Mes kaosit dhe braktisjes së sallës nga opozita, mazhoranca voton në Kuvend projektligjet e rendit të ditës
TIRANË- Seanca plenare e Kuvendit, e cila u shoqërua me përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës është mbyllur. Si pasojë e përplasjeve, opozita braktisi sallën, ndërsa miratoi e vetme projektligjet që ishin në rendin e ditës. Një episod me tone të larta dhe ofenduese, u regjistrua teksa kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ndodhej në foltore duke folur. Një fjali e tij, drejtuar demokrates Albana Vokshi tensionoi demokratët e pranishëm në seancën parlamentare, ndërsa situata u tensionua dhe u desh ndërhyrja e Gardës.
Balla: Realisht nuk kishim një numër tuajin që të ju merrnin në telefon dhe të ju thonim çfarë mendoni ju. 0900 se këtë numër kam, për ty Albana padyshim.
Në këtë moment, ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të opozitës, Gazment Bardhi.
Bardhi: Ndyrësirë i pafytyrë, shko thuaja gruas tënde ato. I pafytyrë, i paburrë, je mësuar me ato të partisë tënde. Je mësu me ato kur*at… e partisë tënde.
Pas këtij epidosi, punimet e Kuvendit u ndërprenë përkohësisht. Pasi u rikthyen sërish në sallë, Balla i kërkoi ndjesë Vokshit duke u shprehur se nuk kishte si qëllim ta fyente dhe se bëhej fjalë fjalë për një numër telefonik që në BE përdoret për të marrë informacion mbi Bashkimin Evropian. Pas situatës së tensionuar Balla i kërkoi kreut të kryeparlamentarit Niko Peleshit të që të ndërpriten diskutimet dhe të kalojnë në votimin e projektligjeve.
Rendi i ditës:
Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave (huamarrësi), dhe KfË Frankfurt am Main (KfË), për programin “Infrastruktura bashkiake V – faza II””.
Projektligji “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”.
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 46/2018, “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”, të ndryshuar”.
Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”.
Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 68/2017, “Për financat e vetëqeverisjes vendore””.
Projektvendimi “Për një shtesë në vendimin nr. 65/2025, “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”. /ZËRI
“Bëhet fjalët për një numër telefonik në BE”, Taulant Balla: Ndjesë zonjës Vokshi nëse ndihet e fyer
TIRANË- Pas situatës së tensionuar në Kuvend, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka kërkuar ndjesë deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi. Balla shprehet se nuk kishte qëllim që ta fyente, duke shtuar se bëhet fjalë për një numër telefonik që në BE përdoret për të marrë informacion mbi Bashkimin Evropian.
“Kjo situatë nuk ka të bëjë fare me gjithçka kam thënë unë sepse nuk ka lidhje fare asnjë fyerje. Bëhet fjalët për një numër telefonik që në BE merret për të marrë informacion mbi Bashkimin Evropian. Kush ka nevojë të marrë informacion mbi BE, ka një numër ku ti mund të marrësh informacion për të vendimarrjen e BE. Sa i përket keqinformimit nëse kolegia Vokshi ndihet e fyer, unë i kërkoj ndjesë. Por nuk ka asnjë… Isha duke folur për reformën e BE, ja ku e keni numrin me 0900 të BE-së ku çdo qytetarë i BE, merr informacion për vendimmarrjen në BE. Kush do, që ta përdorur këtë situatë për të nxitur protestat, për të frymëzuar dështimin e protestave, le ta marrin. Zonja Vokshi, nëse ndihesh e fyer të kërkoj ndjesë. Ndërkohë, kryetar, për të gjithë atë lum rrugaçi të një njeriu që nuk njeh as iman, as familje, sigurisht që unë dhe për dëmtimin e pajisjeve… në këto kështu kërkoj ndërprerje seancës deri kur të rikthehet normaliteti në sallë. Ndjesë nëse ndihet dikush i fyer”, shprehet Balla.
