LIVE UPDATES

Jugu i vendit nën pushtetin e flakëve! Rrezikohen disa fshatra- Lamallari: Të gjitha strukturat në terren, prioritet jeta e banorëve

♦Jugu i vendit është përfshirë sot nga vatra të medha zjarri, duke rrezikuar tokë bujqësore dhe banesa në disa fshatra, në bashkinë Finiq dhe Mallakastër.♦Në Finiq, zjarri në Matomarë është përhapur drejt Mesopotamit, duke rrezikuar fshatrat Kostar dhe Vllahat. Flakët kanë hyrë në oborret e banesave në Kostar, ndërsa në ndihmë të forcave në terren janë angazhuar tre helikopterë, dy Cougar dhe një Black Hawk.♦Situata alarmante vijon dhe në Mallakastër, pasi flakët kanë përshirë zona në afërsi të fshatit Hekal, ku janë mbi 10 hektarë me ullishte dhe shkurre, ndërsa rrezikohen banesat dhe puset e naftës.♦ Ndërkohë, në fshatin Kash të Ballshit janë djegur dy banesa.♦Po ashtu një tjetër vatër zjarri është regjistruar në fshatin Opar të Korçës, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe barishte ♦Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se në operacion janë përfshirë zjarrfikësit e Delvinës, Finiqit dhe Konispolit, të mbështetur nga rreth 50 vullnetarë dhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët po punojnë për izolimin e vatrave të zjarrit.♦Lidhur me situatën ka reaguar dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cil ka njoftuar se të gjitha strukturat shtetërore janë angazhuar për vënien nën kontroll të flakëve. Ai u ka bërë thirrje banorëve të respektojnë udhëzimet e autoriteteve.

7 artikuj për këtë temë.
3 ORE ME PARE

Zjarr në Opar të Korçës, flakët përhapen me shpejtësi

Jugu i vendit nën pushtetin e flakëve! Rrezikohen disa fshatra-
foto nga vendi i ngjarjes

KORÇË– Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në fshatin Opar, pjesë e njësisë administrative Moglicë, Korçë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe barishte, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Drejt zonës janë nisur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve. Ende nuk ka të dhëna zyrtare për sipërfaqen e djegur, ndërsa situata mbetet nën monitorim./ZËRI

3 ORE ME PARE

Zjarri në Finiq aktiv/ AKMC: Po punohet pa ndërprerje, 50 vullnetarë dhe 40 efektivë të FA në terren

Jugu i vendit nën pushtetin e flakëve! Rrezikohen disa fshatra-
Pamje nga zjarri në Finiq dhe njfotimi i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Ciivile

FINIQ- Në Bashkinë e Finiqit flakët vijojnë të mbeten aktive, ndërsa Forcat e Mbrojtjes Civile janë angazhuar në terren për të mbajtur nën kontroll situatën. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se në operacion janë përfshirë zjarrfikësit e Delvinës, Finiqit dhe Konispolit, të mbështetur nga rreth 50 vullnetarë dhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët po punojnë për izolimin e vatrave të zjarrit.

"Forcat e Mbrojtjes Civile, zjarrfikësit, po punojnë pa ndërprerje në Finiq për të vënë nën kontroll vatrën e zjarrit. Fatmirësisht nuk rrezikohen banesa dhe jeta e banorëve të zonave përreth. Aktualisht ndërhyrja nga toka dhe ajri vijon intensivish"- njofton Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Forcave tokësore u janë bashkuar edhe tre helikopterë të Forcave të Armatosura, dy “Cougar” dhe një “Black Hawk”. Ndërkohë, vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.

/ZËRI

4 ORE ME PARE

Zjarret në jug, Lamallari ndan pamjet: Të gjitha strukturat në terren, prioritet mbrojtja e jetës së qytetarëve

Jugu i vendit nën pushtetin e flakëve! Rrezikohen disa fshatra-
Besfort Lamallari dhe pamje nga zjarri në Mallakastër

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar publikisht lidhur me situatën e vështirë të zjarreve në jug të vendit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ministri ka bërë me dije se janë vënë në lëvizje të gjitha strukturat shtetërore për vënien nën kontroll të flakëve në fshatrat e Delvinës dhe Finiqit.

Lamallari u ka bërë thirrje banorëve të këtyre zonave që të respektojnë udhëzimet e autoriteteve dhe të shmangin çdo veprim që mund t’u rrezikojë jetën.

