LIVE UPDATES

Bansesa u bë shkrumb e hi në Shkodër! Nëna humb jetën bashkë me dy të miturit e saj- DETAJET: Shkoi te shtëpia e prindërve për ta pastruar

♦Ditën e sotme është përfshirë nga flakët një banesë e pabanuar në fshatin Domen në Postribë të Shkodrës, ku si pasojë e flakëve humbën jetën 3 persona. ♦Vikima është identifikuar si Bleona Çelaj, 24-vjeç, së bashku me dy fëmijët e saj të miturit të moshës 1 dhe 3 vjeç, të cilët u gjetën të pajetë nën rrënoja.♦ Ajo ishte kthyer nga Gjermania me 15 korrik dhe kishte shkuar në banesën ku ndodhi ngjarja e rëndë për ta pastruar. Kjo shtëpi ishte pronë e prindërve të saj, të cilët ishin larguar prej shumë kohësh nga fshati Domen.♦ Shtëpia ndodhej në një zonë të thellë malore, rreth 30 minuta në këmbë nga rruga automobilistike, dhe ishte pothuajse tërësisht e djegur kur zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje.♦ Vështirësia e terrenit ka penguar ndërhyrjen e shpejtë të ekipeve të emergjencës. ♦Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje tragjike .

5 artikuj për këtë temë.
2 ORE ME PARE

Tragjedia në Postribë/ Këshilli Bashkiak i Shkodrës nderon me një minutë heshtje nënën dhe dy fëmijët që humbën jetën

Bansesa u bë shkrumb e hi në Shkodër! Nëna humb jetën
këshilli bashkiak shkodër

SHKODËR–  Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës ka nisur këtë të mërkurë me një minutë heshtje në kujtim të tre viktimave të tragjedisë së ndodhur në Postribë, ku humbën jetën një 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur.

Viktimat janë Bleona Çobaj, 24 vjeçe, si dhe dy fëmijët e saj, të moshës 1 dhe 3 vjeç, të cilët humbën jetën pasi banesa ku ndodheshin u përfshi nga flakët.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10, në momentin kur e reja ndodhej brenda banesës së bashku me dy fëmijët. Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, asnjëri prej tyre nuk mundi të shpëtonte.

Hetimet paraprake kanë ngritur dyshime se zjarri mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi që ndodhej në banesë. Gjithashtu, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur edhe një shishe me benzinë, e cila do t'i nënshtrohet ekspertizës për të përcaktuar nëse ka lidhje me ngjarjen./ZËRI

4 ORE ME PARE

Rrënoja dhe tym! Ja çfarë mbeti pas tragjedisë që i mori jetën nënës së re dhe dy të miturve të saj në Shkodër

Bansesa u bë shkrumb e hi në Shkodër! Nëna humb jetën
pamje nga vendngjarja

SHKODËR- Pamjet nga vendngjarja tregojnë përmasat e tragjedisë që tronditi sot fshatin Domen të Shkodrës, ku humbën jetën një nënë e re dhe dy fëmijët e saj të mitur. Nga banesa e përfshirë nga flakët kanë mbetur vetëm rrënojat dhe tymi që vazhdon të ngrihet nga vendi i ngjarjes.

Në video duken edhe dy çanta pranë shtëpisë së shkrumbuar, ndërsa ende nuk dihet nëse ato i përkisnin 24-vjeçares Bleona Çelaj. Në vendngjarje vijojnë të jenë të pranishme forcat e policisë dhe ekipet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve.