Një episod i tillë mes toneve të larta dhe ofenduese, u regjistrua teksa kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ndodhej në foltore duke folur. Një fjali e tij ka tensionuar demokratët e pranishëm në seancën parlamentare, ndërsa situata u tensionua dhe u desh ndërhyrja e Gardës. Më pas, deputetët demokratë kanë shkuar drejt foltores, duke mos e lejuar socialsitin që të vijonte fjalën e tij. Kjo situatë solli edhe ndërhyrjen e Gardës, ndërsa seanca u ndërpre për pak minuta./ZËRI
PLAS KEQ NË KUVEND/ Balliu përplasje fizike me Ballën, Peleshi: Keni folur fjalët më të ulëta të fjalorit
TIRANË- Seanca plenare në Parlament u tensionua sërish këtë të enjte, teksa përplasjet kanë vijuar edhe gjatë pasdites, duke çuar në ndërprerjen për disa minuta.
“0900, për ty Albana kam këtë numër”, mjaftoi kjo fjali e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, dhe salla u kthye në 'arenë përpleshjesh'.
Gjatë përplasjes, deputeti Klevis Balliu iu afrua Ballës dhe tentoi t'i heqë mikrofonin, duke rritur tensionin mes palëve në sallë. Deklarata nxiti reagime të ashpra nga opozita, të cilët u përgjigjën duke shkëmbyer akuza personale dhe fjalë ofenduese me përfaqësuesit e mazhorancës.
Ndërkohë, kryeparlamentari Niko Peleshi gjithashtu ka reaguar duke iu kujtuar deputetëve të opozitës, sipas tij, se kanë përdorur 'fjalët më të ndyra'.
Peleshi: Ju jo. Nuk iu ju takon juve të bëni si të prekur se keni thënë fjalët që unë deri më sot nuk i kam dëgjuar ndonjëherë këtu me veshët e mi. Ti Gaz Bardhi ke thënë sot disa fjalë që unë s'i kam dëgjuar sa vite kam në Parlament, fjalët më të ulëta që nuk i ka as fjalori.
/ZËRI
"Për ty Albana kam numrin 0900"/ Plas keq mes Ballës dhe opozitës, Bardhi: Je mësu me ato kur*at…
TIRANË- Seanca plenare është ndërprerë për shkak të përplasjeve të ashpra mes palëve. Një episod i tillë mes toneve të larta dhe ofenduese, u regjistrua teksa kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ndodhej në foltore duke folur. Një fjali e tij ka tensionuar demokratët e pranishëm në seancën parlamentare, ndërsa situata u tensionua dhe u desh ndërhyrja e Gardës.
Balla: Realisht nuk kishim një numër tuajin që të ju merrnin në telefon dhe të ju thonim çfarë mendoni ju. 0900 se këtë numër kam, për ty Albana padyshim.
Në këtë moment, ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të opozitës, Gazment Bardhi.
Bardhi: Ndyrësirë i pafytyrë, shko thuaja gruas tënde ato. I pafytyrë, i paburrë, je mësuar me ato të partisë tënde. Je mësu me ato kur*at… e partisë tënde.
Më pas, deputetët demokratë kanë shkuar drejt foltores, duke mos e lejuar socialsitin që të vijonte fjalën e tij. Kjo situatë solli edhe ndërhyrjen e Gardës, ndërsa seanca u ndërpre për pak minuta. /ZËRI
"Imuniteti i Ballukut duhet të hiqet"! Bardhi-Peleshit: Kërko falje që shkele Kushtetutën me qëndrimin për padinë e Ramës
TIRANË- Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate mes palëve, ndërsa opozita e zhvendosi sërish vëmendjen te çështja e Belinda Ballukut. Kreu i grupit parlamentar të opozitës, Gazment Bardhi, akuzoi kryeparlamentarin Niko Peleshi për shkelje të Kushtetutës, duke kërkuar që ai të kërkojë ndjesë për qëndrimin e Kuvendit në çështjen e padisë ndaj kryeministrit për imunitetin e ministres Balluku.
Sipas Bardhit, imunitetit të Ballukut tashmë i është dhënë përgjigjia nga Gjykata Kushtetuese, duke evidentuar se 'imuniteti nuk është privilegj ndaj deputetit të veçantë'.
Gazment Bardhi: Sa kohë në sallë nuk është as propozuesi i këtij projektligji dhe as ministri i Arsimit, unë do e shfrytëzojë këtë kohë për t’ju ribërë edhe njëherë thirrje për të kërkuar ndjesë zoti kryetar i Kuvendit, për shkeljen e Kushtetutës. Sot po ju sjell një rast të dytë, duke nënvijëzuar edhe distancimin e plotë të opozitës në Parlament, nga qëndrimi që Kuvendi mbajti në mënyrë antikushtetuese në padinë që kryeministri depozitoi si zyrë avokatie e Ballukut në Kushtetuese.
Qëndrimi i Kuvendit, i padiskutuar në asnjë organ të Kuvendit, unë nuk e di kush e ma miratuar këtë qëndrim të Kuvendit, ka mbajtur një qëndrim që është rrëzuar njëzëri 8 me 0 nga Gjykata Kushtetuese. Dhe qëndrimi juaj zoti kryetar se pezullimi i ministrave është pjesë e imunitetit kushtetues të ministrit, nëse nuk e keni marrë vesh është rrëzuar si qëndrim antikushtetues. Kjo është shkelja e dytë që ne ju evidentojmë sot. Ju zoti Peleshi duhet të gjeni kurajon të kërkoni ndjesë.
Nxirreni Ulsiun nga biblioteka, sepse i ka dhënë përgjigje çështjes së dytë që ka të bëjë me heqjen e imunitetit të Ballukut. I ka dhënë përgjigje në mënyrë shteruese. Ka përcaktuar që imuniteti nuk është privilegj ndaj deputetit të veçantë, prandaj nuk është privilegj i Ballukut. Ulsiu ka lexuar kot, po lodhet por nuk ka gjetur një argument për atë qëndrim pa qëndrim”, tha Bardhi.
Në përgjigje të akuzave, Peleshi u shpreh se Kuvendi ishte thirrur si institucion për të dhënë mendimin teknik ligjor dhe se ai nuk kishte asnjë lidhje me përgatitjen e qëndrimit. Ai theksoi se ekspertët teknikë nuk ishin konsultuar me të për të marrë mendim.
Niko Peleshi: Kur Kuvendi thirret si palë në një çështje në gjykatë, nuk ftohet seanca, por institucioni. Seanca nuk jep mendime, merr vendime. Ne, Kuvendi u ftua në atë çështje si një palë për të dhënë mendimin teknik ligjor. Madje as me mua nuk kanë pasur ekspertët teknikë të Kuvendit ndonjë konsultë, se çfarë qëndrimi duhej mbajtur. Unë nuk do ia lejoja vetes që t’i jepja një orientim politik sesi përfaqësohet teknikisht Kuvendi. Ndërsa të konsultohet seanca për qëndrimin që duhet të mbajë në një çështje, unë këtë nuk e kam dëgjuar ndonjësherë.
Braçe: Ky parlament ka probleme të mëdha me arsimin, mungon edhe ministrja!
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe gjatë fjalës së tij në Kuvend, theksoi edhe mungesën e ministrave dhe deputetëve gjatë diskutimit për projektligjin për arsimin. Braçe, shtoi se parlamenti ka probleme të mëdha arsimin, ku evidentoi edhe mungesën e ministres së Arsimit, Mirela Kumbaros.
“Natyrisht që ky parlament ka probleme të mëdha me arsimin, i gjithi me thënë të drejtën se të diskutohet për një çështje kaq të rëndësishme që salla të jetë bosh në shumicën dërrmuese apo gjithë kohës, reflekton. Të mungojë edhe ministrja e Arsimit pastaj, është problem akoma dhe më i madh. Ky problem që kemi ne me arsimin mbërrin edhe në parlament”, tha Braçe./ZËRI
U përplas me deputetët e PS për banorët e Rrjollit, përjashtohet me 20 ditë nga Kuvendi Agron Shehaj
TIRANË- Deputeti i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj është përjashtuar me 20 ditë nga punimet e Kuvendit me kërkesë të mazhorancës. Vendimi u mor sot gjatë mbledhjes së Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën. Në kërkesën e Partisë Socialiste thuhej se Shehaj bllokoi foltoren dhe pas tërheqjes së vëmendjes ai nuk e ka liruar atë duke penguar vazhdimin normal të seancës parlamentare.
Gjatë seancës plenare më 2 mars, Shehaj komentoi protestat e banorëve të fshatit Rrjoll në Velipojë. Shehaj tha se banorët e Rrjollit po dhunohen dhe po u grabitet prona nga kompania në pronësi të Bashkim Ulaj e cila ka nisur ndërtimin e resortit “Blue Borgo” në këtë zonë. Pas fikjes së mikrofonit, Shehaj nisi të debatonte me socialistët, i cili më pas u përjashtua./ZËRI
U shkarkua/ Spiropali: Largimin tim e paralajmëroi Berisha. Kreu i PD: Je viktima më e parëndësishme, s'e ke nga unë
TIRANË-Kryedemokrati Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me Elisa Spiropalin. Ka qënë kjo e fundit ajo e cila u shpreh fillimisht se është e keqardhur që largimi i saj nga detyra u paralajmërua nga Sali Berisha. Ndërohë në përgjigje Berisha i tha se shkarkimi nuk i ka ardhur nga ai por nga Belinda Balluku. Sipas Beirshës, Spiropali është viktima më e parëndësishme.
Debati:
Elisa Spiropali: Unë nuk flas vetëm anglisht, por edhe gjuhë tjetër të huaj. Por më mirë se shqipen nuk flas asnjë gjuhë. Edhe flas shqip, flas troç dhe flas sic duhet me Shqipërinë dhe për Shqipërinë. Cdo detyrë këtu në Kuvend është nder i madh. E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që largimin e paralajmëroi Sali Berisha dhe jo ndonjë tjetër. Vetëm për këtë jam e habitur që i doli fjala dhe për asgjë tjetër.
Sali Berisha: Je viktima më e parëndësishme e Lubisë dhe më e merituara. Në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj sikur të ishte korba e zezë, në fakt aty afër ishte, ti na vije si nuse këtu, e veshur me të bardha, me të gjitha aksesorët. Pse çfarë kujton ti se bar hante Lubia? Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha, jo, e ke nga vetja jote, se jo që nuk e mbroje, përkundrazi gëzoheshe se tani do bëheshe ti zëvendëskryeministre, nuk ta priste mendja se ishte kjo tjetra, kloni i Lubisë. Ja ku e ke klonin! Ti ke probleme të mëdha në shkenca. Kjo është kloni. Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha atë, se për Sali Berishën, Edi Rama të lartësonte njëlloj siç lartësoi këtë klonin e Lubisë, por e ke nga vetja jote se more përpjetë ti. Iku Lubia, the tani, ja shiheni, unë do jem Lubia juaj tani, u thoshte kjo. Dhe këta të dhanë atë që meritove.
'Balluku' ndez Kuvendin! Bardhi: Përfshini raportin, po e zvarrisni. Balla: Do e dorëzojmë në 12 mars
TIRANË-Seanca e sotme parlamentare nis me 1 minutë heshtje për Adem Jasharin dhe familjen e tij në Prekaz. Por pas këtij momenti debati shpërtheu lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku.
Kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi kërkoi të votohet sot për heqjen ose jo të imunitetit, ndërsa kreu i grupit të PS Taulant Balla i tha opozitës se janë brenda afatit 2 javor për të përgatitur raportin e tyre. Balla informoi se raporti i mazhorancës do të jetë gati më 12 mars.
Gazment Bardhi: Siç jeni në dijeni, më 23 shkurt Këshilli i Mandatit ka përfunduar shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë që kërkon autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Ballukut në përputhje me afatet e përcaktuara nga rregullorja e Kuvendit, 5 anëtarët e këshillit që e kishin të qartë përgjegjësinë dhe detyrën e tyre, kanë dorëzuar raportin. Jeni të detyruar ta përfshini raportin si pjesë të seancës më të parë të Kuvendit pas dorëzimit. Raporti është dorëzuar të hënën dhe seanca më e parë është seanca e sotme. Në rendin e ditës që sapo lexuat, s’është përfshirë shqyrtimi i kësaj kërkese dhe një javë ka mbetur që kërkesa të konsiderohet e rrëzuar për shkak të mosmarrjes në shqyrtim sepse e keni çuar në limitet 3-mujore, në kundërshtim flagrant. E zvarritët këtë procedurë përmes mosmbledhjes së këshillit për gati 2 muaj duke penguar funksionin normal në përputhje me rregulloren dhe Kushtetutën. Tani po zvarrisni përfshirjen e kësaj çështjeje në rendin e ditës. Nëse do të thoni Ulsiu vazhdon të jetë në bibliotekë dhe s’e ka përfunduar raportin, ky është problemi i Ulsiut. Ulsiu të dalëë nga biblioteka, të dorëzojë raportin sepse çështja është shumë e thjeshtë, s’ka nevojë për lexim të thelluar. Çështja është kushtetuese, ligjore dhe ky Kuvend ka detyrimin t’i kthejë përgjigje SPAK. Ka 3 muaj që po pengohen hetimet sepse prokuroria pret përgjigje nga Kuvendi. Ktheni përgjigje.
