, e kam vazhduar me forcën dhe këmbënguljen që mua më karakterizon…një vajzë e guximshme që i bëri ballë kësaj fushate në qarkun e fierit.

-Me gjasë do jesh pjesë e parlamentit të paktën nga votat që janë deri më tani,çfarë do të sillte Zegjineja në kuvendin e Shqipërisë, do të vazhdoni me Gazmend Bardhin?

Jo në Kuvendin Shqipërisë Zegjineja do vij një natyrë krejt tjetër,do vij ajo juristja e shkëlqyer që do të bëj për vendin e vet edhe për të rinjtë e bashkisë Roskovecit dhe gjithë qarkut Fierit.

-Ke pasur përballje me Gazmend Bardhin fizike flas?

Absolutisht jo mendoja që do vinte këtu në procesin e numërimit por me atë rezultat që mori në qarkun e fierit jo më nëpër Kzaz e Fierit nuk është bërë gjallë po as nëpër rrjete sociale nuk e dimë se ku ka humbur./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Sërish tensione/ Ndërpritet numërimi në Tiranë, vëzhguesit përplasen me numëruesit, ndërhyn Policia

PS fiton me 83 mandate, PD vetëm 50! Socialistët kryesojnë dhe
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Në KZAZ nr. 31 në Tiranë, e vendosur në ambientet e shkollës “1 Maji”, policia ka ndërhyrë për të larguar nga salla të gjithë vëzhguesit, pas një kërkese të kryetarit të kësaj KZAZ-je. Ky i fundit raportoi se vëzhguesit po pengonin punën e grupeve të numërimit dhe po ushtronin presion mbi procesin.

Vëzhguesit, nga ana tjetër, kanë ngritur shqetësime serioze për mënyrën e numërimit. Ata pretendojnë se nuk është bërë ndarja e fletëve të votimit ku është votuar vetëm për partinë, nga ato ku është votuar si për partinë ashtu edhe për kandidatin.

Sipas tyre, fletët ku është votuar vetëm për partinë po i atribuohen një kandidati të caktuar, çka sipas tyre përbën shkelje të procedurës. Aktualisht, procesi i numërimit është pezulluar për të verifikuar këto pretendime./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Të preferuarit e Fierit/ PS me 12 mandate, në listë hyn dhe Zegjineja, PD me 4, asnjë nga lista e hapur

PS fiton me 83 mandate, PD vetëm 50! Socialistët kryesojnë dhe
FOTO ILUSTRUESE

FIER- Në qarkun e Fierit po vijon numërimi i kutive si për votat brenda dhe jashtë vendit. Deri tani Partia Socialiste ruan avantazhin bindës duke siguruar 12 mandate, ndërsa Partia Demokratike arrin të sigurojë vetëm 4 deputetë nga lista e mbyllur, duke mos përfituar asnjë mandat përmes votave preferenciale.

PS fut në Kuvend 5 deputetë nga lista e mbyllur, Belinda Balluku, Petrit Malaj, Kiduina Zaka, Erjo Mile dhe Ana Nako. Ndërkohë, nga votat preferenciale, sigurojnë mandate Klevis Jahaj me 10,843 vota, Asfloral Haxhiu me 10,593 vota, Ceno Klosi me 5,218 vota, Elton Korreshi me 5,497 vota, Antoneta Dhima me 3,655 vota, Zegjine Caushi me 2,732 vota dhe Ilirjan Musko me 2,597 vota.

Deputetët e Partisë Socialiste – 12 mandate

Belinda Balluku (listë e mbyllur)
Petrit Malaj (listë e mbyllur)
Kiduina Zaka (listë e mbyllur)
Erjo Mile (listë e mbyllur)
Ana Nako (listë e mbyllur)
Klevis Jahaj – 10,843 vota
Asfloral Haxhiu – 10,593 vota
Ceno Klosi – 5,218 vota
Elton Korreshi – 5,497 vota
Antoneta Dhima – 3,655 vota
Zegjine Caushi – 2,732 vota
Ilirjan Musko – 2,597 vota

Nga ajo demokratike janë vetëm 4 deputetë nga listat e mbyllura, konkretisht Gazment Bardhi, Luan Baçi, Brunilda Haxhiu dhe Saimir Korreshi.

Deputetët e PD-ASHM– 4 mandate

Gazment Bardhi (listë e mbyllur)
Luan Baçi (listë e mbyllur)
Brunilda Haxhiu (listë e mbyllur)
Saimir Korreshi (listë e mbyllur)

1 MUAJ ME PARE

Kandidatët e Korçës/ PS mban 6 mandate, PD me 4, siguron një nga lista e hapur

PS fiton me 83 mandate, PD vetëm 50! Socialistët kryesojnë dhe
FOTO ILUSTRUESE

KORÇË-Në qarkun e Korçës ka vijuar numërimi për kandidatët e listës së hapur. Partia Socialiste në këtë qark ka arritur që të marrë 6 mandate, ndërsa Partia Demokratike ka marrë 4 mandate. 