“Prej orësh po përballemi me një situatë të vështirë nga zjarret në disa fshatra të Delvinës dhe Finiqit. Të gjitha strukturat tona janë në terren dhe operacioni vijon pa ndërprerje, si nga toka ashtu edhe nga ajri, me angazhimin e forcave të shumta zjarrfikëse, të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura, shërbimeve vendore dhe tre helikopterëve.

Prioriteti ynë absolut është mbrojtja e jetës së qytetarëve, e banesave dhe e çdo pasurie të rrezikuar.

U bëjmë thirrje banorëve të respektojnë udhëzimet e autoriteteve dhe të shmangin çdo veprim që mund të krijojë rrezik shtesë”,- shkruan Lamallari.

Situata në jug të vendit vijon të mbetet kritike, pasi disa fshatra, toka bujqësore, bletari, banesa dhe puse nafte rrezikojnë të përfshihen nga zjarri, i cili është favorizuar edhe nga era e fortë./ZËRI

5 ORE ME PARE

Vatër e madhe zjarri në Mallakastër, digjen 10 hektarë me ullishte e shkurre! Rrezikohen banesat dhe puset e naftës

Jugu i vendit nën pushtetin e flakëve! Rrezikohen disa fshatra-
pamje nga vendngjarja

MALLAKASTËR-  Fshati Hekal në Mallakastër është përfshirë mesditën e sotme nga një vatër e madhe zjarri. Raportohet se, për shkak të erës, flakët janë përhapur me shpejtësi pranë vendit të quajtur “Qafa e Vidhit”, duke përfshirë një sipërfaqe prej mbi 10 hektarësh me ullishte dhe shkurre.

Gjithashtu, rrezikohen edhe banesat dhe puset e naftës në këtë zonë, pasi zjarri ndodhet rreth 100 metra larg tyre.Në terren janë angazhuar 6 mjete zjarrfikëse nga Ballshi, Patosi, Roskoveci dhe kompania Albpetrol, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve./ZËRI

5 ORE ME PARE

Ballsh/ Zjarr i madh në fshatin Kash, digjen dy banesa (VIDEO)

Jugu i vendit nën pushtetin e flakëve! Rrezikohen disa fshatra-
foto nga vendi i ngjarjes

BALLSH- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Kash, në Bashkinë e Ballshit. I favorizuar nga terreni i vështirë dhe era e fortë, zjarri është përhapur me shpejtësi. Flakët kanë përfshirë dy banesa, ndërsa situata vijon të mbetet problematike, pasi ekziston rreziku që ato të përhapen edhe drejt banesave të tjera.

Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në zonën e banuar./ZËRI

5 ORE ME PARE

VIDEO/ Tre helikopterë në aksion në Finiq, flakët hyjnë në oborret e banesave

Jugu i vendit nën pushtetin e flakëve! Rrezikohen disa fshatra-
pamje nga vendngjarja

FINIQ- Tre helikopterë kanë mbërritur në ndihmë të forcave zjarrfikëse në Finiq, pas kërkesës për ndërhyrje nga ajri për shkak të situatës së rënduar. Siç shihet edhe në pamje, tre helikopterë, dy Cougar dhe një Black Hawk po punojnë për shuarjen e flakëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Zjarri, i cili nisi fillimisht në Matomarë, u përhap me shpejtësi për shkak të erës në drejtim të dy fshatrave, Kostar dhe Vllahat, ku rrezikohen edhe banesat.

Më problematike paraqitet situata në fshatin Kostar, ku flakët kanë hyrë në oborret e banesave. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata vijon të mbetet kritike./ZËRI

6 ORE ME PARE

Vatër e madhe zjarri në Finiq/ Rrezikohen banesat, kërkohet ndihmë nga ajri

Jugu i vendit nën pushtetin e flakëve! Rrezikohen disa fshatra-
pamje nga vendngjarja

FINIQ- Një vatër e madhe zjarri ka rënë sot në Matomarë, në Bashkinë Finiq. Për shkak të përhapjes së menjëhershme të flakëve, zjarri po avancon në drejtim të Mesopotamit, duke rrezikuar edhe dy fshatrat Kostar dhe Vllahat.

Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse të Finiqit, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Mësohet se, për shkak të situatës së rënduar, ndërhyrja vetëm nga toka është e vështirë. Ende nuk dihet nëse në ndihmë do të angazhohen edhe forca nga ajri për të bërë të mundur izolimin e flakëve. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. /ZËRI

Poll

MOS HUMB