LIVE UPDATES

'Ngërçi' me pronat, rasti Beleri dhe marrëdhënia me Mitsotakis, Rama nga Athina: Brenda vitit të përfundojnë të gjitha çështjet

➤Kryeministri Edi Rama nga Forumi Ekonomik i Delphi-t në Athinë foli për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e integrimit europian. ➤Gjatë një interviste me Alexis Papahelas, kryeredaktorin e gazetës Kathimerini, Rama u pyet lidhur me çështjet e 'nxehta' me Greqinë, mes tyre edhe për situatën e eurodeputetit Fredi Beleri. ➤Kreu i qeverisë pranoi se rasti krijoi vështirësi, por marrëdhënia e tyre ruan gjithnjë respekt. ➤Lidhur me çështjen e pronave, Rama u shpreh se problematikat që kanë qytetarët etnikë grekë në Shqipëri me pronat, janë të njëjtat me ato të shqiptarëve. ➤Rama theksoi se u është dhënë prioritet pakicave greke.

4 artikuj për këtë temë.
2 MUAJ ME PARE

'Janë larguar 500 mijë shqiptarë', Rama: S'është e saktë, popull që ka dëshirë të emigrojë, por po kthehen

'Ngërçi' me pronat, rasti Beleri dhe marrëdhënia
Edi Rama

GREQI-Pas takimit me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis, kryeministri Edi Rama foli në Forumin Ekonomik të Delphi-t, përballë kryeredaktorit të gazetës Kathimerini, Alexis Papahelas. Gazetari u shpreh se afërsisht gjysmë milioni njerëz kanë lënë Shqipërinë gjatë kohës që Rama është në pushtet, ndërsa kreu i qeverisë u shpreh se shifra nuk është e saktë. Rama shpjegoi se emigrimi është normal në një vend që ka kaluar 50 vjet izolim të plotë.

Gazetari: Por teksa Shqipëria ndodhet në një pozicion mjaft të mirë për aspiratat e saj europiane, si shpjegohet se përgjatë qeverisjes së tij nga vendi janë larguar rreth 500 mijë shqiptarë?

Edi Rama: Së pari, gjysmë milioni nuk është një shifër e saktë, por po, shqiptarët kanë vazhduar të largohen dhe mendoj se është gjëja më normale për një vend që ka kaluar 50 vjet izolim të plotë. Dhe për një popull që gjithmonë ka pasur dëshirë të emigrojë dhe të kërkojë një jetë më të mirë, por nga ana tjetër, mendoj se ka prova të qarta që shqiptarët po kthehen gjithashtu. Pra, ende jemi në një bilanc negativ mes atyre që largohen dhe atyre që kthehen.

2 MUAJ ME PARE

Beleri 'përçau' marrëdhëniet me Greqinë? Rama: Është i lumtur...krijoi vështirësi, por e respektojmë njëri-tjetrin

'Ngërçi' me pronat, rasti Beleri dhe marrëdhënia
Edi Rama

GREQI-Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij ditën e sotme në Forumin Ekonomik të Delfit. Rama u pyet nga gazetari grek i Kathimerinit, Aleksis Papahelas për rastin e Fredi Belerit i dënuar për manipulim votash, se a ndikoi në prishjen e marrëdhënieve me Greqinë. Rama pranoi se situata krijoi vështirësi, ndërsa theksoi se raste të kësaj natyre nuk duhet të ndikojnë në marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-Greqi. Kreu i qeverisë deklaroi se ambicia e përbashkët është që deri në fund të vitit të zgjidhen të gjitha çështjet mes dy vendeve.

Edi Rama: Pse duhet t’i kthehemi? Është i lumtur, është europarlamentar, çdo gjë përfundoi në të tillë mënyrë sa çdo kryetar bashkie në paraburgim do ta kishte ëndërr! Sot kam provë, se në atë kohë dukej si rast unik dhe jam përpjekur të shpjegoj se është diçka që ka të bëjë me një model në vendin tonë pas reformës në drejtësi ku ndalimi në paraburgim po bëhet problem. Kam provë tashmë që kjo nuk është diçka që ka prekur një grek etnik, por shumë njerëz. Çështja Beleri krijoi disa vështirësi në marrëdhënien tonë, nuk ka dyshim, por kemi qenë gjithmonë respektues dhe të hapur me njëri-tjetrin, pa bërë teatër. Unë e respektoj shumë për këtë. Vendosëm kohë më parë që nuk duhet t’i lëmë vendeet tona të përpihen nga këto lloj zënkash. Ne duhet që njëherë e mirë të zgjidhim të gjitha çështjet që ka midis nesh. Ambicia jonë është të përfundojë brenda këtij viti dhe vjeshtën e ardhshme të përfundojnë të gjitha çështjet. Kemi një aset të madh për ne, pakica greke dhe diçka që është aset për ju, shqiptarët që jetojnë këtu dhe janë të integruar. 