PS fut në Kuvend 3 deputetë nga lista e mbyllur, Niko Peleshi, Romina Kuko dhe Genti Lakollari. Ndërkohë, tre mandate të tjera janë siguruar përmes votës preferenciale nga Ilirian Pendavinji me 8222 vota, Bledi Como me 7347 vota dhe Besa Spaho me 5457 vota.

PS 3 mandate nga lista e hapur:

1 Ilirian Pendavinji 3565
2 Bledi Çomo 3347
3 Besa Spaho 2424

Niko Peleshi (listë e mbyllur)
Romina Kuko (listë e mbyllur)
Genti Lakollari (listë e mbyllur)

Nga Partia Demokratike tre prej tyre janë nga lista e mbyllur: Ivi Kaso, Ledina Alolli dhe Bledjon Nallbati. Mandati i katërt i shkon Jorida Mazelliut, e cila siguron 4356 vota preferenciale.

PD 1 mandat nga lista e hapur:

Fidel Kreka 

Ivi Kaso (listë e mbyllur)
Ledina Alolli (listë e mbyllur)
Bledjon Nallbati (listë e mbyllur)

1 MUAJ ME PARE

"Tërmet" në Gjirokastër/ PD nxjerr vetëm Tritan Shehun nga lista e mbyllur, PS me 3 deputetë

PS fiton me 83 mandate, PD vetëm 50! Socialistët kryesojnë dhe
Tërmet Peçi dhe Tritan Shehu

GJIROKASTËR- Në qarkun e Gjirokastrës, Partia Socialiste i ka "rrëmbyer" deputetët demokratëve. PS ka nxjerr dy deputetë nga lista e hapur. Nga lista e sigurtë ka dalë drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun, Mirela Kumbaro dhe "homologu" i saj demokrat, Tritan Shehu. Me këtë të fundit mbyllen të zgjedhurit nga demokratët, ndërsa socialistët çojnë në sallë edhe ish-kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçin me 9468 vota dhe Pirro Dhimën me 6902.

Nr Kandidati Vota-PD

PS fiton me 83 mandate, PD vetëm 50! Socialistët kryesojnë dhe

1 Alma Kore 3569
2 Arben Ristani 2881
3 Mariklent Dervishi 2001
4 Bajram Hysa 1499

Nr Kandidati Vota-PS

PS fiton me 83 mandate, PD vetëm 50! Socialistët kryesojnë dhe
1 Tërmet Peçi 9468 
2 Piro Dhima 6902
3 Anila Dhimitri 3292
4 Shyqyri Hysi 2371

Zgjedhjet 2025 u mbyllën me fitoren e Partisë Socialiste. Partia Socialiste e Shqipërisë është forca politike fituese me një shumicë të qartë, duke grumbulluar me 733149 vota ose 52.16%, duke siguruar një shumicë të qartë në nivel kombëtar. Partia Demokratike renditet e dyta me 50 mandate, me 34,2%, ose mbi 480 mijë vota./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

PD-PS, 2 me 1 në Kukës/ Flamur Hoxha dhe Shkëlqim Shehu në Kuvend, socialistës me Shalsin

PS fiton me 83 mandate, PD vetëm 50! Socialistët kryesojnë dhe
kandidatët

KUKËS-Qarku i Kukësit është ndarë në rezultatin 2 me 1 për Partinë Demokratike. Kandidat nga PD është Flamur Hoxha që është në listë të sigurtë dhe Shkëlqim Shehu nga lista e hapur që ka fituar më shumë vota preferenciale me 7493.

Në qarkun Kukës nga Partia Socialiste është Eduard Shalsi në listë të sigurtë dhe nga lista e hapur nuk merr kandidatë duke qenë se ka vetëm 1 mandat në këtë qark.

Deputetët e PD nga qarku Kukës
Flamur Hoxha (lista e mbyllur)
Shkëlqim Shehu (lista e hapur)

Deputeti i PS nga qarku Kukës
Eduard Shalsi (lista e hapur)./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Gara e fortë në Tiranë/ Gonxhja kryeson, Alimehmeti i pari nga PD, Tabaku e Meta jashtë Kuvendit

PS fiton me 83 mandate, PD vetëm 50! Socialistët kryesojnë dhe
kandidatët

TIRANË-Pasi numërimi i votave brenda vendit ka përfunduar, po vijohet me numërimin e votave të diasporës dhe votat preferenciale të kandidatëve në listën e hapur. Deri më tani në Tiranë janë numëruar 311 nga gjithsej 1,282 qendra votimi.

Fillimisht në Kuvend futen kandidatët e listës mbyllur, sipas radhës që ka përcaktuar partia, dhe lista e hapur, dërgon deputetë në Kuvend nëse partia fiton më shumë karrige se sa emrat që ka në listën e mbyllur. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka siguruar 19 mandate, duke u renditur e para në qark. PS ndiqet nga Partia Demokratike me 13 mandate.

Partia Socialiste:

Blendi Gonxhja kryeson listën me 8,085 vota, i ndjekur nga Ervin Hoxha me 4,317 vota dhe Fatmir Xhafaj me 3,803 vota. Pas tyre renditen Erion Braçe me 3,753 vota, Ornaldo Rakipi me 2,807, Antonela Dedej me 1,976 dhe Anila Denaj me 1,403 vota.

Kandidatët e tjerë:

Klotilda Bushka me 1,143 vota, Etilda Gjonaj 1,130, Xhemal Qefalia 1,051, Julinda Dhame 1,047, Olta Xhaçka 1,035, Mimi Kodheli 1,015, Pandeli Majko 1,003, Blerina Gjylameti 947, Kejsi Elezi 932, Florian Pullazi 881, Ylli Shehu 645, Ermonela Felaj (Valikaj) 619, Toni Gogu 568, Endrit Braimllari 518, Plarent Ndreca 515, Halit Valteri 471, Entela Ramosaçaj 414, Arben Pëllumbi 388, Roy Bashaj 368, Blendi Sulaj 360, Andi Seferi 348, Persida Shkrepa 347, Etjen Xhafaj 269, Edlira Dyrmishaj 258, Sofika Lleshi 239, Glindxhet Madhi 239, Eldian Çepeli 237, Silda Çepe 200, Mirgit Vataj 177 dhe Halil Koloshi me 72 vota.

Nga lista e hapur e Tiranës së Partisë Demokratike futet në Kuvend vetëm kandidati që ka marrë më shumë vota dhe ai deri më tani është mjeku Ilir Alimehmeti me 4287 vota. Votat preferenciale mund të lëvizin, pasi ende po numërohen, por në Tiranë mbesin jashtë Jorida Tabaku, e cila deri më tani rezulton e dyta më e votuar me 4079 vota, jashtë rrezikon të mbetet edhe Ilir Meta me vetëm 1535 vota, i cili garon nga qelia.

Partitë e tjera që kanë siguruar mandate në Tiranë:

Partia Mundësia – 2 mandate
Nisma “Shqipëria Bëhet” – 1 mandat
Lëvizja Bashkë – 1 mandat
Partia Socialdemokrate – 1 mandat

1 MUAJ ME PARE

Shkodra 'blu'/ Bardh Spahia hyn në Kuvend, PSD me 2 vende, futet Tom Doshi, Bilali e PS, jashtë

PS fiton me 83 mandate, PD vetëm 50! Socialistët kryesojnë dhe
Bardh Spahia, Marjana Koceku dhe Tom Doshi

SHKODËR-Partia Demokratike ka fituar zgjedhjet në Shkodër duke siguruar 5 mandate. Në Kuvend do të hyjnë 5 kandidatë, Luciano Boci, Kliti Hoti, Greta Bardeli, Ramadan Likaj dhe Bardh Spahia, i cili është nga lista e hapur dhe nga numërimi i votave preferenciale ka marrë 8278 vota.

Partia Socialiste ka marrë 4 mandate duke futur në Kuvend vetëm listën e mbyllur që përbëhej nga Marjana Koceku, Onid Bejleri, Xhenis Cela dhe Bujar Rexha. Jashtë Kuvendit ka mbetur kandidatja e listës së hapur, Edona Bilali dhe Shkëlqim Sterkaj.

Forcë e tretë është renditur Partia Social Demokrate, duke siguruar dy mandate. Konkretisht deputetë të PSD-së nga ky qark, do të jenë Tom Doshi dhe Sabina Jorgo./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Kandidatët më të votuar/ Njihuni me deputetët e PS, nga PD kryeson ish-prokurori Arian Ndoji

PS fiton me 83 mandate, PD vetëm 50! Socialistët kryesojnë dhe
Klodiana Spahiu, Oerd Bylykbashi dhe Arian Ndoji

DURRËS-Pas përfundimit të procesit të numërimit të votës për partinë, në qarkun e Durrësit ka nisur numërimi për votën që qytetarët kanë dhënë për kandidatin e preferuar. PS ka mundur të marrë 8 mandate ndërsa PD-ASHM 6 mandate. PS 5 kandidatë i ka në listën e mbyllur që janë deputetë dhe garë bëhet mes kandidatëve në listën e hapur për 3 vende në Kuvend.