Viktimë e zjarrit mbeti 24-vjeçarja Bleona Çelaj, së bashku me dy fëmijët e saj të mitur, të cilët u gjetën të pajetë nën rrënoja. Sipas informacioneve paraprake, ajo kishte shkuar në banesën e vjetër, në pronësi të prindërve të saj, për ta pastruar. Mësohet se e reja ishte kthyer nga Gjermania më 15 korrik.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, policia ka gjetur një bombol gazi dhe një shishe me benzinë. Megjithatë, autoritetet nuk kanë konfirmuar ende nëse këto kanë lidhje me zjarrin apo nëse kanë qenë shkaku që çoi në këtë tragjedi. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë./ZËRI

4 ORE ME PARE

Detaje të reja nga tragjedia në Shkodër: Në banesën e djegur gjendet një bombol gazi dhe një shishe me benzinë

Bansesa u bë shkrumb e hi në Shkodër! Nëna humb jetën
pamje nga vendngjarja

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga tragjedia në fshatin Domen, ku 24-vjeçarja Bleona Çelaj, së bashku me dy fëmijët e saj të mitur, humbën jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën.

Bëhet me dije se brenda banesës së djegur janë gjetur një bombol gazi dhe një shishe me benzinë. Dyshohet se në banesën e shkrumbuar ka pasur edhe shpërthime. Megjithatë, ende nuk është konfirmuar nga policia nëse bombola e gazit ka qenë shkaku i zjarrit. Banesa e pabanuar u përfshi nga flakët rreth orës 13:10, duke u marrë jetën tre viktimave. Trupat e nënës dhe dy fëmijëve të saj u gjetën mes rrënojave të banesës, e cila ishte shkrumbuar plotësisht.

Shtëpia ndodhej në një zonë të thellë malore, rreth 30 minuta në këmbë nga rruga automobilistike, dhe ishte pothuajse tërësisht e djegur kur zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje. Vështirësia e terrenit ka penguar ndërhyrjen e shpejtë të ekipeve të emergjencës. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje tragjike. /ZËRI

5 ORE ME PARE

Tragjedia në Postribë/ Zbulohet identiteti i nënës së re që humbi jetën nga zjarri së bashku me dy fëmijët e saj

Bansesa u bë shkrumb e hi në Shkodër! Nëna humb jetën
pamjet nga ngjarja

SHKODËR- Vetëm pak minuta më parë, një banesë u përfshi nga flakët në fshatin Domen, në njësinë administrative Postribë të Shkodrës, ku humbi jetën një nënë së bashku me dy fëmijët e saj.

Viktima është Bleona Çelaj, 24 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj të mitur, të moshës 1 dhe 3 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, 24-vjeçarja ishte kthyer së fundmi nga Gjermania. Ajo kishte shkuar në shtëpinë e pabanuar për ta pastruar, e cila iu përket prindërve të saj. 

Banesa, e cila ndodhej në një zonë të thellë malore, rreth 30 minuta në këmbë nga rruga automobilistike, ishte pothuajse tërësisht e djegur kur zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje. Vështirësia e terrenit ka penguar ndërhyrjen e shpejtë të ekipeve të emergjencës. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje tragjike./ZËRI

6 ORE ME PARE

Tragjedi në Shkodër! Shkrumbohet banesa në Postribë, Policia: Humb jetën nëna me dy fëmijët 1 dhe 3-vjeç

Bansesa u bë shkrumb e hi në Shkodër! Nëna humb jetën
banesa

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Domen të Postribës, në Shkodër, ku një banesë është përfshirë nga flakët. Në momentin e zjarrit brenda në banesë ndodheshin një nënë me dy fëmijët e saj.

Banesa, e cila ndodhej në një zonë të thellë malore rreth 30 minuta në këmbë nga rruga automobilistike, ishte pothuajse tërësisht e djegur kur zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje. Vështirësia e terrenit ka penguar ndërhyrjen e shpejtë të ekipeve të emergjencës.

Në një njoftimin zyrtar, Policia bën me dije se si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën nëna 24-vjeçarja dhe 2 fëmijët e mitur 3 dhe 1-vjeç.

Sipas të dhënave paraprake, familjarët kishin shkuar në banesën e vjetër, e cila dyshohet se nuk ishte e banueshme, kur ajo është përfshirë nga flakët. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit B. Ç.

Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje.

Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB