LIVE UPDATES

'Frymë e Antifa-s"-Rama i prerë: S'ka negocim! Prindërit e të miturve dhe studentët do ta paguajnë, shpërblim për Policinë

♦Kryeministri Edi Rama bashkë me Ministrin e Brendshëm Ervin Demo zhvilluan një takim me drejtuesit dhe efektivët e Policisë së Shtetit, lidhur me protestën e studentëve, e cila shënon sot 1 javë. ♦Takimi u hap nga fjala e Demos, i cili deklaroi se dhuna ka kaluar vijën e kuqe, duke arritur sipas tij në nivele që tregojnë se nuk është më protestë. ♦Ndërkohë kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka negociata me persona që përdorin dhunën. ♦Kreu i qeverisë u shpreh se të rinjtë që marrin pjesë në protestat e dhunshme janë të ideologjizuar nga fryma e organizatës Antifa. ♦Rama njoftoi se nga 1 janari rritet paga e tyre, ndërsa do të ketë shpërblim 2500 euro për punonjësit në frontin e protestës. ♦Ndërkohë Rama u shpreh se prindërit do të mbajnë përgjegjësi financiare për dëmet e shkaktuara, nëse nuk marrin përgjegjësinë për fëmijët e tyre.

5 artikuj për këtë temë.
10 ORE ME PARE

Rama: Shpërblim 2500 euro për çdo polic në përballje me protestat e dhunshme

'Frymë e Antifa-s"-Rama i prerë: S'ka negocim!
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama në takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit, ka deklaruar se nga 1 janari rritet paga e tyre, ndërsa do të ketë shpërblim 2500 euro për punonjësit në frontin e protestës. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Edi Rama: Kështu që, me buxhetin e ri, nga 1 janari, paga juaj do të rritet në mënyrë të konsiderueshme. Por, nga ana tjetër, për të gjithë rezistencën, për të gjithë sakrificën, për të gjithë kurajën dhe, mbi të gjitha, për dinjitetin me të cilin ju po u dilni përballë jo vetëm këtyre, por edhe atyre që nëpër ekrane masakrojnë Policinë e Shtetit, nëpër ekrane fajësojnë Policinë e Shtetit, nëpër ekrane kërkojnë që Policia e Shtetit të dorëzohet, ne do t'ju vëmë menjëherë në dispozicion një shumë prej 2500 eurosh për çdo efektiv që është në këtë front. Sepse keni jo vetëm presion, por keni edhe nevojë për të shpenzuar në këtë moment për gjëra ekstra dhe e vendosëm kështu për të mos bërë asnjë diferencë. Nuk e vendosëm sipas pagës, por e vendosëm kështu. E njëjta shumë për të gjithë, sepse në këtë moment jeni të gjithë një dhe një për të gjithë.

10 ORE ME PARE

"I lini fëmijët rrugve, nuk dini ti mbroni", Rama: U them familjeve të të miturve do ta paguani

'Frymë e Antifa-s"-Rama i prerë: S'ka negocim!
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të sotëm me efektivët e policisë, ka deklaruar se prindërit që lënë të miturit në protestë dhe studentët që janë pjesë e saj do ta paguajnë. Rama u shpreh se prindërit do të mbajnë përgjegjësi financiare për dëmet e shkaktuara, nëse nuk marrin përgjegjësinë për fëmijët e tyre. Ndërkohë për studentët që ikin nga shkolla dhe dhunojnë Policinë, nuk do të kenë arsim falas, bursa dhe mbështetje financiare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Edi Rama: Kush i është vënë në dispozicion këtij plani ogurzi, do të paguajë. U them të gjitha familjeve të atyre të miturve: Do të paguani në rast se nuk do të mbani përgjegjësinë tuaj për ata fëmijë, në rast se nuk dini ju t'i mbroni fëmijët tuaj dhe i lini rrugëve, nga 15, 14, 13 apo 16 vjeç, që të marrin rolin e mburojës së atyre të tjerëve që janë mbrapa. Atëherë, fatura financiare për të gjitha këto dëme do t'ju përndjekë deri në fund. U them të gjithë atyre të tjerëve që ikin nga shkolla për të dhunuar Policinë, që nuk do të kthehen në shkollë normalisht, pa pasoja administrative për këtë. Nuk do të kenë arsim falas. Ata studentë që dalin dhe dhunojnë Policinë e Shtetit nuk do të kenë bursa, nuk do të kenë mbështetje financiare nga shteti.

Nëse duan të vazhdojnë universitetin, pasi kanë hedhur gurë ndaj prindërve të fëmijëve të tjerë të Shqipërisë, që janë fëmijët e efektivëve të Policisë apo që janë fëmijët e kujtdo që është në anën e shtetit, asnjë kokërr leku nuk do të marrin ata nga taksat e shqiptarëve, për asgjë. Sepse me taksat e shqiptarëve do të riparojmë trotuaret, me taksat e shqiptarëve do të riparojmë semaforët, me taksat e shqiptarëve do të riparojmë kamerat që ata shkatërruan, tabelat, stolat. Me taksat e shqiptarëve do të zëvendësojmë pemët. Nuk do të paguajmë nga taksat e shqiptarëve për ca djem dhe vajza që kujtojnë se u bë deti kos për Antifa-n dhe për gjithë çfarëdolloj delirantësh.

11 ORE ME PARE

“Brez Tik Tok-u që nuk lidhin dot 7 fjalë bashkë”/ Rama për protestuesit: Janë pengje

'Frymë e Antifa-s"-Rama i prerë: S'ka negocim!
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama pas gjashtë ditësh protestë ka zhvilluar një takim me drejtuesit dhe efektivët e policisë së Shtetit. Rama në fjalën e tij ritheksoi se në protestë janë të rinj të frymëzuar nga forca e errët që është shfaqur në Europë. Kreu i qeverisë theksoi se të rinjtë që marrin pjesë në protesta nuk mund të konsiderohen automatikisht terroristë, por i konsideroi ata si brez tik toku qe nuk lidhin dot 7 fjale bashke.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Edi Rama: E ka parë Shqipëria këtë film më shumë se një herë dhe pasojat e tij janë plagë që duan vite të shërohen.
Të rinjtë e kësaj nuk duan paqe por përmbysje, janë të rinj të idealizuar nën frymëzimin e asaj force të errët e të re që është shfaqur në Europë, që Trump e ka shpallur organizatë terroriste. Kjo nuk do të thotë që të rinjtë që mendojnë se jeta është TikTok, dhe me Tik Tok dhe pa lidhur dot 7 fjalë bashkë do të bëjnë Shqipërinë. Janë pengje të një fryme dhe ideologjie të re që ka vetëm një mision: Shkatërro, rrëno gjithçka, bëje rrafsh sepse do ta nisim nga e para.

11 ORE ME PARE

"Të rinj të frymëzuar organizata terroriste, Antifa"! Rama sërish me gur në dorë: Kur shteti negocion me këtë, ka rënë!

'Frymë e Antifa-s"-Rama i prerë: S'ka negocim!
Edi Rama

TIRANË-Me një gur në dorë gjatë takimit me efektivë e Policisë, kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka negociata me persona që përdorin dhunën. Rama u shpreh se të rinjtë që marrin pjesë në protestat e dhunshme janë të ideologjizuar dhe të ekstremizuar nga fryma e Antifa-s, të cilën, sipas tij, presidenti amerikan Donald Trump e ka shpallur organizatë terroriste. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Edi Rama: Po përballen me një valë dhune që nuk ka të bëjë me asnjë arsye legjitime, për të pasur pakënaqësi dhe për të kërkuar më shumë nga qeveria. Kam ardhur sot prapë me këtë me vete, duhet ta mbash me vete, ta peshosh, sa i shtohet pesha kur vjen në drejtimin e njerëzve me uniformë dhe çfarë mund të bëjë mbi këdo. Me këtë nuk negociohet. Në momentin kur shteti negocion me të, ka rënë. Dhe kur fiton ky, atëherë, logjika e këtij bëhet vetë shteti. E ka parë Shqipëria këtë film më shumë s enjë herë, pasoja janë plagë që duhen vite për t’u shëruar. Nuk do të thotë aspak se kush sot proteston paqësisht, edhe pse janë shumë pak, duan përmbysje. Janë të rinj dhe të reja të ekstremizuar nën frymëzimn e asaj force të errët dhe të re që është shfaqur në Europe dhe SHBA, që presidenti e ka shpallur organizatë terroriste, Antifën. Ata janë peng i një ideologjie të re, shkatërro gjthçka.

11 ORE ME PARE

"Është kaluar vija e kuqe", Rama dhe Demo takim me Policinë: Komisariati nr 3 është sulmuar, 295 të lënduar

'Frymë e Antifa-s"-Rama i prerë: S'ka negocim!
Ervin Demo dhe Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama dhe mInistri i Brendshëm, Ervin Demo po zhvillojnë një takim me drejtuesit e policisë së Shtetit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Ervin Demo: Ajo që ka ndodhur dje, ka ndodhur diçka që ka kaluar vijën e kuqe, komisariati nr 3 është sulmuar nga protestues, godina dhe punonjës. Janë dëmtuar duke mbrojtur godinën e policisë së shtetit, kjo tregon se elementet e dhunës të përfshirë në protestë kanë arritur në nivele që tregojnë se kjo nuk është më protestë. Elementët e dhunës gjetën strehë në selinë e një subjekti politik që tregon edhe motivimin e tyre. Ju jeni ata që duhet të keni mbështetjen maksimale sepse garantoni protestën. Nuk është vënë asnjëherë në dyshim roli i policisë për të garantuar të drejtat e qytetarëve. Dhuna nuk ka vend në një qeveri demokratike. Qeveria dhe Rama e kanë bërë të qartë që jemi gati të flasim, por dhuna nuk pranohet. Nuk mund të quhet më protestë studentore, nuk mund të quhet më as protestë. 295 të lënduar, 186 prej tyre janë punonjës policie, raporti tregon vetëpërmbajtjen e policisë. Protestuesit kanë gjetur azil politik në një parti të caktuar.

Poll

MOS HUMB