Taulant Balla: E dëgjova me vëmendje gënjeshtrën, të gënjesh edhe në muaj Ramazani. Sa lidhje kam unë me besimin, i vetmi që s’ke asnjë lidhje je ti, as me besimin as me vlera të tjera morale dhe familjare. Mungesa e vlerave morale dhe familjare janë të rëndësishme për tu konsideruar për çdo person. Qëndrimi ynë ka qenë i qartë përmbledhjen e Këshillit të Mandateve, e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë, në përfundim të mbledhjes kemi komunikuar se si e sqaron rregullorja e kuvendit këtë akt procedural. Në këshillin e Mandateve ka pasur 2 mendime dhe 2 qëndrime. Këshilli Brenda 2 javëve harton raport. Jemi brenda kohës, ky grup parlamentar nuk i merr vendimet kryetari i grupit, apo kryetari i kuvendit, apo kryetari i komisionit të ligjeve, por vendimet merren kolegjiale. Në datë 23 shkurt, kam komunikuar publikisht se sapo të depozitohet nga të 5 deputetët rekomandimi nga ana jonë, do të respektohet afati 2 javor. Afati 2 javor është para datës së përfundimit të shqyrtimit, që është 17 marsi. Sapo të jetë gati, në seancën më të parë, që është 12 marsi, do jenë gati 2 raportet.
Mblidhet sot KUVENDI! 'Balluku' nuk hyn në rendin e ditës, pritet votëbesimi i ministrave të rinj
TIRANË-Mbahet sot seanca e radhës parlamentare, ku në Rendin e Ditës nuk është futur votimi i raporteve nga palët lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen ose jo të imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku. Në seancën e cila nis në orën 10:00, pritet të votëbesohen ministrat e rinj, pas dekretimit të një dite më parë nga presidenti Begaj të 7 ndryshimeve në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama.
Ndryshimet në Qeveri:
Albana Koçiu zv.kryeministre - zëvendëson Belinda Ballukun
Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës - zëvendëson Belinda Ballukun
Besfort Lamallari ministër i Brendshëm - zëvendëson Albana Koçiun
Toni Gogu ministër Drejtësie - zëvendëson Besfort Lamallarin
Ferit Hoxha ministër i Jashtëm - zëvendëson Elisa Spiropalin
Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes - ikën Pirro Vengu
Eriona Ismaili ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin - zëvendëson Toni Gogun
Ndërkohë deputeti, Erion Braçe ka kërkuar seancë pyetje -përgjigje me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro dhe ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla.
Gjithashtu do të diskutohet për disa projektligje ndër të cilat projektligji “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale” dhe projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”.
Rendi i ditës:
Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, bazuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 2 – 20 mars 2026, URDHËROJ:
Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 5.3.2026, ora 10:00.
II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 2.3.2026.
2. Njoftime.
3. Seancë pyetje -përgjigje me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.
4. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.
5. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”.
6. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave (huamarrësi), dhe KfË Frankfurt am Main (KfË), për programin “Infrastruktura bashkiake V – faza II”
7. Projektligji “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”.
8. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 46/2018, “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”, të ndryshuar”.
9. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, ndryshuar” të 10. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 68/2017, “Për financat e vetëqeverisjes vendore””,.
11. Projektvendimi “Për një shtesë në vendimin nr. 65/2025, “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”.
12. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.
IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.