LIVE UPDATES

Krim i rëndë në Fier/ I riu vret ish-vjehrrin dhe i plagos të shoqen, merr peng për disa orë dhe ish-partneren! Shkaku, 180 mijë £!

♦Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Roskovec ku 35-vjeçari, Refit Buzi ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin, Kosta Plaka dhe ka plagosur ish-vjehrrën, Belere Plaka. ♦Pas krimit të rëndë, Buzi është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, duke marrë me vete edhe ish-bashkëshorten e tij, Rozalinda Plaka. ♦Policia dhe forcat RENEA u vendosën në ndjekje të 35-vjeçarit, i cili fshihet në fshatin Cukalat të Beratit. ♦Pas disa orësh ai ka liruar ish-të fejuarën e tij, ndërsa efektivët vijojnë përpjekjet për dorëzimin e tij. ♦Sipas familjarë autori kishte 3 vite i fejuar me vajzën e familjes Plaka, por kishin probleme.

8 artikuj për këtë temë.
57 MINUTA ME PARE

'Mos m’u afroni se do të vras veten'! Drejtori i Policisë Fier: RENEA në negociata me Refit Buzin

Krim i rëndë në Fier/ I riu vret ish-vjehrrin dhe i plagos
Erion Ahmeti

FIER-Drejtori i Policisë Fier, Erion Ahmeti ka dhënë një deklaratë për mediat nga vendi ku ndodhet i fshehur 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mëngjesin e sotëm vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën Belere Plaka dhe më pas mori me forcë ish-bashkëshorten e tij, duke u larguar nga vendngjarja.  

Edhe pse u arrit që 35-vjeçari të lironte ish-partneren e tij Rozalinda Plaka, Buzi nuk po dorëzohet. “Mos m’u afroni se do të vras veten”, kjo është thirrja që, sipas Policisë së Fierit, po përsërit 35-vjeçari Refit Buzi. Drejtori i Policisë Fier, Erion Ahmeti, tha se autori vijon të bëjë rezistencë dhe nuk ka pranuar të dorëzohet dhe ndau detaje të mëtejshme nga operacioni. 

Drejtuesi Erion Ahmeti: Sot, rreth orës 06:00, ndodhi një ngjarje e rëndë kriminale në fshatin Vidhisht, Roskovec, ku shtetasi R. B., 35 vjeç, vrau me armë gjahu, babanë e ish të dashurës së tij, plagosi nënën e saj, mori peng ish-të dashurën dhe u largua me automjet nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë shkuan në vendngjarje, rrethuan zonën, organizuan ndjekjen e autorit, ngritën pika kontrolli dhe koordinuan veprimet me të gjitha strukturat policore të angazhuara. Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të autorit dhe dinamikës së ngjarjes, u kërkua ndërhyrja e Forcës Speciale "RENEA".

Pas lokalizimit të autorit, shërbimet e Policisë e rrethuan atë dhe nisën negociatat, pasi ai kërcënonte se do të vriste veten dhe ish të dashurën, të cilën e mbante peng. Falë profesionalizmit, qetësisë dhe veprimeve të mirëkoordinuara të efektivëve të Policisë, fillimisht u bë i mundur lirimi i shtetases që mbahej peng në automjet, kundër vullnetit të saj. Ajo u transportua menjëherë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Negociatat me autorin vijojnë, me qëllim që ai të dorëzohet pa shkaktuar pasoja të tjera. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, si dhe për sqarimin e të gjitha rrethanave dhe zbardhjen e motivit.

2 ORE ME PARE

I vrau të atin, i plagosi nënën dhe rrëmbeu ish-të fejuarën, 4 vite më parë Buzi u mor peng për 400 mijë paund

Krim i rëndë në Fier/ I riu vret ish-vjehrrin dhe i plagos
Refit Buzi

FIER-Detaje të reja janë zbardhur lidhur me të kaluarën e 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mëngjesin e sotëm vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën Belere Plaka dhe më pas mori me forcë ish-bashkëshorten e tij, duke u larguar nga vendngjarja. 

I njohur edhe me emrin Nertil, 35-vjeçari në 2022 u mor peng në Angli nga 7 shqiptarë, për një shumë prej 400 mijë paundësh. Asakohe u raportua se autorët e pengmarrjes ishin pjesë e një grupi kriminal nga Vlora që kontrollonte disa shtëpi bari ngritur Mancester dhe qytete të tjera të Anglisë. Buzi u keqtrajtua për 12 ditë në mënyrë ç’njerëzore dhe videot i dërgoheshin familjarëve të tij. 

Për lirimin e tij, u përfshi Policia e Shtetit, duke bashkëpunuar me NCA- FBI-n britanike dhe Policinë Metropolitane londineze./ZËRI

4 ORE ME PARE

Vrau ish-vjehrrin/ Prindërit e Refit Buzit: Djali i ka dërguar para nga Anglia 24-vjeçares, nuk ia ktheu...të dorëzohet

Krim i rëndë në Fier/ I riu vret ish-vjehrrin dhe i plagos
prindërit e autorit Refit Buzi

ROSKOVEC-Prindërit e Refit Buzit, 35-vjeçarit që mëngjesin e sotëm vrau ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng ish-bashkëjetuesen e tij kanë deklaruar se shkak i konfliktit është bërë një shumë parash. 

Sipas prindërve të autorit, shkaku i përplasjes ka qenë një shumë parash që Nertili kishte dërguar nga Anglia në llogari të vajzës gjatë kohës që ata bashkëjetonin. Duke folur për TopChannel, ata pretendojnë se, pas ndarjes, djali i tyre i kishte kërkuar vazhdimisht kthimin e këtyre parave, por familja e vajzës nuk ka pranuar t’ia kthente.

Prindërit e 35-vjeçarit thonë se mosmarrëveshja për këtë shumë monetare ka qenë në qendër të konfliktit mes palëve. Ndërkohë ata i bëjnë thirrje publike djalit të tyre që të dorëzohet tek autoritetet dhe të mos ndërmarrë asnjë veprim tjetër që mund të rëndojë edhe më tej pasojat e kësaj ngjarjeje.

Refit Buzi u fsheh në fshatin Cukalat të Beratit, pas vrasjes së ish-vjehrrit të tij, Kosta Plaka dhe plagosjes së ish-vjehrrës Belere Plaka. 35-vjeçari mori me forcë edhe ish-bashkëshorten e tij, Rozalinda Plaka duke u larguar nga vendngjarja. Vetëm pak më parë si liroi ish-të fejuarër, ndërsa efektivët vijojnë negociatat për dorëzimin e tij.

4 ORE ME PARE

I vrau të atin dhe i plagosi nënën, 35-vjeçari liron ish-të fejuarën që e mbante peng, RENEA negociata për dorëzimin

Krim i rëndë në Fier/ I riu vret ish-vjehrrin dhe i plagos
Refit Buzi

BERAT-Forcat RENEA kanë rrethuar zonën ku dyshohet se fshihet 35-vjeçari Refit Buzi, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në fshatin Vidhisht të Roskovecit, me një viktimë dhe një të plagosur. Sipas raportimeve, Buzi ka liruar ish-të fejuarën, Rozalinda Plaka të cilën e mbante peng, ndërsa efektivët vijojnë përpjekjet për dorëzimin e tij.

Buzi vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën Belere Plaka dhe më pas mori me forcë ish-bashkëshorten e tij, duke u larguar nga vendngjarja. Pas ngjarjes si u fsheh në fshatin Cukalat të Beratit./ZËRI

4 ORE ME PARE

Vrau ish-vjehrrin dhe rrëmbeu ish-bashkëshorten, Refit Buzi dyshohet se fshihet në Berat, RENEA rrethon zonën

Krim i rëndë në Fier/ I riu vret ish-vjehrrin dhe i plagos
FOTO ILUSTRUESE

BERAT-Forcat RENEA kanë rrethuar zonën ku dyshohet se fshihet 35-vjeçari Refit Buzi, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në fshatin Vidhisht të Roskovecit. 35-vjeçari dyshohet se fshihet në fshatin Cukalat të Beratit bashkë me ish-të fejuarën të cilën e mori peng.

Buzi vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën Belere Plaka dhe më pas mori me forcë ish-bashkëshorten e tij, duke u larguar nga vendngjarja.

Sipas dëshmive të familjarëve 35-vjeçari kishte pasur konflikte të mëparshme me familjen e ish-bashkëshortes dhe ndaj tij kishte pasur denoncime për kërcënime. Operacioni vijon, ndërsa policia po punon për të siguruar edhe shpëtimin e ish-bashkëshortes së tij, e cila dyshohet se mbahet ende me forcë./ZËRI

5 ORE ME PARE

"Pa mua s’ke jetë... do ju vras të gjithëve", cilat ishin fjalët e 35-vjeçari para se të kryente krimin e rëndë

Krim i rëndë në Fier/ I riu vret ish-vjehrrin dhe i plagos
vëllai i viktimës

ROSKOVEC-Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë në Roskovec, ku Refit Buzi varu me armë gjahu ish-vjehrrin, Kosta Plaka dhe plagosi ish-vjehrrën, Belere Plakën, për t'u larguar më pas me ish-bashkëshorten e tij. Vëllai i viktimës ka rrëfyer se para krimit, 35-vjeçari kishte shkuar me armë në shtëpinë e familjes Plaka, duke i kërcënuar se do i vriste të gjithë. 

Pas krimit autori ka dalë nga dritarja, ndërsa me vete ka marrë edhe ish-të fejuarën e tij. Vëllai i Kosta Plakës, deklaron se çifti kishin 3 vite të fejuar por kishin probleme.

Dëgjuam vetëm zhurmë dhe që bërtisnin brenda. Ne nuk mund të hynim sepse nuk kishim armë. Ai thoshte: ‘Ejani se do t’ju vras të gjithëve’. Policia ka ardhur pas një ore. E mori djali në telefon. Autori ishte i armatosur. Doli nga dritarja, nga pjesa e pasme e shtëpisë, sepse e kishte lënë aty makinën. Mori dhe çupën me vete dhe iku. Vajza qëndronte këtu. Kishin vite të fejuar, por kishin probleme. Ka shkuar 3 herë në polici, është arrestuar. Shkoi në Tiranë para disa muajsh me armë lodër dhe e futën brenda. Tani ishte në arrest shtëpie, kërcënonte gjithmonë. I thoshte vajzës: ‘Ti do të vish tek mua, pa mua ti nuk e bën dot jetën’. Bënte shantazhe. Kjo ishte një vrasje e paramenduar," tha vëllai i viktimës.

6 ORE ME PARE

Zbardhen identitetet- Ish-dhëndri vrau ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën dhe u largua me ish-gruan

Krim i rëndë në Fier/ I riu vret ish-vjehrrin dhe i plagos
PAMJE NGA VENDNGJARJA

ROSKOVEC-Janë zbardhur identitetet e familjes së përfshirë në krimin e rëndë në Roskovec, ku 35-vjeçari fillimisht ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën 55 vjeç. 

Sipas familjarëve autori është 35-vjeçari Refit Buzi, i cili vrau me armë mëngjesin e sotëm ish-vjehrrin e tij, Kosta Plaka. Nga të shtënat ka mbetur e plagosur edhe Belere Plaka, e cila është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.

Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i krimit, bashkë me ish-bashkëshorten e tij./ZËRI

6 ORE ME PARE

Tronditëse në Roskovec/ Burri vret me armë gjahu ish-vjehrrin, plagos ish-vjehrrën, merr peng edhe ish-gruan e tij

Krim i rëndë në Fier/ I riu vret ish-vjehrrin dhe i plagos
FOTO ILUSTRUESE

FIER-Një krim i rëndë në familje është regjistruar në fshatin Vidhisht, Roskovec, ku një burrë ka vrarë ish-vjehrrin e tij, ka plagosur ish-vjehrrën dhe më pas ka marrë peng ish-gruan. Policia njofton se 35-vjeçari fillimisht ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën 55 vjeç. Kjo e fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, duke marrë me vete edhe ish-bashkëshorten e tij. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe është vënë në ndjekje për kapjen e autorit. Ndërkohë ende nuk dihet motivi i ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 06:00, në fshatin Vidhisht, Roskovec, dyshohet se shtetasi R. B., 35 vjeç, ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, shtetasin K. P., 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën e tij, shtetasen B. P., rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe janë vënë në ndjekje për kapjen e autorit të dyshuar. Vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen R. P., duke marrë me vete edhe armën e gjahut.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB