'Taulant ke frikë kostumin', Balla përplaset me Bardhin: Po pije kafe me Gonen, protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson dot
TIRANË-Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar nga Kuvendi për situatën e krijuar gjatë protestës jashtë Parlamentit. Kreu i Grupit Parlamentar të PD, kërkoi ndalimin e ndërhyrjes së policisë ndaj protestuesve. Bardhi iu drejtua edhe deputetit socialist Taulant Balla, duke e kritikuar për shqetësimin ndaj dëmtimeve të mundshme të veshjes së tij gjatë protestës.
Në përgjigje, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i tha Bardhit se nuk e mbush dhe as nuk e kënaq dot kostumin e tij. Referuar protestës, Balla i përmendi Bardhit thirrjen e qytetarëve 'Berisha në burg'.
Gazmend Bardhi: Dua ti kërkojë policisë së shtetit që të ndalë dhunën. është blinduar Kuvendi sikur do të na rrezikojnë ne qytetarët. E ti që ke hall Taulant kostumin se e ke të shtrenjtë. Duhet të verifikojnë se ku i ke gjetur lekët për atë kostum të shtrenjtë ti Taulant. Duhet të distancohet policia nga dhuna. Në emër të kuvendit nuk e nderon ajo që po bën policia e Shtetit, Kuvend. Nuk duhet të ndihemi të rrezikuar nga kritika e qytetarëve, nga kërkesat e tyre. Duhet t’i marrim seriozisht kërkesat e qytetarëve.
Taulant Balla: Hera e parë para meje që ke ardhur para meje në seancë, meqë po flasim për frikë. Kishe ardhur që në orën 8, po pije kafe me Gonen. Tani sa i përket pjesë së kostumit, rritu sa të duash, nuk e mbush e nuk e kënaq dot kostumin tim, por është keqardhje je e madhe që PD e përfundon diskutimin në këtë pikë. Dallimi më i madh mes këtij grupi dhe këtij grupi, ky grup as ka vuajtur nga 12 qershori 1991 nga sindroma e Stokholmit, ju vuani nga sindroma ku i përdhunuari bie në dashuri me përdhunuesin. Protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson dot kërkesën?
/ZËRI
“Hiqni duart”! Agron Shehaj tenton të hyjë në sallën e Kuvendit, ndalohet nga Garda
TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka tentuar të hyjë në Kuvend, por është ndaluar nga punonjësit e Gardës së Republikës.
“Më trego ku e ke shkresën, hiqi duart. Për këtë do mbani përgjegjësi. Mos më shty. Më tregoni urdhrin, ku e keni urdhrin. Më tregoni vendimin. Është çmenduri. Duhet të futesh në Kuvend me dhunë. Hape rrugën, ka skaduar afati më 22 qershor. Nuk preket deputeti me dorë nga asnjë punonjës sigurie. Si më ndaloni mua të hyj në Kuvend“, tha ai, teksa u ndalua në hyrje të Kuvendit.
View this post on Instagram
Shehaj është i përjashtuar nga punimet e Kuvendit, ndërsa vetë ai pretendon se masa disiplinore ndaj tij ka përfunduar. Përjashtimi prej 60 ditësh ishte vendosur më 22 qershor nga Byroja e Kuvendit. Garda kërkoi ndihmë nga administrata e Kuvendit për të sqaruar nëse qëndron në fuqi masa e përjashtimit. /ZËRI
Përplasjet para Kuvendit! Të lënduar Policë e protestues
TIRANË-Disa protestues dhe efektivë janë lënduar gjatë tensioneve para Kuvendit, ku po zhvillohet tubimi i qytetarëve. Disa qytetarë, hasin vështirësi në frymëmarrje dhe shikim. Ndërkohë një protestues është lënduar nga një gur në kokë. Me ndihmën e dy protestuesve të tjerë ai është dërguar me nxitim drejt ambulancës. Po ashtu i plagosur në kokë ka mbetur edhe një efektiv i Policisë.
View this post on Instagram
VIDEO/ Tensione para Kuvendit, protestuesit qëllojnë me vezë makinën e Iris Luarasit
TIRANË-Teksa po hynte në Kuvend, makina e deputetes socialiste Iris Luarasi është qëlluar me vezë nga protestuesit. Prej disa minutash, deputetët e Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike kanë mbërritur në Kuvend, ku pritet të zhvillohet seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar.
View this post on Instagram
Protestuesit janë mbledhur pranë Kuvendit, ku do të zhvillojnë tubimin e tyre. Me thirrjet “Revolucion!”, “Parlament i krimit!”, “Nuk na përfaqësoni!” dhe “Rama, dorëheqje!”, ata janë vendosur përballë efektivëve të policisë, të cilët kanë rrethuar godinën e Parlamentit.
Kuvendi është rrethuar me gardhe metalike, në një perimetër më të gjerë se herët e tjera. Aktualisht, qytetarët dhe automjetet nuk lejohen të hyjnë në zonën e rrethuar, nga Rruga e Elbasanit drejt Pedonales dhe Ministrisë së Brendshme./ZËRI
Përshkallëzohet situata, Policia hedh ujë me presion drejt protestuesve
TIRANË- Protesta para Parlamentit është përshkallëzuar në përplasje mes policisë dhe protestuesve.
Siç shihet edhe në pamjet video, forcat e Policisë kanë përdorur ujë me presion dhe spraj me piper për të shpërndarë turmën, ndërsa protestuesit janë kundërpërgjigjur duke hedhur vezë në drejtim të efektivëve.
View this post on Instagram
Përplasja po zhvillohet në hyrje të zonës së Toptanit, në krahun e Rrugës së Elbasanit. Në vendngjarje ndodhen edhe dy autobote me ujë të Policisë, të cilat po hedhin ujë me presion mbi turmën. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa nuk raportohet ende për persona të lënduar apo të shoqëruar nga uniformat blu./ZËRI
Plas para Kuvendit! Protestuesit heqin gardhin metalik, qëllojnë me vezë efektivët
TIRANË-Tensionet e para janë regjistruar para Kuvendit, ku protestuesit kanë hequr një pjesë të gardhir metalik. Policia ka ndërhyrë por qytetarët kanë arritur të heqin gardhin, ndërsa një pjesë e tyre kanë qëlluar me vezë drejt efektivëve.
Qytetarët mblidhen para Kuvendit, rreshtohen përballë efektivëve, FNSH në gatishmëri
TIRANË-Protestuesit kanë mbërritur pranë Kuvendit, aty ku do të zhvillojnë tubimin e tyre. Me thirrjet “Revolucion!”, “Parlament i krimit!”, 'Nuk na përfaqësoni' dhe “Rama, dorëheqje!”, janë vendosur përballë efektivëve të cilët kanë rrethuar godinën e Parlamentit.
Në terren janë angazhuar forca të shumta policore, ndërsa efektivët e Forcës Kombëtare të Sigurisë (FNSH) janë vendosur në gatishmëri për të ndërhyrë në rast të përshkallëzimit të situatës.
Kuvendi është rrethuar me gardhe metalike, në një perimetër më të gjerë sesa herët e tjera. Momentalisht, qytetarët dhe automjetet nuk lejohen të hyjë brenda territorit të rrethuar nga “Rruga e Elbasanit” drejt pedonales dhe Ministrisë së Brendshme./ZËRI
Protestë dhe seancë plenare! Policia rrethon Kuvendin, gardh metalik në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit

TIRANË- Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë lidhur me protestën e paraljamëruar nga qytetarët, e cila do të zhvillohet para godinës së Kuvendit. Godina e Parlamentit është rrethuar nga efektivët e Policisë, ndërsa një gardh metalik është vendosur edhe në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit. Asnjë automjet dhe asnjë qytetar nuk lejohet të kalojë.
Qytetarët do të zhvillojnë protestën në të njëjtën kohë që do të mbahet edhe seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar. Në tubimet e kaluara qytetarët kanë qëllluar me vezë deputetët teksa hynin në Kuvend./ZËRI