LIVE UPDATES

Pas 9 orësh seancë plenare miratohet me 75 vota pro Buxheti 2025, opozita votoi kundër

➤Kuvendi miratoi sot pas 9 orësh Buxhetin 2025. ➤ Buxheti u miratua me 75 vota pro dhe 24 kundër nga opozita. ➤Gjatë votimit të nen për nen të buxhetit 2025, Kuvendi ka rrëzuar amendamentet e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. ➤Fillimisht u rrëzuan dy amendamentet e propozuara nga kreu i PD-së, Sali Berisha dhe amendamentet e kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhi. ➤Në total ishin 34 amendamentet të propozuara nga deputetët e PS-së, LSI-së dhe PD-së. Por të gjitha kanë marrë kartonin e kuq nga maxhoranca. ➤ Seanca e sotme shënoi edhe rikthimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili pas 11 muajsh ishte pjesë e seancës plenare. Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se 11 muaj më parë u tentua të varrosej demokracia. ➤ Kryeministri Edi Rama nuk ndodhet në seancë parlamentare, pasi ndodhet në Bruksel në pritjen e organizuar nga Presidenti i ri i Këshillit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor. ➤ Megjithatë, në këtë seancë maratonë, debatet vazhdojnë.

11 artikuj për këtë temë.
2 MUAJ ME PARE

Miratohet me 75 vota pro Buxheti 2025, opozita voton kundër

Pas 9 orësh seancë plenare miratohet me 75 vota pro Buxheti 2025,
KUVENDI

TIRANË- Pas 9 orësh seancë plenare, miratohet Buxheti 2025! Buxheti është miratuar me 75 vota pro dhe 24 kundër nga opozita. Pas përfundimit të votimit, kryetarja Kuvendit, Elisa Spiropali njoftoi mbylljen e seancës. Buxheti 2025 ka një vlerë prej 8.2 miliardë euro dhe u miratua nen për nen me 75 vota pro nga Socialistët, të cilët rrëzuan të gjithë amendamentet e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. Fillimisht u rrëzuan dy amendamentet e propozuara nga kreu i PD-së, Sali Berisha dhe amendamentet e kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhi.

Në total ishin 34 amendamentet të propozuara nga deputetët e PS-së, LSI-së dhe PD-së. Por të gjitha kanë marrë kartonin e kuq nga maxhoranca.

Shpenzimet janë ndarë në paga, investime, mbrojtje sociale, rindërtimin, interesa borxhi, fonde rezervë, për pushtetin vendor, ndihma ekonomike, kompensime, bujqësia dhe skema të tjera. Sipas relacionit të projekt buxhetit rreth 1/3 nga shpenzimet do të shkojë për mbrojtjen sociale, sigurimet shoqërore, skemën e pensioneve, për ndihmën ekonomike, pagesa e papunësisë apo kompensimi ish-pronarëve me në total 291.9 miliardë lekë, ose rreth 3 mld euro.

Projekt buxheti u miratua më datë 19 nëntor, ku opozita dhe qytetarët zhvilluan një protestë që zgjati pothuajse një orë jashtë Parlamentit për të kundërshtuar miratimin e projekt buxhetit. Protesta u thërrit nga kreu Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ndërsa, seanca e sotme shënoi edhe rikthimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili pas 11 muajsh ishte pjesë e seancës plenare. Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se 11 muaj më parë u tentua të varrosej demokracia. /ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Votohet buxheti 2025, rrëzohen amendamentet e PD

Pas 9 orësh seancë plenare miratohet me 75 vota pro Buxheti 2025,
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Në seancën e sotme plenare po votohet nen për nen për buxhetin e vitit 2025 me shumën 8.2 mld euro. Deri tani janë rrëzuar me votë kundër amendamentet e Partisë Demokratike. Fillimisht u rrëzuan dy amendamentet e propozuara nga kreu i PD-së, Sali Berisha, amendamentet e kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhi, deputetes demokratike Albana Vokshi, si dhe amendamenti i grupit Alibeaj.

Dy amendamentet e Berishës u rrëzuan me 72 vota kundër. Me 28 vota pro e 65 kundër u rrëzua edhe amendamenti i deputetit të PD, Oerd Bylykbashi për kompensimin e pronave. Po ashtu, me 66 vota kundër kanë rënë amendamentet e demokrates Albana Vokshi për rritjen e fondit për medikamentet. Në parlament u votuan edhe dy amendamentet e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi për bonusin dhe fondin e indeksimit të pensionistëve, të cilat u rrëzuan me 69 vota kundër. Ndërkohë nuk është miratuar as propozimi për rritjen graduale të buxhetit në Ministrinë e Arsimit në masën 1% të PBB-së.

Në total janë 55 amendamentet të propozuara nga deputetët e PS-së, LSI-së dhe PD-së. 

