LIVE UPDATES

Magazinën "e mbolli" me kanabis, policia "i pret barin" drejtorit të burgut të Rrogozhinës, pezullohet nga detyra! Bilal Hasa dorëzohet në polici

➤Rreth 4 mijë rrënjë kanabis sativa janë gjetur ditën e sotme në një magazine në fshat Kurtaj të Peqinit, në pronësi të drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa. ➤Pasi u shpall në kërkim nga blutë, Hasa u vetëdorëzua në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. ➤Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se ka pezulluar nga detyra Hasën, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes nga organet kompetente.➤ Policia e në një njoftim për mediat publikoi pamje dhe dha më shumë detaje për operacionin në fjalë, teksa njoftoi se në kërkim është shpallur edhe përgjegjësi i OSHEE-së për zonën e Peqinit.

4 artikuj për këtë temë.
3 MUAJ ME PARE

Iu gjet drogë në banesën e tij, vetëdorëzohet në polici Bilal Hasa: S'më përket mua, s'kam lidhje me...(VIDEO)

Magazinën "e mbolli" me kanabis, policia "i pret barin"
bilal hasa

TIRANË- Drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është dorëzuar në polici pas shpalljes në kërkim, pasi gjatë u zbuluan rreth 4 mijë bimë kanabisi në një banesë në pronësi të tij.

Kontrollet u kryen në fshatin Kurtaj, njësia administrative Gjocaj, ku njësitë e Policisë gjetën në bodrumin e një magazine dy ambiente të përshtatura për kultivimin e kanabisit me llamba speciale. Nga hetimet paraprake rezultoi se ambienti ishte në pronësi të Bilal Hasa.

Megjithatë, sipas burimeve, Hasa ka hedhur poshtë akuzat, duke deklaruar se nuk ka pasur dijeni për veprimtarinë e paligjshme. Ai ka pohuar se prej disa muajsh nuk ka shkuar në atë objekt.

/ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Drejtori i burgut të Rrogozhinës e kishte mbushur plot me kanabis, momenti kur policia "mësyn" në magazinë (VIDEO)

Magazinën "e mbolli" me kanabis, policia "i pret barin"
operacioni ne peqin-pamje nga policia

PEQIN- Policia e Peqinit ka dhënë informacion zyrtar për operacionin e koduar “Kurtaj”, gjatë të cilit u zbuluan rreth 4 mijë rrënjë kanabis në një pronë që rezulton në emër të drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, si dhe janë publikuar pamjet nga aksioni.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, policia ka hyrë në magazinën e mbushur me kanabis, e cila rezulton të jetë në pronësi të drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga autoritetet. Po ashtu, blutë bëjnë me dije se është shpallur në kërkim edhe përgjegjësi i OSHEE për Peqinin, Ervis Maçi, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Sipas njoftimit, gjatë operacionit të policisë, u zbuluan 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan rreth 4000 bimë kanabisi, llamba, neonë dhe pajisje të tjera elektrike.

Njoftimi i policisë: 

Peqin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kurtaj” për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura me anë të llambave.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria për Krimet në Volum në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me

DVP Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Peqin, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan.

Zbulohen 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike.

Sekuestrohen rreth 4000 bimë kanabisi, llamba, neonë dhe pajisje të tjera elektrike.

Shpallet në kërkim pronari i ambientit.

Në kërkim edhe përgjegjësi i OSHEE-së për Peqinin, për shpërdorim detyre.

Në vijim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë në kuadër të operacionit policor të koduar "Kurtaj", ushtruan kontroll në fshatin Kurtaj, njësia administrative Gjocaj.

Gjatë kontrollit, në bodrumin e një magazine, u konstatuan 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, ku ishin kultivuar rreth 4000 bimë kanabis.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ambienti është në pronësi të shtetasit B. H., i cili u shpall në kërkim.
Në vijim të veprimeve, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, u shpall në kërkim edhe shtetasi E. M., me detyrë përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit.

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e tyre.

Operacioni, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan, vijon, ndërsa po punohet intensivisht për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

3 MUAJ ME PARE

Iu zbulua 'shtëpi bari', pezullohet nga detyra drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa

Magazinën "e mbolli" me kanabis, policia "i pret barin"
Bilal Hasa

PEQIN- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pezulluar nga detyra drejtorin e Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet pasi iu gjetën rreth 4 mijë bimë kanabisi në banesë. Përmes një njoftimi, Drejtoria e Përgjithshme bën me dije se ka ndërmarrë masa administrative të menjëhershme për pezullimin e tij nga detyra, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve distancohet nga çdo veprim që bie ndesh me ligjin dhe thekson se mbështet plotësisht hetimin e plotë dhe transparent të rastit.

Njoftimi i plotë

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është vënë në dijeni nga mediat lidhur me rastin e drejtorit të IEVP Rrogozhinë, Bilal Hasa.

Në vijim të informacionit të marrë, Drejtoria e Përgjithshme ka ndërmarrë masa administrative të menjëhershme për pezullimin e tij nga detyra, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes nga organet kompetente.

Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve distancohet nga çdo veprim që bie ndesh me ligjin dhe thekson se mbështet plotësisht hetimin e plotë dhe transparent të rastit.

3 MUAJ ME PARE

Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në banesën e Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës, shpallet në kerkim zyrtari (EMRI)

Magazinën "e mbolli" me kanabis, policia "i pret barin"
Bilal Hasa

PEQIN- Një “shtëpi bari” me rreth 4 mijë rrënjë kanabis sativa është zbuluar në Rrogozhinë, Peqin, nga një aksion i organizuar nga Policia ditën e sotme. Mësohet se shtëpia i përket drejtorit të Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa.

Bimët narkotike janë sekuestruar nga Policia, ndërsa zyrtari është shpallur në kerkim, pasi nuk është gjetur në shtëpinë e tij, apo edhe në vendin e punës.

Bëhet me dije se banesa ku u gjet sasia masive e bimëve të kanabisit, është rrethuar nga Policia dhe po vijon punën së bashku me grupin hetimor të ngritur për rastin./ZËRI

Poll

MOS HUMB