LIVE UPDATES

Mbledhja me drejtuesit e PS-së! Rama prezanton dokumentin “Prania Besnike” për partinë- THIRRJA për dorëheqjen: Një pakicë që bërtet

♦Kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit politikë të Partisë Socialiste dhe kryetarët e komisioneve parlamentare, ku ka folur për sfidat e mandatit të katërt, organizimin e partisë dhe zhvillimet e fundit politike në vend. ♦Ai prezantoi para socialistëve dokumentine ri "Prania Besnike", të cilin e quajti aneks të të dokumentit “Besa”. Sipas tij, ky dokument i ri ka të bëjë me Partinë Socialiste, me synimin për ta vendosur atë në funksion të kthesës së mandatit të katërt.♦Kryeministri u ndal edhe te nevoja për hapjen e partisë ndaj figurave të reja, duke theksuar se qëndrimi i gjatë në pushtet nuk duhet të nënkuptojë pengesë për brezat e rinj. ♦Rama u ndal edhe te protestat në vend, ku kërkohet dorëheqja e qeverisë. Ai tha se presioni i një pjese të protestuesve nuk mund të zëvendësojë vendimin e marrë përmes procesit demokratik.

5 artikuj për këtë temë.
5 ORE ME PARE

Thirrja e protestueve “Rama jepe dorëheqjen”, kryeministri: Më pëlqen, më gënjen mendja të bëj një këngë me të

Mbledhja me drejtuesit e PS-së! Rama prezanton dokumentin “Prania
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli sot për protestat që prej dy muajsh vijojnë të zhvillohen në Tiranë kundër qeverisë “Rama 4”.

Rama u ndal te thirrja e protestuesve “Rama, jep dorëheqjen”, duke u shprehur se kjo këngë i pëlqen dhe i jep energji, aq sa mendon se mund të krijojë edhe një këngë tjetër me të.

Ai theksoi se, sipas tij, bëhet fjalë për një pakicë që kërkon dorëheqjen e tij dhe deklaroi se nuk do të largohet nga detyra për shkak të presionit të protestave, por vetëm përmes procesit demokratik të votimit.

“Ajo këngë më pëlqen dhe më energjizon aq sa më gënjen mendja që mund të bëj një tjetër këngë me të. Por, në çdo çast dhe rrethanë, përtej këngës, të largohesh nga detyra vetëm sepse një pakicë bërtet, nuk është tipar udhëheqës dhe as përgjegjshmëri institucionale. Është braktisje e një përgjegjësie shumë të madhe”, tha Rama.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

/ZËRI

6 ORE ME PARE

"Brenda nesh flitet hapur!"/ Rama porosi socialistëve: Mospërgjigjja shpallet e ndaluar në PS

Mbledhja me drejtuesit e PS-së! Rama prezanton dokumentin “Prania
Edi Rama

TIRANË-  Kryeministri Edi Rama deklaroi se mospërgjigjja ndaj qytetarëve nuk duhet të ketë vend në Partinë Socialiste. Gjatë mbledhjes me drejtuesit politikë të PS-së dhe kryetarët e komisioneve parlamentare, ai theksoi rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm me qytetarët.

Sipas Ramës, qytetarët nuk presin domosdoshmërisht që çdo kërkesë e tyre të marrë një përgjigje pozitive, por kërkojnë të dëgjohen dhe të marrin një shpjegim të qartë e transparent nga përfaqësuesit e tyre.

Kryeministri u ndal edhe te mënyra se si duhet të trajtohet kritika brenda Partisë Socialiste, duke theksuar se debatet e brendshme duhet të zhvillohen hapur dhe me përgjegjësi. Ai shtoi se, përballë qytetarëve, qëndrimi i përfaqësuesve të PS-së duhet të jetë i unifikuar dhe përgjegjësia të mbahet në mënyrë kolektive.

"Mospërgjigjja duhet të shpallet e ndaluar në PS. Njerëzit nuk kërkojnë nga ne të themi me doemos po se e dinë që ne s’jemi zotërues të një çelësi magjik, por kërkojnë po, jo, kur sepse halli bëhet poshtërues kur nuk përfillet. Përkushtimi ndaj transformimit të makinerisë me forcën e shembullit individual. Kjo kthesë nis nga ne që jemi në këtë sallë, ose nuk nis fare. Nis nga qeveria ose nuk merr besueshmëri. Kritika jonë e brendshme mirëpritet dhe kultivohet si ushqim i skuadrës, familjes politike, por ka vetëm një rrugë të ndershme: brenda nesh flitet hapur, ndërsa kundrejt qytetarit, bëhet vetëm si vetëkritikë në emër të skuadrës, jo në kuadrin e një spektatori që shfrytëzon interesin e vet dhe ia lë skuadrës kodoshin e vet. Kjo s’është prani besnike, por hileqare”, tha Rama. 