Amendamentet:

Fondi rezervë për qeverinë nga 2.7 mld lekë shkon në 3 miliardë lekë 
Fondi rezervë për zgjedhjet nga 2 mld lekë shkon në 2.5 mld lekë
Shtohet numri i personelit administrativ të këshillit të qarkut nga 10 në jo më shumë se 13.
Totali i shtesave në buxhet prej 2386.3 milionë lekësh do të përballohet nga rritja e të ardhurave në të njëjtën vlerë.
Kuvendi +160 mln lekë
SHISH +50 mln lekë
RTSH +100 mln për diasporën, filmin etj
ATSH +6 mln për ruajtjen 
Qendra Kombëtare e Kinematografisë 1 punonjës dhe +1 mln lekë 
Arkiva +30 mln 
KLSH +10 mln lekë 
INSTAT +6 punonjës +60 mln lekë shpenzime 
Magjistraturë +1 punonjës +6.1 mln lekë 
KLGJ +500 mln leke
ILD +26.7 mln lekë 
SPAK +200 mln lekë 
KPP  +8.8 mln lekë
KPA +4 punonjës dhe 10.6 mln lekë
Komisioneri për mbrojtjen nga Diskriminimi  +1 MLN
Komisioneri i Informimi +8 mln 
AIDSSH  8 mln lekë 
KQZ +139 mln lekë, ku 134 mln lekë shkojnë për ruajtjen e pamjeve filmike, 56 mln lekë për funksionimin institucionit për zgjedhjet, 500 mln lekë shtesë fond për zgjedhje
Gjykata Kushtetuese +5 punonjës +12 mln lekë  
KPK + Komisioneri publik+32 punonjës për gjashtë muaj+48.1 mln lekë për finalizimin e përmbylljen 
Shërbimet qeveritare +100 mln lekë për të reflektuar rritjen e pagave

Amendamentet e PD-së: 
1. Pezullimin e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qendrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të  minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë - Sali Berisha - U rrëzua 
2. Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve - Sali Berisha - U rrëzua
3. Caktimin e minimumit jetik 200 euro (20 mije leke) - Flamur Noka - U rrëzua 
4. Rritja e pensioneve 5-fishimi i fondit te propozuar (nga 1.6 ne 8 miliarde leke) - Gazment Bardhi - U rrëzua 
5. Parashikimi i fondeve për bonusin e vitit 2025 për pensionistët - Gazment Bardhi  - U rrëzua 
6. Rritja e fondeve për ish- pronarët - Oerd Bylykbashi  
7. Tre-fishimi i fondeve për ish të përndjekurit (nga 1.2 miliardë lekë në 4.2 miliardë lekë). - Greta Bardeli
8. Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te arsimit (rritje graduale me 1% cdo vit). - Edmond Spaho-u rrëzua
9. Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te shendetesise (rritje graduale me 1% cdo vit). - Tritan Shehu
10. Pezullimi i pagesave buxhetore per tre PPP-te ne shendetesi (pervec dializes). - Albana Vokshi 
11. Shtimim e fondit prej 1 miliard lekë për qeset tumorale - Albana Vokshi - u rrezua
12. Shtimin e 0.5 miliard lekë për rimbursimin LMC - Albana Vokshi - u rrezua 
13. Rritja me 10% e pagave te gjithe administrates publike (pervec pagave te drejtuesve te larte). - Sorina Koti
14. Rritja me 20% te pagave në shëndetësi. - Sorina Koti
15. Rritja me 20% te pagave të mësuesve dhe pedagogëve. - Ina Zhupa
16. Kërkimi shkencor, fond të dedikuar prej 2 miliardë lekë. - Ina Zhupa 
17. Rritja e fondeve të ilaceve të Onkologjikut (10% të akcizave duhan alkool, jo më pak se 15 mln euro shtesë). - Zheni Gjergji - u rrëzua
18. Rritja me 50% te fondeve për barnat e rimbursueshme (60 mln euro shtesë). - Zheni Gjergji - u rrëzua
19. Rritja e transfertës së pakushtëzuar për bashkitë, nga 1% ne 1.5% te GDP-se (shtese 13 miliarde leke). - Xhelal Mziu 
20. Paketë mbështetëse financiare për prodhuesit vendas 5 miliardë lekë (kompensim nga shfuqizimi i euros). - Jorida Tabaku
21. 120 mln euro subvencione për fermerët, blegtorët dhe agroindustrinë. - Bledion Nallbati
22. Përgjysmimi i shpenzimeve operative të qeverisjes qendrore (pa cenuar shpenzimet jetike, sigurisë dhe vendimet gjyqësore të formës së prerë). - Emilia Koliçi
23. Trefishimi i fondeve për mirëmbajtjen e rrugëve. - Flamur Hoxha 
24. Pagesë për paruket dhe materialet e tjera të nevojshme për zonjat që vuajmë nga sëmundje të kancerit - Nje grup zonjash deputete te PD - u rrezua
25. Shtesë 3 miliard lekë për të përballuar efektet financiare te pensionit te minatorëve - Tritan Shehu
26. Pezullimin e pagesave për të gjitha PPP dhe koncesionit, dhe fondet të shkojnë për ndërtim shkolle, hapjen e nyjeve lidhese me autostradën Thumanë-Kashar, për programe mbështetëse për të rinjtë, për fëmijët, dhe për arsimin profesional - Andia Ulliri
27. Ndalimin e menjëhershëm të pagesave për inceneratorët që nuk ekzistojnë apo janë jashtë funksioni - Luan Baçi
28. Shtimin e 500 milion lekë për të mbuluar kostot direkte që pacientet duhet të përballojnë gjatë trajtimit të tyre shëndetësor dhe mjekësor për logopedi, fizioterapi apo mbështetje psiko-sociale -Eralda Bano
29. Shtimin e 1 miliard lekë për një mbështetje konkrete financiare për studentët me të ardhura familjare të ulta, dhe sidomos të studentëve që vijnë nga familje që të ardhurat i kanë në nivelet e pagës minimale, si dhe për të caktuar dhe paguar vlerën financiare të dietës ushqimore për mësuesit dhe punonjësit psiko-sociale që punojnë në distancë të konsiderueshme nga vendbanimi i tyre - Eralda Bano
30. Dyfishimi i fondit të bonusit të lindjeve për vitin 2025 në vlerën prej 4.5miliardë lekë dhe në vijim ky fond të indeksohet çdo vit në masën sa norma indeksit të çmimeve të konsumit -  Lindita Metaliaj
31. Fondi i kontingjencës prej 5 miliardë lekë do të shpërndahet si kompensim financiar ndaj banorëve pronat e të cilëve janë përmbytur ne vitin 1975 nga  Hec  Fierzës - Isuf Çela dhe Flamur Hoxha 
32. Rritjen me 2.5 miliardë leke të buxhetit 2025 per Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, me qëllim perballimin e kostove te punësimit të 2500 logopedëve për Femijët me Autizëm - Elda Hoti-u rrëzua
33. Financimi nga të ardhurat e privatizimeve të ish të përndjekurve politik - Bujar Leskaj -u rrëzua
34. Shtimi i fondeve për të përndjekurit në masën jo më pak se 0.2 % e PBB - Bujar Leskaj 

