LIVE UPDATES

'Nuk iki'! Rama: S'janë studentë, është dorë e huaj....Rusia, Irani, Berisha! RENEA do dalë, do ngushtohet rrethi

♦Kryeministri Edi Rama me një anë të një video në rrjete sociale ku u shfaq nga zyra e tij, ka reaguar gjatë lidhur me protestat e studentëve gjatë pesë ditë, të shoqëruara me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.♦ Me një gur në dorë, Rama u shpreh se pasojat e kësaj protestë mund të jenë vdekjeprurës, duke kujtuar 21 Janarin, ku u vranë 4 protestues. ♦Kreu i qeverisë ritheksoi se nuk janë studentët ata që protestojnë, por një “grup zjarri i paguar”. ♦Gjatë fjalës së tij Rama renditi, opzionet se kush mund të qëndrojë pas të rinjëve, duke përfshirë kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, Rusinë dhe Republikën e Iranit. ♦Sa i përket thirrjes për dorëheqje, Rama deklaroi se nuk largohet dhe u shpreh i hapur për dialog me apo pa kamera. ♦Kreu i qeverisë u ndal edhe te prania e forcave RENEA, ku njoftoi se do të vazhdojë të dalë në veprim në rastet kur ka kërcënim dhe paralajmëroi se do të ngushtohet rrethi ndaj atyre me maska.

5 artikuj për këtë temë.
12 ORE ME PARE

"Nuk bëhet balet aty"/ Rama: RENEA doli dhe do të dalë sa herë që ka kërcënim

'Nuk iki'! Rama: S'janë studentë, është
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama, duke komentuar përdorimin e plumbave të gomës nga Policia e Shtetit në protestë ndaj të rinjëve, u shpreh gjithashtu se RENEA do vazhdojë të dalë në veprim në rastet kur ka kërcënim, duke sjellë si shembull edhe ndeshjet e futbollit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Edi Rama: U gjuajtën me plumb gome sepse efektivi mori zarin e çelikut dhe iu ça nofulla tjetrit dhe shoku në krah e largoi. Nuk bëhet balet aty apo luhet futboll dhe merr faull. RENEA ka detyre të dalë kur ka kërcënim. Del edhe kur luhet ndeshja Shqipëri-Serbi. Doli dhe do të dalë, nuk diskutohet. Do të shtrëngohet rrethoi ndaj atyre me maska, e ka edhe ligji që nuk mund të fshehësh identitetit.

12 ORE ME PARE

“Burg, burg, dorëheqje…" Rama u përgjigjet studentëve: S’më keni thënë pse duhet të largohem

'Nuk iki'! Rama: S'janë studentë, është

TIRANË-Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur studentëve, sa i përket pretendimit të tyre se nuk janë dëgjuar nga qeveria. Rama tha se i ka dëgjuar thirrjet e tyre për dorëheqje e burg çdo ditë, por asnjë kërkesë konkrete pse ai duhet të largohet. Kreu i qeverisë deklaroi se ata që duan që ai të japë dorëheqjen, duhet t’ia thonë në sy arsyen pse duhet të largohet.

Edi Rama: Ju kam dëgjuar çdo ditë sepse keni ardhur poshtë dritares sime, ju kam dëgjuar o në burg o në litar, burg, burg, jep dorëheqjen. S’kam dëgjuar kërkesa. Keni ardhur aty 140 ditë dhe asnjëherë s’keni trokitur te dera dhe të të themi me njerëzillëk, sy më sy, pse duhet të ikësh. Se me burg, burg, burg si në ato sheshet e mesjetës, s’jemi më në shek. XXI, s’jemi në atë që kemi zgjedhur. Ti do që unë të iki, kjo është gjëja më normale në botë, por si do të iki unë? Të paktën hajde më bind pse duhet të iki unë ose të bind unë pse s’duhet të iki unë. Ne nuk kemi reflektuar? Unë e kam dëgjuar me shumë kujdes, por ne kemi dalë nga faza e parë e masivitetit të flamingove me mësime që po i vëmë në jetë një e nga një. Nuk e dëgjoj më Zvërnecin sepse e gjithë e vërteta është online tani, transparente. Të gjitha konspiracionet kanë rënë sepse janë aty te Flamingo Mirror.

13 ORE ME PARE

"Droni me eksplozivë do të godiste Kryeministrinë", Rama: Kemi të dhëna...është Republika e Iranit

'Nuk iki'! Rama: S'janë studentë, është
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama gjatë reagimit të tij lidhur me protestat e studentëve, ka deklaruar se dy ditë më parë është neutralizuar një dron me eksplozivë, i cili, sipas tij, ishte destinuar të godiste Kryeministrinë dhe t’i vinte zjarrin oborrit të brendshëm të godinës. Rama thekson se rinia dhe studentët në bulevard janë pengje të 'grupit të zjarrit'. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Edi Rama: Rinia dhe studentët janë të frustruar dhe të inatosur, duan ndryshim dhe është në natyrën e qënies së tyre, por me keqardhje them se kjo rini dhe këta studentë që janë në bulevard janë pengje të grupit të zjarrit në krye. Atyre me maska, ku përdoren gjerësisht edhe të miturit, si mburoja për të përparuar. Para 2 ditësh është neutralizuar një dron me eksploziv i destinuar të godiste Kryeministrinë duke i vënë zjarrin oborrit të brendshëm ku është ngrehina e drurit dhe një Zot e di me çfarë pasojash. Kemi shumë të dhëna. Dje, në mënyrë të befasishme për çdokënd, por jo për mua! Foli mistifikuesi i Rusisë imperialiste, tha tani Shqipëria po tregon ngjyrën e vërtetë të saj, një popull kurajoz, ortodoks! Një dorë tjetër është Republika khomeiniste e Iranit. Në darkë mblidhen kllounët që himnizojnë dhunën në sallonet e medias tradicionale, ndër të cilët pak fare janë ata që e thonë ndonjë fjalë kundër dhunës. Mbase janë të terrorizuar dhe nuk ju vë faj, sepse erdhi momenti, por nuk ka për të ardhur dita që njerëzit të terrorizohen për atë që mendojnë.

13 ORE ME PARE

Rama me gur në dorë: Unë nuk e kam të vogël kokën, por shikoni çfarë mund të bëjë kur vjen si gjyle

'Nuk iki'! Rama: S'janë studentë, është
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mëngjesin e sotëm lidhur me protestën e studentëve.

Edi Rama: Ky është një nga mijëra gurët e shkulur në trotuarët e bulevardit Dëshmorët e Kombit për t'u hedhur mbi Policinë. Është një armë që mund të bëhet larg qoftë vdekjeprurëse. Imazhet që tregojnë televizionet kur shfaqin atë të ashtëquajturin grupin e zjarrit, që nuk ka asnjë lidhje me studentët, e paguar me duar të lloj llojshme nuk i shohin këto. Unë nuk e kam të vogël kokën, por shikoni çfarë mund të bëjë ky gur kur vjen si gjyle në kokën e dikujt. Nuk është etike, që un të tregoj skanerin e kafkës së oficerit të goditur të Policisë së Shkodrës.

13 ORE ME PARE

"Jam përpjekur për të mos rënë në kurthin", Rama: Kërkohet gjak! E di historinë e bulevardit, u vranë 4 persona

'Nuk iki'! Rama: S'janë studentë, është
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish protestës së ndërmarrë nga studentët prej pesë ditësh, të shoqëruara me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Rama e ka nisur reagimin e tij duke kujtuar 21 janarin e vitit 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues.

Kryeministri shprehet se “kërkohet gjak”, duke bërë një paralelizëm mes protestave të asaj kohe dhe situatës së krijuar ditët e fundit në bulevardin para Kryeministrisë. Kreu i qeverisë i ka cilësuar të rinjtë, si kriminelë që qllojnë me gurë, zare hekuri e vida për t’i nxjerrë sytë policisë. Edhe sot, Rama ka theksuar sërish se protestuesit nuk janë studentë, por fëmijë fëmijë të verbër të Shqipërisë. 

Edi Rama: Jam përpjekur të mos përfshihem dhe të ndjek e koordinoj me shumë durim një përpjekje për të mos rënë në kurthin e ngritur të dhunës që kërkon gjak. Unë e di historinë e këtij bulevardi, e njoh mirë, i kam ende të freskëta në kujtesë ato që ndodhën në 21 janar ku pati disa zjarre sporadike tek-tuk në këtë perimetër, jo një kazan, po ku nuk u prek në asgjë, asnjë institucion, ku nu u hodh asnjë molotov, ku nuk u dëmtua dhe nuk u dogj askush nga forcat e rendit dhe kur u vranë me plumba 4 protestues dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, që ndryshe nga sot nuk shkuan dot as në spital se i priste përsëri druri dh eu mjekuan në shtëpi. Përtej faktit që ata që qllojnë me gurë, zare hekuri e vida për t’i nxjerrë sytë policisë janë kriminelë, e kam parasysh që ata janë fëmijë të verbër të Shqipërisë dhe jeta e tyre vlen më shumë se çdo gjë tjetër në fund të ditës. Vetëpërmbajtja është A dhe Zh e kësaj historie. 

Poll

MOS HUMB