/ZËRI

6 ORE ME PARE

“T’u hapim rrugën të rinjve”/ Rama para drejtuesve të PS: Partia duhet të jetë në shërbim të qytetarit dhe shtetit

Mbledhja me drejtuesit e PS-së! Rama prezanton dokumentin “Prania
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me drejtues të Partisë Socialiste, ku ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend dhe për protestat kundër qeverisë.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te roli i një force politike që ka qenë për një kohë të gjatë në pushtet, duke theksuar se kjo nuk duhet të përkthehet si pengesë për brezat e rinj apo forcat e reja politike. Sipas kryeministrit, hapja e rrugës për të rinjtë nuk lidhet vetëm me moshën, por edhe me mënyrën e të menduarit dhe qasjen ndaj qeverisjes. Ai deklaroi se forcat e reja nuk mund të konsiderohen automatikisht alternativa vetëm për faktin se nuk kanë qeverisur më parë.

Rama u shpreh se objektivi i qeverisë mbetet integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, modernizimi i mëtejshëm i vendit dhe forcimi i institucioneve, duke synuar një shtet që funksionon në mënyrë të barabartë për çdo qytetar. Kryeministri kërkoi gjithashtu një marrëdhënie të re mes qytetarëve dhe qeverisë, duke theksuar se Partia Socialiste duhet të jetë në shërbim të qytetarit dhe të shtetit, dhe jo qytetari e shteti në funksion të partisë.

“Të qëndrosh gjatë në pushtet nuk mund të nënkuptojë t’u zësh rrugën të rinjve dhe forcave të reja, por t’u hapësh atyre rrugën. T’u hapësh rrugën të rinjve nuk do të thotë t’ua dorëzosh Shqipërinë atyre që e shpallin veten forca të reja vetëm sepse nuk kanë qenë ende në pushtet. Do të thotë të hapësh partinë, të hapësh vendimmarrjen dhe të hapësh procesin e qeverisjes për njerëz të rinj, jo thjesht në moshë, por edhe në mendësi. Duam ta ngjisim Shqipërinë në Bashkimin Evropian, ta bëjmë të pakthyeshëm modernizimin e vendit, ta bëjmë të palëkundur pavarësinë e drejtësisë dhe t’i bëjmë institucionet tona të denja për çdo qytetar të këtij vendi, të afta të funksionojnë në mënyrë të barabartë për të gjithë, të fortë apo të dobët. Duam t’i japim jetë një marrëdhënieje të re mes qytetarit dhe qeverisë dhe ta vëmë partinë në dispozicion të qytetarit dhe të shtetit, jo qytetarin dhe shtetin në dispozicion të partisë.”- u shpreh ai.

Duke iu referuar historikut elektoral të PS-së, Rama tha se partia ka arritur nëntë fitore elektorale dhe vetëm një humbje, falë asaj që ai e cilësoi si një “makineri të pathyeshme elektorale”./ZËRI

6 ORE ME PARE

“Rama jepe dorëheqjen!” Kryeministri i vendosur: Nuk largohem nga detyra vetëm përse një pakicë bërtet

Mbledhja me drejtuesit e PS-së! Rama prezanton dokumentin “Prania
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama iu përgjigj thirrjeve për dorëheqje të artikuluara nga protestuesit, gjatë mbledhjes së zgjeruar të Partisë Socialiste të zhvilluar këtë të enjte.

Kryeministri Edi Rama theksoi se nuk ka ndërmend të largohet nga detyra për shkak të presionit të protestuesve. Sipas tij, askush nuk mund të pretendojë se flet në emër të të gjithë popullit, pasi vullneti i qytetarëve shprehet vetëm përmes votës. Rama nënvizoi se edhe mandati i tij për të qeverisur buron nga vota e qytetarëve dhe se vetëm populli ka të drejtën të vendosë se kush duhet të jetë në qeveri dhe kush në opozitë. Ai shtoi se ndryshimi i pushtetit nuk mund të vijë si rezultat i presionit të një grupi protestues, por vetëm nëpërmjet procesit demokratik dhe votës.