Amendamentet e PL-së: 
1- Rritje të mbështetjes për pensionet me 16.2 miliard lekë, ndryshe nga rritja qesharake e Qeverisë e parashikuar me vetëm 1.6 miliard lekë
2-  Rritje me 6 miliard lekë të mbështetjes për barnat e rimbursueshme, si ndihmë konkrete për pensionistët dhe qytetarët në përgjithësi
3- Shtesë 2 miliard lekë për trajtimin me barna dhe aparatura për sëmundjet onkologjike, si përgjigje për dramën që po përjetojnë mijëra të sëmurë dhe familjet e tyre
4-  Shtesë 2 miliard lekë për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor, që po përjetojnë një situatë tepër të rëndë
5- Shtesë 1.5 miliard lekë për Arsimin bazë, si përgjigje ndaj analfabetizmit dramatik funksional, që po rrënon të ardhmen e vendit
6- Shtesë 1.2 miliard lekë për Arsimin e Mesëm
7- Shtesë 1 miliard lekë për Arsimin Universitar
8- Shtesë 0.5 miliard lekë për Zhvillimin e Sportit
9- Shtesë 5.6 miliard lekë për Përkujdesin Social, të papunët dhe personat me aftësi të kufizuar, ndryshe nga përbuzja e Qeverisë, që nuk parashikon asgjë për këtë kategori që përballet me varfëri ekstreme
10- Shtesë 1.5 miliard lekë për subvencione për Bujqësinë dhe fermerët, si përgjigje për dramën që po përjeton fshati dhe fermeri shqiptar
11- Fond 7.9 miliard lekë për mbështetjen e rritjes së pagave që nga fillimi i vitit 2025.

2 MUAJ ME PARE

"Parlamenti një paradë", Berisha: Nuk duan t’ia dinë për pensionet

Pas 9 orësh seancë plenare miratohet me 75 vota pro Buxheti 2025,
Sali Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u rikthye sot në seancë plenare pas 11 muajsh. Në një prononcim për mediat, Berisha u shpreh se Kuvendi është kthyer në një paradë dhe jo në një parlament përfaqësues të qytetarëve.

Sali Berisha: Pra nuk ekzistojnë qytetarët hallet problemet, duket se ja kanë dhënë Elisës butonin. Të zhytur në luksin e tyre. Pra kta janë njerëz që nuk dëgjojn as zërin e Zotit, as të xhamisë as të kishës as të teqes as të një njeriu, janë të verbuar nga luksi. Janë një grup bixhozxhinjsh që lënë shuma përrallore në kazino dhe mejhane dhe nuk duan t’ia dinë për pensionet. Unë shkoj aty në platformë, mezi qëndroj nga aromat, nga gërshetimi i aromave të parfumeve më të kushtueshme. Aty bëhet një paradë luksesh, bizhush, parfumesh sikur je në një sallon mode dhe jo në një parlament përfaqësues të qytetarëve. Nuk mund t’ia dijë Edi Rama kur blen stolinë e oborrit 4 milionë euro. Nuk mund t’ia dinë ministret që ulen në tavolinë me biftekun 1 mijë euro. Nuk mund t’ia dinë qeveritarët që shpenzojnë për qerpikë artificialë 150 mijë euro në javë. Luksi i tepruar është haram në të gjitha besimet.

Në fjalën e tij kreu i PD theksoi se pronat e ushtrisë nuk mund të jepen kurrë për ndërtime, duke theksuar se “do të anulohen të gjitha, pa asnjë diskutim”.

Sali Berisha: Anulim i të gjithave, pa asnjë diskutim dhe i rikthim i ushtrisë. Le të fillojë ndërtimet, ato prishen pa asnjë lloj vështirësie. Janë prona të ushtrisë në planin e përhapjes dhe nuk mund të jepen kurrë. Për të justifikuar veten tha se do të jepen për turizëm. Por kush e bëri Bajramin president? Ato prona e bënë? Sepse firmosi pa pyetur presidentin, që nuk mund të firmosej kurrë. Presidenti në Kushtetutë është kryekomnandati i ushtrisë dhe çdo objekt që ndodhet në planin e përhapjes së FA, Saranda ka qenë, Shëngjini ka qenë, jo në të gjithë madhësinë, Durrësi ka qenë, ky do që të gjitha ti marrë dhe të ndërtojë, Është vetë aksioner. Qëndrimi i PD është kundër dorëzimit të bazave të ushtrisë. Në raport me oligarkët, kjo parti ka qeverisur në 8 vite. Le të thoni një oligark çfarë ka përfituar nga qeveria. Thoni një përfitim të vetëm, absolutisht asnjë.
Unë denoncoj me emra kur i kap në vepra të rënda, por unë po them që do anulohet sepse ata i kanë marrë përmes Edi Ramës. Unë e deklaroj publikisht, çfarë është objekt në planin e përhapjes së ushtrisë do i mbetet ushtrisë.

Gjatë prononcimit për mediat Berisha është pyetur lidhur me deklarata e Gazment Bardhit, i cili në 2021 e akuzonte Berishën se kishte lidhje me Suel Çelën. Berisha i cilësoi këto deklarata si politike. 

Sali Berisha: Deklaratat politike s’kanë asnjë vlerë, janë evidente lidhet me Edi Ramën. E vërteta është se askush nuk e ka denoncuar më shumë se Sali Berisha, Suel Çelën dhe çdo Suel Çelë. Sa i përket lidhjeve me Edi Ramën, ato janë shumë evidente. Provohet dhe del nga të gjitha dokumentet se është marrë me fushatën elektorale të Edi Ramës, e thotë dhe vetë. Është Taulant Balla. Një tjetër që është shpallur anëtar i asaj bande, nuk e di sa është, nuk mund të them, por është shpallur, ai tha se kryetari i vërtetë i bandës është Edi Rama. Dhe ai di, në këtë drejtim, me këto banda ai di, ka informacione.

2 MUAJ ME PARE

Thirret ezani, Berisha ndërpret fjalën: Ata me kasetë i kam inat!

Pas 9 orësh seancë plenare miratohet me 75 vota pro Buxheti 2025,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ndërprerë komunikimin me gazetarët jashtë Kuvedit, pasi u thërrit ezani nga Xhamia e Namasgjasë. Në momentin kur Berisha po fliste me gazetarët jashtë sallës, ndaloi fjalën në respekt të ezanit. Por kishte kritikat e tij.

“Do ta presim, derisa të mbarojë...se këta vendosin edhe kasetën. A nuk është me kasetë? Shumë mirë pra, do ta respektojmë. Se ata që vendosin kasetën s’më pëlqejnë,”- dëgjohet Berisha.