2 MUAJ ME PARE

'Trump s'më ka kthyer përgjigje për krerët e UÇK', Rama: Hetimet u mbështetën në raport të sponsorizuar nga rusët

'Ngërçi' me pronat, rasti Beleri dhe marrëdhënia
Edi Rama

GREQI-Kryeministri Edi Rama ndodhet në Forumin Ekonomik të Delfit ku zhvilloi një bisedë me Alexis Papahelas, kryeredaktor i gazetës Kathimerini. Rama u pyet për kërkesën e tij ndaj presidentit amerikan Donald Trump lidhur me Gjykatën e Hagës për procesin kundër 4 ish-krerëve të UÇK-së, për të cilën tha se ende nuk ka marrë përgjigje. Kreu i qeverisë deklaroi se procesi i hetimit u mbështet në një raport të papazë të sponsorizuar nga delegacioni i Vladimir Putin.

Edi Rama: Pata privilegjin të isha me presidentin Trump në ditën e themelimit të Bordit të Paqes dhe i thashë diçka që e kam shumë për zemër, që ka të bëjë me të drejtën ndërkombëtare dhe konkretisht me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila është krijuar duke u mbështetur në një raport fantazish, i sponsorizuar nga rusët, nga delegacioni i Vladimir Putinit në Këshillin e Evropës, që mbështeste një mocion për të hetuar të ashtuquajturat krimet e UÇK-së, dhe specifikisht trafikimin e organeve njerëzore. Gjykata u ngrit për ta kthyer këtë raport fantazish në një proces kundër udhëheqësve dhe morën nga zyra një president që ishte në detyrë dhe e sollën në Hagë, duke e burgosur përpara një akuze zyrtare, si edhe kryetarin e parlamentit. Më pas, i gjithë procesi u kthye në diçka krejt tjetër, pasi nuk kishte ndodhur asnjë trafikim i organeve njerëzore. I thashë presidentit Trump se kjo është diçka që ai duhet ta dijë dhe shpresoj që ai të mund të ndërhyjë. Nuk më ka informuar ende.

2 MUAJ ME PARE

Rama takon Mitsotakis: Do kapërcejmë çështjet e mbartura mes dy vendeve

'Ngërçi' me pronat, rasti Beleri dhe marrëdhënia
Edi Rama dhe Kyriakos Mitsotakis

GREQI-Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga vizita zyrtare në Athinë, ku u takua me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis. Rama deklaron se po punon me Mitsotakis për të zgjidhur çështjet e mbartura mes dy vendeve, ndërsa shton se këtë vit do të dalin me një marrëveshje të re partneriteti.

“Me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, na lidh një miqësi e posaçme e farkëtuar në rrugën e përbashkët të ambicies për të modernizuar vendet tona dhe për t’i ngritur marrëdhëniet shqiptaro-greke në një nivel të ri. Përgjatë kësaj rruge jo vetëm momentet më të mira, po edhe ato më të vështirat janë karakterizuar gjithnjë nga komunikimi plot respekt e pa dorashka, ndërkohë që po punojmë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura mes dy shteteve, për të dalë nga ky vit me një marrëveshje të re partneriteti strategjik”, shkruan Rama, krahas albumit me foto nga takimi.

Mediat greke kanë zbardhur edhe bisedat mes dy homologëve gjatë takimit, ku nuk munguan as batutat për veshjen nga ana e kryeministrit Rama.

“Përsëri, shumë faleminderit, Kryeministër. Është një nder të jem këtu dhe kërkoj ndjesë që nuk u vesha aq zyrtarisht sa ju, sepse nuk e prisja një pritje të tillë. Prandaj shpresoj që media greke të mos e perceptojë ndryshe, përveçse si mungesë informacioni të mirë nga protokolli im”, tha Rama gjatë takimit.

“Ne e pranojmë që ju jeni gjithmonë shumë inovativ në mënyrën se si visheni, dhe kjo na pëlqen”, ishte përgjigjja e Mitsotakis.

Rama ndodhet në Greqi me ftesë të Forumit Ekonomik të Delphit, (21-23 prill) një platformë ndërkombëtare e nivelit të lartë, e cila çdo vit bën bashkë liderë politikë, përfaqësues të biznesit, akademikë dhe ekspertë nga e gjithë bota./ZËRI

Poll

MOS HUMB