Reagimi i Ramës:

“Pse nuk largohemi ne sot dhe pse duam ne ta meritojmë vazhdimësinë nesër? Duket e çuditshme që duhet thënë, kjo është demokracia dhe një parti politike as nuk e trashëgon dot timonin e pushtetit as nuk e ka pronë me testament, por as ka të drejta të lëshojë rrugës se disa të tjera duan ta ngasin vetë makinën e pushtetit. Ushtron pushtetin për aq kohë sa ia ka dhënë populli votën dhe aq kohë sa ka votat në kuvend. Ata flasin në emër të popullit, pretendojnë se janë vetë populli. Ne jemi populli, dëgjoni popullin, ka dalë populli, të jemi të qartë me ligj e me zakon, as ata nuk janë populli, as ne dhe asnjë grupi kudo qoftë, të gjithë jemi pjesë të tij, mund të përfaqësojmë popullin dhe të flasim në emër të tij nëse ai na e jep këtë mandat sipas kushtetues. As unë që e kam me vulë dhe firmë mandatin për të përfaqësuar Shqipërinë në emër të popullit, nuke  kam në tagër të them ne emër të popullit atë mund ta thotë vetëm populli, kush duhet të jetë në qeveri dhe kush në opozitë. Këtë e thotë populli vetëm me votë. Unë e kam tagrin të vendos për veten time nëse duhet t’i dëgjoj apo jo dëshirat dhe urdhrat e një pjesë që këndon poshtë zyrës sime, jepe dorëheqjen. Ajo këngë më pëlqen dhe energjizon aq sa më gënjen mendja që mund të bëj një tjetër këngë me të. Por në çdo çast dhe rrethane përtej këngës, të largohesh nga detyra vetëm sepse një pakicë bërtet, nuk është tipar udhëheqës, as përgjegjshmëri institucionale. Është braktisje e një përgjegjësie shumë të madhe”, tha Rama./ZËRI

6 ORE ME PARE

Rama mbledh drejtuesit e PS-së, prezanton dokumentin e ri “Prania Besnike”: I adresohet vetëm partisë, kthesë për mandatin ri

Mbledhja me drejtuesit e PS-së! Rama prezanton dokumentin “Prania
Foto nga mbledhja

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbledhur pasditen e sotme drejtuesit politikë të PS-së dhe kryetarët e komisioneve parlamentare.

“Prania Besnike” ishte dokumenti i ri që Rama zgjodhi sot të prezantojë para socialistëve, duke e quajtur një aneks të dokumentit “Besa”. Sipas tij, ky dokument i ri ka të bëjë me Partinë Socialiste, me synimin për ta vendosur atë në funksion të kthesës së mandatit të katërt.

Teksa vendosi theksin te “Prania Besnike”, Rama solli shembuj edhe nga disa udhëheqës që, sipas tij, humbën dëgjimin nga pushteti, duke përmendur kështu edhe ish-presidentin amerikan Barack Obama.

“Dokumentin strategjik ‘Besa’ e keni tashmë në dorë. Ky dokument tjetër, që është këtu dhe që e ndaj me ju sot për një diskutim të brendshëm, quhet ‘Prania Besnike’ dhe është aneksi i dokumentit të parë. ‘Prania Besnike’ i adresohet vetëm partisë, me synimin për ta vendosur atë në funksion të kthesës së mandatit të katërt. Nëse herën e shkuar fola për qeverisjen, sot do të flas për makinerinë tonë të partisë.

Asnjëri nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, të gjithë e humbën dëgjimin nga pushteti. Obama fitoi me lëvizjen më të madhe vullnetare që kishte parë historia e demokracisë amerikane. Mbi 2 milionë vullnetarë, ose patronazhistë, si edhe 13 milionë adresa njerëzish të lidhur me kauzën. Një muaj pas fitores, të cilën askush nuk e parashikoi, ajo lëvizje u ftoh, rrjeti u fut brenda zyrave të administratës dhe u vu në shërbim të axhendës së Shtëpisë së Bardhë.

Protagonistët kryesorë u kthyen në zëdhënës të pushtetit të ri dhe kori më masiv i përcjelljes së një mesazhi politik në historinë e Amerikës u tret. Dy vjet më vonë, në zgjedhjet e para të mandatit, makineria që kishte magjepsur botën nuk kishte më jetë. Obama e ka pranuar më vonë si një nga dështimet më të mëdha politike”, tha Rama.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

/ZËRI

Poll

MOS HUMB