MOMENTI ME VIDEO: 

2 MUAJ ME PARE

Buxheti 2025, Bardhi: Shqiptarët nuk kërkojnë lëmoshë, por atë që ju i keni premtuar

Pas 9 orësh seancë plenare miratohet me 75 vota pro Buxheti 2025,
Gazment Bardhi

Gazment Bardhi: Zonja ministre shqiptarët nuk janë mësuar të kërkojnë lëmosh nga qeveria e tyre. Shqiptarët kërkojnë atë që ju i ken premtuar që para 12 viteve. Sa janë rritur çmimet gjatë këtyre 12 viteve, si jetonin shqiptarët në vitin 2013 dhe si jetojnë këtë vit. Ngrihuni dhe na thoni sa e keni parashikuar bonusin për pensionistët në buxhetin 2025? Pas kalimit të zgjedhjeve parlamentare? Zero.

Përdorni pensionistët për vota, që katër vitet e ardhshme, me votën e tyre të vidhnit ju.

Ndaj për ju është e pakuptueshme vendosja e minimumit jetik. Nëse nuk ju pëlqen propozimi ynë, sillni ju propozim dhe e votojmë. Minimumi jetik duhet të jetë 200 euro. Jetojnë në ekstrem varfëri, nuk ju intereson varfëria e tyre, por luksi juaj personal, mjafton të shikoni si jeni transformuar një pjesë e juaj nga koka tek këmbët. I thoni do shohim sa lekë ngelim nga ata që vjedhim ne, dhe në fund të shohim nëse ka ndonjë lekë për të rritur pensionet. Nuk mund të talleni kështu me shqiptarët. Në vitin e ardhshëm nuk parashikon bonus si këtë vit, Rrini sot me kokën ulur, sepse nuk ju lë Rama të mbani premtimet për pensionistët, sepse e dini që nuk ka lekë sepse i kanë vjedhur këta.

2 MUAJ ME PARE

Buxheti për vitin 2025/ PS rrëzon me 72 vota kundër 2 amendamente të Berishës

Pas 9 orësh seancë plenare miratohet me 75 vota pro Buxheti 2025,
Votimi në Kuvend

TIRANË- Partia Socialiste ka rrëzuar me 72 vota kundër 2 amendamentet e propozuara nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha për projektbuxhetin e vitit 2025. 

Berisha kishte propozuar së pari, pezullimim e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë dhe ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve. 

Buxheti 8.2 mld eurosh do të miratohet nen për nen në Kuvend./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Nisin tensionet në Kuvend, Berisha: Rikthimi im historik do të jetë i treti

Pas 9 orësh seancë plenare miratohet me 75 vota pro Buxheti 2025,
Sali Berisha në Kuvend

TIRANË- Nisin tensionet në sallën e Kuvendit! Pas përfundimit të kohës së kreut të Partisë Demokratike Sali Berishës nisën tensionet mes opozitës dhe mazhorancës. Opozita kërkoi më shumë kohë, ndërsa kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali u shpreh se ka përfunduar koha e tij.

“Zoti Berisha ju nuk impresionoheni, ju dhamë 14 minuta të plota për amendamentet. 14 minuta të plota i konsumoi. Zoti Berisha e konsumuat kohën tuaj. Keni gjë për të shtuar për amendamentet”, tha Spiropali.

Por pas protestës së opozitës, Spiropali i dha 30 sëkonda shtesë Berishës. Kryedemokrati gjatë fjalës së tij tha se rikthimi i tij historik është mandati i tretë.

“Zoti Berisha 30 sekonda, për amendamentet”, tha Spiropali.

“Unë e kuptoj që ju ishit që unë të mos flisja më në këtë sallë, por iu siguroj që rikthimi më i suksesshëm në histori i Sali Berishës, do të jetë rikthimi i tretë. Dhe për këtë jeni të pashpresë. Ju të pashpresë dhe shqiptarët me shpresë të madhe!”, tha Berisha. /ZËRI

2 MUAJ ME PARE

"Unë erdha", Berisha mban fjalën në Kuvend pas afro një viti: E shoh çehren që ju ka rënë

Pas 9 orësh seancë plenare miratohet me 75 vota pro Buxheti 2025,
Sali Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është rikthyer në Parlament pas 11 muajsh mungesë në seancat plenare. Berisha e nisi fjalën e tij duke kërkuar 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Sami Repishtit. Ndër të tjera Berisha nuk kurseu ironitë për mazhorancën, duke folur për rikthimin e tij. 

Sali Berisha: Po mbaheni me shpirt ndër dhëmbë. Unë erdha, ju e dini vetë... E shoh çehren që u ka rënë, por ia bëtë vetes dhe ju qofshi. Të nderuar deputetë, të dashur qytetarë. 11 muaj më parë, me datën 21 dhjetor të vuitit të kaluar, Edi Rama mendoi se realizoi ëndrrën e tij që të mos shihte më në këtë sallë Sali berishën, ëndrrën e tij atërore të një Shqipërie pa opozitë. Në një vendim që zgjati gjithsej 8 minuta, me pasion dhe histeri të madhe, gjysma prej jush atë ditë tentuan të varrosin demokracinë, pluralizmin në Shqipëri. Votuat duke më mohuar të drejtën e fjalës, sepse fjala ime tmerronte narkodiktatorin dhe shumë prej jush. Votuat duke mbushur parlamentin me mbi 50 gardistë. Votuat pa më dhënë fjalën, me mendimin se kjo do ishte dita e fundit e Sali Berishës në parlamentin e Shqipërisë. Rikujtuat në këtë mënyrë se ishte dhjetor. Në dhjetor të vitit 1946, Enver Hoxha vendosi të eliminojë opozitën e Shqipërisë. Edi Rama, për të nderuar kujtimin e tij, zgjodhi pikërisht dhjetorin për të larguar Sali Berishën nga parlamenti, për të arrestuar Sali Berishën pa asnjë provë, pa asnjë fakt, pa asnjë dokument, pa asnjë dosje. Mirëpo i bëtë llogaritë të gabuara sepse nuk ishte viti 1946. Është e vërtetë se ju për fatkeqësinë e kombit amerikan, kishit mbështetjen e atyre që ishin larguar nga parimet e mëdha të lirisë të atij kombit dhe ndiqnin axhendën e Xhorxh Sorosit, kësaj monstre të njerëzimit, këtij armiku të egër të kombit amerikan, pastaj edhe miqve të tyre kudo. Pra, ju me 21 dhjetor votuat për të kompletuar grushtin e shtetit ndaj opozitës shqiptare. Mirëpo, sot ja ku jam. Unë vij këtu me mesazhin e fitores. Vij këtu fitimtar, vij këtu për të udhëhequr opozitën drejt fitores. Edi Rama nxin aty si Edi Metamorfoza, nxin si banor i bodrumeve më të zeza të mafies shqiptare. Nxin si hajduti më i madh në historinë e kombit shqiptar. Nxin si armiku më i egër i qenies shqiptare në kohëra. Nxin sepse në 12 vite u angazhua me të gjitha mjetet për të dhunuar, për të kontrolluar vullnetin politik të shqiptarëve njëlloj si etërit e tij. U angazhua me çdo mjet për të vjedhur fondet dhe pasuritë publike të shqiptarëve, për t’u bërë miliarder me pronat e shqiptarëve. U angazhua në mënyrën më makabër kundër Kosovës, kundër interesit kombëtar të shqiptarëve në Kosovë, në zbatim të politikës së serbomadhnisë. U angazhua duke përdorur armiq persekutorët e presidentit Donald Trump, si McGonigal, kundër Sali Berishës dhe opozitës shqiptare. U angazhua duke shpenzuar miliona lobime e mashtrime në të katër anët e botës kundër një opozite, e cila ishte në kod, në Kushtetutë dhe në çdo vend të lirë, pushteti moral i vendit dhe pa të cilën demokracia nuk mund të ekzistojë./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Berisha rikthehet në Kuvend, kreu i PD-së: Unë futem, metamorfoza del!

Pas 9 orësh seancë plenare miratohet me 75 vota pro Buxheti 2025,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është rikthyer në Kuvend pas 11 muajsh mungesë.

“Unë futem, metamorfoza del!”, ka deklaruar Berisha për mediat.

Në seancën e sotme parlamentare do të votohet nen për nen buxheti i vitit 2025. Kjo seancë gjithashtu shënon rikthimin e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha pas 11 muajsh në Kuvend. Berisha u lirua pak ditë më parë nga arresti shtëpiak pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit hoqi masën e caktuar ndaj tij.

Kjo seancë pritet të zhvillohet me tensione, pasi edhe më parë opozita ka kundërshtuar miratimin e projekt buxhetit, ku dhe organizoi “mosbindje civile”. Një ditë para seancës plenare, demokratët kanë kërkuar disa shtesa në projektligj dhe kanë depozituar pranë Kuvendit të Shqipërisë listën me 34 amendamendet e tyre. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi ditën se demokratët kanë për qëllim që t'u vijnë në ndihmë me propozimet e tyre të gjithë qytetarëve. Ndër amendamentet e propozuara nga PD, përfshihet caktimi i minimumit jetik në 200 euro, rritjen e pensioneve dhe shtimin e fondeve për spitalin Onkologjik. /ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Me kërkesë të Berishës, parlamenti 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Sami Repishtit

Pas 9 orësh seancë plenare miratohet me 75 vota pro Buxheti 2025,
Sali Berisha

TIRANË- Kuvendi mbajti një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të profesorit Sami Repishti, akt ky i propozuar nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha. Profesor Sami Repishti lindi në Shkodër në vitin 1925 dhe ndërroi jetë në moshën 99-vjeccare, të mërkurën më 27 nëntor 2024. Repishti, për 14 muaj iu nënshtrua torturave nga Sigurimi i Shtetit.

"Këto ditë është ndarë nga jeta një kolos i mendimit intelektual shqiptar, një avokat i pamposhtur i çështjes kombëtare, një luftëtar i paepur kundër diktaturës komuniste, një martir i gjallë që përjetoi në vitet e para të diktaturës barbaritë dhe torturat më çnjerëzore, profesor Sami Repishti. Profesor Sami Repishti ishte ndër më të shquarit shqiptarë në diasporën dhe emigracionin tonë. Fjala dhe penda e tij nuk rreshti kurrë së mbrojturi çështjen kombëtare dhe interesin kombëtar. Ai, një antikomunist i vendosur, i dëshmoi me shkrimet e tij mbarë botës, fytyrën e vërtetë të regjimit të Hitlerit shqiptar të pasluftës, Enver Hoxhës. Por, dha një kontribut dhe fjala e tij u dëgjua në të gjitha instancat e shtetit amerikan për të drejtat e shqiptarëve të pushtuar në Kosovë. Për të gjitha këto, unë ftoj parlamentin ta nderojmë këtë burrë të shquar të kombit shqiptar me një minutë heshtje", tha Berisha. /ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Sot votohet buxheti i vitit 2025, Berisha rikthehet në Kuvend, çfarë pritet të ndodhë

Pas 9 orësh seancë plenare miratohet me 75 vota pro Buxheti 2025,
Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Në seancën e sotme parlamentare do të votohet nen për nen buxheti i vitit 2025. Kjo seancë gjithashtu shënon rikthimin e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha pas 11 muajsh në Kuvend. Berisha u lirua pak ditë më parë nga arresti shtëpiak pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit hoqi masën e caktuar ndaj tij.

Kjo seancë pritet të zhvillohet me tensione, pasi edhe më parë opozita ka kundërshtuar miratimin e projekt buxhetit, ku dhe organizoi “mosbindje civile”. Një ditë para seancës plenare, demokratët kanë kërkuar disa shtesa në projektligj dhe kanë depozituar pranë Kuvendit të Shqipërisë listën me 34 amendamendet e tyre. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi ditën se demokratët kanë për qëllim që t'u vijnë në ndihmë me propozimet e tyre të gjithë qytetarëve. Ndër amendamentet e propozuara nga PD, përfshihet caktimi i minimumit jetik në 200 euro, rritjen e pensioneve dhe shtimin e fondeve për spitalin Onkologjik.

Po ashtu, nga ana tjetër edhe deputetët e Partisë së Lirisë kanë bërë propozimet e tyre, sërish duke u fokusuar tek pensionet, rritja pagave dhe ndihma ekonomike.

AMENDAMENTET E DEMOKRATËVE:

1. Pezullimim e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë – SALI BERISHA

2. Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve – SALI BERISHA

3. Caktimin e minimumit jetik 200 euro (20 mije leke) – FLAMUR NOKA

4. Rritja e pensioneve 5-fishimi i fondit te propozuar (nga 1.6 ne 8 miliarde leke) – GAZMENT BARDHI

5. Parashikimi i fondeve për bonusin e vitit 2025 për pensionistët – GAZMENT BARDHI

6. Rritja e fondeve për ish- pronarët – OERD BYLYKBASHI

7. Tre-fishimi i fondeve per ish te perndjekurit (nga 1.2 miliarde leke ne 4.2 miliarde leke). – GRETA BARDELI

8. Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te arsimit (rritje graduale me 1% cdo vit). – EDMOND SPAHO

9. Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te shendetesise (rritje graduale me 1% cdo vit). – TRITAN SHEHU

10. Pezullimi i pagesave buxhetore per tre PPP-te ne shendetesi (pervec dializes). – ALBANA VOKSHI

11. Shtimim e fondit prej 1 miliard lekë për qeset tumorale – ALBANA VOKSHI

12. Shtimin e 0.5 miliard lekë për rimbursimin LMC – ALBANA VOKSHI

13. Rritja me 10% e pagave te gjithe administrates publike (pervec pagave te drejtuesve te larte). – SORINA KOTI

14. Rritja me 20% te pagave ne shendetesi. – SORINA KOTI

15. Rritja me 20% te pagave te mesuesve dhe pedagogeve. – INA ZHUPA

16. Kerkimi shkencor, fond te dedikuar prej 2 miliarde leke. – INA ZHUPA

17. Rritja e fondeve te ilaceve te onkologjikut (10% te akcizave duhan alkol, jo me pak se 15 mln euro shtese). – ZHENI GJERGJI

18. Rritja me 50% te fondeve per barnat e rimbursueshme (60 mln euro shtese). – ZHENI GJERGJI

19. Rritja e transfertes se pakushtezuar per bashkite, nga 1% ne 1.5% te GDP-se (shtese 13 miliarde leke). – XHELAL MZIU

20. Pakete mbeshtetese financiare per prodhuesit vendas 5 miliarde leke (kompensim nga shfuqizimi i euros). – JORIDA TABAKU

21. 120 mln euro subvencione per fermeret, blegtoret dhe agroindustrine. – BLEDION NALLBATI

22. Pergjysmimi i shp.operative te qeverisjes qendrore (pa cenuar shp jetike, sigurise dhe vendimet gjyqesore te formes se prere). – EMILIA KOLIQI

23. Trefishimi i fondeve per mirembajtjen e rrugeve. – FLAMUR HOXHA

24. Pagesë për paruket dhe materialete tjera të nevojshme për zonjat që vuajmë nga sëmudje të kancerit – NJË GRUP ZONJASH DEPUTETE TË PD

25. Shtesë 3 miliard leke per te perballuar efektet financiare te pensionit te minatorëve – TRITAN SHEHU

26. Pezullimin e pagesave për të gjitha PPP dhe koncesionit, dhe fondet të shkojnë për ndërtim shkolle, hapjen e nyjeve lidhese me autostradën Thumanë-Kashar, për programe mbështetëse për të rinjtë, për fëmijët, dhe për arsimin profesional – ANDIA ULLIRI

27. Ndalimin e menjëhershëm të pagesave për inceneratorët që nuk ekzistojnë apo janë jashtë funksioni – LUAN BAÇI

28. Shtimin e 500 milion lekë për të mbuluar kostot direkte që pacientet duhet të përballojnë gjatë trajtimit të tyre shëndetësor dhe mjekësor për logopedi, fizioterapi apo mbështetje psiko-sociale – ERALDA BANO

29. Shtimin e 1 miliard lekë për një mbështetje konkrete financiare për studentët me të ardhura familjare të ulta, dhe sidomos të studentëve që vijnë nga familje që të adhurat i kanë në nivelet e pagës minimale, si dhe për të caktuar dhe paguar vlerën financiare të dietës ushqimore për mësuesit dhe punonjësit psiko-sociale që punojnë në distancë të konsiderueshme nga vendbanimi i tyre – ERALDA BANO

30. Dyfishimi i fondit të bonusit të lindjeve për vitin 2025 në vlerën prej 4.5miliardë lekë dhe në vijim ky fond të indeksohet çdo vit në masën sa norma indeksit të çmimeve të konsumit – LINDITA METALIAJ

31. Fondi i kontingjencës prej 5 miliardë lekë do tëshpërndahet si kompensim financiar ndaj banorëve pronat e të cilëve janë përmbytur ne vitin 1975 nga Hec Fierzës – ISUF ÇELA dhe FLAMUR HOXHA

32. Rritjen me 2.5 miliardë leke të buxhetit 2025 per Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, me qëllim perballimin e kostove te punësimit të 2500 logopedëve për Femijët me Autizëm – ELDA HOTI

33. Financimi nga të ardhurat e privatizimeve të ish të përndjekurve politik – BUJAR LESKAJ

34. Shtimi i fondeve për të përndjekurit në masën jo më pak se 0.2 % e PBB – BUJAR LESKAJ.

Por këto amendamende do të marrin kartonin e kuq të socialistëve. Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar, Niko Peleshi u ka kërkuar deputeteve të jenë të pranishëm dhe aktiv në seancën e sotme ku do të diskutohet buxheti. Sa i përket amendamenteve të PD, u është dhënë porosi të gjithëve që të dëgjojnë me vëmendje propozimet e demokratëve, por në fund të votojnë kundër tyre. Deputetët e PS kanë edhe një plan tjetër nëse opozita do të vijojë me aksionin e mosbindjes civile brenda në sallë, tashmë që pjesë e tyre do të jetë edhe kryedemokrati Sali Berisha. Në rast se ka tensione, do të kalohet direkt në votim dhe nuk do të ketë diskutim nen për nen.

Në parim, buxheti me një vlerë prej 8.2 miliardë euro u votua në 19 dhjetor mes debateve dhe protestave me 75 vota pro, 40 kundër (nga opozita) dhe asnjë abstenim. Sipas projektbuxhetit do të ofrohen 8.2 miliardë euro që do të shpenzohen në paga, investime, mbrojtje sociale, rindërtimin, interesa borxhi, fonde rezervë, për pushtetin vendor, ndihma ekonomike, kompensime, bujqësia dhe skema të tjera. Po ashtu jashtë Kuvendit u mblodhën qytetarët për të protestuar ndaj miratimit të buxhetit 2025. Thirrja për protestë u bë nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha për të kundërshtuar miratimin e buxhetit 2025, pasi e quajti këtë “buxheti i vjedhjeve”. /ZËRI

Poll

MOS HUMB