Deputeti Arkend Balla rezulton deputeti më i votuar i listës së hapur teksa ka marrë deri tani 8271 vota. Gjithashtu fitues janë edhe Ani Dyrmishi me Etleva Budinin e cila përfiton nga kuotat gjinore, ndërkohë që deri tani jashtë është deputeti Alban Xhelili.

Lista e PS
Klodiana Spahiu (listë e mbyllur)
Milva Ekonomi (listë e mbyllur)
Loer Kume (listë e mbyllur)
Skënder Pashaj (listë e mbyllur)
Aurora Mara (listë e mbyllur)
Arkend Balla 8271 vota
Ani Dyrmishi 5264 vota
Etleva Budini 1390 vota

Nga Partia Demokratike, deri tani më i votuari është ish-prokurori i përjashtuar nga Vettingu, Arjan Ndoji i cili ka marrë 3878 vota.

Lista e PD
Oerd Bylykbashi (listë e mbyllur)
Artan Luku (listë e mbyllur)
Manjola Luku (listë e mbyllur)
Gent Strazimiri (listë e mbyllur)
Igli Cara (listë e mbyllur)
Arian Ndoja 3878 vota

1 MUAJ ME PARE

Votat preferenciale/ PS 10 mandate në Elbasan, PD 4, kush janë deputetët që futen në Parlamentin e ri

PS fiton me 83 mandate, PD vetëm 50! Socialistët kryesojnë dhe
FOTO ILUSTRUESE

ELBASAN-Partia Socialiste do të çojë në Kuvend, 10 deputetë nga Elbasani, ku 5 janë nga lista e mbyllur dhe 5 nga ajo e hapur. Nga të dhënat zyrtare të KQZ-së rezulton se janë numëruar 270 nga 508 kuti votimi të votave preferenciale, ku më e votuara deri tani rezulton Sara Mile. Në listën fituese janë edhe Sajmir Hasalla dhe Olsi Komici.

Lista e PS
Arbjan Mazniku (listë e mbyllur)
Bora Muzhaqi (listë e mbyllur)
Ermal Elezi (listë e mbyllur)
Adi Qose (listë e mbyllur)
Evis Kushi (listë e mbyllur)
Sara Mila 9117 vota
Saimir Hasalla 5707 vota
Olsi Komici 4732 vota
Aulona Bylykbashi 4258 vota
Agron Gaxho 2894 vota

Jashtë kanë mbetur deputetët Shkëlqim Bullari, Luan Duzha, Desantila Tahiraj dhe Florenc Spaho.

Nga Partia Demokratike do të jenë në Parlamentine e ri vetëm katër nga pesë deputetët e listës së mbyllur.

Lista e PD
Tomor Alizoti (listë e mbyllur)
Edmond Haxhinasto (listë e mbyllur)
Klodiana Çapja (listë e mbyllur)
Blendi Himçi (listë e mbyllur)

1 MUAJ ME PARE

Vijon numërimi i diasporës! PS thellon rezultatin me 20 mijë vota më shumë se PD, shifrat

PS fiton me 83 mandate, PD vetëm 50! Socialistët kryesojnë dhe
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Teksa procesi brenda vendit është mbyllur, numërimi për votat e diasporës vijon. Partia Socialiste kryeson sërish, ku ka siguruar 42,492 vota në total nga qendrat e numëruara, ndërkohë që PD ka arritur të sigurojë 22,481 vota. Diferenca mes palëve është mbi 20 mijë vota.

Nisma Shqipëria Behet e Adriatik Lapajt ka marrë 6670 vota, ndërkohë që Partia Mundësia 2781 vota. Lëvizja Bashkë me 2067 vota dhe Partia Socialdemokrate me 880 vota.

PS fiton me 83 mandate, PD vetëm 50! Socialistët kryesojnë dhe
TABELA
1 MUAJ ME PARE

PS triumfon/ Rama mban fjalimin e fitores sot në sheshin 'Skënderbej': S’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar

PS fiton me 83 mandate, PD vetëm 50! Socialistët kryesojnë dhe
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka bërë reagimin e parë pas fitores së thellë që shënoi në zgjedhjet e 11 majit. Në një reagim në rrjete sociale kreu i qeverisë ka falenderuar të gjithë shqiptarët, duke njoftuar se do të mbajë fjalimin e fitores në orën 19:00 në sheshin Skënderbej.

Edi Rama: Mirëmëngjes, dhe duke ju rrëfyer se s’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sonte në 7 në Sheshin Skënderbej, ju falenderoj përgjunjësisht për besimin e patregueshëm e ju uroj një ditë të mbarë.

Poll

MOS HUMB